Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Kozma Dushi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382

    Kozma Dushi

    Intervistė me Kozma Dushin

    NGA ALBERT ZHOLI

    Njė tip i qetė, babaxhan, si vetė fjala qė ai e pėrdor shumė: babuē. Nė bisedė flet ngadalė dhe fjalėt i shqipton me dialektin beratas me plot gojėn. Edhe kur bisedon, duket sikur mendjen e ka tek kėnga, mbasi edhe mes shokėsh pjesėn dėrrmuese tė bisedės pėr atė e zhvillon. Vendlindjen, Beratin e gurtė, e ka si planet jetėsor qė i zgjon kujtime dhe i jep forcė dhe siguri nė rrugėn e bukur tė kėngės. Ndoshta pėrbėn njė rekord nė skenėn e festivaleve tė RTSH-sė, por qė fati asnjėherė nuk i ka buzėqeshur pėr tė marrė njė ēmim tė parė edhe pse kėngėt e tij kanė marrė duartrokitje tė zjarrta. Psenė ende s’po e kupton. Ėshtė kundėr albumeve, pasi ato i quan humbje kohe, apo dėshira tė atyre qė duan ta gjejnė rrugėn e pahapur tė kėngės, qė tė tėrheqin vėmėndjen, atė tė cilėn ai e ka arritur qė nė tė ri tė tij. I pėlqen deti dhe natyra e qetė, pasi ashtu ėshtė dhe vetė nė jetė, njė det i qetė nė pragmbrėmjet pranverore.


    Si ėshtė lidhur me skenėn Kozma Dushi dhe sa ka ndikuar vendlindja nė kėtė udhė?

    Jam nga qyteti i bukur i Beratit, qytetit tė gurtė, tė dritareve tė shumta, tė dashuruar marrėzisht me kėngėn. Qytet i njohur qė nė lashtėsi si vend i qytetėruar, ku bota e sotme i kthen sytė me kureshtje, respekt, habi. Pra, ky qytet mė fali zėrin. Jam aktivizuar me Shtėpinė e Pionierit qė ishte nė ato vite. Kam punuar nė Estradėn Profesioniste tė Beratit. Kam mbaruar shkollėn e mesme pėr zootekni-veterineri. Pastaj fitova tė drejtėn e studimit nė Akademinė e Arteve. Jeta ime nė qytetin e Beratit ėshtė mbushur me aktivitete dhe mbresa tė pashlyeshme. Ėshtė njė qytet me tradita, ku nė ēdo kohė mėson diēka tė re. Pėr kėtė qytet janė thurur dhe thuren legjenda dhe nga zemra e tij kanė dalė intelektualė potencialė. Vetėm tė ngrihesh nė mėngjes dhe tė shohėsh madhėshtinė e kalasė, merr me vete besim, forcė, dėshirė pėr tė jetuar, emocion qė tė relakson.


    Ju lidhin kaq shumė gjėra me Beratin. Si jeni ndjerė ditėn kur po largoheshit dhe keni konkurruar nė Insitutin e Arteve?

    Emocionet janė tė padiskutueshme. Ishin emocione tė dyfishta, emocioni i largimit dhe ai i konkurrimit. Edhe pse kisha dalė nė skenė para se tė konkurroja, sėrishmi provimi ngelet provim. Para komisionit tė gjithė kanė emocione, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr anėn profesionale dhe je pėrballė pedagogėve me pėrvojė. Kur mė thanė se mė doli e drejta e studimit dhe fitova konkursin, ndjeva njė lehtėsim nė shpirt.


    Nė ē’vit mbaruat Institutin e Arteve dhe ku shkuat mė vonė?

    Unė mbarova Institutin e Lartė tė Arteve nė vitin 1984. Pra atė vit mora diplomėn. U punėsova nė Ansamblin e Shtetit nė vitin 1985, ku kėndoja dhe mė parė. Nė atė kohė, nė Ansambėl ishin kėngėtarė shumė tė njohur dhe qė ende dhe sot janė potentė si Irma Libohova, Ema Qazimi, Luan Zhegu e tė tjerė dhe aktorė si Vasillaq Vangjeli. Pra mes kėngėtarėve dhe artistėve tė tillė potentė kishe se ēfarė tė merrje dhe ēfarė eksperiencash tė shkėmbeje.


    Kur keni marrė pjesė pėr herė tė parė nė festivalet e RTSH-sė?

    Nė festivalin e 15-tė nė Radio Televizion. Kėtu zė fill rrugėtimi im nė skenėn mė tė bukur, atė tė festivaleve mė prestigjioze por dhe mė ankthndjellėse. Ishte momenti mė i veēantė nė jetėn skenike. Aty vuloset e ardhmja e ēdo kėngėtari. Nė skena tė tilla prestigjioze duhet tė jesh dinjitoz. Dėshtimi nė raste tė tilla t'i heq shanset pėr tė ardhmen. Ėshtė shumė e vėshtirė tė ngjitesh sėrishmi aty ku ke humbur radhėn e parė. Fati dhe zėri ishin me mua. Zėri atė ditė nuk mė tradhėtoi. Ai doli i plotė me gjithė madhėshtinė e tij. Gjoksi sa s'po mė dilte nga vendi. Ishte moment qė e kujtoj gjithmonė me nostalgji. Isha shumė i ri.


    Pėrse ankthndjellėse?

    Ėshtė njė e vėrtetė. Synimi i ēdo kėngėtari ėshtė tė marrė ēmim. Tendenca gjithmonė ėshtė pėr ēmim tė parė. Kjo ėshtė dėshira dhe ambicia e ēdo kėngėtari qė e bėn kėngėn pjesė tė jetės. Kur jepen ēmimet, pret, pret. Jepen ēmimet e treta, tė dyta dhe ja tė parat. Nuk shpėrblehesh. Stepesh, pezmatohesh i thėrret vetes nė kujtesė pėr tė sjellė gabimet, pasaktėsitė. Por mendon edhe pėr jurinė. Elementė....


    Duke udhėtuar gjatė nė skenėn e festivaleve, a ke marrė ndonjė ēmim tė parė?

    Ēmim tė parė nuk kam marrė. Nė vitin 1979 mora ēmim me njė kėngė tė kompozuar nga Avni Mula dhe me tekst tė Alfons Zuriqit nga Elbasani. Pėr mua kjo nuk ka shumė rėndėsi, sepse unė e kam shpirtin tek kėnga. Rėndėsi ka pasur se nė kėtė skenė kam njohur kėngėtarė tė tjerė tė mėdhenj qė mė pėrkrahėn dhe diskutonim lirshėm pėr kėngėn. Njohje tė tilla tė bėjnė tė sigurt. Unė kam shumė respekt pėr kėngėtarėt e mėdhenj qė kam arritur tė njoh nė kėtė skenė si Alida Hisku, Vaēe Zela, Tonin Tėrshana. Kam kėnduar me ta dhe jam ndjerė mirė qė kėnga jonė ka dhėnė gėzim nė ēdo familje.


    Gjatė gjithė karrierės suaj nė skenė, cilat ditė do tė veēonit?

    Ditė tė bukura unė kam shumė, por kam edhe tė kėqija, sepse nuk mė kanė vlerėsuar asnjėherė ashtu siē duhet. Ka pasur kėngėtarė qė kanė ikur pa gjurmė dhe kanė marrė ēmim tė parė.


    Zakonisht me kė bashkėpunon Kozmai?

    Nė kohėn e demokracisė mė shumė bashkėpunime kam pasur me Luan Zhegun, Arben Dukėn, dhe me Jorgo Papingjin. Nė vitet e sistemit komunist kam bashkėpunuar me kompozitorė tė ndryshėm si me Aleksandėr Peēin, Tish Dainė, Alfons Ballicin, Agim Prodanin dhe shumė tė tjerė. Pra, kėshtu janė formuar lidhjet. Vijnė vetiu. Kėngėtari, kompozitori, autori i tekstit, gjejnė njėri-tjetrin nė mėnyrė tė natyrshme. Pra janė disa kėngė qė nuk mund t'i veēoj.


    Shihet se muzika e lehtė shqiptare sot ėshtė e deformuar, dalin kėngėtarė tė rinj tė cilėt pėr tu njohur sa mė shpejt, e deformojnė kėtė muzikė. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?

    Kanė dalė shumė kėngėtarė tė rinj qė e kanė deformuar muzikėn e lehtė shqiptare dhe pėr 17 vjet kėngėtarėt e vjetėr po rrinė nė hije. Tranzicioni ndėrroi llogoret. “Luftėtarėt” i nxorėn nė hije, ata tė hijeve tė luftės dolėn nė tribuna. Eshtė shumė e ēuditshme nė kėtė tranzicion. Shihen gjėra tė pakonceptueshme.


    Sa herė keni dalė jashtė shtetit duke kėnduar dhe kur keni dalė pėr herė tė parė?

    Tashmė nuk mund t’i numėroj. Kam dalė pėr herė tė parė nė Greqi nė vitin 1979, me Ansamblin “Butrinti” tė Sarandės.Atje kam kėnduar nė qytete tė ndryshme dhe jemi pritur shumė mirė sidomos nga arvanitasit. Ata pėlqenin kėngėn tonė tė mirėfilltė shqiptare, kėngėn autoktone. Tek kėto kėngė shihnin tė veēantėn. Kėndonin bashkė me ne. Ne pak dinim pėr Greqinė dhe arvanitasit atėherė. Por pashė se, ato pak ditė qė ndenjėm, kishim shumė gjėra tė pėrbashkėta. Ishte njė eksperiencė e veēantė.


    Po kėngėtarė tė traditės kė do tė veēonit ?

    Ka edhe tek ne kėngėtarė shumė tė mirė qė e ruajnė tabanin e muzikės shqiptare si Artiola Toska, Bujar Qamili.


    A ke ndonjė peng pėr skenėn?

    Jo, nuk kam asnjė peng. Unė nė skenė kam kėnduar me pasion dhe me shpirt dhe sa tė kem zėrin unė do tė kėndoj.


    A je marrė ndonjėherė me politikė?

    Mos e fol babuē! Nuk jam marrė dhe nuk e kam shumė qejf. Ndėrrohen qeveritė, mos vallė unė duhet tė ndėrroj zėrin. Zėri im ėshtė politika mė e mirė pėr shqiptarėt. Kėngėtari po u pozicionua politikisht, patjetėr do tė ketė rrjedhje nė fansa. Sadopak, por do tė ketė. Arti ėshtė mbi politikėn, por kjo nuk do tė thotė qė artisti nuk e ndjek politikėn. Nuk merr pjesė indirekt nė tė. Edhe vota ėshtė njė mėnyrė e tė bėrit politikė, ku ne ndėrgjegjėsohemi tė japim votėn aty ku shohim se artisti respektohet, vlerėsohet. Por ka dhe artistė qė janė marrė me politikė. Ajo ėshtė zgjedhja e tyre dhe nuk paragjykohen. Ndoshta mendojnėse fjala e tyre ėshtė mė e dėgjuar nė popull apo dhe tek vetė politikanėt. Jeta ėshtė e mbushur me surpriza. Ka pasur dhe artistė qė kanė qenė politikanė tė mirė. Sigurisht, sepse artisti ka shpirt tė madh.


    Ē’ėshtė familja pėr Kozma Dushin?

    Familja ėshtė kryesore pėr mua, pa familjen nuk bėhet asgjė.


    Kush janė kėngėtarėt mė tė preferuar pėr ju jashtė dhe brenda Shqipėrisė?

    Jashtė ėshtė Albano, brenda ka shumė. Mua mė pėlqen muzika e qetė, e ėmbėl dhe jo shumė ritmike. Mė pėlqen muzika bluz kur ėshtė shumė e qetė dhe nuk ka shumė zhurmė.


    Ku ke dėshirė t'i kalosh pushimet, nė mal apo nė det?

    Mė pėlqen mė shumė bregdeti. Mė pėlqejnė vendet e bukura dhe tė qeta, pa shumė njerėz.


    E ke menduar veten emigrant?

    Jo. Kėngėtari nė njė farė mėnyre ėshtė emigrant. Ai lėviz kudo ku ka shqiptarė. Lėviz ai qė kėrkohet. Pra parė nė kėtė kėndvėshtrim nuk kam menduar tė largohem dhe pse emigracioni ėshtė njė eksperiencė. Shumė kėngėtarė kanė ikur nė emigracion, secili sipas zgjedhjes, por edhe aty ku janė aty shkojnė nė vende tė ndryshme dhe japin koncerte, sikundėr vijnė dhe nė Shqipėri. Pra nė tė gjitha kėndvėshtrimet njė pjesė e kėngėtarėve janė emigrantė. Ata janė si zogjtė shtegtarė qė lėvizin sipas stinėve nga njė zonė nė tjetrėn, nga njė shtet nė tjetrin, pėr tė gėzuar bashkatdhetarėt nė ditė tė veēanta. Unė jam ftuar nė shumė koncerte jashtė shtetit.


    A po bėn album Kozmai?

    Kozma Dushi ėshtė kundėr albumeve. Kėngėt e mia janė popullore tashmė dhe nuk kam kohė tė tepėrt pėr albume. Albumet duan impenjim, shumė kohė, shumė shpenzime. Unė punoj ritmikisht pėr kėngė tė reja. Kur ato i sjell koha, kėrkesat. Albumet nė pėrgjithėsi bėhen nga kėngėtarė qė duan tė fitojnė emėr, duan tė rrisin repertorin nė mėnyrė tė pėrshpejtuar, duan tė prezantohen sa mė shpejt. Unė i kam kaluar kėto barriera, bile nė moshė tė re. Albume pėr mua janė kėngėt e mia qė dėgjohen gjithandej dhe pse nuk janė tė sistemuara nė albume.


    Ju kėtė fillim viti patėt njė aksident...

    Kaloi, kaloi. Pa shumė rėndėsi tani, po kur e mendoj, ėshtė jo aq sa pėr tė mos i kushtuar vėmendje. Pėrkundrazi. Sidomos pėr kėngėtarin shėndeti ėshtė nė plan tė parė. Ai ėshtė i lidhur me skenėn. Tashmė kam marrė njė mėsim tė madh tė kem kujdes nga shkallėt.


    Kaq i dashuruar jeni me pėllumbat ?

    Po, saqė ngjarja pėr tė cilėt flasim, pėr ata mė ka ndodhur. Pėllumbat mė relaksojnė, mė japin gėzim. Guitja e tyre mė ngjan si njė zė i veēantė i njė vegle muzikore. Eh more babuē! Desh mė prishėn shumė plane. U dhashė pėllumbave grurė dhe misėr dhe bėra tė zbrisja. U rrėzova, por Zoti ėshtė i madh.


    Sa vite do tė jeni ende nė skenėn e festivaleve nė RTV ?

    Kur kujtoj vitet nuk mė besohet. Mė duket sikur kam ecur gjithė jetėn nė skenė. Janė plot 34 festivale nė RTVSH qė ėshtė ėndėrr pėr ēdo pjesėmarrės. Ndoshta ėshtė unike, sepse nuk i ka realizuar asnjė kėngėtar. Ndoshta njė rekord. Emocionet janė pa fund, ashtu si dhe zhgėnjimet. Nuk e di sa do tė vazhdoj nė skenėn e festivale nė RTSH, por 35 do tė jenė. Janė vetė kompozitorėt qė mė ftojnė.

    HERMES NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Njė kitarė buzė detit – Festivali i Kėngės nė RTVSH, 1986
    Muzika: Alfons Balliēi
    Kėndon: Kozma Dushi

    Det, o det
    sa shumė ngjan me jetėn tonė ti
    Kaltėron
    ti gjithmonė tek sytė e mi

    Larg nė det unė hedh vėshtrimin
    si pulėbardhė shfaqesh ti aty
    Deti kaltėron dhe valėt
    na i hedh ne pas nė sy

    Po i thotė vala bregut
    eja, eja dhe mė pranė
    Ja njė pėrplasje e lehtė
    sa mijėra fjalė

    Kur vjen vera buzė detit
    (me moshėn e rininė)
    Mė shumė i dhamė njėri-tjetrit
    (me djemtė dhe kaltėrsinė)
    Mbrėmje e bukur ja po bie
    (ja djemtė radhė-radhė)
    Sonte ėmbėl bie njė kitarė
    tutje bregu ledhaton njė valė

  3. #3
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Eshte kengetar i madh ky qeni.
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Me vjen keq qe Kozmai s'ka marre asnjehere cimim te pare. Ka ze te embel, te vecante, dhe gjithmone ka patur kenge te bukura, te cilat kane ngel ne mendjen e publikut.
    Sa e kam kenduar e vogel kengen, "Eja o shoku yne'' dhe kengen e Detit!" Dilja ne ballkon dhe filloja koncertin per tere lagjen.. Fqinjet dhe sot ma kujtojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 09-10-2010 mė 09:30
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Tė mė vini pa trokitur - Koncerti i pranverės (vitet 80)
    Kėndon: Kozma Dushi

    Sonte mė the - Unė do vonohem
    ti fli por derėn mos e mbyll
    Dhe unė tė prita deri vonė
    dhe shok u bėra me njė yll

    Befas herėt m'u hap dera
    hyre ti mė the - Erdhi pranvera
    Ty edhe pranverėn ju kam pritur
    tė mė vini pa trokitur

    Si dy motra pranė mė rrini
    ju tė dyja veē njė emėr kini
    ndaj nga njėra tjetra s'ju ndaj unė
    s'di se kė dua mė shumė
    Sot mė solle ti edhe pranvera
    njė lėndinė tė blertė te dera

    (refreni)
    Ty tė shikoja dhe mendoja,
    dhe zėri i zemrės si njė fllad mė foli
    Vėrtet kjo stinė ta dha emrin
    apo emrin ty ta mori


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kjo kėngė ka marrė ēmimin e dytė nė festivalin e vitit 1987.

    Lot me ty o djalė - Festivali i Kėngės nė RTVSH (1987)
    Teksti: Arben Duka
    Muzika: Vladimir Kotani
    Kėndon: Kozma Dushi

    (Eja o shoku ynė, tė kemi pritur
    ti ē'ke qė rri mėnjanė kaq i mėrzitur)

    Ėshtė njė vajzė qė e dua shumė
    (E ku ka mė bukur)
    por largohet sa afrohem unė
    (S'qenka vajzė por flutur)

    Sot prapė nga dora ime s'e mori zambakun
    (Lot me ty o djalo se ta di merakun)
    Ajo ma prishi gjumin, zgjoi ėndrrat e mia
    (Mos iu ndaj o djalo, s'tė lodh jo dashuria)

    Se trėndafili jo nuk i ēel
    (jo, nuk i ēel lulet o)
    tė gjithat lulet menjėherė
    Ashtu dhe pema e dashurisė
    tė lulėzojė do njė pranverė

    Ndaj erdha pėrsėri ty tė kėrkova
    kur dole nė ballkon, sa s'fluturova
    Me mua nė njė stol erdhe u ule
    unė tė kėndoja kėngė, ti mblidhje lule
    (ti mblidhje lule)

    E ēele buzėn si trėndafil
    me sy'nė e kaltėr shkrepe njė yll
    Mirė mė thanė shokėt, ti qenke flutur
    ma bėn rininė dhe mė tė bukur


  7. #7
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ndėrsa mua mė vjen keq qė Kozmai ka pėrfunduar roje aeroporti. Fat i madh pėr ata qė kthehen nė Shqipėri pėr pushime. Ku ka pritje mė tė ngrohtė se kaq nga realiteti shqiptar?
    relata refero

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kozma Dushi


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •