Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 66
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    12 Vjetori i Pucit Ushtarak te Shkolles se Bashkuar

    Sot mbushen 12 vjet nga ajo dite kur ne Tirane brenda mureve te shkolles se oficerve kendohej e ulerihej per hakmarrje dhe rivendosje te bustit te E.Hoxhes ne qender te Tiranes. Por si mund te harrohen kaq shpejt ato dite kur rinia shqiptare perplasej me diktaturen me te eger komuniste? Kush ishin ideatoret e atij Puci Ushtarak qe kerkonte gjakosjen e popullit dhe studentave ne Tirane me studentat e armatosur te shkolles se Bashkuar. Kush urdheroi vendosjen e snajperve mbi akademine ushtarake, kush urdheroi futjen e kompanise se Tankeve ne shkolle kush urdheroi hapjen zjarr mbi masat e mbledhura rreth shkolles te cilet kishin vendosur te barrikadohen e te vdesin vetem e vetem qe Busti i E.Hoxhes te mos dilte nga ajo shkolle. Shumica e atyre ushtarakve sot jane rigraduar dhe ne ish studentet ushtarak i njohim mire meritat e tyre si ne kohen e komunizmit edhe ne vitin 1997. Vitet po kalojne dhe ne shqiptaret shpejt po harrojme. Mosdenimi i organizatorve te ngjarjeve te shkolles se bashkuar iu dha krah e zemer ushtarakve komuniste qe te pergatiteshin mire e te riktheheshin shume me fuqishem e me eger ne vitin 1997. U lgen rruget e Tiranes me gjak te pafajshem ne ato dite shkurti kur mimozat sapo kishin celur. U plagos Olta Cakshiri 12 vjece tek shikonte nje film ne dhomen e saj. U vrane Pellumb Tahiri, Agim Alushi, Lulzim Barxhaj, Artan Lenja, Spartak Deliu, Ismail Capari, Artur Daka, Mikel Laro,e kushedi sa te tjere qe familjet i kerkonin ato dite ne faqet e gazetes opozitare te RD. Shqiperia u perball me nje puc ushtarak. Gjaku i tyre shume e ndihmoi ardhjen e demokracise por ai gjak dhe ata shpirtera mund te ishin sot ne mesin tone, “ndersa drejtuesit e atyre ngjarjeve dhe puceve ushtarake ne bagen e te akuzuarve. Ftoj gjithe antaret e forumit te diskutojne per kete date dhe nese ndonjeri eshte antar apo i njohur i familjeve te deshmorve te mesiperm ju lutem ti pranojne pershendetjet dhe betimin tim se kriminelet heret apo vone do te pergjigjen per krimet e bera.

  2. #2
    alvi
    i/e ftuar
    Jo po te dezertonin si ushtaraket e Sales.
    Ata ushtaraket e Begsave bravo ju qoft, se nuk e drodhen kur turmat benin thirrje qe ti zvarrisnin rrugeve, dhe kur turmat benin thirrje qe do ti vrisnin e do tu rripnin skalpin.
    Ti o Trofte me duket se paske qen dhe begs, harrove ti se ca doshin tju boshin po tju hyshin ne shkolle?
    Mire e the, sa shpejt harrojm ne, harrove si jeni hudh nga muri mrapa shkolles me u arratis nga shkolla?
    Po ata qe u arratisen nga shkolla e Bashkume, u benen komandantet qe u arratisen ne 97.
    Se ke vene re se as "demokratet" nuk guxojne te flasin per Shkollen e Bashkuar? Nuk guxojne se i kane duart te perlyera deri ne berryla.
    Dreqi ta haje, pritet nga ushtaraket tu dorezohen turmave qe duan ti lincojne, ky mentalitet qe e shkaterroi Shqiperine dhe ne 97.
    Per mua, bravo ju qofte atyre oficerave qe nuk i lane studentat e tyre te vriteshin vetem se ishin Begsa, dhe ne se ke qen Begs, tua dish dhe ti per faleminderit.
    Se jane te perlyer deri

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    E para ai nuk qe Puē por TENTATIVE per Puē shteti.
    E dyta, ate ose ata qe i kap plumbi rastesisht duke pa televizor ne shpi te tyne, nuk jane deshmore.
    E treta, nuk di a i ke fitu letrat ne gjermani me ******** te tilla. Po qe se jo, atehere vazhdo me kembngul se nje dite mund te t'qeshe fati. Edhe muri thone ēpohet tu i rrone me koke.

  4. #4
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Po eshte e vertetet ky puc ushtarak qe kerkohej te behej ne SH.B
    Me kujtohen disa caste ne ekranin e televizjonit se sa te egersuar ishin "beksit", dhe bertisnin dhe brohorisnin me te madhe ne mbrojtje te partise dhe Nexhmijes,duke ngritur kallashnikovet perpjet e duke kercenuar!!!
    Po ashtu e gjithe kjo u be dhe u pregatit nga spiuni grek Kico Mustaqi,nga ai qe pregatiti ne 1997 shkatrimin e ushtrise dhe te shtetit SHQIPTAR/
    Cudi e madhe se si disa mundohen ti anashkaloin, mohojne e fshehin faktet dhe realitetin e ketyre ngjarjeve!
    Partia mbi te gjitha...Do hame dhe bar e parimiet nuk do ti shkelim......!!!!!
    Nuk mund ta kuptoi se si nje turme e pa armatosur te kercenoi ushtarak te armatosur me KALLASHNIKOV, e qe po hidhnin "vallen"e hakmarjes, se ju rezua busti i udheheqsit ENVERI!!!

    HAJ SHNET...

  5. #5
    alvi
    i/e ftuar
    Honezim, as nuk mund ta kuptoj se si mund te kercenohet njeri nga disa studente qe jane brenda nje shkolle, me mure te rrethuar.
    Asnje nga Begsat nuk doli nga shkolla, pervec atyre qe u hodhen nga muret.
    Ta shpjegoj daja ty, se nuk e di a je nga TIrana apo jo.
    U hap llafi, se gjoja begsit do merrshin bustin e Enverit ke shkolla e tyre dhe do e vinin ne mes te TIranes. (Qesharake apo jo?)
    Prandaj dhe turmat u mblodhen dhe donin ti linconin begsat.
    Kjo eshte e verteta dhe jo ca ke degjuar ti neper lajme.
    As nje fije te vertete nuk kishte ne ato thashetheme, asnje plan nuk ksihte per levizjen e bustit (gje qe nuk behet me dore por me makineri te komplikuara) pyet Troften po deshe, se nuk ma merr mendja se do te genjeje, prandaj dhe shume begsa u hodhen nga 2 metra mur te shpetonin koken nga turmat.
    Nuk e di nga i ke marre informatat qe turmat nuk ishin te armatosura, aty shkembehej zjarri per qef te vet, prandaj dhe shkuan banoret e pallateve perreth per lesh.
    Pyet dhe Troften, se ai i di gjonat si ishin se ka qen atje, nje nga ata qe gjoja therrisnin per Partine dhe per NExhmijen.
    Un jam kenaq duke i pa nga tarraca e pallatit tim, atje u mlidhshim per qef tone me pa ca bohej ke begsat.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Alvi une s'jam nga Tirana,dhe nuk i kame degjuar lajmet, por i kam pare.

  7. #7
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Edhe dicka qe rrevolta e Beksave nuk qe e shkeputur nga demostrimet qe beheshin ne Jug te vendit ne mbroitje te fosileve te Enverit, dhe te panteres se zeze Nexhmijes.
    Te gjith kerkonin te marshonin dhe te bashkoheshin me Beksat dhe te clironin Tiranen nga te deklasuarit dhe armiqt e popullit .
    Keshtu u krijuan -Vullentaret e Enverit-qe kerkonin te marrshonin drejt tiranes.Skenat se si cireshin Beksat me arme ne dor ne mbroitje te fosiles Hoxha te rrezuar,dhe hesterizmit per hakmarje ishin te verteta.
    Dhe asnje arme ska patur ne popull, vec ato te sigurimsave dhe te sherbetorve te tyre(A.G.B.V--te)qe filmonin dhe regjistronin emrat ne listat e tyre.
    Edhe sot jane pikerisht po ata qe bertisnin dje ne mbroiyje te Enverit dhe "fanarit ndricus"dhe sot ne emer te demokracise !
    Cfar ironije...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41
    Kur e shkrova kete shkrim nuk mendova gje tjeter vetem sesi ti perkujtoj ato ngjarje qe kane mbetur ne mjegull e te te padenuara kurre. Me vjen mire qe thoni se Trofta nuk genjen. Komplimente. Ajo qe me cudit eshte sesi ju paskeni qene siper pallateve te lagjes 10-te dhe paske ba qef duke shikuar skenderbegasit dhe studentet ushtarak. Turp sesi nje shqiptar gezohet tek shikon bashkekombasit e tyre tek luftojne kunder njeri tjetrit. Ju nuk keni te drejte te vini paralele ndermjet asaj ngjarje dhe dezertimit te ushtarakve ne 97.
    Sa per dijeni ai ka qene nje puc ushtarak teper i organizuar dhe me detyra e qellime konkrete. Komisioni enverist perbehej nga oficer komandues dhe akademista te Akademise se Mbrojtjes. Asnje skenderbegas apo student nuk ka qene antar komisioni.
    Ne asnje rregullore nuk shkruhej qe skenderbegasit 14 vjecar te armatosin per te luftuar ne rast lufte, e lere ne paqe. E dhimbshme eshte edhe menyra sesi ju e argumentoni se cfare raporti forcash kishte ndermjet dy mureve te shkolles se Bashkuar. Sigurisht ti e din shume mire sepse ngjarjen e paske ndjekur nga siper pallateve duke bere qef ne kohen qe zjarri shkembehej nga te dyja palet (thoni ju) Pak e besushme.
    Nuk kam ndermend te ju tregoj se cfare forcash dhe mjetesh ka disponuar Shkolla e Bashkuar dhe ajo Skenderbej, por vetem po ju tregoj se si perforcim ato dite erdhen edhe Batalioni i Sigurimit, Stafet e KQPPSH, ato te M. Mrojtjes Popullore, M.P.Brendshme, dhe gjithe te semuret per Enverin. Nuk po e zgjas por vetem po ua tregoj edhe formulen qe neperka R.Alia dhe Partia e tij kishin pregatitur qysh ne ngjarjet e Ambasadave, Levizjes se Dhjetorit
    90, Pucit Ushtarak. Kunder cdo veprimi qe po rrezikonte seriozisht shembjen e Partise shtet, do te perdoreshin si kunderveprim studentat ushtarak te stervitur e te brymosur me mesimet e Partise e te m-l. Ne rast humbje atehere Partia dhe regjimi do ti tregonte popullit se kjo eshte demokracia qe po kerkoni. Po te fitonin cka enderruan shume atehere perseri do ti tregonin popullit se keta jane ushtaraket qe pregatisim ne.
    E fundit te nderuar antare te ketij forumi si ish pjesmarres aktive ne ato dite me bindje ju them se sikur ne studentat ushtarak do ti kishim zbatuar urdherat e regjimit te asaj kohe rruget eTiranes dhe te Qytetit Studenti do te ishn lare me gjak.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Postuar mė parė nga alvi
    Honezim, as nuk mund ta kuptoj se si mund te kercenohet njeri nga disa studente qe jane brenda nje shkolle, me mure te rrethuar.
    Asnje nga Begsat nuk doli nga shkolla, pervec atyre qe u hodhen nga muret.
    Ta shpjegoj daja ty, se nuk e di a je nga TIrana apo jo.
    U hap llafi, se gjoja begsit do merrshin bustin e Enverit ke shkolla e tyre dhe do e vinin ne mes te TIranes. (Qesharake apo jo?)
    Prandaj dhe turmat u mblodhen dhe donin ti linconin begsat.
    Kjo eshte e verteta dhe jo ca ke degjuar ti neper lajme.
    As nje fije te vertete nuk kishte ne ato thashetheme, asnje plan nuk ksihte per levizjen e bustit (gje qe nuk behet me dore por me makineri te komplikuara) pyet Troften po deshe, se nuk ma merr mendja se do te genjeje, prandaj dhe shume begsa u hodhen nga 2 metra mur te shpetonin koken nga turmat.
    Nuk e di nga i ke marre informatat qe turmat nuk ishin te armatosura, aty shkembehej zjarri per qef te vet, prandaj dhe shkuan banoret e pallateve perreth per lesh.
    Pyet dhe Troften, se ai i di gjonat si ishin se ka qen atje, nje nga ata qe gjoja therrisnin per Partine dhe per NExhmijen.
    Un jam kenaq duke i pa nga tarraca e pallatit tim, atje u mlidhshim per qef tone me pa ca bohej ke begsat.
    Thuaja OLTA CAKCIRIT, sa qejf ishte, qe e zuri plumbi brenda ne shtepi duke pare televizor dhe akom sot eshte e paralizuar!!
    Don't let anyone take away your voice.

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Trofta mos u ndruj tregoi ato qe di, pa zbukurime deshmoresh e heronjsh, filloje nga vetja zbardhjen e erresires.
    Me sa me kujtohet u qellua vetem nga oborri i shkolles, jashte saj s'kishte arme.
    Ne televizion u tha qe begsat u vetmbrojten nga sulmet vandale te huliganeve.
    Ne "te jashtemit" nuk mund ti dime me saktesi cilat ishin qellimet e perdorimit te personelit te shkolles ushtarake.
    Me sa me kujtohet mua, shkolla ishte rrethuar nga mure te larta, kjo e bente te fshihej ne mister, nxenesit ne te ishin te gjithe konviktore, pothuajse asnje qytetar, "katnare" sipas opinionit te tironsave te lagjeve rrotull.
    Dhe kjo ndjenje e mbeshtillte shkollen dhe banoret rrotull saj ndoshta qe prej krijimit te saj.
    Me kujtohet gjithashtu analiza qe bene analistet politike boterore, pas fitores se socialisto-komunisteve ne zgjedhjet e para pluraliste ne mars te 91. "Faji" per mosfitoren e forcave demokratike ju vu "fshatit" i cili perbente 75% te popullsise se vendit. Pra fshtaret ishin "komuniste" ndersa qytetaret "demokrate". Keto qene ekipet. Pikerisht "begsat" ishin nje kontigjent i ikipit komunist "fshatar" ne Tirane.
    Kjo mendoj une solli tek ngjarjet e "puēit", qe per mu s'qe puē, sepse ne fakt ai s'dikoi per gje ne rrjedhen e ngjarjeve, perveē disa viktimave te pafajshme e krejt rastesore.

    Pikerisht per detyrat "specifike" te shkolles ti duhet te ZBARDHESH historine ngaqe siē shihet paske qene student "begs" ne ato kohe.
    E jo ngaterrohesh me deshmore, heronj, demokrate e ku di une. Nderhyrja jote e dyte e shtoi amulline e te pares, apo te frikesoi fakti qe ju paskan vezhgu nga taracat ne ate kohe.
    Apo deshe me tregu qe ti megjithse me ekipin e "fshatit" ishe ne zemer per demokracine.
    Atehere shprehu me qarte qe te marrim vesh me mire se ēfare do me tregu.

  11. #11
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Me poshte lexoni pjese nga gazeta "Rimekembja" e shkurtit 2000, ku A. Baleta shkruan, si pjesemarres direkt, se c'ndodhi ne shkollen e Bashkuar.

    Nė paraditėn e 22 shkurtit tek selia e PD-sė Neritan Ceka mė kėrkon tė shkonim bashkė nė njė mbledhje ushtarakėsh ku do tė
    pėrfaqėsoheshin partitė politike dhe Forumi pėr tė drejtat e njeriut pasi ishte krijuar njė lloj komiteti ushtarak pėr njė si shpėtim kombėtar, i pėrbėrė nga oficerė tė rinj e kursantė ushtarakė krejt tė panjohur deri nė atė moment. Ata kėrkonin qė fatet e vendit t'i merrte nė dorė ushtria sepse asnjė organizėm tjetėr politik e pushtetor nuk bėnte mė dot asgjė pėr shtetin e popullin.

    Nė orėn e caktuar 17-oo bashkė me Neritan Cekėn dhe Agron Ēikėn qė pėrfaqėsonin PD-nė edhe unė hyra nė oborrin e Shkollės sė bashkuar tė oficerave "Enver Hoxha" ku mė dhanė zarfin drejtuar Forumit qė kishte brenda komunikatėn e kėrkesat e ushtarakėve. Atė ditė gjithė para diten kishim ndjekur nė ekranin e TVSH-sė grumbullimet e ushtarakėve
    duke vringėlluar armėt e duke kėnduar kėngė revolucionare nė oborret e kėsaj shkolle. Nė qytet ishte pėrhapur panik se pikėrisht nė orėn 14-05 ushtarakėt do tė marshonin drejt sheshit Skendebej pėr tė vendosur munumentin e Enverit me uniformė ushtarake nė vendin ku dy ditė mė parė ishte rrėzuar monmenti i madh. Ishin pėrhapur edhe fjalėt se 500 tė rinj tė Tiranė do tė shtriheshin nė sheshin "Skėnderbej" qė tė mos kalonin tanket. Pėrhapeshin plot fjalė qė dinė t'i sajojnė shėrbimet sekrete pėr provokim dhe t'i ndezė edhe mė shumė fantazia e thashethemja spontane popullore.

    Por kur ne hymė pėr takimin me Komitetin e ushtarakėve tė rinj tashmė kishte kaluar ora 14-05 dhe shumė nga ato gjėrat qė pėrfliteshin nuk kishin ndodhur. Gjėra tė rėnda do tė ndodhnin pas kėtij ēasti.
    Njerėzit pėrreth mureve tė shkollės ishin shumė tė zemėruar.
    Kuadratet e ushtarakėve brenda rrethimit tė shkollės tė armatosur e nė gatishmėri tė plotė pėr betejė dukeshin shumė tė egėrsuar. Nė tarraca ishin vendosur mitrolozė. Nė shkollėn e oficerėve kishin sejllė forca speciale tė policisė. Mbledhja filloi nė katin e dytė tė ndėrtesės sė komandės. Nė sallė ishte njė tavolinė nė formė "U-je" tė gjatė me shumė ushtarakė dhe pak njerėz me veshje civile. Kishte tre vetė qė mbanin uniformėn e policisė sė rendit. Nė krye ishte
    komandanti atij Komitetit, aficeri me origjinė nga Tropoja, Agim
    Bajraktari. Pranė tij njė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Mbrojtjes, dy
    pėrfaqėsues tė parėndėsishėm nga aparati i KQ tė PPSH-sė, njė
    pėrfqėsues i Frontit Demokratik. Ishtė pėr ēudi njė pėrfaqėsues i
    partisė ekologjike tė Namik Hotit qė nuk trazohej mė opozitėn, e cila
    pėrfaqėsohej nga dy tė dėrguarit e PD-sė dhe unė qė kisha vajtur nė
    emėr tė Forumit tė drejtave tė njeriut pa u konsultuar me anėtarėt e
    tij pėr vėshtirėsi kontakti dhe mungesė kohe.

    Gjatė pesė orėve qė ka vazhduar kjo mbledhje ēmendurie asnjėherė nuk
    ka pushuar zhurma e kuadrateve ushtarake jashtė sallės, aq sa tė
    krijohej bindja se vetėm efekti i njė droge tė fortė mund tė krijonte
    kėtė atmosferė. Agim Bajraktari parashtroi se qėllimi mbledhjes ishte
    qė forcat politike tė jepnin pėlqimin e tyre qė mbrojtjen e shpėtimin
    e Shqipėrisė ta merrte nė dorė ai Komitet, ku pėrveē ushtarakėve
    bėnin pjesė edhe disa pedagogė civilė tė shkollave ushtarake qė gjatė
    debateve u treguan edhe mė tė egėr se ushtarakėt kundėr demokracisė.
    Pra ne ishim si disa pengje qė duheshim aty vetėm pėr tė thėnė se
    opozita vetė ra dakord qė ēdo gjė tė vendosej me armėt e ushtrisė.
    Kaq mjaftonte pėr tė kuptuar se grushti i shtetit tashmė po arrinte
    pikėn e vet kulmore.

    Pėrveē denoncimit qė i kishte bėrė mė parė Berisha rolit tė Kiēo
    Mustaqit, shenjė e pėrgatitjeve pėr tė shtypur me dhunė lėvizjen e
    sapolindur pėr demokraci ishte edhe vizita qė kishte bėrė Ramiz Alia
    njė javė mė parė nė Vlorė, pėr ta bėrė Vlorėn qendrėn nga do tė
    organizohej dhuna. Fatmirėsisht atėherė Ramiz Alia nuk pati nė Vlorė
    atė sukses qė do tė kishin enveristėt e ramizisstėt nė pranverėn e
    vitit 1997. Shenjė tjetėr ishte propozimi i bėrė nga kryetari Partisė
    Republikane, Sabri Godo, qė tė krijohej njė "Kėshill presidencial", i
    cili tė ndihmonte "presidentin" Ramiz Alia, tė vetmin person nė
    Shqiupėri qė, sipas Godos, mund tė stabilizonte situatėn e rėndė e
    shpėrthyese. Nė fakt, siē doli mė pas, Ramiz Alia kishte shkėputur
    nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, kryetari kolektiv i shtetit sipas
    kushtetutės qė ishte nė fuqi, njė vendim pėr shpalljen e gjendjes sė
    jashtėzakonshme, madje dhe me kushtin komod qė duke mbajtur kėtė
    vendim nė xhep Ramizi ta shpallte kur tė donte kėtė gjendje. Pra
    Ramizi merrte masa tė gejndjes sė jashtėzakonshme, pa e shpallur atė
    publikisht dhe pėr kėtė qėllim pėrdorte edhe "opozitarin" Sabri Godo.
    Nė atė mbledhjen e Komitetit Sabri Godo nuk kishte ardhur. Ishte
    fshehur diku jashtė Tirane nė pritje tė zhvillimit tė ngjarjeve. PR
    nuk kishjte dėrguar asnjė pėrfaqėsues nė takimin me "Komitetin
    Bajraktari" ( po e emėrtoj tė tillė pėr lehtėsi).

    Kėrkesa mė shqetėsusse qė paraqiti Bajraktari ishte marrja e njė
    vendimi pėr tė vendosur monumentin e Enver Hoxhės aty ku ishte;
    referendum popullor pėr tė pėrcaktuar qėndrimin ndaj Enverit. Edhe
    Ramiz Alia kishte thėnė se Enveri nuk i pėrket vetėm PPSH-sė, por
    gjithė popullit, prandaj duhej tė votonte gjithė populli. Pra
    kėrkoheshin shkase pėr tė filluar pėrleshje me armė, sepse gjithkush
    e dinte se tė veproje kėshtu dy ditė pas rrėzimit tė monumentit tė
    Enverit duhej tė konfrontoheshe me njė masė tė madhe njerėzish.
    Kėrkohej qė TVSH tė vihej nėn drejtimin e Komitetit ushtrarak, i cili
    tashmė kishte dėrguar njė kompani pėr ta marrė me forcė Televizionin.
    Kėrkohej qė tė gjitha objektet e rėndėsishme tė viheshin nė mbrojtjen
    e ushtrisė sė drejtuar nga ky Komitet. Shprehej haptazi mosbesim tek
    Ministria e Brendshme dhe sidomos tek ministri Hekuran Isai, tek
    qeveria, tek Presidiumi i Kuvendit Popullor, deri tek komandanti i
    pėrgjithshėm i ushtrisė, Ramiz Alia.

    Nė atė situatė tragjike krijoheshin edhe episode komike. Bajraktari
    shpallte se Ministria e Mbrojtjes nuk e ka mė nėn kontroll ushtrinė.
    Kur e pyesnim pėrfaqėsuesin e kėsaj ministrie nėse ishte e vėrtetė
    kjo ai thoshte tė kundėrtėtn se Ministria kontrollonte ushtrinė. Kur
    i thonim pėrse nuk e e disiplinon kėtė Komitet ai nuk pėrgjigjej
    fare. Kur Komiteti akuzonte policinė se nuk ėshtė mė nė gjendje tė
    mbajė rend pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Brendshme thonin se policia
    e mban rendin. Pėrfaqėsuesit e PPSH-sė asnjėherė nuk e hapėn gojėn.
    Pėrfaqėsuesi i Frontit Demokratik mbėshteste Komitetin ushtarak. Vetė
    ushtarakėt paraqiteshin dy kategorishė : disa shumė agresivė qė nuk
    donin tė dėgjonin asnjė logjikė, disa heshtnin. Mė mirė kėtė e vumė
    re nė njė pushim, kur ata qė nuk kishi folur shpėrthyen me njė gjuhė
    shumė agresive. Mbas disa orė debat kishim edhe etje pėr ujė. Pyeta
    njėrin nga oficerėt se ku kishte ēezmė nė atė godinė dhe ai mė
    pėrmendi fundin e koridorir njė kat mė lart. Sapo nisa tė ngjisja
    shkallėt njėri nga oficerėt e policisė tė pranishėm qė e shihnja pėr
    herė tė parė dhe nuk e kam parė mė mė zuri nga krahu dhe mė tha : "
    mos shko". Kur pa se unė duhej tė shkoja erdhi me mua. Gjatė gjithė
    koridorit tė gjatė hapeshin pak dyert dhe dukeshin koka e fytyra
    oficerėsh tė egėrsuar. Oficeri i policisė qėndroi aty edhe kur hyra
    nė banjė qė tė mos mė linte vetėn nė rrugėn e kthimit pėr nė sallė.

    Kishin kaluar vetėm njė orė nga diskutimet bjeri t'i biem kur jashtė
    filluan breshėritė e automatikėve dhe tė mitralozit. Hyri nė sallė me
    rrėmbim njė oficer dhe njofton : " populli ka sulmuar shkollėn,
    ushtarakėt po luftojnė pėr t'u mbrojtur, janė vrarė tre ushtarakė".
    Edhe kjo nuk ishte skenė e papritur se qysh para diten shėrbimet e
    dezinformimit kishin vėnė nė qarkullin thashethemin se "populli do tė
    sulmonte Shkollėne bashkuar pėr tė hequr zvarrė edhe monumentin e
    Enverit qė ėshtė nė oborrin e shkollės". Atėherė ne civilėt opozitarė
    kėrkuam tė dilnim jashtė tė bėnin njė thirrje qė tė mos kishte
    pėrleshje. Morėm pėrgjigjen : " jo nuk mund t'ju lėmė se kemi
    pėrgjegjėssi pėr ju". Menjėherė nga vendi ngrihet njėri nga civilėt e
    Komitetit dhe njė oficer qė bėnte punėn e specialistit tė ligjeve dhe
    kėrkon qė tė shpreheshim se ēfarė duhet tė bjėnė ushtarakėt kur i
    sulmon turma, si duhet t'i pėrdorin armėt. Ishte e qartė qė
    provokonin pėr tė shkėputur miratim tė opozitės qė ushtria tė
    pėrdorte armėt kundėr turmės edhe tej caqeve qė kishte vėnė Ramiz
    Alia pėr pėrdorimin e armėve nga policia kundėr "drejtuesve tė
    turbullirave" nė njė dekret tė shpallur pak kohė mė parė. U kujtuam
    se ushtria i pėrdor armėt nė front kur lufton pėr m,brojtjen e
    atdheut nga armiku i jashtėm, kurse me trazirat brenda vendit merret
    policia dhe aty kishte oficerė tė policisė qė mund tė jepnin sqarime
    e tė kėrkonin nga strukturat e tyre si duhej vepruar. U rindez po ai
    debat i fillimit pėr tė drejtėn e ushtrisė tė merrte nė dorė
    operacionet policore. Gjatė gjithė kohės ne opozitarėt ngulėm kėmbė
    qė ushtria tė respektojė statusin e saj klasik : tė mbrojė atdheuun
    nga njė agresion dhe tė marrė pjesė nė operacione tė mbrojtjes civile
    nė rast katastrofash natyrore tė shpallura nga organet pėrkatėse tė
    pushtetit. U kujtuam se ēdo zgjerim i kėtyre funksioneve pėr tė marrė
    vetė operacione policore ėshtė grusht shteti, ėshtė veprim
    antikushteues. U kėrkuam oficerėve t'u binden komandave superiore,
    ministrisė sė Mbrojtjes dhe sidomos komandantit tė pėrgjithshėm,
    Ramiz Alia. Ishte natyrisht njė gjė pak hipokrite, sepse vetė Ramiz
    Alia kishte dorė nė atė manovėr pėr tė pėrdorur ushtrinė kundėr
    piopullit.

    Ėshtė ironi kur ata politikanė qė atėherė kanė mbrojtur veprimtarinė
    e "Komitetit Bajraktari" qė ushtria tė vendoste kontroll nė emėr tė
    shpėtimit tė Shqipėrisė nga trazirat, nė vitin 1997 deklaroheshin
    kundėrshtarėt mė tė vednmosur qė ushtria tė mbronte repartet e saj e
    bazat ushtarake nga sulmet e turmave tė organizuara nga
    intevencionistė tė huaj, tė zbatonte detyrat nė njė situatė tė
    jashtėzakonsshme qė ishte shpalur ligjėrisht. Janė po ata politikanė
    e ushtarakė qė sot pėrsėri shkaktojnė nė parlament diskutime tė tė
    njėjtės natyrė qė shkaktoi Komiteti i 22 shkurtit tė vitit 1991,
    sepse kėrkojnė qė me njė interpretim antikushteues tė (anti)
    kushtetutės qė ka Shqipėria, tė justifikojnė pėrdorimin e ushtrisė
    pėr operacione policore nė shumė raste, duke pėrfshirė edhe
    manipulimin e zgjedhjevve me 1 tetor 2000 dhe tė hapin rrugėn pėr
    pėrdorimin e ushtrisė sa herė do t'u duhet pėr tė mbrojtur pushtetin
    e tyre tė vendosur me dhunė. Tani pra kallashpushtetarėt imponojnė nė
    kallashparlament atė diskutim qė e kemi bėrė nė mbrėmjen e 22
    shkurtit 1991 nė shtabin operativ tė grushtit tė shtetit. Ėshtė
    paradoks qė Neritan Ceka i atėhershėm tani qėndron si kryetar i
    Komisionit parlamentar pėr SHIK-un nė anėn e artyre ushtarakėve.

    Minisitri sotėm i Mbrojtjes, Ismail Lleshi, ka qenė politikan nė
    ngjitje tė vrullshme nė hierekainė e PPSH nė ato ditė, beniamin i
    Ramiz Alisė. Babai i ministrit tė sotėm tė Brendshėm, Ilir Gjonit,
    ishte dora e fortė e PPSH-sė nė ato ditė. Madje tė nesėrmen kur
    grushtit tė shtetit i ishte thyer tehu i mprehtė dhe kishte vėrtetė
    rrezik qė populli i egėrssuar tė sulmonte shkollėn e oficerave dhe
    kur kursantėt qė duket u kishte kaluar euforia dhe kishin kuptuar si
    i kepėrdornin ishin demoralizuar, Xheli Gjoni detyrohej tė merrte nė
    telefon Sali Berishėn pėr tė ndihmuar nė qetėsimin e situatės. PD
    dėrgoi njerėzit e saj tė organizonin punėn pėr largimi e popullit nė
    njė distancė ku tė mos kishte konfrontime. Kryetari i tanishėm i PS-
    sė, Fatos Nano, nė ato ditė bėhej kryeministėr i Shqipėrisė dhe
    anėtar i " Kėshillit presidencial" tė paligjshėm e antikushtetues, qė
    ishte shtabi mė i lartė politik i atij grushti shteti. Presidenti i
    tanishėm i Shqipėrisė Rexhep Meidani ishte anėtar i kėtij kėshilli
    antikushtetues, sikurse ishte edhe deputeti i tanishėm Kiēo Blushi,
    ministri i tanishėm i bujqėsisė Lufter Xhuveli, veterani i komunizmit
    Haxhi Lleshi, krahu i djathtė ligjor i Ramiz Alisė, ish-kryetari i
    Gjykatės sė Lartė, i Kleanth Koēi qė u vra me atentat ende tė
    pazbuluar nė Tiranė para 3 vitesh. Nė atė shtab politik tė grushtit
    tė shtetit Ramiz Alia ishte kujdesur tė pėrfshinte dhe njė ushtarak,
    Xhenet Muēo e madje njė pėrfaqėsues tė minoritetit grekofon,
    gazetarin Minella Dajlani.

    Kryejuristi i Ramniz Alisė, Koēi nė polemikat e mėpasme ėshtė munduar
    tė argumentonte se nuk kishte grusht shteti nė shkurt tė vitit 1992,
    sepse ushtria nuk u rebelua pėr tė rrėzuar pushtetin. Nė fakt edhe
    nga pikėpamja thjesht juridke ushtria po rrėzonte pushtetin, sepse
    ishte shkelur kushtetuta pa u ndryshuar kushtetuta, duke u spostuar
    Presidiumi i Kuvnedit Popullor dhe duke u zevendėsuar me
    njė "Kėkshill presidencial" kur Shqipėria ende nuk kishte president.
    Pra Ramiz Alia ishte vetshpallur me ndihmėn e ushtrisė president. Ky
    ishte grusht shteti klasik. Por grushti i shtetit po bėhej pėr tė
    pėrmbysur pluralizmin politik, pėr tė vendosur juntėn ushtarake nė
    pushtet. Nėn shtabin politik tė grushtit tė shtetit ishte shtabi i i
    tij i vėretėt ushtarak nė Ministrinė e Mbrojtjes i kryesuar nga Kiēo
    Musstaqi. Kėtu ishin ngritur njė sėrė strukturash pėr organizimin e
    drejtimin ushtarak madje dhe politik tė grushtit tė shtetit, pėr
    armatosjen e njėsive, pėr rrethimin e Tiranės, pėr mobilizmin e
    rezervsitėve, pėr bashkrendimin me disa kuadro tė Ministrisė sė
    Brendshme, duke mėnjanuar ministrin Isai qė u akuzua se nuk kishte
    mbrojtur me armė monumentin e Enverit dhe pastaj ishte i pari qė
    Ranmizi e dėrgoi nė duart e drejtėsisė. Ishin pėrgatitur disa lloje
    armėsh kimike qė vetėm pak kohė mė parė ishi sjellur nga Kina.
    Nėpėmjet agjentit francez Rosh ishin bėrė porosi me vlerė 300 000
    dollarė pėr armė tė sofistikuara nė Perėndim. Rezervistėt e
    Skraparit, sikurse doli mė pas, ishin sjellur njė muaj mė parė nė
    afėrsi tė Tiranės.

    Ndėrsa atė qė ndodhte nė shkollėn e oficerave e drejtonte njė shtab i
    komandantėve e komisarėve tė shkollave ushtarake qė rrinte pas perdes
    dhe njė "Komitet i shpėtimit" qė kishte dalė nė publik. Shumė nga ata
    komandantė e komisarė mė pas u bėnė me pozita tė larta nė ushtri,
    disa nga pushteti i PD-sė e disa nga ai i PS-sė, deri nė shef shtabi
    si Aleks Andoni. Shumė prej tyre kanė luajtur rolin e vet nė
    shpartallimin e ushtrisė nėn goditjen e intevencionit grek e
    rebelimit labokomunist nė vitin 1997 dhe sot kėrkojnė qė me
    interpretim tė Gjykatės Kushtetuese tė legalizohet edhe ai grusht
    shteti qė bėnė nė vitin 1991.

    Mbas shumė orė debatesh tė ashpra tensioni nė sallėn e mbledhjes
    filloi tė ulej. Dukej ushtarakėt morėn sinjale se grushti i shtetit
    nė tėrėsi nuk po shkonte si ishte planifikuar. Jashtė mureve tė
    shkollės njė veturė e bardhė kishte kaluar me shpejtėsi dhe tė
    shtėnat nga kjo veturė kishin lėnė tė vrarė njė ushtarak nga fashati
    Lin i Pogradecit. Akuza e menjėhershme se kėtė e kishin bėrė njerėzit
    e Azem Hajdarit nuk piu ujė. Populli bllokoi rrugėt duke ngritur
    barrikada. Njė njėsi tankesh kishte refuzuar urdhėrin pėer tė filluar
    veprimin. Nga Dibra rezervistėt nuk kishin pranuar tė niseshin drejt
    Tiranės, duke thėnė se shkojmė nė qoftė se ka dalė atje serbi.
    Rezervistėt e Matit filluan tė iknin tė nesėrmen kur kuptuan se i
    kishin mashtruar. Nė Jugė tė Shqipėrisė u shpall shoqata "Vullnetarėt
    e Enverit" nė kryue tė tė cilės vunė pėr demagogji njė ushtarak nga
    Macukulli i Matit, Hysni Milloshin, sikurse do tė vendosnin me
    dinakėri njė tė pėrndjekur politik po nga Macukulli i Matit, Kurt
    Kolėn, nė krye tė "Forumit pėr Demokraci" nė kohėn e rebelemit tė
    vitit 1997. Por nė Jugė veprimtaritė politike i morėn nė dorė
    zelltarėt e PPSH-sė, sekretarėt e parė tė rretheve. Gramoz Ruēi
    shpallte " demokracia nė Tepelenė nuk vjen pa kaluar mbi trupin tim".
    U krijua Lidhja e Jugut dhe u hodh parrulla "Vlora kryeqytet". U
    dėgjuan parrullat "nuk e duam Kosovėn", si hakmarrje pėr ndikimet
    politike qė patėn nė Shqipėri zhvillimet e nė Kosovė, sidomos greva e
    urisė nė Tregun e Vjetėr. Rol tė veēantė luajti Kavaja, bastioni i
    demokracisė, qė tregoi vendosmėri tė veēantė pėr tė mos lejuar
    kalimin drejt Tiranės tė kontigjenteve tė egėrsuara enversite qė do
    tė dėrgohesshin nga bastionet komuniste tė jugut. Edhe nė vitin 1997
    Kavajės i takoi tė luante po tė njėtin rol qė tė mos realizoheshin
    ultimatumet e komitetve tė jugut pėr marshim me forcat e tyre
    ushtarake mbi Tiranė.

    Nė mbremje vonė tė datės 22 mori fund mbledhja nė "Komitetin
    Bajraktari" pa atė deklratėn shumė tė dėshiruar nga ky komitet qė
    opozita pranonte ta merrte nė dorė situatėn ushtria. Atėherė nė
    oborrin e shkollės sollėn njė furgon ( na thanė se ishte i blinduar)
    tė policisė, na nxorrėn me shpejtėsi qė andej qė populli i zemėruar
    tė mos na godiste gabimisht dhe na transportuan nė njė stacion
    policie nė anė tjetėr tė kryeqytetit, ku u ndamė nga policėt dhe
    morėm rrugėn secili nė punėn e vet.

    Mė datėn 23 ishin forcat demokratike nė Tiranė qė u fusnin frikė
    atyre qė kishin organizuar grushtin e shtetit. Njerėzit filluan tė
    dėrgonin nė shkollėn e oficerėve rroba civile pėr ushtarakėt qė donin
    tė largoheshin. Pushtetarėt nisėn menjėherė tė mohonin se kishte
    patur tentavivė pėr grusht shteti. Kohė mė vonė Agim Bajraktari na
    thoshte se atė zallmahi e kishte bėrė qė tė ndihmonte Ramiz Alinė se
    e kėcėnonin politikanėt dhe ushtarakėt konservatorė. Sabri Godo u
    mobilizua sėrish tė justifikonte propozimin e tij pėr Kėshillin
    presidencial dhe lėshonte thirrje qė njerėzit tė hiqnin dorė nga
    demonstratat, tė ktheheshin punės dhe ta linin tė qetė Ramzin ta
    bėnte demokracinė si e kishte menduar. Gjatė njė jave pas kėsaj
    ngjarje m'u duk mė me arsye tė ndėrroja vendqėndrimet. Njė arsyetim
    naiv sepse agjentėt e Sigurimit dinin ēdo lėvizje. Pas njė jave i
    dhashė fund edhe kėsaj sorollatje, sepse mė duhej tė merresha me njė
    ekip tė madh tė Federatės Ndėrkombėtare tė Helsinkit me seli nė Vienė
    qė erdhi tė bėnte verifikime nė Shqipėri dhe unė shkova me ta nėpėr
    burgjet ku kishte ende tė burgosur politikė. Por kėto janė ngjarje tė
    marsit.
    .

  12. #12
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Te lumt Bokerima
    Prof. Baleta i jep qarte te gjitha ngjarjen e asaj kohe,dhe une se ve fare ne dyshim.
    Po e keqja qendron tek ata qe po mundohen te fshehin dhe te trilloin histori te pa qena ,per te mbrojtur keto fytyra te poshtra te grushtit te shtetit ,qe hudhehiqej nga Kico Mustaqi e Ramiz Alija.
    Te gjith ata qe dje bertisnin kundra demokracise ,sote po drejtoin qeverine dhe po mundohen te fshehin te kaluaren e tyre.

  13. #13
    alvi
    i/e ftuar
    Kush e di perkufizimin e "pucit ushtarak?"
    Pasi ta gjeni, pergjigjuni pyetjes: Kush ishte ne pushtet ne shkurt te 1991?
    Profesori ka rrjedh me sa duket, ambasadorlliku ne kohe te Enverit i ka marre trute dhe ja ka cu per pushime.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41
    Eshte e lehte te kuptohet se cfare dialogu mund te behet me ju nepermjet internetit. Atij qe deshiron ti ndryshoje te vertetat dhe vrasjet e atyre diteve ju them hapur se gaboni dhe beheni njelloj si ata qe e gjakosen Shqiperine plot 45 vjet dhe sot jane ne pushtet perseri nga metodat e revolucionit.
    Kurse Ornamentit nuk po i pergjigjem sepse nuk ia vlen me nje njeri qe te gjithe ushtaraket shqiptare i quan kontigjent fshati.
    Bravo por besoj se ju do ta merrni pergjigjen nga ushtaraket e tjere qe mund te jene antare te ketij forumi.
    Ketij te fundit qe na pyet se si perkufizohet Puci Ushtarak dhe kush ka qene ne qeveri ne Shkurtin e vitit 1991, i them se jane pothuajse ata ose klanet dhe zagaret e qeverise se sotme.
    Jam teper i lodhur nga puna, por meqense po kerkoni nga Trohta te dini ma shume per ngjarjet e shkolles se Bashkuar, shume shpejt do te ju pergjigjem, qysh nga jeta jenicere ne shkollen Skenderbej, ngjarjet e ambasadave, urdheri per shtypjen e Levizjes se Dhjetorit 1990, e deri me 22 Nentor 1991kur ne nje grup studentesh organizuam revolten e pare ushtarake ne Shqiperi kunder diktatures.

  15. #15
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Po shikoj me keqardhje se helmi 50 vjecar nuk eshte larguar nga gjaku i shqiptareve, dhe me me keqardhje shoh qe eshte bere akoma me i forte.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  16. #16
    alvi
    i/e ftuar
    Ej mos filloni tashi me parrulla.
    A e gjeni dot perkufizimin apo jo?
    Parrulla kta, un po ju jap nje pyetje te qarte fare, ju e dridhni.
    Nuk mund te kishte puc kur e kishin vete fuqine ne dore, sic e kishin ne 92, sic e kishin ne 93, 94, 95, 96, 97, 98, 99, 2000, 2001, 2002, 2003.
    Pse folni kot.
    Ata nuk ksihin nevoje te perdornin as justifikime e asgje, se ne ate kohe gjysma e Shqiperise, thoshte c'po bejne rrugacet, ju flisni sikur nuk i keni jetuar ato kohe.
    Ata kishin fuqine, dhe sic ei kishin shtypur revoltat per 50 vjet me rradhe, ate pune mund te benin dhe ne 91.
    Ne Kavaje,ne 91 kur u sulmua godina e Sigurimit(a ju kujtohet 97), dhe u vra nje polic, atehere a e dini ju pse ndaloi turma para godines?
    Se ata qe ishin ne krye te detyres ne 91(a ju kujtohet 97) vune mitralozin ne dritare dhe i thane turmes, ju na vrate nje polic tashi e kemi rradhen ne te vrasim nje nga ju, dhe turmat (se Shqiptari e dite fryken) u kthyen prapa, derisa atyre te Sigurimit u erdhi me vone urdheri te largoheshin etj.
    Ne 91 po ashtu, apo 90 nuk me kujtohet, u mblodhen rinia gjoja tek bulevardi dhe do benin protest e do hynin ke blloku.
    Mu ke Komiteti Qendror kishin vene ca tanke, dhe kur nje nga ata ushtaret qe ishte ke mitralozi mbi tank qelloi tre here ne ajer, te gjithe ne ne bulevard si klysha mocash u hudhem ne toke, ku kishte trimni ai popull, Enveri na e kishte fut leprin ne bark te gjitheve se e kishte bere te qarte qe ai te vriste.
    Ata deshen, pa na lane "te lire" dhe e mbajten pushtetin po vete me ane te Saliut e kompani e tani e kane marre hashiqare fare me ane te Nanos e kompani.
    Prandaj dhe Shkolla e Bashkuar ishte thjesht nje nga ato thashethemnajat ose legjendat sici quante Sigurimi i shtetit, qe thjesht doli nga kontrolli.
    Un kam pas nje shok timin ish begs, qe e beri vitin e trete dhe te katert te shkolles ke shkolla ime, se ai u hodh nga muri, si shume te tjere, por mos harroni dhe dicka se ju keni qef te flisni e te flisni, por ne ate kohe (1991) Shqiperia ishte e ndare 50/50 ca donin Enverin ca kapitalizmin.
    E pra ato ishin shkaqet pse ishte aq e ashper situata, pasi kishte njerez qe e ndjene veten te tradhetuar, kishin frike se komunistet do terhiqeshin zvarre rrugeve, do vareshin neper shtylla telefoni si ne Hungari, se ku dinin ata me shume, prandaj dhe ata po benin lufte per ekzistence.
    Mos i harroni kto gjoan, ishte 50 vjet propagande qe u kishte kallur tmerrin komunistave vete, nga te shpronesuarit, kulaket, armiqt e klases etj, madje sot e ksaj dite dhe ktu ne forum lexon thirrje per varje ne shtylla telefoni.
    Si thoni ju, (sidomos ata qe kishin dhe ushtrine ne dore) e hedh ti armen qe ta lesh tjetrin te te vari, apo i fut nje plumb i pari?
    Nejse se mua nuk me rruhet shume per shkollen e bashkume, se per gallat i kam pa athere, per gallat i nigjoj dhe tashi, por faktet duhen thene ashtu sic ishin per brezat e ri, qe nuk i kane arritur ato kohe, dhe jo ta rishkruajme historine si na do qefi, se pastaj nuk jemi aspak me te mire se Enveri.
    Abdi Baleta, shkruan fare mire, dhe fillon te tregoje historine, po dhe ai e qelb se e mbush me parrulla, cdo 3 rrjeshta.
    Une atyre ushtarakeve, pavaresisht bga qellimi qe ksihin i heq kapelen, vetem per faktin se nuk dezertuan si ata morracaket frikacake ne 97.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Mendoj se me e rendesishme se rikujtimi i atyre ngjarjeve, eshte mesimi qe duhet te nxjerim.
    Ishin vertet kohe delikate POOOOOR qe nuk degjeneruan ne trazira me vrasje dhe shkaterime ( ate vajzen e shkrete e kapi rikosheti dhe kjo per mua eshte aksident )
    Kam parasysh jo vetem ngjarjen te shkolla ushtarake por gjithe kronologjine e atyre diteve te ish ambasada italiane, te ura madhe Lanes dhe te te pallati kultures.
    A nxorem mesime ne nga ato dite ?
    Jo.
    Nismat e pastra te atyre diteve u lane ne harese edhe nga vete iniciatoret qe per mua kane vlera te padiskutushme ( disa te tjere ishin kollona peste ) shto ketu dhe mungesen e pervojes, nepotizmin anakronik shqiptar, korupsionin etj. Te gjitha keto bene qe situata te degjeneronte ashtu sic ndodhi ne '97 dhe qe pergjithesisht Shqiperia te jete ne kete gjendje qe eshte sot.
    Personalisht kam nxjere mesimin qe duke perfituar nga ta drejtat qe me jep ligji si vota, fjala e lire te perkrah vetem PERSONIN qe ka apo synon pushtetin, kur mendoj qe ky i fundit vertet eshte i afte, i ndershem dhe jo partite apo klanet mafioze ne pushtet apo opozite. Nga ana tjeter te gjithe ne te luftojme VECSE ME FAKTE te gjithe ato kurva politike me kollare qe po i pijne gjakun popullit, qe po i shtyjne njerezit drejt vetvrasjes, qe po i detyrojne te marin rruget e botes me lloj lloj menyrash dhe vete bredhin me Concord, bejne pushime sa ne Krete, Egjypt etj.
    Ndoshta u zgjata por vertet mendoj qe ngjarjet e atyre diteve duhen pare te lidhura me realitetin e tanishem sepse keshtu mund ti hedhim hapat me mire ne te ardhmen.

    shoqerisht !
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  18. #18
    alvi
    i/e ftuar
    Ore nuk e linin ata te degjeneronte si ne Rumani se nuk donin te perfundonin si Caushesku.
    E di ti cu tha Elena atyre qe i vune pas murit?
    C'beni keshtu, une jam nena juaj, si parita.
    Nui e linin ata te degjeneronte ne lufte, prandaj dhe mendoj se ka qene thashetheme e dale nga kontrolli e gjithe ngjarja e Begsave.
    Do veshin begsat bustin ne mes te Tiranes. Amon, ata e lane vete bustin te bjeri, ju vertet mendoni se nuk e shperndanin dot demonstraten ata po tu donte menderja?
    Ata i bene vete ato ndryshime, dhe vune njerezit e tyre ne krye, moren pushtetin ekonomik, dhe tashi thon ik pirdhu, e Trofta e une jemi si qena larg nga nona e nga baba, e kapemi kush ka te drejte, ata tallin allatet me neve.
    O Trofte, nejse, un jom tu e qep, ti na trego icik ma gjne ca boni vaki atje.
    Pershnetje vllai tem!

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet nė Bllog
    17
    Alvi une s'jam nga Tirana,dhe nuk i kame degjuar lajmet, por i kam pare.
    Jam teper i lodhur nga puna, por meqense po kerkoni nga Trohta te dini ma shume per ngjarjet e shkolles se Bashkuar, shume shpejt do te ju pergjigjem, qysh nga jeta jenicere ne shkollen Skenderbej, ngjarjet e ambasadave, urdheri per shtypjen e Levizjes se Dhjetorit 1990, e deri me 22 Nentor 1991kur ne nje grup studentesh organizuam revolten e pare ushtarake ne Shqiperi kunder diktatures.
    Trofta, Honeizmi e gjithe ata qe i perjetuan ato kohe, benin mire qe te deshmonin jo vetem per ne shqiptaret e tjere, por per HISTORINE.

    Ju te tjeret, mos u tregoni "ngjarjet" atyre qe i jetuan ato kohe, por lexoni rrefimet e tyre. Historia nuk shkruhet nga gazetaret dhe teleshikuesit, por nga ata qe e perjetuan ate moment te historise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  20. #20
    alvi
    i/e ftuar
    ;

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  3. 80 vjet Spitali Ushtarak
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 06:12
  4. Shkolla e Korces dhe tradita e saj ne pikturen kishtare
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •