Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1

Tema: Ndue Ukaj

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    35 falenderime nė 35 postime

    Ndue Ukaj

    Ėshtė botuar nė Amerikė libri me poezi, “Ithaca of the Word” (Itaka e fjalės), i poetit dhe kritikut tė letėrsisė Ndue Ukaj, me pėrkthim tė Peter Tases. Poezia e Ukajt ėshtė vlerėsuar si shenjė identifikuese e poezisė moderne shqipe, ku ndjehet fuqishėm fryma universale e poezisė dhe kėrkesat e saj pėr tė qene pjesė e poezisė sė pėrbotshme, duke pėrcjellė frymėn e veēantė dhe tiparet moderne tė poezisė shqiptare, tipare dhe karakteristika kėto qė ndeshen fuqishėm dhe me njė mjeshtėri nė vargjet e Ndue Ukajt. Ky libėr, i vlerėsuar pėr stilin unik nga pėrkthyesi Peter Tase, karakterizohet pėr origjinalitetin e tij dhe mund tė konsiderohet njė ngjarje e rėndėsishme pėr poezinė shqipe dhe pėrkthimin e saj nė gjuhėn angleze.

    Libri ėshtė botuar nėn pėrkujdesjen e Piro Tases, si pėrfaqėsues i autorit (Author representative) nė SHBA dhe perėndim, ndėrkaq libri, brenda pak ditėsh do tė jetė nė shitje, pėrveē shtėpisė botuese “Lulu”, edhe nė rrjetin e fuqishėm botėror, si Amazona dhe Barnes and Nobles, ku libri do tė ketė qasje ndėrkombėtare.

    Ky libėr shfaqet para lexuesit amerikan me

    tiparet e veēanta poetike dhe shquhet pėr njė stilistikė moderne, ku ka njė pėrpjekje tė thyhen shabllonet e poezisė, madje duke e riaktivizuar edhe njė formė tė poezisė sė gjatė, vlerėson Petrit Palushi. Atė e shquan mendimi i thellė dhe njė ndjeshmėri e veēantė, e cila pėrcillet tek lexuesi amerikan dhe anglishtfolės, me njė pėrkthim tė bukur tė Peter Tases, i cili, ėshtė autor i disa fjalorėve, i shumė pėrkthimeve dhe autor i teksteve tė ndryshme pėr letėrsinė.
    Shkrimtari Ndue Ukaj nga kritika letrare ėshtė vlerėsuar si psalmist modern i poezisė shqipe, ndėrkaq poezia e tij shquhet pėr tematikėn e larmishme ku, nėpėrmjet njė stili origjinal, ndėrthuret ajo nacionale dhe universale. Poezia ėshtė pasqyrimi mė i mirė i shpirtit tė njė kombi, prandaj botimi i kėtij libri nė anglisht, ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr njohjen e poezisė shqipe nė botė.

    Mė 2004, Ukaj ka botuar librin, ”Diskursi biblik nė letėrsinė shqipe” (AIKD, Prishtinė). Ėshtė bashkautor i monografisė “Stublla”, si dhe ėshtė i pėrfshirė nė disa antologji tė poezisė shqipe. Me 2008 ka botoi librin me poezi "Ujėvarat e metaforave" (botimet M&B) Tiran
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •