Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Zbulohet në Indi një gjuhë e panjohur

    07-10-2010
    Linguistët kanë zbuluar një tjetër gjuhë komunikimi, ia shtuar listës së gjatë të gjuhëve që fliten në mbarë botën.

    Zbulimi është bërë në një zonë të Indisë ku rreth 800 banorë flasin gjuhën e quajtur Koro, e panjohur deri tani nga shkenca. Zbulimi i kësaj gjuhe është bërë pas një

    udhëtimi në këtë zonë nga kanali “National Geographic”.
    Koro klasifikohet në familjen e gjuhëve Tibeto-Burman ku bëjnë pjesë dhe rreth 400 gjuhë të tjera, 150 prej të cilave fliten në Indi. Si shumë gjuhë të tjera të pazhvilluara, Koro nuk ka një kulturë të të shkruari dhe është transmetuar brez pas brezi gojarisht.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    e lexova dhe une lajmin dhe u habita........., ne shekullin e 21 !? por atje ne Indi jane akoma ne kohen e Kristofor Kolombos disa zona
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  3. #3
    Ne Indi jan me shume se 500 gjuha me duket, apo ishin s'me kujtohet ?! Por e di qe per tu marrur vesh mes vete, shumica perdorin anglishten se ndryshe s'mirren vesh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •