Postuar mė parė nga
chino
Nuk mund t'i lexosh mendjen, por mund te ndermarresh te gjitha ato qe shihen si te nevojshme per parandalimin e veprimeve te tilla (joligjore) nga hulumtuesit. P.sh. ta largosh menjehere nga puna, ta denosh me heqje lirie. Te instalosh mekanizma kontrollues te hulumtueseve, p.sh. punetore brenda policise dhe prokurorise, te cilet cdo plan per anashkalim te ligjit e paralajmerojne dhe me kaq e parandalojne. Apo gjera tjera akeduate. Cfare nuk mund te besh assesi per te thene pastaj se ke shtet ku sundon ligji dhe e drejta, eshte te thuash se keso gjera jane "normale". Keshtu sic ben edhe ti pak a shume. Nuk po flasim per dukuri natyrore, per termete, vershime e gjera jashte influences se njerezve, por per veprime te grupeve te njerezve, te cilet nuk kane mesuar asgje me shume gjate shkollimit te tyre sesa cfare lejon dhe cfare nuk lejon ligji. Sikur te benim keto mendimet tua "rregull", sikur t'i multiplikonim, do kishim nje shtet qe dhunon ligjin dhe te drejtat themelore dhe thirret ne gabueshmerine e paparandalueshme te punonjeseve te tij. E nese shtetit i pranohet ky "justifikim", atehere perse jo edhe subjekteve tjera? P.sh. mjekeve. Pse te mos thuhet "mjeku i dha pacientit helm si medikament, por kjo eshte normale, secili gabon, kjo nuk do te thote se mjeku shperfill detyren e tij primare"? Pse te mos thuhet "kompania helmoi tere liqenin dhe vdiqen qindra persona, por njerezit jane te gabueshem..."? Plot shembuj ka.
Po sigurisht, ekziston mundesia qe femiu te tregoje te verteten me para sesa nje i rritur. Pra duhet shikuar rasti konkret, femiu konkret.
Nuk eshte e paimagjinueshme te shpike femiu nje ndodhi. Ndoshta jo te ketij kalibrit sic behet fjale ne kete rastin tone, por te pakten ne raste tjera shpikin sa te duash.
Prej ketij momenti e tutje ne nuk mund te shkojme me tej ne bisede, sepse as nuk i njohim deklaratat e verteta te femiut dhe rrethanat, ku dhe kur ato jane dhene. Nuk e dime a ka thene femiu vertet keto gjera, te cilat raportohen ne shtyp. Jo secilit, por te pakten disa femijeve mund t'ju vesh lehte fjalet ne goje. Dhe ai pastaj ai do mendoje se i ka perjetuar vete ato gjera. Nuk do te di me se eshte nje gje, e cila thjesht i eshte treguar nga dikush tjeter. Policia e prokuroria jo rralle kane bere te rriturit te "pranojne" gjera, te cilat nuk kane ndodhur fare. Ose me metoda psikologjike ose me presione e zenka tjera. P.sh. ka dallim, a e pyet dike: "Cfare ka ndodhur?" apo: "Kur ndodhi?" Ne rastin e dyte vec ia ke paradhene itinerarin, vec i ke treguar se pyetja, a ka ndodhur, nuk qendron. Qendron vec modaliteti si ka ndodhur, modalitetit kohor ne kete rast. I kupton femiu keso gjera? Nje femij i zakonshem, shumica e femijeve qe kemi njohur secili deri sot? Nuk besoj. Shembull tjeter kemi edhe obligimin (per gjykatesin apo policin dhe prokurorin) per informimin e deshmitarit se ai nuk eshte i obliguar te jep deklarate, nese kjo e rendon ate vete (deshmitarin) apo ndonje anetare te familjes se ngushte te tij. Pastaj obligimin per te thene te verteten, se ndryshe plotesohet nje veper penale qe quhet genjeshter ne proces penal. I kupton nje femi keto informime, domethenien e tyre? Perse i kerkon ligji keto obligime per informim te deshmitareve? Kot? Sigurisht se jo. I kerkon per shkak se jane qenesore ne lidhje me deshmitare. Sepse nepermjet te mosrealizimit te tyre nderhyret ne te drejta kushtetutore. Nepermjet te mosrealizimit te tyre shteti mund t'i krijoje deshmitarit bindjen se deshmitari eshte i obliguar te jap deshmi cdo here, se eshte i obliguar per te mos lene pa pergjegjur asnje pyetje, qofte edhe ne menyre te pasakte. Keshtu ne fund do te kishim nje denim me deshmi te pasakta, te bazuar ne mos realizimin e obligimeve te permendura apo ne mos ekzistimin e kushteve themelore per realizimin e tyre (pjekuria e mjaftueshme intelektuale per t'i kuptuar obligimet dhe pasojat). Po e zeme se femiu jep nje deklarate te gabueshme. Cfare behet pastaj? Femijet nuk denohen penalisht. Perderisa te rriturit do denoheshin ne rast te deshmise se gabueshme, pra deshmitaret e rritur duhet te llogarisin me kete sanksion te mundshem, tek femijet kjo bie teresisht poshte. Per ata nuk ka denime, pavaresisht se cfare kane thene. Edhe kjo luan rol.
Po po, por keta ekspertat duhet te japin bindjen se jane te interesuar ne te drejten objektive. Jo te thyejne ligjin njehere per te thene me pas "ishte veprim joligjor i eksperteve, kompetenteve".
Nuk eshte e rendesishme, a te duket, por perse te duket se nuk ka dyshim qe mudn te jete e vertete. Kjo "dukja" jote mund te bazoje edhe ne influencen e informacioneve te gabueshme qe ke marrur deri tani qofte nga shtypi, qofte nga policia, qofte nga prokuroria dhe gjyqi italian. Kur jane ne pyetje jeterat e njerezve, nuk mund te "fshehemi" prapa "dukjeve", sepse me se largu atehere, kur jemi ne vete ne rolin e nje viktime te investigimeve te pabazuara, do pendoheshim perse kemi perhapur kete bindjen se ne keso raste duhet te punohet me "dukje".
Krijoni Kontakt