Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Intuita mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të duhura

    Tashmë me shekuj shkencëtarët tentojnë të kuptojnë pse njerëzit zgjedhin një rrugë nga një tjetër dhe si në mes numrit të madh të zgjedhjeve bëjnë atë për të cilën konsiderojnë që është më e mira.

    Marrja e vendimeve është pjesë e pashmangshme e jetës njerëzore dhe është ndër më misteriozet. Gjatë një hulumtimi, profesor Marius Usher nga Universiteti në Tel Aviv ka zbuluar që intuita është armë jashtëzakonisht e fuqishme dhe precize. Kur është dashur të bëjnë zgjedhjen në mes dy opsioneve duke u mbështetur vetëm në instinkt, vullnetarët kanë bërë zgjedhjen e duhur në madje 90 për qind të rasteve.

    Madje edhe në nivelin intuitiv një nga pjesët më të rëndësishme të procesit të marrjes së vendimit është integrimi i vlerave ose marrja parasysh e të gjithë faktorëve pozitiv dhe negativ të çdo opsioni për t'u krijuar pamja komplete.

    "Hulumtimi ka treguar që njerëzit kanë aftësi të jashtëzakonshme për t'i vlerësuar intuitivisht opsionet, çka çon deri te përfundimi që truri ka sistemin i cili specializohet për vlerësimin e vlerës", ka thënë Usher.

    Eksperimenti është përbërë nga ndryshimi i shpejtë i numrave në pjesën e majtë dhe të djathtë të monitorit. Numrat kanë paraqitur fitimet në tregun e aksioneve. Vullnetarët është dashur të zgjedhin grupin me përfitimin më të madh. Pasi që numrat kanë ndryshuar shumë shpejt, vullnetarët nuk kanë pasur kohë për të mbajtur mend shumën e parave të fituara por është dashur të mbështeten te instinkti gjatë vendimit.

    Vullnetarët kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme të llogaritjes instinktive dhe saktësia e tyre është rritur proporcionalisht me informatat që i kanë marrë.

    Kur u janë treguar vetëm gjashtë çifte numrash, saktësia e tyre e zgjedhjes së shumës më të madhe të parave ka përbërë 65 për qind, ndërsa kur u janë treguar 24 çifte numrash, saktësia ka qenë 90 për qind.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Artikuj të përzgjedhur psikologjik

    Si ta ruani kujtesën?

    Emri:  61847aa6-5d7e-49e6-ac40-62ee8a806f64---0-.jpg

Shikime: 906

Madhësia:  9.1 KB

    Pas kalimit të moshës 50-60-vjeçare shfaqen edhe problemet e para me kujtesën dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve.Këto probleme mendore janë në një masë edhe të trashëguara, por mund të ndikojnë edhe një sërë faktorësh. Për të shmangur humbjen e kujtesës dhe për të pasur mendje të freskët studiuesit sjellin disa këshilla shumë praktike që duhen zbatuar.

    - Frekuentoni palestrën: Më tepër se 60 për qind e njerëzve nuk i praktikojnë ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky veprim është i dëmshëm, sepse mungesa e ushtrimit fizik do të shfaqej me pasoja negative për shëndetin. Probleme do të shfaqeshin jo vetëm në mirëqenien fizike, por edhe atë mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bëjnë që organizmi të nxitë disa neurone të reja, të cilat ndikojnë në pjesë të veçanta të trurit dhe janë përgjegjëse për kujtesën.

    - Faktorët ushqimorë: Edhe ushqimi dhe dieta e përditshme luan një rol të pazëvendësueshëm në mirëqenien mendore. Studimet kanë treguar se Omega-3, janë përbërës të yndyrshëm, të cilët gjenden me bollëk tek farat e lirit, arrat, lajthitë, salmoni, soja dhe shumë ushqime të tjera. Këto njihen jo vetëm si stimulues të gjendjes së humorit, por edhe ndihmojnë në përqendrim gjatë punës dhe aktivitete të ndryshme mendore. Hani mirë dhe atë që duhet. Ka shumë barishte që ndihmojnë në përmirësimin e memories, por asnjë prej tyre nuk ka treguar efektivitet në testet klinike. Por një dietë e shëndetshme, kontribuon në tru, pasi përmban antioksidantë. Kështu brokoli, boronicat, spinaqi, ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve të trurit.

    - Relaksohuni: Të gjithë ata persona që gjenden nën ndikimin e theksuar të stresit kanë nevojë për relaksim, për të larguar hormonet të cilat shkaktojnë këtë gjendje të padëshiruar. Relaksimi është një mënyrë e suksesshme për të menaxhuar dhe shmangur stresin.

    - Meditoni: Kërkimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit të cilët meditojnë kanë memorie më të mirë. Mjekët argumentojnë se meditimi rrit qarkullimin e gjakut në korteksin qendror të trurit. Kjo rrit përqendrimin, dhe memorien.

    - Flini mirë: Gjumi ndikon në aftësinë e trurit për të thirrur informacionin e fundit që ka mësuar. Duke fjetur mirë, minimumi 7 orë në natë ndihmon në përmirësimin e memories afatshkurtër dhe afatgjatë.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Artikuj të përzgjedhur psikologjik

    Udhërrëfyes për marrjen e vendimeve të reja

    Që nga 1 janari, kur filloi Viti i Ri, është edhe xhiroja e re e jetës. Të gjithë futemi në vitin 2013 me shpresa për jetë më të mirë, përpiqemi t’i lëmë pas sjelljet e këqija dhe të fillojmë me gjëra të mira. Kjo periudhë është e shkëlqyeshme të mendojmë për atë që dëshirojmë, riorganizimin e planeve dhe qëllimeve.

    Për këtë ky fillimvit sillet rreth përfundimit të filluar nga viti i kaluar dhe për planet për diçka të re. Sjellja e vendimeve edhe më tutje është “in”, dhe ja çka duhet të keni parasysh para se të mendoni për to.

    - Te menduarit për vitin e kaluar: Çka ka kaluar mirë, e çka jo? Ajo që nuk kaloi mirë, pse ndodhi kështu? Çka do të ndryshonit, dhe çka do të linit njësoj?

    - Çka ju ka munduar më së shumti?: A do të mundeshit ndryshe t’i qaseshit atij problemi dhe të bëhet më i lehtë? Si jeni gjendur në momentet kur nuk jeni ndjer më së miri? Mendoni për përvojat pozitive dhe përmbajuni këtij modeli të sjelljes.

    - Të menduarit për suksesin: Çka mendoni çka ju nevojitet që të bëheni më të suksesshëm në mësime? A duhet ta menaxhoni më mirë kohën, më mirë ta organizoni hapësirën dhe librat? Ndoshta më shumë do të arrinit nëse do të mësonit në bibliotekë sesa në dhomën tuaj? A ka qenë përtacia në vitin e kaluar arsyeja kryesore që nuk keni arritur suksesin e dëshiruar apo fajtor është stresi për shkak të mungesës së kohës dhe hapësirës së qetë për mësim?

    - Të menduarit për qëllimet: Nëse ju ka mbetur ndonjë notë e keqe për ta përmirësuar tani është koha e përshtatshme që ta rregulloni dhe të mos mundoheni më me të. Përcaktoni kohën kur dëshironi ta përmirësoni notën e caktuar. Ngjashëm është edhe me të gjitha detyrat tjera të cilat duhet t’i kryeni, përcaktoni qëllimin dhe kohën kur dëshironi ta përfundoni.

    - Të menduarit për shpërblimet: Shpërblimet janë njësoj të rëndësishme për arritjen e qëllimeve. Pasi disa qëllime janë shumë të vështira të arrihen kështu që për t’u arritur ato kryejnë punë vetëm shpërblimet. Mirë është që për detyrat e caktuara të përcaktoni edhe shpërblimin të cilin do ta merrni kur ta përfundoni me sukses punën. Kjo mund të jetë motivim i shkëlqyeshëm!

    - Merrni vendime të duhura: Në vend që vazhdimisht të jeni në ndonjë dietë apo “e hani” veten për shkak të kilogramëve të tepërt, secilën ditë merrni ndonjë vendim të duhur, për shembull merrni disa porcione me pemë e perime në ditë në vend të ushqimit të shpejtë.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Artikuj të përzgjedhur psikologjik

    Tri arsyet më të shpeshta që njerëzit mbajnë sekrete

    Disa shprehi të mendjes janë aq të shpeshta, sa atyre nuk u kushtohet vëmendje, por megjithatë mund të shkaktojnë një ankth emocional.

    Merrni shembull rastin kur njerëzit duhet të jenë shumë 'privatë'. Shumica nuk kanë dëshirë të flasin për jetën e tyre seksuale, financat, ndoshta religjionin ose politikën. Janë disa të tjerë që kanë sekrete të posaçme që ata nuk do të donin t'ia zbulonin të huajve e ndonjëherë as miqve, si për shembull: koha që kanë kaluar në burg, dështimi në një biznes apo një sëmundje serioze. Kanë arsye për përmbajtje, të cilat mund të jenë të ndryshme varësisht nga çështja.

    Disa njerëz, madje ndihen jo rehat gjatë konfrontimeve. Si pasojë, ata evitojnë bisedat që përfshijnë politikën. Për të njëjtat arsye, ata mund të hezitojnë të shprehin mendimet e mbajtura për vete në lidhje me shumë gjëra.

    Janë tri arsyet më të shpeshta që njerëzit mbajnë sekrete dhe nuk hapen me të gjithë në lidhje me ngjarjet e mëparshme në jetën e tyre. Kjo përmbajtje sa u përket bisedave të tilla është e kuptueshme dhe vjen me një çmim:

    1. Individi, që është i zemëruar nga ndonjëra prej këtyre rrethanave, nuk mund të jetë rehat, për shkak se ai ankth nuk është i njohur për të tjerët.

    2. Njerëzit kanë tendenca të ekzagjerojnë ndjenjën e dështimit apo limiteve të ndryshme, kështu që mundohen ta mbajnë për vete, në mënyrë që të mos e vërejnë të tjerët.

    3. Ka problem të caktuar. Për shembull, vështirësia që mund ta ketë një çift për të pasur fëmijë, që ndoshta nëse ndahen me të tjerët, mund të rezultojnë me marrjen e këshillave për të zgjidhur situatën nga të tjerët, që kanë qenë në atë gjendje.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Artikuj të përzgjedhur psikologjik

    Pse disa femra janë vazhdimisht fatkeqe në dashuri?

    Përkundër tërë mundit, meshkujt rrallëherë i trajtojnë femrat ashtu si e meritojnë. Por, mungesa e lumturisë shpesh nuk ka të bëjë me meshkujt, me të cilët dilni, por me mënyrën sesi u qaseni atyre.

    Femrat zakonisht shpejt kaplohen nga emocionet dhe nuk ia dalin që të shohin sesi një gjë e tillë krijon një dinamikë problematike në lidhje.

    - Duhet të jeni e vetëdijshme për rolin tuaj – thotë këshilltarja dhe terapeutja Mishel Luis.

    Ajo thotë se nuk duhet ta vajtojmë veten. Mos ndieni keqardhje nga vetvetja, sepse askujt nuk i pëlqejnë femrat e dëshpëruara. Nëse mashkulli nuk është i interesuar për ju, atëherë fajin e ka qasja dhe mënyra sesi e shihni vetveten tuaj. Njerëzit preferojnë të dalin me dikë që është plot vetëbesim. Nëse nuk keni vetëbesim, shtiruni sikurse kini dhe, me kalimin e kohës, aktrimi do të bëhet realitet.

    Kurrë mos qani për ndonjë mashkull. Pa marrë parasysh arsyen e ndarjes, duhet ta dini se ka edhe meshkuj të tjerë.

    Mos u tregoni meshkujve gjithçka nga jeta juaj. Femrat e mistershme duken më interesante. Shumë femra hapin zemrën para mashkullit, pa e njohur mirë atë. Ky është një gabim i madh.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Artikuj të përzgjedhur psikologjik

    Pse merremi kaq shumë me thashetheme?

    Ato janë kaq të dashura për ne. I bëjmë çdo ditë, në ambiente të ndryshme, në kafene, e sidomos në punë. Po pse natyra njerëzore është kaq e lidhur pas thashethemeve, dhe cila është e keqja e tij më e madhe?

    Thashethemet duket se janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. “Psst cilat janë të rejat e fundit?” Të gjithë i kemi bërë ato, kemi dëgjuar me vëmendje ose kemi thënë diçka për të cilën nuk na takon, kur bëhet fjalë për çështje personale tjetrit. Jemi të etur të dëgjojmë dhe po ashtu të flasim, si një ushqim i përditshëm shpirtëror, ku kafeja e mëngjesit në punë nuk do na jepte efekt nëse nuk do ta merrnim dozën e thashethemeve. Edhe pse mund të kemi ndjerë një brejtje të lehtë të ndërgjegjes, kemi vazhduar gjithsesi.

    E vërteta është se 80 përqind e bisedave tona të përditshme janë shumë personale, dhe aty ka më shumë thashetheme se në çdo diskutim tjetër. Një nga arsyet se pse njerëzimi është kaq i dhënë pas thashethemeve është se në vetvete “ai është argëtues në mënyrën më të parezistueshme”- është shprehur Frank McAndrew, profesor i psikologjisë në universitetin Knox. Kur bëjmë thashetheme një pjesë e trurit tonë çliron dopaminë një hormon që të nxit entuziazmin.

    Pse bëjmë thashetheme
    Pyetja që lind është pse na pëlqejnë thashethemet e mbi të gjitha pse i bëjmë ato? Përgjigja më e shkurtër që vjen është: të zbulojmë sa më shumë për tjetrin. Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here. Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë. “Jemi gjithnjë në kërkim të informacionit, duam të hetojmë për të parë se çfarë misteri fshihet,” shkruan një nga profesorët e universitetit Alfred, në New York. Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.

    Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore. Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë. “Ne jemi padiskutim trashëgimtarët e një tufe njerëzish që fusin hundët,”- thotë Dr. McAndrew. Ndoshta nuk do të ishte e nevojshme të merreshim me thashetheme për të mbijetuar ashtu sikurse dhe paraardhësit tanë, por na ndihmon se kujt duhet t’i besojmë dhe se kujt jo.

    Nga ana tjetër, ne na pëlqen të bëjmë thashetheme për t’i lënë të tjerëve të kuptojmë se cilët jemi ne. Ju pëlqen të flisni për pabesnikërinë e fqinjës suaj në lidhje me bashkëshortin e saj. Duke shprehur mendimin tuaj ju keni dhënë edhe fakte se çfarë karakteri apo morali keni vetë. Kështu ju zbuloni se duke bërë thashetheme personi përballë jush ka të njëjtin mendim me ju ose jo. Duke u marrë me imtësirat dhe detajet e bisedave, ajo që nënvizoni është “Ne jemi më të mirë se ata”. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vlerat tuaja. Një mbivlerësim që i bëni vetes në mënyrë publike.
    Efektet pozitive
    Përveç kësaj, për të çliruar substanca kimike të trurit, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, siç është dopamina, kjo lloj mënyre për të biseduar gjithashtu rrit nivelin e progesteronit, një hormon që prodhon ankth dhe stres sipas studimeve të universitetit të Michigan. Mirëqenia jonë merr një tjetër shtytje nga fakti se thashethemet na mbajnë gjithmonë të lidhur. “Ti qesh, qan,…. mban lidhje me të tjerët,”- sipas Dr. Fisher. “Ju mund ta forconi kështu lidhjen tuaj mes jush dhe personit që po diskutoni”.

    Por mbi të gjitha nëse merreni me thashetheme në vendin e punës mund t’ju krijojë edhe lehtësira. Informohesh për kolegun tënd, di të mirat dhe të këqijat e tij, mëson se si të mbrohesh nga shefi apo të dëgjosh historitë e shoqes tënde më të mirë. Në vendin e punës nuk do të thotë domosdoshmërisht të merresh me thashetheme, por është e rëndësishme të dish se kush janë miqtë dhe armiqtë e tu. Kështu mund të mbrohesh dhe të sulmosh në rastin e parë që të jepet. Pra mos qëndroni shumë indiferent duke iu shmangur thashethemet, sepse kështu vetëm të tjerët do të merren me ty ndërsa ti do jesh subjekt i përhershëm diskutimi.
    Një studim kryer në vitin 2011 zbuloi në një periudhë 12 mujore se rreth 74 për qind e punonjësve nëpër zyra merren me thashetheme. Çdo ditë ata e nisin ditën e tyre të punës me fjalët e para që kanë dëgjuar duke dashur që të jenë shpërndarësit e lajmit.

    E keqja, rrezikon reputacionin
    Mos u çudisni: thashethemet mund të lëndojë, sidomos kur është i natyrës malinje, e kur nuk ka asnjë qëllim vetëm për të parë tjetrin poshtë. Jo vetëm që është përjashtues por në mënyrë të veçantë ajo që thua me zë të lartë në publik mund të dëmtojë rëndë reputacionin e çdokujt. Këto tashmë ndodhin edhe në faqe të ndryshme publike si Facebook, Twitter apo YouTube, që kohët e fundit po ndodh në masë të gjerë duke përfshirë mosha dhe persona të ndryshëm.

    Duhet të kesh një informacion të bollshëm i cili duhet të mjaftojë për të bërë thashetheme. Dhe kjo ndodh sepse ne jemi bërë vartës të teknologjisë, të përdorimeve të websiteve, duke shpenzuar orë të tëra për të thashethemnuar edhe për miqtë tanë më të ngushtë. Nuk po arrijmë të përdorim anët pozitive të teknologjisë, pasi i vetmi qëllim për të cilin e përdorim është dëshira për të dëgjuar sa më shumë për të tjerët, qoftë negativisht apo dhe pozitivisht gjë që ndodh më rrallë.

    Po cila është zgjidhja?
    Të censurosh veten ose të dish ta bësh në rrethana të caktuara. Kur jeni në dyshim për diçka është më mirë të mos shpreheni fare. Mund të thuash diçka më vonë nëse të pëlqen të shprehesh, por nuk mund ta tërheqësh mbrapsht nëse sekretin e kanë marrë vesh të gjithë. Thjesht sepse di diçka vërtet interesante nuk është e thënë që duhet ta shpërndash atë. Mat minuset dhe pluset para se të thuash diçka, është e rëndësishme t’i vendosësh gjërat në peshore para se të bëhesh shpërndarëse e lajmit. Pyet veten nëse kjo që do them do të lëndojë ndonjë apo është thjesht argëtuese?

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Artikuj të përzgjedhur psikologjik

    Xhelozia, thikë me dy tehe

    Sigurisht, shumë xhelozi mund ta shkatërrojë një lidhje, por pak xhelozi mund të jetë e tepruar, madje edhe e pazëvendësueshme për një marrëdhënie të shëndetshme. David Buss, autor i librit "Pasioni i rrezikshëm?", thotë se "xhelozia është aq e rëndësishme sa edhe besimi për t'i mbajtur dy njerëz të bashkuar.

    Xhelozia është nikoqir i emocioneve të kundërta si mërzisë dhe zbrazëtirës, dëshirës për hakmarrje dhe tërbimit. Mërzia e shtyrë nga frika e humbjes së personit të dashur, kurse tërbimi nga dëshira që ai/ajo t‘ju kthehet. E, si ta dini se a ndjeni “mjaftueshëm” xhelozi dhe si ta tregoni pa e nervozuar partnerin e juaj? Ndiqni këto hapa.

    1. Jini të sinqertë me vetveten. Ata të cilët refuzojnë të pranojnë se janë xhelozë në mënyrë të vrazhdë mund t’i ndajmë në dy kategori: njerëz të cilët nuk i kushtojnë kujdes situatës reale dhe nuk kuptojnë se duhet të jenë xhelozë ose njerëzit të cilët kujdesen për partnerin/en, e nuk do të merakoseshin nëse nesër mbeten vet. Më së miri është që t’i pranoni ndjenjat të paktën para vetes, në vend që të lëni që emocionet negative të rriten nga dita në ditë dhe papritmas dhe pa ndonjë arsye të “eksplodojnë”. Ndonjëherë, mjafton që të qetësoheni dhe t’i “derdhni” të gjitha ndjenjat dhe mendimet negative në një fletë letre, e kur t‘ju kalojë hidhërimi dhe tërbimi, do t’i lexoni dhe do të kuptoni se shumë më mirë të bëni diçka më produktive për ju dhe lidhjen e juaj se sa ta posedoni e-mailin, telefonin, kompjuterin...e parterit të juaj.2. Shprehje adekuate e ndjenjave. Kujdes nëse vendosni t’i ndani skenarët e xhelozisë që ju sillen në kokë me partnerin tuaj, sepse xhelozia është si thikë me dy tehe. Ajo mund të thotë “jam xheloz/e, sepse kujdesem për ty”, por gjithashtu edhe “jam xheloz/e sepse nuk të besoj”. Prandaj është shumë e rëndësishme qasja dhe mënyra sesi bisedoni me partnerin për këtë temë. Fjalët e zgjedhura me kujdes dhe të menduara mirë mund të ndryshojnë shumë, prandaj çdo herë diskutimin fillojeni shumë të qetë dhe të relaksuar. Flisni për përvojat dhe situatat që ju kanë bërë të ndjeheni xheloz dhe me siguri do të vini deri te zgjedhja adekuate.

    3. Aktroni xhelozi. Gjatë gjithë kohës shkruajmë për ndjenjat negative te xhelozia e tash kjo? Por, rikujtoni pikën e parë – xhelozia mund të nënkuptojë edhe se nuk kujdeseni mjaftueshëm? Femrat janë ato të cilave u pëlqen xhelozia e kohë pas kohe e partnerit. Pikërisht xhelozia e vogël dhe e matur e drejtuar kah meshkujve të tjerë në rrethinë, për disa femra është tregues i vërtetë se partneri e vlerëson atë që e ka, dhe e ruan me kujdes nga të tjerët. Por, këtu nxitet pyetja – nëse një femër mësohet me xhelozinë e partnerit si shenjë kujdesi, çfarë do të ndodhë kur do të kalojë koha dhe do të zhduket xhelozia? Si duket në fund ndjenjat e sinqerta, e jo ato të aktruara po fitojnë, apo?

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Artikuj të përzgjedhur psikologjik

    Nëntë gjërat që ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja

    Për të arritur synimet tona, ne duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, duke u bërë në fund një version më i mirë i vetes sonë. Sepse për momentin ne nuk jemi ende gati për të, nuk kemi zhvilluar zakonet e nevojshme, nuk kemi eliminuar disa aktivitete të pashëndetshme dhe joproduktive, dhe kemi kaq shumë burime shpërqendrimi, saqë vështirë ta dimë se çfarë është vërtetë e rëndësishme.

    Por arritja e asaj që dëshironi është absolutisht e mundur. Ju vetëm duhet të bini në dashuri me qëndrueshmërinë dhe të filloni të bëni një hap çdo ditë drejt arritjes së qëllimeve tuaja. Dhe ju duhet të eliminoni gjërat që jo vetëm ngadalësojnë përparimin tuaj, por që ju pengojnë të ecni përpara. Ato janë:

    1. Perfeksionizmi

    Shumë njerëz kanë dëshira të mëdha brenda vetes, dhe duan vërtetë të arrijnë disa gjëra në jetë. Por ata janë të pangopur dhe mosmirënjohës edhe para se t’i arrijnë ato, dhe duan shumë më tepër sesa meritojnë. Për shembull, jo pak njerëz duan që jo vetëm t’u ofrohet një punë e mirë me një rrogë të lartë dhe të punojnë shumë për të fituar para, për të rritur cilësinë e jetës së tyre, por duan që të jenë të pasur dhe e duan këtë gjë tani.

    Por kjo është një qasje e gabuar. Pasi ju duhet të jeni së pari mirënjohës për atë që keni tashmë (sado pak që të jetë, pasi të tjerët kanë shumë më pak, dhe e gjejnë ende vullnetin për të qenë mirënjohës për të). Vetëm atëherë do të ndjeni se keni diçka, dhe do ta kuptoni se zotëroni fuqinë për ta kthyer atë në diçka më shumë.

    Po ashtu do të ndjeni nevojën për të punuar për këtë, duke dhënë diçka në këmbim dhe për të shijuar më pas frytet e punës suaj. Në këtë mënyrë, ju mund ta eliminoni perfeksionizmin nga jeta juaj dhe sërish të arrini atë që dëshironi.

    2. Dështimi

    Sot shumë njerëz kanë një perceptim të gabuar se çfarë është dështimi. Shumica e njerëzve i frikësohen atij. Dhe në shumë raste as që përpiqen, pikërisht për shkak të pamundësisë për të mos pasur sukses. Kjo është arsyeja pse ata nuk i shohin kurrë ëndrrat e tyre të realizohen.

    E vërteta është se dështimi është një dhuratë e çmuar. Pasi ai është një hap i pashmangshëm në rrugën tuaj drejt suksesit, dhe një hap të cilin ju duhet ta hidhni më shumë se një herë. Dështimi është prova se ju po përpiqeni, po bëni diçka për të arritur atë që dëshironi, dhe nuk po dorëzoheni.

    Ai është një nga mësimet dhe përvojat, të cilat të bëjnë më të fortë, me më shumë vullnet, dhe më të fokusuar. Dështimi ju tregon se çfarë saktësisht nuk duhet të bëni herën tjetër, pasi këtë herë nuk funksionoi. Dhe nëse vazhdoni të përpiqeni, përfundimisht do të arrini atje ku synoni. Nuk ka shembull më të mirë se ai i Tomas Edison. E gjithë jeta e tij është një dëshmi e fuqisë së dështimit, dhe se si mund të punoni me të për të arritur suksesin.

    3. Fokusimi tek rezultati përfundimtar

    E di që jeni shumë të etur të arrini synimet tuaja. Brenda nesh ka diçka që na bën të paduruar, ndaj ç`do gjë që kërkojmë, e duam menjëherë. Por ju duhet të kuptoni se gjërat thjesht nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Dhe më e mira që mund të bëni, është të shijoni procesin dhe të përqendroheni më pak tek rezultati përfundimtar.

    4. Mania për të hedhur hapa të mëdhenj

    Ekziston një rrugë e caktuar, të cilën do të duhet ta ndiqni përpara se të arrini synimin tuaj. Dhe qëllimi i kësaj rruge është t’ju bëjë mjaftueshëm të fortë për ta përballuar suksesin që ju pret. Kjo rrugë përbëhet nga shumë hapa. Nga ato të vogla, sepse të mëdhatë na shqetësojnë dhe nxisin që as të mos përpiqemi. Prandaj ndajini qëllimet tuaja në hapa të vegjël, pastaj edhe më të vegjël akoma, derisa të keni një listë me detyra të thjeshta për të bërë çdo ditë. Dhe bëjini ato aq të lehta dhe të shpejta, sa që do të jetë e pamundur t’i thuash jo.

    5. Justifikimet

    Shpeshherë mund ta dëgjoni veten duke thënë disa nga këto fraza: “Unë nuk jam gati.” “Nuk është koha e duhur.” “Nuk jam mjaftueshëm i mirë.” “Jam shumë i moshuar ose shumë i ri.” “Nuk kam para, kohë apo përvojë të mjaftueshme.” “Shumica e njerëzve nuk ia dalin dot gjithsesi, ndaj as unë.” “Ndoshta nuk jam i destinuar ta bëj diçka të tillë.” “Është shumë e vështirë.” “Do të zgjasë shumë.” “Mund ta bëj gabim.” “Njerëzit do të qeshin me mua etj etj.”

    Kur ndodh diçka e tillë, ndaluni dhe reflektoni pse po e thoni këtë. Kuptoni se mendja juaj është e ndërlikuar dhe preferon të qëndrojë në zonën e saj të rehatisë, duke bërë të njëjtat aktivitete, dhe të mos provojë asgjë të re. Është kjo arsyeja pse i sajoni të gjitha ato justifikime, të cilat shpesh mund të tingëllojnë shumë bindëse.

    Detyra juaj është t’i eliminoni ato, madje t’i ekzagjeroni dhe të shihni se sa qesharake tingëllojnë. Sepse nëse zgjidhni opsionin tjetër – pra nëse i besoni – atëherë nuk do të bëni kurrë asgjë ndryshe me jetën tuaj dhe nuk do të shihni kurrë përmbushjen e dëshirave tuaja.

    6. Zvarritja e punëve

    Këtu mbani parasysh një gjë: tani është koha më e mirë për të bërë atë që dëshironi. Çdo herë tjetër është më vonë sesa tani. Momenti i tanishëm është vendi ku ju krijoni të ardhmen tuaj, dhe e vetmja kohë kur mund të jeni produktiv dhe të punoni mbi atë që besoni.

    I vetmja kurë për zvarritjen e punëve është të filloni të bëni diçka menjëherë, pa u menduar shumë dhe pa i dhënë kohë mendjes tuaj për të gjetur justifikime. Pa dyshuar në aftësitë tuaja dhe pa pasur frikë nga dështimi. Mjafton të bëni diçka të vogël sot, dhe kjo do t’ju ndihmojë të ecni përpara dhe t’i afroheni përmbushjes së ëndrrave tuaja.

    7. Pritshmëritë

    Mos prisni kaq shumë. Kjo është një sjellje shkatërruese që sjell zhgënjim të thellë në jetën tuaj. Ju prisni që gjërat të shkojnë në një mënyrë të caktuar. Po ashtu që njerëzit të sillen ashtu siç i imagjinoni ju, dhe sa herë që kjo nuk funksionon, ndiheni të mërzitur dhe humbni çdo lloj motivimi për të ndërmarrë veprime. Prandaj hiqni dorë nga këto fantazi, eliminoni skenarët që thurni në kokën tuaj se si duhet të jenë gjërat, dhe pranojini ato ashtu siç janë. Dhe ndërkohë, vazhdoni të bëni atë që e dini se është e drejtë.

    8. Shpërqendrimet

    Do të ketë njerëz që do të dyshojnë tek ju, që nëse i dëgjoni do t’ju bëjnë ta humbni shpresën.

    Po ashtu në rrugën tuaj drejt suksesit do të ketë shumë tundime. Shumë aktivitete të këndshme, por që do t’ju humbin kohë. Dhe shpesh do të ndiheni sikur jeta është e padrejtë sepse të tjerët kanë kaq shumë kohë, mund të hanë çfarë të duan, mund të blejnë shumë gjëra, dhe ju nuk mundeni.

    Por kjo nuk është e vërtetë. Thjesht, ju keni zgjedhur të punoni për përmbushjen e qëllimeve tuaja, dhe po përpiqeni të keni një jetë më të mirë. Ndërkohë të tjerët preferojnë mënyrën më të lehtë të të jetuarit: angazhohen në aktivitete, që sjellin vetëm lumturi të përkohshme.

    9. Mungesa e qëndrueshmërisë

    Ky është një gjë problem serioz. Sepse çfarëdo që të bëni, nëse nuk e bëni atë çdo ditë, nuk do të shihni ndonjë përparim. Qëndrueshmëria është tipar i njerëzve të suksesshëm dhe bëhet zakon, si çdo gjë tjetër. Por pa të, nuk do të shkoni shumë larg. Prandaj ndajini hapat tuaj në hapa më të vegjël, gjeni kohë çdo ditë, dhe gjeni vullnetin për t’u ngritur dhe për ta bërë këtë gjë. Si përfundim, do t’ju them këtë: Ju nuk merrni atë që dëshironi, apo atë që mendoni se meritoni. Në vend të kësaj, merrni pikërisht atë për të cilën punoni, atë mbi të cilën fokusoheni, dhe atë për të cilën punoni çdo ditë.


    / A2Success – Bota.al

    https://bota.al/nente-gjerat-qe-ju-p...ellimet-tuaja/

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •