Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tumoret, shenjat kur duhet të shqetësohemi

    Tumoret, shenjat kur duhet të shqetësohemi

    30/09/2010


    Një grup kërkuesish anglezë kanë hartuar listën e tetë simptomave, që më shumë se të tjerat mund të shënojnë praninë e një tumori në organizëm

    Një grup kërkuesish anglezë kanë hartuar listën e tetë simptomave, që më shumë se të tjerat mund të shënojnë praninë e një tumori në organizëm. Bëhet fjalë për:
    - gjak në urinë
    - anemi
    - gjak në jashtëqitje
    - kollë me gjak
    - gjëndër ose kokërr në gjoks
    - përtypje me vështirësi
    - gjakderdhje kur je në menopauzë
    - rezultati jo normal i një analize prostate


    Sigurisht që janë dukuri të rralla dhe jo domosdoshmërish diktojnë probleme onkologjike, megjithatë, sipas asaj që thonë autorët, një në njëzet raste tregon se janë simptoma të një sëmundjeje të keqe tumorale dhe një arsye shumë e fuqishme për t’iu drejtuar menjëherë mjekut dhe për të bërë analizat e nevojshme.

    Studimi

    Autorët e këtyre analizave të hollësishme janë kërkuesit e “Keele University” dhe rezultatet e përfundimeve të tyre u shfaqën në revistën e mjekësisë së përgjithshme britanike “British Journal of General Practice”. Për të identifikuar tetë simptomat e cilësuara si të rrezikshme, ata kanë analizuar me kujdes 25 studime ndërkombëtare, duke vëzhguar mes shumë simptomave onkologjike ato që më shpesh ishin tregues të pranisë së një kanceri në organizëm. Mes të gjithave, izoluan ato që lidheshin me mundësinë që në 20 raste tregonin për një tumor, duke specifikuar edhe se për çfarë tipologjie pacientësh dhe për çfarë moshe rreziku është pak a shumë i ngjashëm.

    Mosha të ndryshme, profile të ndryshme

    Për më të rinjtë, nën 55 vjeç, dy janë anomalitë që hyjnë në kategorinë e “alarmit të kuq”: një gjëndër apo një masë në gji dhe kërkesa për një analizë prostate. Për meshkujt më shumë se 55 vjeç, vëmendje e madhe u kushtohet problemeve që lidhen me përtypjen, që mund të tregojnë një tumor në ezofag, ndërsa për gratë mbi 60, gjaku në urinë kërkon bërjen e analizave urgjente për të parë problemet me veshkat. Në të njëjtën mënyrë, shpjegojnë në një editorial në revistë, gjendja e një anemie të theksuar mund të jetë shenja e parë e një tumori në zorrë për të moshuarit, por që ka më pak mundësi të ndodhë me një 20-vjeçare.

    Simptomat? Janë shumë...

    “Royal College of General Practitioners” ka komentuar pozitivisht punën “që forcon nevojën për të inkurajuar pacientët për t’ju drejtuar menjëherë mjekut të familjes”. Por në të njëjtën kohë

    “Cancer Research UK”, një nga organizatat më të njohura dhe më aktive kundër kancerit në Britani thotë se: “Ato që evidentohen nga studimi njihen tashmë si shenja të rëndësishme që tregojmë për kancerin, por janë rreth 200 forma tumorale që shkaktojnë simptoma të ndryshme. Kështu që çdo ndryshim i pazakontë apo i vazhdueshëm në trupin tuaj meriton të kontrollohet me kujdes”.
    Mos harroni kontrollet

    “Por këto shenja nuk duhet t’u ngjallin frikë, sepse mundësia për të qenë përballë një sëmundjeje onkologjike mbetet e reduktuar. Kjo, sepse më parë duhet folur me mjekun për të arritur te një diagnozë e qartë për ta përballuar sa më mirë sëmundjen nëse ajo ekziston”, ka komentuar Fiorenzo Corti, përgjegjës i komunikimit në Federatën Italiane të Mjekëve të Familjes. Në të njëjtën kohë, kujton Corti, është thelbësore të kryesh analiza parandaluese edhe në mungesë të shqetësimeve alarmante, t’u nënshtrohesh analizave periodike sipas moshës, si për shembull gjaku në feçe për të parë tumoret e zorrës së trashë, pap-testet për kancerin në qafën e mitrës, mamografinë për gjirin.

    Rëndësia e mjekut të familjes

    Është e rëndësishme të shkosh shpesh te mjeku i familjes: “Ata janë një pjesë e rëndësishme për shëndetin e pacientëve, në veçanti për parandalimin. Në Francë janë 60 mijë mjekë familje që zakonisht presin rreth 40 persona në ditë, pjesa më e madhe të moshuar. Ne na takon t’u kushtojmë vëmendje maksimale simptomave dhe faktorëve të rrezikut, duke përshkruar analizat e nevojshme”, tregojnë kërkuesit. Pacientëve u takon të ndjekin rregullat e parandalimit, si ngrënia e shëndetshme, lëvizjet, mospirja e duhanit apo alkoolit. Po ashtu duhet të vëzhgojnë trupin sa herë që mund të vënë re ndryshime të pazakonta. Në këtë aspekt gratë janë më të ndjeshme dhe më të kujdesshme, ndërsa mosha më e rrezikuar, që rrallë i drejtohet mjekut për shqetësimet që ka, është ajo e adoleshentëve.

    Ndërgjegjësimi

    Është reduktuar ndjeshëm vdekshmëria nga tumoret në Europë. Sipas llogaritjeve të fundit, kjo shifër është 10 për qind më e ulët në dhjetë vitet e fundit. Sigurisht që merita për këtë u takon stileve më të mira të jetesës, kurave më të mira dhe kontrolleve parandaluese. Por, shifrat mbeten alarmante në Europën Lindore dhe Rusi, ku vërehen ende vonesa të "rënda". Po ashtu regjistrohen rritje shqetësuese në shumë vende të tjera, sidomos mes grave, që kanë adaptuar zakone kryesisht mashkullore, si alkooli dhe duhani. Më në përgjithësi ekspertët bëjnë me dije se si në vendet në zhvillim mundësitë e mbijetesës janë në rritje falë parandalimeve dhe kontrolleve për kapjen herët të sëmundjes, gjithashtu dhe për meritë në hapat e bërë përpara për trajtimet antikancer. Duke komentuar të dhënat, mjekët saktësojnë se: “Kontrollet dhe diagnoza e hershme kanë kontribuar në reduktimin e vdekshmërisë nga kanceri në qafën e mitrës dhe ai i gjirit, por në rastin e dytë shumë u detyrohet përmirësimit të kurave. Terapitë e fundit kanë luajtur një rol vendimtar në uljen e numrit të vdekjeve nga kanceri i testikujve dhe leucemive”.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Cistet, si t’i njohim dhe luftojmë!

    Cistet, si t’i njohim dhe luftojmë!

    12/10/2010


    Të paktën një herë në jetë, të gjitha femrat kanë pasur të bëjnë me këtë shqetësim të bezdisshëm e të dhimbshëm. Simptomat dhe mënyrat për t’i shmangur

    Një cist është një qeskë plot me lëng ose material tjetër gjysmë të lëngshëm që formohet në vezore. Ekzistojë shumë lloje cistesh, por pjesa më e madhe e tyre janë të parrezikshëm për shëndetin. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për ciste funksionalë (d.m.th jo patologjikë) që i detyrohen mungesës së ovulumit. Nëse ky i fundit nuk ndodh, folikulat nuk piqen dhe shkëputen duke u shndërruar në ciste nga të cilat marrin edhe emrin, ciste folikulare. Këto lloj cistesh janë shumë të zakonshme dhe përthithen vetë nga organizmi brenda 60 ditëve. Nëse kjo nuk ndodh, ata mund të rriten shumë në përmasa dhe të bëhen të rrezikshëm. Kjo ndikon që të kemi çrregullim të ciklit menstrual që ndonjëherë shoqërohet edhe me ndërprerje. Problemet e rënda shpesh zgjidhen edhe me ndërhyrje kirurgjikale. Më problematikë janë cistet endometriozikë ose cistet çokollatë. Quhen kështu sepse janë në ngjyrë të errët dhe të mbushur me gjak. Në përgjithësi janë të vegjël (1,5-2 centimetra) por mund të bëhen shumë të mëdhenj dhe duke plasur mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme në bark. Pikërisht për të shmangur plasjen, duhen hequr sa më parë të jetë mundur. Këto lloj cistesh zakonisht japin dhimbje gjatë menstruacioneve. Çdo gruaje i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Shumë prej tyre, duke mos shkuar asnjëherë tek mjeku, e kuptojnë se kanë diçka që nuk shkon në organizëm vetëm pasi nuk ngelen shtatzënë. Por sipas mjekëve, kontrollet janë të domosdoshme për të shmangur pasojat e rënda.

    Cisti është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa te burri dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vaginale) dhe hormonale. Simptomat e tyre janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje në fund të barkut të ngjashme me ato të menstruacioneve, dhimbje trupi, dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe shpesh dhimbje stomaku.

    Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë, është t’i drejtohet mjekut, i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash. Në rast se simptomat ripërsëriten do të jetë e nevojshme t’i nënshtroheni një ekografie për të kuptuar nëse zanafilla e problemit duhet të kërkohet te një shkaktar tjetër.

    Por cilët janë faktorët që mund të shkaktojnë një sulm të cistit akut?

    Faktorët janë të ndryshëm, por kur ato identifikohen ndihmojnë për të mos pasur të rinj. Marrëdhëniet seksuale, për shembull, mund të shkaktojnë të ashtuquajturin “cistin e muajit të mjaltit”. Kryesisht ato që preken janë femrat me një aktivitet seksual intensiv (të paktën tri marrëdhënie në javë).

    Një rol të rëndësishëm luan edhe higjiena intime. Duhet të shmangni medoemos, kur përdorni letër higjienike, kalimin nga zona anale në atë gjenitale për të mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet të vishni mbathje të ngushta dhe sintetike. Lahuni shumë herë në ditë, por mos përdorni detergjentë intimë, sepse këto të fundit mund ta ndryshojnë pehashin dhe ulin mbrojtjen e organizmit. Edhe gjaku i menstruacioneve është terren pjellor për shumimin e baktereve. Në këtë rast, këshilla e duhur është të ndërroheni çdo dy orë, edhe nëse nuk keni shumë fluks. Një tjetër faktor për krijimin e cisteve është edhe fillimi i menopauzës. Por shfaqja e cisteve mund të varet edhe nga faktorë të tjerë, më të zakonshmet janë ekspozimi ndaj të ftohtit, stresi, çrregullimet menstruale, alergjitë, mosushqyerja, si dhe shqetësimet psikosomatike. Pra, në rast cistiti, por edhe higjienë dietetike korrekte, është shumë e rëndësishme të konsumoni 1,5 litra ujë në ditë.

    Mosha më e rrezikuar

    Zakonisht cistet në vezore prekin të gjitha femrat që janë në moshë riprodhimi, por kjo nuk përjashton edhe ato që janë në menopauzë. Por në këtë rast, mjekët duhet të jenë të kujdesshëm për të parë nëse bëhet fjalë vërtet për një cist apo për ndonjë masë tumorale që duhet hequr.

    Kontracepsioni dhe heqja

    Në përtharjen e tyre, nëse kjo nuk bëhet nga vetë organizmi është provuar se janë shumë efikase pilulat ose ndryshe kontraceptivët që na mbrojnë nga shtatzënitë e padëshiruara. Për sa i përket heqjes, dy janë metodat kryesore: laparaskopia dhe mënyra klasike e operimit. E para quhet ndryshe edhe metoda pa çarje.

    Frika më e madhe


    Frika më e madhe është ajo që cisti mund të bëhet malinj. Një rrezik që i intereson vetëm 1-5% të grave ku zhvillohen forma të veçanta cistesh, origjina e të cilëve nuk është shumë e njohur e që mund të shndërrohen në beninj. Megjithatë mjafton t’i nënshtrohemi një kontrolli klinik për të hequr dyshimet. Për të gjitha femrat që kanë probleme me kistet, qofshin këto beninje apo malinje kontrolli rutinë tek mjeku çdo tre muaj apo çdo gjashtë muaj është i domosdoshëm.


    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •