UNĖ DIKTATOR JO, TI


Sot Syla ishte zgjuar mė herėt se ditėve tjera. Sa doli u ndesh nė fytyren e tė atit i cili i befasuar kur e pa filloi tė qeshej dhe ashtu me buzė nė gaz ja bėri
- Sa herė tė kamė thėnė se nuk ėshtė televizioni per ty, biro.
Mirė e ka plaku, ēka mė vyen mua tė rrij tanė natėn mė sy nė televizion kur e di se ēfarė punė e mundimshme mė pret qė nė mėngjes. A ka punė mė tė vėshtirė se tė punosh me kafshė. Ani po e percjelli kishe politiken, bile po bajė politik tė madhe se, politik tė fellė, e unė nuk jamė as ma pak e as ma shumė se njė ēoban, edhe atė ēoban katuni se. Ashtu me sytė e pėrgjumur u drejtua nė shtallė dhe me dashamirėsin me tė madhe i zgjidhi lopėt dhe i pėrcolli pėrjashta. Nė oborr e thirri edhe ēenin e tij besnik dhe u nisen nė livadhin qė e kishte jasht fshatit.Udhės kah tė kēyrshe veē ēobana, tyrlifare tė gjith me stupca nė krah.Turli stupci, turli ēobani.Ēobana me shkollė e asi pa shkollė. I kanė vėnė pėrpara lopėt e po ju grahin.Edhe lopėt turlifare, asi tė malit e asi tė fushės, tė rrafshit e asi tė kėrshit, lomsh janė bo. Turli ēobani e turli stupci. E sa pėr ēobana, zot o zot , mundesh me i dallu fare mirė tkahit janė nė tė folun, nė veshje, ēfare kange e knojn, ēfarė instrumenti bajn me veti, ēfarė tė shame ta lėshojn permrapa, marė a prap.
Livadhi si ti kishte ndejtur tanė kohėn dikush me shllaf n’dorė tue e ujit me ujė tė Batllavės ish verdhue si mos mė mirė sa qė kur e shifte ashtu tė gjelbėr Syles i shkonte long pėr goje , dhe shpesh u thoshte lopėve tė veta..- hani , hani he jau hankt n’bark , nuk e thoshte me zė, - se po ta kisha unė gati mėngjesin si ju ēitash shtat kodra i kisha kcye. E sa i xhelozonte. U ulė nė njė qoshe tė livadhit dhe filloi ti shikoi lopėt me kėrpeshat e tyre.Seqė ju ēfaqėn nė kokė pėrallat qė i ndėgjoi mbrėm nė tėlevizion pėr demokracin, pėr lirin , pėr pamvarėsin. Pamjet i ndėrroheshin para syve. Atė moment nė kokė ju kallė drita e atij njeriut tė menēur koka e tė cilit pillte pa nderpre ide tė reja.- Seē po mė sillet njė ide edhe mua - tha. Sytė filluan ti shkėlqenin.- ----Po unė , unė jamė ma i miri, pse tė mos jamė i pari nė kėtė, pse tė mos shkruajn gazetat pėr mua gati nji javė, bile edhe ma shumė. Sepse atė qė kamė me ba unė, si i pari nė demokraci, askush deri me tash as qė ka guxu me e menu.Prap i shikonte lopėt. Qyshė me hi nė mijėvjeqarin e ri me teke tė vjetra. A hihet nė evrop me stupc nė krah. A na pranon neve evropa nėse ende i lidhim lopėt. Cfarė demokracie ėshtė kjo kur duhet me ngranė me gojė tė lidhun.Unė me emėn tė zotit du me ja fillu i pari. Unė kamė me ju dhanė edhe ēobanėve tjer shembull se si duhet tė futet demokracia nė jetė. Duhet dikush me ja fillu i pari. E pse me rrejt ai i pari kamė me qenė unė.Duhet bre vlla me ecė me kohėn, bile kesaj radhe edhe para kohe. Se po se bana unė i pari nuk ma falė historia. E pasha t’madhin me bo e me ma rrasė historia shkelm, ma banė ma zi se me ma rrasė njana prej lopėve tė mia.Prap shikimin e drejtoi kah lopėt e tij .
- Eh mori lopėt e mija, nuk e dini ju se ēka dmth tė jetosh pa kėrpesh. Po ku me ditė ju se a ka jetė ma tė mirė n,ket dyje a jo. Ju tek e fundit jeni vec lopė. Dhe si e tha kėtė i erdhi turp.- Nuk banė Sylo nuk banė ti ofendosh banoret e para tė kėtij veni tė ri me demokraci tė proklamune.Dhe vazhdoi, - ashtė kėnaqesi lopt e mija tė jetosh pa kėrpesh, tek e fundit ju jeni vec lopė, e unė ēoban…po, po do ta ndrrojm me emėn tė zotit edhe ne sjelljen tonė. Pėr kėtė do tju jap fjalėn e nderit kėtė moment. Se na fakt qė jemi ēoban ama do tė bėhėmi ēoban demokrat. Nuk do tė rrijm si do ēobana vetėm me stupc nė krah, tamam si ata diktatorėt. Si ata mė tė shtirt.Me thanė tė vėrteten mė leht po e kam me ju rujt kur po ju kamė nėn kontroll, me kėrpesh pėr dore, po… po ,masi vendosa me ua falė lirin, pra masi vendosa me e ngue menėn time, atėhere diēka duhet me ecė perpara se kėshtu ma nuk shkon. Du me ju tregu kėtė dakik qė ka edhe ēobana demokrata, edhe atė demokrata tė mdhenjė bile.N’kėtė moment pra lopėt e mija ju koft pėrhajr juve liria e mue demokracia. Dhe ta dini se pėr juve unė po sakrifikoj, besa po sakrifikon edhe qeni imė se bo vaki metėt pa punė. Po nasht se nuk ka demokraci, nuk ka liri pa sakrific. U ngrit nė kėmb Syla, mori stupcin e tij e shikoi shtrėmber dhe duke ja bėrė , ēyshė e ke lypė e gjetsh e hudhi me njė stil karatisti sa mundi larg duke i fshir duart pėr teshat pėr hėre tė fundit.Larg, larg meje ti mjet i dhunes ja bėri, larg meje ti mjet i terrorit dhe i diktaturės. Ju afrua lopėve dhe seciles me radhe ua zgjidhi kėrpeshat. Mė pas mori njė qendrim solemn , e forcoi zėrin qė ti dukej sa mė burrėror dhe ju drejtua lopėve.
-Tani jeni tė lira, nga tashė e nė tė ardhmen bile edhe ma anejna juve u mbetėt tė kullotni nė mėnyren moderne pra bashkėkohore, kėtu nė vendin tuaj, nė livadhin tuaj, nė kullosat tuaja…vec nji gja ju lutėm, vetem e vetėm nė livadhet tuaja, nuk ka mi rras hunt edhe nė livadhe tjera, se ju nuk e dini ,... po tjerėt hala se din se ēfare ėshtė evropa e lėre mė me hi aty, ata janė hala nė shekullin e kaluar. Nuk jau man me u bo si unė demokrat, por do tė mbesin pėr jet e mot asi ēfarė ishin den baba den, diktatorė tė fėlliēt, qė mesi presin me ju ngi stupc. Dhe me lotė nė sy, ngase ishte duke e perjetuar emocialisht shpalljen e fitores, ju drejtua qenit tė tij besnik: e ti qenė he i biri qenit qė deri me sotė mė ke sherbyer pa hile po tė lutna qė tashė e tutje tė mos mi ngucėsh lopėt si e ke zakon.I la loptė nė livadhė dhe i pėrcjellur nga qeni i tij besnik u nis kah shitorja e fshatit. Kur mbėrrini te stupci e pėshtyu edhe njihere:- le ta pėrdorin kėta diktatorėt tjer qė nuk marrin erė nga demokracia, se unė edhe lopėt i kamė ma lopė, qebesa edhe qent e tyre vetėm hijen e kanė tė qenit se kurrfare qensh nuk janė. Lopėt i la nė livadhė, kurse vetė u nisė pėr tek shitorja e fshatit .Hyri mbrenda dhe pėrpak u tregoi pėr lėvizjen e tij historike qė kishte nderrmarė, por u tėrhoē.- Jo sotė,- tha se ja nisin edhe kėta mė pas me mė shit mend. -Nesėr do tu tregoi se si mund tė bėhen demokrata po qė se ka pak vullnet.Shitėsit i kėrkoi njė birrė por shumė shpejt e hetoi se nuk kishte tė holla. Ska gajle tha demokratat nė kėtė mėnyrė sakrifikojn, ata gjithmon i kanė gjepat e zbrazėt ama e kanė shpirtin plot. Edhe unė si ata, ēoban po,katundar po, demokrat besa po , fukara…deshti tė thotė po , por u ndal e tha fukara besa jo. Se smundet me qenė fukara ai qė falė liri. Mos me pas nuk kish falė…
Kur ja mori mendja se lopėt ishin fry tuj ngranė u nis kah livadhi gjithnji duke u arsyetuar se lopėt nuk ishin kthyer se ishin tė befasuara nga liria e fituar e se donin qė deri vonė tė festonin, besa ndoshta edhe nuk dinė tė kthehen, se ashtu tė gjorat janė mėsuar qė dikush tjetėr tu prij, e ato gjith me i shkue mbrapa, ashtu siē i shkonte edhe sot qeni i tij.Kur u afrua afėr livadhi buza e poshtme sa nuk i ran nė tokė prej befasis.Kishte menduar se lopėt do tė kullontnin nė mėnyren mė demokratike barin e njomė tė livadhit. Kishte menduar se lopėt tashmė e kishin mėsuar livadhin dhe megjet e tij . Kishte menduar se nuk do ti qelnin telashe me fqinjėt diktatorė, shumėēka kishte menduar…e ato e kishin keēpėrdorun mirėsjelljen e tij.O i mjeri unė i mjeri, a s’tė thashė bre ēenė tė rrije kėtu me kėto a, mblidhi more lopėt he ti mbledhsha eshtrat tye ha, po ēfarė bese paskam pasė unė n’tye bre hajvan bre , po a i besohet qenit sot bre, ska ma asi qenė besnik qė kanė qenė nė gjendje me e sakrifiku edhe jetėn pėr zotnin e tij.U ulė nė qoshe tė livadhit dhe shikonte se si ishin shpėrndarė lopėt nė tė djatht e nė tė shmajt, pak , krejt pak prej tyre kishin mbet nė qender demek nė livadh, bile ajo lara, ah, ajo lara shpijunka, ish shku e komė e krye ish fut n’livadhė tė shkaut, ani nasht po ēyshė me u marrė vesh tani me Unmikun kur ti thot shkau se po duhet me i shit lopėt se pom bonė shtypje, vaj halli e haj medet pėr mue. Filloi tė vrapoi sa mundej pas tyre ,sa ai, sa vraponte qeni i tij. Vetja i dukej se po notonte sa nė pluhur sa nė djersėt qė kishin filluar t’ia kaplonin trupin.- Eh demokracia ,-tha pėr njė moment, -demokracia po ta hajka shpirtin, qebesa me bo me ardh plaku ka me ma ngranė edhe kryt se ai nuk e hanė me e marrė pėrgjegjėsin pėr mue… kur u lodhė e mė nuk mundej tė vraponte ra nė gjunjė nė mės tė livadhit dhe me buzė nė vaj filloi ti lutėt lopėve : - oj lopėt e mija, me sodin ju ma kini nxi jetėn time, ma kini nxi shpirtin timė prej demokrati, po nasht se unė diēysh nashta edhe shpetoi, se e korruptoi babėn, po ju kisha lutun juve tė tuboheni sa nuk ashtė ba vonė. Mblidhuni po ju thamė ndishi qa ashtė demokracia, mblidhuni se po erdhi baba, vaj halli pėr ju e i mjeri unė. Ai nuk ėshtė bėrė demokrat si unė, aj thiu i moēėm ashtė. Me bo me ardhė e me ju gjet kėshtu tė shpėrndara bishtin pėr goje ka me jau ēitun, dhe nji lehtėsim seē e ndjeu nė atė moment, - shyqyr zotit ,tha qė nuk kamė bisht.- Pse bre lopė nuk bahi fer me mue, si u bana unė fer me juve, ju xgidha, ju fala lirin, kullotni u thashė, ku tė mundeni e sa tė mundeni… lopėt as qė donin me ndigjue, kishin fitue liri dhe as qė u shkonte mendja ta futnin kokėn prap nėn kėrpesh. Demokracia moderne u kishte hapur sytė. Donin qė edhe mė tej tė vazhdonin kullotjen e tyre demokratike nė stilin e ri modern. Syla u mbush, nuk mund tė pėrmbahej mė,.vrapoi nė livadhin e fqinjit dhe e gjet stupcin e tij qė e kishte hudhun. Fqinji ja dha edhe tė vetin duke i thėnė se i duhėt, bo vaki e tė thehet stupci ytė sa ta pėrdoresh, ma mirė merre edhe kėtė le tė tė gjindet ngat veti, si rezerv. Me dy stupca nė krah e me pėrcjellje te vazhdueshme te qenit tė tij Syla mezi i mblodhi lopėt. Kur mė nė fund i tuboi, mori frymė thell e tju hini stupc san nė tė majt san nė tė djatht. Kur u shtri pėrtoke pa se aty tashmė kishte punė vetėm veterinari, normalisht pėr ti edukuar lopėt se si tė silleshin nė tė ardhmen .Nga inati i madhė filloi ti merrej fryma, zgjatėte duart, kėrkonte ndihmė, por askush nuk donte tė dinte pėr tė. Nė kokė i buēiste mė tė madhe njė zė. Ēu, ēu ēu po tė thom, o magarė, ky edhe mė tėj pėrpėlitej. Kur pėr njė ēast e hetoi njė tė ftoft nė trup. Vdiēa tha Syla ,vdiēa, deka ndryshe nuk asht, ishalla me kollajllak, nji e rame e fort ja nxori gjumin. - Ēu magar, sa herė mė tė than, ēu se u bo dreka. E lopt hala nuk i ke lėshu, ēi pasha tmadhin zot ēi s’ēohesh menjiherė pa ta rras bishtin pėr goje e me ta nxjerr pėr…
- Ani babė ani, u ndėgjua gėzueshėm zani i Sylės dhe sa fort u gėzua qė ish konė flejt.