Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 102
  1. #1
    -=|ProuD`To`Be`DiNaMo|=- Maska e dinamo
    Anėtarėsuar
    13-10-2004
    Vendndodhja
    KS DiNaMo
    Postime
    90

    Tiranė: projekt i ri pėr stadiumin 'Selman Stėrmasi'

    Ja dhe Foto e Projektit Te Stadiumit Selman Stermasi Qe pritet shum Shpejt Te Filloj Nga punimet
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    WwW.FcDiNaMoTirana.Eu

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Sa vende do ket?
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Projekti ka qė nė 2006-ėn. Nuk e di se sa vėnde do tė ketė, po problemi ėshtė qė akoma nuk ka dal firma qė ta mari pėrsipėr ndėrtimin. Ėshtė thjeshtė hipotez qė pritet nga ēasti nė ēast tė bėhet konkrete.

    Tė shpresojmė po mė shum ka mundėsi ta mari njė kompani Aziatike ndėrtimi, ėshtė e fuqishme nė arenėn ndėrkombėtare nė fushėn e ndėrtimit.

    Ishalla bėhet realitet tė shikojmė njė stadium tė hajrit.

    Kalofshi mirė,
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    25
    Citim Postuar mė parė nga dinamo Lexo Postimin
    Ja dhe Foto e Projektit Te Stadiumit Selman Stermasi Qe pritet shum Shpejt Te Filloj Nga punimet
    Shoh nje stadium te bukur, akoma qe me permasa olimpike ne mos me gabojne syte .Dua te di kush e ben financimin e kesaj vepre ,nga e cila varet dhe fillimi i saj ,ndryshe do te ngelet ne maket

  5. #5
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Me mire mos ta nisin hic se do ngelemi pa stadium fare....po nisi, per nja 10 vjet do mbaroj dhe kombetarja do ti bej ndeshjet ne peqin.
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    bukur duket por do zoti qe te mos mbetet vetem ne letra, por te behet realitet
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  7. #7
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Uroj te mos ngelet thjesht nje projekt ide.
    Duket qe eshte nje projekt mjaft i kushtueshem dhe konkurues. Besoj se do te duhet pune per t'a realizuar.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  8. #8
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anėtarėsuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovė/Iliridė
    Postime
    501
    SHpresoj qe sic eshte nje ide te behet edhe realitet edhe mos te ngele ne gjys
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  9. #9
    Pėr 15 vjet mezi i shtuan ca karrige pėr tu ulur atij qė ėshtė. Kėto jan prralla

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Projekti nė letėr duket i mrekullueshėm. Tirana meriton tė ketė njė stadium tė tillė, modern, me shumė ulėse dhe ideal edhe pėr ndeshjet e Kombėtares Shqiptare.

    Kush di mė shumė informacione rreth kėtij projekti, se sa do tė kushtoj, kush do e ndėrtoj, cila studio arkitekture e ka projektuar, kush e financon, kur nisin punimet, kur mbarojnė etj, etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    31
    "Selman Stermasi", nje projekt modern!

    11 Qershor, Kapaciteti 15?20 mije vendesh, i teri i mbyllur, pa piste atletike, me nje kosto mesatarisht 600?1.00 euro per cdo stol. Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i futbollit Tirana jane shume prane zyrtarizimit te projektit me te madh qe ka pare ndonjehere historia e impianteve sportive ne Shqiperi. Prej dy vitesh “i kycur” ne zyrat e FSHF?se, maketi i stadiumit tani pritet te vihet ne jete, pasi te dyja institucionet duket se kane gjetur rruget ligjore dhe financiare per te filluar “punimet”.

    Stadiumi

    Destinacioni do te jete “Selman Stermasi”. Tribunat do te shemben te gjitha. Stadiumi i ri do te jete 15 ose 20 mije vendesh, kjo mbetet ende ee papercaktuar. Do te jete pa piste atletike dhe tribunat do te jene shume prane fushes. Do te jete i mbyllur dhe i teri me vende te ulura. Do te kete nje lartesi dhe tribunat do te ndahen nga njera?tjetra me xhama plastike dhe jo me kangjella. Mbetet per te diskutuar ndarja e tribunave me fushen, por edhe kjo mendohet te realizohet me xhama plastike. Ambjentet e brendeshme do te jene funksionale dhe moderne. Pritet qe perreth stadiumit te jene dyqane, restorante dhe lokale, nderkohe qe “pronaret” do te shfrytezojne edhe sheshin perpara per parking. Zyrat e klubit Tirana do te jene te vendosura ne stadium, nderkohe qe pritet qe ne kendn ku ndahet tribuna kryesore me tribunen anesore te jene te vendosura zyrat e FSHF?se, te dala pak nga stadiumi dhe te mbyllura me xhama.

    Pronaret

    Kater donatoret e Tiranes kane filluar nepermjet klubit Tirana punen per privatizimin e klubit. Ne Ministrine e Ekonomise kane filluar procedurat te cilat pritet te mbarojne shpejt. Zyrtare te Ministrise e kane konsideruar kete projekt si nje te tipit “pilot” dhe, nese ka rezultat me Tiranen, atehere do ta aplikojne edhe me klubet e tjera. Ne menyre paralele eshte arritur nje akord verbal ne Bashkine e Tiranes qe te merret leja per marrjen e stadiumit me koncesion per 99 vite nga donatoret bardheblu. Kjo u jep te drejten atyre qe te ndertojne stadiumin dhe te perfitojne prej tij te gjitha te ardhurat. Zyrtarizimi pritet te behet brenda ketij sezoni futbollistik.

    Fondet

    Klubi i ftubollit Tirana i ka kerkuar ndihme Federates Shqiptare te Futbollit per te qene partnere ne kete nisem. Federates i intereson nje gje te tille dhe eshte zyrtare fakti qe kane nisur bisedime me UEFA?n per te gjetur fondet e nevojshme. Ne nje interviste te dhene kohe me pare, presidenti Duka ka thene qe projekti dhe fondet jane gati, pritet vetem trualli. Tani “token” ja ve ne dispozicion Tirana. Ne leter ka dy variante. Njeri “full?option” qe do te thote se per cdo stol virtualisht shpenzohen 1.100 euro, nderkohe qe versioni me i pranueshem eshte 700 euro per stol. Me nje llogari te thjeshte, nese ndertohet nje stadium 15 mije vendesh atehere kosto totale e tij shkon 10 milione e 500 mije euro. FSHF ne projektin fillestar ka menduar te shpenzoje rreth 20 milion euro per stadiumin, keshtu qe nuk eshte e jashtezakonshme sikur te rritet numri i vendeve dhe kostoja per stol per nje impiant edhe me modern. Parate jane gati, mbetet per te filluar.

    Fitimet dhe perdorimi

    Nje gje eshte e sigurte, me nje stadium te tille modern “pronaret” fitojne shume. Perpos gjithe ndeshjeve te futbollit dhe mundesise per te dhene stadium me qira si per perfaqesuesen, ashtu edhe per klubet e tjera qe do te duan te luajne, pronaret do te kene mundesi te japin me qera ose te shfryteozojne per interesat e tyre gjithe hapesiren brenda dhe rreth e rrotull stadiumit. Eshte menduar qe ne kete hapesire mund te ndertohen rreth 30 lokale, garazhe dhe restorante te tipeve te ndryshme. Me pak durim, investimi fillestar nxirret per nje kohe jo shume te gjate.

    Futbolli

    Ajo qe fiton me shume nga kjo histori eshte klubi i Tiranes dhe tifozet shqiptare. Donatoret me kete gje lidhen ngushte me klubin dhe te pakten i krijojne skuadres me te mire shqiptare nje siguri financiare. Te ardhurat me shume nga mjetet anesore do te thote rritje e financave dhe synime te medha, per kalimin e tureve ne kupat e Europes dhe per arritjen e asaj qe deri tani eshte konsideruar nje tabu, daljen me fitim nga sezoni futbollistik. Futbolli ka filluar si biznes, jo si nje mjet per t’u bere i njohur nepermjet sponsorizimeve.

    A duhet nje stadium me kapacitet me te madh?

    Ne diskutimin per te ndertuar nje stadium te ri edhe mes paleve ka pasur nje debat, nese stadiumi duhet te kishte, apo jo, nje kapacitet, bie fjala prej 30 mije vendesh. Ne fakt perfundimisht drejtuesit e kesaj nisme kane vendosur qe “jo” duke iu referuar nje logjike te paster ekonomike. Nje stadium i tille do te ishte i veshtire te mbushej dhe nje kosto shtese prej 10 milione eurosh nuk do ta justifikonte nje gje te tille. Mund te ndodhe qe kerkesat te jene me te larta per ndonje ndeshje te vecante te perfaqesueses por nje studim i tregut nga ana e projektuesve beri te ditur se Shqiperia nuk e ka luksin qe te ofroje cdo te shtune me shume se 15 mije njerez ne stadiumin qendror.

    Te dhena per stadiumin

    Per nje vit pritet te zyrtarizohen te gjitha “letrat administrative” per te filluar punimet e stadiumit.

    Projekti zvicerian, qe eshte miratuar per stadiumin, ka dy plane. Stadium 15 dhe 20 mije vendesh.

    Kostoja virtuale per cdo stol ne stadium eshte 700?1 mije euro.Ne stadium do te jene te instaluara edhe zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit.FSHF ka siguruar nje “OK” verbal nga ana e drejtuesve te UEFA?s per te marre nje shume ne forme donacioni per ndertimin e stadiumit.Fondet do te jene ne bashkepunim nga FSHF?ja dhe kater donatoret e Tiranes.Stadiumi teorikisht do te jete i klubit te Tiranes por nuk perjashtohet mundesia qe edhe Partizani e Dinamo te luajne ndeshje ne kete impiant kundrejt qirase.Stadiumi mund te perdoret edhe per koncerte.Stadiumi do te jete njesoj ne te kater nivelet e tij, pra me kater platforma dhe do te kete te pakten 15 banjo publike. Ambjentet e brendeshme jane afersisht te njejta dhe te se njejtes cilesi me “Karaiskakin” e Athines.

    Tifozet

    Nje nisme e tille do te ofronte me shume njerez ne stadium. “Qemal Stafa”, pavaresisht se mbetet stadiumi me i mire ne Shqiperi eshte pothuaj i amortizuar dhe aspak bashkekohor duke krijuar aspak komoditet per te gjithe ata qe duan te ndjekin nje ndeshje futbolli.

    Ndryshimet ne stadiumet e Europes Lindore

    Te gjitha stadiumet kryesore te Europes Lindore kane pesuar nje rikonstruksion gjate ketyre viteve pas shembjes se “Bllokut Komunist”. Ne shumicen e rasteve eshte ruajtur origjinaliteti i stadiumeve tipike sovjektike, megjithate ne ndonje rast, si ai i Lokomotives se Moskes, eshte kthyter ne tipik europian. Ruajtja e origjinalitetit konsiston vetem ne fasade ne Bullgari dhe ne ish vendet e Bashkimit Sovjetik, sepse ne ambjentet e brendeshme stadiumet kane nderruar komplet fytyre.

    N?_qiperi investimet kane qene gjithnje sporadike dhe ndryshimet kaq te vogla sa sigurisht qe kemi stadiumin nderkombetar me “te varfer” te Europes. Interesimi per ndeshjet e perfaqesueses dhe logjika e biznesit ka detyruar ndryshimin e madh nen projekitn zvicerian.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    31
    15 - 20 mije ulese nuk me duket i pershtashem nese kemi parasysh ndeshjen Shqiperi Greqi dhe disa ndeshje tjera te keti niveli.

  13. #13
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga BlackPanther Lexo Postimin
    15 - 20 mije ulese nuk me duket i pershtashem nese kemi parasysh ndeshjen Shqiperi Greqi dhe disa ndeshje tjera te keti niveli.
    Ndeshje si ajo ndodhin shume rralle dhe nuk i justifikon shpenzime miliona dollareshe. Kapaciteti prej 20 mije eshte ideal.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  14. #14
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi Lexo Postimin
    Ndeshje si ajo ndodhin shume rralle dhe nuk i justifikon shpenzime miliona dollareshe. Kapaciteti prej 20 mije eshte ideal.
    Kėtė mendim kam dhe unė. Maksimumi 25 mijė, por jo mė shumė se pastaj ne ndeshjet e kampionatit do duken si 10 veta dhe ata 100 qė shkojnė.

  15. #15
    Trepca&Chelsea
    Anėtarėsuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    Kuukuu, ne ligen e futbollit shqiperise nuk shkojne as 1000 shikues po doni me ndertu nje stadion me 15.000 ose 20.000 shikues.

  16. #16
    Trepca&Chelsea
    Anėtarėsuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    Shqiperi ose Kosova duhet te kete nje stadium te tille.

    MODERATORI:

    FOTO TEPER TE MEDHA, ANDAJ U HOQEN!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 19-06-2009 mė 03:30

  17. #17
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Davius Lexo Postimin
    Projekti nė letėr duket i mrekullueshėm. Tirana meriton tė ketė njė stadium tė tillė, modern, me shumė ulėse dhe ideal edhe pėr ndeshjet e Kombėtares Shqiptare.

    Kush di mė shumė informacione rreth kėtij projekti, se sa do tė kushtoj, kush do e ndėrtoj, cila studio arkitekture e ka projektuar, kush e financon, kur nisin punimet, kur mbarojnė etj, etj.
    Kjo ishte njė ide e tifozave Shqiptarė si unė dhe ti, dhe ju bė njė kėrkesė federatės, ata sigurisht qė e pėrdorėn kėtė nė fushatėn e tyre elektorale pėr zgjedhjet e FSHF dhe u tha se stadiumi Selman Stermasi (ish Dinamo) do tė rindėrtohej nė njė stadium tė tipit Anglez, pa pistė olimpike, dhe me shkallėt shumė pranė fushės, me rreth 25 000 vėnde dhe se financimi do tė bėhej 50% FSHF dhe 50% UEFA.
    Dhe kaq, mbaroi dhe kjo histori sepse pas kėsaj askush nuk e pėrmėndi mė dhe sigurisht qė e mbuloi dhe kėtė "projekt" pluhuri i harresės.
    Nuk e di se nga i ka gjetur "dinamo" kėto foto-projektet pasi asnjėherė nuk u bė projekt pėr kėtė stadium.
    Mund tė jenė thjesht fantazi e ndonjė tifozi.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    perpara se te bejme nje stadium te tille mendoj qe me perpara duhen hedhur invesime per skuadrat dhe sidomos per tifozet dhe grupimin e tyre
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  19. #19
    Trepca&Chelsea
    Anėtarėsuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    Citim Postuar mė parė nga Gzim_Cool Lexo Postimin
    Shqiperi ose Kosova duhet te kete nje stadium te tille.

    MODERATORI:

    FOTO TEPER TE MEDHA, ANDAJ U HOQEN!!!!
    E pata fjalen per kete stadium.

    Mund te shikoni fotot ketu

    http://www.skyscrapercity.com/showth...=560126&page=6

  20. #20
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Fytyra e re e “Qemal Stafes” .

    Ndertimi i stadiumit kombetar “Qemal Stafa” ka filluar ne vitin 1939 dhe inaugurimi eshte bere ne vitin 1946 me ndeshjet e ballkaniades.

    Kane kaluar rreth 64 vjet nga inaugurimi i ketij stadiumi, nderkohe qe vitet e fundit ndryshimet kane qene minimale, aq sa per t’i dhene mundesine UEFA-s dhe FIFA-s qe te mbyllin nje sy per te na dhene lejen e zhvillimit te ndeshjeve nderkombetare. Kane qene problemet e organit te futbollit shqiptar me shtetin ne vitet e shkuara qe nuk i kane dhene mundesine diskutimit dhe pranimit te nje projekti per rikonstruksion te “Qemal Stafes” apo per nje stadium te ri.

    Ashtu si pohoi dhe vete presidenti i federates, Armand Duka, aktualisht jane dy variante, ai i nje stadiumi te ri ne periferi te Tiranes me nje kosto qe mund te shkoje rreth 40 milione euro dhe rikonstruksioni i stadiumit kombetar “Qemal Stafa” me nje kosto prej 12 milione eurosh. Varianti i pare duket me i larget dhe ende ne hapat e para, per shkak te kostos se tij shume te larte per nje federate te varfer si e jona, nderkohe rikonstruksioni i “Qemal Stafes” ka nje projekt konkret. Jane dy variante per rikonstruktimin e ketij stadiumi.


    I pari teresisht i mbuluar dhe me nje shtim kapaciteti deri ne rreth 20 mije vende nga 17 mije qe ka aktualisht. Por duket se ky eshte nje luks per ne, ashtu si edhe kostoja e cila eshte me e larte. Kjo e fundit ishte dhe arsyeja e rrezimit te ketij projekti per ta zevendesuar me nje variant tjeter. Nderhyrja ne tribunen qendrore do ta coje ne 6000 vende, ndersa per tribunen VIP jane rezervuar 400 vende. Gjithashtu, projekti parashikon shtimin e vendeve per gazetaret, dy salla te konferencave per shtyp dhe zona miks. Do te realizohet mbulimi i plote i tribunes qendrore dhe asaj te 20-shes apo karshise, ku jane tribunat D1,D2,D3,D4.

    Ne diskutimin parimor qe kane bere perfaqesuesit e FSHF-s me ata te Ministrise se Sporteve eshte diskutuar qe gjysmen e ketij investimi, pra 6 milione euro t’i siguroje federata dhe 6 te tjera qeveria. Duke u nisur nga nje kosto totale prej 12 milione eurosh, pamja e re e stadiumit “Qemal Stafa” eshte me reale deri ne realizimin e endrres per te pasur nje stadium te ri.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •