Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 149 prej 149
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Mediat e Irfanit/ 400 milione lekė nga institucionet shtetėrore

     Feb 25, 2016  Aktualitet, Kryesore

    Mediat e Irfanit/ 400 milione lekė nga institucionet shtetėrore
    Gazeta Panorama, shoqėria mediatike nė pronėsinė e biznesmenit Irfan Hysenbelliu ka pėrfituar transferta prej qindra miliona lekė nga institucionet shtetėrore. Referuar statistikave tė Open Spending Albania, rezulton se pėrfituesi Panorama Group ka marrė nė total 38.019.350 lekė tė reja nga buxheti i shtetit, pėr llogari tė institucioneve shtetėrore, lidhur me shėrbimet qė media nė fjalė ka ofruar.

    Pėr periudhėn e viteve 2012-2013, rezulton se nė llogarinė e Gazetės Panorama janė kryer 278 transferta me vlerė totale 23,037,671.00 lekė. Siē shihet nė raportet e mėposhtme, shėrbimet e kėsaj medie janė ofruar pėr institucione tė ndryshme, si pėr shembull Bashki, Ministri, Agjenci Shtetėrore etj. Kryesisht kategoria e shpenzimit lidhet me printime,publikime apo libra.

    Ndėrkaq, nė vitin 2014 rezulton se media e Irfan Hysenbelliut ka pėrfituar nė total plot 12,682,379.00 lek tė reja (ose rreth 127 milion lek tė vjetra). Pėr kėtė vit, mėsohet se janė kryer 89 tranferta, ndėrsa rezulton se ėshtė pėrfshirė ndėr tė tjera edhe kategoria e shpenzimit ‘Posta dhe shėrbimi korrier’.

    Referuar statistikave tė mėposhtme, pėr periudhėn 2015-2016, Panorama Group ka pėrfituar 2,299,300.00 lek tė reja nė sajė tė shėrbimeve tė ofruara. Rezulton se janė kryer 51 transferta. Shpenzimet e insitucioneve shtetėrore pėr kėtė periudhė varjojnė nga 5500 lekė deri nė 507.000 lekė, tė tranferuara nga Thesari i shtetit pėr llogari tė Panorama Group. Pra nė total, kjo media ka marrė rreth 400 milion lek pėr vetėm tre vite nga institucionet shtetėrore./citynews
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Ndėrtimi tek Parku. Meta gjobė kundėr Erion Veliaj? Njė gazetar ndėrmjetės

    Publikuar nė 18:15, 16 Mars, 2016 nga SYRI.net
    ilir meta - veliaj - lefter koka
    Ka njė debat mbi ndėrtimin e njė kėndi lojrash dhe grand kafe brenda parkut kombėtar. Njė pjesė e pakapur e shoqėrisė civile po e kundėrshton fort ndėrtimin nė park pėr dy arsye. E para ėshtė kundėr ligjit dhe e dyta i hap rrugėn shkatėrrimit tė tė vetmit park qė i ka mbetur Tiranės.

    Por ka dhe njė element tjetėr qė nuk po i jepet shumė rėndėsi. Ndoshta njė element qė nxjerr nė pah dhe njė pėrplasje tė madhe qė po ndodh ndėrmjet Edi Ramės dhe njė ministri tė tij nė qeveri. Bėhet fjalė pėr ministrin e mjedisit Lefter Koka.

    Kryeministri Rama prej kohėsh po i bėn presion tė jap lejen mjedisore pėr kėtė ndėrtim tė filluar tashmė, por po has nė rezistencen e pamenduar tė ministrit tė tij. Ky i fundit mėsohet sė ėshtė nė tė njėjtin presion nga kryetari i tij i partisė dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. Burime pėr “SYRI.net” pohojnė se Meta e ka kėrcėnuar me “djegie politike” Lefter Kokėn, nė rast se e jep lejen e mjedisit.

    Erion Veliaj gjendet nė njė situatė tė vėshtirė edhe nė raport me Prokurorinė. Kjo e fundit e ka nė “tavė” nė rast se vendos tė filloj hetimet pėr lejen. Rama dhe Veliaj nuk e kishin menduar kėtė rezistencė tė ministrit Lefter Koka.

    Po pse po e pengon Meta, Lefter Kokėn tė lėshojė lejen e mjedisit? Qėndrim parimor? Vėshtirė tė besohet kur bėhėt fjalė pėr Ilir Meten. Meta dhe parimi janė afėr aq sa Nexhmije Hoxha me Gonxhe Bojaxhi.

    Gjoba? Rasti pėr njė gjobė tė madhe ndaj kreut tė bashkisė Veliaj ka gjasa tė jetė arsyeja e bllokimit. Gjithashtu, ka zėra se gazetarė fqinjė tė Ilir Metės dhe Erion Veliajt po ndėrmjetėsojnė pėr tė shpėtuar Veliajn nga sikleti dhe tė “qerasin” Ilir Metėn mė ndonjė ”nder bashkiak”.

    Kėto zėra hidhen poshtė ose vertėtohen pėrfundimisht nga leja ose jo e mjedisit pėr parkun.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar par pėr postimin:

    pranvera bica (29-03-2016)

  4. #143
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    GĖRDECI, 10 FAKTE QĖ MEDIA NUK I THOTĖ


    Cdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte tė pėrsėritura mbi dosjen ‘Gėrdeci’. Fakte tė stėrthėna apo detaje tė pėrzgjedhura nga dosja qė tregojnė diēka, ndonėse kjo dosje fsheh ende disa tė panjohura dhe probleme thelbėsore, qė media nuk preferon asnjėherė t’i eksplorojė.
    HashtagAL ofron nė vijim 10 fakte dhe ngjarje, tė verifikuara, tė cilat japin njė tjetėr kėndvėshtrim, tė ndryshėm nga sa jeni mėsuar tė lexoni mbi ēėshtjen ‘Gėrdeci’.


    -1. Nuk dihet arsyeja pse shpėrtheu ‘Gėrdeci’

    Pas shpėrthimit, prokuroria shqiptare pajtoi agjencinė amerikane ATF pėr tė hetuar shkakun e shpėrthimit. Ekspertėt amerikanė kryen studimin dhe konkluzioni qė ata dhanė nė fakt nuk ishte njė konkluzion, por njė dilemė.

    Ekspertėt amerikanė dhanė 5 shkaqe hipotetike qė mund tė kishin shkaktuar shpėrthimin. Ndėrsa nė raport amerikanėt shkruanin: “shkaku i pestė mund tė jetė ndonjė arsye tjetėr qė ne nuk e kemi parashikuar nė kėtė raport”.

    Faksimile raporti i ATF
    Ekspertiza e ATF

    Me pak fjalė hetimi nuk dha asnjė rezultat, por prokuroria shqiptare mori njė nga shkaqet hipotetike tė shpėrthimit dhe e bėri fakt tė kryer. Prokuroria tha se ishte karroca e saldimit shkaku, ndonėse ekspertėt thoshnin se kjo s’mund tė vėrtetohej, por thjesht dyshohej.

    Ish-kryeprokurorja Ina Rama nuk u pyet asnjėherė nga media se pėrse ajo zgjodhi arbitrarisht pėr tė konvertuar nė akuzė njė fakt hipotetik tė pavėrtetuar me ekspertizė.


    -2. Prokuroria pėrjashtoi nga hetimi njeriun mė tė rėndėsishėm

    Fabrika e Gėrdecit ishte ligjėrisht nė pronėsi tė biznesmenit amerikan Patrick Cornelious Henry III. Biznesmeni shqiptar Mihal Delijorgji, ishte ligjėrisht njė nėnkontraktor i Henryt.

    Por prokuroria shqiptare nuk shpalli asnjėherė fletė-arresti pėr biznesmenin amerikan Patrick Henry, gjatė gjyqit prokuroria kėrkoi qė Henry tė dėshmonte nga SHBA-ja nėpėrmjet njė video-konference. Prokuroria shqiptare nuk dha asnjėherė arsye se mbi ē’bazė e pėrjashtoi z.Henry nga hetimet dhe pse ajo i mori tė mirėqėna deklarimet e tij se kontrata e dytė mes tij dhe Ministrisė sė Mbrojtjes ishte falsifikuar.

    Biznesmeni amerikan mori menjėherė imunitet nga prokuroria shqiptare dhe nuk u bė pėr asnjė moment objekt hetimi. Njė rast i rrallė ky ku arrestohet nėn/kontraktori dhe lihet i lirė kontraktori qė ka pėrgjegjėsinė direkte.



    -3. Stafi i Ambasadės Amerikane nė Tiranė ishte nėn hetim nė SHBA

    Kongresi nė SHBA ngriti njė komision hetimor pas artikullit nė NYT. Komisioni “Waxman” nisi hetimin e fakteve dhe pjesė e hetimit ishin disa zyrtarė tė rėndėsishėm tė ambasadės amerikane nė Tiranė.

    Por pėrtej kėtij fakti dhe dyshimeve tė bazuara se kėta zyrtarė kishin nxitur dhe toleruar kėtė biznes, nė Tiranė situata paraqitej krejt ndryshe. Ishte ambasada amerikane dhe ky staf qė mbikqyrte hetimet dhe qė udhėzonte ish-kryeprokuroren Ina Rama mbi mėnyrėn se si duhej tė hetonte.

    Ky ishte njė nga konfliktet mė flagrante tė interesit, por askush nuk foli. Askush.



    -4. Gazeta “New York Times” devijoi investigimin

    nyt
    Shkrimi i NYT, i pėrshtatur nė variantin shqip

    Ndonėse gazeta “New York Times” nuk kishte nė epiqendėr fabrikėn e Gėrdecit dhe demontimet, por kishte kontratėn e shitjes sė fishekėve kinezė, ngjarjet lidheshin nėpėrmjet disa personazheve.

    Por shkrimi i bujshėm i NYT ofroi njė histori rozė me njė djalosh qė quhej Efraim Diveroli, i cili kishte arritur tė fitonte njė kontratė tė majme nė Pentagon pėr blerjen e fishekėve.

    E vėrteta ėshtė se Efraim Diveroli nuk ka qenė asnjėherė njė kontraktor i Pentagonit. Sepse korporata qė fitoi kontratėn nė Pentagon quhej “BETA” dhe ėshtė njė nga korporatat mė tė fuqishme nė botė nė biznesin e armatimit.

    Djaloshi Efraim Diveroli, u bė nėn/kontraktor i kompanisė “BETA” dhe jo i Pentagonit. Pra ishte kompania “BETA” lojėtari kryesor nė kėtė histori, por emri i kėsaj kompanie thuajse nuk u pėrmend fare. Me kompaninė “BETA” ishin tė lidhur disa drejtues dhe ish-drejtues nė dekada tė Pentagonit.

    “BETA” kishte pajtuar kompaninė e Diverolit pėr tė bėrė ‘punėt e pista’ me fishekėt kinezė. Kjo skemė i vlejti, sepse kur plasi skandali ishte Diveroli ai qė u “dogj”, ndėrsa reputacioni i kompanisė “BETA” qėndroi i papėrlyer.



    –5. Prokuroria shqiptare ndėrtoi njė akuzė absurde

    Akuza kryesore qė prokuroria shqiptare ngriti ndaj Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Dritan Minxollit ishte ajo e “vrasjes me dashje dhe paramendim”.

    Absurdi i kėsaj akuze qėndronte nė faktin se kur akuzon dikė pėr vrasje me paramendim, duhet me doemos tė ofrosh dhe motivin pse ėshtė orkestruar vrasja. Motivin prokuroria nuk e jepte dhe nuk dinte ta thoshte.

    Pėr cilėn arsye njė biznesmen duhej tė vriste punėtorėt e vetė dhe tė hidhte nė erė njė biznes qė i sillte miliona dollarė fitime?

    Megjithatė prokuroria i qėndroi kėsaj akuze deri nė fund, ndonėse gjykata ja rrėzoi duke e konsideruar si njė akuzė absurde dhe tė pabazuar.


    -6. Aksidentin e Kosta Trebickės e ‘certifikoi’ njė amerikan

    Ēdo 15 Mars vijnė nė media fakte dhe detaje nga dosja “Gėrdeci” e bashkė me to nuk mungojnė asnjėherė dhe dyshimet mbi atė qė i ndodhi Kosta Trebickės. Vdekja e Trebickės u klasifikua zyrtarisht si njė aksident automobilistik, ndonėse perceptimi publik nė shumicėn e tij e dyshon si njė vrasje.

    download (2)Por ajo qė mediat shqiptare harrojnė pėrherė qė ta thonė ėshtė fakti se janė pikėrisht amerikanėt ata qė e klasifikuan dhe e certifikuan si ‘aksident’ kėtė vdekje.

    Pas vdekjes sė Trebickės, prokuroria shqiptare, me ndihmėn e ambasadės amerikane pajtoi njė ekspert amerikan tė quajtur Kevin Teter, ai rezultonte pronar i njė ofiēine mekanike nė Kaliforni. Teter erdhi nė Tiranė bėri ca matje dhe doli nė konkluzionin se Trebicka kishte humbur jetėn si pasojė e pėrmbysjes sė makinės sė tij.

    Raporti autoteknik i ekspertit amerikan ishte dhe baza ku u mbėshtet prokuroria shqiptare pėr ta quajtur vdekjen e Trebickės si njė aksident.


    -7. CIA i dha certifikatė mirėnjohje Ylli Pinarit nė burg

    Ndėrsa ish-drejtori i kompanisė MEICO, Ylli Pinari, ndodhej nė qelitė e burgut 313 i arrestuar dhe nėn akuzė, brenda qelive tė burgut ndodhi njė ngjarje e panjohur pėr publikun e gjerė.

    Pėrfaqėsues tė shėrbimeve amerikane i dorėzuan atij nė burg njė certifikatė mirėnjohje pėr disa shėrbime qė kishte kryer nė bashkėpunim me autoritetet e CIA-s.

    Pinari kishte bashkėpunuar pėr interes tė shėrbimeve amerikane nė disa misione jashtė Shqipėrisė.



    -8. Laptopi i Pinarit u bastis dhe materialet i’u dhanė medias

    SEANCA PER GERDECIN - Dy prej te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Faktit, ku Pinari ka fajesuar Forcat e Komandos se Bashkuar FKB, si pergjegjese per tragjedine e Gerdecit.
    Ylli Pinari dhe pas tij Dritan Minxolli

    Njė nga ngjarjet mė pikante tė ndodhura me hetimin e Gėrdecit, ishte dalja nė media e tė gjithė dosjes qė dispononte prokuroria. Mes dokumenteve tė shumta ishin dhe materialet e gjetura nė laptopin e Ylli Pinarit, ish-drejtor i MEICO.

    Disa prej fotove tė gjetura e tregonin Pinarin edhe gjatė njė vizite nė fabrikat e armėve nė Korenė e Veriut. Koreja e Veriut ėshtė njė vend armiqėsor ndaj Shteteve tė Bashkuara dhe vizita e Pinarit atje ishte pėr llogari tė shėrbimeve amerikane.

    Por ndonėse ishte njė vizitė tepėr sekrete dhe delikate, dokumentet dhe fotot e kėsaj vizite rrodhėn nė media duke sjellė njė situatė qė mund tė ndodhė vetėm nė republikat e bananeve.



    -9. Amerikanėt kėrkuan qė Ylli Pinari tė mos arrestohej

    Arrestimi i ish-drejtorit tė MEICO-s Ylli Pinari ka ndodhur mes shumė polemikash. Amerikanėt e konsideronin atė njė partner efikas dhe tepėr tė besuar, ndėrsa i kėrkuan autoriteteve shqiptare qė tė mos e arrestonin.

    Kėmbėnguljen mė tė madhe qė Pinari tė arrestohej e kishte ish-Presidenti Bamir Topi.

    Pėrtej sugjerimeve tė partnerėve amerikanė qė arrestimi i Pinarit ‘duhej menduar mirė’ Topi i dha dritė jeshile ish-kryeprokurores Ina Rama pėr tė ekzekutuar arrestimin.

    Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė ku ėshtė arrestuar drejtori i kompanisė shtetėrore tė shitblerjes sė armatimeve.

    Drejtorėt e kėtyre kompanive kanė njė valencė tė veēantė, ata nuk janė zyrtarė dosido, por janė nyje ku lidhen shėrbime inteligjente dhe interesa strategjike. Janė njerėzit e ‘punėve tė pista’ qė i ka ēdo shtet dhe arrestimi i tyre nuk ėshtė thjesht njė ēėshtje ligjzbatimi.


    -10. Dorėheqja e Zamir Shtyllės ende e pazbardhur

    zamir shtylla ina rama
    Ina Rama dhe Zamir Shtylla

    Ish-drejtori i Hetimit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme Zamir Shtylla ishte njeriu kyē qė drejtoi hetimet mbi Gėrdecin. Por Shtylla dha krejt papritur dorėheqjen nga posti ndėrsa prokuroria duhej tė vendoste se ēfarė do tė bėnte me Rrahman Selmanllarin, i cili njihej si njė mik i Shkėlzen Berishės dhe i dilte emri nė disa dokumente dhe kontrata nė dosje.

    Arsyet e dorėheqjes sė Zamir Shtyllės nuk u bėnė asnjėherė tė qarta pėr publikun dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama nuk sqaroi asnjėherė atė qė kishte ndodhur, ndonėse prokuroria mori namin sikur po bėnte njė hetim ‘rigoroz’ duke pėrballuar presionet politike.

    E vetmja gjė e sigurt qė dihet mbi z.Shtylla ėshtė se porsa erdhi qeveria Rama nė pushtet, e emėroi atė nėndrejtor tė Pėrgjithshėm tė Doganave.

    /HashtagAL/
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #144
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Po kush i le mediat te shprehen te lirshme...kane frike se e gjejne veten ne rruget e Voskopojes apo ne tunelet e Elbasanit....mjere ne thuaaaj!

  6. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Po Medja na mashtron me, po ne nagjejne ata me! Mire mire!

  7. #146
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Mediat jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove mashtrojne. Ata kane perfitimet personale ne rend te pare e pastaj mireinformimin e opinionit. Kjo nul eshte cudi e madhe kur njeriu shet edhe veten per para.

  8. #147
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    EKSKLUZIVE – MIMI KODHELI FSHEHU KONTRATAT E ALEKSANDĖR FRANGAJT


    Kodheli Rama FrangajNjė vendim i Gjykatės Administrative tė Apelit, ka zbuluar se si ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė fshehur kontratat e dyshimta tė fituara nga Aleksandėr Frangaj me Ministrinė e Mbrojtjes pėr spotet publicitare.

    Bėhet fjalė pėr kontrata tė fituara nė vitet 2009-2013 (disa miliona dollarė), pra nė kohėn e qeverisė Berisha, por qė Kodheli nuk donte t’i bėnte publike. Gjykata me vendim tė formės sė prerė mė 17 Mars 2016 e ka detyruar Kodhelin t’i zbardhė kėto kontrata.

    Historia e gjyqit filloi nė vitin 2014 kur qendra juridike “ResPublica” hodhi nė gjyq Ministrinė e Mbrojtjes, sepse kjo e fundit nuk vinte nė dispozicion kontratat e spoteve publicitare tė lidhura nė vitet 2009-2013.

    vendimi i gjyqit1
    Vendimi i Gjykatės Administrative tė Apelit, 17 Mars 2016

    Aktet e vendimit gjyqėsor zbulojnė se kėrkesės zyrtare tė ‘ResPublica’ ministrja as nuk kishte denjuar t’u kthente pėrgjigje.

    Por kur shkoi nė gjyq e paditur nga “ResPublica” justifikimi i Kodhelit ka qenė spektakolar. Sipas saj, kėto kontrata nuk mund tė viheshin nė dispozicion pėr publikun pasi ishte duke u kryer njė hetim nga prokuroria dhe dilte sekreti hetimor.

    Ishte e vėrtetė se prokuroria po kryente njė hetim pėr kėto kontrata, por ėshtė po kaq e vėrtetė se kallėzimin e kishte bėrė me bujė vetė Kodheli e cila, 5 muaj pasi bėri kallėzimin, shkoi dhe e tėrhoqi mbrapsh.

    Aktet gjyqėsore zbulojnė se Kodheli ka bėrė ēdo gjė qė kėto kontrata tė mos publikoheshin, ajo injoroi dhe nuk i ktheu pėrgjigje fare qendrės ‘ResPublica’, ndėrsa kur u hap gjyqi pėr vėnien nė dispozicion tė kontratave, ministrja nxori si pretekst njė hetim tė cilin ajo vetė e nxiti dhe vetė u tėrhoq.

    Po ēfarė ka ndodhur me Kodhelin? Pse kjo ministre rilindėse ka mbrojtur me kaq fanatizėm kėto kontrata tė dyshimta tė lidhura nga qeveria Berisha?

    Si shpjegohet ky qėndrim i saj, kur ajo vetė, personalisht, kur ishte nė opozitė ka dalė nė foltoren e PS-sė dhe i ka denoncuar kėto kontrata tė Frangajt me qeverinė Berisha?

    Shpjegimin nuk mund ta gjejmė dot tek Kodheli, pasi ajo ėshtė marionetė nė kėtė histori, zbaton urdhrat, shpjegimin e gjejmė pakėz mė lart, tek kryeministri i vendit, tek Edi Rama.

    Edi Rama i acaroi shumė marrėdhėniet me Frangajn pas vitit 2009, ndėrsa TV-Klan dhe Frangaj u shpallėn armiq tė Partisė Socialiste pas 21 Janarit 2011.

    Pas 21 Janarit 2011 shprehja ‘Tė fala Sandrit’ u konvertua nė ‘Sandri mbron vrasėsit’.

    Porsa erdhi nė pushtet, nė Tetor 2013, qeveria Rama nisi verifikimin e kontratave publicitare qė kishte marrė Frangaj dhe kompanitė e lidhur me tė. Ish-ministri i Punės, Spiro Ksera dhe disa bashkėpunėtorė tė tij u hetuan pėr kėto kontrata, ndėrsa Kodheli ēoi nė prokurori kontratat e majme qė Frangaj kishte fituar nė Ministrinė e Mbrojtjes.

    Por nė fillim tė vitit 2014, ngjarjet morėn njė tjetėr trajektore. Rama bėri paqe me Frangajn dhe gradualisht TV-Klan u shndėrrua nė njė televizion pro-qeverisė rilindėse.

    Viti 2014 ishte dhe viti kur partneri kryesor nė biznes i z.Frangaj, biznesmeni Samir Mane fitoi nga qeveria Rama dhe tė drejtėn pėr ndėrtimin e njė fshati luksoz turistik nė Himarė, ndėrsa favorizimi nė biznes pėr Frangajn dhe Manen vijoi njėsoj si nė kohėn e qeverisė Berisha.

    Ky ndryshim kursi kapi gafil shumė ministra dhe bashkėpunėtorė tė Edi Ramės. Ata deri dje kishin dalė nė foltore e kishin shėnjestruar fort Frangajn, por tani duhej tė lėpinin atje ku kishin pėshtyrė, sepse kapiteni ishte bėrė prapė mik me Frangajn.

    Aq fort janė lidhur Frangaj me Ramėn sa kur plasi skandali CEZ-DIA nė Shtator 2015, e ku dyshimet janė se Rama orkestroi njė linēim mediatik nė formė presioni ndaj Ilir Metės, studioja ku u shfaq skenari ishte pikėrisht nė Opinionin e TV-Klan.

    Madje pjesė e panelit ishte dhe gazetari Artan Hoxha, i spikatur pėr rolin nė krah tė interesit publik mė 21 janar 2011, njė ngjarje pėr tė cilėn dikur Frangaj doli hapur nė mbrojtje tė qeverisė Berisha dhe televizioni Klan luajti njė rol tė dorės sė parė nė relativizimin e ngjarjes.

    Dosja CEZ-DIA ishte dhe momenti kur Frangaj shpalli hapur pėrkatėsinė dhe shėrbimin e plotė dhe pa kushte ndaj Ramės, ndonėse TV-Klan ndodhej nė njė konflikt tė pastėr interesi, sepse Samir Mane, aksionar i kėtij televizioni, ishte gjithashtu njė nga biznesmenėt qė kishin mbledhur borxhet e prapambetura shtetėrore ndaj CEZ-it.

    Mediat dhe portalet pro-qeveritare qė dikur nuk linin gjė pa thėnė pėr lidhjet Frangaj-Berisha, sot kanė heshtur tė gjitha. Frangaj u tregoi se ata janė ‘de facto’ ushtarė tė tij, sepse kryeministri Rama ėshtė bėrė njė partner i afėrt i tij.

    Njėsoj vijon dhe sot kjo marrėdhėnie. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse Mimi Kodheli, dikur si opozitare dilte nė foltore e akuzonte pa dorashka Frangajn, ndėrsa sot, si ministre, i duhet ta mbrojė atė kokėulur, si njė ushtare e bindur e kapitenit. / HashtagAL
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #148
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Skandalet e Ilir Beqajt s'kanė fund! I shkruan tė moshuarės qė kishte vdekur, i biri e masakron me pėrgjigjet, ja ēfarė shkruan pėr shėrbimin nė QSUT!



    googleplus




    Skandalet e Ilir Beqajt s'kanė fund! I shkruan tė moshuarės qė kishte vdekur, i biri e masakron me pėrgjigjet, ja ēfarė shkruan pėr shėrbimin nė QSUT!




    Postuar: 22/06/2016 - 16:50




    Dhe ēudirat nuk kanė tė sosur…nė vendin tonė. Njė klishe e pėrdorur rėndomtė por qė fatkeqėsisht nuk ikėn nga moda. E ēudia e fundit vjen nga shėndetėsia, aty ku jemi mėsuar tė shohim lloj-lloj skenash deri nė makabritet. Ministri i Shėndetėsisė, Ilir Beqaj sė fundmi i ka dėrguar mesazh pėr ta pyetur pėr shėrbimin qė kishte marrė nė QSUT njė tė moshuare qė kishte ndėrruar jetė pėr fat tė keq.



    Dhe ai qė ia ka kthyer pėrgjigjen ka qenė i biri, fotografi Felix Bilani. Ai ka publikuar mesazhet qė ka shkėmbyer me numrin nga ku shkruan ministri Beqaj dhe ka edhe njė pėrgjigje pėr shėrbimin nė QSUT, qė sipas tij ėshtė Kabul.



    Njė ēudi tjetėr qė pėrmend Bilani, ėshtė njė deklaratė e drejtoreshės qė iu thotė kirurgėve se po tė lexonte mund tė operonte.



    Ja ēfarė shkruan Felix Bilani nė faqen e tij nė facebook:

    Papėrgjegjshmėria e Ilir Beqės nė kėto lloj dacibaosh ėshtė e frikshme……..e para Nena ime ka 2 muaj e gjysmė qė ka ndėrruar jetė. Dhe kėtu ku ardhur ky mesazh ėshtė numri im dhe unė quhem Felix Bilani. Me kėtė gjė treguat thjesht qė jeni bėrė zyrė funerali dhe asgjė mė tepėr. Por meqė je ēun trendy po tė them nja dy gjera pėr shėrbimin tėnd…..1 urgjenca e Tiranės ėshtė 0 ndėrsa mjeket janė asa…

    2. Njė drejtoreshė qė u thotė kirurgėve nė mbledhje qė edhe unė po tė lexoj operoj tregon sa i pėrgjegjshėm je

    3. Nė qendrėn qė ti e quan spitalore akoma pėrdoret analginė gjė qė ėshtė e ndaluar nė pothuajse tė gjitha vendet e botės

    4. Ilaēet qė ti tenderon janė tė dhj** sepse nuk bėjnė asnjė efekt

    4. Veē termit Kabul QSUT nuk ka emėr tjetėr

    5. Mjekėt paguajnė ēdo ditė parkimin qė ti ke dhėnė me koncesion

    6. Nė sallat e operacionit nuk ke as penj dhe as kapėse pėr tė mbyllur plagėt dhe kur ne i blejmė vetė histerizmi i njerėzve qė ti ke vėnė aty e quan korrupsion.

    Tani nja dy fjalė tė thjeshta… meqė njė gafė e tillė pėr mua ėshtė skandal… tani nėse nuk e ke harruar, ti e di qė unė kam njė karrierė goxha tė mirė nė media edhe pse nuk punoj mė nė to. Por tė premtoj qė do kthehem dhe do merrem vetėm me QSUT dhe Ministrinė e shėndetėsisė tė premtoj.

    Felix Bilani 22.06.2016
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #149
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Mediat e kazanit kapen nė flagracė/Ja si gėnjejnė pėr shoqėrimin e Berishės

    Shumica e shtypit tė shkruar sot, ashtu si disa media klienteliste nė edicionet e lajmeve dje raportonin se “Policia kishte shkuar nė shtepinė e Sali Berishės dhe nuk e kishte gjetur. Aty kishte lėnė njė procesverbal dhe ishte larguar”.

    Njė shartlatanizėm mediatik i servirur nga Endri Fuga dhe i shpėrndarė me devotshmėri nga mediat e kazanit tė kryeministrit.

    Sė pari asnjė gazetė, asnjė portal, asnjė televizion i kazanit nuk ka oftuar foto tė policisė qė “mėsynte” shtėpinė e Sali Berishės. Ska asnjė fakt qė e vėrteton kėtė, megjithėse mediat e kazanit kanė hapur gazetat.

    Sė dyti nuk tregojnė njė procesverbal, tė shkruar me dorė nga policėt dhe tė dorėzuar. Por njė letėr tė printuar, tė shkruar me kompjuter. Ku e gjetėn policėt kompjuterin kur shkuan tek shtepia? Si e printuan dokumentin?

    Ai ėshtė njė dokument i pėrgatirur nė zyrat e Policisė. Duke e ditur qė Berisha ishte nė zyrė shkuan dhe i dorėzuan gardistit qė bėn shėrbimin tek dera procesverbalin e gatuar nga Saimir Tahiri dhe Endri Fuga. Kaq qesharakė dhe kaq banalė, sa procesverbalin e kishin shkruar dhe vulosur mė parė, nuk i lanė inspektorėt as tė shkonin tek ashensori. “Ēoni procesverbalin, dy gisht letėr tek Kuvendi se pastaj meret kryeministria me kėtė punė”, ky ka qenė urdhėri dhe asgjė mė shumė.

    Mė pas Fuga publikon letrėn qė komisariati i drejtoi Kuvendit dhe kjo letėr tregon se policia “mėsyn”, “rrethon”, “rrėmben me forcė”, ish –kryeministrin e vendit. Kaq banale, tė pabesueshėm dhe qesharakė sa as bacevani i Ramės nė Surel nuk e beson kėtė skenar idiotesk tė gatuar nga fugat qė xhirojnė mediat e kazanit.

    Sė treti mund tė themi se Endri Fuga ka pėrdorur botuesit pėr tė theksuar se policia ėshtė e fortė dhe mund tė marė edhe Sali Berishėn. Provokimi i fugave me polici duket njė veprim i ulet dhe i neveritshėm, ai thjesht kėrkon tė nxisė tension dhe tė tregojė se Berisha u tremb e shkoi nga frika.

    Fuga e di mjaft mirė qė Berisha mė shpejt nxjer Edi Ramėn nga zyra sesa shkon ta marė policia, por problemi nuk ėshtė thjesht Fuga dhe skemat e tij banale. Problemi janė mediat dhe kryeredaktorėt e tyre qė e dinė mjaft mirė tė vėrtetėn dhe servirin njė show tė turpshėm pėr shqiptarėt.

    Media qė vėrtet pėrdoren kaq keq sa as nuk i neverit dot pėr cfarė shkruajnė me urdhėr nga zyra e Ramės. Nuk i neverit sot sepse i kanė braktisur shqiptarėt duke i katandisur tė shesin vetėm 10 mijė gazeta tė gjithė sė bashku./Citynews
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •