Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Gjuha e Mikenës – është pellazgoshqipe

    Ragip Sylaj | 29-09-2010

    “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre” , është libër i autorëve Luftulla H. Peza dhe Liljana Peza, të botuar në Tiranë (2009), libër që u përurua dje në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ky është konsideruar kontribut i rëndësishëm, siç tha referuesi i këtij përurimi Rexhep Doçi, për të parët tanë - pellazgët.

    Libri është i organizuar në dy pjesë: Shkrimi i “Linearit B të Mikenës” është në gjuhën pellazgo-shqipe, Iliada, një vështrim i shkurtër historik.

    Problemi shumë i vështirë për historinë, gjuhën dhe shtrirjen e pellazgëve paraantikë, sipas Rexhep Doçit, është shqyrtuar në këtë libër të autorëve Peza me disa mendime të reja, të shfaqura në bazë të gjetjeve arkeologjike të arkeologëve të mirënjohur H. Shliman dhe A. Evans, dhe të të dhënave të dijetarëve angleze, Michael Ventris e Xhon Kaduik. Me disa mendime këtyre dijetareve gjermanë e angleze, kur është fjala për gjuhën greke dhe shqipe, bashkautorët e librit në shqyrtim kujtoj se me të drejtë nuk pajtohen.

    Libri hapet me sqarimin e një mbishkrimi të shekullit të 14 p. e. s., që emërtohet si mbishkrim i Linearit B i Mikenës, i gjetur në një qytet Pyllos, pranë qytetit të Mikenës në veri të Peloponezit, që në shqiptarët e njohim Peloponezin më tepër si More, dhe është një ujdhesë mbase me territor sa dy Kosova të sotme, që shtrihet si ndërmjet
    Greqisë e Italisë Jugore.

    “Një çështje me interes dhe e re për ne është se bashkautorët e librit "Drite e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre" konstatojnë se shkrimet pellazge në fillim kanë qenë të shkruara nga e majta në të djathtë, e mandej nga djathta në të majtë. Ndërkaq, shkrimet greke, sipas dijetarëve, u stabilizuan dhe shkruan që nga shek. V p. e. s. ëm nga e majta në të djathtë”, tha më tej Doçi.

    Sipas tij, bashkautorët Peza kanë bërë edhe një punë të mirë sidomos që e kanë botuar këtë vepër në dy pjesë, pjesa e parë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, sepse, deri më sot dijetarët e huaj apo botërorë janë njoftuar për historinë dhe gjuhën e popullit tonë më tepër prej autorëve të huaj në gjuhët e tyre dhe gjuhët botërore, kurse me anë të kësaj vepre (nga autorët shqiptarë) tashti mund të njoftohen edhe në gjuhën më aktuale botërore – anglishten.

    Sipas autorëve, ndërkaq, u paraqit përfundimi i nxjerrë në këtë libër se, gjuha e Mikenës është gjuhë e vjetër pellazgjike, përkatësisht pellazgoshqipe, e jo në gjuhën e vjetër greke, sepse nuk përkon me të dhënat arkeologjike.

    Si referuesi Rexhep Doçi po ashtu edhe njëri nga autorët e librit “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, Luftulla H. Peza konstatimet e tyre në harmoni me gjetjet arkeologjike e në bazë të gjuhës shqipe i ilustruan me shembuj të shumtë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •