SHBA: PS te votoje Gjykaten Administrative
Shtetet e Bashkuara te Amerikes i vene ultimatum klases politike, qe brenda dates 30 shtator, te miratoje ne Parlament, ligjin per Gjykaten Administrative. Ne te kundert, Shqiperia rrezikon te marre ndihmat qe SHBA-te, japin per programin e ketyre gjykatave. Ne nje njoftim per shtyp, Ambasada Amerikane ne vendin tone, e ben te qarte, rrezikun per Shqiperine ne rast se vijon te zvarrise ligjin per Gjykatat Administrative. Ligj i cili deri me sot, po mbahet peng nga mosdhenia e konsensusit te opozites per te. "Vonesat ne miratimin e ligjit per "Gjykatat Administrative", rrezikojne vazhdimesine e ndihmes se qeverise se SHBA per Gjykatat Administrative. Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit "Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative," te njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative", thuhet ne qendrimin e kesaj ambasade. Aty sqarohet se me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA te mund te perfundojne, ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator, 2010.? Kjo ambasade ve ne dukje faktin, se projektligji ka mbetur pezull ne Kuvend qe ne fillim te vitit 2009 dhe deshtimi per ta miratuar ate, do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut. "??Ligji per Gjykatat Administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor, te forcoje shtetin ligjor, dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike. Ligji mbi Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi, taksat, pensionet, regjistrimin e pronave, kompensimin e pronave, si dhe ceshtje te tjera te rendesishme", thuhet ne reagimin e Ambasades Amerikane ne vendin tone. Gjithashtu, vleresohet se ngritja e ketyre gjykatave, do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Evropian.? Per kete arsye, ?Ambasada e Shteteve te Bashkuara, nxit Kuvendin qe ta miratoje ligjin pa vonesa te metejshme. Ndihma e SHBA per Programin e Gjykatave Administrative nuk do te vazhdoje nese mungon miratimi i ketij ligji", theksohet ne njoftim.? Ligji, eshte nje prej gjashte perberesve te programit te pragut te dyte te korporates "Sfida e Mijevjecarit", i cili u nenshkrua ne shtator te 2008-es dhe ka nje rendesi teper te vecante qe konsiston ne ndihmen qe SHBA-te japin per Shqiperine ne promovimin e transparences ne sistemin gjyqesor, ne forcimin e shtetit ligjor dhe ne menyre te vecante ne rritjen e besimit te publikut tek institucionet shteterore. Ligji, peng i votes se socialisteve Projektligji "Per Gjykaten Administrative", pjese e paketes se reformes per drejtesi, e cila synon te zgjidhe mosmarreveshjet mes biznesit dhe krijimin e nje klime sa me te favorshme per te, vijon te mbetet ne zyrat e Kuvendit prej mesit te 2008 -es. PS nuk e dha voten e saj duke e quajtur kete gjykate, politike. Mazhoranca, nga ana tjeter, i ka bere shpeshhere apel opozites parlamentare, ta votoje kete ligj. E ne kete suaze perplasjesh, miratimi i ketij drafti s'kishte si te mos terhiqte dhe vemendjen e kreut te shtetit, qe ne cilesine e kryetarit te KLD jo pak here ka bere apel per reflektim. Pjese e debatit ishin grupet e interesit, te cilet ne menyre zyrtare i kane kerkuar opozites qe te mos behet peng per miratimin e ligjit. Drafti i hartuar ne bashkepunim me Euralius, Sigma e grupet e interesit, synon mbrojtjen e biznesit nga praktika abuzive te administrates shteterore. "Ftoj opoziten te votojme te enjten ligjin per Gjykaten Administrative" Vetem pak minuta pas ultimatumit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u beri thirrje deputeteve, qe ta votojne diten e enjte, me 30 shtator, ligjin per "Gjykatat Administrative". Afat ky i fundit, i percaktuar si limit kohor dhe nga Ambasada e SHBA-ve ne vendin tone. Ne fakt, prej kohesh Kryetarja e Kuvendit, Topalli, ka bere thirrje per votimin e ketij ligji, i cili kerkon jo pak por 84 vota per tu miratuar. Por mungesa e dhenies se konsensusit nga opozita, nuk e ka mundesuar kalimin e tij, ndonese prej gati dy vitesh eshte depozituar ne Kuvend. "Ftoj edhe nje here deputetet e opozites, qe diten e enjte te respektojne mandatet qe mbajne e te votojne ligjin per Gjykaten Administrative, qe eshte ne rend dite prej shume muajsh, bile qe nga legjislatura e kaluar", ben thirrje Topalli, duke u kujtuar deputeteve te opozites, edhe mandatet e marra. Sipas saj, ky ligj ka nje rendesi substanciale per biznesin, drejtesine dhe transparencen, ndaj ajo perserit ftesen e saj ndaj opozites qe t'i bashkohet maxhorances per kete ligj qe kerkon 3/5 e votave. "Ky nuk eshte ligj per partite, ky eshte ligj per shtetin, per vendin, interesat e te cilit duhet te jene mbi cdo interes tjeter", theksoi ajo. Ngritja e shtate Gjykatave Administrative qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve, kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme, per SHBA-ne shihen si nje domosdoshmeri jetike. Opozita deri me sot nuk e ka dhene konsensusin per miratimin e ketij ligji, duke zvarritur votimin e tij ne Parlament.
Rozeta Rapushi - Koha Jone
Krijoni Kontakt