Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1

    SHBA: PS te votoje Gjykaten Administrative PS: JO!

    SHBA: PS te votoje Gjykaten Administrative

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes i vene ultimatum klases politike, qe brenda dates 30 shtator, te miratoje ne Parlament, ligjin per Gjykaten Administrative. Ne te kundert, Shqiperia rrezikon te marre ndihmat qe SHBA-te, japin per programin e ketyre gjykatave. Ne nje njoftim per shtyp, Ambasada Amerikane ne vendin tone, e ben te qarte, rrezikun per Shqiperine ne rast se vijon te zvarrise ligjin per Gjykatat Administrative. Ligj i cili deri me sot, po mbahet peng nga mosdhenia e konsensusit te opozites per te. "Vonesat ne miratimin e ligjit per "Gjykatat Administrative", rrezikojne vazhdimesine e ndihmes se qeverise se SHBA per Gjykatat Administrative. Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit "Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative," te njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative", thuhet ne qendrimin e kesaj ambasade. Aty sqarohet se me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA te mund te perfundojne, ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator, 2010.? Kjo ambasade ve ne dukje faktin, se projektligji ka mbetur pezull ne Kuvend qe ne fillim te vitit 2009 dhe deshtimi per ta miratuar ate, do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut. "??Ligji per Gjykatat Administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor, te forcoje shtetin ligjor, dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike. Ligji mbi Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi, taksat, pensionet, regjistrimin e pronave, kompensimin e pronave, si dhe ceshtje te tjera te rendesishme", thuhet ne reagimin e Ambasades Amerikane ne vendin tone. Gjithashtu, vleresohet se ngritja e ketyre gjykatave, do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Evropian.? Per kete arsye, ?Ambasada e Shteteve te Bashkuara, nxit Kuvendin qe ta miratoje ligjin pa vonesa te metejshme. Ndihma e SHBA per Programin e Gjykatave Administrative nuk do te vazhdoje nese mungon miratimi i ketij ligji", theksohet ne njoftim.? Ligji, eshte nje prej gjashte perberesve te programit te pragut te dyte te korporates "Sfida e Mijevjecarit", i cili u nenshkrua ne shtator te 2008-es dhe ka nje rendesi teper te vecante qe konsiston ne ndihmen qe SHBA-te japin per Shqiperine ne promovimin e transparences ne sistemin gjyqesor, ne forcimin e shtetit ligjor dhe ne menyre te vecante ne rritjen e besimit te publikut tek institucionet shteterore. Ligji, peng i votes se socialisteve Projektligji "Per Gjykaten Administrative", pjese e paketes se reformes per drejtesi, e cila synon te zgjidhe mosmarreveshjet mes biznesit dhe krijimin e nje klime sa me te favorshme per te, vijon te mbetet ne zyrat e Kuvendit prej mesit te 2008 -es. PS nuk e dha voten e saj duke e quajtur kete gjykate, politike. Mazhoranca, nga ana tjeter, i ka bere shpeshhere apel opozites parlamentare, ta votoje kete ligj. E ne kete suaze perplasjesh, miratimi i ketij drafti s'kishte si te mos terhiqte dhe vemendjen e kreut te shtetit, qe ne cilesine e kryetarit te KLD jo pak here ka bere apel per reflektim. Pjese e debatit ishin grupet e interesit, te cilet ne menyre zyrtare i kane kerkuar opozites qe te mos behet peng per miratimin e ligjit. Drafti i hartuar ne bashkepunim me Euralius, Sigma e grupet e interesit, synon mbrojtjen e biznesit nga praktika abuzive te administrates shteterore. "Ftoj opoziten te votojme te enjten ligjin per Gjykaten Administrative" Vetem pak minuta pas ultimatumit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u beri thirrje deputeteve, qe ta votojne diten e enjte, me 30 shtator, ligjin per "Gjykatat Administrative". Afat ky i fundit, i percaktuar si limit kohor dhe nga Ambasada e SHBA-ve ne vendin tone. Ne fakt, prej kohesh Kryetarja e Kuvendit, Topalli, ka bere thirrje per votimin e ketij ligji, i cili kerkon jo pak por 84 vota per tu miratuar. Por mungesa e dhenies se konsensusit nga opozita, nuk e ka mundesuar kalimin e tij, ndonese prej gati dy vitesh eshte depozituar ne Kuvend. "Ftoj edhe nje here deputetet e opozites, qe diten e enjte te respektojne mandatet qe mbajne e te votojne ligjin per Gjykaten Administrative, qe eshte ne rend dite prej shume muajsh, bile qe nga legjislatura e kaluar", ben thirrje Topalli, duke u kujtuar deputeteve te opozites, edhe mandatet e marra. Sipas saj, ky ligj ka nje rendesi substanciale per biznesin, drejtesine dhe transparencen, ndaj ajo perserit ftesen e saj ndaj opozites qe t'i bashkohet maxhorances per kete ligj qe kerkon 3/5 e votave. "Ky nuk eshte ligj per partite, ky eshte ligj per shtetin, per vendin, interesat e te cilit duhet te jene mbi cdo interes tjeter", theksoi ajo. Ngritja e shtate Gjykatave Administrative qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve, kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme, per SHBA-ne shihen si nje domosdoshmeri jetike. Opozita deri me sot nuk e ka dhene konsensusin per miratimin e ketij ligji, duke zvarritur votimin e tij ne Parlament.

    Rozeta Rapushi - Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Spahiu: PS po bėn pazare me Gjykatėn Administrative

    Njė ditė pas ultimatumit qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i bėnė tė majtės politike pėr tė votuar Ligjit pėr Gjykatėn Administrative, nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu akuzon Partinė Socialiste se po bėn pazare politike me gjyqėsorin dhe se pėrmes refuzimit tė kėsaj gjykate kėrkon tė pengojė fuksionimin e gjyqėsorit.
    Kreshnik Spahiu: “Nėn tė ėshtė interesi i politikės pėr tė kontrolluar gjyqeėorin. Refuzimi pėr ta votuar ėshtė refuzimi pėr tė penguar funksionim e pushtetit gjyqėsor. Sfida politike ėshtė me partinė nė pushtet, jo me gjyqėsorin. Gjykatat nuk janė peng dhe konsecion politik i askujt ”.
    Nga ana tjetėr, nėnkryetari i KLD –sė shpjegon pasojat qė bien mbi gjyqėsorin nėse socialistėt do tė refuzojnė ta votojnė kėtė ligj nė seancėn e sė enjtes. Njė projekt i financuar nga amabasada amerikane ka trajnuar gjyqtarė tė cilėt do tė merren me zgjidhjen e ēėshtjeve administrative dhe do tė punojnė nė bazė tė kodit tė ri administrative, do tė bllokohet.
    Kreshnik Spahiu: “Mijėra dollarė tė taksapaguesve amerikane pėr trajnime bllokohen. Pasojat janė me vite gjykime, ulje e cilėsisė dhe gjithė asistenca tėrhiqet”.
    Pėrmes njė deklarate, qeveria amerikane kėrkoi miratimin e ligjit brenda dates 30 shtator, duke paralajmėruar se nė tė kundėrt, do tė bllokoheshin fondet pėr kėtė gjykatė, njė prej gjashtė pėrbėrėsve tė Programit tė Pragut II tė Korporatės ,“Sfida e Mijėvjeēarit" – Shqipėri. Nė deklaratė theksohej se miratimi i ligjit ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr tė ndihmuar Shqipėrinė qė tė promovojė transparencė nė sistemin gjyqėsor, tė forcojė shtetin ligjor, dhe tė rrisė besimin e publikut tek institucionet publike.

    Klan Tv
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Opozita qe eshte aq shume e interesuar per te miren e vendit

    Kunder SHBA, nen kujdesin e vecante te zotit Edi Rama

    Shtetet e Bashkuara ofrojne se paku 200 milione dollare projekte, ne mbeshtetje te krijimit te Gjykates Administrative, nisme e domosdoshmeri e biznesit qe ka ngecur pa votuar per shkak te kundershtise socialiste nen kujdesin e vecante te kryesocialistit zotit Edi Rama. Kjo mbeshtetje eshte vetem nje pjese e projekteve te Sfides se Mijevjecarit ku vendi yne eshte kualifikuar, duke mos harruar se mbeshtetja amerikane per Shqiperine ne te vertete kapercen miliarda euro., nuk matet me monedhe dhe do ishte pamundesi praktike te mberrinte ne nje forme tjeter. USAID e ka ofruar para, ndihme teknike e profesionale per shume sherbime te transparences, per QKR, QKL, etj, nje investim ne reformen rregullatore duke bere qe Shqiperia te perparoje pabesueshmerisht ne raporte nderkombetare, te nise faqe reformash, ka paralajmeruar qarte e me seriozitet te pakrahasueshem. E ne vijueshmeri te kesaj mbeshtetje ligjore e ekonomike ishte edhe Gjykata Administrative, nje domosdoshmeri per biznesin qe gjendet me vite dyerve te gjykatave duke lene pafund kohe, para dhe energji per zgjidhje mosmarreveshjesh me administraten apo subjekte te tjera. Indiferenca e pakuptimte e Partise Socialiste ne perpjekjet per te bere opozite me cdo ngjarje me rendesi sjell gjasa qe te mos shnderrohet ne produkt politik vleresues nga institucionet dhe shtetet qe ndjehen te lodhura nga vizioni i munguar e deshira per te perfituar aksione aty ku bursa luan ndryshe. Edi Rama pasi ka luajtur pa rregulla loje, pandershme me Keshillin e Evropes, pasi ka refuzuar por edhe fyer deri diku perfaqesues te qeverise se Brukselit, me fjalorin e tij te kohes se piktorit, mendon ta ktheje ne format sjelljen JO. Projektligji ka kaluar ne institucione, ka marre miratim nga Komisioni i Ligjeve ne parlament qe ne prill te vitit 2009, ka marre ne konsiderate opinionet, sugjerimet e grupeve te interesitdhe nuk ka mundur te marre votat e opozites qe jane ne menyre te perseritur refuzuese dhe kushtezuese. Ambasada e Shteteve te Bashkuara nepermjet zevendesambasadores jep alarmin se "deshtimi per miratimin e ketij legjislacioni do te coje ne mbylljen e fondeve qe administrohen nga USAID", ligji per gjykatat administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor, te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike". Kerkuesit nepermjet grevave te urise te paprecedent ne kete kohe, socialistet nen regjimin e Rames, nuk votojne themelet gjyqesore te transparences qe ofron ligji, per Gjykaten Administrative. Ky institucion shume i rendesishem, do te mundesonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje si punesimi, taksat, pensionet, regjistrimin e pronave, kompensimin e pronave, e ceshtje te tjera te rendesishme. Dhe selia diplomatike me me peshe ne Shqiperi, mbeshtetja me e madhe e Shqiperise ne planet, kerkon qe ne politikisht te biem dakord me te drejten, te mos leme shteg per abuzime e sorollatje pa fund. Por deshira roze kerkon te djege vetem me nje te rene te kartonit 200 milione dollar projekte, vetem me nje pertese fizike e inat individual miliona dollar investime, por dhe miliarda te tjere perkrahje te pazevendesueshme. Shqiptaret munden te nderrojne partite politike, bindjet e tyre, te nderrojne kahje sepse nuk jane gjendur mire politikisht me kryetaret e partive, drejtuesit e tyre. Mund te jene deputete demokrate, socialist, votues te majte e te djathte. E keto sjellje i kane teresisht ne dore ti zgjedhin vete, duke percaktuar se daten e zgjedhjeve qofte lokale apo parlamentare te vendosin per kete te kene deshire, per cilindo qe i ka bindur me teper. Ne kete drejtim, ne kete udhe te orientimit politik nuk ka gje qe merr kandar ndikimi. Por ne kapercim te kesaj trimerie pushteti, ne nuk kemi aspak luks qe te refuzojme ate qe eshte e dobishme per ne, e konkretisht kur oferta vjen per shqiptaret, e jo per partite politike. SHBA, ne projektin e investimeve, mbeshtetjes per Shqiperine nuk kane bere asnjehere diferencime, per te marre parasysh se kush qeveris, ne cdo rast kane konsideruar se ndihmat jane ne dobi te qytetareve te ketij vendi qe edhe sot e kesaj dite voton maksimumi 50-55 per qind per koalicionet qeverisese, por voton 95 perqind si popull proamerikan, Ne kete cilesi te qendrimit, politikanet socialiste duhet te bejne zgjedhje me te mire se te thone jo, per me shume se dy vjet, e te vene si gur prove kutite e Rames, kuti qe nderkombetaret i kane hapur procedurialisht. Munden opozitaret e sotem kur te jene neser ne pushtet te refuzojne po njelloj projekte te ngjashme, te behen "te forte" e te diktojne perralla me lepuj. Jo jo, kete karshillek nuk e kane aspak ndaj mbeshtetesve tane te medhenj qe qeverisin planetin, por ndaj vetes, e votuesit kane nje mundesi per tu kujtuar e terhequr vemendjen, duke i lene ne te njejtin post politik qe mbajne per nje kohe ende me te gjate. Nese nen kujdesin e vecante te Zotit Rama nje pjese e politikes shprehet kunder qendrimit, perkrahjes, projekteve amerikane, ne shqiptaret nuk e duam si takse. Nuk ka as kundershtim nga opozita per nene te caktuara, nuk ka asnje draft tjeter te cilin ata ta kishin ofruar ne dy vjet si perpjekje per te bashkepunuar, ka nje dygermesh JO aspak politik, me te cilin kryebashkiaku Rama, sillet si pushtetar lokal me gjithe pretendimin qendror qe shfaq ne udhetimet ne rrethe. Shqiperia gjendet e lire, jashte dhunes se pashembullt komuniste, genocidit, pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut, si nje emer tjeter, tani faktor ne rajon, ne Ballkan, me fqinj Kosoven si shtetin me te ri te lire e te pavarur, thjesht, qarte, pa asnje lloj dileme, nen kujdesin e vecante te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne te kundert, humbja e kujteses, eshte gjithnje nje problem per te ardhmen e cilido lideri, pavaresisht profesionit, qofte ai edhe politikan i ri apo i vjeter. Opozita ka dhe pak ore te korrigjoje Ramen dhe sjelljen e tij, te votoje Gjykaten qe nuk eshte as e majte e as e djathte, te votoje pas marrjes se vendimit tjeter te komisionit te Brendshem me 28 tetor per liberalizim te vizave. Ka dhe pak ore qe te vazhdoje te na binde demokrateve e socialisteve, te majteve e te djathteve, se meritojme te jemi me fat nen kujdesin e vecante te SHBA.

    Basir Collaku - Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    PS sfidon SHBA, s'voton Gjykaten Administrative

    Rozeta Rapushi
    Opozita refuzon te votoje projektligjin per "Gjykatat Administrative", pavaresisht apelit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, se me kete akt, humbet ndihma e tyre per keto gjykata. Ne nje seance te shoqeruar me debate, deputetet socialiste riperseriten qendrimin e grupit duke e kushtezuar voten per kete ligj me hapjen e kutive te votimit. Ka qene Gramoz Ruci ai i cili eshte shprehur se paketa e opozites ka te beje me ndryshimin e filozofise se mazhorances. "Ja ku eshte vullneti yne per te votuar cdo ligj e reforme. Ngrini komisionin hetimor sipas rezolutes se PE-se, ulemi te negociojme, ne te kundert ne nuk terhiqemi nga kauza jone. Nderpriteni seancen, mblidhemi, ne ketu jemi. Te ngrihet hetimi, per zgjedhjet, uluni me qetesi, pranoni 5-6 pikat tona ne axhenden e Parlamentit dhe te ecim para. Nese nuk e ndryshoni kete filozofi, qe te ulemi nepermjet negociatave jo demagogjise, jo vetem qe nuk terhiqemi, por jemi te vendosur, qe te vijojme kauzen tone", beri te qarte Ruci. Mos pranimi i ketyre kerkesave, coi opoziten menjehere ne kembe, duke braktisur seancen plenare ne momentin e votimit te projektligjeve, mes te cileve dhe ai per "Gjykaten Administrative", i cili kerkon plot 84 vota per t'u miratuar. Qe ne fillim, socialistet permes sekretarit per ceshtjet ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj, kane dhene dje argumentet se pse opozita nuk do te votoje nje nisme te tille, pavaresisht rendesise qe ka ajo per vendin. Duke lidhur votimin e nje ligji te tille me debatet politike dhe ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit 2009. "Une kam dy drafte ne dore. Nje per gjykaten administrative dhe se dyti projektvendimin per ngritjen e Komisionit Hetimor me nenshkrimet e te gjithe deputeteve socialiste. Ofroni konsensus per hetimin mbeshtetur ne kutite e materialeve zgjedhore dhe ne jemi te gatshem te japim kontributin dhe konsensusin tone", tha Xhafaj. Sipas tij, vetem ne kete menyre, socialistet jane te gatshem qe te japin konsensusin e plote per te shqyrtuar nismen ligjore per "Gjykatat Administrative" si dhe te votojne ate se bashku me propozimet e nderkombetareve. Ne te kundert, ky konsensus do te mungoje. "Ne projektvendimin per hetimin e zgjedhjeve nuk flitet per numerim, as per rinumerim dhe as per flete votimi. Eshte fiks sic e keni kerkuar e pranuar publikisht zoti Kryeminister. Ofroni konsensusin tuaj per ta votuar kete projektvendim. Kjo sfide eshte per ju. Me nje levizje te vetme mund te zgjidhni njekohesisht shume gjera. Mund te permbushni ndershmerisht detyrimet e pakryera perpara aleatit tone strategjik, ta garantoni ate realisht per ndershmerine e vullnetit tuaj. Nderkohe ky eshte nje moment per te bere politike", theksoi ai. Sipas Xhafaj, e gjithe kjo behet per shenjterine e votes se lire, vota e cila eshte ne themel te madheshtise dhe demokracise edhe te aleatit strategjik, Shteteve te Bashkuara, qe keshillojne te bejme politike konstruktive. "Per voten e lire pa te cilen nuk ka drejtesi te lire, biznes te lire, qytetare te lire. Reflektoni e veproni zoti Kryeminister. Ndryshe do te deshmoni proven tuaj te radhes te paaftesise qeverisese dhe duhet te largoheni", vijoi ai, duke parashtruar keshtu kerkesat dhe kushtet e opozites per kete nisme ligjore. Sipas tij, PS ka dhene konsensus te plote per kete projektligj qe dy vjet me pare dhe ka kontribuar aktivisht ne diskutimin e tij ne komisionin e ligjeve qe ne legjislaturen e meparshme. E megjithate sipas socialistit, verejtjet e opozites, te pushtetit gjyqesor, te grupeve te interesit dhe te ekspertizes nderkombetare, nuk u perfshine ne projektligj, i cili erdhi i paplote ne Kuvend. Ne mbeshtetje te ketij qendrimi ka qene dhe kreu i Grupit, Ruci. PS: Berisha nuk zbatoi pjesen e detyrimit ne marreveshje me SHBA Partia Socialiste fajeson maxhorancen e me shume kryeministrin Sali Berisha, se me pasivitetin e tyre qellimkeq, nuk zbatuan pjesen e tyre te detyrimit ne marreveshje me qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per ligjin per "Gjykaten Administrative". Sipas socialisteve, per te ndertuar alibine e tij per pune te pakryera apo pune te kryera keq, kryeministri po tenton te vere Partine Socialiste perballe ketij deshtimi te radhes se qeverise. "Ne emer te grupit Parlamentar te Partise Socialiste po ju ofrojme jo thjesht nje sfide. Jo nje kusht, po nje konsensus. Po ju ofrojme ne menyre publike nje oferte te ndershme politike", ofroi Fatmir Xhafaj.

    KJ

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Ashtu sikundėr pritej opozita nuk e votoi nė Parlament projektligjin pėr gjykatėn administrative. Gjithashtu siē pritej, pozita po i fryn me tė gjitha bulēitė borive tė propagandės pėr ta denoncuar opozitėn si "antiamerikane", si bllokuese tė reformave, qė vepron kundėr interesave tė vendit, shkurt, si "antipopullore". Gati sa nuk thonė se opozita ėshtė kundėr "pushtetit popullor" ashtu sikundėr ishte zakon tė thuhej 20 vjet mė parė dhe pėr 45 vjet rresht nė Shqipėri. Reagimi i qeverisė ėshtė njė provė tjetėr alarmante e mendėsisė neokomuniste tė kokave tė saj. Opozita nga ana e saj, i kishte tė gjitha arsyet pėr tė mos votuar njė projektligj gjė qė do tė thoshte pėr tė, heqje dorė nga strategjia pėr tė arritur transparencėn e votės duke kushtėzuar shumicėn dhe pushtetin. Dhe nuk ėshtė faji i opozitės se arroganca e tiranisė sė shumicės nuk po e lė qeverinė tė kuptojė se vendi nuk mund tė qeveriset si duhet, se institucionet dhe vetė Parlamenti nuk mund tė funksionojnė normalisht, nėse ajo nuk investohet seriozisht pėr tė arritur konsensus me njė opozitė qė ka jo pak por mbi 60 vende nė Kuvend. Dhe konsensus nuk do tė thotė aspak qė opozita tė heqė dorė nga kėrkesa e saj pėr transparencėn e votės qė ėshtė themeli i demokracisė.
    ***
    Debati mė i fundit politik pati pėr katalizator njė sugjerim tė Ambasadės sė SHBA-ve dhe drejtuesve tė USAID-it nė Tiranė, pėr nevojėn e miratimit tė ligjit pėr gjykatėn administrative. Pėrveē rėndėsisė qė ka ky ligj, ndjeshmėria e amerikanėve lidhej edhe me faktin se mosmiratimi i ligjit nė fjalė, do tė ēonte nė djegien e disa fondeve tė USAID-it dedikuar implementimit tė gjykatės administrative. Shqetėsimi i amerikanėve mbetet i pakritikueshėm. Por qeveria u pėrpoq tė manipulojė me kėtė shqetėsim tė ligjshėm pėr ta detyruar opozitėn tė heqė dorė nga strategjia e saj e transparencės sė zgjedhjeve tė kaluara. Gjithė kėto ditė tam-tamet e propagandės qeveritare rrihnin nė njė pikė: nėse opozita nuk e voton ligjin pėr gjykatėn administrative ajo do dėshmojė se ėshtė antiamerikane, sepse bllokon projektet amerikane, se vepron kundėr interesave tė popullit. Opozita nuk ra nė kėtė grackė dhe nuk e votoi ligjin. A e bėn kjo opozitėn antiamerikane dhe antipopullore sikundėr ngjiret qeveria? Aspak! Letrat e opozitės kanė kohė qė janė tė qarta. Qė marrėdhėnia e saj me pozitėn ėshtė kushtėzuar me transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit nuk pėrbėn prej kohėsh sekret. Opozita e ka bėrė tė qartė se nuk do tė votojė ligje me votė tė cilėsuar, sado tė rėndėsishme tė jenė ato, nėse shumica, qeveria dhe mbi tė gjitha ai qė qėndron mbi tė gjitha kėto, Kryeministri Berisha, nuk do ti hapin rrugėn transparencės nė pėrputhje edhe me rezolutėn e Parlamentin Europian qė ka sugjeruar hetimin e "materialeve zgjedhore". Opozita ka tė drejtė tė kėmbėngulė nė kėtė pozicion sepse transparenca e votės, qė lidhet me garantimin se ajo nuk do tė vidhet edhe nesėr, ėshtė mė themelore dhe vitale pėr demokracinė se ēdo ligj tjetėr. Vota e lirė dhe e ndershme ėshtė themeli i demokracisė. Pa njė votė tė tillė qeverisja pėrfundon nė dorė tė mashtruesve dhe hajdutėve. Dhe do ishte idiotėsi tė shpresoje se njė qeveri e ardhur nė pushtet me vota tė vjedhura publikut, nuk do tė vjedhė edhe paratė e publikut. Nė kėtė kuptim, sado i rėndėsishėm tė jetė ligji pėr gjykatėn administrative, miratimi i tij nuk do tė ketė asnjė vlerė pėr demokracinė pa u sqaruar ēėshtja e pastėrtisė sė votės. Nuk mund tė ketė pushtet tė pastėr apo tė duarve tė pastra me vota tė pista. Nėn pushtete tė tilla ēdo ligj do keqpėrdoret, do abuzohet ose do shndėrrohet nė njė copė letėr pa vlerė (siē ka ndodhur nė kėto 20 vjet me shumė ligje dhe institucione) nga shumica dhe pushtete qė janė formėsuar me votė tė vjedhur.
    ***
    Qeveria rreket mė kot tė bindė shumicėn e shqiptarėve se strategjia e opozitės ėshtė kundėr interesave tė shqiptarėve dhe kundėr demokracisė. Ėshtė krejt e kundėrta. Strategjia kėmbėngulėse e opozitės shfaqet sot si i vetmi shpėtim pėr demokracinė e rrezikuar nga korruptimi i institucionit tė votės sė lirė. Qeveria nuk ka kujt t'i ankohet pėr atė qė sapo ndodhi nė Parlament, veēse arrogancės sė saj miope. Kur thuajse njė vit mė parė opozita nisi aksionin pėr transparencėn duke bojkotuar edhe punimet e Kuvendit, qeveria nuk e vuri ujin nė zjarr. Nė vend qė tė pėrpiqej tė gjente konsensus me opozitėn pėr zgjidhjen sa mė shpejt tė krizės, eksponentė tė shumicės dhe folėsja e Kuvendit Topalli deklaronin krenarisht se nė Shqipėri nuk ka krizė politike dhe se Parlamenti funksionon normalisht. Ishte njė miopi politike dhe njė megalomani qė nėnvlerėsonte njė opozitė me mbi 60 vende nė Parlament. Pėr mė shumė se njė vit shumica dhe Berisha kanė dredhuar dhe hedhur poshtė tė gjithė propozimet e opozitės pėr transparencėn e votės. Madje ata kanė arritur deri aty sa tė refuzojnė edhe hapjen vetėm tė kutive tė materialeve zgjedhore qė dikur e kishin propozuar vetė si zgjidhje. E gjithė odiseja mbi 1 vjeēare e negociatave pozitė-opozitė, me itinerar deri edhe tryezėn e "krokodilit" nė Strazburg, dėshmon se "Uliksi" me emrin Berisha, nuk do tė hapė kurrė asnjė lloj kutie sepse ėshtė plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr kėrdinė qė ėshtė bėrė me votat. Ėshtė kėrdia mbi tė cilėn ngrihet pushteti i tij. Dhe befas sot dėgjojmė kėtė shumicė mospėrfillėse ndaj kėrkesave tė opozitės tė ankohet se kjo e fundit nuk bashkėpunon pėr miratimin e njė ligji shumė tė rėndėsishėm. Bėn sikur nuk kupton se kjo ėshtė njė kosto e pritshme e krizės politike qė ajo refuzonte ta pohonte. Mosmiratimi i ligjit pėr gjykatėn administrative ėshtė njė kosto pėr tė cilėn ėshtė pėrgjegjėse vetėm qeveria. Sepse nėse vėrtet do tė ishte kaq e shqetėsuar pėr ligjet qė nuk miratohen dhe reformat qė janė bllokuar, pėrse nuk nxiton tė kryejė transparencėn? E pengon Kushtetuta? E pengon ligji dhe e drejta? Po si mundet Kushtetuta dhe e drejta tė pengojnė transparencėn qė ėshtė njė mjet pėr verifikimin se kush ka tė drejtė? Tė gjitha kėto janė alibira qė po demodohen me shpejtėsi. E vetmja gjė qė e pengon Berishėn tė hapė kutitė, janė votat e vjedhura qė fshihen brenda tyre. Dhe asnjė ligj, asnjė reformė nuk mund tė konkurrojė pėr nga rėndėsia themelore me garantimin e lirisė sė votės. Prandaj dhe opozita nuk mund ta braktisė njė kryekauzė tė tillė pėr asnjė ligj. Prandaj edhe themi se pengesė pėr miratimin e ligjit pėr gjykatėn administrative, si dhe e shumė ligjeve dhe reformave, nuk ėshtė opozita por votat e vjedhura tė pushtetit.

    Andrea stefani gazeta shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 01-10-2010 mė 20:41 Arsyeja: bashkim postimesh

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Ehh mer ēun mer ēun...

    Qe ju ka mbetur sahati ne '89,

    e s'po dini ē'fare te beni

    me ca budallenj qe ju kane zene deren!

    Po mos u merzitni se do tu shkoje.


    .

  7. #7
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    jane bere keta andrea stefanet me kompani me keq se serbet e mitrovices per kosoven.
    ne shqiperi gjerat duhet te qartesohen. duhet te dihet kush eshte per shqiperi dhe kush eshte per anarshi.

  8. #8
    Retorikat boshe te Stefanit jane bere monotone...

    Kė dėmtoi dhe dėmton ky veprim i opozitės? Qeveria dhe parlamenti funksionojnė edhe pa aprovimin e kėtij projektligji. Ata qė opozita dėmtoi dhe dėmton nė kėtė rast janė bizneset dhe njerėzit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Ultimatumi pesėmiliondollarėsh amerikan pėr Gjykatėn Administrative dhe llotaria amerikane


    Written by Gazeta Sot
    E Shtune, 02 Tetor 2010 00:00
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    E gjithė media nė Shqipėri, gazetat, televizionet dhe radiot pėrdorėn tė njėjtin term, “ultimatum” pėr njoftimin e Ambasadės amerikane se nėse nuk miratohej brenda tre ditėve ligji pėr Gjykatėn Administrative, atėherė do tė anulohej financimi amerikan pėr kėtė projekt.

    Dhe me tė vėrtetė qė fjala ishte pėr njė ultimatum. E gjithė media (“media” nė shumės dhe “mediumet” nė njėjės, gjė qė nė Shqipėri nuk po hyn njerėzve nė mendje), varėsisht qėndrimit politik e komentoi ultimatumin amerikan sikur i drejtohej qeverisė apo opozitės. Askush nė media nuk tha qoftė edhe njė fjalė tė vetme pėr atė se ishte e pavend qė SHBA tė bėnin kaq shumė zhurmė, sikur Shqipėria po humbte njė ndihmė amerikane prej pesė miliard dollarėsh, kur fjala ishte vetėm pėr pesė milion dollarė!

    Kjo mėnyrė sjelljeje e qeverisė amerikane do tė dukej e pavend edhe sikur tė kishte ndodhur nė vitin 1992, kur Shqipėria kishte dalė e falimentuar nga diktatura komuniste, dhe pesė milion dollarė dukeshin diēka. Por kjo mėnyrė sjelljeje e qeverisė amerikane, me ultimatume pesėmiliondollarėshe, duket njė gjė absurde, qesharake dhe fyese kur ndodh nė vitin 2010. Pederastėt e Departamentit tė Shtetit e dijnė se pesė milion dollarė nuk janė mė shumė se tė ardhurat e njė viti nga veprimet gjyqėsore tė Gjykatės Administrative! Ultimatumet pesėmiliondollarėshe nga Washingtoni kanė dalė drejtpėrdrejt nga manualet diplomatike tė marrėdhėnieve mes SHBA dhe ish-republikave tė bananeve tė Amerikės Qendrore. Shqipėria sot mban nė Afganistan mė tepėr ushtarė se Greqia, e cila ėshtė tre herė mė e madhe se Shqipėria si popullsi dhe shumė herė mė e pasur. Shqipėria mban sot nė Afganistan shtatė herė mė shumė ushtarė se Armenia, e cila ėshtė sa Shqipėria, e megjithatė ka marrė katėr herė mė tepėr se Shqipėria ndihmė ekonomike nga SHBA-tė.
    Aspekti mė ironik i ultimatumit amerikan ėshtė se amerikanėt praktikisht duan qė ta blejnė Gjykatėn Administrative tė Shqipėrisė pėr pesė milion dollarė dhe ta pėrdorin si instrument tė politikės sė tyre nė Shqipėri, e cila politike ėshtė dukshėm e influencuar nga lobet antishqiptare nė Washington.

    Politika amerikane nė Shqipėri sot ėshtė qė amerikanėt tė kontrollojnė gjykatat e tė gjitha niveleve, Prokurorinė, shėrbimin sekret, SHISH. Ky mund tė quhet pushtim postmodern. Pra, njė vend nuk pushtohet ushtarakisht, por merren nėn kontroll institucionet tė cilat mund tė pėrdoren si instrumente dhune pėr tė kontrolluar politikėn e vendit dhe krejt shoqėrinė. Ėshtė njė gjė e njohur se ambasada amerikane nė Shqipėri, bėn gjithēka pėr tė treguar se gjykatat, Prokuroria, shėrbimi sekret janė nėn mbrojtjen e saj, si institucione vasale tė saj.

    Nuk ėshtė ironi e vogėl qė, derisa thuhet se shtetit shqiptar i ėshtė kufizuar pavarėsia falė integrimit nė strukturat euro-atlantike, si dhe falė proceseve globalizuese, institucione tė caktuara brenda shtetit shqiptar stimulohen qė tė bėhen krejt tė pavarura nga ato qendra tė shtetit shqiptar tė cilat sipas Kushtetutės janė tė vetmet qė kanė mandatin popullor, parlamenti dhe qeveria, pavarėsisht se cila parti i ka nė dorė kėto tė fundit.

    Duke i marrė gjykatat, Prokurorinė dhe SHISH nėn tutelėn e tyre, SHBA-tė kanė marrė praktikisht edhe pėrgjegjėsinė pėr gjendjen e drejtėsisė nė vend. Se qytetarėve shqiptarė nuk u intereson pavarėsia e gjykatave por qė gjykatat tė japin drejtėsi, gjė qė nuk ndodh, se ato janė kthyer nė butikė tė shitjes sė vendimeve gjyqėsore. SHBA-tė kanė pėrgjegjėsinė kryesore pėr ekzistencėn nė Shqipėri tė njė industrie juridike korrupsioni, fabrikat e sė cilės janė gjykatat dhe Prokuroria. E gjithė kjo ėshtė nė traditėn mė tė keqe tė ish-republikave tė bananeve tė Amerikės Qendrore.

    Unė personalisht nuk do tė njoh asnjė akti qė mund tė ndėrmerret ndaj meje nga kėto banana-gjykata dhe banana-prokurori, qoftė kjo padi apo procedim penal. Ēdo lloj njoftimi dhe akti tė tillė unė do tė shkoj ta ngjis me dorėn time tek dera e ambasadės amerikane. Pastaj do tė paraqitem nė gjykatė dhe prokurori, kur tė mė ftojnė, do tė marr forcėrisht dosjen nė ngarkim tė personit tim, dhe do tė shkoj ta ngjis tė gjithė tek dera e ambasadės amerikane. Pėr ēdo veprim tė ndėrmarrė ndaj meje nga banana-institucionet e drejtėsisė nė Shqipėri, unė njoh njė dhe vetėm njė adresė pėrgjegjėse, atė tė ambasadės amerikane dhe tė lobeve antishqiptare qė qėndrojnė pas saj dhe formėsojnė politikėn amerikane ndaj Shqipėrisė.

    Katėr ditė pas ultimatumit tė ambasadės amerikane, na doli konsullesha amerikane nė Tiranė dhe na dha njoftimin pėr llotarinė amerikane pėr emigrim nė SHBA. Kjo zonjė, tiparet e fytyrės tė sė cilės janė epithome e tė gjithė shqetėsimit qė shpreh Samuel Huntington nė librin e vet-testament “Who are we: The challenges to American national identity” (2004), kishte pėrshtypjen se kishte dalė qė t’ u jepte njė lajm tė madh shqiptarėve. Edhe kjo mund tė vlente nė 1991, por nė 2010 ėshtė koha qė tė flitet edhe pėr heqjen e regjimit tė vizave nė mes tė SHBA-ve dhe Shqipėrisė. Ėshtė qesharake qė ambasadori amerikan nė Tiranė del dhe thotė se SHBA-tė mendojnė se Bashkimi Europian duhet tė liberalizojė vizat ndaj Shqipėrisė! Po SHBA-tė vetė, kur do ta bėjnė kėtė gjė. Sot pėr njė shqiptar marrja e njė vize pėr nė SHBA-tė, ėshtė njė gjė pothuajse po aq e vėshtirė sa ē’ ėshtė pėr njė amerikan njė udhėtim nė kozmos.



    Last Updated on E Premte, 01 Tetor 2010 20:11
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 19:58
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    Myftaraj nuk do kete qene esell kur ka shkruar kete shkrim, ose ka dashur te beje interesantin por qe eshte shume larg . Ke kontrollon Amerika duke shtyre miratimin e nje gjykate administrative per te krijuar nje klime me te mire per biznesin dhe per te ulur korrupsionin? Ky projektligj ka disa vite qe pritet per t'u miratuar dhe vetem faza fillestare eshte 5 milion. Po nga nje shkrim i botuar ne gazeten Sot ne maj te ketij viti, shuma totale shkon deri 28 milion.
    Ajo qe mbetet eshte fakti qe PS-ja nuk e miratoi kete projektligj te rendesishem per biznesin.

    USAID: Gjykata administrative pengon fondet

    Shqipėria rrezikon nė tė ardhmen pėrthithjen e fondeve nga programet e Prag Sfidės sė Mijėvjeēarit, tė menaxhuara nga USAID. Shkak pėr kėtė parashikohet tė bėhet moskrijimi i Gjykatės Administrative. Ky ka qenė mesazhi i dhėnė nga shefi i misionit tė USAID,
    Joseph Williams gjatė takimit me bizneset e Dhomės Amerikane. Sipas Williams, ėshtė shumė i rėndėsishėm vullneti politik pėr tė plotėsuar programin e parė tė Pragut, qė konsiston pikėrisht nė ndėrtimin e Gjykatės Administrative, me njė vlerė totale prej 28 milionė dollarė. Williams u ndal edhe nė problematikėn e pėrhapjes sė korrupsionit. Sipas tij, ky fenomen pengon seriozisht progresin e vendit. Jemi akoma nė mes tė rrugės pėr realizimin e programit tė parė, i cili kėrkon domosdoshmėrisht tė pėrmbushė tė gjitha kushtet deri nė pėrfundim tė tij. Mosrealizmi i tij ēon nė vėshtirėsi tė kualifikimit tė Shqipėrisė nė arenėn e jashtme, qė lidhet me pėrthithjen e investimeve, u shpreh Williams. Drejtori i Misionit tė USAID-it theksoi gjithashtu se Shqipėria vazhdon tė ketė probleme tė rėnda nė sektorin e energjetikės dhe nė atė tė infrastrukturės. Do tė punojmė pėr reduktimin e korrupsionit nė vend, pasi kjo ėshtė njė problematikė qė pengon zhvillimin. E kemi nisur me trajnimin e prokurorėve, duke e pėrqendruar kėtė punė nė zyrat e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Pra, pėr pjesėn e luftės kundėr korrupsionit projektin do ta shtrijmė nė disa sektorė dhe parashikohen tė merren akoma njė seri masash, vazhdoi mė tej Williams. Ndėrtimi i Gjykatės Administrative ėshtė njė projekt shumė i rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit nė vend. Tashmė, nuk ėshtė mė ēėshtje teknike, por duket se ka mbetur peng i vullnetit politik. Programi i Pragut ka njė vlerė prej 28 milionė dollarė i ndarė nė dy faza, ku ėshtė i fokusuar mė tepėr tek ndėrtimi i Gjykatės Administrative.

    07 Maj 2010 - Gazeta Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11

    Opozita, i vetmi institucion qė nuk funksionon

    Opozita, i vetmi institucion qė nuk funksionon

    Nga Iljaz Labi

    Pas afro 6 muaj qeverisje, krijimi i koalicionit PD-LSI pas zgjedhjeve tė 28 qershorit qartėsoi tė gjithė skeptikėt se ky koalicion do tė funksiononte. Duke harruar pėr njė moment opozitėn, marrėdhėnia ndėrmjet demokratėve dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim po ecėn siē duhet dhe kanė filluar tė prodhojnė frytet e para. Nuk ka dyshim, qė kjo arrihet me njė qėllim tė pėrbashkėt qė ka ky koalicion, integrimin e vendit nė BE, qė shqiptarėt shumė shpejt tė lėvizin tė lirė si pjesė e Evropės sė bashkuar. Liberalizimi i vizave ka qenė me kohė njė nga pikėsynimet e LSI dhe mė vjen mirė qė kjo forcė politike tė jetė promotore nė realizimin e kėtij qėllimi. Edhe pse njė forcė politike me bindje tė qendrės sė majtė nuk bėri sehir, siē po vepron aktualisht PS, partia mėmė nga ajo e cila ka dalė, por pėr hir tė interesave kombėtare dhe profilit tė saj partiak, meriton tė mbajė nė dorė pishtarin e lirisė sė ēdo shqiptari.

    LSI tregoi forcėn e saj me kalimin nė Parlament tė projektligjit pėr uljen e moshės sė pensionit tė minatorėve, i cili ka qenė njė nga pikat e programit tė saj elektoral dhe qeverisės. Ky ligj pa diskutim do tė pasohet edhe nga tė tjerė, si ligji pėr moshėn e tretė, miratimi i tė cilit ėshtė pjesė e programit tė qeverisė sė re, dhe qė do tė forcojė dimensionin social tė saj. Qeveria e Integrimit Evropian dhe mazhoranca e re parlamentare do tė vazhdojnė veprimtarinė e tyre normale nė realizimin e detyrimeve dhe premtimeve ndaj zgjedhėsve dhe nė avancimin e axhendės sė reformave sociale dhe integruese tė venditLėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė jetėn politike tė vendit, ndaj pėrgjegjėsitė dhe angazhimet e saj nė skenėn politike nuk do tė kishin asnjė vlerė nėse ajo do tė qėndronte asnjanėse. LSI kreu detyrėn e saj pėr tė cilėn ajo ėshtė krijuar, ku interesat kombėtare rreshtohen nė krye tė listės sė qėllimeve. Motivi pėr krijimin e njė shteti me tė drejta tė plota evropiane duhet tė bashkojė ēdo forcė politike, si njė hap i domosdoshėm pėr zgjidhjen dhe kapėrcimin e impasit politik dhe si njė shenjė tė sjelljes evropiane tė tė gjithė aktorėve dhe faktorėve politikė parlamentarė.Njė force politike e qendrės sė majtė qė ėshtė nė lokomotivėn e qeverisjes sė djathtė, po qėndron stoike nė idetė e saj, e cila po provon qartė se qėllimi i LSI-sė nuk plotėsonte dėshirėn e tre-katėr individėve nė qeveri, siē u pėrfol nė fillim tė bashkimit tė saj me PD, por po mbron objektivat e saj, sfidėn e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian.


    PD dhe LSI tashmė kanė njė barrė mbi kurriz, ku pėrveē objektivave qė duhet tė realizojnė si qeveri, duhet tė mbajnė mbi kurriz edhe kėtė opozitė tė ēorientuar nga humbja e pushtetit. PS duhet tė kuptojė se kjo sfidė nuk ėshtė sfidė vetėm e mazhorancės qeverisėse, por pėr gjithė shoqėrinė shqiptare dhe padyshim ėshtė nė radhė tė parė sfidė pėr opozitėn.
    Thirrjet pėr dialog politik po shkojnė nė vesh tė shurdhėt, por lidershipi socialist duhet tė kuptojė se tė mirat e kėtij vendi kėrkojnė edhe kontributin e opozitės. Pėrmes dialogut politik nė Kuvend do tė gjejnė zgjidhje shumė ēėshtje. Duke ndjekur rrugėn e mirėkuptimit e ballafaqimit, arena politike do tė garantojė realisht liberalizimin e vizave, lėvizjes e lirė tė qytetarėve shqiptare nė Bashkimin Evropian, por edhe realizimin e tė gjithė reformave tė rėndėsishme nė funksion tė anėtarėsimit tė vendit nė BE. Dialogu kėrkon dy palė, qeveria ka qenė dhe mbetet e palėkundur pėr dialog. Njėkohėsisht mendoj qė dialogu synon parime tė pėrbashkėta mbi tė cilat do mbėshtetet dhe qėllime tė pėrbashkėta. Qėllimi ekziston, sepse dhe opozita ėshtė shprehur gjithnjė pėr integrimin evropian tė vendit dhe gjithė shqiptarėt janė pėr integrimin evropian tė vendit, pavarėsisht se kanė votuar pėr tė majtėn apo pėr tė djathtėn. Opozita tė mos zhgėnjejė tė paktėn elektoratin qė e ka votuar pasi edhe ata duan tė lėvizin tė lirė nė Evropė.
    PS nuk duhet tė pėrdorė gjuhėn kėrcėnuese dhe ultimative pasi nuk tregon gjė tjetėr veē se, shprehje tė krizės dhe tė frikės sė lidershipit socialist pėr t'u ballafaquar me alternativat qė i kontribuojnė tė ardhmes evropiane tė vendit.
    Opozita duhet tė marrė nė dorė rolin e saj dhe sė bashku me maxhorancėn tė marrin pėrsipėr realizimin e sfidave pėr mirėqenien e vendit. Sfidat e dy forcave qė qeverisin vendin janė tė shumta, por nė radhė tė parė janė ato qė sjellin zhvillimin e formimin e njė shteti demokratik, gjė qė nuk mund tė kryhet pa opozitėn.
    Janė sfidat qė kanė tė bėjnė me realizmin e reformave qė kėrkon integrimi, qė kanė tė bėjnė me garantimin e premtimeve qė tashmė janė pjesė e programit qeverisės, sidomos tė atyre qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e shėrbimeve nė arsim, shėndetėsi, rritjen e punėsimit nė mėnyrė qė tė sjellin zhvillimin ekonomik tė vendit.
    Qysh nė fillimet e saj PS nuk e ka pasur pėr traditė tė ndjekė rrugėn e bojkotit dhe tė kėrcėnimeve. Forma tė tilla sjellin frymėn e anti-shtetit dhe anti-institucionit. Kėto janė frymėzime anti-evropiane. Qeveria vazhdon punėn e saj, tė gjitha institucionet funksionojnė, i vetmi institucion qė nuk funksionon nė mėnyrė demokratike dhe bashkėpunuese ėshtė opozita. Socialistėt duhet ta zgjidhin krizėn e tyre sepse nuk arrijnė dot qė krizėn e tyre ta kthejnė nė njė krizė pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr shtetin, dhe pėr institucionet.
    Lidershipi i PS-sė duhet tė kuptojė pozicionin nė tė cilėn gjendet sot Shqipėria, anėtare nė NATO si dhe aspiron me devotshmėri tė jetė anėtare me tė drejta tė plota nė BE. Nė kėtė kuadėr socialistėt do tė marrin tė gjitha meritat nėse nuk ndrydhin dėshirėn e njė kombi tė tėrė qė tė lėvizin jashtė kufijve tė vendit.
    Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė vazhdojė tė pėrballet me sukses nė pozicionin e saj tė ri qeverisės, me objektiva politike tė sė majtės progresiste Evropiane, qė konsistojnė nė rritjen e solidaritetit social nė shoqėrinė tonė dhe politikat tona, qė kėrkojnė rritjen e barazisė sociale dhe mundėsive pėr tė gjithė. Gjithashtu realizmin e politikave zhvillimore qė sjellin punėsim, mbrojtje sociale dhe eliminimin e varfėrisė, njė arsimim mė tė mirė pėr brezin e ri pėr pėrgatitjen e njė force pune tė kualifikuar, tė menaxherėve, drejtuesve tė rinj dhe mundėsi mė tė mėdha pėr rininė. Plani pėr veprim ėshtė njė premtim qė do tė mbahet gjatė 4 viteve tė qeverisė pasi ky koalicion po funksionon mė sė miri. Nė njė nga fjalimet e tij kreu i LSI Ilir Meta ėshtė shprehur se "Unė nuk e konsideroj veten njeri tė fjalėve tė mėdha, por kam qenė, jam e do tė jem njeri i fjalės sė dhėnė dhe i premtimeve tė mbajtura, sepse besoj nė forcėn tonė tė pėrbashkėt, besoj nė aftėsitė dhe kapacitetet e shkėlqyera tė mijėra shqiptarėve tė aftė dhe tė pėrkushtuar pėr tė punuar pėr atdheun e tyre, sepse besoj nė energjinė dhe pjekurinė e rinisė sė shkėlqyer qė kemi"
    Prandaj, besoj se koha e fjalėve boshe dhe e premtimeve tė pa mbajtura po mbaron e se mė tashmė ka filluar njė kohė e re. Koha e punės dhe e veprave. Sepse ėshtė koha pėr veprim.


    Sekretar Politik i LSI,
    nė Qarkun e Durrėsit

    Gazeta Integrimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 19:59

  12. #12

    PS tregoi se ėshtė kundėr integrimit dhe interesave tė qytetarėve

    Meta pėr Gjykatėn Administrative “Mos votimi i ligjit, PS tregoi se ėshtė kundėr integrimit dhe interesave tė qytetarėve”


    Zv. Kryeministri dhe ministri e Ekonomisė dhe Energjetikės, njėkohėsisht dhe kryetar i LSI, ka reaguar dje rreth vendimit tė opozitės pėr tė mos votuar ligjin pėr Gjykatėn Administrative. Ai u shpreh se me vendimin e marrė nga lidershipi i opozitės, pėr tė bojkotuar votimin e kėtij ligji kaq tė rėndėsishėm, PS ka konfirmuar se ėshtė njė forcė kundėr integrimit evropian tė vendit, kundėr zhvillimit tė biznesit shqiptar dhe kundėr interesave tė qytetarėve shqiptarė. “Kokėfortėsia e lidershipit aktual tė Partisė Socialiste pėr tė mos votuar pėr krijimin e Gjykatės Administrative tregon se thelbi i kėsaj force aktualisht ėshtė antiintegrimi i vendit, tregon se e gjithė retorika pėr t’i ardhur nė ndihmė biznesit nga arbitrariteti i qeverisė, apo institucioneve tė tjera, ėshtė veēse njė demagogji, sepse nuk ka institucion tjetėr mė tė rėndėsishėm pėr tė ndihmuar biznesin nga ēdolloj padrejtėsie sesa Gjykata Administrative”, ėshtė shprehur ai. Meta ka vazhduar fjalėn e tij, duke siguruar shqiptarėt se qeveria nuk do tė heqė dorė nga misioni e saj pėr tė vazhduar punėn pėr integrimin e vendit, duke pėrfshirė kėshtu edhe ndihmesėn ndaj biznesit. Sipas z. Meta, ligji pėr Gjykatėn Administrative ėshtė prioritet i mazhorancės dhe do tė bėjė gjithēka pėr t’ia mundėsuar biznesit shqiptar, heqjen e burokracive tė kota qė pengojnė punėn dhe zhvillimin e biznesit nė vendin tonė. I pyetur rreth lėvizjes mė tė fundit nė parlamentin shqiptar tė deputetit tė pavarur Paulin Stėrkaj dhe vendosjen e tij nė krah tė opozitės, z. Meta ėshtė shprehur: “Mazhoranca ėshtė mė solide se njė vit mė parė. Ėshtė mė e pastėr se njė ditė mė parė. Jemi njė vend demokratik. Tė gjithė kanė tė drejtė tė ėndėrrojnė. Nė 28 qershor tė vitit 2013 mbyllet mandati i kėsaj mazhorance dhe shqiptarėt do tė kenė mundėsi tė zgjedhin ndėrmjet alternativave tė ndryshme. Kjo ėshtė njė mazhorancė, e cila nė themelin e saj ka njė marrėveshje politike, kryesisht mes dy forcave politike, Partisė Demokratike dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Jemi tė sigurt se asnjė presion dhe asnjė shantazh, dhe asnjė kalkulim i gabuar nuk mundet qė t’i bėjė presion kėsaj mazhorance nė emėr tė korrupsionit apo edhe tė krimit tė organizuar”, tha Meta.

    Gazeta Integrimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 19:59

  13. #13
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    z. Meta ėshtė shprehur: “Mazhoranca ėshtė mė solide se njė vit mė parė. Ėshtė mė e pastėr se njė ditė mė parė. ”, tha Meta.
    Edhe Enveri mbasi "shpartallonte" grupin armiqėsor tė radhės kėshtu shprehej se po dilnin mė tė fort se kurrė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 19:59

  14. #14
    Pazarin e prisha, tha...

    Nga Frrok Cupi

    Ajo qe ndodhi dje ne Kuvend, sipas te folmes se vjeter mund te quhet "prishje e pazarit". Socialistet (ish-komuniste), ne momentin kur duhej votuar ligji per Gjykaten Administrative, u ngriten dhe iken. Votimi ishte sugjeruar sidomos nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si kusht per investimet ndaj Shqiperise. Kishte zera deputetesh qe iu thane Socialisteve se "ju kerkoni 20 perqindeshin", prandaj edhe bojkotoni. Alegoria sillte para sysh nje akuze te fundit ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes qe eshte edhe kryetar i PS, i cili eshte kapur ne korrupsion me 20 perqindeshin ne lejet e ndertimit... Por megjithate fjala e vjeter "pazarin e prisha" ka nje kuptim me te gjere. Cfare ndodhi dikur me kete psikoze? ... Fshatari qe kishte zbritur ne Shkoder per pazar, mberriti ne fshat pas jehones qe kishte shkaktuar ky vete ne "mexhlis". Kishte prishur pazarin e Shkodres. Se nga ishte ky njeri, saktesisht askush nuk e di. Dibranet e tregojne si dibran, kuksianet si kuksian, mirditoret si mirditor; secili me detaje krahinore. Me sa duket eshte nje fenomen negativ i kudondodhur qe prish pazarin ne sheher. Si e prishi pazarin fshatari i ardhur nga ku ta dish se ku? Kalonte para pulave, mes specave te kuq, para sardeleve te thara, rreze nje muri te ftohte, mes burrave te rende me qosteke sahati sermi; dhe, askush s'e vuri re. Atehere nxori koburen dhe ia dha me tre te shtena. Derkucet terbuan, pulat nuk dinin nga te dilnin, burrat lane kutite e duhanit... vetem caragat nuk u ndjene. Ky futi koburen ne brez dhe doli nga ana e malit e pazarit. Nja nje jave qendroi neper kulla miqsh, ku degjonte se nje "i marre" kishte prishur pazarin e Shkodres, por nuk i dukej me se kishte qene ky vete. Kur mberriti ne fshatin e tij, atje kuptoi se ishte marre vesh me emer se kush e kishte prishur pazarin. Ne fshat e priten me kersheri se "kushedi cfare fitove! Ku e ke sahatin e argjendte?". "Jo, tha burri, gje nuk fitova, por pazarin e prisha!" Sa shpejt kthehet rrota e ngjarjeve; here ashtu sic ndodhin, here ne alegorine e tyre! Ngjarja me Shkodren mund te kete jo me shume se shtatedhjete vjet, por ja ku jemi. Socialistet (ish-komuniste) dje e prishen pazarin, edhe pse nuk fituan gje. Duke mos formuar Gjykaten Administrative humben interesat e biznesit (qe kerkon mbrojtje ligjore ndaj arbitraritetit), humben interesat e vendit ndaj investitoreve te huaj; por humben edhe vete Socialistet (ish-komuniste). Humben sidomos perballe publikut qe do t'i kerkojne voten neser, por edhe perballe partnereve perendimore, sidomos amerikane. Shtetet e Bashkuara e kane njohur te frikshem komunizmin shqiptar, nga vijne edhe socialistet; prova e djeshme ishte perseri nje pikepyetje ndaj tyre. Socialistet (ish- komuniste) dje vetem prishen pazarin, pa gje nuk fituan... Sa shume njerez zbresin ne "sheher" vetem per te prishur pazarin; dhe, kthehen. Dje, delegatet e opozites sapo u kthyen nga Orikumi ku kishin ndezur nje zjarr te vogel revolucioni feudal, por meqe nuk iu eci, thane se me kaq ishte mjaft. Gjate periudhes se komunizmit, kur opozita e sotme kishte te gjitha pushtetet ne dore, ketu kishte ndodhur nje shkendije e perplasjes mes llojit me komunistet sovjetike, qe fatmiresisht mbaroi paqte... Disa muaj me pare, u ngrit nje furi e tere me fabulen: "tradhti kombetare ne ujerat territoriale" te Detit Jon, por edhe ky nuk solli fitim. Partia Socialiste, ne opozite, eshte instaluar ne bojkotin parlamentar prej me shume se nje vit; edhe kur paraqitet ne salle, nuk eshte prezente, ose ngrihet pupthi e iken shpejt. Parlamenti ne kohen me te shumte ka mbetur pa pune, ose le te themi pa punet kryesore qe i perkasin shtetit, si ligjet e rendesishme, reformat per afrimin me Europen dhe per liberalizimin e vizave pas nje shekulli izolim. Shkak per gjithe "prishjen e pazarit" eshte gjetur rihapja e kutive te votimit ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit; gje qe nuk mund te behet dhe as ka arsye te behet. Te gjithe po presin qe "fshatari" qe qelloi me pistole ne mes te pazarit te Shkodres, te largohet ne shtegun qe te con drejt maleve te veriut dhe ta liroje fushen. Ai do te mund te mblidhet me veten dhe te shprehet i kenaqur se "pazarin e prisha, edhe pse gje nuk fitova". Republika e Shqiperise ndodhet ne nje treg te madh boteror ku vihen ne pyetje vlerat e medha te qyteterimit, te kahjes se vendit, te zhvillimit te ekonomise dhe te te drejtave, te lirise se individit. Momenti eshte aq i rendesishem sa mund te thuash se peshorja e pazarit mund te anohet negativisht, aq lehtesisht sa behet edhe nga budallai i fshatit. Perendimi kerkon besim, kerkon vullnet pozitiv, kerkon risi dhe dobi. Ne qofte se do te ndodhe qe me kete rast, opozita (e djeshme komuniste) te realizoje qellimin e keq te prishjes se pazarit, indikacioni shkon te secili individ; por shpagimi jo. Kush do te mund ta gjeje neser fajtorin qe prishi pazarin? Ai nuk eshte me, sepse do te futet mes nesh dhe do te ankohet perseri si patriot: "Kush e prishi punen?!". Ky fat i keq politik eshte vertitur shpesh here ne atmosferen e vendit tone. Kongresi i Lushnjes i vitit 1921, qe konsiderohet institucioni i pare i shtetit te pavarur pas epidemise se rende te qeverise se vitit 1912, gati deshtoi per shkak te "pazarit". Disa patriote tribale iu vune pushken dhe iu zune rrugen delegateve nga Veriu dhe Shqiperia e Mesme, pse "kishin gjak per te lare". Kongresi u mblodh tre jave pas dates se caktuar, por ne ate kohe lajmet "e Evropit" nuk kishin aq shume interes. Qe nga morsi i Ismail Qemalit, evropianet nuk kishin marre me lajme nga ky vend, por edhe lajmi i vonuar u quajt sikur nuk ishte. "Black hole" ose grope e zeze e konsideruan shume studiues e politikane. Edhe Lufta e pare Boterore ne rajonin ballkanik ka marre shkas nga nje individ shqiptar qe u gjet i vrare ne kufi, por qe u perdor si nje sebep per te "prishur pazarin" ne Ballkan. Me thelle, shume me thelle ne histori, "rasti' e la kete komb 300 e ca vjet pas Krishtit qe te rreshtohet me Perandorine e Bizantit dhe jo te Romes.

    Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 20:00

  15. #15
    SHBA, tė zhgėnjyera nga mosmiratimi i ligjit pėr gjykatat administrative nė Shqipėri

    Nė Shqipėri ambasada e Shteteve tė Bashkuara shprehu zhgėnjimin e saj pėr mosmiratimin e ligjit pėr gjykatat administrative, gjė e cila, sipas njė deklarate tė ambasadės ēon nė tėrheqjen e njė ndihme tė parashikuar prej 16 milion dollarėsh
    Projektligji pėr gjykatat administratove u rikthye nė rendin e ditės sė parlamentit pas parlajmėrimit tė bėrė nė fund tė shtatorit nga ambasada amerikane, sipas tė cilit ligji duhej miratuar brenda 30 shtatorit pėr tė shmangur djegien e fondeve. Shumica e djathtė kishte shprehur gatishmėrinė pėr miratimin e tij, por opozita tha se qėndrimi i saj ishte vetėm propagandistik pasi pėr njė vit e kish mbajtur ligjin nė sirtare megjithėse pėr tė kishte patur sipas saj shumė vėrejtje edhe nga misione ndėrkombėtare pėrfshirė USAID-in. Ajo e kushtėzoi miratimin e projektit pėr Gjykatat administrative me arritjen e njė marrėveshjeje pėr hetimin e zgjedhjeve tė qershorit tė 2009.
    Nė deklaratėn e ambasadės amerikane thuhet se ajo u angazhua me tė dy partitė dhe kėrkoi mbėshtetjen e tyre pėr miratimin e kėtij ligji dhe se shpreh mirėnjohjen e saj pėr masat e marra nga shumica parlamentare pėr tė kėrkuar miratimin. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė opozita zgjodhi tė mos votonte projektligjin, shton mė tej ambasada amerikane. Sipas saj, Ligji pėr Gjykatat Administrative u ndėrtua pėr tė ulur mundėsitė pėr korrupsion, pėr tė pėrmirėsuar transparencėn nė sistemin gjyqėsor, pėr tė pėrforcuar sundimin e ligjit, pėr tė rritur besimin e qytetarėve nė institutionet publike, si dhe pėrafrimin e mėtejshėm tė sistemit gjyqėsor tė Shqipėrisė me standardet e kėrkuara pėr integrimin nė Bashkimin Europian.
    Mosmiratimi i kėtij ligji sipas ambasadės amerikane do tė ndikojė gjithashtu edhe ndonjė shqyrtim nė tė ardhmen tė “Statusit tė Kompaktit” tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit, nivel ku ofrohen paketa financimi disa qindra milion dollarėshe.

    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    SHBA, tė zhgėnjyera nga mosmiratimi i ligjit pėr gjykatat nė ėri

    Nė ėri ambasada e Shteteve tė Bashkuara shprehu zhgėnjimin e saj pėr mosmiratimin e ligjit pėr gjykatat , gjė e cila, sipas njė deklarate tė ambasadės ēon nė tėrheqjen e njė ndihme tė parashikuar prej 16 milion dollarėsh
    Projektligji pėr gjykatat administratove u rikthye nė rendin e ditės sė parlamentit parlajmėrimit tė bėrė nė fund tė shtatorit nga ambasada amerikane, sipas tė cilit ligji duhej miratuar brenda 30 shtatorit pėr tė shmangur djegien e fondeve. Shumica e djathtė kishte shprehur gatishmėrinė pėr miratimin e tij, por opozita se qėndrimi i saj ishte ėm propagandistik pasi pėr njė vit e kish mbajtur ligjin nė sirtare megjithėse pėr tė kishte patur sipas saj shumė vėrejtje edhe nga misione ndėrkombė pėrfshirė USAID-in. Ajo e kushtėzoi miratimin e projektit pėr Gjykatat administrative me arritjen e njė marrėveshjeje pėr hetimin e zgjedhjeve tė qershorit tė 2009.
    Nė deklaratėn e ambasadės amerikane thuhet se ajo u angazhua me tė dy partitė dhe kėrkoi mbėshtetjen e tyre pėr miratimin e kėtij ligji dhe se shpreh mirėnjohjen e saj pėr masat e marra nga shumica parlamentare pėr tė kėrkuar miratimin. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė opozita zgjodhi tė mos votonte projektligjin, shton mė tej ambasada amerikane. Sipas saj, Ligji pėr Gjykatat Administrative u ndėrtua pėr tė ulur mundėsitė pėr korrupsion, pėr tė pėrmirėsuar transparencėn nė sistemin gjyqėsor, pėr tė pėrforcuar sundimin e ligjit, pėr tė rritur besimin e qytetarėve nė institutionet publike, si dhe pėrafrimin e mėtejshėm tė sistemit gjyqėsor tė ėrisė me standardet e kėrkuara pėr integrimin nė Bashkimin Europian.
    Mosmiratimi i kėtij ligji sipas ambasadės amerikane do tė ndikojė gjithashtu edhe ndonjė shqyrtim nė tė ardhmen tė “Statusit tė Kompaktit” tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit, nivel ku ofrohen paketa financimi disa qindra milion dollarėshe.

    VOA
    Shuplake e forte ne turinin e PS.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Topat le te bien,
    Te ndizet toka flake perseri
    S'luan Ruēi nga istikami.
    I fundmi i skalioneve te Enverit po e mban peng PS dhe Shqiperine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 20:00

  18. #18
    Me poshte eshte deklarata e plote e ambasades amerikane, marr nga faqja zyrtare.

    Ambasada e Sh.B.A. e zhgėnjyer pėr dėshtimin pėr tė miratuar ligjin mbi gjykatat administrative (6 Tetor 2010)


    Ambasada e Shteteve tė Bashkuara shpreh zhgėnjimin e saj pėr dėshtimin nė miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative mė 30 shtator 2010.
    Ligji pėr Gjykatat Administrative u ndėrtua pėr tė ulur mundėsitė pėr korrupsion, pėr tė pėrmirėsuar transparencėn nė sistemin gjyqėsor, pėr tė pėrforcuar sundimin e ligjit, pėr tė rritur besimin e qytetarėve nė institutionet publike, si dhe pėrafrimin e mėtejshėm tė sistemit gjyqėsor tė Shqipėrisė me standardet e kėrkuara pėr integrimin nė Bashkimin Europian. Ligji ishte identifikuar si njė kėrkesė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe ka pasur mbėshtetje tė gjerė nga partitė politike dhe komuniteti i biznesit.

    Dėshtimi nė miratimin e kėtij ligji ka ēuar nė tėrheqjen e ndihmės sė vazhduar tė Sh.B.A. pėr pėrbėrėsin e Gjykatave Administrative nė marrėveshjen e Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit, njė projekt afro 16 milionė dollarė. Veprimtaritė e planifikuara mė parė qė tani nuk do tė vihen nė zbatim nga Sh.B.A. pėrfshijnė instalimin e njė sistemi elektronik tė menaxhimit tė ēėshtjeve gjyqėsore, blerjen e pajisjeve, mbikqyrjen e sesioneve fillestare tė trajnimit, si dhe kryerjen e njė fushate ndėrgjegjėsimi pėr tė informuar qytetarėt mbi atė se cilat do tė kishin qenė pėrfitimet nga Gjykatat e reja.

    Mosmiratimi i kėtij ligji do tė ndikojė gjithashtu edhe ndonjė shqyrtim nė tė ardhmen tė “Statusit tė Kompaktit” tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit si dhe mundėsitė pėrkatėse pėr financim.

    Ambasada e Sh.B.A. u angazhua aktivisht me tė dy partitė dhe kėrkoi mbėshtetjen e tyre pėr miratimin e kėtij ligji. Ambasada e Sh.B.A. shpreh mirėnjohjen e saj pėr masat e marra nga shumica parlamentare pėr tė kėrkuar miratimin. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė opozita zgjodhi tė mos votonte projektligjin.

    Populli amerikan ka qenė bujar me ndihmėn e tij tė thellė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė. Qysh nga viti 1991, Shtetet e Bashkuara kanė ofruar mbi 700 milionė dollarė ndihma pėr Shqipėrinė, pėrfshi programe tė pėrqendruara mbi pakėsimin e korrupsionit, ēuarjen pėrpara tė shtetit ligjor, forcimin e institucioneve demokratike, pėrmirėsimin e kujdesit shėndetėsor, promovimin e sigurisė mė tė madhe, si dhe sigurimin e zhvillimit tė vazhduar ekonomik.

    Ambasada e Sh.B.A. shpreh keqardhjen qė kjo mungesė e legjislacionit tė nevojshėm pėr Gjykatat Administrative kėrkon tėrheqjen e mbėshtetjes pėr njė nismė tė identifikuar si e rėndėsishme nga tė gjithė shqiptarėt.

    http://albanian.tirana.usembassy.gov/10pr_1006.html
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #19
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Jeni tė pa parė nė kthesat 360 gradėshe qė bėni.
    Kur fliste Ambasadori amerikan dhe mbante qėndrime kundėr Qeverisė sė Shqipėrisė, ambasada amerikane ishte ēerdhe komunistėsh kurse pėr rastin nė fjalė nuk lini fjalė pa cituar nga Ambasada e SH.B.A_ve.

  20. #20
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Jeni tė pa ė nė kthesat 360 ėshe qė bėni.
    Kur fliste Ambasadori dhe mbante qėndrime kundėr Qeverisė sė ėrisė, ambasada amerikane ishte ēerdhe komunistėsh kurse pėr rastin nė fjalė nuk lini fjalė pa cituar nga Ambasada e SH.B.A_ve.
    Me ka humbur ky citimi me "ēerdhe komuniste", mund ta sjellesh, do jete me interes per t'u lexuar.
    Nderkohe mbetet fakt qe PS doli kundra miratimit te ligjit qe eshte ne te mire te vendit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •