Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Idhomen Jovan KOSTURI

    « Idhomen Jovan(Cico) KOSTURI

    -Lindur me 15 Maj 1873 ne qytetin e Korces, i vetmi Kryetar i Parlamentit Shqiptar vrare ne detyre pa gjyq per motive politike nga nje akt terorist me urdher te diktatorit Enver(s.) Hoxha(b.), sekretar i PKSH dhe Komisar i Shtabit te Pergjithshem na-cl. ( me pseudonimin Valbona) dhe Spiro Moisiu, Komandant i Shtabit te Pergjithshem na-cl. krijuar me 10 korrik 1943, Labinot,Elbasan) ekzekutuar nga njesiti guerril i Durresit nga atentatori terrorist Kol Laku), me 05 nendor 1943, para Viles se tij Bulev. “Tregtare” No. 47, Durres, shtetas Amerikan, kombesi Shqiptare, studjuar per histori ne Boston, United States of America dhe Gjermani,

    *N/Kryetar i “KOMITETIT KOMBETAR TE FSHEHTE SHQIPTAR”(KKFSH)1886, *Adhuronjes i Pare i Kishes Orthodhokse Shqiptare me Qender ne Boston(1907)
    *Adhuronjes i Pare i Kishes Orthodhokse Shqiptare me Qender ne Durres(1913)
    *Komandant i Cetave “Idhomen Jovan KOSTURI ”1907-1918, Lufta e Pare Boterore (1914-1918),
    *Arketar i Komitetit “ Perparimi” i krijuar nga Kongresi i Elbasanit,
    *Delegat i Kongresit te Durresit dhe te Lushnjes,
    *Zv/Kryminister « Qeveria e krijuar nga Kongresi i Lushnjes » dt.31.1.1920 e kryesuar nga
    z.Sulejman Bej Delvina Kryeminister,
    *Themelues, udheheqes dhe organizator i « opozites liberale demokratike, », « kunder
    feudaleve viti 1920 qe kryesohej nga Ahmet Zogu, »
    *Kryeminister i Shqiperise ne “Qeverine e Tranzicionit” viti 1921,
    *Themelues, organizator, drejtues i “Revolucionit Demokratik te Qershorit” te vitit 1924, *Zv/Kryeminister i Shqiperise viti 1924, Qeveria Demokratike me Kryeminister Im Zot Fan Stilian NOLI, qershor-dhjetor 1924,
    *N/Kryetar i KONARE (1924-1943),
    *Deputet i Korces ne zgjedhjet e 1 tetorit 1943,
    *Kryetar i Komisionit te Leter Perfaqesimeve Kuvendi Kombetar Shqiptar 1943,
    *Kryetar i Kuvendit Kushtetues Kombetar Shqiptar me 25 tetor 1943-05 nendor 1943 (Lufta e
    Dyte Boterore 1939-1944),
    *Shpallur « Deshmor i Atdheut » nga Keshilli i Nalte

    -Sic rezulton e provuar nga bisedimet e Kuvendit Kombetar Shqiptar, 16 tetuer 1943-13 janar 1944, Tirane 1944, faqe 90, Fondi 136 Parlamenti,AQSH, provohet ne menyre eksplicite se Idhomen Jovan (Cico) KOSTURI, Kryetar Kushtetues i Kuvendit Kombetar Shqiptar viti 1943,: „shpalli te pavlefshme te gjitha ligjet dhe vendimet qe ishin miratuar ne periudhen 07 prill 1939 – 14 shtator 1943“ Ai rrezoi :

    a. „Bashkimin personal“ midis Italise dhe Shqiperise te “vendosur” me 12 prill 1939 dhe akordet qe rridhnin prej tij;
    b. I riktheu “Pavaresine Shqiperise” se bashku me Statusin Themeltar te vitit 1928;
    c. Shpalli boterisht asnjeanesine e Shqiperise nga konflikti boteror.-
     Kryetari pasardhes i Parlamentit, Mihal Zallari, do t’i propozonte organit legjislativ te Kuvendit qe ish-sheshi „ Costanzzo Ciano“ te merrte emrin e „Idhomeno KOSTURIT“. Sheshi ne fjale eshte ai para selise se Parlamentit Shqiptar „dhuruar nga Idhomen Jovan KOSTURI ne Qeverine Demokratike te Fan Stilian NOLI te vitit 1924“ ( sot para Teatrit te Kukllave –sheshi Skenderbe dhe selise PPSH, PS) i cili kishte marre emrin e siperpermendur pas 7 prilit 1939. Pikerisht ne ate shesh me emrin „Idhomen Jovan KOSTURI“, u var nga Gjykata Politike, disa muaj me vone Kole Laku. Sipas shtypit te kohes, Idhomeno KOSTURI, la nje pjese te pasurise se tij per themelimin e « Fondacionit me emertimin „Idhomen Jovan KOSTURI »......

    Komunistet kryhen disa atentate qe preken edhe deputetet e Kuvendit Kombetar. Per te vrare Idhomeno KOSTURIN, njesiti guerril komunist i Durresit, ngarkoi te riun Kole Laku, i cili e Kreu krimin, sapo Kryetari i Kuvendit po dilte nga shtepia. Ne menyre te papritur, ai qelloi mbi KOSTURIN, duke kryer keshtu vrasjen e njerit prej autoriteteve me te larta ne vend. Ishte 5 nendori i vitit 1943. Me 8 Nendor 1943, kur qeveria „Mitrovica“ eshte paraqitur per votebesim, Kryeministri Rexhep Mitrovica, ka propozuar daten „05 Nendor » « Mbajtjen e Zise Kombetare per ish-Kryetarin e Kuvendit Kombetar Shqiptar Shkelqesine Idhomeno Jovan (Cico) KOSTURI. « Ne lidhje me gjendjen ne vend, Kryetari i Keshillit te Nalte, Mehdi Avdyl Frasheri, do te shprehej :

     Me 24 shkurt 1944....arrestohet Kol Laku. Pasi u arrestua, Gjyqi i Perhereshem Ushtarak, Seksioni per Mbrojtjen e Atdheut, me 1 mars 1944, shpalli vendimin per Kole Lakun, duke e cilesuar fajtor dhe duke e denuar me vdekje,-si pjesetar i levizjes komuniste dhe per kryerjen e veprave terroriste me pasoje vdekjen e Idhomeno Jovan KOSTURIT dhe dy personave te tjere”…. Ekzekutimi u be ne Sheshi « Idhomen Jovan KOSTURI » ne Tirane, sot Sheshi « Skenderbe » !... )

  2. #2
    Shkaku se per se Idhomene Kosturi ka mbetur ne hije eshte kjo:
    Personi ne fjale ishte themeluesi i Bankes Tregetare Shqiptare.Per shkak te bankes dhe per shkakt te bizneseve te tij te fuqishme si breda dhe jashte vendin zoteronte pasuri te medha.Pasuria e tij u grabit nga regjimi komunist dhe u perdor per te ndertuar vepra te rendesishme shteterore.Krimi ndaj Idhomene Kosturit do te vazhdonte edhe pas viteve 90.Shume politikane shqiptare te mbrojtur nga imuniteti qe kishin ariten te perfiton edhe keta nga kjo pasuri.Per ta mbuluar krimin ata ndoqen te njejten taktike si regjimi komunist,HARESEN.
    Ne ditet e sotme emri i Idhomene Kosturit nuk permendet ne asnje vend nderkohe qe shume shkolla,rruge apo institucione te rendesishme kane marre emra te personave te cilet per vendin e tyre nuk kane dhene as kontributin me te vogel.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •