Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 76
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 18.10.2010

    Punësohen pesë persona me aftësi të kufizuar në komunë

    Në kuadër të hapjes së fushatës “Tetori-muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar”, komuna e Mitrovicës ka angazhuar për pesë ditë pesë persona të kësaj kategorie në punët e administratës, të cilët do të paguhen nga 10 euro në ditë.

    Zyrtari i njësisë për të drejtat e njeriut, Fitim Rama, tha se qëllimi i kësaj fushate është promovimi i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar dhe lobimi për mundësi të barabarta në punësim. Në këtë kontekst, ai përmend edhe eliminimin e barrierave, të cilat e pengojnë pjesëmarrjen e tyre ne jetën e përditshme.

    Rama thotë se komuna e Mitrovicës, për të dytin vit me radhë, në kuadër të kësaj fushate punëson nga pesë persona me aftësi të kufizuar, të cilët shpërndahen në Drejtorinë e Administratës. “Ky aktivitet i komunës bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes se personat me aftësi të kufizuar mund të japin kontributin e tyre dhe të integrohen në institucionet shtetërore”.

    Sabri Qabra, një nga këta persona të angazhuar në këtë projekt, thotë se kjo është e mirëseardhur, meqë personat me aftësi të kufizuar, përveç problemeve të tjera përballen me gjendje të rëndë sociale. “Ka shumë persona me aftësi të kufizuar që mund të punojnë, mirëpo numri i atyre që janë ta angazhuar në punë është simbolik”.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 18.10.2010

    Aktivizohet kinemaja në Mitrovicë

    Pas shumë vitesh në kinemanë e qendrës së kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë do të nis shfaqja e filmave për publikun e këtushëm. Drejtuesit e qendrës së kulturës, tregojnë se fillimisht filmat do të shfaqen një herë në javë, apo çdo të mërkurë prej orës 19:00.

    Drejtori i kësaj qendre, Mirsad Ferati, tha se shfaqja e filmave do të nis nga kjo e mërkurë. Sipas tij, ky projekt do të nis me filmin SALT, ku në rolin kryesor luan aktorja e njohur, Anxhelina Zholi.

    Ai e vlerëson këtë si një mundësi të mirë për qytetarët mitrovicas, të cilët që shumë vite nuk kanë pasur një kinema të vetme në dispozicion.
    Poashtu, ai tregon, se do të aktivizohet edhe banaku ku filmdashësit mund të shërbehen me pije.

    Ferati tregon se të gjithë filmat do jenë në shirit 35mm, me double sorundsystem, përderisa madhësia e fotografisë do të jetë 8x12 metra. “Salla ofron kushte të mira, është siguruar rryma dhe ngrohja, ndërsa çmimi i biletave do të jetë simbolik, vetëm 1.5 euro për film”, thotë ai.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 18.10.2010

    Kryetari Kastrati takoi një delegacion nga Dubai

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari Riza Haziri, ka pritur të hënën në takim një delegacion nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, të prirë nga Omar Khateli, drejtor gjeneral i çështjeve fetare në këtë qytet, me të cilët ka biseduar për gjendjen në Mitrovicë.

    Kryetari Kastrati i ka njohur mysafirët me gjendjen e sigurisë, duke thënë se prej pasluftës në këtë komunë gjendja ka qenë specifike dhe me rrethana të rënduara për shkak të mosfunksionimit të rendit dhe ligjit. Ai ka përmendur mandej strukturat paralele serbe, të cilat tentojnë që vazhdimisht të mbajnë një gjendje të tensionuar.

    Poashtu mysafirët nga Dubai, kryetari Kastrati, i ka njoftuar edhe me problemet e banorëve shqiptarë të veriut, që kanë telashe me qarkullim, me strehim etj. Ai ka folur për papunësinë e madhe dhe problemet e mëdha ekonomike dhe sociale.

    Gjithashtu kryetari Kastrati ka përmendur edhe Xhaminë e Ibrit, e cila është dëmtuar nga regjimi serb në luftë, ndërsa pas luftës nuk ka mundur të ndërtohet si pasojë e rrethanave në Mitrovicë. “Presioni i banorëve është i vazhdueshëm që të ndërtohet ajo xhami, meqë në të i kanë kryer ritet fetare një komunitet i madh mysliman i veriut”.

    Në anën tjetër, mysafirët nga Dubai, kanë përgëzuar drejtuesit e komunës për menaxhimin e mirë të situatës në një qytet me probleme të mëdha. Ata kanë theksuar se kjo është vizita e parë e tyre në Kosovë dhe kanë shfrytëzuar rastin që të njihen edhe me gjendjen në Mitrovicë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lipjan, 15.10.2010

    Gracka e Vogël u bë më asfalt të ri

    Në fshatin Grackë të Komunës së Lipjanit, në prani të shumë qytetarëve, Kryetari i Komunës, Shukri Buja, bëri prerjen e shiritit me rastin e përfundimit të asfaltimit të rrugës të këtij fshati.

    Me këtë rast kryetari Buja uroi banorët e fshatit Grackë e Vogël për asfaltimin e rrugës e cila dukshëm lehtëson jetën e këtyre banorëve, por projektet në këtë fshat nuk do të përfundojnë me kaq me që me një periudhë shumë të shkurtër banorët e këtij fshati do të përfitojnë edhe projekte të tjera . Ai më tej shtoi se tani jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së investimeve kapitale të suksesshme për këtë vit, në ndërtimin e shkollave, në fshatin Poturovc, Gadime së shpejti do të filloi ndërtimi I shkollave në fshatrat Banullë dhe Bujanë, pastaj ndërtimin e shumë I kanalizimeve, ujësjellësve, rrugëve në ato fshatra ku është nevoja më e madhe . Për vitin e ardhshëm kemi një buxhet prej 9 milion euro që vetëm 4 milion janë për investime kapitale tu iu falënderua Qeverisë .Përfundoi z. Buja. Ndërsa, sipas menaxherit të Drejtoratit të Shërbimeve Publike Milaim Qeriqi , asfaltimi i rrugës së fshatit Grackë e Vogël në gjatësi prej 2920 m që ka kushtuar 189 mijë euro mjete këto të siguruara nga të hyrat vetanake, ndërsa punët I ka përfunduar në bazë së kontratës së nënshkruar SH.P.K “ Begisholli” nga Ferizaj. Në emër të fshatit Gracke e Vogël të pranishmit i përshëndeti Ali Sopa kryetari i fshatit i cili falënderoi institucionet komunale për realizimin e këtij projekti jetik për banorët e këtij fshati.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Deçan, 16.10.2010

    Akademi Përkujtimore për heroin e shkollës shqipe, dëshmorin Haki Povataj

    Komuna themelon çmimin “Haki Povataj” i cili për çdo vit do tu ndahet njerëzve meritor në fushën e arsimit.

    Haki Povataj, para 18 vitesh ishte vrarë me torturë nga sigurimi shtetëror serb në Stacionin Policor në Deçan, gjithnjë duke e mbrojtur dinjitetin e arsimit shqip dhe ligjet e Republikës së Kosovës, ndaj me të drejtë ai mbeti heroi i shkollës shqipe dhe dëshmor i kombit. Kështu, u tha në Akademinë Përkujtimore, e mbajtur të premten në Deçan, në të cilën merrnin pjesë udhëheqja komunale ,familjarë të dëshmorëve veteran dhe punëtor të arsimit. Ndërkohë, kryetari i Komunës Rasim Selmanaj, në nderim të veprës së tij madhore ka bërë publik themelimin e çmimit “Haki Povataj”, i cili për çdo vit do tu ndahet njerëzve meritor në fushën e arsimit.

    Për guximin që kishte treguar në Lëvizjen e viteve të 90-ta dhe për sukseset që kishte treguar në udhëheqjen e shkollës fillore “Bajram Curri” në Strellc të Epërm, Haki Povataj, ishte vënë në ballor të udhëheqjes së arsimit shqip në komunë. Ai kishte marr guximin edhe për nxjerrjen e vulave të para me mbishkrimin “Republika e Kosovës”, sikurse edhe shumë veprimtari të tjera që të mbijetojë shkolla shqipe përballë një regjimi të egër. Kjo është vetëm një pjesë e veprimtarisë së Hakiut, ka thënë Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, i cili tutje figurën e tij e ka krahasuar me patriotët që kanë flijuar për shkollën shqipe, duke renditur këtu Dhaskal Todri, Papa Kristo Negovani e shumë të tjerë.

    “Veprimtaria e Povatajt, kishte filluar epokën e re e cila po vinte në këto troje të gjakosura gjatë historisë”, është shprehur Selmanaj, i cili duke iu drejtuar pjesëmarrësve të kësaj akademie përkujtimore kë nënvizuar se çmimi për lirinë e vendit vazhdon edhe më. Komandanti i ish-ZOD-it, Ramush Haradinaj, edhe njëherë përballët padrejtësisht me Gjykatën e Hagës. Përballët në kohën kur në Kosovë ka ndodhur destabilizimi i skenës politike. Por e drejta është në anën e popullit. Për këtë jemi të bindur, njëjtë siç jemi të bindur se sakrifica e Haki Povatajt dhe shumë patriotëve të tjerë ka sjellë frytin e lirisë së Kosovës. Për të pranishmit e kësaj akademie, është shfaqur filmi dokumentar “Fletëza nga Ditari” i regjisorit Nimon Muçaj, kurse Hilmi Haradinaj, për kontributin e Haki Povataj, i ka ndarë mirënjohje familjes së tij.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Hani i Elezit, 19.10.2010

    Nënshkruhet marëveshja e bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe UN-HABITAT-tit

    Me një solemnitet rasti sot është nënshkruar marëveshja e bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe UN-HABITAT-tit për implementimin e projektit për rregullimit e qendrës së qytetit.
    Në emër të Komunës marveshjen e nënshkroi Kryetari i Komunës z. Rufki Suma ndërsa në emër të UN-HABITAT-it, znj.Krystyna Galeza - Udhëheqëse dhe Kryekëshilltare teknike e projektit.
    Vlera e kësaj marrëveshje është 70.000 euro dhe do te implementohet në projektin e rregullimit dhe gjelbrimin e qendrës së qytetit.
    Me këtë marëveshje Komuna e Hanit të Elezit dhe UN-HABITATI do të investojnë nga 35.000 euro.

    Duke pasë parasysh se qendra e Hanit të Elezit është një nga qendrat më të ndotura në Kosovë, atëherë ky projekt do të jetë më se i mirëseardhur për qytetarët e Hanit të Elezt, ishin fjalët e zonjës Galeza duke përkujtuar se edhe projektet e ardhëshme do të kenë për prioritet ruajtjen e ambientit dhe resurseve natyrore dhe se shpreson se kjo organizatë do të gjejë mënyra për ta përkrahë këtë komunë në këtë drejtim.

    Që edhe komuna e Hanit të Elezit është duke u munduar që të vëjë rendësi sa i përket mbrojtjes së ambientit, z. Suma njoftoi znj. Galeza se Komuna e Hanit të Elezit ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për instalimin e një aparati monitorues të ndotjes së ambientit ku në mënyrë të përherëshme do të pëcillet kjo gjendja.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dardanë (Kamenicë), 18.10.2010

    3 shkolla të Komunës së Kamenicës me kabinete profesionale të informatikës

    Shkollat në Kamenicë “Fanë S.Noli” dhe “Desanka Maksimovic” janë pajisur me 18 kompjuterë të kompletuar me të gjitha pajisjet përcjellëse, inventarë tavolinë dhe ulëse. Po ashtu në shkollën fillore për komunitetin serb “Desanka Maksimovic” në Kamenicë është bërë i njëjti instalim dhe furnizim por se këtu janë 12 kompjuterë. Edhe në Shkollën e Mesme Ekonomike në Ranillug është bërë i njëjti furnizim dhe instalim. Sot është bërë edhe pranimi teknik i kabineteve të kompletuara nga ana e komisionit të caktuar dhe është konstatuar se që të 3 kabinetet i plotësojnë kushtet për zhvillim mësimorë profesional.

    Të 3 drejtorët e shkollave në fjalë, falënderuan investitorin por edhe kryesin e punës për furnizim dhe instalim shumë të mirë dhe në kohë. Përkujdesjen dhe përgjegjësinë për të gjitha këto e ka pasur firma fituese e tenderit “HardSoft Systems” nga Prishtina.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dardanë (Kamenicë), 19.10.2010

    Shënohet Dita Evropiane kundër trafikimit me qenie njerëzore

    Të hënën në biblotekën e Gjimnazit “ Ismajl Qemali” në Kamenicë, është shënuar Dita Evropiane kundër trafikimit me qenie njerëzore. Ky takim është organizuar nga OSBE-ja, Grupi komunal në kuadër të projektit regjional kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe nga Njësia komunale për të Drejtat e Njeriut.

    Në takimin e djeshëm, kanë marë pjesë shumë nxënës të kësaj shkolle, ku patën rastin të shikojnë filmin në gjuhën shqipe "Rekrutimi". Drejtori Regjional i OSBE-së Z.Ulrich Biffar ka thënë “në pika të shkurta këshilloj të rinjët që të shikojnë filimin dhe të marrin një mësim të mirë nga ai film, si dhe të përcjellin atë tek të tjerët”.

    Pas shikimit të filmit, nxënësit dhe të pranishmit të tjerë shtruan pytje të ndryshme panelit të përbër prej perfaqësuesve të OSBE- së, Ekipit Komunal te Kamenicës, Njësis komunale për të Drejtat e Njeriut, Qendrës për punë sociale, Njësisë së policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe gjykatës. Nxënës-it, pasi shikuan filmin dhanë mesazhet e tyre, se shkaktar kryesorë për një veprim të tillë, është gjendja e rëndë ekonomike, dhuna në familje, rrethi i shoqërisë dhe të tjera.

    Severgjane Vllasi, nga Njësiti kundër Dhunës në Familje, tha se kjo dukuri vitet e fundit është në rënie, falë punës dhe angazhimit të vazhdueshme të institucioneve përgjegjëse.

    Meshazhi për të rinjtë, nga perfaqësues të OSBE- së, Ekipit Komunal te Kamenicës, Njësis komunale për të Drejtat e njeriut, Qendrës për punë sociale, Njësisë së policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe gjykatës, ishte që të gjithë së bashku ta luftojmë trafiKimin me qenie njerëzore.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pejë, 20.10.2010

    Tryezë-Pozita e gruas me aftësi të kufizuara

    Me financimin e komunës së Pejës dhe me organizim të Njësitit për të drejta të njeriut në kuadër të komunës është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temën “Pozita e gruas me aftësi të kufizuara”.

    Me financimin e komunës së Pejës dhe me organizim të Njësitit për të drejta të njeriut në kuadër të komunës është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temën “Pozita e gruas me aftësi të kufizuara”.Në takim përveç femrave me nevoja të veçanta kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga zyra e kryetarit,njësiti për të drejta të njeriut,Drejtori i Qendrës Regjionale për Punësim në Pejë,Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Pejë,Drejtori i Qendrës për Riaftësimin e Punëtorëve,Zyra e Informimit,përfaqësues të KFOR-it dhe mediat.

    Kjo tryezë është organizuar në kuadër të fushatës që të gjithë të kenë qasje dhe mundësi të barabarta dhe pikërisht për këtë muaji tetor është shpallur muaji i fushatës me mundësi të barabarta,me theks të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kërkohet sensibilizimi i kësaj kategorie të njerëzve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ferizaj, 20.10.2010

    Komuna e Ferizajt mori aktivitete të ndryshme për pastrimin e ambientit

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, aksionin në fjalë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm. Ai apeloi tek të gjithë qytetarët që në 365 ditët e vitit, ta mbajnë pastërtinë në ambientin ku ata jetojnë sepse vetëm në këtë mënyrë, do të kemi një qytet të pastër. "Për ne si komunë, ky ishte viti i pastërtisë në qytet.

    Në kuadër të Ditës Botërorë të Pastërtisë dhe Ekologjisë, edhe Komuna e Ferizajt mori aktivitete për pastrimin e ambientit, aktivitet i tillë, të mërkurën ishte marr me iniciativë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Ekipin e Edukimit Shëndetësorë-QKMF-së, ku u pastruan oborre të shkollave.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, aksionin në fjalë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm. Ai apeloi tek të gjithë qytetarët që në 365 ditët e vitit, ta mbajnë pastërtinë në ambientin ku ata jetojnë sepse vetëm në këtë mënyrë, do të kemi një qytet të pastër. "Për ne si komunë, ky ishte viti i pastërtisë në qytet. Ne kishim prioritet në këtë vit, pastërtinë dhe arsimin dhe tani ndaj mendimin edhe me qytetarët se ka qenë më mirë se çdo herë tjetër pastërtia në qytet", ka thënë Xhemaili, duke shtuar se edhe deponitë e egra në qytet janë eliminuar në një masë shumë të madhe por ato duhet të mos përsëriten më. "Kemi filluar t'a instalojmë një kulturë, e cila do të na shërbejë shumë edhe për shëndetin tonë", ka thënë Xhemaili.

    Bashkim Hyseni, drejtor i drejtorisë për Shëndetësi, ka thënë se Ekipi i Edukimit Shëndetësorë, vazhdimisht është marrë me edukimin e të rinjve për çështje të ndryshme të cila kanë të bëjnë me shëndetin. Në këtë aksion ishin të involvuar edhe kompania "Pastërtia", dhe tri shkolla të Ferizajt "Bashkë me këta zhvilluam një aksion i cili përcolli mesazhin, që të mirëmbajmë pastërtinë dhe ambientin. është e rëndësishme që të rinjtë ta dinë se është në funksion të shëndetit të mbahet një ambient i pastër", ka thënë Hyseni.

    Adem Musliu, drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë "Elena Gjika", në Ferizaj, ka thënë se në shkollën që ai drejton aksioni për pastrim të ambientit është i përhershëm. "është kënaqësi e veçante pasi që aksionet e tilla po marrin përmasa shumë të mëdha", ka thënë Musliu, duke bërë apel që të ngritët vetëdija e qytetarëve dhe të krijohet një ambient i pastër gjithmonë.

    Edhe Milazim Dërguti, drejtori i shkollës fillore "Gjon Serreqi", në Ferizaj ka thënë se mbeturinat nuk duhet të hidhen në vend e pa vend, por se duhet të ngritët vetëdija e të gjithëve. "Oborri i shkollës ka një sipërfaqe shumë të madhe dhe ai nuk mirëmbahet mirë nga disa nxënës por as nga disa banorë që jetojnë këtu afër", ka thënë Dërguti.
    Për mbledhjen e mbeturinave gjatë këtij aksioni u kujdes kompania "Pastërtia", e cila gjatë këtij viti u ka shpallur luftë deponive të mbeturinave.

    Aksioni për pastrimin e ambientit ishte një aksion i përbashkët, i Drejtorisë së Shëndetësisë, QKMF-së, Shkollave: "Elena Gjilka", "Gjon Serreqi", gjimnazit "Kuvendi i Arbërit", OJQ "Ti gëzojmë fëmijët" dhe "Caritasit".
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 20.10.2010

    Në shkollën e Zhabarit u vendos busti i atdhetarit Shaban Idrizi

    “Hapja e shkollave shqipe ishte ëndrra Ismail dhe Isas. Kjo ishte ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Ndërsa kjo ëndërr u realizua në saje të sakrificës shekullore të të gjithë shqiptarëve dhe u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, luftë kjo që fundosi apetitet e shovinistëve serbë për zhbartjen e shqiptarëve dhe gllabërimin e tokave të tyre”, tha nënkryetari Haziri.

    Shkolla fillore “Shaban Idrizi”, në Zhabar, me rastin e shënimit të dy vjetorit të themelimit, ka vendos në oborrin e saj bustin e mësuesit, veprimtarit dhe atdhetarit Shaban Idrizi, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.

    Në solemnitetin e organizuar për këtë rast, kanë marrë pjesë familjarët e mësuesit Shaban Idrizi, nënkryetari i komunës, Rizah Haziri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale për Arsim nga Vlora dhe shumë mysafirë të tjerë.

    Një histori të shkurtër të shkollës shqipe në Zhabar dhe biografi për mësuesin e atdhetarin Shaban Idrizi, e ka paraqitur drejtori i shkollës Mustafë Haziri. Sipas tij shkolla e parë në Zhabar është hapur rreth viteve të 16-ta të shekullit 20, me nismën e atdhetarëve Hasan Prishtina, Nexhip Draga dhe Rexhep Mitrovica. Ndërsa mësuesi Shaban Idrizi, ka thënë drejtori Haziri, ishte mësuesi i parë që i plotësoi nevojat e shkollave shqipe në Mittrovicë.
    Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Rizah Haziri, tha se busti i atdhetarit Shaban Idrizi, emrin e të cilit me krenari e mbanë shkolla, do të jetë udhërrëfyes për nxënësit dhe arsimtarët e kësaj vatre të diturisë se si duhet punuar dhe mësuar.

    “Hapja e shkollave shqipe ishte ëndrra Ismail dhe Isas. Kjo ishte ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Ndërsa kjo ëndërr u realizua në saje të sakrificës shekullore të të gjithë shqiptarëve dhe u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, luftë kjo që fundosi apetitet e shovinistëve serbë për zhbartjen e shqiptarëve dhe gllabërimin e tokave të tyre”, tha nënkryetari Haziri.

    Ndërsa, Bardhosh Micaj, përfaqësues i Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Vlora, pasi falënderoj për mikpritje vëllezërore, tha se shqiptarët nga Shqipëria janë rritur me ëndrrën që ta prekin Kosovën. “Ne jemi të lumtur dhe krenar që vijmë kryelartë ën Kosovën demokratike”, tha ndër të tjera Micaj.
    Nënkryetari Haziri i dhuroi kolektivit të shkollës një komplet librash, ndërsa drejtori i shkollës Mustafë Haziri, ndau mirënjohje për ata që kanë dhënë kontribut në zhvillimin e arsimit dhe shkollës në këtë fshat. U nderua edhe familja e Shaban Idrizit.

    Pas shfaqjes së programit kulturo-artistik, në oborrin e shkollës, naëtarë të familjes , nënkryetari Haziri, drejtori i shkollës dhe mysafirët nga Vlora, zbuluan bustin e mësuesit, veprimtarit dhe atdhetarit Shaban Idrizi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Malishevë, 20.10.2010

    Një delegacion nga Komuna e Bodo-s së Norvegjisë vizituan Malishevёn

    Njё delegacion prej 18 vetash nga Komuna e Bodo-s nga Norvegjia, tё shoqëruar edhe nga Ambasadori i këtij shteti nё Kosovё, Sverre Johan Kvale, kanё vizituar komunën e Malishevёs, ku janë takuar me përfaqësuesit e saj, si dhe kanё vizituar Qendrёn e Kompetencёs, e cila është në rihapje, si investim i Qeverisё sё Norvegjisё dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.

    Qёllimi i kësaj vizite, ёshtё bërë nё kuadër tё programit tё Zyrёs pёr Refugjatë, nga komuna Bodo e Norvegjisё, si dhe njohja më pёr së afër me situatën nё teren dhe kushteve nё tё cilat jetojnë komunitetet e ndryshme nё Kosovё.

    “Kemi punuar shumё nё kёtё komunё qё tё arrijmë kёto rezultate, ndёrsa sot ёshtё nder pёr mua, qё kam sjell bashkёvendasit e mi, nё mёnyrё qё tё njihen me investimet e bёra kёtu dhe besoj janë ndarё tё kënaqur, me kaq sa kanё parё”, tha ambasadori Kvale, pas vizitës qё i bёnё Qendrёs sё Kompotencёs, në Malishevë. “Ndërtimi i kësaj shkolle, ka qenё njё bashkёpunim i mirё me komunën, MASHTK dhe ambasadën tonë”, tha më tej ambasadori Kvale.

    Nёnkryetari i komunёs, z.Rexhep Mazreku, në lidhje më këtë vizitë ndër të tjera tha: “falënderoi qeverinë norvegjeze, me në krye ambasadorin e saj në Kosovë, z. Kvale, pёr ndërtimin e kësaj shkolle, dhe pёr ndihmёn e vazhdueshme qё na keni dhënё”. Njëkohësishtë z. Mazreku falënderoj edhe ekipin e Bodo-s së Norvegjisë për vizitën e bërë në komunën e Malishevës, i cili në fund para mysafirëve, paraqiti një kronologji të situatës së përgjithshme në komunë që nga mbarimi i luftës e deri më sot.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lipjan, 21.10.2010

    U përurua rruga e asfaltuar me gjatësi prej 5767.72 m. në fshatin Dobrajë e Madhe

    Përurimin e kësaj rruge e bënë kryetari I Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja dhe Sylë Statovci qytetarë I këtij fshati.

    Kryetari Buja me këtë rast solemniteti tha se me realizimin e këtij projekti unë vërejta se është ndryshuar ambienti në të mirë për qytetarët e këtij lokaliteti, gjithashtu edhe me rregullimin e kanalizimit dhe të ujësjellësit është përmirësuar dukshëm jeta e qytetarëve gjë që është edhe synim i yni. Buja mes të tjerash tha se në këtë vit kemi bërë edhe renovimin e objektit të shkollës fillore “Hivzi Sylejmani” tani kemi ndarë edhe një shumë të mjeteve për pajisjen me inventar me qëllim të krijimit të hapësirës dhe kushteve më te mira për nxënës. Ne synojmë që edhe projektet e tjera të investojmë në këtë fshatë sipas nevojave dhe prioriteteve tona dhe tuajave tha z. Buja.

    Me këtë rast Nexhip Dedushi, menaxher I projektit në fjalë tha se rruga e asfaltuar prej fshatit Poturovc deri në fshatin dobrajë e Madhe si dhe rrugët për brenda fshatit të asfaltuara kanë një gjatësi prej 5767.72 m . investitorë të këtij projekti janë Ministria e Tregtisë dhe Post Telekomunikacionit me 110 mijë euro Kuvendi Komunal I Lipjanit 481,642.14 euro dhe shuma e këtij projekti në përgjithësi është 591,642,14 euro. Ndërsa punimet I ka kryer “Apollonia” SHPK Podujevë. Tha mes të tjerash z. Dedushi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shtime, 21.10.2010

    ORGANIZATAT JOQEVERITARE RINORE TË KOMUNËS DISKUTOJNË PËR INTEGRIME EVROPIANE

    Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe krijimit të rrjetit në mes të OJQ-ve lokale të komunës sot u mbajt një takim në sallën e Kuvendit Komunal. Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me OJQ-të të komunës ku morën pjesë rreth tetëmbëdhjetë përfaqësues të organizatave të ndryshme.

    Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të OJQ-ve nga Prishtina dhe Ferizaj të cilët përshëndetën takimin, ndërsa takimin e përshëndeti edhe koordinatori për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport z. Lulzim Sahiti, i cili ndër tjerash theksoi: “ Ne e mbështesim dhe e përgëzojmë këtë takim, njëherit ne në bazë të mundësive tona do të ofrojmë përkrahje pa rezervë nga ana jonë.”

    Në takim foli edhe z. Sejdi Demiri nga OJQ-ja “Koalicioni për Progres dhe Integrime Evropiane” nga Prishtina, i cili përmendi shembullin e mirë të bashkëpunimit në mes të OJQ-ve të komunës me strukturat udhëheqëse komunale si dhe bëri prezantimin e organizatës, punën, qëllimin dhe objektivat të kësaj organizate. Takimin po ashtu e përshëndeti edhe përfaqësuesi i OJQ-së “Etika” nga Ferizaj z. Bedri Pajaziti, i cili ndër tjerash tregoi për përvojën në ndërtimin e rrjetëzimit në mes të OJQ-ve.

    Në përgjithësi u diskutua për integrimet evropiane dhe se sa organizatat joqeveritare kanë arritur t’i përmbushin misionin dhe detyrat e tyre që ka të bëjë me këtë proces, po ashtu u ngrit si çështje ideja e ndërtimit të një rrjeti në mes të OJQ-ve dhe partneritetit në mes të komunave të Prishtinës, Ferizajt si dhe komunave tjera të cilat shfaqin interes.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dardanë (Kamenicë), 25.10.2010

    Me aktivitete të ndryshme, u shënua dita e shkollës në fshatin Hodonoc

    Me rastin e shënimit të ditës së shkollës fillore “Xhavit Ahmeti”, prezent ishte edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, Drejtoresha e Arsimit Fahrije Kryeziu, përfaqësues të tjerë të kësaj drejtorie, dhe përfaqësues nga institucioni komunal.

    Gani Basha Drejtor i shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” me rastin e kësaj dite “tregoi rreth historikut të kësaj shkolle, njëherit tha se kjo shkollë falë bashkëpunimit të mirë me komunën por edhe me stafin që punon këtu, përmbush të gjitha kërkesat dhe kushtet për zhvillim të mirë të procesit mësimor”.

    Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, në fjalimin e tij “uroj të gjithë për shënimin e ditës së shkollës, njëherit porositi që të punohet me nxënës sa më shumë sepse kjo ishte edhe kërkesa primare e të ndjerit Xhavit Ahmeti. Kryetari Surdulli njëherit përgëzoi për nivelin e lartë të mirëmbajtjes së shkollës.

    Edhe, djali i Xhavit Ahmetit, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke porositur, se në vitin e ardhshëm të bëhet përzgjedhja e nxënësve dhe arsimtarëve më të mirë të kësaj shkolle.

    Në fundë, për të pranishmit ishte përgatitur një program i pasur kulturo-argëtues nga nxënësit e kësaj shkolle.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 25.10.2010

    Situatë e brishtë e sigurisë

    Megjithë shtimin e masave të sigurisë në veri, gjendja atje ende mbetet e brishtë, u tha të hënën në takimin e Komitetit për Siguri në Mitrovicë. Përfaqësues të strukturave politike dhe të sigurisë që ishin të pranishëm në takim, potencuan se edhe gjatë dy javëve të fundit ka pasur një numër incidentesh.

    Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se gjendja në përgjithësi është më e qetë sesa para disa javësh, mirëpo jo edhe e qëndrueshme. Për këtë ai përmendi incidentet që kanë vazhduar të ndodhin edhe gjatë ditëve të fundit.

    Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ceku disa nga incidentet kryesore që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në veri. Ai numëroi dëmtimin e antenës së “Valës” në Jarinje, mandej sulmin ndaj dy automjeteve në veri të Mitrovicës etj.

    Në anën tjetër, komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se në jug gjendja është e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë zhvillim serioz pos rasteve të rëndomta. Ai theksoi se kanë shtuar masat e sigurisë në lokacionet ku ndodhin më tepër aktivitete kriminale, në ndërkohë që janë duke vazhduar pikat e përbashkëta me KFOR-in dhe policinë e EULEX-it.

    Ndërsa përfaqësues të KFOR-it shprehën zotimin për vazhdimin e masave të sigurisë dhe në të njëjtën kohë shprehën përgëzimin për punën e mirë që është duke e bërë Policia e Kosovës në këtë rajon.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjilan, 25.10.2010

    Marsh protestues në mbështetje të flamurit kuq e zi

    Gjilan - (2LONLINE) – Të veshur kuq e zi dhe me flamuj të shumtë kombëtar, qindra gjilanas kanë marrë pjesë në marshin protestues me moton "Në mbështetje të Flamurit Kuq e Zi". Pikërisht në orën 12:00, ashtu edhe siç ishte paraparë marshimi i protestuesve kuq e zi, ka nis nga kompleksi i shkollave të mesme, për të vazhduar marshimi i tyre deri tek teatri i qytetit, për të kthyer sërish mbrapa në pikën e nisjes.

    Marshuesit gjatë gjithë kohës kanë kënduar himnin kombëtar, kanë kënduar këngën ‘xhamadani vija vija...”, dhe kanë brohoritur “Shqipëri Etnike”, “Oh sa mirë me qenë shqiptar”... por nuk ka munguar edhe ndezja e flakadanëve.

    Ky marshim protestues është organizuar nga Tifozët Kuq e Zi , Vetëvendosje, Skifterët, Intelektualet dhe Këshilli i nxënësve në Gjilan, si një përgjigje ndaj akteve barbare të tifozëve serb dhe më pas edhe atyre rus, që ditë më parë, në ndeshje futbolli, në Gjenova të Italisë, përkatësisht në Shën Pjetërburg të Rusisë, kishin djegur flamurin kombëtar dhe atë të Republikës së Kosovës.

    Tifozët serb, në rasti ne parë dhe atë rus në rastin e dytë, kishin djegur në stadium flamurin shqiptar, por edhe atë të Kosovës duke regjistruar kështu akte të rëndë në fushat e futboll.

    Po ashtu, përveç djegieve të flamujve, ata urrejtjen e tyre e kishin shprehur edhe përmes pankartave të shumta kundër Kosovës.

    Ndryshe, protesta marshuese e gjilanasve ka kaluar në mënyrë dinjitoze.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjakovë, 26.10.2010

    Në Cyrih të Zvicrës është bërë hapja solemne e zyrës së Gjakovës për investim

    Hapjen e zyrës e bënë ambasadori Naim Malaj dhe Pal Lekaj, kryetar i Gjakovës.

    Në një ambient tejet të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të shumtë në numër, në Cyrih të Zvicrës është bërë hapja solemne e zyrës së Gjakovës për investim, e cila është e para e këtij lloji nga Kosova në Zvicër.Në praninë e mërgimtarëve dhe një numri të konsiderueshëm të biznesmenë shqiptarë por edhe të përfaqësuesve politik, në mesin e të cilëve edhe Naim Malaj, ambasador i Kosovës në Zvicër, pastaj Sali Sefa zëvendëskonsul në Cyrih, Skender Rexhepi, drejtor i bibliotekës shqiptare në Cyrih, Xhevat Sadriu, afarist i cili ka siguruar gjithë infrastrukturën për zyrën por edhe të pranishmëve tjerë, hapja e zyrës, përgjegjës i së cilës është angazhuar të jetë Lan Avdiu tashmë është bërë një realitet.Me këtë rast, në fjalën e rastit të hapjes së zyrës, Naim Malaj, ambasador i Kosovës ka thënë se “është një nismë e mbarë dhe premtuese që u hap shteg e mundësi mërgimtarëve tanë për investime në Kosovë”.

    Ambasadori Naim Malaj ka potencuar edhe kontributin në vazhdimësi të mërgimtarëve duke pohuar se “duhet veçuar edhe kontributin e deritanishëm të mërgimtarëve, para, gjatë por dhe pas luftës në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.Njiherit, ambasadori Naim Malaj ka potencuar se investimet edhe nga zviceranët shihen si mundësi reale.”Nuk përjashtohet mundësia që në përspektivë të ketë edhe investitorë zviceran që deri më tani kanë munguar format e njohjes e të mundësive për investimet e mundshme në Kosovë në të cilën ekziston një hapësirë e madhe e me levërdi të dyanshme” është shprehur ambasadori Naim Malaj.Ndërkaq, Pal Lekaj, kryetar i komunës së Gjakovës ka thënë se “është nder i veçantë hapja e kësaj zyre në këtë qytet ku jeton një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të cilët aq shumë kanë dhënë për mbijetesën e popullatës por edhe për zhvillimin e gjithmbarshëm. Ndaj, çdo politikan duhet të përkulet para mërgimtarëve për sakrificën dhe ndihmën e madhe që kanë dhënë në çdo kohë për vendin e tyre, Kosovën”.

    Kryetari i Gjakovës,Pal Lekaj, nuk ka lënë pa potencuar edhe kontributin e gjithanshëm, politik, ekonomik dhe human të shtetit zviceran duke thënë se “mirënjohje e posaçme shkon edhe për shtetin mik zviceran të cilët kanë shprehur në praktikë edhe kontributin dhe mbështetjen e tyre politike për Kosovën porse edhe kontributin në zhvillimin ekonomik të pasluftës në Kosovë”.Sa i përket hapjes së zyrës në Cyrih, kryetari Pal Lekaj ka përmendur potencialet e komunës duke pohuar se “Gjakova ofron kushte ideale në të gjitha sferat e ekonomisë për investime për të gjithë mërgimtarët në partneritet edhe me biznesmenët e vendit ku jetojnë”.Për hapjen e zyrës së Gjakovës, kryetari Lekaj ka vënë në spikamë se “me këtë rast ne nuk po krijojmë kufi regjionesh që të tërheqim investues vetëm në komunën tonë porse jemi të interesuar që paralelisht të përfitojë e tërë Kosova, mirëpo kompetencat e mia janë të përkufizuara brenda komunës”.

    Nga kryetari Lekaj është bërë thirrje që mërgimtarët dhe investitorët të jenë pjesë e procesit të privatizimit dhe të aplikojnë në tenderim me rastin e shpalljeve në shitje nga AKP-ja të ish ndërmarrjeve shoqërore. “Kompanitë që janë në procesin e privatizimit të blihen nga biznesmenë shqiptarë në mërgatë” ka thënë kryetari Lekaj.Ndërkaq, Agim Koci, nënkryetar i komunës ka prezentuar në detaje planin zhvillimor për periudhën 2006-2015 të komunës së Gjakovës ndërkohë që fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sali Sefa, zëvendëskonsull dhe Xhevat Sadriu i cili ka ofruar lokalet dhe infrastrukturën për këtë zyrë.Hapjen e zyrës e bënë ambasadori Naim Malaj dhe Pal Lekaj, kryetar i Gjakovës.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Viti, 26.10.2010

    Ansambli Dasma nga Pozherani nderohet me çmimin e parë në festivalin e Librazhdit

    Ansambli Dasma nga Pozherani i Vitisë, është fituese e çmimit të parë në festivalin e valles dyshe që u mbajt në Librazhd. Në këtë festival morën pjesë 19 grupe nga gjitha viset shqiptare.

    Ansambli i Këngëve dhe Valleve Dasma nga Pozherani i Vitisë, me paraqitjet e saja nëpër festivale të ndryshme, po dëshmon një profesionalizëm të një ansambli të ri që premton shumë në të ardhmen. Së fundmi, në Festivalin e valles dyshe, që sivjet mbushi dhjetë vite të veprimtarisë në qytetin e Librazhdit, ky ansambël me paraqitjen e valleve të trevës së Karadakut, entuziazmoi të pranishmit. Vallja dyshe përfaqësohet nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan e më gjerë, me tërë koloritin dhe ritmin e saj folklorik, ndërsa qyteti i Librazhdit për dy net me radhë priti artistët valltarë nga shumë rrethe apo treva specifike folklorike të vendit: Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe nga diaspora. Avdyl Ramaj udhëheqës i ansamblit Dasma nga Pozherani, u shpreh se në mesin e 19 grupeve pjesëmarrëse, vallja burimore e trevës së Karadakut u mirëprit mjaftë mirë nga publiku për çka edhe juria veçoi si paraqitje më autoktone duke na shpërblyer me vendin e parë.

    Ramaj ka kërkuar një mbështetje edhe më të madhe nga institucionet komunale në të ardhmen. Ndërkaq përgjegjësi i sektorit për Kulturë në Viti Ismet Sejdiu vlerëson një të arritur të madhe suksesin e Ansamblit “Dasma” në festivalin e valles dyshe në Librazhdë dhe shtoi se edhe angazhimi i anëtarëve të Ansamblit “Kemajl Azizi” është për tu vlerësuar lartë, pasi që po grupet vitiase po tregojnë rezultate të lakmueshme në festivalet e ndryshme ku po prezantojnë dhe nderohen me çmime. Në festivalin e valles dyshe që u mbajt në Librazhd, morën pjesë 19 grupe nga vise të ndryshme shqiptare, ndërkaq nga Kosova u prezantuan dy grupe ai nga zona e Karadakut dhe nga zona e Dukagjinit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjakovë, 27.10.2010

    Filloi ndriçimi publik i rrugës "Petro Nini Luarasi"

    Në këtë rrugë që ka gjatësi prej rreth 500 metrave nuk ka patur asnjëherë ndriçim të tillë publik.

    Drejtoria e Shërbimebe Publike në vazhdën e realizimit të planifikimeve vjetore për ndriçimin publik të qytetit, riparimin dhe instalimin e ri ka filluar të jetësojë një projekt tërësisht të ri të instalimit të ndriçimit publik.Në saje të kontratës vjetore që ka Drejtoria e Shërbimeve Publike me firmën “Montkomerc” ku pagesa kryhet edhe në bazë të kryerjes së punimeve ka filluar instalimi ndriçimit publik në rrugën “Petro Nini Luarasi”.Në këtë rrugë që ka gjatësi prej rreth 500 metrave nuk ka patur asnjëherë ndriçim të tillë publik dhe për të parën herë kjo rrugë periferike në dalje të Gjakovës në drejtim të Prizrenit do të ketë ndriçim publik.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •