Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 76
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vushtrri, 04.10.2010

    Vushtrria nikoqir i Festivalit të teatrove për të rinj “Vu Theatre Fest 3”

    Nga 4 deri më 08 tetor 2010 mbahet edicioni i tretë i Festivalit për të rinj “Vu Theatre Fest 3”.

    Nën organizimin e OJQ-së vushtrriase “Ars Qendra”, mbështetur nga Komuna e Vushtrrisë nga e hëna deri më 08 tetor 2010 mbahet edicioni i tretë i Festivalit për të rinj “Vu Theatre Fest 3”, ku pjesëmarrës do të jenë teatro nga Kosova e nga vise tjera ku jetojnë shqiptarë.
    Pjesëmarrës të festivalit sivjet do të jenë, teatri i të rinjve nga Prishtina, teatri “Osman R. Gashi” nga Klina, teatri i të rinjve “Abdulla Krashnica” nga Presheva, teatri i të rinjve “Aleksandër Moisiu” nga Dardana dhe teatri i të rinjve “The Future” nga Bujanovci. Për çdo mbrëmje nga ora 18 do të ketë nga një shfaqje derisa hyrja do të jetë pa pagesë.
    "Ky festival iu kushtohet pikërisht të rinjve në mënyrë që tu jepet mundësia ta promovojnë punën e tyre që të motivohen për punë të mëtutjeshme", tha Abdullah Bunjaku, drejtor i festivalit.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dardanë (Kamenicë), 05.10.2010

    Falë financimit nga K.K i Kamenicës, doli nga shtypi libri “Etje e Pashuar”

    Në kuadër te klubit letrar “Nositi”, nga Kamenica, këto ditë doli nga shtypi libri me titull “Etje e Pashuar”,të autorëve: Hysen Këqiku, Nexhat Rexha, dhe Sinan Sadiku. Sipas, autorëve në fjalë, ky libër paraqet një panoramë e krijuesve letrar nga komuna e Kamenicës.

    Në këtë vepër janë të përfshirë gjithsej 45 autorë, duke filluar nga Ali Huruglica e këndej. Autorët në këtë vepër kanë paraqitur biografinë e secilit shkrimtarë, si dhe pjesë të zgjedhura poetike nga krijimtaria e tyre. Ky libër doli në dritë falë ndihmës financiare nga Kuvendi Komunal i Kamenicës. Para pak ditëve, në shenjë respekti dhe falënderimi autorët vizituan Kryetarin e Komunës z.Shaip Surdulli dhe me këtë rast i dhuruan kopje të librit si dhe të gjithë delegatëve të kuvendit komunal.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjakovë, 04.10.2010

    Me organizimin e Zyrës për Barazi Gjinore e KK-së së Gjakovës është mbajtur një debat me temën “Përpilimi i planit të veprimit mbi dhunën në familje”

    Me organizimin e Zyrës për Barazi Gjinore e KK-së së Gjakovës është mbajtur një debat me temën “Përpilimi i planit të veprimit mbi dhunën në familje”. Në tryezën e rrumbullakët në debat kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, Hetuesisë, Prokurorisë, Gjykatës, Policisë së Kosovës, të EULEX dhe organizatat Jo qeveritare.

    Me organizimin e Zyrës për Barazi Gjinore e KK-së së Gjakovës është organizua është mbajtur një debat me temën “Përpilimi i planit të veprimit mbi dhunën në familje”. Në tryezën e rrumbullakët në debat kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, Hetuesisë, Prokurorisë, Gjykatës, Policisë së Kosovës, të EULEX dhe organizatat Jo qeveritare.
    Pjesëmarrësit kanë debatuar për format e planit të veprimit të përbashkët për parandalimin e dhunës në familje. Ndërkohë është konstatuar se pa një veprim të përbashkët të gjithë faktorëve me saktë të institucioneve përkatës lufta kundër dhunës në familje nuk mund të fitohet. Mirëpo sipas pjesëmarrësve të këtij debati është vlerësuar se tani me aprovimin e Ligjit për dhunën në familje dhe mbrojtjes së të drejtave gjinore është më lehët veprimi i përbashkët. Një konstatim tjetër është që dalur që ka të bëjë me rritjen e rasteve të dhunës në familje dhe indikatorët që diktojnë këtë rritje.
    “ Rastet e dhunës në familje janë në rritje dhe këtë po e dikton gjendja e rëndë sociale që ka kapluar një masë të madhe të popullatës”, ka thënë Lumnije Shllaku, zyrtare për barazi gjinore në KK-në e Gjakovës. Ndërkohë që sipas kryesues së KK-së të kësaj komune, pak sa fajtorë për rritjen e rasteve të dhunës në familje janë edhe organet e drejtësisë, që sipas sajë arteret e veprave penale për dhunë familjare nuk po ndëshkohen me dënimin e merituar. “ Kërkojmë nga organet e drejtësisë që arteret e dhunës në familje të ndëshkohen me dënim të merituar, nga se në disa raste kryesit e veprave penale për dhunën në familje po lirohen menjëherë dhe nuk po ndëshkohen me dënim të merituar”, ka kërkuar kryesuesja Haxhiu.

    Nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës komunale nuk është pranuar ky vlerësim dhe gjykim i kryesues së KK-së së Gjakovës.
    “ As një rast nuk lirohet nga hetimet Prokurorisë dhe Gjykata nëse ka prova të duhura për një vepër penale të një kryesi për dhunë në familje”, ka thënë Prokurorja komunale Shpres Bakia. Ndërsa Gjyqëtarja e GjK në Gjakovë Afijete Sada Gllogjani, ka thënë se as nj rast nuk e kemi mbyllur pa e proceduar dhe në bazë të rrethanave dhe provave që janë ofruar dhe janë kompletuar edhe dënimi është shqiptuar.
    Violeta Demhasaj hetuese në Drejtorin Rajonale të Policisë në Pejë, ka thënë se ne përherë kemi kërkuar bashkëpunim në mesë organeve dhe institucioneve përkatëse dhe në të gjitha raste i kemi bashkërenduar veprimet, por policia po hasë në vështirësi, kur rastet paraqiten verbalist dhe jo me shkrim. Ajo ka ngritur edhe një shqetësim për mungesën e mjeteve për të ushqyer viktimat kur ka raste që ato të qëndrojnë me disa orë të tëra në hetime apo në mbrojtje.” Qeveria, ministritë përkatëse dhe komunat duhet të kenë një fond për të ju siguruar ushqim viktimave në rastet kur ato qëndrojnë me orë të tëra pa ngrënë”, ka thënë Demhasaj.

    Nga ana e menaxheres së Shtëpisë së Sigurisë Sakaibe Doli Dobruna, është kërkuar që Qeveria të këtë një fond të veçantë për mbrojtjen dhe sigurinë e viktimave të dhunës në familje. Sipas saj numri i rasteve të dhunës në familje është në rritje. “ Rritje sepse këtë e dëshmojnë rastet e paraqitura që janë gjinj e një rritje”, ka thënë Doli Dobruna. Është nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mesë të institucioneve komunale, përfaqësuesve të Policisë, Hetuesisë, Prokurorisë, Gjykatës, Komunës dhe organizatave për mbrojtjen në familje.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjakovë, 06.10. 2010

    Diaspora gjakovare në Zvicër ndihmon KF "Vëllaznimin" me 1.050 euro dhe me 11 mijë franga zvicerane

    Përfaqësuesit komunal i janë mirënjohës mërgimtarëve për vullnetin e treguar që secili me mundësi të veta të ndihmojë klubin, emri i të cilit është emblemë sportive e Gjakovës. Me kontaktet dhe informatat e dhëna mbi gjendjen në klub disponimin e tyre për të ndihmuar e kanë shprehur 35 mërgimtarë, ku disa prej tyre kanë dhënë mjete në vlerë valutore të frangës zvicerane ndërsa të tjerë me valutë të euros.

    Nga mjetet e dhuruara janë grumbulluar gjithsejt 1050 euro dhe 11000 franga zvicerane.
    Tre përfaqësues të Kuvendit Komunal, Agim Koci, nënkryetar, Anton Shala, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Hasan Ukshini, zëdhënës komunal kanë qëndruar në Zvicër me qëllim kontakti dhe ndihmese për klubin e futbollit Vëllaznimi i cili në mungesë të donatorëve aktual po sfidohet me vështirësi të shumta financiare. Gjatë qëndrimit në Zvicër përfaqësuesit komunal u janë mirënjohës Lan Avdisë, Lulzim Shasivarit dhe Gjon Ukajt ku këta dy të fundit kanë qenë edhe në komisionin për grumbullimin e mjeteve të dhuruara nga mërgimtarët e komunës sonë me punë dhe qëndrim në shtetin helvetik. Përfaqësuesit komunal i janë mirënjohës mërgimtarëve për vullnetin e treguar që secili me mundësi të veta të ndihmojë klubin, emri i të cilit është emblemë sportive e Gjakovës.

    Me kontaktet dhe informatat e dhëna mbi gjendjen në klub disponimin e tyre për të ndihmuar e kanë shprehur 35 mërgimtarë, ku disa prej tyre kanë dhënë mjete në vlerë valutore të frangës zvicerane ndërsa të tjerë me valutë të euros. Nga mjetet e dhuruara janë grumbulluar gjithsejt 1050 euro dhe 11000 franga zvicerane. Mërgimtarët të cilët kanë ndihmuar janë Zeq Halilaj 2000 chf, Pashk Merturi 1000 chf, Skender Rexhepi 1000 chf, Kol Pnishi 1000 chf, Metë Fetaj 800 chf, Hasan Tofaj 550 chf, Gjon Ukaj 500 chf, Anton Nikolla 500 chf, Gegë Dedaj 300 chf, Krist Vilson Shala 300 chf, Nexhat Pula 200 chf, Bajram Mulaj 200 chf, Kol Ndrejaj 200 chf, Elvis Bezhi 200 chf, Lulzim Shasivari 200 chf, Qazim Beha 200 chf, Fadil Ibrahimi 200 chf, Pjetër Raja 100 chf, Viktor Lleshi 100 chf, Zenun Berisha 100 chf, Xhevat Sadria 100 chf, Ukë Komoni 100 chf, Kumrije Nitaj 100 chf, Rexhep Salihaj 100 chf, Isa Zeqiraj 100 chf, Haki Haxhijaj 100 chf, Mahmut Jakupi 50 chf, Astrit Mullatahiri 50 chf, Riza Haxhija 30 chf, Bekim Pelaj 20 chf, Agnez Lleshi 200 chf dhe 150 euro. Me vlerë në euro ndihmesën e tyre e kanë dhënë Mirash Ndreja 500 euro, Kolë Nikolla 500 euro, Bekim Raja 300 euro dhe Gëzim Nura 100 euro.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 06-10-2010 më 08:57
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lipjan, 06.10.2010

    U përurua asfaltimi i rrugëve të lagjeve të fshatit Blinajë

    Sot në fshatin Blinajë të Komunës së Lipjanit në prani të shumë qytetarëve Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja bëri prerjen e shiritit me rastin e përfundimit të asfaltimit të rrugëve të këtij fshati. Me këtë rast kryetari Buja uroi banorët e fshatit Blinajë për asfaltimin e këtyre rrugicave si dhe ndërtimin e shkollës fillore në këtë fshat, e cila së shpejti do të përfundoj, por projektet në këtë fshat nuk do të përfundojnë me kaq meqë me një periudhë shumë të shkurtër, banorët e këtij fshati do të përfitojnë edhe shumë projekte të tjera siç është kanalizimi dhe ujësjellësi. Ai më tej shtoi se tani jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së investimeve kapitale të suksesshme për këtë vit, në ndërtimin e shkollave, në fshatin Poturovc, Gadime së shpejti do të filloi ndërtimi i shkollave në fshatrat Banullë dhe Bujanë, pastaj ndërtimin e shumë kanalizimeve, ujësjellësve, rrugëve në ato fshatra ku është nevoja më e madhe, përfundoi z. Buja. Ndërsa, sipas menaxherit të Drejtoratit të Shërbimeve Publike Milaim Qiriqi, asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve të fshatit Blinajë në gjatësi prej 1625 m që ka kushtuar 160 mijë euro, mjete këto të siguruara nga të hyrat vetanake, ndërsa punët i ka përfunduar në bazë së kontratës së nënshkruar N.T.P “ Apollonia” nga Podujeva. Gjithashtu, kryetari Buja ka bërë edhe inspektimin e ndërtimit të shkollës fillore e cila ka një kosto prej 129 mijë euro, mjete këto të siguruara nga të hyrat vetanake.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjilan, 07.10.2010

    Ne Gjilan mbahet panairiri Librit GJILANI 2010

    PANAIRI I LIBRIT “GJILANI 2010”
    (7 – 9 Tetor)
    Të enjten, më 07 tetor 2010, ora 13.00, bëhet hapja e panairit të Librit “Gjilani 2010”, i cili do të mbahet në sheshin “Agim Ramadani”, në Gjilan.

    AGJENDA
    7 Tetor
    Ora 13.00 Hapja e panairit
    Ora 14.00 Promovimi i librit te dr. Sabile Kecmezi – Basha me titull: Të burgosurit politik
    shqiptarë të Kosovës 1945-1990;
    Referues: Mr. Adem Murati, Mr. Aliriza Selmani, Izmi Zeka,
    Vendi: Salla e Teatrit të Qytetit
    8 Tetor
    Ora 14.00 Promovimi i librit: “Dy lule të lirisë”, të poetit gjilanas Behlul Gagica
    Referues: Dr. Faik Shkodra, prof. Arbëresha Aliu – Shaqiri
    Vendi: Salla e leximit të Bibliotekës “Fan S. Noli”, Gjilan
    9 Tetor
    Ora 14.00 Promovimi i librit: “Fjalor i gjuhësisë”, i autorit Ragip Këqiku
    Referues: Dr. Qemajl Murati, Dr. Bahtijar Kryeziu
    Vendi: Salla e Teatrit të Qytetit
    Vendi: Salla e leximit të Bibliotekës “Fan S. Noli”, Gjilan
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pejë, 07.10.2010

    Ali Berisha pret në takim Hashim Thaqin

    Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtorë priti në takim Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqin me bashkëpunëtorë, ku tema e bisedimeve ishte mundësia e konkretizimit të projekteve kapitale për vitin 2011 dhe fillimi sa më i shpejt i punëve për Universitetin e Pejës.

    Nevoja e Pejës për mbështetjen e Qeverisë është e madhe dhe ju si Kryeministër duhet te angazhoheni për realizimin e projekteve kapitale qe janë obligim i juaji dhe për çka ne i kemi dorëzuar projektet ne kohen e duhur dhe ne ministrit e duhura. Me duhet të jua përsëriti edhe një padrejtësi që po vazhdon të i bëhet Pejës e cila merr buxhet për 115 mijë banorë,kurse vetëm ne zgjedhjet e fundit kanë votuar rreth 90 mijë votues në Pejë. Ne, si Qeveri Komunale kërkojmë ndarje simetrike te buxhetit dhe investime simetrike ne terë Kosovën.

    Peja ka dy asete kryesore: Rugovën si zonë turistike te behët qendra e dytë e skitarisë dhe e turizmit pas Brezovicës dhe Agrobiznesin si mundësi e mirë për zhvillim dhe plasim të produkteve ne rajon.

    Pasi Peja po bëhet qendër universitare është nevojë e domosdoshme hapja e rrugës lidhëse me Plaven,Gusin dhe viset tjera shqiptare ne Mal të Zi përmes Rugovës,ku do të krijohej një mundësi e mirë jo vetëm për Pejën por edhe për terë rajonin. Peja ka nevoja të shumta por me hapjen e Universitetit vazhdimin e rrugës Kuqishtë-Bogë për kompletim të infrastrukturës duhet te futen si prioritete për vitin 2011 edhe rruga e Trestenikut dhe ajo qe e lidh Gorazhdevcin deri ne Kerstovc tha nder të tjera kryetari Berisha.

    Unë ju falënderoj për pritjen tuaj sot këtu në Pejë dhe ju përgëzoj për punën tuaj dhe të stafit tuaj sepse vërtet keni bërë një punë të mirë. Ju premtoj se angazhimet tona për të investuar në Pejë kanë qenë dhe do të jenë edhe ne te ardhmen,prandaj kërkoj nga ju qe te jeni me këmbëngulës të ministrat përkatës, ku do ta keni përkrahjen time dhe të bashkëpunëtoreve të mi,sepse vërtet Peja ka nevoja dhe duhet të përkrahet. Në prioritetet për vitin 2011 kemi filluar me Universitetin e Pejës do të vazhdojmë me investime ne rrugën për Bogë dhe ne disa projekte që ju do t’i parashihni si prioritete tha nder të tjera kryeministri Thaqi.

    Në fund, kryetari Berisha dhe kryeministri Thaqi u prononcuan për media.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prizren, 07.10.2010

    Studentët nga Amerika takuan Kryetarin e Komunës së Prizrenit

    Studentët nga Amerika takuan kryetarin e komunës, prof.dr.Ramadan Muja, u entuziazmuan me pritjen e ngrohtë dhe qytetin e bukur të Prizrenit

    Kryetari i Komunës ka pritur një grup studentësh nga Universitetet e ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,të cilët kryesisht studiojnë në fushat e të drejtave të njeriut.

    Kryetari Muja në përgjithësi ka folur për nivelin e tolerancës bashkëjetesës, cili ekziston në Komunën e Prizrenit,duke potencuar se qyteti i Prizrenit përveç lashtësisë që ka, dallohet si qytet multi kulturor,multi etnik dhe multi fetar,elemente këto që e bëjnë atë të veçantë në rajon e më gjerë.

    Komunitetet e Komunës së Prizrenit gëzojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre,zhvillimit të kulturës së tyre dhe konsiderohen të barabartë në pjesëmarrjen e tyre me përfaqësim nëpër institucionet qofshin ato lokale apo edhe qendrore.

    Ne si shtet më i ri në botë ka theksuar ndër tjera kryetari Muja, pretendojmë që të zhvillojmë edhe më tej nivelin e demokracisë në vend duke pretenduar ta avancojmë në atë mas sikur në shtetet e zhvilluara qofshin ato evropiane apo edhe të SHBA-ve.

    Studentët pjesëmarrës në këtë takim komunikuan gjatë me Kryetarin Muja,duke shprehur edhe interesimin e tyre me gjendjen e të zhvendosurve dhe procesin e ri integrimit të këtyre personave që nga periudha e luftës së fundit në Kosovë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ferizaj, 07.10.2010

    Shkolla fillore "Vezir Jashari" dhe instituti "Goethe", nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, dukë i përgëzuar të pranishmit për këtë bashkëpunim, ka thënë se kjo iniciativë po vie në kohë lirie, kur kemi shtetin e ri të Kosovës. "Shteti gjerman, gjithmonë ka qenë një mik i yni. Populli gjerman vërtet ka bërë shumë për shqiptarët, jo vetëm për çlirimin tonë por edhe pas çlirimit, në formimin e shtetit të Kosovës.", ka thënë Xhemaili.

    Ahmet Gajtani, drejtor i shkollës fillore "Vezir Jashari", duke folur për historikun e shkollës, ka thënë se ky projekt është edhe një fitore e kësaj shkolle, që tani ka arritur të bëhet pjesë e iniciativës 'Shkollat, partnere të së ardhmes'. Gajtani, ka thënë se nënshkrimi kësaj marrëveshje, do të jetë edhe një mundësi e mirë për të siguruar pajiset teknike bashkëkohore për mësim të nxënësve. "Dija që ofrohet në shkollën tonë, besojmë se do të jetë konkurrente me dijen e shkollave të tjera në rajon dhe Evropës, sepse synojmë të shkojmë krahas tyre dhe këtë synim e mbështesim në interesimin dhe gatishmërinë e nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe të të gjitha institucioneve tona", ka thënë Gajtani,duke shtuar se vetëm me një arsimim të duhur dhe cilësor do të ecim përpara si shoqëri dhe si shtet. Shkolla fillore "Vezir Jashari" u themeluar në vitin 2007, dhe aktualisht ka 30 paralele, me gjithsej 868 nxënës.

    Christoph Deissenberger, drejtor i sektorit për kulturë, politikë dhe shtyp i ambasadës gjermane, ka thënë se kjo është iniciativë e Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë në bashkëpunim me organizata të ndryshme gjermane. "Shkolla juaj, sot po bëhet pjesë e një rrjeti të gjerë të shkollave të kësaj iniciative, që përafërsisht janë rreth 1 mijë e 500 shkolla të kësaj iniciative", ka thënë Deissenberger. Qëllimi i këtij projekti është nxitja e të rinjve, që të mësojnë gjuhën gjermane, pasi që sipas Deissenberger, mësimi i gjuhëve të huaja është pjesë e jetës dhe përmes tyre mund të arrihet diçka. "Njohja e gjuhës gjermane në shtetin e Kosovës është shumë e pranishme. Mendoj që çdo kush nga ju, ka ndonjë familjar në Gjermani", ka thënë Deissenberger duke shtuar se nëse mësohet gjuha gjermane hapen shumë dyer për të punuar apo studiuar në Evropë e jo vetëm në Gjermani pasi që milion njerëz jashtë këtij shteti flasin gjuhën gjermane.

    Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, dukë i përgëzuar të pranishmit për këtë bashkëpunim, ka thënë se kjo iniciativë po vie në kohë lirie, kur kemi shtetin e ri të Kosovës. "Shteti gjerman, gjithmonë ka qenë një mik i yni. Populli gjerman vërtet kanë bërë shumë për shqiptarët, jo vetëm për çlirimin tonë por edhe pas çlirimit, në formimin e shtetit të Kosovës. Edhe tani po bënë punë të madhe në zhvillimin e shtetit dhe fuqizimin e tij", ka thënë Xhemaili. Ndërsa, për marrëveshjen e bashkëpunimit të kësaj shkolle Xhemaili ka thënë se kjo iniciativë edhe më shumë do t'i thellon njohurit tona për gjuhën gjermane.

    Përzgjedhja e shkollave që u përfshijnë në këtë projekt, sipas Johanna Nyse, nga instituti "Goethe", ka zgjatur disa muaj, ku shkollat në fillim kishin aplikuar e më pastaj disa nga shkollat u vizituan nga zyrtarët përkatës. "Bëhet fjalë për ndërtimin e një rrjeti prej 1 mijë e 500 shkollave në botë, iniciativë kjo e Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë dhe 4 institucione gjermane të cilat janë duke e implementuar këtë projekt", ka thënë Nyse. Kjo iniciativë për binjakëzimin e shkollave, do të mbështetet nga Ministria Federale për Punë të Jashtme e Gjermanisë dhe implementohet nga bashkëpunimi me zyrën qendrore për arsimimin e jashtëm të vendit, institutin 'Goethe'. U bë e ditur se gjatë kësaj jave pritet që edhe tri shkolla të tjera të bëhen pjesë e kësaj iniciative, dy nga to do të jenë në Prishtinë dhe një tjetër në Prizren.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lipjan. 07.10.2010

    Qytetit të Lipjanit iu shtua edhe një objekt afarist- banesor


    Në Lipjan u vë gurë themeli i një objekti afarist banesor, vlera financiare e tije kap shumën mbi 3 milion euro ku pritet të hyjnë në punë afër 40 punëtor, kryesisht të gjinisë femërore, pronari i këtij objekti është Mustaf Gashi, nga komuna e Lipjanit.

    Sot në Lipjan u vë gurë themeli i një objekti afarist banesor, vlera financiare e tije kap shumën mbi 3 milion euro ku pritet të hyjnë në punë afër 40 punëtor, kryesisht të gjinisë femërore, pronari i këtij objekti është Mustaf Gashi, nga komuna e Lipjanit.

    Në këtë ceremoni rasti vënien e gurë themelit e bën kryetari i Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja dhe pronari Mustaf Gashi. Kryetari Buja tha se investimi në këtë objekt është mjaft i madhe dhe punësimi do te jetë mjaft i mirë sepse ku po ndërtohet ky objekt është pjesë urbane e cila lejon që te jetë afarist – banesor për ndërtim dhe afarizmi këtu do të mundësoj që të punësohen rreth 40 punëtor. Ai më tej tha se qyteti i Lipjanit me ndërtimin e banesave kolektive ka filluar të marrë pamjen qytetit e jo qytetez siç ka qene. Besoj qe me planifikimin që kemi qyteti do të zgjerohet në drejtim ka lumi sitnica dhe qyteti do ta merr një pamje me të mirë dhe ma të qet për banim në Kosovë sepse qetësia në Lipjan është mjaft e mirë. Buja gjithashtu theksoi se të gjitha ndërtimet që bëhen në Komunën e Lipjanit pikërisht në qytet janë të pajisura me leje. Ndërkaq pronari i këtij objekti afarist banesor Mustaf Gashi tha se ky objekt ka një vlerë financiare mbi 3 milion euro ku pritet të punësohen 40 deri 50 punëtor kryesisht femra se është një objekt afarist.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Therandë, 09.10.2010

    Biblioteka e Therandës pasurohet me libra të rinj

    Aktualisht, biblioteka e Therandës ka një fond prej rreth 14 mijë ekzemplarë të librave të zhanreve të ndryshme, kurse këtë vit janë regjistruar mbi 1300 lexues të rregullt, të moshave dhe gjinive të ndryshme, të cilët janë lexues të mbi 11 mijë librave. Numri i lexuesve për çdo ditë po vjen duke u rritur, por sikurse të ekzistonte salla e leximit numri i lexuesve do të ishte shumë më i madh, sepse një pjesë e literaturës, si fjalorët e ndryshëm dhe disa libra enciklopedi, mund të shfrytëzohen për lexim vetëm në bibliotekë, nuk mund të jepen për lexim në shtëpi. Edhe pse ka shumë i interesim për leximin e tyre, ato që disa vjet kanë mbetur të pashfrytëzuara për lexuesit.

    Sikur të kishim sallën e leximit pensionistët dhe kategoritë të tjera sociale në bibliotekë do të mund ta shfrytëzonin edhe leximin e shtypit ditor. Sivjet Komuna nga mjetet vetjake ka ndarë 1000 euro për pasurimin e bibliotekës me libra të rinj.

    RR. REXHAJ (Kosova Sot)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pejë, 10.10.2010

    25 familje skamnore morën çelësat e banesave të tyre

    Njëzet e pese familje skamnore nga Peja sot kanë marre çelësat për banesat e reja projekt ky i realizuar nga Qeveria e Emirateve te Bashkuara Arabe.

    Njëzet e pese familje skamnore nga Peja sot kanë marre çelësat për banesat e reja projekt ky i realizuar nga Qeveria e Emirateve te Bashkuara Arabe, e cila për ndërtimin e objektit për banim social ka investuar 550 mije euro. Është ky objekti i parë për banim social i ndërtuar ne Komunën e Pejës pas luftës në Kosovë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjakovë, 11.10.2010

    Filluan punimet në realizimin e ndërtimit të 125 shtëpive për komunitetin ARE në Lagjen Kolonia në Gjakovë

    Në ceremoninë e fillimin e punimeve të 29 shtëpive të komuniteteve AER, kryetari i Komunës Pal Lekaj, ka vlerësuar si ditë të veçanta që shpresa për të nesërmen po behët realitete. Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi ka thënën se “Sot vumë gur themelin e një projektit shumë te rëndësishëm për strehim dhe integrim të një shoqërie pakicë që është projekt i përbashkët i qeverisë komunale, Republikës se Kosovës dhe Critasit të Zvicrës dhe qeverisë Austriake”.

    "Jemi zotuar si shtet dhe si qeveri komunale që do të bëjmë të mudëshem për të gjithë qytetarëve pa dallime përkatësie fetare e kombëtare”, ka thënë Lekaj. Ai ka falënderuar të gjithë donatorët dhe kryeministrin Thaqi që sipas Lekes Kryeministri po dëshmon se po i përkrah këto projekte, që po ndikojnë dukshëm në përmbushën e obligimeve që ka Kosova ndaj banorëve të vet, ka pohura kryetari Dr. Pal Lekaj.

    Në ceremoninë e fillimin e punimeve të 29 shtëpive të komuniteteve AER, kryetari i Komunës Pal Lekaj, ka vlerësuar si ditë të veçanta që shpresa për të nesërmen po behët realitete.
    “Është një ditë e veçantë që së bashku me kryeministrinë dhe donatorët po e fillojnë një projekt që është mjaft domethënës dhe do të ndikojë në dukshëm në përmirësimi ne jetesës së këtyre komuniteteve” ka thënën dr. Pal Lekaj. Duke vazhduar se “ Jemi zotuar si shtet dhe si qeveris komunale që do të bëjmë të mudëshem për të gjithë qytetarëve pa dallime përkatësie fetare e kombëtare”, ka thënë Lekaj. Ai ka falënderuar të gjithë donatorët dhe kryeministrin Thaqi që sipas Lekes Kryeministri po dëshmon se po i përkrah këto projekte, që po ndikojnë dukshëm në përmbushën e obligimeve që ka Kosova ndaj banorëve të vet.

    Lagja Ali Ibra në Gjakovë është lagje joformale në Gjakovë me rreth 720 banorë kryesisht të komuniteteve RAE, por edhe familjet shqiptare dhe serbe Situata e strehimit dhe infrastruktura teknike është në gjendje shumë të keqe. Shumë familje jetojnë në shtëpi të improvizuar. Lekaj ka fol edhe per situaten e rëndë qe gjndet ky komunitete në këtë lagje. “Në këtë lagje shumë pak persona kanë të zgjidhur çështjen ë punësimit. Analfabetizmi dhe braktisja e shkollave janë shumë të shpeshta. Caritasi Zviceran partner i Caritasit të Kosovës, është prezentë në komunitetet me aktivitete sociale dhe edukim që nga vitit 2006. Kjo situatë është diskutuar dhe shqyrtuar shumë herë në institucionet lokale e organizata qeveritare dhe jo qeveritare. Në vitit 2009 KK-ja e Gjakovës për një zgjidhje fatlume të këtij komunitetit ofroi 3.8 hektar sipërfaqe tokë për ngritjen e objekteve individuale të këtij komunitetit në këtë lagje.

    U bashkuam si partner KK-ja, Qevria e Kosovës, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Caritasi Zvicrran dhe komunitetit ndërkombëtar, për të nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit për fillimin e një projekti kapital që me parallogarite është saktësuar shifra 3.4 milion euro. Përfitues të këtij projekti do të jenë 125 familje me 720 familjar. Po fillojmë implementimin e këtij projekti sot me ndërtimin e 29 shtëpive, për të vazhduar pa u ndalë deri në vitin 2011 për të përfunduar në tersi.

    Synimi i këtij projekti është që të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale të komuniteteve. Dhe kjo është planifikuar të arrihet nëpërmjet aktiviteteve ekonomike, integrimit përmes edukimit dhe punës sociale. Është edhe një e mirë që nga Qeveria Austriake ofrohen fondacion për këtë projekt 200 mijë. Është një shembull i mirë i Gjakovës dhe Qeverisë së Kosovës. Dhe kjo ne që po e bëjmë po tregojmë se i duhemi këtyre qytetarëve jo për politik. Jemi zotuar që ligji do të funksionoj sikur edhe vijat buxhetore, Është një shembull i mirë se si duhet punuar për të gjithë qytetarët barabartë.

    Ky është një nga projektet e rëndësishme që ka qenë edhe më herët në agjendën e shumë projekteve kapitale për ngritjen e jetesës së qytetarëve të komuniteteve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, në ditën e fillimeve të punimeve të ndërtimin e 29 shtëpive për komunitetin RAE në Gjakovë. Ai ka versuar lartë angazhimin që po bëjnë institucionet lokale e vendore bashkë me organizatat humanitare ndërkombëtare në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës veçmas të komuniteteve pakicë. “Sot vumë gur themelin e një projektit shumë te rëndësishëm për strehim dhe integrim të një shoqërie pakicë që është projekt i përbashkët i qeverisë komunale, Republikës se Kosovës dhe Critasit të Zvicrës dhe qeverisë Austriake”, ka saktësuar Thaqi.
    Ai duke vlerësuar punën e Institucioneve të Kosovës ka thënë se “ Qeveria e Kosovës ka për qëllim ndërtimi ne shoqërisë demokratike dhe integrimit të saj në të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare”. Ndërkohë që ka premtuar se do të jetë afër në mbështetje për realizimin e këtij projekti dhe projekteve tjera. “ Do të jemi afër me gjithë përkushtimet dhe angazhimet që kërkohen në realizmin e këtij projekti e projekteve tjera , që ti përmbushim obligimet dhe standardet”. Ai në këtë kontest duke fol për investimet që po bëhen në Kosovë ka pohuar se “ vetme në këto dy vitet e fundit është investuar në komuna se sa në dhjetë vitet e kaluara, prandaj do të punojmë maksimalisht në çdo cep të Republikës së Kosovës, për të investuar. Ato kanë ndodhur po ndodhin edhe sot dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen, ka nënvizuar Thaqi në lagjen Kolonia në Gjakovë.

    Kryeministri i Kosovës Thaqi, ka pohuar se “Unë kam pasur vizita të rregullta në të gjitha komunat. Edhe ne të ardhmen kështu do te ndodh. Unë i kryej përgjegjësit kushtetuese e shtetërore dhe jam në shërbim të gjithë qytetarëve. “Ky projekte ka qenë nevojë për vet qytetarët të strehohen të integrohen, ne po investojmë bashkërisht dhe kjo po ndodhë”, ka thënë Thaqi. Për situatën politike dhe rrjedhat e saja dhe proceset ne të cilat po kalon Kosova Thaqi ka nënvizuar në mesë të tjerave se “Kosova gjendet në rrethanat që realisht të gjithë i njohim, si institucione dhe politik jemi duke kaluar një test, jashtëzakonisht të rëndësishëm demokratik, një pjekuri të lart të përgjegjësisë shtetërore, politik edhe qytetare, me një vlerësim ët lartë edhe nga ndërkombëtarët”, sa vlerësuar Kryeministri Thaqi. Presidenti Krasniqi është duke zhvilluar biseda me të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe në momenti ne duhur besoj se do të jep propozimin për datën e organizimit të zgjedhjeve të reja nacionale. Kryeministri Thaqi në Gjakovë ka premtuar edhe mbështetje institucionale edhe angazhimet për lirimin sa më të shpejtë të ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së Ramush Hardinaj, nga Gjykata e Hagës. “ Jemi të përkushtuar dhe të angazhuara që në të gjitha format e mundshëmve institucionale e financiare të ndihmojmë në lirimin sa më të shpejtë të Ramush Hardinaj nga Gjykata e Hagës”, ka thënë Kryeministri Thaqi.

    Thaqi ka theksuar se ne po ndërtojmë shoqëri multi etnike një shtet ku sundon ligji dhe me qeverisje të mirë me transparencë të plotë, duke qenë në vazhdimësi në kontakte të vazhdueshme me autoritet më të larta në Bruksel, për të hartuar e plotësuar raportin e progresit. Ai ka thënë se strategjia për liberalizimi ne vizave është hartuar dhe do të dorëzohet së shpejt i institucioneve të Kosovës, dhe qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë sikur të gjithë qytetarët e tjera të Evropës. Ne jemi evropian dhe e meritojmë liberalizimi ne vizave, sa më shpejt që është e mundur dhe në këtë drejtim jemi duke punuar maksimalisht.

    Kordinatori i Caritasit Zviceran Geiri Meli, që është bartës i projektit në ndërtimin e 125 shtëpive për komunitetin ARE, ka kërkuar nga donatorët e gjithë Evropës që ti bashkohet realizimit të këtij projektit. “Ky projekt ka sfida të mëdha sepse është e një vlere të kushtueshme andaj bëjë thirrje të gjithë donatorëve në Evropë që bashkërisht duke participuar të realizojmë në tersi këtë projekt”, ka thënë Meli.

    Ndërkohë që përfaqësuesi i Caritasit të Kosovës Dom Vitor Sopi, ka thënë se ky program ka për objektiv realizimin e programit të paqes dhe bashkëjetesës”. Të hënën edhe Qeveria Austriake ka aprovuar 200 mijë euro për implementimin e këtij projekti.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Viti, 11.10.2010

    Përfaqësueset e dy shkollave të komunës së Vitisë treguan rezultate të mira në garat sportive

    Në kuadër të Shoqatës së pedagogëve të Kulturës Fizike dhe sporteve shkollore janë mbajtur disa aktivitete ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shkollave të komunës së Vitisë, gjegjësisht asaj fillore “Nazim Pajaziti” nga Radivojci dhe Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” të Vitisë.

    Këto ekipe para disa ditëve kanë marrë pjesë në garat të cilat janë organizuar në futboll të vogël në rajonin e Gjilanit, me që rast, shkolla fillore “Nazim Pajaziti” ka fituar vendin e dytë duke mundur përfaqësuesen e Novobërdës dhe duke u sfiduar nga Gjilani. Ndërsa “ Kuvendi i Lezhës” ka fituar vendin e parë duke mposhtur përfaqësuesen e Novobërdës, duke u plasuar kështu në garat e mëtutjeshme që do të mbahen në nivel shtetëror. Më këtë rast udhëheqësi i ekipit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, Hasan Hasani tha se ky sukses i takon qytetarëve të kësaj komune si dhe kërkoi nga institucionet lokale, respektivisht nga Drejtoria Komunale e Arsimit si dhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. të Vitisë ta përkrahin këtë ekip.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dardanë (Kamenicë), 11.10.2010

    Agron Krasniqi nga Kamenica, shpallet aktori më i mirë në Vushtrri

    Regjisori Muharrem Hoda, së bashku me aktorët e Teatrit “Aleksandër Moisiu” nga Kamenica, , më 7 të këtij muaji kanë marrë pjesë në “Festivalin e Teatrove të rinjve”, në komunën e Vushtrri.

    Aktorët kamenicas, kanë shfaqur Komedinë “Mysafiri i Mallkuar”, gjë që me këtë rast Agron Krasniqi u shpërblye si aktori më i mirë i këtij festivali. Ky festival ka filluar më 4 tetor dhe ka përfunduar më 8, ndërsa aktorët e komunës tone kanë marrë pjesë më 7 tetor.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kaçanik, 12.10.2010

    Themelohet Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik (KVRLKAÇ)

    Duke u bazuar në Statutin e Këshillit, u zgjodh edhe Bordi i Këshillit në përbërje prej 9 anëtarëve: Arlind Hysa, Mirlinda Axhami, Argjenda Axhami, Marigona Çaka, Arbenita Koka, Visar Mulaku, Adrian Bajrami, Ilirjana Berisha dhe Tetuta Malsiu.

    Sot në lokalet e Shtëpisë së Kulturës në Kaçanik u mbajt Kuvendi për themelimin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik (KVRLKAÇ) të cilin e përbënin 21 anëtarë, përfaqësues të 16 organizatave. Kryetar i Kuvendit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal u zgjodh Arlind Hysa ndërsa nënkryetare, Mirlinda Axhami.
    Me këtë rast është shpalosur dhe miratua Draft Statuti i Këshillit ndërkaq fjalë përshëndetëse kanë prezantua drejtori për Arsim e Kulturë, z. Azem Guri dhe përfaqësuesi i GTZ-së z. Albion Zeka.
    Duke u bazuar në Statutin e Këshillit, u zgjodh edhe Bordi i Këshillit në përbërje prej 9 anëtarëve: Arlind Hysa, Mirlinda Axhami, Argjenda Axhami, Marigona Çaka, Arbenita Koka, Visar Mulaku, Adrian Bajrami, Ilirjana Berisha dhe Tetuta Malsiu.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Viti, 12.10.2010

    Mbahen aktivitete për vetëdijesimin rreth trafikimit me qenie njerëzore

    Me moton Mbrohu nga trafikimi me qenie njerëzore - Njësia Komunal për të Drejtat e Njeriut në Viti në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësia Regjionale Anti Trafikim, OSBE dhe Qendra për Punë Sociale e Vitisë, kanë zhvilluar sot në Gjimnazin “ Kuvendi i Lezhës” disa aktivitete më qëllim të vetëdijesimit të rinisë për mbrojtjen nga anti- trafikimi.

    Më këtë rast para nxënësve vitias ka ligjëruar Shefi i njësisë së Trafikimit me qenie njerëzore nga Regjioni i Gjilanit Driton Islami i cili i njoftoi më për së afërmi nxënësit për mënyrën e trafikimit me qenie njerëzore, si dhe për format e mashtrimit përmes premtimeve të cilat trafikantet i bëjnë viktimave. Ndërsa Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Viti Demush Mehmeti tha se trafikuesit i mashtrojnë viktimat duke i u premtuar parajsën dhe duke ju afruar ferrin. Ai tha se ndaj viktimave të trafikimit nuk përdorët vetëm dhuna fizike por edhe psikike. Ndërsa koordinatorja e NJKDNJ-së për Viti Ibadete Hyseni kërkoj nga nxënësit që të mos bihen preh e mashtrimeve nga njerëzit e panjohur, dhe të kenë një komunikim më të madh me prindër, mësimdhënës, apo anëtarë tjerë të familjes për ndonjë ofertë pune. Më qëllim të vetëdijesimit të nxënësve vitias rreth trafikimit me qenie njerëzore është shfaqur edhe një film dokumentar i cili trajton këtë temë dhe janë shpërndarë disa broshura për vetëdijesimin e të rinjve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Klinë, 12.10.2010

    Përfunduan punimet e meremetimit të shkollës fillore “Emin Duraku” në fshatin Volljak

    Është bërë përurimi i përfundimit të punimeve për meremetimin e shkollës fillore “Emin Duraku” në fshatin Volljak. Investimet për meremetimin e shkollës “Emin Duraku”, janë bërë nga KFOR-i Italian dhe kostoja ka qenë 17 mije euro, janë meremetuar të gjitha klasat ,dyert,dritaret,muret dhe dyshemeja.

    Është bërë përurimi i përfundimit të punimeve për meremetimin e shkollës fillore “Emin Duraku” në fshatin Volljak. Investimet për meremetimin e shkollës “Emin Duraku”, janë bërë nga KFOR-i Italian dhe kostoja ka qenë 17 mije euro, janë meremetuar të gjitha klasat ,dyert,dritaret,muret dhe dyshemeja.
    Nënkryetari i komunës,Zenun Zeqa, në emër të komunës së Klinës i falënderoj KFOR-in Italian për angazhimin e tyre dhe për investimet që KFOR-i po i bënë në komunën e Klinës. Gjithashtu,Zeqa shtoi se paqeruajtësit e KFOR-it, po ju krijojnë kushte më të mira nxënëseve për shkollim në këtë komunë.
    Komandanti i Grupit Shumëkombësh Perëndim,kolonel Davide Di Bartolo tha se, përveç sigurisë jemi të përkushtuar edhe në sferat tjera që të ndihmojmë popullatën,si në arsim,shëndetësi ,infrastrukturë . Bartolo shtoi se KFOR-i edhe në të ardhmen do të bashkëpunoi me komunën Klinës dhe premtoi investime edhe në të ardhmen.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dardanë (Kamenicë), 14.10.2010

    Mbi 100 drunjë dekorativ do të zbukurojnë Kamenicën

    Pas planifikimit dhe përgatitjeve të nevojshme nga firma kontraktuese për punimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të gjelbëruara në Kamenicë, sot në prezencë të Kryetarit të Komunës z.Shaip Surdulli, Kryesuesit të Kuvendit Komunal z.Enver Mavriqit, Drejtorit të Administratës së Përgjithshme z.Enver Ajvazi, Drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike z.Hysen Jerliu filloi mbjellja e drunjve dekorativ përgjatë rrugës Kamenicë-Berivojcë.

    Mbi 100 drunj dekorativ të llojeve të ndryshme (katallpa, bli dhe frashër i bardhë) do të mbillen pasi që ditë më parë është bërë përgatitja dhe mbjellja me barë e sipërfaqeve të gjelbëruara mes rrugës dhe trotuarit.

    Mbjellja është duke u bërë prej Gjimnazit “Ismail Qemali” e deri në Berivojc në një gjatësi mbi 1.5 km. Pas përfundimit të kësaj pjese, mbjellja e drunjve dekorativ do të vazhdon edhe në pjesën tjetër deri te shtëpia e mallrave.

    Është një punë e mirë që po bëhet vlerësim ky edhe nga vet qytetarët të cilët ditë e më shumë Kamenicën po e shohin duke u ndryshuar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjakovë, 18.10.2010

    Janë mbajtur tri kampionate në badidibling

    Ky organizim i posaçëm sportiv është mbajtur me organizim të Federatës së Badibildingut dhe Fitnesit të Republikës së Kosovës në krye të së cilës është Bedri Cahani dhe me mbështetje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal.

    Në këtë garë mjaft interesante ku kanë marrur pjesë mbi 1000 shikues ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Dr. Pal Lekaj.

    Me organizim të Federatës së Badibildingut dhe Fitnesit të Republikës së Kosovës në krye të së cilës është Bedri Cahani dhe me mbështetje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal është mbajtur kampionati mbarëkombëtar në badidibilding, kampionati i Kosovës si dhe ai i Shqipërisë.Në këtë garë mjaft interesante ku kanë marrur pjesë mbi 1000 shikues ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Pal Lekaj.Pas defilimit të bilderëve dhe vlerësimeve nga ana e jurisë fitues mbarëkombëtar në badibilding në konkurrencën më atraktive, në atë të kategorisë së rëndë është Esat Lata nga Gjakova sikurse që të njëjtën titull ka fituar edhe përsa i përket kampionatit të Kosovës.

    Në kategorinë e seniorëvë ne kategorinë e lehtë kampion është shpallur Mazllum Shaku nga Peja ndërsa në kategorinë e mesme kampion është shpallur Kushtrim Bajraktari nga Prishtinina.Në kategorinë gjysëm të rëndë kampion është shpallur Leon Berisha nga Peja. Ndërkaq, ndër juniorë kampion i Kosovës është shpallur Erdin Hamza nga Peja.Në kampionatin mbarëkombëtar të të rinjve kampion është shpallur Endri Partazi nga Tirana. I njëjti garues ndër juniorë është shpallur kampion edhe i Shqipërisë ndërsa kampion i Shqipërisë ndër seniorë është shpallur Dorian Fakaj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •