Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Zhvillime lokale nëpër komuna të Republikës së Kosovës

    Në këtë temë, tani e tutje, do të sillen raporte të bazuara në informacione zyrtare të qeverisë nga zhvillime të përgjithshme nëpër komunat e Republikës së Kosovës, siç janë:

    1. Albaniku 2. Artana 3. Dardana 4. Deçani 5. Sharri 6. Drenasi 7. Ferizaji 8. Fushë Kosova 9. Graçanica 10. Gjakova 11. Gjilani 12. Hani i Elezit 13. Burimi 14. Juniku 15. Kaçaniku 16. Klina 17. Kllokoti 18. Lipjani 19. Malisheva 20. Mamusha 21. Mitrovica 22. Obiliqi 23. Parteshi 24. Peja 25. Podujeva 26. Prishtina 27. Prizreni 28. Rahoveci 29. Ranillugu 30. Skënderaj 31. Shtërpca 32. Shtime 33. Theranda 34. Vitia 35. Vushtrria 36. Zubin Potoku 37. Zveçani.

    Anëtarët e forumit mund t`i sjellin këtu ato njohuri përkatëse që ata posedojnë, të cilat i përmbahen aktualitetit mbi procese të ndryshme nëpër të cilat kalojnë komunat e Republikës së Kosovës.

    Vetë iniciativa e kësaj teme ka si qëllim vetëdijësimin mbi rrjedhimet e tanishme, të arriturat, punën dhe preokupimet e qytetarëve në të gjitha njësitë administrative - komunale në Republikën e Kosovës.

    Luteni t`u përmbaheni natyrës dhe përmbajtjes së konktekstit në fjalë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 01-12-2010 më 09:10
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 24.09.2010

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sot, ka marrë vendim për riorganizimin e pjesshëm të Drejtorisë së Inspekcionit.

    Me qëllim të shtimit të efikasitetit në punë dhe arritjeve më të larta në terren, në parandalimin dhe ndalimin e dukurive të paligjshme, kryetari Mustafa në konsultim me drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Qazim Çunakut dhe Drejtorin e Administratës, ka vendosur që Agim Miftari, nga detyra e u.d. i shefit të sektorit të inspekcionit komunal dhe të komunikacionit, kalon në detyrën e shefit të sektorit për ndërtim.
    Ndërkaq, Ismet Haliti, nga detyra e shefit të inspekcionit të ndërtimit, kalon në detyrën e shefit të sektorit të inspekcionit komunal dhe të komunikacionit.
    Ndërsa referentet e ndërtimit, Nebahate Jashari dhe Sadik Hajdini, largohen nga inspekcioni i ndërtimit dhe kalojnë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
    Po ashtu inspektorëve dhe referentëve të sektorit të ndërtimit iu janë ndërruar terrenet që kanë kontrolluar dhe mbikëqyrur deri më tani.
    Ndërrime të shërbyesve civil brenda Drejtorive të Komunës do të ketë kohë paskohe, në ato drejtori ky konstatohet se është e nevojshme për ngritjen e cilësisë së punës dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjilan, 27.09.2010

    Me aktivitete të larmishme, ne Gjilan shenohet Muaji i Rinisë

    Gjilan, 25 shtator / Me aktivitete të shumta rinore, të shtunën në Gjilan, është mbajtur “Muaji i Rinisë 2010”, i cili organizohet për herë të nëntë me radhë nga Ministria e Kulturës, Drejtoritë komunale për kulturë, rini dhe sport, organizatat rinore, shoqata e asociacione vendore dhe partnerë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Duke e shpallur të hapur “Muajin e Rinisë 2010” në Gjilan, që njëherësh ishte komuna e Gjilanit, ku ndaloi karvani i rinisë, drejtori komunal për kulturë, rini dhe sport, Selver Xhelili, ka thënë se të gjitha organizatat rinore do të kenë mbështetje nga drejtoria, e cila është e përkushtuar t`i përkrah dhe ndihmojë në të gjitha aktivitetet, duke iu krijuar sa më shumë hapësira për t`i shprehur mundësitë dhe vlerat e tyre rinore.

    Përndryshe, gjatë gjithë shtatorit, nën moton “Rinia, forcë që ndryshon të ardhmen” janë promovuar vlera rinore në ndërtimin e paqes dhe proceseve integruese në shoqëri, ku janë përfshi të rinj nga të gjitha etnitetet.

    Në Gjilan, sektori i rinisë i drejtorisë për kulturë, ka prezantuar vlerat më të përparuara të të rinjve të këtushëm, në katër shtyllat kryesore të manifestimit, duke filluar prej aktiviteteve të solidaritetit ndër rinor, dhurimit të gjakut, aktivitete kulturore, debateve, vallëzimit modern, lojërave popullore, aktivitete rekreative e sportive, ambientale dhe të tjera, ka thënë Bujar Haziri, zyrtar komunal për rini.

    Pjesëmarrësit janë tubuar në qendër të qytetit, ku është bërë edhe hapja solemne e këtij aktiviteti përmbyllës rinor dhe pastaj është vazhduar me një program të larmishëm, përfshirë edhe aktivitetet e pastrimit të ambientit e deri te vizita në kalanë e Pogragjës. Në qendër të qytetit, është dhënë edhe shfaqja nga grupi i të rinjve “Art Polis”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 27-09-2010 më 13:14
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pejë, 27.09.2010

    Kryetari Ali Berisha, me bashkëpunëtor, priti në zyrën e tij kampionen e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj Driton Kukaj

    Qëllimi i kësaj pritje ishte suksesi i Majlindës në Kampionatin Evropian ku arriti ta mbroj titullin e kampiones së Evropës, me çka kryetari e nderoi me një shumë simbolike prej 1000 eurove.
    "Kjo është me e pakta qe ne mundemi të bëjmë për juve në shenj përkrahje për sukseset tuaja dhe për nderin qe po ja sjellni Pejës dhe Kosovës. Ne ju përgëzojmë dhe ju urojmë suksese edhe ne te ardhmen" - tha kryetari Berisha.

    Për sukseset dhe punën e palodhshme Majlindën e uroj edhe Drejtoresha e Kulturës,Rinisë dhe Sportit Shpresa Gjonbalaj, duke i premtuar përkrahje edhe në të ardhmen nga departamenti i sportit që ajo drejton.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjakovë, 27.09.2010

    Drejtoria e Inspeksionit në Gjakovë, ka arritur marrëveshjen me tregtarët ambulator që prodhimet e tyre ti ekspozojnë dhe ti tregtojnë në tregun e riaktivizuar të “Taphanës”.


    “ Kemi arritur një marrëveshje në drekë të premten me shitësit ambulator që tash e tutje mallrat e tyre ti ekspozojnë dhe ti tregtojnë në tregun e riaktivizuar të “Taphanës”, ka thënë Agron Kryeziu, drejtor i Inspektoratit komunal. Nga e premtja në drekë, të gjitha hapësirat publike dhe trotuaret ku shitësit dhe prodhuesit tregtarë ambulator kanë tregtua, janë liruar.

    Edhe tregtarët dhe prodhuesit e kulturave bujqësore që kanë tregtuar vend e pa vend në hapësira publike, janë të kënaqur me vendosjen dhe tregtimin e mallrave të tyre në këtë ambient. “ Është vend i përshtatshëm për tregtim pasi ky treg është i njohur për qytetarët e Gjakovës, dhe shpresojmë që do të kemi afarizëm dhe shitje të mirë në këtë hapësirë”, ka thënë Ibish Ndreca, prodhues bujqësor nga Gegja.
    Sipas zyrtarëve komunal, së shpejti do të hapet edhe tenderi për rregullimin dhe ndërtimin ambientit e një ambienti bashkëkohor dhe të përshtatshëm për tregtim. Në qytetin e Gjakovës janë të hapur 6 tregje për tregtim.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 27.09.2010

    As kjo periudhë dy javore prej mbledhjes së fundit nuk ka kaluar pa incidente, u tha të hënën në takimin e Komitetit Lokal për Siguri Publike në Mitrovicë. Përfaqësuesit e komunës shtruan nevojën për masa më energjike nga autoritetet e sigurisë për arrestimin e personave dhe grupeve kriminale në veri që janë duke shkaktuar incidente.

    Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se përkundër faktit se nuk ka pasur ndonjë incident shumë serioz, gjendjen e kanë mbajtur të tensionuar incidentet e herë pas hershme. Ai përmendi rastin e shpërthimit në oborrin e një furrtari shqiptar në Zveçan, i cili është duke u sulmuar që disa herë, ndërsa nuk ka asnjë person të arrestuar.

    Një gjendje e tillë e paqëndrueshme, tha ai, po krijon probleme për realizimin e projekteve të ndryshme në veri. Në këtë kontekst, nënkryetari Haziri, potencoi projektin për ndërtimin e një objekti shkollor në Kodrën e Minatorëve, ku rreth 30 nxënës janë duke mësuar në kontejner. “Ne i kemi bërë të gjitha kërkesat e nevojshme, mandej disa vite rresht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka ndarë edhe mjetet për këtë projekt, për të cilin ishte zgjedhur edhe punëkryesi, mirëpo puna nuk ka nisur kurrë”.

    Në këtë drejtim, ai theksoi se kanë qenë zyrtarët e UNMIK-ut në veri që kanë bërë obstruksion për ndërtimin e kësaj shkolle, të cilët pasi nuk kishin mundur të gjejnë asnjë arsye për moslejimin e ndërtimit të saj, kishin sugjeruar që të bisedohet me strukturat paralele për realizimin e këtij projekti. “Është një sjellje e papërgjegjshme e tyre, ashtu sikur edhe për moslejimin e rindërtimit të Xhamisë së Ibrit”.

    Duke folur për këto projekte që nuk po mund të realizohen, nënkryetari Haziri, ka kërkuar nga autoritet e sigurisë masa më energjike, në mënyrë që të krijohen kushtet për kryerjen e këtyre projekteve që janë të rëndësishme për qytetarët. “Banorët në veri janë të shqetësuar për këto gjëra, ashtu sikur për personat dhe grupet kriminale që lëvizin të armatosur dhe nuk ndërmerret asnjë masë ndaj tyre”.

    Në lidhje me situatën e sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka thënë se nuk është e qëndrueshme, meqë incidentet janë shumë të shpeshta. Pos sulmit ndaj furrtarit shqiptar në Zveçan, ka përmendur edhe të shtënat në drejtim të punëtorëve të ART-së, të cilët të dielën kanë tentuar që të shkyçin antenat e operatorëve ilegalë në veri, mandej dy shpërthime që kanë ndodhur të dielën vonë në Zveçan etj.

    Për këto raste më në detaje ka folur përfaqësuesi i policisë rajonale, Avni Zaiti. Ai tha se të dielën në fshatin Dren të Zubin Potokut ka pasur të shtëna armësh në drejtim të punëtorëve të ART-së që kishin shkuar për të shkyçur operatorët e telefonisë ilegale. “Pas këtyre të shtënave ky aksion nuk ka mundur të realizohet”.

    Ndërsa sa i përket shpërthimeve në Zveçan, ai konfirmoj se si pasojë e tyre janë dëmtuar dy vetura private, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. “Policia është duke vazhduar me realizimin e masave për të ofruar siguri për të gjithë. Në këtë drejtim janë duke vazhduar të funksionojnë edhe pikat statike në Kodër të Minatorëve dhe në Osterode”.

    Përfaqësuesit e KFOR-it që ishin të pranishëm në takim thanë se ata kanë shtuar masat e sigurisë dhe janë të gatshëm të ballafaqohen me çfarëdo situate.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Podujevë, 27.09.2010

    Kryetari Veliu vuri gurthemelin e ndërtimit të QMF-së në Kërpimeh

    Kryetari Veliu i pari e hodhi betonin me lopatë në themelin e këtij objekti, duke e realizuar kështu premtimin që u kishte bërë qytetarëve të asaj ane.

    Kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu vuri sot në një ceremoni rasti gurthemelin e fillimit të punimeve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kërpimeh. Kryetari Veliu i pari e hodhi betonin me lopatë në themelin e këtij objekti, duke e realizuar kështu premtimin që u kishte bërë qytetarëve të asaj ane. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe drejtorë të drejtorive, zyrtarë të tjerë komunal, përfaqësues të komitetit të fshatrave të asaj ane, si dhe qytetarë të shumtë.
    Ky projekt kap shumën rreth 110 mijë euro, të cilin e financon komuna e Podujevës, kurse punimet do ti kryej kompania ndërtimore nga Prishtina “Rexha”.

    Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dr. Ismet Jashari tha se ky objekt shëndetësor do të ketë ordinancën e mjekut, stomatologun, rëntgenin, laboratorin dhe shërbimet akusherike, të cilat do të jenë në shërbim të rreth 10 mijë qytetarëve të kësaj ane. Ai vazhdoi më tej, duke thënë se po fillon funksionalizimi i qendrave të mjekësisë familjare që të ju mundësoj qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në kryerjen e shërbimeve shëndetësore.
    Punimet e këtij objekti pritet të përfundojnë diku në fillim të dhjetorit të këtij viti.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Viti, 28.09.2010

    Aksion pastrimi në gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë

    Me moton -Jeta e gjatë dhe shëndeti i mirë, vetëm në ambient të pastër-, është zhvilluar sot aksioni në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, ku kanë qenë të përfshirë nxënësit e të gjitha shkollave, administrata komunale, kompania për pastrim Universal, Njësia e Zjarrfikësve etj. Ky aksion është organizuar nga Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht drejtoria për Shërbime Publike në mbështetje të projektit EULoG.

    Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Agim Haziri, ka njoftuar se ashtu siç është paraparë aksioni ka filluar qysh në orën 08:00 të mëngjesit, ku janë organizuar nxënësit e shkollave së bashku me personelin, që të pastrojnë ambientin rreth shkollës dhe më gjerë, ndërsa në qytetin e Vitisë kanë qenë të angazhuar edhe stafi i administratës komunale, kompania Universal dhe njësia e zjarrfikësve ku janë pastruar edhe sipërfaqet rreth lumit Morava e Binqës. “Ne e cilësojmë si shumë të suksesshëm këtë aksion, i cili është mbështetur edhe nga projekti EULoG, të cilët kanë pajisur me material hargjues si me kese, doreza etj” - tha Haziri. Ai shtoi se edhe në Pozheran, lokaliteti më i madh i komunës së Vitisë, është zhvilluar aksioni me sukses ku janë pastruar sipërfaqe në oborrin e shkollës dhe nëpër qendër te fshatit. Haziri i bëri thirrje qytetarëve që të shtojnë vëmendjen që të mbajnë ambientin e pastër, pasi që ambienti i pastër në të cilën jeton njeriu, është faktor kryesor për një jete të shëndetshme.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prizren, 27.09.2010

    Vihet gurthemeli i Ambulancës së re

    Në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, vuri gurthemelin e Ambulancës së re.

    Ofrimi i shërbimeve mjekësore sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, është prioritet i politikave investive të komunës sonë.
    “Lagja “Bajram Curri”, në Prizren është njëra nga lagjet më të mëdha të qytetit dhe si e tillë meriton qe të ketë edhe shërbimet shëndetësore më afër qytetarëve” - u shpreh kryetari Muja dhe theksoi se në politikat e tij publike shëndetësia dhe shëndeti i qytetarëve gjithmonë do të zërë vend të rëndësishëm dhe do të gëzojë përkrahje maksimale.
    Të gjitha ambulancat e komunës sonë janë të pajisura me aperaturë adekuate dhe me staf mjekësor të profileve të ndryshme.
    Komuna e Prizrenit do të jetë e gatshme që edhe në lokacione tjera të investojë mjete materiale për ndërtimin e ambulancave tjera.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 28.09.2010

    Komuna e Prishtinës me 55 milionë euro buxhet për vitin 2011

    Kuvendi i komunës së Prishtinës, miratoi buxhetin për vitin 2011, në vlerë prej rreth 55 milionë euro. Këshilltarët e komunës nuk presin të ndryshojë gjendja në kryeqytet as vitin e ardhshëm me këtë buxhet.

    Buxheti komunal i Prishtinës, për vitin 2011 është pesë për qind më shumë se buxheti i këtij viti. Drejtori i ekonomisë, Xhelil Bekteshi tha se pjesa më e madhe e këtij buxheti, do të investohet në projekte kapitale. Para miratimit të buxhetit u zhvillua një debat i gjerë në asamblenë komunale.

    Kryetari i Komunës Isa Mustafa, tha se Prishtina ka nevojë për trajtim ndryshe, pjesa rurale e komunës së Prishtinës është shumë më pak e ndërtuar se ato të komunave tjera, sepse të gjithë i kanë kthyer mjetet dhe kanë investuar në komunat prej nga vinë dhe se ka ngadalësi në realizimin e projekteve të cilat janë të parapara nga buxheti i Kosovës.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Drenas, 28.09.2010

    Përmbyllet me sukses Revista e Folklorikit Burimor Shqiptar “Drenasi 2010”

    Prej datës 21 deri me datën 25 shtatorë në Drenas kanë jehuar vetëm këngët dhe vallet folklorike burimore shqiptare nga 47 ansamble, individ dhe grupe folklorike të cilit ishin pjesëmarrës në Revistën e Folklorit Burimor Shqiptarë “Drenasi 2010”. Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha trevat shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

    Kryetari i komunës së Drenasit z.Nexhat Demaku në hapjen e festivalit pesë ditorë shtoi se ky edicion, konkretisht nata e parë është e veçantë për faktin se përkon me 50 vjetorin e mbrëmjes së parë burimore folklorike në Drenas. “Pas gjysmë shekulli Revista krijoi traditën e saj si festival mbarëkombëtar për të përcjellur dhe transmetuar vlerat e krijimtarisë shpirtërore të popullit me shekuj”.
    Pos revistës, gjatë këtyre ditëve u organizua edhe një tribunë shkencore “Gjendja e sotme e folklorit gojor muzikor - “Rezultatet dhe Problemet”. Ndërsa në natën e fundit të Revistës, juria pas prezantimit të të gjitha ansambleve, individëve dhe grupeve folklorike shpërbleu më të mirët.

    Me vendin e tretë juria shpërblyen: SHKA “Jahi Hasani”, Çegran-Gostivar, SHKA “Shotë Galica”, Drenas, Ansambli Folklorik “Vaqe Zela”, Lushnje. Kurse me vendin e dytë u shpërblye Ansambli autokton “Rugova”, nga Peja dhe SHKA”Skampa”, nga Elbasani.
    Vendin e parë e fitoi Ansambli i këngëve dhe valleve “Emin Duraku”, nga Zhuri. Ndërsa kurorën e Revistës së Folklorit Burimor Shqiptarë “Drenasi 2010”, e fitoi Shoqëria Kulturore “Bajram Curri”, Romaj- Prizren.

    Gjithashtu u ndanë edhe shumë çmime për personalitetet të cilët kanë dhënë kontribut në fushën e kulturës. Ndërkaq disa prej pjesëmarrësve fituan çmimin e karrierës dhe disa të tjerë çmimet speciale. Kryetari i komisionit Adem Zejnullahu theksoi se kjo pasuri e folklorit nga të gjitha viset shqiptare dëshmon vijimësinë e vet historisë së jetës ndër breza. Ai tha se këngët epike-lirike dhe vallet janë përfaqësuese në harmoni të plotë me instrumentet e vjetra tradicionale dhe veshjet që e ruajnë traditën e këtij festivali, i cili është më i madhi pas atij të Gjirokastrës. “Çmimet u ndanë me meritë për interpretimin e vlerave artistike, të folklorit tonë dhe të trashëgimisë sonë etno kulturore. Në mbarë Kosovën mbahen një numër i konsiderueshëm festivalesh, por ky festival është më i madhi në Kosovë, pas atij që mbahet në Gjirokastër dhe ky e mban emblemën e festivaleve më të cilën përfshihen shumë ansamble, grupe e interpretues të ndryshme dhe është gjithë kombëtar dhe uroj që edhe vitet e tjera të jetë edhe më gjithë përfshirës”, tha ai.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 28.09.2010

    Buxheti i komunës në vitin 2011 do të jetë 15 milionë e 432 mijë euro

    Për vitin 2011 buxheti i komunës së Mitrovicës do të jetë 15 milionë e 432 mijë euro ose për rreth 2 milionë më i madh se buxheti i vitit paraprak.
    Ky buxhet është miratuar të martën në seancën e Kuvendit të Komunës me 22 vota pro dhe 14 kundër. Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Gani Shala, tha se në buxheti i vitit të ardhshëm bazohet në grandin në shumë prej mbi 13 milionë e 740 mijë euro si dhe në të hyrat vetanake në shumë prej 1 milion e 700 mijë euro. “Për paga e mëditje do ndahen rreth 56 për qind, për mallra shërbime 9,14 për qind, për shpenzime komunale 3 për qind, për subvencione 1.87 për qind dhe për investime kapitale mbi 30 për qind e buxhetit".
    Me propozim të kryetarit, Avni Kastrati, për rajonin e Shalës do të ndahen 400 mijë euro nga projektet dhe investimet e parashikuara për vitin që vjen. Lidhur me këtë, drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, ka propozuar shkurtime në disa projekte të parashikuara për qendër dhe zonat tjera me qëllim të sigurimit të mjeteve të propozuara. Ai ka propozuar që këto mjete të investohen në infrastrukturën rrugore në Bare (150 mijë euro), Bajgorë (150 mijë euro) dhe segmentin Vidishiq- Selac (100 mijë euro).
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ferizaj, 28.09.2010

    Shënohet dita e dëshmorëve të komunës së Ferizajt

    Me një varg mnifestimesh është shënuar dita e dëshmorëve të komunës së Ferizajt, e cila lidhet me epopen e lavdishme të UÇK-së, e njohur si "Epopeja e Jezercit".

    Me këtë rast në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, është mbajtur një akademi solemne me ç'rast është folur me pietet për ata që u sakrifikuan dhe me gjakun e tyre të derdhur i vunë gurthemelet shtetit të Kosovës. Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili para të pranishmëve ka thënë se Liria-ky urdhër hyjnor dhe e drejtë e natyrshme njerëzore, nga popujt që e kanë merituar, ka kërkuar gjithmonë shkrirjen e limiteve ndërmjet jetës dhe vdekjes.
    "Duke kujtuar 11 vjet më pas luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, na duket se kemi gjetur identitetin tonë në limitet e lartthëna. Dhe ai identiet i yni, shpërfaqet sot në fytyrën engjëllore të dëshmorëve e heronjve tanë, të cilët, së shkriri limitet ndërmjet jetës e vdekjes, popullin dhe kulturën tonë e ngritën në dimensionin hyjnorë të piedestalit të përjetësisë sociohistorike" ka thënë Xhemaili, duke përkujtuar se ka qenë amaneti i dëshmorëve postulati i vetëm, për të bërë proceset dhe ndërtuar atdheun me vepra të mira, ashtu siç e dëshiruan ata.
    "Mund edhe të zihemi për çdo shkollë që hapim, rrugë që ndërtojmë, park që ngrejmë e për çfarë jo tjetër. Por, asgjë më nuk ka të bëjë me ëndrrën tonë si kujtim, por me ëndrrën tonë si realitet dhe si synim. Sepse, të gjithë jemi bashkë të rreshtuar, duke e ndjerë aq finsikërisht, se në çdo sukses tonin, në çdo vepër pubike që ndërtojmë, në çdo gur më tepër në lirinë e pavarësinë tonë, prehemi në thirrjen e ëmbël të dëshmorëve tanë, të cilët na flasin edhe nga amshueshmëria, se tani e në të ardhmen, populli, Liria e Atdheu, lartësohen në dimensionin përtej jetës e vdekjes sonë, deri në kufirin hyjnor të trashëgimisë për brezat" ka potencuar kryetari Xhemaili.

    Edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyqi ka thënë në këtë akademi se liria i ka rrënjët në gjakun e bijëve dhe bijave më të mira të kombit, të cilët me armë në dorë luftuan pushtuesin, për t'i ndalur hovin politikës shfarosëse ndaj shqiptarëve. Gjatë paraditës së të martës, në varrezat e dëshmorëve janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule. Kjo ditë historike për Ferizajn kujton betejën e lavdishme të UÇK-së, të zhvilluar për katër ditë në malet e Jezercit, në të cilën në altarin e lirisë ranë 9 dëshmorë të kombit. Kjo ngjarje u shënua me një manifestim përkujtimor, veterani i luftës së UÇK-së, Fehmi Hajrullahu ka thënë se në fundin e shtatorit të vitit 1998 në Jererc u ndeshën për jetë a vdekje 400 luftëtarët e UÇK-së me afro 6 mijë forca serbe dhe në pika të këtij vendi që ishin ngrehur, ranë në altarin e lirisë nëntë dëshmorët e lirisë, rënia e të cilëve i dha vrull rritës së UÇK-së dhe luftës deri në çlirimin përfundimtar të vendit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fazli Veliu ka folur me pietet për gjithë ata që ranë në fushën e nderit, duke kërkuar njëherësh realizimin e tërësishëm të amanetit të tyre për bashkimin e tokave të copëtuara padrejtësisht nga gjeografia shqiptare, duke qenë ky ideali i vetëm i dëshmorëve. Në këtë manifestim një fjalë rasti ka mbajtur edhe Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga lufta si dhe veprimtari Ekrem Jashari, të cilët kanë vënë në pah kontributin e dëshmorëve të UÇK-së, sakrificën e tyre sublime për lirinë e Kosovës.
    Manifestimi është shoqëruar edhe me program të larmishëm kulturor nga kori i shkollës së mesme të muzikës "Çesk Zadeja" në Ferizaj dhe një recital i përgatitur nga artistë ferizajas.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Hani i Elezit, 29.09.2010

    Përurohet ujësjellësi i qytetit të Hanit të Elezit

    Me një solemnitet rasti para një numri të madh të qytetarëve dhe mysafirëve të ftuar, sot është bërë përurimi i ujësjellësit të qytetit të Hanit të Elezit.
    Kjo vepër , që është fryt i një bashkëinvestimi ka kushtuar 425.000 euro, prej të cilave Qeveria Zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SCO) dhe Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) kanë participuar me 217.000 euro, Kompania ,,Sharrcem” me 30.000 Euro dhe Komuna e Hanit të Elezit me 178.000 euro.
    Implementuesi I këtij projekti është CDI-ja.
    Në emër të qeverisë Zvicerane Drejtori i projektit për zhvillim rajonal të Evropës Juglindore z. Kurt Kunc tha se sot ndihet shumë i lumtur kur sheh para vetes një vepër shumë të rëndësishme për qytetarët e Hanit të Elezit dhe premtoi se Zyra Zvicerane do të vazhdojë që të kontribuoj edhe në projekte tjera në Komunën e Hanit të Elezit , gjithnjë me qëllim të mirëqenies se qytetarëve.
    Duke përshëndetur të pranishmit Kryetari I Komunë së Hanit të Elezit z. Rufki Suma tha se sot po përurojmë një projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës sonë, ujësjellësin e qytetit,që do të furnizon qytetarët me 22 litra ujë në sekondë,ujë të përpunuar me pajisjet ndër më modernet të këtij lloji.
    Z. Suma me këtë rast falënderoi të gjithë donatorët që kontribuuan për këtë vepër, dhe tha se nëse ky ujë do të shfrytëzohet pa u keqpërdorë dhe nëse do të bëhet një menaxhim I mire, kemi bërë një zgjedhje të qëndrueshme dhe afatgjate të kësaj natyre.
    Z. Suma edhe me këtë rast theksoi nevojë urgjente për themelimin e një kompanie publike që do të menaxhonte me këtë ujë.
    Në fund, prerjen solemne të shiritit e bënë Kryetari i Komunës z. Rufki Suma dhe, në emër të Qeverisë Zvicerane, z. Kurt Kunc.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 30.09.2010

    Veprimtarive hoteliere-kafeterive, 15 tetori, afati për plotësimin e kushteve


    Të gjithë ushtruesve të veprimtarive hoteliere-kafeterive të cilët kanë aplikuar për zgjatjen e orarit të punës pas orës 24:00, u është dhënë një afat deri më 15 tetor të këtij viti, që t’i plotësojnë kushtet konform ligjeve në fuqi.

    Kjo është arritur të hënën gjatë një takimi që pati kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa me përfaqësuesit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Shoqatës së kafeterive, bareve dhe restoranteve të Prishtinës.

    Kryetari Mustafa, gjatë takimit tha së Komuna e Prishtinës do të nxjerr një rregullore të re, për hartimin e se cilës, Drejtoria për Ekonomi dhe Zyra Ligjore e Komunës së Prishtinës do të punojnë ngushtë me Shoqatën e kafeterive, bareve dhe restoranteve të Prishtinës.

    “Nuk është vullneti ynë që t’u ndërpritet veprimtaria, por, kërkojmë nga përfaqësuesit e këtyre lokaleve që t’i plotësojnë kushtet në mënyrë që ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre, pa penguar dhe duke ofruar ambient të sigurt”, ka thënë kryetari Mustafa.

    Gjatë kësaj kohe, ushtruesit e kësaj veprimtarie të cilët kanë aplikuar për vazhdimin e orarit të punës pas orës 24:00 dhe që plotësojnë kushtet minimalo-teknike, do të kenë mundësi të pajisen me leje të përkohshme.

    Kryetari Mustafa ka shpjeguar qëllimin e mirë të Komunës së Prishtinës për masat që ka marrë për ndërprerjen e punës së këtyre lokaleve pas mesnatës.

    “Masa e përkohshme për ndërprerjen e punës së lokaleve pas orës 24:00 është bërë për shkak të vërejtjeve të pareshtura për këto lokale, mos respektimit të rregullave, si dhe veprimtarive ilegale që janë ushtruar nëpër lokale të natës”, ka thënë kryetari Mustafa.

    Në anën tjetër Berat Rukiqi sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Nderim Breznica nënkryetar i Shoqatës së Shoqatës së kafiterive, bareve dhe restoranteve të Prishtinës, kanë përkrahur propozimin e Komunës së Prishtinës që brenda afatit të caktuar, lokalet hoteliere t’i plotësojnë kushtet bazë të cilat do t’ua mundësojnë ushtrimin e kësaj veprimtarie e që janë: sigurimi i daljeve emergjente, sigurimi i lokaleve nga zjarri, izolimi, vend-parkingjet.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjilan, 01.10.2010

    Përurohet ankesi i shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan


    Shkolla fillore “Abaz Ajeti” e Gjilanit është zgjeruar me hapësira të reja mësimore, të cilat janë ndërtuar si aneks i objektit ekzistues, në kuadër të një projekti të përbashkët të USAID-it dhe komunës së këtushme, në vlerë prej rreth 260 mijë €.

    Bujar Nevzati, drejtor komunal për arsim, ka thënë se falë angazhimit të kreut komunal, USAID-it dhe organizatës CHF internacional, ky aneks u përfundua në afat rekord, për t`iu mundësuar kështu nxënësve të këtushëm kushte të barabarta për mësim, sikurse moshatarëve të tyre në vendet tjera të botës.

    Duke paralajmëruar fillimin edhe të një shkolle të re, brenda këtyre ditëve, Nevzati tha se qeveria komunale, në krye me Qemajl Mustafën, për këto tri vite ka arritur të krijojë hapësira të reja për të gjithë nxënësit e Gjilanit.
    Tani në Gjilan është eliminuar ndërresa e tretë dhe të katërt në shkolla dhe është kthyer ora mësimore prej 45 minutash, ka thënë Nevzati.

    Ndërsa, përfaqësuesja e USAID-it, Mary Hobbs, drejtoreshë e departamentit për zhvillim ekonomik, tha se USAID-i është i përkushtuar që të ndihmojë në zgjerimin dhe rinovimin e hapësirave shkollore në Kosovë.

    Ndërkaq, drejtori i shkollës Hetem Kosumi, duke u falënderuar për investimin, ka thënë se realizimi i këtij projekti ka qenë më se i domosdoshëm për shkollën “Abaz Ajeti”.

    Përndryshe, prerjen e shiritit të aneksit dhjetë klasash, e bënë përfaqësuesi i DKA-së Bujar Nevzati, përfaqësuesja e USAID-it, Mary Hobbs, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Izmi Zeka dhe drejtori i shkollës, Hetem Kosumi.
    Me ndërtimin e një shkolle fillore në lagjen “Zabeli...”, vitin e kaluar dhe tani përurimin e aneksit prej 10 klasave, shkolla “Abaz Ajeti” është shkarkuar në masë të konsiderueshme nga mbipopullimi dhe ka krijuar kushte shumë më të mira për mbi 1.500 nxënësit e saj.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kaçanik 01.10.2010

    Banka Botërore dhuron grante për zhvillimin e shkollave

    Banka Botërore është duke zbatuar Projektin për zhvillimin e sistemit të arsimit ”Grante për zhvillimin e shkollave” që do t’iu ndahet shkollave të përzgjedhura në të gjitha komunat e Kosovës.

    Me qëllim të zbatimit të projektit dhe granteve shkollore sipas kritereve dhe udhëzimeve të MAShT-it për grantet shkollore, në komunën e Kaçanikut është formuar Ekipi Komunal për Grante Shkollore (EKGSh) në përbërje: Azem Guri, drejtor i arsimit, Bahri Avdiu, përfaqësues i MAShT-it, Zeqir Selmani, kryetar i Këshillit të prindërve dhe Mallzum Qajani, bashkëpunëtor profesional i terrenit për grante. Vëzhgues të këtij ekipi janë Bajrush Bunjaku, përfaqësues i Qendrës për Punë Sociale dhe Sebahate Elezi, nga Handikosi.
    Do të bënë ndarjen e granteve të cilat i dhuron Banka Botërorë dhe atë për shkollat fillore dhe gjimnaze vlera maksimale është deri në 10 mijë euro dhe për Shkollat e Mesme Profesionale deri në 15 mijë euro.
    EKGSh bënë përzgjedhjen e shkollave duke u bazuar në kriteret e hartuara nga Këshilli për Aprovimin e Granteve në nivel qendror.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prizren, 01.10.2010

    Monumenteve kulturo-historike në qytetin e Prizrenit po i shtohet edhe një objekt

    Monumenteve kulturo-historike në qytetin e Prizrenit po i shtohet edhe një
    objekt me vlera të veçanta për ekspozimin e relikteve të ndryshme etnografike.

    Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, sot inauguroi fillimin e renovimeve të
    shtëpisë së Shuaip Spahiut, objekt ky qe do shndërrohet në muze etnografik.
    Objekti gjendet në zonën e parë të mbrojtjes së qytetit dhe paraqet vlera të
    mëdha kulturore dhe historike, ngase ka një arkitekturë të vjetër dhe komunikon
    mjaft mirë edhe me historinë e shqiptarëve në vite.
    Ky objekt është i ish ministrit të Qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
    dhe në ketë objekt janë mbajtur edhe mbledhje shumë të rëndësishme për lirinë dhe
    shtetin e shqiptarëve në Ballkan.
    Përfundimi i punimeve pritet qe do të behën shumë shpejt dhe qytetarët do të
    kenë mundësi qe të vizitojnë këtë monument tanimë të kulturës dhe historisë sonë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Deçan, 01.10.2010

    Shënohet 65-vjetori i ditëlindjes së patriotit Jusuf Gërvalla

    Patriotët si Jusuf Gërvalla, lindin shumë rrallë, lindin dhe nuk vdesin kurrë”, ka thënë bashkëveprimtari i Jusufit.

    Nazmi Selmanaj, në Akademinë për shënimin e 65-vjetorit të lindjes të mbajtur në Deçan, në të cilin merrnin pjesë familjarë të dëshmorëve, të familjes Gërvalla, bashkëveprimtar të tij dhe autoritete politike dhe Institucionale. Selmanaj, në vazhdim ka përkujtuar veprimtarinë atdhetare, publicistike dhe krijuesi,duke vlerësuar se projekti i Jusufit, ishte shumëdimensional dhe që shtrihej deri në bashkimin e trojeve shqiptare.
    Të rralla janë personalitetet që në të vërtetë ngadhënjejnë si heronj të çështjes kombëtare.

    Kështu e ka formuluar figurën e patriotit Jusuf Gërvalla , gjenerali Daut Haradinaj, i cili gjatë luftës për liri kishte komanduar Brigadën 131 Jusuf Gërvalla të ish -ZOD-it. “Ne të gjitha betejat emri dhe emblema e tij patriotike na jepnin forcë, na jepnin zemër dhe shpresë për liri që po vinte, atë për të cilën kishte punuar edhe Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu, kishin punuar gjenerata e gjenerata për ta kurorëzuar këtë më luftën e UÇK-së “ është shprehu Haradinaj, duke thënë pastaj se Jusuf Gërvalla, do të jetë shembull për projekte tona madhore që i duhen kombit tonë.

    Bashkëshortja e tij, Suzana Gërvalla, pasi që ka falënderuar në emër të familjes është shprehur mirënjohëse për organizimet që po mbahen me rastin e shënimit të 65 vjetorit të ditëlindjes së Jusuf Gërvalles. Ky përvjetor i ditëlindjes së 65-të në Deçan është shënuar edhe me homazhe dhe vënien e kurora me lule në lapidarin e vëllezërve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Dubovikë, vendlindjen e vëllezërve Gërvalla. Këtë përvjetor e ka shënuar edhe shkolla fillore në Prapaqan e cila mban emrin “Jusuf Gërvalla”. Gjithashtu në kuadër të shënimit të këtij përvjetori në Deçan do të mbahet java e filmit shqiptar.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Deçan, 04.10.2010

    Përurohet asfaltimi i rrugës në Prejlep

    Rasim Selmanaj,kryetar i Komunës, Hilmi Haradinaj, baba i tre dëshmorëve të kombit dhe Dr. Haki Shehaj, në praninë e shumë qytetarëve, nxënësve dhe arsimtarëve, të hënën në fshatin Prejlep, kanë bërë përurimin e asfaltimit të rrugës, siç u tha, të një rëndësie të veçantë, e cila lidhë rrugën kryesore me varrezat e dëshmorëve të kombit dhe objektin e shkollës së këtushme fillore “Asim Vokshi”. Kjo rrugë është vetëm një segment i vogël i shumë rrugëve që po asfaltohen në këtë komunë ka rëndësi të shumëfishtë, kanë vlerësuar folësit në këtë solemnitet të përurimit.

    “ Ishte ky investimi më i arsyeshëm që ka bërë komuna”, ka thënë Haki Shehaj, duke e ndërlidhë këtë me faktin se me rrugë të asfaltuar lidhë kompleksin e dëshmorëve të kombit dhe objektin e shkollës së këtushme fillore. Sipas tij, investimet e tilla kanë arsyeshmerinë e tyre, ngase mbi të gjitha kjo rrugë reflekton respektin për dëshmorët, kurse nga ana tjetër lidhë edhe objektin e dijës, por edhe të lagjeve nga graviton ajo. Në këtë solemnitet përurues ka folur edhe Sami Lokaj, drejtor i shkollës fillore “Asim Vokshi”, i cili njëjtë si Shehaj, pasi ka shpjeguar rëndësinë e saj ka lavdëruar udhëheqjen komunale për investimet e mëdha të sivjetme në ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

    Ndërkaq, Ramë Melaj, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, pasi ka treguar se për asfaltimin e kësaj rruge, nga buxheti i komunës janë ndarë 80 mijë euro, ka thënë se së shpejti do të fillojnë punimet edhe për asfaltimin e rrugës tjetër Prejlep-Drenoc-Pobergjë, i cila po ashtu do të lidhët me këtë artere rrugore. Ai gjithashtu ka përkujtuar edhe realizimin e disa projekteve të infrastrukturës rrugore në fshatrat e kësaj komune, për të cilat sipas tij po investohet nga komuna, donacionet dhe participimi i qytetarëve.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •