Klinë, 27.10.2010
U promovua vepra e autorit mirditas Gjon Marku “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”
Letërsia, kultura dhe tradita i bashkojnë popujt, pasi duke njohur kulturën dhe historinë e një populli, njeh dhe respekton më shumë vlera dhe njerëzit e tij.
Organizuar nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport e komunës së Klinës, asociacioneve kulturore të Klinës, si dhe Galerisë së Arteve në Pejë, është bërë promovimi i veprës së autorit Gjon Marku “ Antologjia e mendimit të sotëm për Mirditën” si dhe janë ekspozuar disa nga pikturat e piktorit po ashtu nga Mirdita, Pjeter Marku. Autori i veprës është nga Mirdita dhe vjen në Klinë fal bashkëpunimit vëllazëror në mes të Mirditës me krijuesit e intelektualet nga Klina.
Kryetari i komunës Sokol Bashota tha se rasti i çeljes së këtij evenimenti të rëndësishëm letrar e kulturor më jep kënaqësi që në emër të komunës së Klinës, si dhe në emrin tim personal, t’ju uroj mirëseardhje vëllezërve letrar e artist nga Mirdita dhe gjithë të pranishmit që kanë ardhur për përurimin e librit, të titulluar “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”,të shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur mirditas, Gjon Marku dhe prezantimit të ekspozitës figurative të piktorit mirditas, Pjeter Marku. Ky eveniment shume i rëndësishëm letrar e kulturor, që po mbahet në Klinë, shpreh ndjenjën një komunikimi dhe bashkëpunimi vëllazëror në mes të Mirditës dhe Klinës. Letërsia, kultura dhe tradita i bashkojnë popujt, pasi duke njohur kulturën dhe historinë e një populli, njeh dhe respekton më shumë vlera dhe njerëzit e tij.
Prof. Dr.Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës tha se kam nderin të flas për këtë përurim, që është ndër të rrallët e këtij lloji, kushtuar krahinës së njohur të Mirditës. Vepra “Antologjia e mendimit të sotëm për Mirditën” e autorit Gjon Marku, është një vepër që nuk e kishte krijuar askush para tij, vepër që bën të quhet edhe monument për Mirditën, e ndërtuar me emra nga më të shquarit e ajkës intelektuale shqiptare e botërore. Kjo vepër për Mirditën është model se si duhet të veprojnë edhe autoret e tjerë,sepse tashme e kanë modelin, një model i shkëlqyeshëm për vepra të ngjashme.
Për veprën e autorit Gjon Marku “ Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”, folën edhe Drejtori i Kulturës,Rinis dhe Sportit, Nënprefekti i Mirditës, Shkrimtari i njohur nga Klina Prend Buzhala, Bardhok Pulaj shkrimtar nga Mirdita, Pal Canaj profesor, Ndue Dedaj profesor, Don Beni prift.
Autori i veprës “ Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” Gjon Marku i falënderoj të gjithë të pranishmit që ishin në ketë eveniment dhe tha se një falënderim i veçante është për kryetarin e komunës së Klinës Sokol Bashotën dhe bashkëpunimin e dy komunave.
Hapja e ekspozitës figurative të piktorit mirditor Pjeter Marku do të bëhet sot në orën 18:00, në Galerinë e Arteve në Pejë.
Krijoni Kontakt