Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 76 prej 76
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Klinë, 27.10.2010

    U promovua vepra e autorit mirditas Gjon Marku “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”

    Letërsia, kultura dhe tradita i bashkojnë popujt, pasi duke njohur kulturën dhe historinë e një populli, njeh dhe respekton më shumë vlera dhe njerëzit e tij.

    Organizuar nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport e komunës së Klinës, asociacioneve kulturore të Klinës, si dhe Galerisë së Arteve në Pejë, është bërë promovimi i veprës së autorit Gjon Marku “ Antologjia e mendimit të sotëm për Mirditën” si dhe janë ekspozuar disa nga pikturat e piktorit po ashtu nga Mirdita, Pjeter Marku. Autori i veprës është nga Mirdita dhe vjen në Klinë fal bashkëpunimit vëllazëror në mes të Mirditës me krijuesit e intelektualet nga Klina.

    Kryetari i komunës Sokol Bashota tha se rasti i çeljes së këtij evenimenti të rëndësishëm letrar e kulturor më jep kënaqësi që në emër të komunës së Klinës, si dhe në emrin tim personal, t’ju uroj mirëseardhje vëllezërve letrar e artist nga Mirdita dhe gjithë të pranishmit që kanë ardhur për përurimin e librit, të titulluar “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”,të shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur mirditas, Gjon Marku dhe prezantimit të ekspozitës figurative të piktorit mirditas, Pjeter Marku. Ky eveniment shume i rëndësishëm letrar e kulturor, që po mbahet në Klinë, shpreh ndjenjën një komunikimi dhe bashkëpunimi vëllazëror në mes të Mirditës dhe Klinës. Letërsia, kultura dhe tradita i bashkojnë popujt, pasi duke njohur kulturën dhe historinë e një populli, njeh dhe respekton më shumë vlera dhe njerëzit e tij.

    Prof. Dr.Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës tha se kam nderin të flas për këtë përurim, që është ndër të rrallët e këtij lloji, kushtuar krahinës së njohur të Mirditës. Vepra “Antologjia e mendimit të sotëm për Mirditën” e autorit Gjon Marku, është një vepër që nuk e kishte krijuar askush para tij, vepër që bën të quhet edhe monument për Mirditën, e ndërtuar me emra nga më të shquarit e ajkës intelektuale shqiptare e botërore. Kjo vepër për Mirditën është model se si duhet të veprojnë edhe autoret e tjerë,sepse tashme e kanë modelin, një model i shkëlqyeshëm për vepra të ngjashme.
    Për veprën e autorit Gjon Marku “ Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”, folën edhe Drejtori i Kulturës,Rinis dhe Sportit, Nënprefekti i Mirditës, Shkrimtari i njohur nga Klina Prend Buzhala, Bardhok Pulaj shkrimtar nga Mirdita, Pal Canaj profesor, Ndue Dedaj profesor, Don Beni prift.
    Autori i veprës “ Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” Gjon Marku i falënderoj të gjithë të pranishmit që ishin në ketë eveniment dhe tha se një falënderim i veçante është për kryetarin e komunës së Klinës Sokol Bashotën dhe bashkëpunimin e dy komunave.

    Hapja e ekspozitës figurative të piktorit mirditor Pjeter Marku do të bëhet sot në orën 18:00, në Galerinë e Arteve në Pejë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vushtrri, 28.10.2010

    Kryetari Mulaku priti një delegacion të gjimnazit të Durrësit

    Mulaku ka uruar që kjo frymë e bashkëpunimit të vazhdoj me këmbimin e përvojave mes dy shkollave, njohjen mes nxënësve por që ata të njihen edhe me arritjet kulturore mes dy lokaliteteve.

    Një delegacion prej 57 vetave drejtues të shkollë, mësimdhënës dhe nxënës të gjimnazit “Naim Frashëri” të qytetit të Durrësit , me të cilin është binjakëzuar gjimnazi “Eqrem Çabej” i Vushtrrisë po qëndrojnë në një vizitë tre ditore në qytetin e Vushtrrisë.

    Drejtues të gjimnazit durrsak janë pritur në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë gjatë një seance të rregullt të ku merrte pjesë edhe kryetari i komunës Bajram Mulaku. Ai ka uruar që kjo frymë e bashkëpunimit të vazhdoj me këmbimin e përvojave mes dy shkollave, njohjen mes nxënësve por që ata të njihen edhe me arritjet kulturore mes dy lokaliteteve.

    “Kjo rrugë e nisur dhe eksperiencë shumë e vlefshme të vazhdoj edhe më tej”, është shprehur Monda Mehmetaj drejtoreshë e gjimnazit të “Naim Frashëri” të Durrësit. Bashkëpunimin në fushën e arsimit, e në veçanti vizitën e nxënësve nga Durrësi në Kosovë, Skënder Kapiti durrsak me prejardhje nga Kosova e ka vlerësuar shembull që duhet të ndiqet edhe nga shkolla tjera në Shqipëri e Kosovë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Malishevë, 28.10.2010

    Qytetarë të shumtë takohen me kryetarin Kilaj

    Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj, ka pritur sot për dy orë e gjysmë, qytetarë të shumtë nga mbarë territori i komunës që ai drejton. Qëllimi i pritjes së palëve, tashmë më vazhdimësi, bëhet, për t’u njoftuar më për së afërmi me hallet dhe shqetësimet e banorëve.

    Edhe gjatë ditës së sotme, brengat e qytetarëve kanë qenë të natyrave të ndryshme, për çka kryetari ka premtuar se aty ku është e mundshme, do të intervenohet për realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa në disa raste ka sugjeruar ata për ndjekjen e procedurave për adresim të kërkesave në sektor adekuat.

    Edhe në ditën e sotme, qytetarët nuk kanë hezituar të falënderojnë kryetarin Kilaj, për mbështetjen në suaza të mundësive, por edhe për përkrahjen morale që po u jepet atyre, me rastin e takimit të drejtpërdrejtë me të.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Hani i Elezit, 29.10.2010

    Afaristët nga Turqia vizituan Komunën e Hanit të Elezit

    Një delegacion prej 25 afaristësh dhe kryetarë të Komunave nga Turqia vizituan sot Komunën e Hanit të Elezit. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi e mundësive për një bashkëpunim sa më të madh ndërmjet ekomonisë Turke dhe asaj Kosovare.

    Një prezentim lidhur me gjendjen ekonomike dhe sociale të Komunës së Hanit të Elezit e bëri Kryetari Komunës, z. Rufki Suma, me ç’rast potencoi se Komuna e Hanit të Elezit është një Komunë e re, por me traditë të gjatë industriale.

    Z.Suma shtoi se komuna është në rrugë të mirë që të kompletoj edhe infrastrukturën e nevojshme rrugore në mënyrë që të ju mundësoj investitorëve potencial të gjitha kushtet e nevojshme për të investuar në këtë komunë.

    Pasuritë minerale, hapsira e nevojshme publike, infratsruktura fizike dhe ligjore si dhe fuqia e mjaftueshme punëtore, ishin oferta e z.Rufki Sumës për afaristët Turkë.

    Ishin një numër i madh i pyetjeve që afaristët nga Turqia i parashtruan të parit të komunës, e që kishin të bënim me mundësinë e konkretizimit të ndonjë projekti, si në fushën e industrisë ashtu edhe në përkrahjen e sektorit të bujqësisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 01.11.2010

    Kryetari i Gjirokastrës vizitoi Mitrovicën

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka shoqëruar të hënën në një vizitë të organizuar në Mitrovicë, kryetarin e Gjirokastrës, Flamur Bime dhe kryetarin e Klinës, Sokol Bashota, të cilët kryesonin një delegacion prej këtyre dy komunave të binjakëzuara.

    Derisa po qëndronin në afërsi të urës së Ibrit, kryetari Kastrati, i ka njoftuar me problemet e kësaj komune, si mungesa e rendit dhe ligjit, mandej mungesa e lirisë së lëvizjes etj. “Ka vite që janë akumuluar problemet në Mitrovicë, mirëpo viteve të fundit janë bërë disa hapa të mirë në drejtim të normalizimit të gjendjes”.

    Kryetari Kastrati, ka falënderuar homologët e tij nga Gjirokastra dhe Klina për vizitën dhe interesimin e tyre dhe ka shfaqur shpresën për thellimin e bashkëpunimit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rahovec, 06.11.2010

    Në Rahovec zbulohet shtatorja e dëshmorëve Toni dhe Mici

    Në 12-vjetorin e rënies,në parkun e qytetit “Adem Jashari” të Rahovecit, është zbuluar shtatorja e kthyer në bronze e dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda(Toni) dhe Selajdin Mullaabazi(Mici).

    “Ishim të bashkuar në lirinë e vendit dhe në vlerat perendimore të shtetëndërtimit. Ky është synimi ynë për integrimin nesër në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ky unitet i popullit të Kosovës buron prej vullnetit të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”,ka deklaruar kryeministri në largim, Hashim Thaçi, me rastin e zbulimit të shtatores së dëshmorëve Tonit dhe Micit, të shtunën, para familjarëve, bashkëluftëtarëve, zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve të shumtë. Ai ka thënë se zbulimi i shtatores së Tonit dhe Micit është shenjë e mire e vullnetit të qytetarëve, të respektimit të vlerave të luftës, të sakrificave të dëshmorëve të lirisë, të familjeve të dëshmorëve, veteranëve të luftës etj.

    ”Na ka bashkuar sot vepra, jeta, madhështia dhe heroizmi i Tonit, Micit dhe të bashkëluftëtarëve nga Vushtrria Bektesh Haliti, Nezir Ymeri dhe Hamdi Hajrizi”, shtë shprehur Thaçi. dërsa, a shtuar se e larguam Serbinë nga Kosova, sepse ishim të bashkuar në luftë për liri, me vlerat madhështore të lirisë që i gëzojmë sot. ”Rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari na ka bashkuar, sikur që po e zbulojmë shtatoren e lirisë, simbol i bashkimit të qytetarëve të Rahovecit dhe të Kosovës,dhe do të na bashkojnë edhe në të ardhmen në shtetin tone”, ka theksuar ndër të tjera Thaçi në Rahovec.

    Ndërsa, presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se me ngritjen e shtatores së këtyre dy luftëtarëve, shtatores që përjetëson praninë e tyre mes nesh, provojnë gjendjen e krenarisë të Tonit dhe Micit. Sipas tij, dëshmorët do të jenë pararojë e jonë e përjetshme. Ndërkaq, bashkëluftëtari i dy dëshmorëve, Ejup Kabashi, kryetar i shoqatave të dala nga lufta, duke vlerësuar lartë heroizmin e Tonit, Micit, pastaj Bektesh Haliti, Nezir Ymeri dhe Hamdi Hajrizi, ka theksuar se, dëshmorët e kombit kaluan rreziqet duke shtegtuar në gjithë hapësirën shqiptare, duke u përballuar me vështirësi të shumta deri në udhëkryqin e Apterushës, ku ranë heroikisht në një luftë të ashpër me forcat serbe, më 6 nëntor të vitit 1998.

    Shtatorja e Tonit dhe Micit, zbulohet nga nëna e Tonit, Gjylija, pastaj Thaçi, Krasniqi dhe Hilmi Haradinaj, babai i Ramush Haradinaj.

    Në tubim ishte i pranishëm edhe ministri i Transportit në Qeverinë në largim, Fatmir Limaj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjilan, 09.11.2010

    Në Gjilan bëhen përgatitjet për universitetin publik

    Drejtues të MASHT-it, të Rektoratit, intelektualë, ekspertë dhe shoqëri civile, kanë zhvilluar të shtunën një debat rreth përgatitjeve që janë duke u bërë për themelimin e universitetit publik në Gjilan dhe profilit që duhet të ketë ai, organizuar nga zyra e kryetarit të komunës.

    Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se komuna do të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për hapjen e Universitetit Publik të Gjilanit, i cili veç ka bërë hapat e parë sivjet, me hapjen e dy programeve të reja, njëri për ekonomi e tjetri për juridik.

    Kurse, Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit, ka dhënë se janë në përfundim e sipër të studimit të fizibilitetit për themelimin e Universiteti Publik të Gjilanit dhe së shpejti do të dorëzohet kërkesa për regjistrim të këtij institucioni të lartë arsimor, i cili pritet të bëhet funksional në vitin e ardhshëm akademik.

    Sipas të gjitha gjasave, universiteti publik do të vendoset në hapësirat ku tani ndodhet FSK-ja, që është vendi më i përshtatshëm për universitet. Ishte konstatim i debatit se UPGJ-ja nuk është nevojë vetëm e Gjilanit dhe komunave të regjionit, por se ai do t`iu shërbejë edhe studentëve nga Lugina e Preshevës dhe Kumanova.

    Enver Hoxhaj, ministër i arsimit në dorëheqje, ka thënë se me hapjen e UPGJ-së synohet edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës, duke nënvizuar se arsimi i lartë ka rëndësi kyçe për një shoqëri. Gjilani duhet të ketë Universitet Publik edhe për arsye se kjo pjesë e Kosovës ka popullatë të re dhe se pjesëmarrja e të rinjve në studim, te ne është e ultë akoma.

    Për më tepër, duke i numëruar arsyet kryesore, për të cilat duhet të themelohet këtu një universitet publik, Hoxhaj ka thënë se Gjilani është qendër urbane, qytet elitist dhe që ka traditë dhe shpirt ndërmarrës si dhe shumë përparësi të tjera.

    Sipas Hoxhajt, në Kosovë parashihet rritja e universiteteve publike dhe se tashmë ekziston edhe formula e financimit të tyre, plani strategjik dhe mënyra si do të finalizohet arsimimi i lartë.

    Mbështetje kësaj nisme i ka dhënë edhe zëvendësministri Zenun Pajaziti, ndërkaq Stiv Bristou, ekspert britanik, tha se në Gjilan ka vërejtur një dëshirë të madhe për hapjen e universitetit, andaj paralajmëroi se do të jetë këtu shpesh, për të biseduar për modalitetet.

    Kurse, dr Sabile Keçmezi – Basha, profesoreshë universiteti, ka thënë se ka shumë arsye pse në Gjilan duhet të hapet universiteti publik, derisa Avni Rudaku (Vetëvendosje), tërhoqi vëmendjen se hapja e universitetit duhet të nënkuptojë edhe përgjegjësinë për të siguruar tregun e punës për të gjithë ata që përfundojnë studimet.

    Ngjashëm janë shprehur edhe diskutues të tjerë, të cilët kanë dhënë ide se si do të duhej të dukej Universiteti Publik i Gjilanit dhe se çfarë programe do të duhej të kishte ai.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Deçan, 08.11.2010

    Në Dranoc te Deçanit mbahet panairi tradicional

    Nën patronatin e kryetarit të komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj, financuar nga Banka Botërore , Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës dhe më organizimin OJQ së-Jeta në Deçan, gjatë fundjavës në Kullën e Mazrekajve në Dranoc të Deçanit, është hapur panairi tradicional ,,Riteve të Motmotit, Produkteve Artizanale dhe Ushqimeve Tradicionale”, i cili nga ky vit pritet të jetë tradicional.

    Prezantimi i vlerave etnografike , i kullës dhe veçantive tjera të kësaj treve , në këtë panair , identifikohet si një përpjekje që ato të mos harrohen , të ruhen dhe për më shumë të behën të njohura për turistet dhe të përcillen për gjenerata e reja .Panairi i sotëm nuk reflekton në asnjë mënyrë kundërshtimin tonë ndaj ndikimeve dhe gërshetimeve kulturore që janë duke ndodhur në këtë epokë globalizimi edhe në mesin tonë .Në këtë panair synojmë që para jush të prezantojmë këto vlera që identifikojnë banoret e komunës sonë dhe të komunave tjera të Dukagjinit tha ndër të tjera kryetari i komunë së Deçanit z. Rasim Selmanaj, duke ju premtuar se do ta mbështet këtë nismë të mbarë që ky panair të jetë tradicional në komunë tonë.

    Protagonistja kryesore e këtij Panairi Safete Gacaferi, nder të tjera tha se OJQ–JETA ka vite që synon të realizoj një panair të tillë por mundësit financiare kanë qenë ato që e kanë pamundësuar duke falënderuar tashmë të gjitha ata që kanë mbështet që ëndrra e një panairi madhështorë të jetësohet.

    Gjatë këtij panairi pos ekspozimit të stendave më veshje dhe produkteve artizanale është shfaqur një program i pasur kulturo- artistik,janë zhvilluar lojëra të ndryshme tradicionale si dhe është shtruar darka e lamës për mysafiret. Ky eveniment pritet të jetë tradicionale në komunën e Deçanit dhe do të mbahet çdo vit të shtunën e parë të muajit nëntor.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 14.11.2010

    Mustafa përuroi rrugën ”Bill Klinton”

    U bë sot përurimi i lëshimit në punë të rrugës së zgjeruar në Bulevardin “Bill Klinton”. Rruga tani ka nga tri korsi në të dyja drejtimet me gjithë infrastrukturën përcjellëse, ndërsa dy nënkalimet për këmbësorë ende nuk kanë përfunduar. Shiritin e preu, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili tha se ky është një projekt madhor për kryeqytetin.

    Përurimi i rrugës,në bulevardin”Bill Klinton” është një vepër madhorë për kryeqytetin tonë,tha sot kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, me rastin e përurimit të sheshit.

    “Ne përmes kësaj e kemi krijuar një kolektor shumë të rëndësishëm të hyrjes në Prishtinë që vjen nga Peja, Shkupi, Mitrovica. Kalimi në këtë rrugë ka qenë një ngarkues shumë e madhe për zhvillimin normal të komunikacionit kështu që do të kemi tash një nënkalim, i cili do të përcillet me një qendër të vogël tregtare prej shtatë lokaleve me ashensor, që është një prej nënkalimeve më bashkëkohore që është ndërtuar për herë të parë në Prishtinë”, tha Mustafa.

    Mustafa, premtoi se shumë shpejtë do të jenë gati edhe nënkalimet për këmbësorë.

    “Unë mendoj se për dhjetë ditë, siç më është thënë, mundë të kalojnë qytetarët në pjesën e poshtme, ndërkaq, i tërë nënkalimi llogaritet që mund të bëhet deri në vitin e ri që të jetë i gatshëm”, shtoi Mustafa.

    I tërë ky projekt ka kushtuar rreth 3 milionë euro. (Vaide Morina - RTK)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prizren, 18.11.2010

    Përurohen tri rrugë me kubëza në Prizren

    Prizren, 18 nëntor - Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, të enjten ka përuruar tri rrugë lokale në qytetin e Prizrenit, në vlerë rreth gjysmë milioni euro. Me kubëza betoni janë rregulluar “Rruga Janina”, “Aleks Buda” dhe ajo “Gjon Sereqi”.

    Kryetari Muja me këtë rast ka thënë se prioritet i Komunës është që t’i krijojë kushte më të mira jetese banorëve të komunës së Prizrenit. “Në rend të parë, secila lagje duhet të ketë insfrastrukturën e rregullur dhe ne këtë e kemi prioritet”, ka theksuar Muja.

    “Brenda mandatit 4-vjeçar sigurisht se do të bëjmë shumë më shumë. Ne e bëjmë listën e prioriteteve në bashkëpunim me qytetarët, duke i dëgjuar kërkesat e qytetarëve. Do të jemi me ta edhe më tutje”, ka shtuar ai.
    Hasan Hasani, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se rrugët e ndërtuara kanë rëndësi të veçantë dhe janë arterie të lagjeve. Ai ka premtuar se vitin e ardhshëm do të ndërtohen edhe rrugë të tjera.

    Muhamed Shania, banor i rrugës “Janina”, ka falënderuar në emër të lagjes kryetarin e Komunës dhe stafin e tij për rregullimin e rrugës së tyre. Ai ka thënë se deri tani kjo rrugë ka qenë në baltë dhe u ka shkaktuar probleme serioze në qarkullim. ("Koha ditore")
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 19.11.2010

    Kryetari Mustafa përuroi aneksin e SHF "Naim Frashëri"

    “Ne sot, po përurojmë edhe këtë ankesë të kësaj shkolle që do të mundësojë kushte edhe më të mira për mësim”, tha kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, me rastin e përurimit të aneksit të shkollës fillore “Naim Frashëri”.
    Ky aneks, i cili është ndërtuar nga komuna me participim të USADI-it dhe CHF INTERNATIONAL – KASS, ka kushtuar 670 mijë euro, 590 mijë euro ka investuar komuna e Prishtinës, ndërsa USAID-i ka kontribuar me 80 mijë euro, të cilët i falënderojmë, tha Mustafa.

    Kësaj shkolle iu kanë shtuar 15 dhoma mësimi dhe hapësira tjera përcjellëse, dhe tash e tutje mësimi në këtë shkollë do të mbahet në dy ndërrime, u shpreh kryetari i Prishtinës.

    “Jemi të përkushtuar që arsimit t’i japim prioritet maksimal, sepse këtë prioritet e japim për ardhmërinë e vendit, për fëmijët tanë, që kë nxënës dhe të tjerët t’i ndjekin mësimet në kushte shumë më të mira”, tha Mustafa, duke shtuar se gjatë javës së ardhshme do të përurojmë edhe disa shkolla dhe anekse shkollore në lagje të ndryshme të qytetit.
    Ndërkaq, Azza El Abd, përfaqësuese e USAID-it, tha se “Arsimimi është një investim me rëndësi për zhvillimin e Kosovës, është bazë e zhvillimit ekonomik dhe demokracisë”. “Është me rëndësi që të gjithë fëmijët e Kosovës, pa marrë parasysh ku jetojnë të kenë mundësi të shkollohen në kushte të mira, sepse kjo do ndihmojë nxënësit që të arrijnë potencialet e dëshiruara që të bëhen aktiv dhe kontribuues në zhvillimin e vendit”, tha El Abd.

    USAID-i tha ajo, po punon në mbarë Kosovën që të sigurojë kushte që asnjë fëmijë të mos shkollohet në shkolla të mbingarkuara, apo në tri apo katër ndërrime, prandaj USAID-i falënderon Komunën e Prishtinës për punën dhe arritjet në këtë drejtim, duke premtuar që USAID-i do të jetë partner i komunës edhe në projektet tjera.

    Ndërsa, Komunën e Prishtinës dhe USAD-in për realizimin e këtij projekti në emër të nxënësve dhe personelit arsimor, i falënderoi drejtoresha e kësaj shkolle, Drita Hyseni.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 19.11.2010

    Nis studimi i fizibilitetit për projektin 14 milionësh të KE-së në Mitrovicë

    Pas vendimit që është marrë më herët për ndarjen e rreth 14 milionë eurove nga Komisioni Evropian (KE) për Mitrovicën, tashmë kanë filluar edhe hapat e parë për realizimin e këtij projekti. KE-ja ka caktuar një grup ekspertësh, të cilët do të bëjnë studimin e fizibilitetit dhe do të përgatisin planet për objektet rekreativo sportive dhe komerciale që planifikohen të ndërtohen.

    Në këtë kontekst, këto ditë kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka mbajtur disa takime me përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë ku është diskutuar për modalitetet e bashkëpunimit sa i përket fillimisht fazës që ka të bëjë me studimin e fizibilitetit. Kryetari Kastrati është zotuar për përkrahje të gjithanshme me të gjitha kapacitetet që ka komuna në dispozicion për këtë projekt.

    Në një takim që ka zhvilluar me përfaqësuesen e ZNKE-së në Prishtinë, Carol Puollove dhe ekspertin e sjellur nga KE-ja, John Robert, kryetari Kastrati, ka shprehur vullnetin që të ofroj në dispozicion të tyre të gjitha kapacitetet humane dhe teknike që ka komuna për studimin e fizibilitetit dhe realizimit të këtij projekti. “Ne jemi shumë të mobilizuar që të ndihmojnë në të gjitha aspektet në mënyrë që sa më shpejtë të kryhet studimi i fizibilitetit, të përgatitet plani dhe të realizohet ky projekt kapital për Mitrovicën”.

    Kryetari Kastrati dhe përfaqësuesit e ZNKE-së kanë vizituar në terren disa nga objektet e dedikuara për aktivitete sportive në Mitrovicë. Poashtu ata janë interesuar edhe për statistika të ndryshme, si për numrin e nxënësve, studentëve etj, që janë të rëndësishme për planet që do të bëhen.

    Eksperti John Robert, tha se planifikohet që të ndërtohet një pishinë shumë moderne, e cila do të jetë në dispozicion të fëmijëve dhe të rinjve në këtë komunë. Poashtu ai ka përmendur edhe planet për ndërtimin e objekteve dhe sallave sportive për karate, ping-pong, xhudo, mandej objekte komerciale etj. Megjithatë, ai ka sqaruar se për më tepër për vendin ku do të ndërtohen, për madhësinë e tyre etj, do të dihet pas studimit të fizibilitetit që do të zgjas disa muaj.

    Ai ka sqaruar se këto kapacitete nuk do të shfrytëzohen për gara të ekipeve profesionale, por nga të rinjtë e komunës. Robert ka thënë se një punë shumë me rëndësi do të bëhet në aspektin e trajnimit të njerëzve që do të menaxhojnë këto objekte dhe që do të punojnë aty.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Podujevë, 30.11.2010

    U promovua libri me tregime i nxënëses Fjolla Besholli

    Nexhmi Balaj: Takimet e Kulturës kanë një rrugëtim tash e 20 vite. Ne në fund të çdo viti kalendarik shtrojmë sofrën kulturore për të mbështetur talentet, sikur rasti i Fjollës. Ne si drejtori kemi kritere vlerësuese për të përkrahur botimin e librave. Ky libër, pra i ka plotësuar ato kritere.

    Në kuadër të Takimeve Kulturore “Kadri Kadriu” 2010 sot në lokalet e shkollës fillore “Naim Frashëri” të Podujevës u mbajt një takim i promovimit të librit me tregime “Dritë në qiellin tim” e autores Fjolla Besholli, një nxënëse mjaftë e talentuar e klasës së tetë, po e kësaj shkolle.

    Në këtë takim përpos autores së librit ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Nexhmi Balaj, zyrtarë tjerë komunal, recensenti i librit dhe kritiku i letërsisë për fëmijë Muhamet Reçica, drejtori i SHFMU “Naim Frashëri” Skënder Haxhiu, prindërit e Fjollës, të afërmit, miqtë dhe shokët e shoqet e saj.

    Kritiku letrat z. Reçica e vlerësoi lartë librin e Fjollës, duke thënë se ky libër do të lë gjurmë në historinë e letërsisë së fëmijëve. Libri përmban dy shtresa kuptimore, e para që e shtjellon historinë e kombit, kurse e dyta shtjellon anën ndijesore, intimitetin dhe personalen e saj. Autorja nëpërmes të këtij libri tregon pjekurinë në raport me moshën, duke e gjykuar pozitivisht të mirën dhe duke shfaqur urrejtje ndaj të keqes, ka thënë mes tjerash Reçica. Ndërkaq drejtori Balaj tha se Takimet e Kulturës kanë një rrugëtim tash e 20 vite. Ne në fund të çdo viti kalendarik shtrojmë sofrën kulturore për të mbështetur talentet, sikur rasti i Fjollës. Ne si drejtori kemi kritere vlerësuese për të përkrahur botimin e librave. Ky libër, pra i ka plotësuar ato kritere.
    Drejtori i kësaj shkolle z. Haxhiu tha se Fjolla në këto ditë të ftohta ka sjellë për ne një ngjarje të ngrohtë kulturore, duke e lavdëruar atë edhe si një nxënëse e shkëlqyeshme dhe e sjellshme.

    Kurse krejt në fund autorja e librit ka falënderuar të gjithë për përkrahje morale dhe materiale që ky libër të dal në dritë, duke qenë e bindur se ky nuk do të jetë vetëm libri i parë i saj, për të vazhduar edhe më tej me krijimin e veprave tjera letrare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Viti, 06.12.2010

    Pas vërshimeve në dy ditët e fundit sot gjendja më stabile

    Si pasojë e të reshurave të vazhdueshme të shiut gjatë dy ditëve të fundit, disa fshatra të komunës së Vitisë kanë qenë të vërshuara. Fshatrat Drobesh, Budrikë, Radivojc e Remnik kanë qenë rajonet më të rrezikuara nga vërshimet.

    Ndonëse gjendja është përmirësuar dhe niveli i ujit ka shënuar rënje, megjithatë në Budrikë gjendja ende vazhdon të mbetet jo e mirë. Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka vizituar në vazhdimësi fshatrat e prekura nga vërshimet, ndërkohë që ka theksuar se nuk dihen dëmet e shkaktuara. Sipas kryetarit Arifi, institucionet komunale do të formojnë një komision që do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe njëherësh ka theksuar se janë të angazhuar në realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binqës” dhe të evitohen problemet të cilat po ndikojnë në rrjedhjen e ujit dhe vërshimit të shpeshtë të këtyre fshatrave siç janë Budrikë, Radivojc e Remnik.

    Kurse Naser Haziri shef i shtabit për siguri dhe emergjencë, ka njoftuar se gjendja sot është stabilizuar në fshatrat Radivojc, e Drobesh, ndërkohë që në Budrikë ende ka sasi të madhe të ujit çka po vështirëson qarkullimin e qytetarëve të Remnikut. Sipas Hazirit, vërshimet e dy ditëve të fundit kanë prekur mbi 1.000 hektar tokë bujqësore, ndërsa po ashtu dëme janë shkaktuar në 50 shtëpi që janë evidentuar nga ky sektor si më të prekura.

    Njësia e Zjarrfikësve në Viti, në vazhdimësi ka qenë e angazhuar në sanimin e gjendjes, kurse me hapjen e argjinaturave në lumin Morava e Binqës, është stabilizuar gjendja, është shprehur Haziri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ferizaj, 16.12.2010

    Fermerët ferizajas ndihmojnë Shkodrën

    Ferizaj, 16 dhjetor - 100 fermerë ferizajas kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në forma të ndryshme banorët e Shkodrës për shkak të pasojave nga përmbytjet e fundit.

    “Ne do të shikojmë mundësitë se me çfarë mund t'i ndihmojmë, do të bëjmë kombinime të parave dhe të mallrave bujqësore dhe kësisoj deri të hënën do t'i nisim kamionët për në Shkodër”, ka theksuar Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i KK të Ferizajt, Safit Halili, pas bisedës që ka zhvilluar me fermerë ferizajas. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 18.4.2011

    Shënohet Dita e dëshmorëve të komunës së Prishtinës

    Me rastin e përvjetorit të dëshmorëve të komunës së Prishtinës, familjarë të dëshmorëve, udhëheqës komunal e ish luftëtarë të UÇK-së, vendosën kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve.

    Kjo ditë nisi në Velani me një minutë heshtje në nderim të ish luftëtarëve. Kreu i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa tha se kontributi i të rënëve përbën veprën më të madhe që njerëzit mund ta bëjnë për vendin.

    ”Kemi dal sot tu bëjmë nderim dëshmorëve të kombit të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e këtij vendi të cilën liri sot po e gëzojmë. Është vlera më e madhe që ka Kosova dhe që ka kombi ynë dhe është vepra më e madhe sublime që njerëzit kanë mundur ta bëjnë për Kosovën”, tha ai.

    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Sabit Krasniqi e quajti 18 prillin ditë të krenarisë. “Është ditë e krenarisë për arsye se dëshmorët na bënë që të ndihemi krenar. Sot i nderojmë me respektin më të lartë dhe do t’i nderojmë ndër breza”, tha ai.

    Varrezat e dëshmorëve në Velani pritet të përfundojnë së rregulluari brenda 10 ditësh ka bërë të ditur i kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Kurora lulesh sot janë vendosur edhe në varrezat e dëshmorëve në Makovc, Prapashticë, Mramorë, Marec, Barilevë, Bërnicë e Sharban.

    (Bardha Shkreli)

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •