Papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë ka urdhëruar nisjen e hetimeve të një urdhri grash katolike që abuzuan me viktimat e tyre.
E diel 26 Shtator 2010 16:42
Ky grup grash kishin operuar në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Meksikë, Spanjë dhe në një numër të madh shtetesh tjera, ka raportuar gazeta “The Independent”. Abuzimet e këtyre grave të urdhrit katolik kanë filluar të hetohen prej më shumë se tetë muajsh nga zyrtarë të lartë të Vatikanit. Në fillim u hetuan dyshime e keqpërdorimeve të Legjionarëve të Krishtit, një grup sekret fetar që kishte përkrahjen e Papa Gjon Palit të Dytë, por ky sekt është diskredituar për shkak të zbardhjes së rasteve se themeluesi i tyre kishte abuzuar seksualisht disa mbështetëse të tij dhe në mënyrë joligjore kishte tre fëmijë me to.
Ndërkaq grupi i grave abuzuese ishin pjesë e Regnum Christi, një krah i grupit që në vete kishte më shumë se 70 mijë gra katolike. Në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve, “Associated Press”, tetë ish-anëtare nga SHBA-ja dhe Meksika kanë treguar për rregullat e ashpra që duhej respektuar në urdhrin e grave të Legjionarëve të Krishtit. Ato kanë folur për këshillat psikike, emocionale dhe shpirtërore që i merrnin nga drejtueset e urdhrit.
Grave iu ishin dhënë direktivat sesi duhej ngrënë një copë buke (ta copëtonin në copa të vogla) apo edhe një portokall (me një thikë dhe një pirunë). Atyre iu ishte thënë se duhej të shikonin vetëm tetë filma në vit, dhe cilat programe televizive duhej të ndiqeshin (pa filma dramë dhe pa muzikë). Viktimat kanë thënë për AP-në se kishin marrë urdhrat që të mos lexonin në banjo. Ato që kishin shkelur rregullat, ishin turpëruar në sytë e shoqeve.
Kisha Romane po ballafaqohet me një krizë besimi pas zbulimit të skandaleve të abuzimeve seksuale të priftërinjve me fëmijë./koha/
Krijoni Kontakt