Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Exclamation Është “zhdukur” kompjuteri sekret i misionit diplomatik shqiptar në OKB

    Aparati përdorej për informacionin e klasifikuar. Kishte telegrame për Tiranen.
    Zhduket në mënyrë misterioze nga misioni diplomatik shqiptar në Nju Jork një pajisje e rëndësishme, nga ku komunikohej me Tiranën për informacionet “Top sekret”. Gazeta “Shqip” ka arritur të sigurojë një shkresë zyrtare të firmosur nga ambasadori shqiptar në misionin e përhershëm në OKB, ku theksohet se është zhdukur pa lënë gjurmë një kompjuter i rëndësishëm që përdorej për të transmetuar informacionet e cilësuara “të klasifikuara”. Shkresa mban datën 4 mars të këtij viti. Në krye të kësaj shkrese, që mban lëndën “Ngjarje e pazakontë në mision” dhe i adresohet sekretarit të përgjithshme të Ministrisë së Jashtme, ambasadori Ferit Hoxha thekson: “Sot në mëngjes kam konstatuar që kompjuteri i markës ‘Dell’ e që përdorej për komunikimin e klasifikuar është zhdukur”. Rëndësinë e kësaj ngjarje e jep një pjesë e letrës së ambasadorit, e cila thekson se në këtë kompjuter ndodheshin telegrame drejtuar qendrës, që sipas metodës së punës ishin “sekrete”. Por nuk bëhet e ditur përmbajtja e telegrameve. Për ngjarjen është shkruar shkurt, ndërsa në paragrafin e dytë sqarohen arsyet se ky skandal nuk mund të zbulohet dhe mund të mbetet në arkivin e mistereve të pazgjidhshme. “Misioni nuk ka kasafortë në gjendje pune dhe kompjuteri gjendej mbi tavolinën e punës në zyrën ngjitur me atë të titullarit, një nga tre zyrat e punës që ka misioni dhe që përdoret për komunikimet dhe ku ka gjithnjë një person gjatë kohës së orarit zyrtar”. Ndërkaq, në pjesën vijuese të letrës që ambasadori Hoxha i dërgon MPJ-së, thekson se “në kushte normale në mision ndiqet një rregull, sipas të cilit një prej nëpunësve është i pranishëm në mision, përveç rasteve shumë të veçanta kur dendësia dhe rëndësia e aktivitetit imponon pamundësinë. Dje pasdite duhej të kishte pasur një person në mision. Nuk ka grafik formal, por një marrëveshje mes kolegësh, sipas ngarkesës së gjithsecilit. Nga shqyrtimi i rrethanave nuk është e qartë se çfarë mund të ketë ndodhur dhe kush mund të jetë autori i një vjedhje të tillë”. Në shkresën që mban siglën “I paklasifikuar” theksohet se situata e sigurisë në misionin shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është në gjendje të rëndë. “Misioni nuk është i pajisur me kamera dhe asnjë lloj verifikimi i pavarur nuk është i mundur”. Por gjendja rëndohet duke lexuar në vazhdim këtë shkresë zyrtare, në të cilën bëhet e ditur se kompjuteri i informacioneve sekrete është zhdukur në mënyrë misterioze, ndërkohë që asnjëri prej diplomatëve tanë në Nju Jork nuk ndodheshin në mision! “Asnjë prej nëpunësve të misionit me të cilët kam biseduar në detaje sot (më 4 mars) nuk ka konstatuar ndonjë gjë të veçantë dhe askush prej pjesëtarëve të misionit nuk është në gjendje të japë ndonjë indikacion se çfarë mund të ketë ndodhur. Sipas tyre, kanë qenë pak minuta kur në mënyrë rastësore mund të mos ketë pasur njeri në zyrë”, theksohet në letrën që ambasadori Ferit Hoxha i dërgon Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por kreu i selisë sonë pranë OKB-së ka dhënë një pistë të mundshme të grabitjes së kompjuterit, e cila është: “Një person nga jashtë është ngjitur në katin e dytë ku janë zyrat. Dyert e zyrave duhet të kenë qenë të hapura dhe personi, pasi ka konstatuar se në atë moment s’ka njeri, duhet të ketë marrë kompjuterin (lap top) i formatit mini, e që mund të fshihej lehtësisht. Personi është larguar menjëherë pa kontaktuar asnjë person tjetër në mision”. Kompjuteri ruhej me dy fjalëkalime, një kryesor për programin Windows dhe një tjetër për dosjen ku gjendeshin telegramet e fundit të dërguar në Tiranë. Fjalëkalimet njiheshin vetëm nga titullari, ndërsa fjalëkalimi për shifrim dhe deshifrim nuk gjendej në ndonjë vend në kompjuter dhe është i ruajtur në një vend të veçantë. Në kompjuter gjendeshin vetëm 5 telegramet e fundit që janë dërguar në Tiranë nga misioni. Për këtë ngjarje që ka ndodhur në mision nuk është njoftuar as personeli i sigurisë së Pallatit të Qelqtë, por as Departamenti i Policisë së Nju Jorkut. Ambasadori Hoxha e mbyll letrën e tij: “Më duhet të theksoj se kushtet e sigurisë në mision janë absolutisht jashtë çdo norme të mendueshme apo të pranueshme sigurie. Kjo situatë është gjerësisht e njohur nga kushdo që ka hyrë të paktën një herë në mision. Në këto kushte misioni nuk mund të marrë apo dërgojë informacione të klasifikuara”
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Aman se vete i vjedhin. Nuk shkojme ne populli i thjeshte ti vjedhim.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    "ça eshte zhduk!E ka shit nanjoni,per dy lek..."
    Nga ata qe mbajm sekrete jemi ne.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2006
    Postime
    184
    e ka vjedh ed rama,,,,prandaj nxori gjitha kto aferat korupitive qe qverise se djate

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga *suada* Lexo Postimin
    Aman se vete i vjedhin. Nuk shkojme ne populli i thjeshte ti vjedhim.
    ehh,mjerim .. ose me sakt i kan shitur ndoshta informatat se sa per kompjuterin i lire eshte ai...
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  6. #6
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga laburist Lexo Postimin
    ehh,mjerim .. ose me sakt i kan shitur ndoshta informatat se sa per kompjuterin i lire eshte ai...
    Po pra!!! .........................................

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar më parë nga laburist Lexo Postimin
    ehh,mjerim .. ose me sakt i kan shitur ndoshta informatat se sa per kompjuterin i lire eshte ai...
    Kan shit vetem komjuterin.Se per informatat tona,duhet te japesh ndonje lek...jo te marresh...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Aty do jete kompjuteri ne ndonje qoshe po kta dellat se kan pare se e mbajne dhomen rremuje
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #9
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Jam kurioz te di si e ka mare vesh gazeta Shkip kete lajm sekret.
    Ne fakt kjo eshte pyetja e pare qe duhet te na kaloje neper koken tone tere dhjam, jo gjera si "skemi sekrete" "e lemi vjedh vete" etj.
    Cdo gje eshte relative...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2010
    Postime
    37
    e ca sekretesh mbanin aty? formulen e coca -cola??!! te rrijn rehat dhe t'ja fillojne nga e para punes. te ishin aq sekret gjerat te dhenat kopjoheshin ne ndonje database....
    hajt mo se pallavra thone, ose ndonjeri qe s'ka pas kompjuter dhe donte te lozte solitario....

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Jam kurioz te di si e ka mare vesh gazeta Shkip kete lajm sekret.
    Ne fakt kjo eshte pyetja e pare qe duhet te na kaloje neper koken tone tere dhjam, jo gjera si "skemi sekrete" "e lemi vjedh vete" etj.
    lol
    ti fol per dhjamin tend
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ka humb kompjuteri ....????!!!! PUNE E MADHE ....!!!!

    po pse c'fare kutjoni ju se sekretet jane ne ate kompjuter ....??!! hajde hajde ...

    ah sikur mos te kishim kete gazeten qe ka publikuar "lajmin" si do benim valle ne ...????!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 18-09-2010 më 03:20
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •