Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e toni-as.roma
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    107

    Privatizimi i PTK-së shkon në Gjykatën Supreme

    Prishtinë, 17 shtator - Mungesa e disa anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion në Kuvendin e Kosovës ka shtyrë për të martën diskutimin e strategjisë për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në këtë takim është dashur që ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të prezantojë edhe një herë strategjinë e privatizimit.

    Në anën tjetër, drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të PTK-së kanë bërë të ditur se kanë iniciuar procedurën gjyqësore në Gjykatën Supreme të Kosovës.

    Drejtuesit e saj, në një konferencë për media kanë përshëndetur deputetët e shumtë që në seancën e të mërkurës e kanë kundërshtuar mënyrën privatizimit të PTK-së. Kryetari i kësaj sindikate, Milazim Alshiqi ka thënë se në rast të mos ndërprerjes së këtij procesi, ata do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
    Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e toni-as.roma
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    107
    Si mendoni ju a esht e drejt te shitet a po jo
    Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar më parë nga toni-as.roma Lexo Postimin
    Si mendoni ju a esht e drejt te shitet a po jo
    Paj fike se fike me mire me muzike, vjedh per vjedhe na qe e kemi ne dore po e vjedhim ma mire se me ardh tjetri e vjedhe edhe ma shume.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e toni-as.roma
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    107
    Citim Postuar më parë nga shalja1 Lexo Postimin
    Paj fike se fike me mire me muzike, vjedh per vjedhe na qe e kemi ne dore po e vjedhim ma mire se me ardh tjetri e vjedhe edhe ma shume.
    kosova i ka te ardhurat bugjetore vetem nga doganat ,posta dhe airoporti
    Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Kush po ndegjon per bugjet, edhe sikur hekurudha te vidhet vet kemi me e vjedhe se po se vjedhim ne do te vjen dikush naten e do ta vjedh, me mire mallin nen koke si thot nasradini,nuke i dihet ndoshta ju duhen nipave per ta ndertuar nje katapult per ne gjithsi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Kontrabandohet në Kuvend “Strategjia për privatizimin e PTK-së”

    Prishtinë, 14 tetor – Pa kuorum të mjaftueshëm, Kuvendi i Kosovës, të enjten, e ka miratuar strategjinë e Qeverisë për privatzimin e PTK-së. Me vetëm 50 deputetë të pranishëm në sallë, bazuar në të dhënat zyrtare të regjisë së Kuvendit, 47 prej të cilëve kishin votuar pro, 2 kundër dhe një abstenim, kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka shpallur të miratuar Strategjinë...


    Ky votim është kundërshtuar nga grupet parlamentare LDK, AAK, LDD dhe shumica e deputetëve të AKR-së, të cilët në momentin e votimit kanë lëshuar seancën plenare. Sipas tyre, kreu i Kuvendit ka tentuar ta “kontrabandojë strategjinë për privatizimin e PTK-së”. Ata janë zotuar se këtë çështje do ta çojnë deri në Gjykatën Kushtetuse, nëse Kuvendi nuk e hedh poshtë këtë votim.


    Në fillim ishte grupi parlamentar i LDK-së ai që kërkoi që kjo strategji të shtyhet për ndonjë seancë të radhës, për shkak të nevojës për analizim më të thuktë të saj, por ishte kryeministri Hashim Thaçi që ka qenë këmbëngulës që ajo të votohej, për shkak të rrezikut nga rënia e vlerës së PTK-së dhe humbjes së atyre ofertuesve që tashmë kanë shprehur interesin për ta blerë atë. Pos grupit parlamentar të PDK-së, në mbështetje të propozimit të Thacit janë vënë edhe shumica e deputetëve që i përfaqëojnë komunitetet pakicë në vend.
    Partitë opozitare, megjithëse e kanë mbështetur mocionin e LDK-së për shtyrje të miratimit të strategjisë, prapë se prapë nuk kanë arritur ta mbivotojnë PDK-në dhe minoritetet.


    Pas dështimit në diferencë prej 6 votash, blloku LDK-opozitë nuk ka pranuar të marrë pjesë në votim të Strategjisë, duke e bërë të mundur që strategjia të kalojë me shumicë të thjeshtë votash. Për të kanë votuar 47, kundër kanë 2 deputetë, kurse njëri ka abstenuar.
    “Ne e konstatojmë prezencën fizike. Kur kemi hyrë në procedurën e votimit ne i kemi pas 100 vetë prezentë në sallë.

    Menjëherë pas mocionit ne kemi hedhur në votim Strategjinë... Për mu ka qenë imlikative prezenca në sallë... Unë s’kam pas obligim ta jap kuorumin për Strategjinë... Çdo minutë nuk e verifikoj prezencën fizike”, ka thënë kreu i parlamentit për Kohën Ditore, duke e vlerësuar si të ligjshëm aktin e miratimit të Strategjisë, edhe pse ai nuk kishte konstatuar kuorumin para miratimit të saj, siç kërkohet me rregullore të Kuvendit të Kosovës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Në kohën e Enver Hoxhës dhe Partis së punës për mua kjo nuk është "kontrabandim" por tregim të fytyrës së vërtet të saj. Edhe njëher qytetar të nderuar të Kosovës këtë ligj të partis së punës e keni lyp e kështu tani mo vetëm po ju vjen. Ligjet alla Sami Lushtake e Hashim Thaci e SHIK-sa apo më mirë me quajt alla Drenicake cdo ditë po shfaqen në skene dhe n'sy të juvin e shumë shpejt keni me lyp LDK-n atë parti që doli nga populli i kosovës e jo nga mafia enversite e partis së punës që i zgjati duart edhe në kosovë.


    Ky privatizim i PTK-s(post telekomit kosovës) nuk mund ta quaj unë se është pronë e shtetit por kjo paska qen pronë private e Hashim Thaci-t se shkinushave dhe shpihunllekut të SHIK-ut që e bonen kosovën sikur të jetë e vetja.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Nuk pati kontrabandim,LDK kerkoi qe strategjia e privatizimit te PTK te shtyhet,kjo kerkes u hodh ne votim,deputet votuan kunder (prezent ishin 101 deputet),kruetari i kuvendit e hodhi ne votim strategjin e privatizimit te PTK,ne ket moment disa deputet filluan ta leshoin sallen,tash duhet te vertetohet a ishin prezent ne salle 61 deputet,nese ne kuvend nuk kan qen 61 deputet votimi eshte pavlefshem.

    Qendrimi i LDK,LDD,AAK,AKR me duket i cuditshem ata thon se jane per privatizim ndersa votoin kunder privatizimit.Privatizimi do te ndodh pavarsisht se cila parti eshte ne pushtet .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Miratohet strategjia për privatizimin e PTK-së

    Publikuar: E enjte 14 Tetor 2010

    Prishtinë - Megjithë kundërshtimet e opozitës dhe LDK-së, në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës, të enjtën, në rend dite ishte edhe vendimi i Qeverisë për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës. Pas një debati të gjatë, Kuvendi i Kosovës miratoi strategjinë e Qeverisë për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, me 47 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur kundërshtimin e saj duke propozuar që të hiqet nga rendi i ditës strategjia për privatizimin e PTK-së, por mocioni i LDK-së është hedhur poshtë, pasi që 53 deputetë kanë votuar kundër, 46 për dhe 1 ka abstenuar. Kryeministri Hashim Thaçi ka paraqitur strategjinë për privatizimin e PTK-së, duke folur për përfitimet për zhvillimin ekonomik që sjellë ky proces. Kryeministri Thaçi ka kërkuar që deputetët të jenë në krye të detyrës, që procesi i privatizimit të PTK-së mos të mbetet peng i politikave, i interesave partiake apo i fushatave elektorale.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Miratohet strategjia për privatizimin e PTK-së

    Publikuar: E enjte 14 Tetor 2010

    Prishtinë - Megjithë kundërshtimet e opozitës dhe LDK-së, në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës, të enjtën, në rend dite ishte edhe vendimi i Qeverisë për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës. Pas një debati të gjatë, Kuvendi i Kosovës miratoi strategjinë e Qeverisë për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, me 47 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur kundërshtimin e saj duke propozuar që të hiqet nga rendi i ditës strategjia për privatizimin e PTK-së, por mocioni i LDK-së është hedhur poshtë, pasi që 53 deputetë kanë votuar kundër, 46 për dhe 1 ka abstenuar. Kryeministri Hashim Thaçi ka paraqitur strategjinë për privatizimin e PTK-së, duke folur për përfitimet për zhvillimin ekonomik që sjellë ky proces. Kryeministri Thaçi ka kërkuar që deputetët të jenë në krye të detyrës, që procesi i privatizimit të PTK-së mos të mbetet peng i politikave, i interesave partiake apo i fushatave elektorale.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Miratohet strategjia për privatizimin e PTK-së

    Publikuar: E enjte 14 Tetor 2010

    Prishtinë - Megjithë kundërshtimet e opozitës dhe LDK-së, në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës, të enjtën, në rend dite ishte edhe vendimi i Qeverisë për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës. Pas një debati të gjatë, Kuvendi i Kosovës miratoi strategjinë e Qeverisë për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, me 47 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur kundërshtimin e saj propozuar që të hiqet nga rendi i ditës strategjia për privatizimin e PTK-së, por mocioni i LDK-së është hedhur poshtë, pasi që 53 deputetë kanë votuar kundër, 46 për dhe 1 ka abstenuar. Kryeministri Hashim Thaçi ka paraqitur strategjinë për privatizimin e PTK-së, duke folur për përfitimet për zhvillimin ekonomik që sjellë ky proces. Kryeministri Thaçi ka kërkuar që deputetët të jenë në krye të detyrës, që procesi i privatizimit të PTK-së mos të mbetet peng i politikave, i interesave partiake apo i fushatave elektorale.


    Veq ftyrat me ja u pa ktyne tre hajnav t'fermerkav mjafton me kuptu se sa hajnia po i bohet kosoves..bre robt ktyneeeeeee haaaa!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    A nuk eshte koha e privatizimit aaaaaaa..
    E more ju disa te pa edukat jeni mesuar ne kohen ekomunizmit mew be qka te doni ju me kompanit publike ,ne meduket jemi ka shkojmi nga demokratizimi i tregut dhe privatizimi si ne gjithe boten demokratike e jo te mbajmi monopol brenda kompanive publike se koha eshte e till shqiptaret lypin pune e me punu nuk punojen,edhe kur e merr privatniku aty ma nuk ka nuk du me punu se nese nuk punon shkon en shpi si ne perendim o te mjer..
    po jam i sigurte se nje pejs e madhe e ktyre komunistav nuk deshirojen ta privatizojen ptk,,
    po kjo heret a von do te privatizohet

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Bazuar në të dhënat zyrtare të regjisë së Kuvendit, 47 deputetë kanë votuar për, 2 kundër dhe 1 ka abstenuar.
    Miratimi kështu i këtij dokumenti zgjoi pezmin jovetëm të opozitës, por edhe të shoqërisë civile në Kosovë.

    (RTK)
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 16-10-2010 më 04:43
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Si jan duke shkuar gjerat ne Kosove edhe pak edhe "ajrin" do e privatizojne:P:P:P
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Komente nga Koha ditore

    Prishtinë, 15 tetor – Votimin në Kuvend të Strategjisë për privatizimin e PTK-së, kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, e ka quajtur Diktaturë të kontrabandës. Mënyra si u votua dhe u “miratua” strategjia për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, të enjten në Kuvendin e Kosovës, thuhet në komentin e tij, të botuar sot në këtë gazetë,është edhe një tregues se edhe ajo pak demokraci që ka mbetur në Kosovë, tash e tutje gjendet në komë dhe nuk dihet nëse do të mbijetojë.
    Derisa përmbajtja e demokracisë qëmoti është sakrifikuar, tani duket qartë se as forma e saj – ajo procedura minimale formale sa për të larë gojën - nuk po respektohet më.
    Problemi nuk është i ri. Nuk është hera e parë që shkelen parimet dhe procedurat demokratike, për t’u çelur rrugë projekteve të imponuara apo që hasin në rezistencë nga jashtë.
    Por, rasti i PTK-së tregon një degradim edhe më të madh në injorimin që pushtetarët e Kosovës u bëjnë të drejtës së qytetarëve dhe përfaqësuesve të vet të zgjedhur që ta thonë fjalën e vet dhe të vendosin për vete.
    Derisa kundërshtarët e privatizimit të PTK-së publikisht janë etiketuar si “komunistë”, me “mentalitet nga e kaluara”, ndërsa të enjten kreu i Qeverisë madje i paralajmëroi se do të identifikohen si tradhtarë që janë renditur në krah të Serbisë pse kundërshtojnë shitjen e PTK-së, mënyra si është organizuar votimi, me qëllimin e qartë që t’i zërë në këmbë të gabuar deputetët kundërshtarë të strategjisë, është shenja më e qartë se dorëzat tashmë janë hequr, ndërsa demokracia ka mbetur vetëm fjalë që përdoret për të mbushur hapësirat në fjalimet demagogjike nga foltorja parlamentare.
    Kjo qeveri, ky koalicion, kjo elitë politike po tregohen të gatshëm të shkelin çdo linjë, të tejkalojnë çdo kompetencë, të injorojnë çdo instancë - për ta bërë të veten.
    Derisa nuk jam ithtar i mënyrës si bëhet privatizimi në Kosovë në përgjithësi, dhe kam dyshimet e mia rreth PTK-së në veçanti, çështja që sot gjendet para nesh nuk ka të bëjë thjesht me privatizimin apo jo të një ndërmarrjeje publike, sado e madhe dhe e rëndësishme që të jetë ajo.
    Kosova sot përballet me rrënimin e themelit mbi të cilin ka nisur të ndërtohet demokracia e brishtë e saj – Parlamenti si forumi më i lartë ku përfaqësohen zëri dhe vullneti i qytetarit.
    Kuvendi i Kosovës, të enjten, prej simbolit të demokracisë së njomë kosovare u shndërrua në një pazar kontrabandistësh, ku mashtrimi doli të jetë “virtyti” që e fitoi ditën.
    Nëse gjithçka mbaron me kaq dhe çështja nuk kthehet në Kuvend për të rikthyer rendin demokratik, nuk do të mbetet tjetër pos të identifikojmë se në çka jemi shndërruar – në diktaturë.
    E kujt, mbase do të jetë më pak me rëndësi. Të gjitha diktaturat, në fund të ditës, janë të njëjta.
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  16. #16
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Strategjia, mbrapsht në Kuvend

    Votimi në Kuvendin e Kosovës, që nxiti debat dhe pakënaqësi tek shumica e partive parlamentare, pritet të përsëritet. Strategjia e Privatizimit të Postës do të kthehet mbrapsht në Kuvend. Jakup Krasniqi ndërroi mendje dhe tha se nuk do ta nënshkruajë atë. Qeveria, po ashtu, konsideroi se mënyra e votimit ka lënë dilema

    Nga Shpend Limoni më 16 tetor 2010 në ora 08:42
    Votimi kontravers në Kuvendin e Kosovës për Strategjinë e Privatizimit të Postës do të përsëritet për shkak të ankesave që janë prezantuar nga shumica e partive politike parlamentare.

    Kjo është paralajmëruar të premten, nga Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili kishte futur në votim Strategjinë e prezantuar nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht se dy partnerët e koalicionit, PDK-LDK, kanë pasur qëndrime të kundërta për votimin.

    Votimi me 47 vota në favor të strategjisë kishte nxitur edhe reagimin e LDK’së edhe të partive opozitare, të cilat janë ankuar për mungesë kuorumi. Pak para votimit për Strategjinë, LDK’ja kishte humbur një mocion për shtyrjen e këtij votimi.

    Sido që të jetë, të premten gjërat kanë ndryshuar. Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili kishte insistuar që të kryhet votimi, të premten ka ndryshuar mendjen.

    “Megjithatë, unë nuk dua që çështja siç është privatizimi i PTK’së, një interes i përgjithshëm kombëtar, të nënshkruaj vendimin se është përfunduar votimi. Ne do të konsultohemi dhe ne e dimë që dhe kemi një konsensus, do të thotë nuk ka shkuar mocioni i GP të LDK’së, por unë megjithatë dëshiroj ta kem edhe një konsensus më të fortë që vendimi të jetë i plotfuqishëm”, ka thënë Krasniqi.

    Ai megjithatë ka insistuar se në Kuvend ka pasur mjaftueshëm deputetë për të bërë votimin. “Sipas rregullores, unë kam pasur kuorum, dhe të jem i qartë se në çdo seancë e verifikojmë prezencën elektronike dhe atë fizike, dhe pa e pasur prezencën fizike, unë nuk mund të votoj me atë që ma jep elektronika dhe unë dje e kam pasur prezencën fizike”, ka insistuar Krasniqi.
    Qëndrimin për votimin e së enjtes e ka ndryshuar edhe kryeministri Hashim Thaçi.

    Ai kishte insistuar që Strategjia të miratohet me çdo kusht duke rrahur nga pak edhe foltoren e Kuvendit të Kosovës për këtë punë. Sido që të jetë, Qeveria e Kosovës të premten ka lëshuar një deklaratë, me të cilën kërkon që të sigurohet transparencë në lidhje me votimin për privatizimin e Postës.
    “Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se mënyra e votimit të djeshëm të Strategjisë për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka lënë hapur dilema të panevojshme të cilat mund të kenë reflektime negative në fazat e mëvonshme të procesit të privatizimit të PTK’së”, thuhet në njoftim të Qeverisë së Kosovës.

    Por Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar që kjo çështje të kthehet në Kuvend.
    “Si rrjedhojë, Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon Kuvendin e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë veprime adekuate për të siguruar një transparencë të plotë lidhur me vendimin për privatizimin e PTK’së”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka insistuar që votimi nuk ka qenë i rregullt.
    Sido që të jetë, edhe pse LDK’ja ka mësuar se çështja e Strategjisë do të kthehet sërish në Kuvend, zyrtarë të saj kanë preferuar të godasin partnerin në Qeveri.

    “Unë tash prej juve po e dëgjoj se kjo çështje po u kthyeka sërish në Kuvend”, ka thënë Ismet Beqiri, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së

    “LDK’ja, votimin e djeshëm nuk e pranon si votim të rregullt, legjitim, procedural, sepse është shumë e qarte se janë shkelur procedurat, dhe shkelja më kryesore, përpos të tjerash, është ajo e mungesës së kuorumit”, ka shtuar ai.

    Beqiri është ankuar se PDK ka injoruar partinë e tij dhe ka kërkuar përgjegjësi për këtë.

    “Edhe kjo pjesë e injorimit është pjesë e përgjegjësisë se injorimit të atyre të cilët kanë menduar ta injorojnë LDK-në” ka thënë ai.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •