Prishtinë, 17 shtator - Mungesa e disa anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion në Kuvendin e Kosovës ka shtyrë për të martën diskutimin e strategjisë për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në këtë takim është dashur që ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të prezantojë edhe një herë strategjinë e privatizimit.
Në anën tjetër, drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të PTK-së kanë bërë të ditur se kanë iniciuar procedurën gjyqësore në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Drejtuesit e saj, në një konferencë për media kanë përshëndetur deputetët e shumtë që në seancën e të mërkurës e kanë kundërshtuar mënyrën privatizimit të PTK-së. Kryetari i kësaj sindikate, Milazim Alshiqi ka thënë se në rast të mos ndërprerjes së këtij procesi, ata do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Krijoni Kontakt