Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 49
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Libofshë, çelet shkolla e parë serbe

    Libofshë, çelet shkolla e parë serbe

    Fillimisht mësimi do të zhvillohet gjatë ditëve të shtuna dhe të diela. Mësuesit do të vijnë nga Shkodra

    Hapet shkollë për komunitetin serb në Myzeqe. Shkolla e parë serbe do të ngrihet në fshatin Rrethlibofshë të Komunës Libofshë, ku jeton një komunitet me mbi 2500 banorë me origjinë serbe. Fillimisht për mjedise shkolle do të përdoret shtëpia e një banori të zonës, ndërkohë që inaugurimi i punimeve për godinën e re pritet të bëhet nesër nga ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zaric. 65 fëmijë do të ulen të parët në shkollën e re, ndërkohë që pritet një rritje e numrit të nxënësve gjatë muajve në vazhdim. Çelja e një shkolle në gjuhën serbe ka ardhur si rrjedhojë e kërkesës së bërë nga komuniteti serb që jeton në Komunën e Libofshës. Mbi 5 fise me afro 200 banorë kanë firmosur kërkesën për arsimimin në gjuhën serbe, e cila i ka shkuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave, si dhe ambasadës serbe në Tiranë. Mësohet se ministria është shprehur e gatshme për hapjen e shkollës, ndërkohë që ambasada ka marrë përsipër financimin për ndërtimin e një godine të re shkollore. Eqerem Duleviç quhet banori që ka hapur shtëpinë e tij për nxënësit e parë. Ai shprehet për gazetën “Shqip” se po vë në vend dëshirën e paraardhësve të tij, që donin ruajtjen e gjuhës dhe të traditave të tyre. “Deri në moshën 7-vjeçare unë nuk dija shqip. Gjyshja në shtëpi me fliste vetëm serbisht. M’u desh të shkoja në shkollë për të mësuar shqip. Kam mbaruar arsimin e mesëm, por pse jo mos ta trashëgoj si gjuhë edhe te fëmijët e mi. Jo vetëm shtëpinë, por edhe prona të tjera jam gati t’i jap për origjinën time”, shprehet Eqerem Duleviç, banori që ka lënë shtëpinë në dispozicion të shkollës serbe. Shkolla fillimisht do të funksionojë gjatë ditëve të shtuna dhe të diela, e më pas deri nga muaji dhjetor do të vijojë mësimin normalisht. Lidhur me programin mësimor që do të zhvillohet në këtë shkollë, mësohet se do të sigurohet nga ambasada serbe në Tiranë. Tashmë janë bërë gati edhe librat, që janë marrë nga shkollat serbe dhe shpërndarja e tyre do të bëhet ditën e shtunë. Mësuesit e parë do të jenë nga Shkodra dhe vitin e ardhshëm do të merren mësues të zonës, pjesëtarë të komunitetit, të cilët do të trajnohen gjatë këtij viti. “Pikërisht kategoria e nxënësve që nuk kanë preferuar shkollën shqipe pretendohet të thithet me shkollën e re që po hapet. Mendohet që brenda një viti numri i nxënësve të shkojë në më shumë se 200. Kjo do të varet edhe nga shkolla e re që pritet të përfundojë brenda vitit”, ka thënë Duleviç. Ndërkaq, autoritetet arsimore në rreth dhe në vend kanë dijeni për çeljen e shkollës, por jo për veçori të saj. Në Komunën e Libofshës jeton një komunitet serb i përbërë nga më shumë se 2500 banorë dhe mbi 500 familje. Fshatrat ku është përqendruar komuniteti serb janë Rrethlibofsha, Hamili, Petova dhe Libofsha. Familjet e para kanë ardhur në vitin 1924 dhe pjesa më e madhe e tyre e kanë origjinën nga zona e Novipazarit, në Serbi, ku jeton komuniteti boshnjak. Disa nga mbiemrat serb të zonës janë Duleviç, Maniç, Makliç, Kërliç, Javllaniçar etj. Ata i përkasin besimit mysliman dhe vijnë nga zonat myslimane serbe.

    (C) Shqip

    ------------------------------------------------------------------------------------------------
    ------------------------------------------------------------------------------------------------
    ------------------------------------------------------------------------------------------------
    Çudi nuk paskna dëgjuar që paska patur komunitet serb në Myzeqe! Hera e parë që e dëgjokam.

    Duke dit që kta gazetarët që bëjnë artikujt zakonisht janë tap topi fare, ca pytje më lindin nga artikulli:

    1) Thotë se janë 2500 banorë me origjinë serbe. Unë për vete se besoj se janë aq, do të kisha dëgjuar më parë për këta. Besoj se nr. është i ekzagjeruar nga vetë shoqata që përfaqëson komunitetin, siç ndodh rëndomt çdo herë me këto shoqatat që përfaqësojnë pakicat (si psh romët që thonë se janë 500 mijë lol).

    2) Ajo që më bën çudi është se kta se sqarokan se ça janë serbë musliman apo boshnjakë. Nëse qekan serbë musliman atëherë duhet ta dinë që vetë serbët i kanë përzënë nga Novi Pazari në 1924. Nëse janë boshnjakë duhet të mësojnë boshnjakisht e jo serbisht. Ose mund të jenë edhe shqiptarë të sllavizum siç është gati i gjith Sanxhaku (Novi Pazari) i tillë.

    POR, nëse këta duan të shkollohen në serbisht, shumë mirë bën shteti shqiptar që ua mundëson këtë gjë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 17-09-2010 më 16:53
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    Qe kur paska serb ne Libofshe apo kane ngaterruar fshatrat keta? lol

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Qe kur paska serb ne Libofshe apo kane ngaterruar fshatrat keta? lol
    Hec e merri vesh këta gazetarët loool. Gazetarët më injorantë të botës në Shqipëri i gjen. Pale sa larg të vërtetës është artikulli.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin

    Shume i paqarte ky lajm.Myslimanet e Novi Pazarit dhe te viseve tjera te Sanxhakut te Jeni(Novi) Pazarit vehten e quajne Boshnjak dhe konsiderohen si pakice etnike ne Serbi dhe shume prej tyre jane me origjine shqipetare,dhe nuk e kuptoj pse ndihmen per hapjen e shkolles nuk e kane kerkuar nga ambasada e Bosnje dhe Hercegovines por nga ajo serbe.
    Shume i deshimte lajmi ,edhe ma i deshimte personi qe ketu permendet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tias : 17-09-2010 më 18:09 Arsyeja: permiresim

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Une nuk kam degjuar qe te kete Serb ne zonat e Fierit ..
    Ka Kosovare dhe nje pakice boshnjake ...
    Profesioni i gazetarit eshte te informoi dhe te sjelli gjithmone nje lajm te sakt ,me te vertete qe keto gazetaret tone jane ''Bir Selmani nenes ke te qaj me pare ''
    mqs nuk jetoj prej vitesh ne Shqiperi doja te dija a fuksionon perseri ambasada Serbe ne Tirane ?
    E dyta une nuk e di se egzistojne serbe mysliman ...bo...mbase
    Duhen te jene shqiptar te sllavizuar ,krize fetare e nacionale :P
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga tias Lexo Postimin
    Shume i paqarte ky lajm.Myslimanet e Novi Pazarit dhe te viseve tjera te Sanxhakut te Jeni(Novi) Pazarit vehten e quajne Boshnjak dhe konsiderohen si pakice etnike ne Serbi dhe shume prej tyre jane me origjine shqipetare,dhe nuk e kuptoj pse ndihmen per hapjen e shkolles nuk e kane kerkuar nga ambasada e Bosnje dhe Hercegovines por nga ajo serbe.
    Shume i deshimte lajmi ,edhe ma i deshimte personi qe ketu permendet.

    Ambasada e Bosnjes ne Tirane u mbyll qe ne 97 ne kohen e rremujave ,po ashtu u mbyll dhe ajo Serbe ne kohen e luftes ne Kosove ...
    Po eci me fantasi ,po e marr lajmin si te vertete ...,Ka njerez te varfer e te paditur qe nuk din se çfare bejne ,nuk din se ku te kapen per te bere ndonje aktivitet ahahaha.
    Diku ne nje X vend(ku jetojne pakica te huaja te nje x shteti ) po udhetoja per pune me nje funksionar te ketij shteti dhe çfare pame nje fashatar qe mbante nje flamur ne dore qe i perkiste shtetit qe ato ishin ne lufte ne ate moment ahahahah sa kam qesh .
    Filloj te qeshte dhe ai mire tha qe mban nje flamur te nje vendi qe jemi ne lufte ,po nuk po e kuptoj pse duhet te shkoj me flamur te punoj token ahahahaha
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Libofshë, çelet shkolla e parë serbe
    ---------------------------------------------------------------------------------
    [/B]

    Keni me ja pa sherrin ksaj shkolle.Edhe pak e kerkojne autonomi .
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Edhe unë se besoj fare kët lajm, shumë shumë i paqartë. Se di se si i lejojnë të publikojnë këto lloj artikujsh.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Jo 2500 por edhe 2,5 serb te jene aty le ta hapin nje shkolle ku te kete dhe gjuhe serbe.
    Kete e them me gjith zemer.
    POOR
    Kjo duhet te zbatohet edhe ne Serbi e Greqi.
    NDRYSHE
    Te mbyllet kjo shkolle dhe cdo shkolle tjeter e hapur ne Shqiperi ne gjuhen e tyre.
    NESE NUK BEHET
    KETU KA TRADHTI BURRA.
    LEGENAT NUK LANE GJE PA SHITUR.
    GRATE MOTRAT DHE VAJZAT
    I KANE NISUR JASHTE KTA VET RRINE KETU BEJNE POLITIKE.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Jo 2500 por edhe 2,5 serb te jene aty le ta hapin nje shkolle ku te kete dhe gjuhe serbe.
    Kete e them me gjith zemer.
    POOR
    Kjo duhet te zbatohet edhe ne Serbi e Greqi.
    NDRYSHE
    Te mbyllet kjo shkolle dhe cdo shkolle tjeter e hapur ne Shqiperi ne gjuhen e tyre.
    NESE NUK BEHET
    KETU KA TRADHTI BURRA.
    LEGENAT NUK LANE GJE PA SHITUR.
    GRATE MOTRAT DHE VAJZAT
    I KANE NISUR JASHTE KTA VET RRINE KETU BEJNE POLITIKE.
    po cfare shitesi je ti .....?! po c'tradheti ore ...?! shqipi po te shet gjizen per djath .... ti ka bere serb edhe ata qe i ka perzene vete serbi me politiken e PASTRIMIT ETNIK qe ka bere pas luftes se pare .... tani, si thua ti i dashur shites, serbi paska bere pastrim etnik me njerezit e tij ....?!
    "They will not control us, We will be victorious"

  11. #11
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Shqiperia ka minoritete si cdo shtet tjeter ne kete hapesire besoj. Pse mos te dihet numri i tyre, meqe edhe perpjekja per asimilimin e tyre me duket gabim, se s'kane ca na duhen.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Ne ate vend ku ka shkoll serbe, patjeter aty afer shkolles duhet te ket edhe nje kafene, edhe nje shtepi publike "PUF". Ne logjiken serbe keto shkojn bashk. Komuna ne te cilen eshte hapur kjo shkoll, ka per te pasur probleme.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Nese Esht Evertet Dhe Esht Hap Kjo Shkol Dotja Sheh Sherrin Egjith Vendi Ket Ethem Nga Provoja Nga Kosova

  14. #14
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    "Çelet"... Ketej flitet per Libofshen ketej thone "çelet"... Hapet mo Hapet eshte fjala e duhur.

    Nejse, mesa do une ne Myzeqe (sidomos ne Fier) ka minoritete te malit te zi dhe kosovare. Serb nuk kisha degjuar ndonjehere.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    merreni me rezerve kte lajmin e libofshes..

    une kurre skam degjuar qe ka serb ne libofshe.

    te presim te konfirmohet ky lajm e pastaj te komentojme..

  16. #16
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Hec e merri vesh këta gazetarët loool. Gazetarët më injorantë të botës në Shqipëri i gjen. Pale sa larg të vërtetës është artikulli.
    Lajmi është i vërtetë dhe gazetari thjesht ka informuar drejtë.
    Me sa di unë eshtë një fshat që ka komunitet boshnjak dhe quhet Rreth Libofshë
    por serb nuk ka pasur asnjë copë dhe jo më një komunitet !!
    Si e kanë filluar këta debilat që drejtojnë vendin nuk do jetë e largët dita që shqiptarët të dalin pakicë etnike në Shqipëri.

  17. #17
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Lajmi është i vërtetë dhe gazetari thjesht ka informuar drejtë.
    Me sa di unë eshtë një fshat që ka komunitet boshnjak dhe quhet Rreth Libofshë
    por serb nuk ka pasur asnjë copë dhe jo më një komunitet !!
    Si e kanë filluar këta debilat që drejtojnë vendin nuk do jetë e largët dita që shqiptarët të dalin pakicë etnike në Shqipëri.
    Lajmi mund te jetë i vërtetë (deri diku) po që ka i tuf me paqartësi brenda kjo duket. Dy fshatra boshnjakësh janë në Shijak dhe na e ka zënë veshi ndërsa për këta 2500 serbët s'paskan dëgjuar asnjëherë. Unë për vete hera e parë që dëgjoj për këtë punë! Pastaj serbë musliman s'ka, ça janë sllav musliman duhet të jetë boshnjak patjetër. Për më tepër sido që të jetë puna këta janë përzënë nga Novi Pazari nga vetë serbët. Besoj se artikullshkrusi është bazu vetëm në një person, dhe ka shkrujt ça i ka thënë ai personi. Lajmi ka nevojë për verifikime!
    Life's too short to remove USB safely.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Station eshte i sakte.

  19. #19
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    FIER - Paraditen e së shtunës, Mirealjub Zariç, ambasadori i Serbisë në Tiranë, që preu shiritin e përurimit të çeljes së një shkolle serbe (kurs për gjuhën serbe) në Libofshë të Fierit, theksoi se "të tilla do të hapen në të gjitha ato zona ku ka komunitet serb".

    Zariç theksoi se shkolla e Libofshës vjen pas asaj të hapur në Shkodër, Lezhë etj, ndërkohë që premtoi se edhe në territorin e Serbisë ku ka komunitet shqiptarësh, është lejuar dhe do të lejohet çelja e shkollave të tilla në gjuhën shqipe.

    Madje ambasadori, për të konkretizuar këtë deklaratë, ka kujtuar vizitën e fundit të kryer në Beograd nga zëvendës-kryeministri i vendit, ish-ministri i Jashtëm, Ilir Meta, pak javë më parë në Serbi, ku kanë ndarë të njëjtat mendime me mikpritësit. Çelja e kësaj shkolle, e cila do të funksionojë në orët e pasditeve pas mësimit tradicional të shkollës në gjuhë shqipe, ose në fundjavë, ka ardhur pas shumë kërkesash të bëra nga ky komunitet për të ruajtur gjuhën e tyre. Më tej konkretizimi i plotë është bërë dhe nga shoqata "Maracna Rozafa Shkodër".

    Dje, gjatë inaugurimit të çeljes së kursit të parë në gjuhë serbe për 60 fëmijë të moshave të ndryshme ishte prezent dhe përshëndeti këtë nismë dhe Nikolla Zarka, kryetari i Komunës Libofshë.
    Ishte ambasadori Zariç, i cili ka shkruar i pari në dërrasën e zezë shkronjën e parë që përkon me shqipen, "A". "Fillimisht do të jenë mësuesit nga Shkodra, ata që do të japin mësim dhe më vonë mësuesit e zonës, të cilët do të trajnohen gjatë kësaj kohe", - theksoi ambasadori serb.
    Në fshatin Rrethlibofshë të komunës Libofshë jeton një komunitet serb. Ata kanë ardhur në Shqipëri në vitin 1924, nga krahina e Novi-Pazarit në Serbi. Shumë prej tyre kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet. Përkohësisht, procesi mësimor i gjuhës serbe do të bëhet në një mjedis të liruar nga Eqerem Duleviçi, ndërkohë që kanë nisur punimet për ndërtimin e një godine të re për këtë qëllim. Të gjitha pajisjet e logjistika janë sjellë nga Serbia.

    (e.n/GSH/BalkanWeb)
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  20. #20
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    lajmi eshte i vertete..

    nga sa pashe kroniken televizive te vizion + lajmi eshte i vertete..dhe ne kete mes nuk ka asgje te keqe..nese vertete ne duhet te behemi shtet demokratik duhet te lejojme ti plotesohen te gjitha te drejtat e shtetasve brenda territorit tone..pse jo ..pse duhet ti paragjykojme keta njerez...perse ne duhet tja kemi friken shkollimit te tyre ne gjuhen amtare..apo ne duhet te bejme lojen e mbeturinave greke qe sa here idhnohen me pushtetaret shqiptare o burra bejne fshese ne greqi...

    me duket shume pa vend akuzimi i ketyre njerezve..askush nga ne nuk ka te drejte tja percaktoje tjetrit cfare ndihet ai..nese 1,10 , 100 apo 100000 njerez ndihen serbe kush jemi ne tjua ndalojm ndjenjen e tyre..ashtu ndihen ashtu le te shprehen..eshte e drejte e individit te zgjedhe ate qe i duket me e mire atij..nuk jemi ne komunizem ku te gjithe duhej te mendonim dhe te ndiheshim siq deshironte partia..

    edhe dicka me duket e pa moralshme..nuk eshte mire qe te themi jo pse ti nuk jua bane shqiptareve atje nuk do ta bej une ketu..populli jone thote '' mos me detyro te behem si ti ''...ne nuk duhet te behemi si te tjeret per keq..na duan apo sna duan ne duhet te japim sheembullin me te mire
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •