Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Po mor po Mir e ka djali se ktu ku jam un fshataret pa Brek nga bajza qe eshte fshat ne shkoder thon jemi nga Mali I zi po ashtu dhe disa kosovare qe kam taku Tani afer per qamet nuk donin te ishin kosovare

  2. #42
    Libofsha, një oaz serb në Shqipëri
    24/02/2011 19:30

    Ka një vend në Shqipëri, ku përkrah flamurit shqiptar valëvitet edhe ai serb. Bashkëekzistenca e rrallë në fshatin e Libofshës u vizitua nga kamerat e emisionit të pasdites në Top Channel.
    Fshati i ndodhur 9 kilometra nga qyteti të Fierit, ka mbledhur disa komunitete migruese ndër dekada.

    Vendasit autoktonë shqiptarë jetojnë së bashku me çamët, vllehët, por edhe me disa sllavë myslimanë, që besojnë se janë serbë. Arsyet për këtë pretendim, janë ende të paqarta.

    Të ardhur në vitin 1926 nga Novi Pazari në rajonin e Sanxhakut, një zonë e diskutuar midis Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ku edhe sot ekziston një identitet i fortë mysliman boshnjak, fillimisht, ata që deklarohen si serbët e Libofshës ishin vetëm një familje.

    Sot, ata janë shtuar në 112 familje ose duke iu referuar të dhënave të komunës, një total prej 432 personash.

    Mahmut Bosnja, njeriu më i moshuar i këtij komuniteti, ishte ai që rrëfeu historinë e serbëve të Shqipërisë, për Top Channel.

    Bosnja ishte vetëm 5 vjeç, kur bashkë me prindërit e tij u vendosën në fushat pjellore të Myzeqesë.

    Një histori e ngjashme kjo, me atë të boshnjakëve të fshatit Borake pranë Durrësit, që kërkuan mbrojtje në Shqipëri gjatë një prej kasaphanave të Serbisë në Sanxhak, në vitet 1920.

    ”Në vitin 1924 u nisëm prej vendit tonë dhe erdhëm këtu. Përse? Sepse në atë vit, në Serbi u bënë zgjedhje dhe të gjithë ata që votuan kundër Mbretit, nisën të masakroheshin dhe të dëboheshin nga shtëpitë e tyre”, rrëfen 92-vjeçari.

    Rrugëtimi deri në vendin tonë nuk ishte aspak i lehtë. Mahmuti rrëfen me shumë kujdes historitë e treguara nga babai i tij.

    Ai thotë se në vitin 1925, me urdhër të Serbisë, vapori që po transportonte një grup të shpërngulurish nga ish-Jugosllavia do të fundosej në det, por kjo gjë u parandalua falë ndërhyrjes së një xhandari, pjesë e ushtrisë së Ahmet Zogut, i shpallur tre vjet pas asaj ngjarje Mbret i Shqiptarëve.

    ”Anija që na transportonte ishte mbushur me eksploziv në fundin e saj, ndërsa drejtuesi kishte një lundër dhe urdhër që të largohej. Kur eksplozivi shpërtheu, ai tentoi të largohej, por në anije gjendej edhe një xhandar i ushtrisë shqiptare”, kujton Mahmuti.

    ”Ai nxorri pistoletën dhe ia vendosi në kokë. I tha që ai do të mbetej aty dhe do të mbytej me të gjithë të tjerët. Kështu, kapiteni i asaj anije devijoi dhe solli mjetin deri në bregun shqiptar, duke lejuar që të gjithë të shpëtonin.

    Më pas, Ahmet Zogu dha urdhër që të gjithë emigrantët të merrnin tokë ku të kishin dëshirë. Kështu, ne erdhëm dhe u vendosëm këtu, ndërsa Zogu i dha urdhër banorëve të zonës që të silleshin mirë me ne”.

    Edhe pse Mahmuti po i afrohet një shekulli jetë, ky besmitar mysliman nuk i kupton dëshirat e më të rinjve të fshatit për t’u quajtur serbë dhe nuk dëshiron më kurrë të kthehet në Serbi, as për t’u prehur në tokën ku ka lindur.

    ”Ne që ishim muslimanë, nuk ikëm nga dëshira prej Bosnjes, por nga halli dhe mizoritë jugosllave. Për mua, është toka shqiptare ajo që e konsideroj si tokën time dhe atje dua të prehem pasi të vdes”.

    Komuniteti i shpërngulur nga Serbia në vitin 1924 nuk ishte përmendur ansjëherë në media, deri shtatorin e vitit të kaluar.

    Në atë kohë, ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, së bashku me kryetarin e komunës Libofshë, përuruan hapjen e një qende për mësimin e gjuhës serbe.

    Në atë moment, shumë anëtarë të këtij komuniteti sllavishtfolës, nisën të thonë se ishin serbë. Pavarësisht lumenjve të gjakut të derdhur në Bosnje Hercegovinë dhe masakrave të serbëve kundër muslimanëve, duket se diçka i ka mbushur mendjen banorëve që të besojnë se janë serbë.

    ”Në datën 18 shtator 2010 u hap kursi i sërbishtes në Libofshë. Erdhi ambasadori Zariç, së bashku me stafin e ambasadës dhe me kryetarin e Komunës, bënë inagurimin. Ndërsa në 26 janar, erdhën tre deputetë të Serbisë, së bashku me stafin e ambasadës”, tregon Eqeremi, një prej banorëve të Libofshës.

    Me financimin e Ministrisë Serbe për Diasporën, kursi i gjuhës zhvillohet nga mësuesi Zoran Hajkoja nga Shkodra, i cili në Liborfshë një herë në javë, në përpjekje për të ndihmuar banorët myslimanë të forcojnë vetëdijen serbe.

    Në mungesë të tij, është asistenti Veli Shkreli-Maniç, që mëson fëmijët. Vendi ku ata zhvillojnë mësim është një dhomë që Eqeremi ka liruar në shtëpinë e tij. Në fshatin e Libofshës dhe krahniat, në një përpjekje për të ngjallur nacionalizimin serb, kanë ardhur disa politikanë nga Beogradi.

    ”I kemi kërkuar deputetëve serbë që të sigurojnë edukim falas për fëmijët, që të japin një asistencë, aq sa kanë mundësinë, për të moshuarit dhe të na ndihmojnë me pajisje bujqësore e plehra kimikë, pasi kjo është një tokë e punueshme, por deri tani nuk na kanë dhënë asnjë ndihnmë”, thotë Eqeremi.

    ”Me gojë, na kanë premtuar që të gjitha kërkesat tona do të realizohen, por në të vërtetë, nuk kanë konkretizuar ende asnjë prej premtimeve”.

    Ndërsa në debatin mbi kombësinë e kësaj pakice, Eqeremi, me prejardhje sllave, mbron tezën e kombësisë serbe, duke treguar disa dokumente që sipas tij e vërtetojnë këtë gjë.

    ”Gjyqi ka lindur në Novi Pazar dhe ky është një dokument i gjyshit, i cili vërteton se është një emigrant që ka ardhur në Shqipëri”, thotë Eqeremi, duke iu referuar pasaportës që ka trashëguar nga paraadhësi.

    ”Përderisa serbët dhe bosnjakët flasin një gjuhë, është e vështirë të vendoset me saktësi se çfarë jemi, por duke qenë se kjo zonë sot i përket Serbisë, atëherë i bie të themi që jemi serbë”, përfundoi Eqeremi.

    ”Unë nuk them dot që jam boshnjak, pasi nuk kam asnjë lidhje me ta dhe të gjithë banorët e sotëm të Novi Pazarit janë serbë”.


    http://www.top-channel.tv/artikull.p...4899&ref=onews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryqi i Paqes : 24-02-2011 më 23:41
    Paqe!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Nuk e kuptoj pse keta njerez pretendojne qe jane serb,kur bashkombasit e tyre ne Sanxhak deklarohen si boshnjak dhe nuk i kane te mira marrdhanjet me serbet por perkundrazi.
    Sipas gjasave do te jene te paguar nga ambasada serbe.

  4. #44
    As un spo i kuptoi keta shqipfoles injoranta nga ky fshat, kur ne sanxhak jan musliman dhe asnjehere nuk e kan identifikuar veten si serb !

    Shteti duhet te nderhyn duke i njoftuar keta emigrant me njerez te rendesishem nga Sanxhaku, sepse ata refuzojn te identifikohen me serb !

    E nese prap refuzojn, ateher duhet te kerkojn leje-qendrimi per ne Shqiperi, dhe kete leje u duhet refuzuar duke i kthyer ne Sanxhaku, dhe vetem ateher keta "musliman" qe i cakrronin gotat e rakis do ta kuptojn te verteten.


    Ne Sanxhak, muslimanet me nder me then, u pshurrin ne flamur Serbis !

    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Kjo Libofsha me kujton mbeshtetesit e pare te Saliut ne vjedhjen e votave , para 1997-tes ! Keshtu si bastion i Saliut qe eshte , nuk eshte cudi qe kerkon shkolle serbe !

    Po me mire qe ju ka ardhur sinqeriteti ! Ndihen te forte si duket , kur shqiptaria e ka futur koken ne shalet e serbit dhe te grekut !

  6. #46
    Une "protestoj"se perse nuk hapen nje shkolle edhe per magjupet.
    Ka plot Shqiperia prej tyre, bile-bile krej florinjte dhe ekonomine e zese ne kohen e xhaxhit, e kishin ne dore cergaret.
    He Shqiperi te lumte , ti vete po vuan, por pakicave ( qe se shpejti do te behen shumica) ua ploteson te gjithe kushtet.
    He Shqiperi Europiane hehehehehe ..... edhe Serbet na i ngjalle!
    Ndrysho Firmën

  7. #47
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Cfaj te ka bere Shqiptari tu more.
    Tani me pacollin do i thuni derrit daje e duhet me i lone menjeane nacinalizmin nga te dy anet.
    Eshte e pashmagshme bashkepunimi me Sllavet e jugut per vet vendosjen gjiografike,per vet lidhjen dhe me gjith sllavet e perendimit deri ne sllovaki e poloni.Jan shum ato derra.
    Mos harroni kete!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga zend Lexo Postimin
    Kjo Libofsha me kujton mbeshtetesit e pare te Saliut ne vjedhjen e votave , para 1997-tes ! Keshtu si bastion i Saliut qe eshte , nuk eshte cudi qe kerkon shkolle serbe !

    Po me mire qe ju ka ardhur sinqeriteti ! Ndihen te forte si duket , kur shqiptaria e ka futur koken ne shalet e serbit dhe te grekut !
    Disa personave ,per cdo gja fajin ja ka Sali Berisha.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga tias Lexo Postimin
    Disa personave ,per cdo gja fajin ja ka Sali Berisha.
    Eshte ai qe firmos te gjitha gjemat kunder ketij vendi !

    Detin e firmosi dhe e fali ! Zhduku kufirin shqiptar duke firmosur abrogimin e ligjit !

    Varrezat e pushtuesve grek i ngriti atje ku i deshi b..ytha grekeve ! Firmosi dhe ligjin

    Shkollat greke dhe serbe i ka shperndare vend e pa vend ne trojet shqiptare !

    Konvertimin e shqiptareve ne grek , serb apo bullgare , po e ben , me ane te ligjit qe firmosi dhe miratoi !

    Vendin e ka lene ne diten e zise dhe po e pengon te futet ne Europe , keshtu qe shqiptaret ose behen Europiane duke u bere greke , ose marrin gomonen dhe ikin ne Europe , ku behen italiane apo gjermane etj. etj.

    A nuk i firmos te gjitha keto Saliu ?

    Sipas teje po i biem ne qafe pa te drejte ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 02-03-2011 më 05:03

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •