Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2007
    Postime
    99

    Lightbulb fushata shqiptare rreth rezolutes serbe.

    pershendetje per gjith lexuesit!
    rezoluta shum e perfolur dhe e hartuar prej serbise, ku edhe u ndihmua dhe u permisua prej politikes aktuale europiane dhe u miratua ne kshillin e sigurimit ne kombet e bashkuara ne amerike per gjendjen aktuale ne kosove, po ne ket muaj (shtatore) ne vitin 2010-te. klassa politike shqiptare ne pergjethesi dhe ajo e kosoves ne veqanti sikur i gezohet kesaj ngjarje "historike" siq qe e quan z. thaqi. pa tjeter qe eshte historike por ne favor te serbise dhe ne dam te shqiptarve. rezolutes i gezohet pa mase edhe "histojani" i famshem jakup krasniqi (kryetare i parlamentit). kur flas per zoterite jakup krasniqin dhe hashim thaqin... natyrshem i qmoj shum veprimtarine e tyre gjate dhe mbas lufte dhe deri ne marrjen e pushtetit ne kosove. me marrjen e pushtetit te kosoves z. jakup krasniqi dhe hashim thaqi sikur i "bekoj" politika "pacifiste" e se kaluares qe aq shum u injorua dhe u kundershtua nga keta dy persona dhe perkrahesit e tyre. pa dyshim me te drejt. politika ne rajon, kur them ne rajon kam fjalen kosoven, serbine, malin e zi, shqiperine, maqedonine, dhe bosnen. nuk udhehiqet nga vendoret dhe aq ma mire. kur them aq ma mire kam parasysh sjelljet e politikes ne keto shtete, kam parasysh krimet e perditshme, korrupcionin dhe pasurine e pa ligjeshme te klases politike ne mbare rajonin. e perseris edhe njiher qe eshte shum mire qe berthama politike eshte berthame qe ka burimin tek shtetet e bashkuara te amerikes dhe bashkimi europian. per ket jam shum optimist qe keto dy forca politike jan edhe zhvillojne demokracine ne rajon. tani i ofrohem titullit te temes. rezoluta eshte ne favor te serbise dhe jo te kosoves. me miratimin e rezolutes njiher dhe pergjithemone lugina e presheves mbetet e serbise. njiher dhe pergjithemone krahina e sanxhakut i mbetet sebise dhe malit te zi, si dhe shtyhet kufiri prej rashke dhe vendoset ne leposaviq. ja pse jemi humbes.
    mendoj qe politika shqiptare duhet te jete shum e hapur dhe mos ti frigesohet historise dhe te drejtes qe jan ne favor te shqiptarve. shqiptart ne ket rajon nuk jan ardhacak... aq sa mesuam prej historise shqiptare dhe asaje nderkombetare si pershembull te gjermanise, anglise, frances dhe te tjera. serbet shkruan histori vet dhe per vetevehten. serbet ushqyan popullin e tije me shofenizem. politika serbe ishte nji politike grabitqare dhe historija e serbise eshte e ndertuar me genjeshtra vetem e vetem per ta argumentuar qe jan zot i ketije rajoni... dhe sillen sikur mos te jan ardhacak ne shekullin e -VIII- te epokes sone. shum shkurt! kjo eshte historija serbe. shqiptarte nuk kan nevoje per te ju frkesua historise me qe jan autokton i kesaj treve.
    por edhe ne shqiptarte nuk jemi shum humbes, ku shpresojme qe e ardhmja i takon nji bote te re, shpresojme qe e ardhmja do jete e lumtur per te gjith... por nuk kemi arsye qe te gezohemi, me qe per ket dite edhe eshte investuar shum... me shekuj. ne duhet te jemi ma shum krenare se sa te gezuar, kur them ket kam parasysh gjakun e shum derdhur dhe sakrificen shqiptare si dhe rrjedhimin e ngjarjeve te sotshme. shpresojme qe ne kosove te mbreteroj demokracija, te sundoj ligji dhe te mos neperkemben ligjet prej ligjedhenseve... ku nuk mungojne sot ne kosove shkelja dhe keqperdorimi i ligjeve. sot ne kosove favorizohen uzurpatorte, favorizohen te korruptuarit, favorizohen ahjdutet. nuk don shum sqarim, vetem nji sy pasurimit te politikajve ne pergjethesi, dhe mund ta gjykosh se ne qfar gjendje jan ata dhe ne qfar gjendje te mjerueshme eshte masa e pergjitheshme. nuk don shum sqarim vetem nji sy pyjeve te kosoves ku sot jan ma te domtuarat ne rajon... dhe per ket eshte ne pytje korrupcioni ne polici dhe drejtesi. pra kto jan qe neve duhet te ju druhemi... dhe te ju gezohemi.
    a duhet te bisedohet me serbi... pa tjeter se duhet te bisedohet .
    shqiptarte kan shkas dhe arsye per te biseduar me serbi. do i veqoja disa prej tyre qe jan te domosdoshme dhe nuk mirren si arsyje prej politikajve tone. nji si e para eshte demi i luftes. dy; te pa gjeturit dhe zhdukur prej makinerise ushtarako policore jugosllave (serbe). tre; fondi i pensionit... ku keta politikajt siq duket jan mbuluar me pasuri... dhe nuk i shofin pensionistet qe vuajn per kafshaten e gojes, ku fondi i tyre eshte i grabitur nga serbija... a seshte nji turp per klasen politike sot qe pensionistet te vuajn per kafshaten e bukes... dhe e gjith fondi i grabitur. a nuk eshte ky rast nji arsyje e fuqishme... "jo more se hashimi e jakupi me fatmirin i kan siguruar edhe sterniperit e tyre" ehe... turp a? pa tjeter qe duhet te bisedohet. nuk duhet te bisedohet per qeshtje te mbrendeshme te shtetit te kosoves. qdo gje qe eshte mbrenda kufijve te kosoves eshte pasuri e shtetit tone, si dhe eshte problem i saje.
    tani te nderuar lexues keni fjalen. ju pershendes si gjitheher burimix

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kryeministri Thaēi: Sot lirisht mund tė themi se bota, institucionet mė tė larta botėrore e kanė legalizuar nė aspektin juridik dhe politik shtetin tonė tė pavarur dhe sovran


    Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka mbajtur sot njė ligjėratė para studentėve dhe profesorėve tė Universitetit Amerikan tė Kosovės. Nė vazhdim po e japim tė plot ligjėratėn e kryeministri Thaēi.

    Prishtinė, 14 shtator 2010


    Tė nderuar studentė,
    Tė nderur profesorė,
    Zonja dhe zotėrinj


    Jam i nderuar sot qė gjendem nė mesin tuaj pėr tė bashkėbiseduar pėr tema tė rėndėsishme qė ndėrlidhen me tė sotmen dhe tė armen e shtetit tonė dhe tė qytetarėve.


    Javėn e kaluar mbajta njė ligjėratė nė Universitetin e njohur tė Kolumbias nė Nju Jork. Tė nderuar student deri sa flisja mendoja se Kosova mund tė ketė universitete tė atij profili tė lartė botėror. Tani qė jam nė mesin tuaj nė kėtė universitet tė nivelit tė veēantė bashkėkohor jam i bindur qė Kosova ėshtė nė rrugė tė sigurt pėr tė arritur ato nivele tė larta akademike sikur tė Universitetit Kolumbia dhe shumė tė tjerėve anė e kėnd botės.


    Universiteti Amerikan nė Kosovė ėshtė njė institucion i vlerėsuar dhe i respektuar lartė qė ka kontribuar nė ngritjen e standardit tė arsimit tė lartė nė Kosovė si dhe nė ofrimin e hapėsirės e tė debatit dhe tė zhvillimit akademik dhe civil nė Republikėn e Kosovės.


    Qeveria e Republikės sė Kosovės ka njė traditė tė mirė tė bashkėpunimit me kėtė universitet nė tė cilin kanė studiuar dhe studiojnė edhe njė numėr i konsiderueshėm i shėrbyesve civil falė mbėshtetjes qė ne dhe partnerėt tanė i kemi dhėnė programit tė studimeve tė administratės publike dhe tė nivelit master.


    Veēanėrisht ndjehem mirė pėr faktin se nė kėtė sallė jeni kryesisht vajza dhe djem te rinj qė sapo keni filluar studimet. Ju jeni pėrfaqėsuesit e fytyrės sė re dhe tė vėrtet tė Kosovės. Ju jeni evropianėt e ri me shumė energji vullnet si dhe vizion tė ndėrtuar njė Kosovė moderne e tė zhvilluar.


    Tė nderuar studentė,
    Tė nderur profesorė,


    Siē e dini, me 22 korrik tė kėtij viti GJND e njohu dhe legalisht e legjitimoi vendin tonė shtetin tonė nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ky legjitimin e shprehjes vullnetit tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės dhe i vendimeve tė institucioneve tona ishte njė fitore e madhe.


    Javėn e kaluar nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara pasoj edhe njė fitore tjetėr e cila i dha edhe vulėn politike verdiktit legal tė GJND-sė . Sot lirisht mund tė themi se bota , institucionet mė tė larta botėrore e kanė legalizuar nė aspektin juridik dhe politik shtetin tonė tė pavarur dhe sovran . Delegacioni shtetėror i Republikės sė Kosovės ishte prezent nė punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr herė tė parė nė historinė e Republikės sė Kosovės nė mėnyrė zyrtare gjė qė shėnon njė kualitet tė ri nė marrėdhėniet ndėrmjet Kosovės dhe Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.


    Qeveria e Kosovės e ka mirėpritur rezolutėn e miratuar qė respekton vullnetin e qytetarėve tė shtetit ton dhe mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Unė kam qenė i bindur se njė rezultat tė tillė do tė arrihet ngaqė ne kishim tė drejtėn nė anėn tonė, kishim mbėshtetjen e botės demokratike, gjithashtu.


    Tė nderuar studentė,


    Me tėrheqjen e draft rezolutės sė saj fillestare, dhe me pėrpilimin e rezolutės sė re nga Bashkimi Evropian dhe tė pėrkrahur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Serbia ka pranuar realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė dhe nė rajon. Po ashtu ky ėshtė hapi i parė i ndryshimit tė kursit tė politikės sė Serbisė ndaj Kosovės dhe rajonit. Shpresoj se politikėn e konfrontimit dhe dhunės do ta zėvendėsoj ajo e bashkėpunimit dhe paqes. Duke pranuar njė rezolutė qė njeh dhe respekton vullnetin tonė dhe mendimin e GJND-sė, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, dhe secili shtet veē e veē kanė dhėnė njė kontribut tė veēantė pėr paqen dhe stabilitetin dhe politikėn e bashkėpunimit nė rajon dhe mė gjerė.


    Me kėtė rezolutė OKB ka lėvizur pozitivisht nė raport me qėndrimin e saj ndaj Kosovės dhe ju ka hapur rrugė edhe vendimeve tjera qė do ta njohin subjektivitetin tonė shtetėror dhe kombėtarė. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė popullit tė Kosovės, njohjet nga shumė shtetet tė botės, mendimi i GJND-sė, dhe kjo rezolutė e OKB-sė, janė bashkuar nė njė pikė takimi tė fuqizimit tė tė drejtės sonė pėr shtet tė pavarur dhe sovranitet tė plotė.


    Republika e Kosovės do tė veprojė me pėrgjegjėsi dhe konstruktivitet, me menēuri respekt


    Pėr botėn demokratike qė po na pėrkrah nė mėnyrė meritore . Kėto zhvillime kanė hapur njė perspektivė pėr konsolidimin e shtetit tė ri , njohjeve tė reja dhe anėtarėsim tė Kosovės nė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare.


    Tė nderuar studentė,
    Tė nderur profesorė


    Duke njohur mendimin e GJND-sė Rezoluta ka pėrcaktuar vijat e bashkėpunimit mes nesh dhe shteteve tė tjera pėrfshirė edhe Serbinė si dy shtete sovrane. Kosova dhe Serbia janė dy shtete fqinje dhe ballafaqohen me sfida tė pėrbashkėta pėr tu integruar nė NATO dhe nė BE . Ne do tė jemi nė partneritet me hapat e mėtutjeshėm me SHBA –nė , BE-nė si partnerė seriozė dhe ne do ti realizojmė synimet tona pėr paqe dhe stabilitet nė rajon dhe integrim nė NATO dhe nė BE.


    Tė nderuar studentė,
    Tė nderur profesorė


    Dua tu garantojė sot edhe juve kėtu se nuk ka dilema pėr tė ardhmen . Ardhmja e shtetit tonė ėshtė e sigurt. E ardhmja e jonė ėshtė e sigurt dhe shumė mė e mirė . Ne do tė vazhdojmė tė forcojmė shtetin tonė tė ri dhe do tė marrim vendime pėr zhvillimin ekonomik tė udhėhequr nga sektori privat . Ne do tė forcojmė sundimin e ligjit duke goditur krimin e organizuar , korrupsionin dhe tė gjitha dukuritė negative. Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė duke punuar me BE pėr ti plotėsuar kriteret pėr anėtarėsim . Fillimi i shpejt i procesit tė liberalizimit tė vizave do tė jetė pėrfitimi i parė i kėsaj pėrpjekje brenda kėtij viti.

    Tė nderuar studentė,
    Tė nderur profesorė


    Duke ju falėnderuar pėr mundėsinė qė ma keni dhėnė pėr tė qenė nė mesin tuaj dua tė pėrfundoj duke ju siguruar se pavarėsisht shumė sfidave qė Kosova ka pasur, kemi ngadhėnjyer , pavarėsisht sfidave qė do ti kemi pėr tė ardhmen kam besim tė plot se do t ia dalim bashkėrisht.


    Ju faleminderit!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaēi: Kuvendi do tė ratifikojė ēdo marrėveshje

    Nga Express mė 15.09.2010 nė ora 14:14
    Kryeministri Hashim Thaēi e ka siguruar opozitėn se Parlamenti do tė informohet pėr tė gjitha zhvillimet qė ndodhin rreth Kosovės dhe se ēdo marrėveshje qė do tė bėhet, do tė ratifikohet paraprakisht nga Kuvendi.

    Nė seancėn e sotme tė Kuvendit, Thaēi ka folur pėr suksesin e Kosovės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, duke thėnė se pėr herė tė parė Kosova mori pjesė nė mėnyrė legjitime dhe shumė tė dinjitetshme.

    KosovaPress raporton se tė njėjtin fjalim qė ka mbajtur para kabinetit qeveritar dy ditė mė parė, kryeministri e ka lexuar edhe para deputetėve. Me kėtė rast, ai ka vlerėsuar se miratimi i rezolutės nė AP tė OKB-sė fuqizon shtetin e Kosovės dhe garanton tėrėsinė territoriale dhe sovranitetin e Kosovės

    “Duke njohur vendimin e GJND-sė rezoluta ka pėrcaktuar vijat e gjera tė bashkėpunimit mes nesh dhe shteteve rreth nesh duke pėrfshirė edhe bashkėpunimn ndėrshtetėror me Serbinė”, ka thėnė Thaēi.

    Kreu i ekzekutivit tė vendit ka theksuar se me miratimin e rezolutės, bota ka legalizuar dhe legjitimuar nė aspektin juridik dhe politik, shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.

    “Vendimi i GJND-sė i 22 korrikut ishte fitore e drejtėsisė botėrore qė pėrkoi me drejtėsinė tonė pėr tė qenė shtet, ndėrsa miratimi i rezolutės ėshtė fitore dhe legjitimim politik nė organin me tė lartė. Bota dhe institucionet mė tė larta botėrore kanė legjitimuar nė aspektin juridik dhe politik shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės”, ka thėnė ai.

    Thaēi ka siguruar se Qeveria do tė punojė bashkė me mekanizmat ndėrkombėtarė pėr implementimin e kushtetutės, pakos sė Ahtisarit dhe ligjeve nė fuqi, ndėrkaq u ka bėrė edhe njėherė thirrje shteteve qė nuk e kanė njohur ende Kosovėn qė ta njohin vullnetin e qytetarėve pėr pavarėsi dhe sovranitet.

    Ai ka thėnė se e ardhmja e Kosovės ėshtė e sigurt, ndėrkaq ka garantuar qė pėr qytetarėt e vendit vetėm do tė ketė pėrmirėsim tė jetės sė tyre.

    Nė fillim tė seancės sė sotme janė ngritur ēėshtje tė ndryshme nga ligjvėnėsit, njė prej tė cilave edhe ēėshtja e bisedimeve me Serbinė, pėr ē’gjė ligjvėnėsit kanė kėrkuar qė tė dihet agjenda e qartė, ndėrkaq kanė kėrkuar qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė vazhdojnė tė jenė pjesė e kėtyre bisedimeve.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Falė i qofshim Kosovės

    E martė, 14 Shtator 2010 00:02
    Elife Luzha



    Edhe kėsaj here Kosova u kurorėzua me fitore nė pėrballjen e saj diplomatike me Serbinė. Botė e qytetėruar demokratike e detyroi Serbinė tė gjunjėzohet para realitetit tė shtetit tė Kosovės, mė 9 shtator 2010, duke e miratuar rezolutėn e BE-sė nė sesionin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė. Pas shpalljes legjitime tė pavarėsisė sė Kosovės nga GJND-ja, edhe AP e OKB-sė, nėpėrmjet rezolutės tė miratuar nga pėrfaqėsues tė tė gjitha vendeve anėtare, pėrfshirė edhe Serbinė, e rikonfirmoi, duke e vulosur pėrfundimisht legjitimitetin e shtetit tė Kosovės. Sado qė Serbia po deklarohet se rezoluta e miratuar pėrmban qėndrim neutral ndaj shtetėsisė sė Kosovės, ajo edhe vet e ka tė qartė se nė rezolutė ėshtė saktėsuar respektimi i mendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė. Edhe Rusia, aleatja tradicionale e Serbisė, e lodhur nga lojėrat konfliktuoze e votoi rezolutėn. Dozė e theksuar dėshpėrimi kundrejt politikės serbe nga ana ruse ishte vėrejtur edhe gjatė bisedimeve nė Rambuje, kur ministri i Jashtėm rus Ivanov, nė pėrpjekjet e tija pėr ta bindur Millosheviqin qė ta nėnshkruaj marrėveshjen, pas njė takimi me te krejt i dėshpėruar, ishte deklaruar se: ‘nuk kishte parė tjetėr pėrveē se idiot tė gatshėm pėr tė filluar luftėn’. Gjithsesi unifikimi i qėndrimit rus me shtetet e tjera pėr ēėshtjen e Kosovės ėshtė arritje diplomatike.

    Serbia besoi dhe investoi nė diplomacinė e saj ngatėrrestare e pėrēarėse, duke nxitur thyerje nė mesin e bashkėsisė ndėrkombėtare rreth ēėshtjes sė Kosovės. Mbėshtetej sidomos nė 5 shtetet anėtare tė BE-sė, qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn. Por ndodhi e kundėrta. Brukseli i obliguar edhe me Kartėn e Lisbonės, pėr njė politikė tė jashtme tė pėrbashkėt, i harmonizoi qėndrimet me 27 vendet anėtare nėpėrmjet rezolutės, ku respektohet legjitimiteti i shtetit tė Kosovės. Nuk ka dyshim se Brukseli kėsaj here tregoi kujdesin mė tė veēantė pėr t’i dhėnė fund konflikteve nė rajonin e Ballkanit Perėndimor, dhe pėrmbyllur pėrfundimisht diskutimit pėr statusin e Kosovės. Mediet e huaja suksesin e arritur e vlerėsuan si ‘rezultat shekullor’. Kurse Serbia po i fsheh popullit tė vet tė vėrtetat e rezolutės duke e komentuar sipas dėshirės sė saj dhe proklamuar fitore gjatė dialogut me Kosovėn.

    E nė realitet pas fjalės ‘dialog’ qėndron i tėrė pazari i Serbisė me BE-nė. Borxhet, korrupsioni, krimi i organizuar, kohėve tė fundit gjithnjė e mė shumė edhe rritja e pakėnaqėsive tė minoriteteve nė Serbi, e kanė futur atė nė rrugė pa dalje. Kėto janė arsyet qė e detyruan Serbinė ta pranoj rezolutėn e plotė nga BE-ja, ku respektohet legjitimiteti i shtetit tė Kosovės, duke startuar me shpresė njė fillim tė mbar, drejtė normalizimit tė politikės sė saj. Por, patjetėr se nuk pėrjashtohet edhe ndonjė koncesion dhėnė nga Brukseli pėr ta nxjerrė Serbinė nga katrahura ku ndodhet.

    Kurse dialogu i paraparė mes Kosovės dhe Serbisė pėr tė cilin aq shumė po flitet edhe nė Kosovė nga medie dhe individ me qėllime tė caktuara, po pėrdoret si shantazh kundėr Qeverisė dhe shtetit. Duhet ditur se ky dialog i ēfarėdo niveli ēoftė, asgjė tė keqe nuk mund t’i sjellė Kosovės, me pozicione tani mė tė pėrforcuara nė tė gjitha drejtimet. Pėrkundrazi ky dialog vetėm sa do ta afirmon shtetin tonė. Dialogu ndėr fqinjėsor ėshtė njė ndėr standardet pėr t’u integruar nė BE kah ėshtė e orientuar Kosova. Pastaj, askush nuk mundet ta detyroj Qeverinė tonė tė dialogojė me Serbinė. Ajo vet do t’i pėrcaktoj konditat apo dhe dėshirėn pėr dialog. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovės sė pavarur dhe demokratike ėshtė i paprekshėm dhe i pacenueshėm si kurrė mė parė, sipas tė gjitha rregullave dhe ligjeve ndėrkombėtare. Brezi ynė ėshtė i lumtur dhe krenar pėr fitoret e Kosovės. Me pėrulje dhe respekt i kujtojmė tė gjithė ata qė u sakrifikuan pėr kėto arritje. Kurse sa i pėrket opinioneve tė diskutuara kėto ditė rreth zhvillimit tė dialogut nė Bruksel, do tė doja tė kujtoja se SHBA-tė janė e vetmja superfuqi globale dhe prijėse e rendit tė ri nė botė. Ndihma e SHBA-ve dhėnė shtetit tė Kosovės, do tė respektohet me kujdesin mė tė madh pėr jetė tė jetėve kurdo dhe kudo ku jetojnė shqiptarėt. Pa miqėsinė besnike shqiptaro-amerikane, Kosova e mbėrthyer nėn kthetrat pro sllave, herė-herė e pėrbuzur nga Evropa, nuk do tė mund tė arrinte as deri tek bisedimet e parapara nė Bruksel. Andaj dhe populli i Kosovės, i falėnderon miqtė qė e ndihmuan jetėsimin e shtetit tė Kosovės, duke e lartėsuar pėrjetėsish kontributin e SHBA-sė, si mbėshtetėse e tė gjitha proceseve prosperuese pėr shtetin tonė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •