Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Rezarta Reso

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rezarta Reso

    LETER NGA VIRXHINIA

    » Dėrguar mė: 22/08/2010 - 10:17

    Rezarta Reso

    16 Korrik, 200…
    Nuk e kisha menduar kurrė dhe, aq mė pak, ta pėrfytyroja njė udhėtim me makinė nėpėr Amerikė. Unė qė dridhesha
    kur zija timonin me dorė, si mund tė merrja guximin ta drejtoja vetė makinėn, me dy vajzat e vogla nga pas, e tė udhėtoja nėpėr autostradat e rrugėt e Virxhinias?! Ajo reklamė e Kolonisė sė Uilliamsburgut qė pėrsėritej ēdo orė, ngado qė rrotulloja stacionet e televizorit, jo vetėm qė ma zgjoi, por ma tėrboi fare shpirtin e aventurės...
    Sapo kam arritur nė hotel. Vajzat s’pritėn tė ulen. Veshėn rrobebanjot dhe vrapuan nė pishinė. Ndėrsa unė, s’mund tė bėj kurrgjė pa folur me ty...vendosa tė shkruaj sepse ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė llomotitur me ty kur s’tė kam pranė...
    E pra, le tė kthehem tek aventura.... hmmmmm po fėrgėlloj e tėra...ta filloj qė sa zbrita nga aeroplani. Kur po prisnim pėr bagazhet Ema dhe Sara vunė re se fustanin e kisha tė tejdukshėm dhe se tė gjithė njerėzit po me shihnin. “Po mė shohin”, i pyeta si e ēuditur, “ oh...paskam veshur fustanin e kuq...po, po, ky ėshtė i tejdukshėm...po kėshtu fillon aventura...me njė fustan tė kuq tė tejdukshėm” dhe i shkela syrin. Tė dyja i hapėn sytė sa mundėn dhe ia krisėn gazit. Ato s’e dinė, pėrse e vesha fustanin e kuq....Ti e di...Mos mė rri si i ēuditur...me fustanin e kuq dhe tė tejdukshėm `ēuditėm tėrė Kejp Kodin...Eshtė fustani i aventurave...me ty e vesha pėr herė tė parė dhe sa herė qė udhėtoj me ty, vetėm atė vesh...e kupton qė edhe tani jam me ty? Po e kuptove...BUKUR!!!
    Oh, harrova...kishe merak ēfarė makine do rentoja...gjeta njė Micubishi Galant, tė bardhė....ėshtė e rehatshme....por u habita nga autostrada. E ngushtė m’u duk nė krahasim me ato tonat nga veriu, por e gjithė rruga kishte njė pamje aq tė ngrohtė, aq intime , sa m’u duk sikur kisha udhėtuar edhe herė tė tjera nėpėr ato vende. Pemėt nuk janė aq halore, tė larta dhe hijerėnda si nė veri, por tė shumėllojshme, tė ngatėrruara me shkurre plot lule, ca tė shkurtra e topolake, ca tė gjata e tė mbushura blot bimė kacavjerrėse, njė pamje e rrėmujshme aq sa dhe e gėzueshme...po, po rashė nė dashuri me Virxhinian, pikė. Nga aeroporti i Riēmondit nė Uilliamsburg ėshtė gati dy orė...kohė e mjaftueshme pėr tė rėnė nė dashuri.
    Kėto aeroportet duhet tė kėnė ndonjė virus dashurie qė qarkullon pa iu trembur syri, sepse edhe me ty nė aeroport e fillova dashurinė...
    Uhhhh...sa mė ka marrė malli...sa do ta dėshėroja edhe me ty kėtė udhėtim.
    Hoteli ėshtė i vogėl dhe rrėzė njė pylli. Nė fakt, jemi nė qendėr tė Kolonisė dhe mjafton tė ndjekėsh shigjetat dhe mbėrrin pa asnjė turbullirė atje ku do. Mezi po pres tė takoj Pokahontėn me Xhon Smithin...kam nja dy fjalė pėr t’i thėnė atij Smithit, skuthit, qė iku dhe u zhduk...
    Po mė thėrrasin vajzat...ika...
    Prit..mė puth...mė puth kėtu, edhe kėtu, ....e gjen dot se ku e vura dorėn?
    17 Korrik, 200...
    Good morning, darling.....sapo u ktheva nga restoranti...Kemi ngrėnė njė mėngjes aq tė shijshėm e tė servirur aq bukur sa mezi u ngrita nga tavolina....Dashuria pėr Virxhinian po lėshon rrėnjė...
    Jam e bindur se restoranti do tė tė kishte pėlqyer shumė. Sapo hyn brenda vishesh nga njė atmosferė intime, e ngrohtė, njė lloj qetėsie e ēuditshme jo e zakonshme pėr njė restorant. Tė paktėn nga ata qė kam parė deri tani.Tavolinat, karriket, mbulesat, muret, pikturat, lulet deri dhe pjatancat e mbushura me ushqime ishin njė kombinim tė ngjyrave jeshile dhe blu. Diku mė e hapur, diku mė e ndezur, mė tej disi e venitur apo mė e mbyllur, vetėm jeshile dhe blu. Nuk e kisha imagjinuar ndonjėherė se kėto dy ngjyra mund tė harmonizoheshin kaq mrekullisht me njėra tjetrėn. Po ti? Kė pyes edhe unė...Ti i bėn ngjyrat lėmsh e li....ohhh, ē’po mė vjen pėr tė qeshur me bindjen tėnde “taksative” pėr ngjyrėn e syve tė mij...apo tė kėmishės sė natės ngjyrė lejla, qė zije be e rrufe se ishte blu....Prit pak tė lutem....se tani inati mė trokiti nė tru...si e ngatėrroje ti ngjyrėn e syve tė mij? Sytė janė tipari mė i veēantė qė kam: sy JESHILE...dhe ti mė njė moskokėēarje tipike mashkullore ngulje kėmbė qė ishin bojė kafe....
    Inatin ma shton fakti qė ti dukesh shumė tėrheqės kur flet me “bindje” dhe unė pikėrisht atė moment dua tė bėj dashuri....dreq o punė....
    Sytė e mij janė jeshilė, pikė.
    Janė jeshilė si njė vazo qė kisha para syve nė restorant...mė quaj syvazo, po deshe, por tė lutem mos ngul kėmbė qė janė bojė kafe.
    Jam ulur nė njė qoshe, pėr fat tė keq jo pranė dritareve, sepse ishin tė zėna dhe i lashė Emėn dhe Sarėn tė bėjne ē’tė duan...unė do rri vetėm me ty. Tė pėrfytyroj tek rrotullon sytė nga tė katėr anėt pėr tė vlerėsuar me opinionin e zanatit tė “hotelxhiut”, por meqėnėse mua mė pėlqejnė tė njėjtat gjėra si dhe ty, jam e sigurtė se pėrshkrimet e mia janė tė mjaftueshme pėr tė mė dhėnė tė drejtė se edhe ty po tė tėrheq shumė Kolonia e Uilliamsburgut me restorantin Blu- Jeshil.
    Tani vura re qė ujėvara nė fotografinė e fletėpalosjes sė hotelit qenka prapa restorantit.
    Shpirt, ēfarė mrekullie! Nga dritaret e mėdha, qė prej tavani nė dysheme, sheh njė pyll tė hatashėm me tė tėra ngjyrat e botės. Nėpėr tė rrjedh njė ujėvarė qė dredhon, duket e zhduket derisa derdhet me zhurmė gurgulluese nėn ballkonin e verandės sė restorantit. Ēfarė tingujsh relaksues qė vijnė nga pylli! Nuk mund tė dalloj ku mbarojnė drurėt, gjethet e ku fillon qielli. Gjithēka duket e mpleksur pazgjithmėrisht me njėra-tjetrėn.
    OH, ēfarė miope paskėsha qėnė!!! Po ku ka kombinim mė tė hatashėm se qielli me gjethet!!! Ja ku na doli pėrsėri bluja me jeshilen....E pėrse e krahasojnė dashurinė me ngjyrėn e kuqe? Jo, jo...dashuria ėshtė mpleksja jeshile – blu.
    Qielli bėn dashuri me gjethet, unė bėj dashuri me ty. JESHILE- BLU.
    Ēfarė misteri ėshtė kjo botė, shpirti im? Gjithė kjo muzikė ngjyrash, kjo harmoni formash, zhurmash, kjo lėvizje e pėrjetshme ujėrash, erėrash, unė dhe ti mes tyre....Si u takuam, si jemi kaq njėsoj? Pėrse nuk jemi bashkė? Pėrse fshihemi pas letrash e inicialesh? Mė mirė tė isha njė gjethe ndėrsa ti njė erė vjeshte...do fluturoja pas teje pa mė ndalur njeri....
    M’u kujtua njė poezi e Gėtes...ishte diēka e tillė...hmmmm...ai sheh tė dashurėn qė po qendis dhe dėshiron tė jetė njė fije peri tė kalojė nė buzėt e saj...dhe kur pyetėn njerin nga djemtė e kursit (nė fakultet) se ēfarė do dėshironte tė ishte pėr tė dashurėn e vet, ai u pėrgjegj, rrobe- banjo.
    Burrat e shekullit njėzet e dogjėn Gėten nė turrėn e druve.
    Seks, seks, seks......
    Unė s’jam kundra kėsaj tė fundit, madje po mė shkon goja lėng, por Gėte mė ledh shpirtin...Gėte + seks, mrekullia vetė.
    Mos po kėrkoj shumė?
    Qenkan ca shezllonė kėtu pranė. Afrohu, ulu edhe ti me mua...
    Mbyllim sytė dhe dėgjojmė vetėm qetėsinė.....
    Tė dua shumė.....shumė.....
    18 Korrik, 200...
    Sa mė tepėr afrohet dita qė do tė vij tė tė shoh aq mė e fortė ėshtė frika se diēka do tė sajohet tė mė pengojė...Mė kap njė lloj trishtimi ndjellakeq.
    Mbase kėtė ndjesi ma shkaktoi edhe vizita nė Jorktaun. Sot u futa nė njė tjetėr botė....Shkova nė njė vendfushim mbushur me ēadra ushtarėsh tė luftės civile. Kėtu ėshtė zhvilluar njė nga betejat mė tė pėrgjakshme.
    Kampi ėshtė rindėrtuar me aq vėrtetėsi sa tė duket sikur ushtarėt janė nė ndonjė betejė a stėrvitje e do tė kthehen pas pak...Hyra nė njė ēadėr dhe mbi njė tavolinė tė vogėl, mes rrėmujės sė kanoēeve, lugėve, kopsave e biēakėve ishte ditari i hapur i njė ushtari. Ē’gjė e dhembshme....nėpėr faqet zverdhura e tė grisura munda tė kuptoj se ushtari i gjorė mbante ditar ku i drejtohej njė gruaje, mbase e dashura apo e shoqja. Megjithėse s’ia dalloja mirė shkrimin arrita tė lexoj disa rreshta. I tregonte se sa kishte qarė kur kishte luftuar pėr herė tė parė. Nuk mė kujtohet shprehimisht, por midis tė tjerash thoshte,
    “ Nuk kisha turp qė qaja. Kisha vetėm frikė qė ēdo moment mund tė vdisja dhe nuk munda tė jetoj dashurinė”.
    Sa e urrej luftėn....ndarjet mė kėpusin shpirtin, ēfarėdolloj qofshin, por ndarjet nga lufta i urrej me njė pasion qė mund tė duket i ēmendur.
    Tė kujtohet kur pamė bashkė filmin “Patrioti”? Tani mė erdhi ndėrmend qė tė kam thėnė se unė kurrė nuk do duroja qė ti tė shkoje nė luftė. Mijėra rrengje do tė mė shpikte truri vetėm qė ta pengoja kėtė mizori.
    E kam frikė dhe e urrej. Po tė detyronin fėmijėn tim ose ty tė shkonit nė luftė, do sakatoja veten qė t’ju linin pėr tė mė shėrbyer.
    Tė vjen pėr tė qeshur apo u trembe? ME SIGURI U TREMBE.
    Mbase njė burrė preferon tė shkojė nė luftė se sa t’i shėrbejė njė gruaje me njė kėmbė. Lėre pastaj tė bėjė dashuri me tė!! Zot na ruaj!
    Pa dashur arrita nė kokluzionin se burrat jane po aq mizorė sa vetė lufta. Po gratė? Gratė janė mizore nė vetėsakrifikim.
    Zėre se po bėj shaka, mos u tremb....unė i dua shumė tė dyja kėmbėt e mia.
    Sakrifica qė do bėja ....hmmmmm...do vij edhe unė nė luftė me ty....
    Hej, mė ka marrė malli....sa po tė dua tani!!!!! Dua tė tė puth tani, tani, tani....
    Kam njė shatrivan tė vogėl kėtu pranė...sa zhurmė nanuritėse qė sjell!!!
    EUREKA!
    Tani do doja tė isha njė rrėkezė uji e tė rridhja nėpėr trupin tėnd. Nėpėr buzė, nėpėr qafė.....
    Do mbyll sytė ... e do vazhdoj tė rrjedh...mos mė ndal.
    9 Korrik, 200....
    Sa herė nė ditė them e stėrthem sa shumė mė mungon? S’i numėroj dot. Megjithatė mungesa jote fizike dhe prania e shpirtit tėnd brenda meje kanė formuar njė imazh tė ēuditshėm. Tė ndjej fare pranė, shoh me sytė e tua dhe dėgjoj me veshėt e tu. Rrotullohem, kthehem tė tė prek- boshllėk! Ēmenduri!
    Sonte duhet tė ishe me mua, nė kėtė tavernė tė shekullit shtatėmbėdhjetė, e zhytur mes drurėve nė kėtė natė tė errėt por plot aroma tė pemėve tė jugut dhe e ndriēuar vetėm me drita tė vakėta qirinjsh. Ndjehem e veēuar nga zėrat e shkujdesur tė njerėzve rreth e rrotull...Jam kthyer treqind vjet mė pas dhe po mė pėlqen kjo pėrhumbje, madje nuk do doja tė kthehesha mė kėtu ku jemi...Sapo filloi njė melodi qė dikush po e luan nė benxh. Ėshtė disi e trishtė...Interesant...tani vura re djalin qė po e luan. Seē paska njė lloj ngurtėsie tė ēuditshme nė fytyrė...I ka mbėrthyer sytė nė njė pike dhe duket sikur luan pa e pasur mendjen seē bėn. Edhe ai treqind vjet ka qė luan tė njėjtėn melodi.
    Pyeta njerėn nga kamerieret se ēfarė melodie po luhet. “Ėshtė kėnga e Pokahontės, mė tha, kur i thanė qė Xhon Smithi vdiq nė Angli”.
    Shpirti im...Xhon Smithi nuk vdiq...Xhon Smithi iku nėpėr vende tė tjera...Pokahonta e gjorė kuptonte vetėm jetėn dhe vdekjen...ajo s’e kuptonte ndarjen. Ndarja ndodh vetėm kur vdes....Si mund tė jem gjallė e tė ndahem prej teje??
    Edhe treqind vjet mė parė po e njejta histori qenka...Mė fal Pokahonta, nuk gjej fjalė tė qetėsoj shpirtin tėnd qė ende pėrsillet vajtueshėm nėpėr Jorktaun, Xhejmstaun....Uilliamsburg, Virxhinia...edhe brenda meje....
    Oh...ē’ėshtė kjo angushti qė po mė zapton trupin?
    Tė dua pranė...tani....s’mundem, e di...
    E ēfarė jemi ne tė dy? Po e lexoj nga njė poezi e futur nė kornizė dhe e varur nė mur. Qenka njė poezi nga Emili Dikinson:
    Unė jam askush. Cili je ti?
    Je ti askush, gjithashtu?
    Atėherė qenkemi dy tė tillė
    Mos trego!
    Do tė na ndėshkojnė, mė beso.
    Oh tmerr, tė bėhesh dikush......
    Po, po qenka e vėrtetė...mė mirė tė mbesim si dy hije. Askush nuk do tė na diktojė. Sinqerisht po e besoj kėtė llahtari. Mė mirė dy hije brenda kesaj bote se sa dy trupa tė fshehur nėn ēarēafė. Vetėm kėtė po ndjej nė gjysmėerrėsirėn e kėsaj taverne. Hijen tėnde brenda dhe jashtė meje dhe zhurmat e pyllit pėrzjerė me vajin e Pokahontės.
    Kam frikė....
    Nesėr nisem....
    Do tė tė shoh?

    milosao
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Kat,"ke filluar te behesh romantik"....E lezeēme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •