Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    35 falenderime nė 35 postime
    Zbulohen tre koka mermeri nė lokalitetin arkeologjik Stibera, rrethina e Prilepit
    Prilep, - Tre koka mermeri: njė e njė burri nė moshė, njė e njė gruaje dhe e treta e njė djaloshi tė ri, janė zbulimi i fundit nga hulumtimet e sivjetme nė lokalitetin antik Stibera afėr fshatit Ēepigovė, rrethina e Prilepit.

    Siē tha arkeologeja Liljana Kepeska nga Enti dhe Muzeu i Prilepit, e cila i ka bėrė hulumtimet, kokat e mermerit janė zbuluar nė sektorin e Gjimnaziumit, para Heooronit nė njė kanal ujėsjellės qė ka qenė sistem nga shekulli i dytė dhe tretė i erės sonė.

    "Kėto zbulime tė fundit nga hulumtimi tremujor, qė i zhvilluam prej gushtit deri nė nėntor tregojnė rėndėsinė e madhe tė lokalitetit Stibera, qytet i pasur me banorė tė pasur. Gjithēka qė zbulohet si tė mbetura apo statua do tė thotė se kėto kanė qenė skulptura tė qytetarėve tė njohur tė Stiberės antike, qytet i madh me prej rreth 20.000 banorė nga shekulli i tretė para deri shekullin e 3 tė erės sonė", tha Kepeska.

    Krahas kokave tė mermerit janė zbuluar edhe baza me mbishkrime me shkronja greke tė shkrimit latin, prej tė cilave shihet se kanė qenė persona tė njohur pėr qytetin, por edhe pėr provincėn e Maqedonisė nė shekullin e dytė dhe tė tretė tė erės sonė.

    Hulumtimet e sivjetme nė Stibera ofruan edhe tre statua mermeri - njė tė perėndeshės Nika, tė djaloshit Efeb dhe tė njė gruaje tė re. Hulumtimet nė Stibera do tė vazhdojnė edhe deri nė vitin e ardhshėm, paralajmėroi arkeologeja Kepeska.

    Hulumtimet me 4,5 milionė denarė i ka financuar Qeveria dhe Ministria e Kulturės.

    Deri tani nė lokalitetin Stibera janė zbuluar edhe 31 statua mermeri, prej tė cilave pjesa mė e madhe janė vendosur nė Muzeun e Maqedonisė, ndėrsa disa janė vendosur para Qeverisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    35 falenderime nė 35 postime
    Figure bronzi e "Daedalusit"e zbuluar me pare ne Plaoshnik ne Oher e vjeter mbi 2300 vjete me pare.Kesi figure askunde ne balkan nuke o gjetur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 15-07-2011 mė 12:34

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    35 falenderime nė 35 postime

    Kalaja e Shkupit s’i mban dot muzetė e Paskos

    publikuar: 18.07.2011 -
    Shkup, 18 korrik - Ideja e Drejtorisė pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore pėr tė ndėrtuar tre muze nė Kalanė e Shkupit, bie ndesh me ligjet vendore dhe ndėrkombėtare tė arkeologjisė, shkruan “Lajmi” i Shkupit. Sipas Ligjit, ėshtė e ndaluar qė tė ndėrtohet ēfarėdolloj objekti jo vetėm mbi lokalitetet arkeologjike, por nė njė largėsi prej 2 kilometrave nga lokaliteti arkeologjik nuk lejohet asnjė lloj ndėrtimi. “Aty ku gėrmohet, nuk ndėrtohet”, thotė kryetari i Shoqatės sė Historianėve Shqiptar tė Maqedonisė (SHHSHM), Skėnder Hasani. Sipas tij propozimi pėr tė ndėrtuar tre muze nė Kalanė e Shkupit ėshtė njė strategji e ndryshuar pėr tė arritur qėllimin final, zhbėrjen e kulturės ilire nė Kalanė e Shkupit, qė nisi nė vitin 2007 me gėrmimet arkeologjike. Shoqata e historianėve shqiptarė tė Maqedonisė ėshtė kundėr ndėrtimit tė kėtyre muzeve dhe objekteve tė tjera nė Kalanė e Shkupit. Historianėt propozojnė qė nė Muzeun e Artit Bashkėkohor qė ėshtė pjesė lidhėse e Kalasė sė Shkupit tė hapen pavionė tė veēantė, ku do tė ekspozoheshin nė ekspozita tė pėrhershme gjetjet arkeologjike tė zbuluara gjatė gėrmimeve nė vitet 1957, 1963 dhe 2007. Ndėrkaq, sipas tyre objektet arkeologjike qė janė gjetur nė Kala duhet tė valorizohen dhe tė konservohen, ashtu siē e kėrkon shkenca. “Ėshtė krim, ėshtė vandalizėm nėse lejohet qė mbi gjetjet arkeologjike tė ndėrtohet diēka”, tha Hasani. Historianėt i bėjnė apel subjektit politik shqiptar qė tė mos bie nė grackėn e Pasko Kuzmanit dhe mos tė lejojė ndėrtime nė lokalitetin arkeologjik Kalaja e Shkupit. Sipas historianėve, Kalaja e Shkupit mban mbi supe tė gjithė kulturėn e shqiptarėve tė Shkupit, duke nisur nga ilirėt e deri mė sot.

    “Nė Kalanė e Shkupit ka kulturė ilire, ndėrsa dardanėt janė fis ilir qė kanė jetuar nė kėto troje, ashtu siē janė edhe fiset tjera ilire Pajonėt, Desaretet, Ardianet etj. Po ashtu edhe periudha mesjetare i pėrket krishterimit ilir. Shėn Pali, duke i shkruar letėr Shėn Nikollės nė Sofje, thotė se Shkupi ėshtė kryeqendėr kishtare ilire. Shkupi ka qenė kryeqendėr e ipeshkvisė Shkup - Prizren. Ndaj jo rastėsisht punohet pėr tė asgjėsuar kėtė lidhje tė fortė qė ekziston nė Kalanė e Shkupit”, sqaron Hasani, duke shtuar se Shkupi ėshtė bėrė kryeqytet i Maqedonisė nė Vitin 1945.

    Ditė mė parė, drejtori i Drejtorisė pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, Pasko Kuzman, paralajmėroi se nė vend tė Kishės, nė Kalanė e Shkupit do tė ndėrtohen tre muze. “Njėri muze do t’i dedikohet periudhės parahistorike, tė cilin shqiptarėt e quajnė periudha e dardanėve. Muzeu i dytė, do t’i kushtohet periudhės sė mesjetės, apo siē e quajnė maqedonasit, periudha e krishterimit. Ndėrsa muzeu i tretė do t’i dedikohet artefakteve tė periudhės osmane”, pat thėnė ai.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    35 falenderime nė 35 postime
    Mafia arkeologjike shkatėrroi trashėgiminė kulturore

    Madhesia e germave:

    Anila LIMANI

    Tregtia ilegale mė artefakte ėshtė shndėrruar nė njė biznes tė mirė pėr shumė njerėz, tė cilėt gjatė kohė kanė vepruar dhe veprojnė lirshėm nė Maqedoni. Mafia arkeologjike ka krijuar kanale tė ndryshme ku qindra mjetet arkeologjike, artefakte dhe raritete nga Maqedonia shiten nė shtetet e ndryshme evropiane, madje disa prej tyre kanė mbėrritur edhe nė Amerikė. Edhe pse nuk dihet saktėsisht se sa eksponate mungojė, supozohet se nė dhjetė vitet e fundit Maqedonisė i mungojnė rreth 20 mijė eksponate arkeologjike me madhėsi tė ndryshme me njė vlerė prej disa dhjetave miliona eurove. Ndėrkaq supozohet se gjatė viteve tė tranzicionit prej Maqedonisė janė zhdukur mbi 100 mijė artefakte. Deri mė tani nė Maqedoni janė kthyer mė pak se 250 artefakte, ndėrsa tė tjerat nuk dihet se ku kanė pėrfunduar. Dyshohet se nė tregtinė ilegale me artefakte janė tė kyēur edhe arkeologėt, por deri mė tani nuk ėshtė arrestuar asnjėri prej tyre. Aksioni mė i madh i policisė kundėr "gjuajtėsve" tė artefakteve ėshtė ai me emrin "Falanga" qė u ndėrmor nė qershor tė vitit 2010, ku u arrestua njė grup i organizuar kriminelėsh i pėrbėrė nga 29 anėtarė nga e gjithė Maqedonia.


    Ekzistojnė dy lloj gėrmuesish ilegal

    Kėrkuesit e thesareve gėrmojnė nė ēdo cep tė Maqedonisė, nė lokalitete arkeologjike dhe vende tė tjera ku kanė dėgjuar se ėshtė fshehur ndonjė thesar. Ma harta dhe karta tė vjetra ata kėrkojnė vendet ku mund tė gjendet thesari. Shumica e gėrmuesve janė vendas, por ka edhe tė huaj tė cilėt vijnė me harta nė dorė dhe paguajnė vendasit pėr tė gėrmuar nė vende tė ndryshme.

    Drejtor i Drejtorisė pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore (DMTK), Pasko Kuzman thotė se gėrmimet ilegale janė bėrė "si mirėmėngjesi dhe mirėdita" nė tė gjitha vendet e Ballkanit, ku nuk pėrjashtohet edhe Maqedonia. Ai thotė se nė kohėn e krizės ekonomike, gėrmimet ilegale shtohen, fuqizohen shumė pėr arsye tė kuptueshme. "Njerėzit kanė nevojė qė nė ēdo lloj mėnyre tė arrijnė te ndonjė pasuri, tė arrijnė tek mjete tė cilat do ti siguronin ekzistencė tė mėtejshme", thotė Kuzmani. Sipas tij ka dy lloj gėrmuesish ilegal. "Motivi i parė ėshtė ky qė e pėrmenda mė lartė, pra ėshtė me natyrė ekzistenciale, njerėzit pėrpiqen qė tė sigurojnė mjete pėr ekzistencė. Motive tjetėr ėshtė tregti ilegale me tė mirat materiale. Kėtu hyjnė ato persona qė kėrkojnė tė pasurohen nė njė mėnyrė mė tė lehtė, respektivisht nėpėrmjet tregtisė tė trashėgimisė kulturore. Kėto dy motive janė tė pranishme dhe besoj se qė tė dy janė shumė tė dėmshėm, kuptohet qė mė tė rrezikshėm janė kėta tė dytėt", thotė numri njė i Drejtorisė, duke shtuar se me shitjen e artefakteve bėhet shpronėsimi nga vendi, nė dėm tė shtetit. Ai sqaron se inspektorėt e Drejtorisė nė bashkėpunim me stacionet policore tė tė gjithė Maqedonisė, kishin zėnė mat mjaft gėrmues ilegal nė shumė lokalitete nė tė gjithė territorin e Maqedonisė, mė shumė nė pjesėn jug lindore, nė pjesėn lindore, mė pak nė pjesėn perėndimore. "Kohėt e fundit kishim shumė aktivitete nė pjesėn jugperėndimore tė Maqedonisė ku kishte vjedhje tė ikonave tė shekullit XIX, tė cilat para sė gjithash janė artefakte, tė karakterit sarkal. Kur ta shohėsh, vjedhje dhe shkatėrrim kemi nė tė gjithė territorin e Maqedonisė. Nė pjesėn jugore dhe juglindore mė shumė bėhej shkatėrrime tė lokaliteteve arkeologjike, vjedhje tė mjeteve sarkale tė kulturės, lėvizje tė tyre, shitje tė mjeteve arkeologjike", sqaron Kuzman.


    Me harta nė dorė tė huajt kėrkojnė thesare

    Mariovo ėshtė njė ndėr zonat ku gati s’ka mbet qosh pa u gėrmuar. Banorėt e paktė tė kėsaj zone sqarojė se ka vite qė aty kėrkohen thesare tė fshehura. Persona me harta nė dorė, tė ndihmuar nga vendasit me sonda dhe materiale tė tjera gėrmojnė dhe kėrkojnė thesare. Goce Gj. nga fshati Sekirce i Prilepit rrėfen pėr atė qė ka parė dhe dėgjuar nė fshatin e tij dhe nė rrethinė. "Shpesh herė vijė njerėz dhe kėrkojnė ar kėtu", thotė ai, duke shtuar se disa persona kanė gjetur, ndėrsa disa tė tjerė jo. Ai sqaron se shpeshherė ata qė kėrkojė thesare janė tė huaj. "Vijnė nga Greqia, nga Bullgaria, dhe me ndihmėn e vendasve skanojnė, punojnė natėn, marrin atė qė gjejnė dhe ikin. Shumica gjejnė gjėra tė fshehta, dikush edhe mund tė mos gjejė gjė…", thotė Goce, duke shtuar se tė huajit kur shkojnė pėr tė gėrmuar me vete kanė edhe harta me ndihmėn e tė cilave locojnė vendin e kėrkimit. Ai sqaron se gėrmuesit fshihen pasi kanė frikė se mos "spiunohen" nga banorėt dhe pėrgjithėsisht punojnė natėn, ndėrsa tė nesėrmen duken vetėm pasojat e gėrmimit. Banorėt e kėsaj zone u besojnė dhe legjendave dhe janė tė bindur nė atė qė thuhet pėr to. "Ka vende ku kėrkohet kurban, duhet dikush tė flijohet. Aty nuk shkojnė pėr tė gėrmuar, pasi ai qė shkon e ka pėsuar", thotė ai, duke treguar pėr persona qė janė sėmurė, ose ēmendur pasi kanė gėrmuar nė "tokėn e ndaluar".

     


    Gėrmuesit, transportuesit dhe shitėsit e artefakteve pėrbėjnė njė rrjet tė organizuar mirė

    Para aksionit Falanga, policia kishte raste tė veēante tė krimeve dhe nuk mund tė gjente ndonjė lidhje mė tė madhe mes atyre grupeve qė vepronin veē e veē nė Maqedoni.

    "Me aktivitetet dhe aksionin Falanga tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme u lidhėn mjaft punė dhe doli se shumė grupe janė tė lidhura dhe veprojnė bashkėrisht. U konstatua se ato grupe janė tė lidhura, veprojnė me marrėveshje, jo tė gjitha, por shumica dhe janė tė organizuar nė mėnyrė tė rrezikshme, rrezikshėm nė aspektin e shpronėsimit tė trashėgimisė kulturore, nė dėm tė shtetit", sqaron drejtori i DMTK-sė. Policia po ashtu ka arritur nė pėrfundim se edhe grupi qė vepronte nė Maqedoninė perėndimore nė vjedhjen e ikonave nėpėr kisha ėshtė i organizuar.


    Mungojnė rreth 100 mijė eksponate

    Nuk dihet saktėsisht se sa artefakte mungojnė nė Maqedoni, por supozohet se gjatė viteve tė tranzicionit janė shpronėsuar rreth 100 mijė eksponate tė madhėsive dhe materialeve tė ndryshme. Dėmet e shkaktuara nga shpronėsimi i tyre janė tė pa imagjinueshme. Ndėrkaq, janė gjetur dhe kthyer nė vendin e vet vetėm 230 eksponate. "Janė njė humbje e madhe pėr shtetin, nga arsyeja e thjeshtė se trashėgimia kulture nuk ka ēmim, pra meqė ėshtė pa ēmim, do tė thotė se dėmet nuk mund tė llogariten, pasi janė shumė - shumė tė mėdha. Ndryshe kur ato materiale, artefakte, eksponate qė shiten nė aukcione, bėhet vlerėsimi i tyre, qė nuk ėshtė real, atėherė ato janė shuma maramendase. P.sh. gjatė 10 viteve tė fundit nga Maqedonia janė shpronėsuar rreth 20 mijė eksponate arkeologjike mė tė mėdha, mė tė vogla, ajo ėshtė shumė prej disa dhjetėrave miliona eurosh. Ndėrkaq, gjatė 20 vjetėve janė shpronėsuar 100 mijė eksponate nga Maqedonia atėherė ajo shumė do tė ishte shumė mė e madhe", thotė drejtori i DMTK-sė. Ai thekson se deri mė tani mungojnė mė shumė se 100 mijė mjete arkeologjike, mjete etnologjike, edhe pse shifrėn e saktė nuk e di askush, pasi, siē thotė ai, ato lėvizin nė kanale sekrete dhe askush nuk e di numrin e saktė. Nė vitin 2006/2007 nė kufirin kroato -slloven, doganierėt e atjeshėm sekuestruam 230 eksponate arkeologjike tė cilat pas bisedimeve mes dy shteteve u kthyen nė Maqedoni. Artefaktet ishin te fshehura nė thasė me fasule, kamioni kish nisur nga Tetova, ndėrsa nė tė kishte persona nga Gjevgjelia. Trafikantėt kishin punuar tė lidhur, shqiptarė, maqedonas e kroat.


    Artefaktet nga Maqedonia shpėrndahen nėpėr Evropė nėpėrmjet Serbisė

    Artefaktet nga Maqedonia gjenden nė tė gjitha shtete e Evropės, madje edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA). Kanali kryesor nėpėrmjet tė cilit ata transportohen ėshtė Serbia. "Artefaktet mė tepėr i dėrgojnė pėr ti shitur nė shtetet perėndimore nėpėrmjet disa firmave fantome qė tashmė njihen. Kanalet janė nga Serbia e lartė, Zvicra, Anglia, Gjermania, Amerika e kėshtu me radhė. Kėto janė rrugėt kryesore qė unė i di sipas informatave qė kam, por sigurisht se ka edhe rrugė tė tjera tė lėvizjes sė tregtisė ilegale me trashėgimi kulturore", thotė drejtori Kuzman. Tė njėjtėn e pohojnė edhe nga MPB-ja.

     


    Vetėm dy inspektorė kontrollojnė gjithė Maqedoninė

    DMTK-ja ka vetėm dy inspektorė tė cilėt kontrollojnė tė gjithė territorin e Maqedonisė. Para pak viteve ka pas njė ide pėr formimin e njė njėsie speciale tė policisė qė do tė merrej me gėrmuesit ilegal. Megjithatė deri mė tani nuk ėshtė realizuar asgjė. Dy inspektorėt nė bashkėpunim me policinė lokale merren me mbrojtjen e lokaliteteve arkeologjike. "Kėrkuam qė tė formohen pese punkte, tre nė Maqedoninė lindore dhe dy nė Maqedoninė perėndimore. Ministria e punėve tė brendshme tė ketė njėsi speciale qė do tė merrej vetėm mė kapjen e gėrmuesve ilegal, njė punkt i pėrbėrė prej 3-5 personave nė njė grup tė cilėt do tė lėviznin nėpėr lokalitetet arkeologjike, do tė bisedonin me personat e dyshimtė dhe mė lehtė do ti kishin gjetur. Nuk e di a punon MPB nė kėtė drejtim, por ky ishte njė propozim i yni , do tė ishte mirė qė tė kishte njė polici eksperte qė tė mund ta ndalonte ofensivėn e gėrmimeve dhe shkatėrrimeve", thotė drejtori i kėtij institucioni, Pasko Kuzman. Ai sqaron se Drejtoria qė udhėheq ai ka vetėm dy inspektorė, tė cilėt janė tė lidhur me tė gjitha stacionet e policisė. "Inspektorėt tanė nuk kanė ingerenca pėr ti kapur gėrmuesit, atė e bėn policia, ne e informojmė policinė, ajo vepron", thotė Kuzman, duke shtuar se inspektorėt e tyre nuk janė ata qė i gjuajnė gėrmuesit ilegal.

    Gėrmohet dhe shkatėrrohet gjithandej, por mė shumė nė Maqedoninė Lindore dhe Jugore (Gjevgjeli, Strumicė, Valandovė, etj)


    Pėr tre vjet Doganat kanė sekuestruar 834 eksponate

    Tė dhėnat e Drejtorisė sė Doganave tregojnė se gjatė tre viteve tė fundit janė sekuestruar 835 eksponate.

    "Mė 30 mars tė vitit 2008 nė, nė vendkalimin kufitar Bogorodica janė sekuestruar 183 ikona, mė 2 korrik tė vitit 2008 nė vendkalimin kufitar Qafė Thanė janė sekuestruar 22 mjete me vlerė etnologjike dhe arkeologjike, mė 12 qershor tė vitit 2008 nė vendkalimin kufitar Tabanovce janė gjetur dhe sekuestruar 27 ikona dhe njė pikturė", sqarojnė nga Drejtoria e Doganave. Ndėrsa mė 30 janar tė vitit 2009 nė vendkalimin kufitar Bogorodicė janė sekuestruar 16 ikona tė vjetra, mė 30 qershor tė vitit 2009, nė Aeroportin e Shkupit janė gjetur dhe sekuestruar 14 piktura, 1 pistoletė antike ėshtė sekuestruar mė 15 korrik tė vitit 2009 nė vendkalimin kufitar Qafė Thanė, 569 monedha tė vjetra, zbukurime, dhe stoli janė gjetur dhe sekuestruar mė 18 korrik tė vitit 2009 nė vendkalimin kufitar Tabanoc, si dhe 2 ikona tė vjetra janė gjetur dhe sekuestruar mė 18 korrik tė vitit 2009 nė vendkalimin kufitar Bogorodica. Nda Drejtoria e Doganave informojnė se nė vitin 2010 nuk ėshtė zbuluar asnjė rast tregtie ilegale tė sendeve me vlerė.

    Nga Drejtoria e Doganave informojnė se gjatė vitit 2008 janė regjistruar pesė padi penale nga lėmia e shkatėrrimit tė trashėgimisė kulturore dhe shpronėsimin e artefakteve. Fjala ėshtė pėr dy padi penale "dėmtim ose shkatėrrim i tė mirave natyrore qė janė nėn mbrojtjen e shtetit", ku nė njėrin prej rasteve ėshtė dėmtuar "Kurshimli –anni" nė Shkup, objekti i kulturės qė ėshtė nėn mbrojtjen e shtetit , ndėrsa nė rastin e dytė ėshtė dėmtuar njė manastir nė rrethinėn e Prilepit. Po ashtu janė regjistruar edhe tre padi penale pėr "pėrvetėsim i tė mirave natyrore, qė janė pjesė e trashėgimisė kulturore tė shtetit", ku nė dy raste janė kapur persona tė cilėt gjatė kohė kanė gėrmuar nėpėr varre nė lokalitetin arkeologjik ‘Isar’, ku kanė pėrvetėsuar njė numėr tė madh tė mjeteve arkeologjike dhe kanė pas pėr qėllim qė ato t’ua shesin koleksionistėve , ndėrsa nė njė rast tre persona nga Kumanova kanė pas pėr qėllim qė tė shesin 6 ikona.

    Nė vitin 2009 janė ndritur dy padi penale kundėr dy personave fizik, qė tė dy shtetas tė huaj, edhe atė njė padi penale kundėr personit Z.D., shtetas kroat, pėr shkak tė dyshimeve bazė se ka kryer veprėn penale "dėrgim, respektivisht transportim jashtė shtetit tė tė mirave materiale qė janė nė mbrojtje tė pėrkohshme, ose trashėgimi kulturore, ose raritete natyrore", dėnuar nė bazė tė ligjit 266 tė Kodit Penal tė Republikės sė Maqedonisė. I dyshuari mė 18 gusht tė vitit 2009 rreth orės 12 duke dalė nga Maqedonia nė vendkalimin kufitar Tabanoc nė makinėn e tij tė tipit ‘Mazda 3’ ėshtė pėrpjekur qė tė kalojė nė mėnyrė ilegale njė numėr tė madh tė monetave dhe sendeve tė tjera tė vjetra. I dyshuar Z.D. njė kohė tė gjatė ėshtė marrė me mbledhjen e parave dhe monetava tė vjetra, ndėrsa prej personave tė tjerė nga Strumica dhe rrethina tė cilėt kanė pas qenė marrė me mbledhjeje e monetave tė vjetra, pėr njė shumė prej 500 eurosh disa herė ka blerė rreth 500 moneta dhe qindra sende tė tjera. Ai ka pas qėllim qė ato ti ēojė nė Kroaci. Monetat dhe sendet e tjera tė vjetra i ka pas paketuar nė qese najloni , nė atė mėnyrė qė njė pjesė e ka pas fshehur nė bagazh, ndėrsa pjesėn tjetėr, nė hapėsirėn e bagazhit poshtė tapetit. Padia tjetėr penale ėshtė ngritur ndaj personit S.M, shtetas grek, pėr shkak tė dyshimive se ėshtė kryerės i veprės penale "trafikim" qė dėnohet nė bazė tė ligjit 278 tė Kodit Penal, ai ėshtė pėrpjekur qė tė trafikojė 2 ikona tė , me fytyrėn e Jezu Krishtit dhe Shėn Atanasit tė cilat i pėrkasin shekullit 14 – 16. I dyshuari mė 18 korrik tė vitit 2009, rreth orės 10 nė hyrje tė republikės sė Maqedonisė nė vendkalimin kufitar Bogorodica nė hapėsirėn e bagazhit tė makinės sė tij tė tipit "Alfa Romeo" me targa gjermane tė mbėshtjella me foli dhe me letėr ka fshehur dy ikona me vlerė prej 1 126 000 denarė (njė milion e 126 mijė denarė), me qėllim qė ti ikė kontrollit doganor. Nga drejtoria e doganave informojnė se nė tregtinė ilegale me sende tė ēmuara, artefakti nuk ka tė involvuar nėpunės tė doganave.

     


    Policia pėr tre vjet ka arrestuar 53 persona dhe ka ngritur 46 padi penale

    Ndihmės ministri i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (MPB), Ivo Kotevski sqaron se gjatė tre viteve tė fundit policia ka arrestuar 51 persona tė dyshuar pėr vepra penale qė kanė tė bėjnė me vjedhjen, dėmtimin dhe shkatėrrimin e trashėgimisė kulturore.

    Gjatė vitit 2008 janė regjistruar 5 padi penale, pėr tė cilat 8 persona janė ndjekur penalisht. Fjala ėshtė pėr dy padi penale ‘dėmtim ose shkatėrrim tė objekteve qė janė nėn mbrojtje tė pėrkohshme, trashėgimi kulturore ose gjėra tė rralla natyrore’, ku nė njėrin rast bėhet fjalė pėr dėmtimin e objektit tė trashėgimisė kulturore ‘Kurshum Li Ann’ nė Shkup, ndėrsa nė rastin e dytė dėmtim i njė manastiri nė rrethinėn e Prilepit. Po ashtu janė ngritur edhe tre padi penale ‘pėrvetėsim i materialeve tė trashėgimisė kulturore ose artefakteve’, ku nė dy raste janė zbuluar persona tė cilėt njė kohė mė tė gjatė kanė pas gėrmuar nėpėr varreza nė lokalitetin arkeologjik ‘Isar’ dhe kanė pėrvetėsuar njė numėr tė madh tė mjeteve arkeologjike, ndėrsa kanė pas pėr qėllim qė tua shesin ato koleksionistėve. Ndėrsa nė njė rast tre persona nga Kumanova kanė pas pėr qėllim qė tė shesin gjashtė ikona tė shekullit 19-tė dhe fillimit tė shekullit 20, tė cilat janė pjesė e produksionit tė madh tė ikonave ruse.

    Nė vitin 2009 janė regjistruar 12 vepra pėr tė cilat janė ngrit padi penale ndaj 14 personave. Prej tyre 6 vepra janė "dėmtim ose shkatėrrim i objekteve qė janė nėn mbrojtje tė pėrkohshme, trashėgimi kulturore ose gjėra tė rralla natyrore", ndėrsa bėhet fjalė pėr dėmtim tė lokaliteteve arkeologjike , gėrmime nė lokalitetet arkeologjike pa leje dhe shkatėrrim i trashėgimisė kulturore si dhe "pėrvetėsim i tė mirave qė janė nė mbrojtje pėrkohshme ose trashėgimi kulturore, ose raritete natyrore", ndėrsa bėhet fjalė pėr pėrvetėsime tė paligjshme tė sendeve arkeologjike me vlerė shumė tė ēmuar historike dhe arkeologjike (moneta, figura bronzi, mjete prej metali etj), tė cilat tė paraqiturit i kanė gėrmuar nė lokalitete arkeologjike ose i kanė pas siguruar (marrė ) nga persona tė tjerė me qėllim qė t’ia shisnin koleksionuesve.


    Nė 2010-ėn u zbulua njė grup kriminal

    Nė gjysmėn e parė tė vitit 2010 janė regjistruar 12 padi penale pėr shkatėrrim tė trashėgimisė kulturore dhe rariteteve natyrore, me ē’rast janė arrestuar 35 persona.

    Fjala ėshtė pėr katėr vepra penale "dėmtim ose shkatėrrim i objekteve qė janė nėn mbrojtje tė pėrkohshme, trashėgimi kulturore ose gjėra tė rralla natyrore", pesė vepra "pėrvetėsim artefakteve dha materialeve tė tjera qė janė nėn mbrojtje tė pėrkohshme, trashėgimi kulturore ose gjėra tė rralla natyrore’ dhe njė padi penale "dėrgim, eksport jashtė shtetit tė artefakteve dhe tė mirave natyrore".

    Gjatė vitit 2010 ėshtė zbuluar njė grup I organizuar kriminelėsh I pėrbėrė prej 29 anėtarė, nga disa qytete tė Maqedonisė, tė cilėt gjatė vitit 2009 nga lokalitetet arkeologjike nė rrethinėn e Vallandovės, Negotinės, Prilepit, Shkupit, Velesit, Kėrēovės, Demir Kapisė, Dojranit dhe qytete tė tjera tė Maqedonisė me pėrdorimin e hartave dhe letrave tė ndryshme, pėrdorim tė detektorėve, sondave dhe mjeteve tė tjera teknike ndihmėse, kanė shkatėrruar dhe shpronėsuar trashėgimi kulturore me vlerė tė pa ēmueshme pronė e shtetit dhe e kanė shitur atė brenda dhe jashtė shtetit.

    Ndėrkaq, mė 31 tetor tė vitit 2010, nė kuadėr tė aksionit policor "Falanga" qė zbatohet kundėr pėrvetėsimit tė paligjshėm tė materialeve arkeologjike dhe tė mirave materiale tė cilat paraqesin trashėgimi kulturore tė Maqedonisė policia arrestoi dy persona. Gjatė bastisjes sė shtėpive tė tyre janė gjetur dhe sekuestruar pjesė tė njė pajtoni tė bronztė qė ėshtė pėrdorur pėr varrimet solemne, i cili i pėrket shekullit tė dytė tė erės sė re. Po ashtu nė shtėpitė e tyre janė gjetur edhe materiale tė tjera tė periudhės romake, dy ikona si dhe njė numėr i madh monetash.

    Ekspertėt vlerėsojnė se materialet e gjetura janė vetėm njė pjesė e pajtonit. Sipas njohurive tė policisė materialet e tjera kanė qenė shitur nė tregun ilegal me antikitete jashtė shtetit. Ndėr materialet e sekuestruara kishte edhe moneta, statuja, zbukurime, qeramikė, armė tė vjetra, ndėrsa mes materialeve mė tė ēmueshme ishin menada tetovare dhe kali mbretėror.


    Mbrojtje qesharake

    Procesi gjyqėsor ndaj 29 tė arrestuarve nė aksionin "Falanga" vazhdon. Tė arrestuarit po mbrohen nė mėnyrė mjaft interesante. Tė akuzuarit thonė se po pėrpiqen tė shpėtojnė trashėgiminė kulturore qė tė mos pėrfundojė jashtė shtetit, meqė atė s’po e bėjnė arkeologėt. "Ata nuk janė tė vetėdijshėm se me paditurinė e tyre shkatėrrojnė shtresat kulturore, qė janė shumė tė vlefshme pėr arkeologjinė, pėr shkencėn dhe pėr historinė. Arkeologėt e lexojnė tokėn (dheun), horizontet e tokės nuk kėrkojnė ar, ndėrsa kėta tipat debilė, vetėm tė mbledhin mjetet e gjetura dhe ti shesin. Ata nuk kanė haber nga stratigrafia e tokės. Arkeologėt lexojnė stratigrafinė e tokės, ajo ėshtė si bibėl nė arkeologji, ndėrsa kėta e shkatėrrojnė biblėn", thotė numri njė i drejtorisė, duke shtuar se arkeologėt e kanė tokėn si libėr tė shenjtė.

     


    Tė dyshimtė janė edhe arkeologėt

    Edhe pse deri mė tani nuk ėshtė arrestuar asnjė arkeolog, dyshohet se edhe ata janė pjesė e mafies arkeologjike. Arkeologėt i dinė kolegėt e tyre qė janė tė kyēur nė kėtė biznes, por nuk pranojnė tė flasin zyrtarisht pėr ta. Ish drejtori i DMTK-sė, Jovan Ristov tha se ka mafie arkeologjike e cila shet artefakte nė tregun e zi. Megjithatė Ristov nuk dėshiron qė tė pėrmendė emra, pasi siē thotė ai, dikush tjetėr duhet ti zbulojė ato. Ndėrkaq, drejtori aktual Pasko Kuzman del nė mbrojtje tė arkeologėve.

    "Jo, kategorikisht vėrtetojė se nuk ka arkeologė qė merren me tregti ilegale me artefakte, edhe pse ka disa njerėz qė kanė qėllime tė kėqija thonė se edhe arkeologėt kanė gisht nė tregtinė ilegale me artefakte. Nėse dikush e pohon kėtė, atėherė ai duhet edhe ta vėrtetojė", thotė ai. Kuzman sqaron se arkeologėt janė tė dhėnė pas gjetjeve arkeologjike, ata gjithė kohėn, i shohin, i mbajnė nė dorė pėr ēdo ditė dhe ato nuk kanė nevojė qė ti vjedhin, ti ēojnė nė shtėpi dhe ti shesin pėr tu pasuruar. "Nėse e bėjnė kėtė tė fundit, kemi tė bėjmė me vepėr penale numėr njė dhe nėse ka tė tillė ata menjėherė duhet tė arrestohen. Por jo, vėrtetojė se nuk ka tė tillė, pasi nuk ėshtė vėrtetuar deri mė tani. Unė besoj tek etika profesionale e kolegėve tė mi dhe besoj se asnjė arkeolog nė tė gjithė Maqedoninė nuk merret me njė veprimtari tė tillė", thotė drejtori i DMTK-sė.

    Nga MPB sqarojnė se deri mė tani nuk ėshtė arrestuar asnjė arkeolog pėr veprėn penale tregti ose shkatėrrim tė artefakteve.


    Interpoli ka gjet vetėm Kraterin e bronztė

    Nė fillim tė kėtij shekulli u bė njė vjedhje, gėrmime ilegale nė njė varrezė tė madhe tė lashtė nė Demir Kapi, ku janė gjetur dhe marrė shumė mjete, ku qė tė gjitha janė dėrguar jashtė nėpėrmjet Serbisė, Zvicrės, Anglisė….Ky krateri i bronztė, i gjatė njė metėr e 10 centimetra, i zbuluar dhe i marr nė atė varrezė ėshtė blerė nga familja hebreje Shellbi nė Nju Jork, tė cilėt e kishin blerė atė nė njė ankand. "Kemi disa aktivitete kolegjiale, edhe nėpėrmjet Interpolit, edhe nėpėrmjet Amerikės, edhe me familjen dhe tė shohim, ta gjejmė mėnyrėn pėr ta kthyer atė kėtu", thotė Drejtori i DMTK-sė Pasko Kuzman. Shteti nuk do ta blejė atė prej asaj familjeje, pasi sipas rregullave ndėrkombėtare nuk mund tė blesh diēka tėnden.

    Mjetet arkeologjike, qė i gjen policia ose institucionet e tjera, i kthejnė nė muzeun pėrkatės tė qytetit, prej ku mund ta kenė ata origjinėn, nėse nuk dihet saktėsisht se cilit lokalitet, ose cilės zonė i pėrkasin, atėherė ata kthehen nė Muzeun Nacional tė Maqedonisė.
    Storia hulumtuese eshte ndihmuar nga SCOOP dhe shoqata daneze per hulumtim)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 07-08-2011 mė 02:08

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    35 falenderime nė 35 postime
    Dėshmitė e Rekės shqiptare sipas regjistrimeve nėpėr shekuj
    01/07/2011
    Madhesia e germave:

    Nebi DERVISHI

    Nė kėtė punim studimor autori flet pėr karakterin historik dhe etnolinguistik tė njė krahine tė veēantė tė Rekės sė Epėrme, qė shtrihet nė trevat Lindore shqiptare, nė mes dy qyteteve Dibėr dhe Gostivarit, tė cilėn studiuesit serbė, bullgarė dhe kohėve tė fundit sllavomaqedonėt tė proveniencės pansllaviste pretendojnė ta paraqesin si zonė me tipare tė popullsisė sllave tė shqiptarizuar, porse faktet dėshmojnė tė kundėrtėn, sepse fjala ėshtė pėr njė krahinė me tipare shqiptare qė kanė shkuar drejt asimilimit pėrfundimtar sllavomaqedonas.
    Reka e Epėrme e Gostivarit (maq. Gorna Reka) paraqet njė krahinės me tipare tė veēanta etnolinguistike dhe etnografike tė trevave lindore shqiptare (Maqedonisė veri –perėndim). Gjeografia e ka vendosur atė nė njė rajon tė malėsisė tė Gostivarit, nė masivit e Korabit, pranė tre kufirit, Kosovė, Shqipėri e Maqedoni, tė pėrshkruar me shumė rrjedha ujore qė derdhen te Radika (emri i lashtė Ardica) prej nga e ka marrė kjo zonė dhe emrin Reka (sll. Reka „lumė“), kurse historia ka vendosur aty bashkėsi tė shumta etnike shqiptare, arumune (vlehe), sllave, turke, rome, etj., qė i japin kėtij visi njė kolorit tė veēantė dhe me shumė interes gjuhėsor, pėr etnolinguistikėn dhe sociolinguistikėn.
    Me studimin e problematikave tė fushave pėrkatėse tė Rekės sė Epėrme janė marrė shumė autor, si: A. M. Selishēev, Dushan Nedelkoviq, Jovan Cvijiq, B. Vidovski, Ariton Popovski, Galaba Palikrusha, Toma Smiljeviē, Mirjana Mirēevska, etj. Ndėrkaq nga autor shqiptar e kanė trajtuar: Dr. Qemal Murati, Sefedin Aruni, Zena Halimi, Edibe Osmani, Enis Jakupi, Ismet Krosi, Abaz Islami, Dr. Nexhat Abazi, Zjenulla Qyra, Dr. Lutfi Turkeshi, Xhevdet Ademi dhe ndonjė tjetėr.
    Ndėr shekuj shqiptarėt ortodoks ishin tė pranishėm, nė krahasim me shqiptarėt e konfesioneve tė tjera, afėrsisht njė lloj nė tėrė Shqipėrinė e Mesme. Sa ishin tė pranishėm nė Tiranė, Pogradec, Korēė. Librazhdė, Elbasan e Durrės, aq ishin , ndoshta edhe mė shumė nė Ohėr, Manastir, Krushevė, Tetovė, Prespė, Dibėr, Strugė e Gostivar, etj. Por, pas Luftrave ballkanike dhe krijimit tė shtetit shqiptar, nė trevat lindore shqiptare situata ndryshoi rrėnjėsisht. Kėshtu ndėrsa brėnda shtetit shqiptar struktura fetare nuk pėsoi ndryshime, nė Mbretėrinė S.K.S. (Jugosllave) pas Luftės sė Parė Botėrore dhe nė Banovinėn e Vardarit e mė pas e emėruar R. E Maqedonisė (FYROM – IRJM-sė) numri i shqiptarėve ortodoksė u zvoglua nė mėnyrė tė skajshme. Meqė i takonin fesė serbo-malazeze-bullgare-sllavo-maqedonase, ndaj tyre, si edhe ndaj shqiptarėve ortodoksė nė Greqi, filloi asimilimi nė forma tė ndryshme; pjesa mė e madhe u asimilua nė tėrėsi nė sllavo-maqedonas. Ngelėn tė paprekur, nė kėtė pikėpamje, vetėm ortodoksėt e fshatrave malore e qė ndodheshin larg komunikacionit, si ata tė krahinės sė Rekės sė Epėrme tė Dibrės, tė fshatrave Duf e Jellovicė tė Gostivarit, tė fshatit Lubanisht afėr Shėn Naumit nė Ohėri, e ndonjė tjetėr si edhe njė pjesė e vogėl e ortodokėsve shqiptarė nė qytete. Kėta, si edhe vėllezėrit e tyre muslimane e katolike, ruajtėn tė pastėr gjuhėn shqipe, traditat, doket e zakonet veshjet, kėngėt, etj, duke pasur edhe mė tutje tė pėrbashkėta me maqedonasit vetėm fenė ortodokse. Por, megjithatė, edhe kėta edhe pse ndjehen a e dinė veten qė janė shqiptarė, pėr arsye tė ndryshme, pranojnė para pushtetit se janė sllavo-maqeonas.
    Njėqind vjetėt e fundit, nga Luftrat Ballkanike propagandat e huaja bullgare, serbe, greke e sllavomaqedone e ka bėrė tė vetėn. Duke qenė dikur njė popullsi nė numėr relativisht mjaft e madhe dhe e pranishme si nė qytete, ashtu edhe nė fshatra tė Maqedonisė Perėndimore ( trevat Lindore etnike shqiptare) popullsia shqiptare ortodokse ėshtė ruajtur e paprekur nė aspektin kombėtar (tė gjuhės, tė traditave, tė dokeve e tė zakoneve, tė veshjes, etj.). Vetėm nė fshatrat e Rekės sė Epėrme dhe nė ndonjė fshat tė rajoneve tė tjera, por shumė pak nė qytete. Por nėse kjo politikė vijon edhe mė tutje, edhe pse shqiptarėt janė nė pėrgjithėsi mjaft tė qėndrueshėm kundrejt asimilimit, numri i tyre do tė pakėsohet edhe mė.
    Ėshtė detyrė kombėtare dhe historike, sidomos e intelegjencisė shqiptare (Ortodokse) nė Maqedoni, tė ngrejė zėrin sa nuk ende vonė dhe pa u trembur pėr privilegjet e pozitėn, tė pohojnė kombėsinė e saj shqiptare. Ortodokėsve shqiptarė u duhet thėnė e vėrteta, t’u duhet se deri tani kanė qenė tė mashtruar, sepse kombin e bėjnė gjaku i njejtė, gjuha, traditat, zakonet, folklori, kostumografia, etj, e jo besimi apo religjioni fetar. Tė gjitha kėto ata i kanė shqiptare. Shqiptarėt qėmoti e kanė kuptuar se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, siē thotė Pashko Vasa.
    Prandaj, edhe zėnkat, ndarjet dhe urrejtjet pėr shkaqe fetare, tashmė, gjithkund do t’i takojnė sė kaluarės. Kėshtu, shqiptarėt muslimanė dhe katolikė nė Maqedoni e gjeti me kėnaqėsi do tė pranonin njė hap tė tillė tė bashkėkombėsve tė tyre ortodoks.
    Penestėt nė antikitet janė fis ilir, banorė tė krahinės sė Penestisė, nė Luginėn e sipėrme tė Drinit tė Zi e rreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė mė 170-169 p.e.s. dhe luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn e tretė maqedone – romake. Treva e penestisė pėrfshihej nė mbretėrinė ilire. Nė vitin 169 p.e.s. Perseu pėr tu lidhur me mbretėrinė ilire, hyni nė tokat e Penestisė, pushtoi qytetet e tyre dhe dėboi kėndej garnizonet romake. Nė trojet e Penestisė kishte 14 qytete e kėshtjella, prej tė cilave njihen me emrin Uskana qė ishte edhe kryeqendra e krahinės Oeneu dhe Draudaku.
    Pas vitit 168 p.e.s. emri i Penestisė e i qyteteve tė tyre nuk pėrmendet mė. Pra, „Penestėt ishin njė nga fiset e mėdha ilire qė shfaqen nė arenėn historike shumė vonė. Nė burimet letrare ato pėrmenden aty nga gjysma e parė e shek. II p.e.s., nė ngjarjet qė lidhen me luftėn e fundit tė shtetit Ilir dhe Maqedonisė kundėr R. Romake. Njohtimet pėr kėto ngjarje i kemi kryesisht nga Tit Livė, i cili mbėshtetet te Polibi dhe nė ndonjė rast tek analistėt romake…“.
    Burimet antike dhe ato modern pėrmendim fisin ilir tė “penestėve”, si banorė mė tė hershėm tė trevės dibrane dhe trojet e tyre “Penestinė”. Sipas kėtyre burimeve Penestia shtrihej nė Luginėn e sipėrme dhe tė mesme tė luginės sė Drilonit antik (Drinit i Zi). Burimi mė i vjetėr pėr penestėt dhe Penestinėt janė njohtimet e cunguara tė Polibit.
    Njohtimet mė me interes pėr penestėt dhe Penestinėt janė ato qė kemi nga historiani romake Tit Livi. Njoftimet e tyre kanė tė bėjnė me Luftėn e tretė Maqedone – Romake (170 – 169 p.e.s.), ku treva e Penestisė u kthye nė shesh hutimesh, qė kanė tė bėjnė me veprimet e mbretit tė Maqedonisė, Perseut, kundėr garnizonit romake nė Penesti. Rreth problemit se cilėt qenė trojet e penestėve, janė shprehur mendime tė ndryshme, por shumica e studiuesve modern pajtohen me mendimin se trojet e fisit ilir tė penestėve shtriheshin nė Luginėn e Drinit tė Zi dhe rreth saj, ose mė saktė nė trevėn dibrane. Nė veri penestėt ishin nė fqinjėsi me dardanėt, nė perėndim me pirustėt, nė lindje me grupin ilir tė paionėve dhe nė jug me dasaretėt.
    Rreth pėrcaktimit tė atdheut tė penestėve, studiuesit, janė mbėshtetur kryesisht tek rruga qė ndoqėn pėrfaqėsuesit e mbretit maqedon, Perseut, pėr nė Labeati tek mbreti Gent, ose tek fqinjėsia e maqedonėve me labeatėt.
    Pėr lokalizmin e trojeve tė penestėve (Penestisė) nė luginėn e Drinit tė Zi, respektivisht nė trevėn e sotme dibrane u shprehėn:VV.M. Leak – cili vendos penestėt dhe Penestinėn nė fushėn e Drinit tė Zi, d.m.th. nė luginėn e mesme tė tij, sipas tij, vetėm me pushtimin e kėsaj fushe vendosen kontakte midis mbretėrisė sė Perseut dhe Gentit. Me kėtė mendim bashkohen edhe G. Zippel, J. Kromayer, G. De Sanctis, E. Pais, D. Mustili, F. Miltmer, P. Melom, P. Lisiēar dhe F. Vvalbank, etj. Kėtė lokalizim e pranuan edhe autorėt e Historisė sė Popullit shqiptar studjues shqiptar si S. Islami, H. Sadiku, K. Frashėri, A. Bunguri, J. Koca, etj.
    Me pikėpamjen tjetėr, e cila vendos atdheun e penestėve nė jug tė malit Sharr u bashkuan F. Geyer, N. Vuliē, N. Hammond, F. Papazoglu, T. Tomovski dhe nė fund studiuesi shqiptar Zef Mirdita, i cili duke marė pėr bazė delegacionin maqedon e vendas qytetin Uskana nė Kėrēovė, Drandakun nė Gostivar dhe Oenenė nė Tetovė.
    Sigurisht qė tė dy palėt, pėr lokalizmin e qyteteve peneste, janė mbėshtetur duke arsyetuar mbi mundėsinė se nga ka kaluar degata e mbretit maqedon. Tė dhėnat arkeologjike nė favor tė njėrės apo tjetrės tezė mungojnė. Kuptohet se fjalėn e fundit do ta thonė kėrkimet arkelogjike, kur do tė bėhen si nė njėrėn apo nė tjetrėn trevė tė supozuar si troje tė penestėve.
    Pra, banorėt e parė tė Penestisė antike kanė qenė fisi i madh ilir i penestėve, tė cilėt nė kėto hapsira kanė ngritur vendbanimet e tyre si Uskana, Draodakumi, Oenemi, etj.
    Pas Luftės sė tretė mqaedone-romake (171-168 p.e.s_ edhe zona e Penestisė bie nėn sundimin romak. Nė fund tė shek. IV e.s. edhe rajoni i Penestisė hyri nė kuadėr tė provincės sė Epirit tė Ri me kryeqendėr Durrahun. Gjatė kėsaj periudhe pėrhapet gjerėsisht krishterizmi nė mesin edhe tė banorėve tė kėtij rajoni.
    Sllavėt u dyndėn nė kėtė rajon nė shek. VI dhe gjatė shek. VII Pushtimet sllave, edhe pse u shoqėruan me thurjen e territoreve periferike tė Ilirisė dhe me kolonizimin e tyre, nuk arritėn tė asimilojnė popullsinė e tyre autoktone iliro- shqiptare dhe tė ndryshonin fizionominė etnike tė territoreve tė saj,duke pėrfshirė kėtu edhe rajonin e Rekės (luginėn e Radikės Ardika antike) dhe rrjedhėn e mesme tė lumit Drini i Zi. Shqiptrėt i rezistuan ndikimeve asimiluese tė pushtimit sllav,sepse nė kohėn e dyndjes dhe invazionit tė tyre,ato ishin formuar tanimė si njėsi e veēantė etnike ,si njė popull me territoret e tij kompakte ,me njė kulturė tė veēantė(kultura e Komanit)nė mesjetėn e hershme, dhe tė shoqėruar me tė gjitha veēoritė e tjera.
    Popullsia shqiptare edhe e kėtyre trevave Lindore e mbajti identitetin e vet kombėtar ndaj pushtuesve tė ndryshėm ,atyre bullgarė nė shek. IX-fill. i shek XI,bizantinė sh.XI-XIII dhe atyre serbė nė vitet-1282-1355. Pas shkatėrrimit tė Perandorisė sė Dushanit ,i tėrė rajoni i Dibrės sė poshtme ku hynte edhe rajoni i Rekės, ra nėn sundimin e Principatės sė Balshajve. Rajonin e Dibrės ku hynte edhe malėsia e Rekės, me kėtė principatė e afronte pėrbėrja e njėjtė etnike shqiptare e popullsisė sė tij.
    Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV, nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve duhet tė ketė dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotrimet e tij duhet tė jenė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė trevave lindore, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės, sepse, sipas M. Barletit dhe Gjon Muzakės, Gjon Kastrioti qe martuar nė atė kohė me Vojsavėn (Jellėn, sipas njė dokumenti raguzian tė vitit 1439), vajzė e njė dere fisnike tė rėndėsishme pranė Shkupit.
    Nė shek. XIII, njė pjesėtar i familjes Gropa, i quajtur Pal Gropa, shfaqet si kryezot i Ohrit e i Dibrės. Mė 1378, gjejmė si kryezot tė kėtyre vende njė Andrea Gropa, qė duket tė jetė i biri i tė parit. Pas Luftės tė Kosovės (1389), principata e Gropajve mori fund. Nė kohėn e Skėnderbeut ata u bashkuan me tė dhe pas vdekjes sė tij u vendosėn nė Itali, ku gjenden me tė dhe pas vdekjes sė tij u vendosėn nė Itali, ku gjenden edhe sot e gjithė ditėn, duke ruajtur gjithnjė traditėn, gjuhėn dhe zakonet shqiptare.
    Pinjolli i kėsaj familje ėshtė Zaharia Gropa, njė nga fytyrat mė simpatike ndėr oficerėt e Skenderbeut, i cili ka qenė burrė trim, ushtar i vendosur dhe njėkohėsisht, diplomat si Uran Konti dhe Tanush Topia, pėr tė cilin diplomat si Uran Konti dhe Tanush Topia, pėr tė cilin kanė bindje se edhe ishte nga rajoni i Rekės
    Nė shek. e XIII, nė Krahinėn e Pollogut pėrmenden si administrues persona nga familjet feudale tė Sinadinėve. Siē na njoftojnė burimet bizantine, anėtarė tė kėsaj shtėpie feudale shqiptare tė Pollogut kishin lidhje familjare me derėn perandorake bizantine. Kalojan Sinadini ishte martuar me vajzėn e Konstantin Paleologut, tė vėllait tė Mihailit VIII Paleolog, pernador i Bizantit. Kjo martesė ndihmoi Kalojan Sinadinin qė tė fitonte tituj e pozita tė larta shtetėrore. Me kėtė rast u emėrua edhe si sevastokrator ose zyrtar i lartė e mėkėmbės perandorak, si dhe komandant ushtarak. Duke shfrytėzuar luftėrat e brendshme nė Perandorinė Bizantine, pėr frontin perandorak, Kalojan Sinadini, gjatė viteve 1268-1269 dhe 1275, u shkėput nga qeveria qendrore dhe u shpall i pavarur. Me kėtė rast e ktheu Pollogun nė Principatė. Po nė kėtė kohė, nė pjesėn veriore tė Pollogut (ose nė Pollogun e Epėrme dhe nė Rekė) me qendėr Gradaciomin (Gradeci i sotėm) u ngrit dhe u forcua familja feudale shqiptare e Tribaldėve ose Tribalėve. Kėsaj dere princėrore shqiptare i takonte edhe Vojsava, e ėma e Skenderbeut.
    Nė Luftėn e madhe shqiptaro –turke nė shek. XV, nėn udhėheqjen e heroit kombėtar, Gjergj Kastriot – Skėnderbeu, popullsia e kėsaj ane (treve) pėr njė ēerek shekulli mori pjesė aktive nė kėto luftėra. Dhe jo rastėsisht, nga 24 beteja qė bėri heroi i ynė kombėtar, Skėnderbeu pėr njė ēerek shekulli, shumica e tyre u zhvilluan nė trevat lindore shqiptare si : dy nė Pollog, njė nė Rekė (1466), njė nė Shkup (1462), etj.
    Nė mes tė vitit 1467, kur Skėnderbeu gjendej nė Itali, nėnpunėsit osman kryen regjistrimin e popullsisė e tė tokave nė njė rajon tė kufizuar tė viseve tė sheklura prej tyre pėr tė vendosur nė to sistemin feudal ushtarak tė timarėve. Ky regjistrim dėshmon mirė pėr pjesmarrjen masive tė shqiptarėve nė luftė. Sipas tij, dhjetėra fshatra ishin shkatėrruar dhe braktisur nga popullsia, kurse shumica e fshatrave tė tjera kishin mbetur me pak banorė dhe kishin nga njė familje deri nė dhjetė. Kjo pamje e shkretuar e vendit ishte shkaktuar nga rrėnimet e luftės dhe masakrat e pushtuesve.
    Pėr kėtė arsye, banorėt e kėsaj treve u quajtėn pėrveē Rekali edhe Shkreti (Shkret, kat., A. UR – e le tė shkretė dikė, pa njeri, , qė njihen edhe sot e gjithė ditėn me kėtė emėr. Sipas njė njoftimi qė rrjedh nga Kisha orhtodokse sllavomaqedone, sinodi i saj qė mban mbledhje nė pėrfundim tė fushatės zgjedhore tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2002, nė mes tjerash ėshtė diskutuar edhe rreth statusit tė “maqedonėve orthodox” tė cilėt flasin gjuhėn shqipe, si dhe rreth mundėsisė qė ato t’i bashkangjiten Arqipeshkvisė sė Ohrit, tė cilėn e proklamuan murgjet qė mbėshtesnin Zoran Vranishovskin qė mbėshtetet pa rezervė nga Patriakana ortodokse serbe. Kjo popullsi, qė akoma vazhdon tė quhet “shkreti”, tė cilėt banojnė nė rajonin nė mes Gostivarit dhe Dibrės, gjegjėsisht nė njė pjesė tė trevave lindore shqiptare, pėrfshin fshatrat: Trnicė, Sence, Volkovi, Nistrovė, Ribnicė (Lumnica), Grekaj, Bibaj, Krekornicė, Bogdevo, e Brodeci (Vau), ku banojnė edhe pjestarėt e tjerė tė bashkėsisė shqiptare tė besimit islam. Sipas resgjistrimeve dhe dokumentareve etografike nė kėtė rajon dhe nė Gostivar, Tetovė e Shkup ka mė shumė se njė mijė frymė “shreti”. Pėr, kėto, ėshtė e interesuar edhe epariha Dibėr – Kėrēovė e Kishės Ortodokse sllavomaqedonase, e cila ka angazhuar disa murgje, nga manastiret e atjeshme qė tė mėsojnė gjuhėn shqipe, me qėllim qė tė kenė komunikim mė tė afėrt me tėrė qytetartė.
    Nga ana tjetėr, nė regjistrimin e vitit 1994, rreth 900 persona janė deklaruar shqiptarė me besim fetar ortodoks, gjegjėsisht pakė mė shumė se numri aktual qė mbėshtesin Arqipeshkvinė autonome tė Ohrit.
    Ėshtė pėrpjekja e radhės qė kėto shqiptarė ortodoks nė vend qė tė jenė nė arealin e Kishės ortodokse shqiptare, sėrish hegjemonia serbe pėrpiqet qė me satelitėt (renegatėt) e vet t’i gllabėroi edhe kėto pakė shqiptarė tė quajtur “shreti” qė akoma nuk janė asimiluar tėrėsisht
    Ajo lidhet edhe me largimin e popullsisė shqiptare, tė paaftė pėr luftė, nė vende tė sigurta e tė paarritshme pėr armiqtė, ndėrkohė qė tė tjerėt gjendeshin nė radhėt e njėsive dhe uria detyroi tė emigronin nga Shqipėria nė vende tė tjera, kryesisht nė Itali e brigjet veriore tė Detit tė Zi (rajoni i Odesės) me dhjetra mijėra shqiptarė.
    Regjistrimi i vitit 1467 tregon se osmanėt kishin arritur pėrkohėsisht tė shtinin nė tė njė numėr kėshtjellash tė Skėnderbeut, qė kontrollonin rrugėt e komunikimit tė Krujės me viset qė shtriheshin nė lindje tė saj, si Stelushi, Guri i Bardhė, Koxhaxhiku, Rahovnikut (Dibrėn), etj. Gjithashtu ai dėshmon se nė atė kohė, ndėrmjet shqiptarėve dhe osmanėve ishin zhvilluar luftime tė ashpra nė tri rajone kryesore: nė atė tė Krujės, tė Koxhaxhikut (lugina e Drinit tė Zi dhe nė Juglindje tė Dibrės) dhe Rekės ( nė verilindje tė Dibrės). Nė kėtė rajon shumė fshatra ishin braktisur tėrėsisht nga banorėt pėr shkak tė luftimeve tė ashpra qė ishin zhvilluar pranė tyre. Ndėrkohė osmanėt u pėrpoqėn tė vinin nėn kontrollin e plotė tė tyre edhe rajone tė tjera, prandaj vijuan regjistrimin kadastral tė tyre nė rajonet e Tetovės e tė Kėrēovės. Studimet e deritanishme tė kryera nė historiografinė e vendeve tė ndryshme kanė treguar qė ndėrmerreshin nga sunduesit osmanė pėr tė zbutur sistemin e timarsit, janė burime historike tė njė rėndėsie tė dorės sė parė. Ato, duke qenė burime vendase dhe tė brendshme sjellin tė dhėna shumė me interes pėr problemet mė tė rėndėsishme tė historisė sė shekujve tė parė tė pushtimit osman.
    Nėpėrgjithėsi, si studiuesit e huaj, ashtu edhe ato shqiptarė, e kanė pėrqendruar deri mė sot vėmendjen nė studimin e tė dhėnave tė karakterit shoqėror – ekonomik qė sjellin kėto burime.
    Njė vėmendje mė e paktė i ėshtė kushtuar deri tani studimit tė tė dhėnave tė karakterit etnik qė mund tė nxirren nga kėto burime.
    Regjistrimet osmane tė shek. XV-XVI duke qenė tė hartuara pėr qėllime krejt tė tjera nuk japin tė dhėna tė drejtpėrdrejta pėr anėn etnike tė nxirren konkluzione pėr kėtė ēėshtje. Siē ėshtė e njohur, pėr efekt tė pagimit dhe tė mbledhjes sė detyrimeve feudale nga fshatarėsia, eminėt e kadastrės osmane ishin shumė tė interesuar tė regjistronin nė defterė tė hollėsishėm (mufassal), emėr pėr emėr, ēdo fshat e ēdo kryefamiljar, i cili nė fakt pėrfaqėsonte njė vatėr (hane), d.m.th. njė unitet tatimore, ēdo beqar dhe ēdo grua tė ve. Si rrjedhim kėta defterė, tė cilėsuar nė literaturė, si defterė tė tipit emėror, na japin tė gjithė toponiminė dhe antroponime e pėrdorur nė krahinat e regjistruara gjatė periudhave pėrkatėse.
    Tė dhėnat toponamastike dhe antroponomike qė sjellin kėta defterė tregojnė qartė se shqiptarėt gjatė shek. XV – XVI banonin nė krahinėn e Dibrės, tė Strugės, Ohrit, Kėrēovės, tė Shkupit, tė Tetovės, tė Gostivarit, etj.
    Siē ėshtė vėnė nė dukje me kohė nė literaturėn historiografike, kjo rrugė studimi ėshtė mjaftė e vėshtirė dhe nuk tė ēon gjithmonė nė konkluzione se ēfarė fshihet nga ana etnike, nė njė moment tė dhėnė, prapa njė toponimi ose autotoponimi. Megjithėkėtė mendojmė se ajo duhet pėrdorur, duke u pėrpjekur pėr tė eliminuar anėt e dobėta tė saj dhe duke e krahasuar me tė dhėnat e burimeve tė tjera historike.
    Kusht themelor pėr shfrytėzimin e vlerėsimin e tė dhėnave tė onomastikės mendojmė se ėshtė tė vėshtruarit e saj gjithmonė Brenda kuadrit tė rrethanave historike, nė tė cilat ėshtė krijuar. Tė nisur nga kjo mund tė themi se toponimia sllave gjė gjendet gjerėsisht nė krahinat e sanxhakėve tė Ohrit, Kankadelenės, etj, e nė kėtė kuadėr edhe tė Nahisė sė Rekės, pasqyron kontakte historike tė kryera me kohė para shek.XV.
    Ajo nuk na jep mundėsi tė gjykojmė mbi problemin se ēfarė popullsie kishin nė shek. XV vendbanime me njė toponimi tė tillė. Ėshtė tepėr tė themi se studimi i kėtyre toponimeve pėrbėn njė problem tė veēantė.
    Ndryshe paraqitet puna me toponimet shqipe. Ato mund tė pėrdoren me njėfarė sigurie si argument pėr tė dėshmuar se vendbanime tė tilla ishin troje tė banuara nga shqiptarėt, sepse ato nė vetvete dėshmojnė qė aty popullsia e vjetėr vendase kishte mundur tė qėndronte dhe t’i bėnte ballė asimilimit nga ana e elementeve sllav gjatė periudhės para shek. XV.
    Krahina e Rekės sė Epėrme, shtrihet nė trevat Lindore shqiptare, midis Gostivarit e Dibrės sė Madhe e mė thellė dhe pėrbėnė njė tėrėsi me Krahinėn si motėr tė Lumės, tė cilat mali Korab i ndanė , dhe se historikisht kanė paraqitur njė tėrėsi. Teritori i Rekės sė Epėrme pėrfshin rrjedhėn e epėrm tė Lumit Radikė, ku janė tė vendosur 16 fshatra: Beliēicė, Bibaj, Bogdi, Grekaj, Kiēinicė, Krahornicė, Nishtrove, Niēpuri, Nivishtė, Rimnicė, Sencė, Tanushaj, Van, Valkovia, Vėrbeni, Zhuzhnja, Dufi, Sezimiri, Bradeci, ReēI, Spiroglica, etj. Prgjat rrjedhės sė epėrme tė lumit Radik dhe nė shpatiet e maleve shtrihen sė paku 16 fshatra tė banuara me popullsi shqipėfolėse. Kjo krahinė e vogėl nga veriu kufizohet me malin Vraca dhe Republikėn e Kosovės, nga lindja me malet Bistrica e Kozhuf dhe Liqenin e Mavrovės, nga jugu mbaron me fshatin Sencė, i cili shtrihet nė anėn e majtė tė lumit Radikė dhe nga perėndimi ka karshillėk malin e Korabit dhe krahinėn simotėr tė Lumės.
    Pėr pėrcaktimin e karakterit etnik tė popullsisė nuk mund tė ndiqet nė mėnyrė apsolute as kriteri se ēdo banor me emėr sllav ėshtė sllavė dhe jo shqiptarė dhe anasjelltas. Megjithė kėtė, ky kriter tė ēon nė rezultate mė tė sakta se kriteri toponimik, sepse antroponomia lidhet dhe pasqyron mė mirė kushtet reale historike, ndryshimet shoqėrore dhe deri nė njė farė shkalle edhe ndryshimet etnike tė ndodhura nė periudhėn sė cilės i pėrket. Pėr studimin e gjendjes etnike nėpėrmjet antroponimisė paraqet disa vėshtirėsi. Sė pari, ėshtė vėshtirė qė grumbullimin e madh tė emrave tė banorėve tė regjistruar nė regjistrimet e viteve 1536-1539 dhe 1583 pėr Sanxhakun e Ohrit, ku ka gravituar edhe Nahia e Rekės, ta ndajmė saktėsisht dhe nė mėnyrė tė prerė nė dy pjesė, nė atė tė, pėrdorur nga popullsia shqiptare dhe nė atė tė pėrdorur nga popullsia slave. Kjo ėshtė e pamundur, pėr arsye se njė sasi jo e vogėl banorėsh, mbanin emra tė sferės ortodokse tė cilėt ishin tė pėrbashkėt pėr tė dy popullsitė shqiptare e slave, si p.sh. Nikolla, Andrea, Gjorgji, Dhimitėr, Petėr, Mihail, etj., sė dyti, ėshtė vėshtirė tė ndiqet ngushtėsisht kriteri se njė banor me emėr sllav ėshtė sllav dhe jo shqiptar ose e kundėrta. Zakonisht nė historiografi ky kriter ėshtė ndjekur nė mėnyrė absolute duke vėnė shenjėn e barazimit midis antroponimisė dhe etnicitetit. Pėr studimin e kėtij problem lidhur me krahinėn e Rekės sė Epėrme, njė rrugė e tillė ėshtė e gabuar pasi kėshtu ēėshtja gjykohet duke u nisur nga rrethanat e sotme dhe jo nga kushtet konkrete historike, nga rrethanat politiko-shoqėrore dhe kulturore – fetare tė periudhės sė marrė nė shqyrtim.
    Gjatė shek. XIII kufijtė e mbretėrisė serbe nė tokat shqiptare erdhėn duke u zgjeruar, derisa nėn Stefan Dushanin (1333-1355) pėrfshinė bashkė me pjesėn mė tė madhe tė Gadishullit Ballkanik edhe pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare, e nė kėtė kuadėr edhe rajonin e Rekės. Nė kėtė periudhė bie edhe themelimi i patrikanės autonome serbe (Patrikana e Pejės) me qendėr nė Pejė. Pas shkatėrrimit tė kėtij shteti nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV mundėn tė krijohen principatat feudale shqiptare tė pavarura, nė krahinat etnike shqiptare, si ajo e Balshajve, Spanėve, Dushmanėve, Gropajve, Kastriotėve, tė sundimtarėve tė Pollogut, etj.
    Nė vitin 1467, gjatė okupimit tė pėrkohshėm tė zotėrimeve tė Skenderbeut, si dhe mė vonė, pas thyerjes sė qėndresės shqiptare, nė tokat e pushtuara rishtas u krijua njė njėsi e re administrative e qė pėrfshinte nahitė e Dibrės sė Poshtme, Golobėrdės, Ēermenikės, Matit, Urakės, Dhimitėr Gjonimės, Krujės, Bendės, Kurbinit, Tamadhesė dhe Rekės, tė cilat sė bashku formonin tri kaza tė veēanta dhe atė: Kazaja e Matit, Krujės dhe Dibrės, nė kuadėr tė sė cilės ishte edhe Nahija e Rekės. Kėto tri kaza, siē duket, aty nga fundi i shek. XV ishin pėrfshirė nė Sanzhakun e Ohrit.
    Sipas defterit tė Xhizjes tė vitit 1490 nė Sanzhakun e Ohrit bėnin pjesė vilajetet: e Ohrit, Debricės, Mokrės, Dibrės, sė Sipėrme, Dibrės sė Poshtme, Ēermenikės, Golobėrdės, Kurjės, Tamdhasė, zotėrimet e Kali-ilisė (ish Karl – Topia) dhe Vilajeti i Rekės. Nė vitet 1529-1536 Sanxhaku i Ohrit pėrfshinte kazatė: e Ohrit, Krujės, Matit dhe Dibrės, ku hynte edhe Reka.
    Nė vitin 1583 Sanxhaku i Ohrit ka pasur tė njėjtėn shtrirje dhe pėrfshinte Kazatė e Ohrit, Krujės, Matit, Dibrės, Ishmit, Starovės dhe Dibrės, ku pėrfshihej edhe Nahija e rekės.
    Sipas regjistrimit tė vitit 1467 *Defteri esami vilajeti ve Defteri No-508 tė pėrkthyer dhe redaktuara nga profesor Selami Pulaha, Zotėrimet (Pronat) e Kastriotėve shtriheshin nė Dibėr tė Epėrm, Dibėr tė Poshtėm, Golobėrdė dhe Rekė e cila numėronte gjithsej 1570 shtėpi tė Krishtera, ndėrsa vetėm nė Nahinė e Rekės 231 shtėpi.
    Numri mesatar i shtėpive pėr njė vendbanim nuk paraqitet i njėjti nė tė gjitha trojet shqiptare. Numrin mė tė ulėt tė banorėve e kishin vendbanimet qė ishin nė zotėrimet e Kastriotėve, si p.sh. nė Nahinė e Krujės, ajo ishte 2.1 shtėpi nė Bendė e Kurbin 5.1 shtėpi, nė Nahinė e Rekės 4.9 shtėpi, etj., ndėrsa dendėsia e shtėpive ishte tepėr e vogėl, 6.9 shtėpi pėr Km². Ky shpopullim kishte ardhur kryesisht si pasojė e veprimit tė faktorit politik, nė radhė tė parė nga rrėnimet, nga shkatėrrimet e qendrave tė banuara, nga vdekjet gjatė luftėrave pėr tė mbrojtur lirinė dhe trojet e veta, nga migrimi pėr nė Itali e vise tė tjera, sidomos nga trevat bregdetare dhe mė pak nga ato tė brendshme malore. Kjo ėshtė gjithashtu njė fakt qė dėshmon pėr qėndresėn e madhe tė popullit shqiptar kundėr pushtuesve osmanė. Nė kėtė drejtim mė shprehės ėshtė rasti me zorimet e Kastriotėve (Skėnderbeut) nga Reka nė Lindje deri nė Krujė nė perėndim. Kėtė ishin shpopulluar thuajse tėrėsisht pėr shkak tė sakrificave tė pashembullt nė luftė dhe tė masakrave qė kreu sulltan Mehmeti II nė vitet 1466 e 1467.
    Krahina e Rekės sė Epėrme ndėr shekuj ka qenė rajon lufte. Burrat e kėsaj ane ēdo herė kanė kundėrshtuar pushtuesin e huaj, duke filluar qė nė antikitet, kundėr romakėve, e mė pas kundėr Bizantinėve, bullgarėve, serbėve si dhe para dhe gjatė peridhės sė luftrave tė Skenderbeut nė shek. XV. Me rastet kur ushtrit e Skenderbeut kanė ndjekur lėvizjet e taborreve osmane nėpėr Krahinėn e Rekės nė Luginėn e Radikės, me qindra rekali, i janė bashkuar ushtrisė sė tij. Dhe njė ndėr to ka qenė edhe njė ndėr komandantėt mė besnik Vrana Konti, varri i tė vilit gjendet nė kėtė krahinė, nė afėrsi tė fshatit Lumnicė ose Rimnicė, tė vendi i quajtur „TE VORRET KOONDTES“. Pėr kėtė brez pas brezi nė popull janė pėrcjellur shumė gojdhėna. Njėra prej tyre ėshtė e plakut Ilmi Osmani, i cili nė mes tjerash tregon se: „... Para shumė vitesh, 1443, nė kohėn e Skenderbeut, ka jetuar njė burrė shumė i alrtė, 2 metra, i cili po ashtu ka qenė luftėtar i madh dhe burrė i fort... „ burrė me halle“. Mirėpo, pas njė kohe dhe luftės sė humbur, ai ėshtė kthyer nė katund (Fshat( i sėmurė dhe i mbėrzitur, duke ardhur kam Skerteci (emėr i bjeshkės sė fshatit Tanushė) ka marrė dy rrasa tė mėdha, nėn sqetulla dhe kur paska mbėrri nė vendlindje ka thėnė: se kėta do t’ia bėjnė gur vorri...“.
    Pėr trimėrinė e burrave tė Rekės, dėshmojnė edhe kronistėt osman, tė asaj kohe, nė kronikėn e Urunxhi-it Tevariti-i all osman shkruan: „Ai popull ėshtė popull cubash“. Gjithashtu, nė kronikėn e Gizes-s thuhet: "Ai popull ėshtė popull cubash“, nuk janė besnik ndaj sunduesve tė tyre, flasin njė gjuhė tė veēantė dhe haraēin nuk e paguajnė“. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, kryengritjet antiosmane do tė vazhdojnė edhe nė vitet dhe shekujt nė vijim, duke mos u pajtuar me administratėn dhe tatimet shumė tė rėnda qė rėndonin mbi supet e tyre.
    Studiuesit dhe historiani i shquar Selami Pulahu duke shfrytėzuar defterėt e spahinjve tė Rumelisė, qė ruhen nė Top–kapu muzesinin arsivi, defterin, nr. 734, nė mes tjerash na jep tė dhėnat pėr numrin e vendbanimeve nė zotėrimet e Kastriotėve. Nė vitin 1467, Nahija e Rekės ka numėruar 47 vendbanime me 231 shtėpi, ndėrsa nė fund tė shek XVI, ose me regjistrimin e vitit 1583, Nahija e Rekės ka pasur 43 vendbanime me 1223 shtėpi.
    Pėr tė pasur njė pasqyrė mė tė plotė pėr Rekėn e Epėrme, kemi shfrytėzuar disa herė pėr kėtė punim defterėt e hollėsishėm tė shek. XV- XVI, tė pėrkthyer e tė botuar nga Arkivi i Maqedonisė, tė pėrkthyesve nga Dr. Aleksandėr Stojanovski dhe Metodija Sekulovski, edhe pse nuk pėrjashtohet mundėsia e subjektivizmit tė pėrthyesve dhe redaksive tė tyre. Tė dhėnat janė pėr fshatrat: Beliēica, Bogdevo, Volkovi, Vėrbenė, Girqan, Kiēinicė, Krakornice, Nishtrovė, Niēipur, Rimnicė ( Lumincė siē e quajn anasit) Sencė dhe Zhuzhle ose Zhuzhnjė.
    BELIĒICA, nė regjistrimin e vitit 1467, ėshtė i shėnuar me emrin Bliēicė, ėshtė fshat i krishterė, i pa banuar (hali). Shtrihet nė verilindje tė Dibrės dhe hynte nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1519, numėron 18 familje; nė vitin 1536-1539 janė tė regjistruara 18 familje e 2 beqarė, ndėrsa nė regjistrimin e vitit 1583, fshati po ashtu hyn nė Nahinė e Rekės sė Epėrme ( e Madhe), qė bėnte pjesė nė sanxhakun e Ohrit, numėronte; 30 familje tė krishtera me 56 persona e 20 beqarė, i paguante spahiut 2 000 akēe nė vit dhe, punonin 4 mullinj gati tėrė vitit. Emrat e banorėve tė fshatit janė; Boshko Gjon, Stojko Leka, Bogdan Pejo, Petko Gjon, Gjin Gjon, Vele Gjin, Gjin Pero, Stojko gjin, Bran Nikolla, Petro Gjin, Pero Leka, Leka Pero, Nikolla Stojko, Leka jane etj.
    BOGDEVĖ, Ėshtė fshat i krishterė dhe shtrihej nė verilindje tė Dibrės, nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, Bogdeva ėshtė “has” i Karagjoz beut dhe hyn nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Rekės; nė regjistrin e vitit 1467 ėshtė shėnuar me emrin BOGDV, i paguante timarliut 143 akēe, numėronte 3 familje: Stojko Tome, Nikolla Sklav dhe Petko Tome. Nė regjistrimin e vitit 1519, fshati ėshtė regjistruar me emrin BOGDEVĖ, me 16 familje tė krishtera, qė nuk ndryshon as nė regjistrimin e vitit 1536-1539; ndėrkaq nė regjistrimin e vitit 1583, fshati shtrihet nė Rekėn e Madhe ose tė Epėrme, hyn nė Nahinė e Rekės dhe bėnte pjesė nė Sanxhakun e Ohrit. Fshati numėronte; 10 familje tė krishtera, 28 persona e 18 beqarė dhe, timarliut i paguante 955 akēe nė vit. Disa nga banorėt kanė qenė; Nikolla Meto (Mijo), Bogdan Marko, Gjin Pejo, Nikolla Pejo, Pejo Bogri, Pop Pejo, Petri Jove etj.

    VOLLKOVI- Nė vitin 1467, fshati ka qenė derven e i krishterė; shtrihej nė verilindje tė Dibrės, i takon Nahisė sė Rekės. Nė defterin themeltar tė kėtij viti, ėshtė shėnuar nė kuadėr tė Vilajetit tė Rekės, ėshtė “has” i “zaimit”. Pra, Zaimet e Rekės sė Karagjoz Beut dhe numėron; 6 familje tė krishtera. Kultivon grurė, elb, dhekėr e bletė dhe i paguan timarit 77 akēe nė vit. Emrat e kryefamiljarėve: Progon Tome, Kole Tome, Andrea Tome, Hozhava Tome etj. Nė regjistrimin e vitit 1519, ka tė regjistruar 13 familje tė krishtera. Fshati Vollkovi nė vitet 1519-1583 ishte derven, shtrihej nė Rekėn e Epėrme ose tė Madhe, pranė fhstrave Trnicė e Debovė(fshat i zhdukur).
    Edhe nė regjistrimin e vitit 1583, fshati Vollkovi, ėshtė fshat derven, hynė nė Nahinė e Rekės, qė bėnte pjesė nė Sanxhakun e Ohrit, numėronte: 40 familje tė krishtera, me 40 ēifte e 5 beqarė dhe i paguante timarit 2514 akēe nė vit.
    Disa emra emra tė kryefamiljarėve: Pejo Gjon, Dimitri Gjursan, Stojan Pejo, Kojo Pejo, Dimtri Stojan etj.
    Vollkovia ėshtė fshat i vjetėr derven. Spahiut tė tyre i paguanin pėr ēdo person gjatė vitit nga 10 akēe nė vit ispenxhe. Nė regjistrimin e vjetėr ėshtė shėnuar se e rregullojnė dhe e mirėmbajnė Urėn e radiks dhe rrugėn qė niste nga Kankandeleni (Tetova). Nė bazė tė njė dokumenti tė mė hershėm, nė regjistrimin e fshatrave tatimet e jashtėzakonshme (“avarizi Divanie ve teqalife-Ofrie”), pra taksat e jashtėzakonshme.
    GIRQANI ose GREKAJ - Ėshtė fshat i krishterė. Shtrihet nė verilindje tė Dibrės dhe bėnte pjesė nė Nahinė e Rekės, nė kuadėr tė Sanxhakut tė Ohrit. Nė regjistrimin e viteve 1536-1539, fshati ka tė evidentuar 11 familje e 1 beqar. Nė vitin 1583, fshati numėronte 20 familje, 28 persona e 8 beqarė; i paguante timarit ose spahiut 1070 akēe nė vit dhe ka pasur 2 mullinjė qė kanė punuar tėrė vitin. Emrat e disa kryefamiljarėve; Lazar Gjin, Petri Bogdan, Jovan Gjin, Keko Gjin, Keko Todor, Gjin Petko, Dede Bodin, Zaharia Gjin etj.

    VĖRBEN-Shtrihet nė verilindje tė Dibrės dhe bėn pjesė nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, fshati ka tė evidentuar 9 familje tė krishtera, me 722 akēe tė ardhura dhe ishte “has” i Karagjoz Beut. Ėshtė shėnuar me emrin VIRBNI. Emrat e kryefamiljarėve; Gjergj Luēe, Vasko Luēe, Margin Popi, Pale Skure, Kole Kozmaj, Mile Gjirak, Tanush Gjirak etj.
    Nė regjistrimin e vitit 1536/39, fshati numėronte 93 familje tė krishtera, 5 beqarė e 1 vejushė si dhe, 1 familje myslimane.
    Nė defterin osman pėr Sanxhakun e Ohrit tė vitit 1583, nė mes tjerash thuhet se; fshati ėshtė i evidentuar me emrin VIRBEN me 50 familje tė krishtera dhe 20 familje myslimane, prej tė cilave 13 tė islamizuara dhe se, fshati shtrihej nė verilindje tė Dibrės, nė mes fshtrave Shtirovicė dhe Sencė. Me kėtė regjistrim fshati ka numėruar 165 persona, 3 ēifte, 120 familje tė krishtera, 37 beqarė dhe 5 bashtina si dhe ėshtė fshat derven.
    Fshati hynė nė pėrbėrje tė Nahisė sė Rekės dhe timarliut i paguajnė 17.000 akēe nė vit si dhe, nė fshat punojnė tėrė vitin 4 mullinj dhe po ashtu janė tė regjistruar se ka bletė.
    Emrat e disa banorėve; Mustafa Pejo, Nikolla Bogdan, Pal Llazari, Mezak Llazari, Gjin Bogdani, Pal Kole (Ēole), Laē Pejo, Pal Marko, Marko Gjin, Mir Pal, Pal Todor, Jovan Gjon, Pejo Nika, Pejo Lato, Koja Pal, Kojo Gjergj, Pal Gjergj, Gjon Gjurro, Marko Gjin, Gjergj Pejo, Jovan Gjon, Gjergj Joko ( Boko), Gjon Petko, Petar Tanushi, Pero Marko, Gjin Shimjat etj. ( Turski dokumenti za Ohridskiot Sanxhak, T. VIII/I, f. 632-633).

    KIĒINICĖ- Ėshtė derven dhe kryesisht i krishterė. Shtrihet nė verilindje tė Dibrės, nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, ka qenė i shkretuar e i pa banuar, ndėrkaq nė vitin 1519, fshati ėshtė merza dhe pėrsėri janė vendosur 8 familje tė krishtera. Pra, fshati shtrihej nė Rekėn e Epėrme ( e Madhe). Nė regjistrimin e vitit 1583, fshati Kishnicė, ėshtė derven dhe kanė ruajtur e mirėmbajtur rrugėn Kallkandelen-Dibėr dhe i takon Nahisė sė Rekės qė hynte nė Sanxhakun e Ohrit dhe ka tė evidentuar 12 persona, 6 familje tė krishtera, 6 beqarė si dhe i kanė paguar spahiut 360 akēe tė ardhura nė vit.
    Emrat e disa kryefamiljarėve: Mehmet Pervane, Dervish Pervane, Petri Gjin, Gjin Gjorēe, Stojan Ēernak, Pejo Pali etj.
    KRAKORNICĖ- Fshat i krishterė dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės, nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, fshati ka qenė “has” i Karagjoz Beut, bėnte pjesė nė Vilajetin e Rekės, ka numėruar 3 familje tė krishtera dhe i ka paguar timarit 143 akēe nė vit. Sipas kėtij regjistrimi banorėt kanė qenė: Gjon Duēe ose Doēe, Gjon Kirkit ose Kirgit dhe Miho Meksha.
    Nė vitin 1519, fshati ka numėruar 12 familje ēifte tė krishtera dhe 1 beqar. Nė regjistrimin e vitit 1583, fshati Kakornicė ėshtė nė kuadėr tė Nahisė sė Rekės, qė shtrihej nė verilindje tė Dibrės nė kuadėr tė Sanxhakut tė Ohrit. Fshati ka numėruar 33 persona, 1 familje jobesimtare, 20 familje tė krishtera e 1 beqar, ka punuar 1 mulli dhe timarit i kanė paguar pėr ēdo vit 1113 akēe. Disa nga banorėt: Mahmut Abdulla, Pal Petko, Lin Janica, Laē Tode, Petri Stojan, Leko Miho, Gjon Miho, Lado Pejēin etj. (Turski dokumenti, T. VIII/I, f. 625).

    NISHTROVĖ- Ėshtė fshat i krishterė dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės nė Nahinė e Rekės. Nė Vitin 1467, Nistrova ėshtė “has” i karagjoz Beut, hynė nė kuadėr tė Vilajetit tė Rekės, i paguan timarit 901 akēe nė vit, ka pasur 2 mullinj dhe ka numėruar 11 familje tė krishtera. Banorėt e fshatit sipas kėtij regjistrimi kanė qenė: Kol Bardhi, Gjon Pashajėt, Gjore Ivret, Stepan Kovaē etj.
    Nė regjistrimin e vitit 1519, fshati ėshtė evidentuar me emrin NSTROVĖ dhe ka numėruar 36 familje tė krishtera.
    Nė vitin 1583, fshati Nishtrovė, hynė nė pėrbėrje tė Nahisė sė Rekės, nė kuadėr tė Sanxhakut tė Ohrit. Numėron; 83 persona, 70 familje tė krishtera e 13 beqarė, i kanė paguar timarit 3665 akēe nė vit si dhe, ka pasur 3 mullinj qė kanė punuar tėrė vitin.
    Disa nga kryefamiljarėt kanė qenė: Miho Dade, Gjoni i biri i Mihos, Petri Boshko, Kolo Pavlo, Gjin Krojēe, Pavle Deno, Gjin Stamati, Petro Stamati, Gjin dane (Dabe), pop Nikolla, Pop Jovani, Gjin Jovko, Gjin Nikkola, Koēo Drenko, Todor petri, Nikolla Bogdani, Velēko Gjin, Hran Gjin, Mile geno, Leko Gjorgji, Gjin Petri, Jefēe Nikolla etj.
    NIĒPUR- Ėshtė fshat i krishterė dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės dhe hynė nė kuadėr tė Nahisė sė Rekės. Nė vitin 1467, ėshtė “has” i Karagjoz Beut dhe ka qenė nė kuadėr tė Vilajetit tė Rekės. Timarliut i kanė paguar 797 akēe nė vit, ka pasur 2 mullinj dhe ka numėruar 9 familje. Sipas kėtij regjistrimi banorė tė fshatit kanė qenė: gjon Tome, Pop Nikolla, Mino Shahis, Gjon Shirke (Sherke), Kolė Tome, Ceko i biri i Gjergjit, Petko-ja biri i Mihos etj.
    Nė regjistrimin e vitit 1536/39, fshati ka numėruar 16 familje e 2 beqarė. Nė vitin 1583, fshati Niēpur ėshtė nė kuadėr tė Nahisė sė rekės nė Sanxhakun e Ohrit, ka numėruar 28 persona, 20 familje e 8 beqarė, ka pasur 2 tjerrėtore leshi, 1 mulli si dhe pėr ēdo vit kanė paguar timarliut 1000 akēe. Banorė tė fshatit kanė qenė: Gjon Dano, Gjorēe Dano, Gjuro Gjon, Kole Gjurro, Stojko Kosta, Mitre Brajan etj. (Turski dokumenti za Ohridskiot sanxhak)
    RIMNICĖ- Ėshtė fshat i krishterė nė Nahinė e Rekės dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės. Nė shek. XV-XVI, kanė qenė dy fshatra fqinje, Rimnica e Madhe (Byjuk Ribnica) dhe Ribnica e Vogėl (Kuēuk Ribnica).
    Nė vitin 1467, Rimnica e madhe numėronte 10 familje, nė vitin 1536/39, fshati ka tė evidentuar 34 familje tė krishtera e 3 beqarė, ndėrsa nė regjistrimin e vitit 1583, Ribnica e Madhe nuk ėshtė e evidentuar. Si duket qė ato vite u bashkua me Rimnicėn e Vogėl.

    RIBNICA E VOGĖL (Kuēuk Ribnica), ėshtė fshat i zhdukur dhe shtrihej nė verilindje tė Dibrės nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, ėshtė i evidentuar me emrin Ribiēicė dhe ka numėruar 4 familje, me kryefamiljarėt: Bojko Tanusheviq, Miho Tanusheviq, Pop Novak etj.
    Nė regjistrimin e viteve 1536/39, ėshtė shėnuar me emrin Ribiēica e Vogėl dhe ka pasur 42 familje, 4 beqarė si dhe 1 familje muslimane.
    Ndėrkaq nė regjistrimin e vitit 1583, fshati nuk ėshtė i evidentuar ose sė paku mund tė jetė i evidentuar me emėr tjetėr.

    SENCĖ-Ėshtė kryesisht fshat i krishterė dhe shtrihet nė verilindje tė Dibrės nė Nahin e Rekės. Nė vitin 1467, nė regjistėr ėshtė shėnuar me emrin SENĒI. Ka qenė “has” i Karagjoz Beut, ka numėruar 4 familje, ka pasur 1 mulli dhe i ka paguar spahiut 570 akēe dhe plus 30 akēe taksėn e mulliut. Sipas kėtij regjistrimi banorė tė shfatit kanė qenė: Andrea Ēajlani, Pejo Tome, Dabiē Loz, Petko Dimtri etj.
    Nė vitin 1519, fshati ka tė evidentuar 42 familje tė krishtera e 1 musliman. Regjistrimi i vitit 1583, pėr fshatin Sencė ėshtė i plotė. Fshati ėshtė nė kuadėr tė Nahisė sė Rekės nė Sanxhakun e Ohrit; i paguajnė spahiut 2230 akēe nė vit, ka 2 mullinj (30 akēe tatim) dhe numėron; 42 persona, 3 benakė, 30 familje tė pafe 9jo besimtarė), 8 beqarė dhe 1 bashtinė. Banorėt e fshatit kanė qenė; Hasan Kolēko (Benak), Ibrahim Jovan (Benak), Petri Pavle, Nikolla Petri, Gjin Janko (Panko), Gjin Dimitri, Nikolla Gjin, Siho Gjon, Pejo Jofko, Nikolla Stojko, Jovan Nikolla, Kalan Boshko, Bogdan Todor etj. si dhe Bashtina e Iskenderit nė duart e Nikolla Gjoni-it.

    ZHUZHLE-Ėshtė fshat i krishterė nė Nahinė e Rekės. Nė vitin 1467, fshati ėshtė “has” i Karagjoz Beut, nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Rekės. Nė kėtė regjistrim ka 5 familje dhe spahiut i ka paguar 467 akēe si dhe ka 2 mullinj. Banorė tė fshatit janė; Gjon Kirkoviq, Gjon Vlash, Kirk Bardh, Leka Dabdas e Pop Meksha.
    Nė vitin 1519, fshati ka numėruar 14 familje tė krishtera dhe shtrihej nė Rekėn e Madhe (Epėrme) pranė fshatit Nishtrovė.
    Nė regjistrimin e vitit 1583, fshati Zhuzhle, hynė nė pėrbėrje tė Nahisė sė rekės nė sanxhakun e Ohrit, i pagoi timarliut 1000 akēe dhe numėron 28 persona, 1 ēift, 20 familje tė krishtera, 7 beqarė dhe ka pasur 1 mulli. Banorėt e fshatit sipas kėtij regjistrimi kanė qenė; Ali Stojan, Ivan Barde (Bazde), Janēe Gjon, Nikolla Gjon, Kojo Jan, Konstantin Janak, Petro Nikolla, Hasan Meritor, Marko Ēoēo, Kojo Boshko, Jovan Boshko, Gjon Kojo, Gjin Kojo, Stepan kojo, Jovan Pejo etj.
    Sipas burimeve tė shkuara, popullsia e Rekės sė Epėrme deri nė vitet ‚60 tė shek. XIX, e tėra fliste shqip dhe ishte shqiptare. Rrugėpėrshkruesi dhe etnologu bullgar, Vasil K’noēov, nė vitin 1899, thekson se: „Duke rrugėtuar drejt verilindjes nė trevėn e epėrme tė rajonit tė Rekės, e njohur me emrin Reka e Madhe, popullsia ėshtė vetėm shqiptare (Arrnaute). Aty ka 23 fshatra shqiptare, prej tė cilėve veėm njėri fshat, Dufi, i takon administrativisht Kazasė sė Tetovės. Mq ahumq aė gjysma e banorėve aty janė shqiptarė tė krishterė ortodoks (3221 persona) dhe 3738 shqiptarė muslimanė, pra gjithsej 6959 shqiptar. Arnautėt (Shqiptarėt) thekson V. Kėnēovi nė Rekėn e Madhe janė banorė tė vjetėr nė kėtė rajon. Por, shton edhe atė se nė mesin e tyre ka edhe bullgarė, tė cilėt janė asimiluar nė shqiptarė. Rekalinjtė e ruajtėn pėr njė kohė tė gjatė fenė e tyre, sepse mundėn qė tė fshihen nė ato rajon. Konverimi i tyre nė fenė islame do tė pėrforcohet aty nfa fundi i shek. XVIII, e cila do tė vazhdoi edhe nė gjysmėn e parė tė shek. XIX. Koncertimi i fundit i mė shumė familjeve u bė rreth vitit 1855, nė fshatin Shtirovicė, ku 30 familjet e fundit pranuan fenė islame. Si nga veriu, ashtu edhe nga jugu „rakalinjtė“ takohen me fshatrat bullgar dhe popullsia i flet tė dy gjuhėt. Banorėt e Beliēicės dhe Kiēinjcės flasin mirė bullgarishten, por gjuhėn amtare e kanė gjuhėn shqipe. Dy gjuhėsore ėshtė edhe fshati Duf. Popullsia shqiptare e krishterė po shpėrngulet nga Reka e Madhe. Veēanėrisht ėshtė rritur kėto 40 vjetėt e fundit, duke u vendosur fillimisht nė Tetovė e Stamboll, kurse viteve tė fundit shkojnė mė shumė familje nė Bullgari, nė qytetete: Samakovė, Dupnishko, e Qystandil. Nė gjysmėn e shek. XIX fshati Verbėn thotė Kėnēovi kishte 100 familje tė krishtera shqiptare, kurse tani nė fund tė shekullit ka vetėm 40 familje“. nė mes tė tjerave shton se statistikat osmane pėr Kazanė e Rekės shėnojnė se kjo kaza numėron 10. 681 meshkuj dhe dyfishi i saj ėshtė 21.362 frymė“ .

    Nė fund tė shek. XIX kjo krahinė nė pikėpamje gjuhėsore u shpėrbė. Pėr me sllavizuar atė ndikoi administrata osmane, e cila aty lėshoi qė tė hapen shkolla vetėm nė gjuhė serbe, me mėsues e psalmė tė ardhur e tė paguar nga Beogradi, dhe nė kėtė mėnyrė u arrit qė njė pjesė e popullsisė tė nxjerrė nga pėrdorimi gjuhėn e nėnės, shqipen. Me mision tė veēantė nė trevėn e Rekės ka qenė edhe gjeografi Jovan Cvijiq, i cili thekson se „Tėrė banorėt e Rekės sė Epėrme kanė qenė tė krishterė, gjegjėsisht ortodoks, nė tė shumtėn e rasteve sllavė dhe diēka vllahe ose arumanė:, por i zihet fryma tė thotė se kanė jetuar edhe shqiptarėt.
    Atdhetari e diplomati shqiptar Mit’hat Frashėri, nė librin „Shqiptarėt e sllavėt“ faqe 82-84 nė mes tjerash do tė shkruaj „.... Pikėrisht kjo paqe e kjo siguri kanė bėrė tė mundur qė sllavėt tė zgjerohen nė dėm tė elementit shqiptar, tė ndihmuar nga institucionet e tyre tė kishave dhe manastireve, tė ndihmuar nga priftėrinjtė e mė pas nga mėsuesit e shkollave. Organizimi fetar i sllavėve i ngjashėm me atė qė kanė pasur grekėt deri nė fund tė shek.XIX, u ka dhėnė atyre shumė shpesh pėrparėsi kundėr shqiptarėve.
    Shqiptarėt ortodoks tė detyruar tė frekuentojnė kishat e po ashtu edhe shkollat sllave, serbe ose bullgare, shumė shpesh janė njėsuar si tė tillė dhe numri i tyre ka shėrbyer pėr tė rritur atė tė skllavėve. Siē e kemi cilėsuar edhe mė lartė, ky proces i kundėrt me atė qė dijetarėt sllavė kanė dashur ta quajnė „Shqiptarizimi i serbėve“. Kjo shpjegon pse udhėtarėt dhe etnografėt kanė parė nė veri dhe nė lindje tė Shqipėrisė veē muslimanė e e katolikė, meqenėse ortodoksėt i kanė ngatėrruar me sllavėt. Vetė sllavėt pranojnė tė kenė bėrė njė propagandė ngulmuese pėrmes shkollave dhe kishave tė tyre, me tendencė pėr tė dhėnė njė iluzion tė gabuar tė gjendjes etnografike, nė mos , pėr tė ndryshuar asaj karakterin. Ja ēfarė lexohet pėr Dibrėn, nė gazetėn e Sofjes „Jehona“ e Bullgarisė, : „Megjithėse qendėr e vetme bullgare e dijes nė rajon ėshtė manastiri i Zhan Bigorit , ka arritur jo vetėm tė mbajė gjuhėn dhe shėrbimin religjioz bullgar nė fshatrat e pastra bullgare ,duke iu dėrguar kėtyre mėsues shkollash, famullitarė, psaltė dhe ikonografė, por ka arritur edhe tė ushtrojė njė influencė mbi popullsinė e pastėr shqiptare tė kėsaj krahine, aq sa shqiptarėt ortodoks tė krahinės sė Gorna Rekės (Reka e Epėrme) e bėjnė shėrbesėn fetare, si nė tė kaluarėn ashtu edhe sot, nė gjuhėn sllavo-bullgare, e madje qė prej 40 ose 50 vitesh ata edhe ndėrmjet tyre flasin bullgarisht „Pohimi i publicistit bullgar, Jordan Ivanov, thotė Mit’hat F. , i cili pranon se „ nė Gostivar popullsia kristiane shqiptare ėshtė bullgarizuar nė kontakt me bullgarėt“ , pėr ne ėshtė , gjithashtu, mjaft kuptimplote. Shtoni shembujt, shumoni rastet e do ta kuptoni si kanė vepruar sllavėt , qofshin ato tė Ohrit, Manastirit, Prishtinės apo Pejės, tė cilėt janė prirur tė shohin sllavė , kudo qė gjendej njė ortodoks shqiptar. Por ky ėshtė njė iluzion i rremė e i paqėndrueshėm, sikur ai i grekėve tė cilėve u dukej „helen“ ēdo shqiptar, bullgar, rumun apo serb, mjaft tė ishin tė besimit ortodoks.
    Gazeta „Jehona“ e Bullgarisė , qė dilte nė Sofje , nė njė nga numrat e parė tė publikuar nė vitin 1913, nė njė studim kushtuar Dibrės, por edhe shqiptarėve tė krishterė qė kanė filluar tė quhen bullgarė,Autori bullgar Jordan Ivanov thotė se : „Nė Gostivar popullsia shqiptare e krishterė qė jeton pranė minoritetit bullgar, ėshtė bullgarizuar“. Ky ėshtė njė pohim qė duhet zbuluar e duhet mbajtur mend, sepse aty mund tė gjejmė kyēin e mė shumė se njė enigme. Nė kėtė influencė , tė krishterėt e Tetovės dhe tė Pejės janė konsideruar shpesh si sllavė , ku me fjalėn influencė kuptojmė kishėn, klerin dhe shkollat. E pėrsėrisim, -shton Mit’hat Frashėri , se statistikat serbe ose bullgare nuk shėnojnė shqiptarė tė tjerė , pėrveē atyre qė praktikojnė fenė muslimane dhe katolike.Pjesa qė mbetet , domethėnė ortodoksėt, janė tė konsideruar si serb ose bullgarė“. Nė fund M.Frashėri thekson: „...Nuk po pėrmendim kėtu 25 fshatrat e Rekės nė Dibėr, ku popullsia ,ndonėse ortodokse ,flet vetėm shqip dhe e konsideron veten si tė kėtillė“.
    Kėtu po riprodhojmė si dokument, njė nga telegramet e shumta qė kanė dėrguar shqiptarėt e kėtyre krahinave, nė kohėn e luftėrave ballkanike, nė adresė tė Shkėqelsisė sė Tij, Sėr Eduard Grej, sekretar Shteti i Forin Ofisit tė Anglisė dhe kryetar i Konferencės sė Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Londėr: „Ne, tė nėnshkruarit ,shqiptarė me origjinė nga Dibra qė banojmė nė Rumani, tė deleguar prej bashkatdhetarėve tanė nė mbledhjen e sotme tė 12 Janar 1913,protestojmė energjikisht kundėr presionit tė ushtruar mbi bashkatdhetarėt tanė, tė cilėt ju kanė shprehur telegrafisht se janė tė kėnaqur nga administrata sėrbe dhe se refuzojnė tė bėjnė pjesė nė shtetin shqiptarė .
    Tė njohurit e gjuhės sėrbe ne lokalitetet e pėrmendura katėrcipėrisht tė njohura si shqiptare, nuk provojnė aspak origjinėn serbe. Kjo gjuhė ėshtė mėsuar prej punėtorėve shqiptarė qė shkonin nė Serbi pėr ti ushtruar zanatet e tyre. Kritikojmė si tė padenja proced

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    35 falenderime nė 35 postime
    Arkeologu maqedonas qė pėrpiqet tė zhdukė gjurmėt shqiptare

    Publikuar: 15.08.2011 -
    Shkup, 15 gusht - Pėrfaqėsues shqiptarė nė Ministrinė e Kulturės apelojnė pėr stopimin e projekteve kulturore qė anashkalojnė kulturėn dhe arkeologjinė shqiptare nė Maqedoni.

    Arkeologu kontrovers maqedonas, Pasko Kuzman, po pėrgatit botimin e 130 librave kulturo-historike pėr trashėgiminė kulturore tė Maqedonisė, bėn tė ditur INA.

    Lajmi bėhet i ditur nga burime pranė Ministrisė sė Kulturės, tė cilėt janė tė njohur me projektin e ashtuquajtur kapital, pėr tė cilėn janė vėnė nė dispozicion miliona euro dhe qė bartės ėshtė Drejtoria pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore.

    Autori dhe ideatori i kėtij projekti Pasko Kuzman, drejtori i Drejtorisė pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, kohė mė parė ishte vėnė nė shėnjestėr tė kritikave nga qarqe shkencore shqiptare si ideator pėr gėrmimet arkeologjike qė zhdukin artefakte ilire dhe tė periudhės dardane si dhe projektuesi i ndėrtimit tė Kishės nė Kalanė e Shkupit.

    Kuzman ka konfirmuar pėr mediat proqeveritare se po pėrgatiten botimet, duke nėnvizuar se bėhet fjalė pėr 130 libra qė do tė jenė tė rėndėsishme pėr trashėgiminė kulturore dhe natyrore tė Maqedonisė, ku kryesisht do tė pėrfshihen lokalitete arkeologjike, kisha dhe manastire, xhami dhe vlera natyrore.

    Sipas tij, kėtij publikime fillimisht do tė botohen nė gjuhėn maqedonase, angleze, gjermane, franceze dhe ruse, ndėrsa jo edhe nė gjuhėn shqipe. Kuzman paralajmėron se nė plan tė dytė ato do tė publikohen dhe pėrkthehen edhe nė gjuhėt turke, serbe dhe tė tjera.

    Ministria e Kulturės dhe Drejtoria pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore ka angazhuar disa autorė dhe shkencėtarė pėr punimin e kėtyre librave. Njė trajtim tė kėtij aktiviteti tė ri tė kėsaj drejtorie ka bėrė edhe e pėrditshmja “Koha” nė Shkup.

    Punonjės nė Ministrinė e Kulturės kėrkojnė qė tė verifikohet ky projekt dhe tė ngritėt nė nivel tė Qeverisė, pėr tė parandaluar botimet qė mund tė jenė skandaloze dhe tė shmangin vlerat dhe pasuritė kulturore, arkeologjike tė shqiptarėve nė Maqedoni. Botimet e para nga Kuzman janė paralajmėruar tė dalin nė dritė nė vitin 2012.


    http://img542.imageshack.us/img542/1...0811132011.jpg

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    465
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Morre le te germon,e le te shkruen sa don ky fare njeri i trent,mbasi akademia shqipetare ashte e verbet,ssssssshhhhhhhhhhhhum shum e verbet,nuke japin asnji lek per arkeologji shqipetare,pastaj do te ju bohet vone.SHQIPETARET E VERBET

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    35 falenderime nė 35 postime
    Konflikti pėr Bazilikėn mund ta djeg fondin

    KOHA
    Nė lokalitetin e Bazilikės sė Ladorishtit punimet u ndėrprenė pasi banorėt hodhėn dyshime se aty do tė ndėrtohet njė kishė. Me tė filluar punimet pėr realizimin e projektit pėr mbulimin e Bazilikės sė Ladorishtit, persona tė panjohur kanė djegur materialet ndėrtuese, veprim i cili ka sjellė ndėrprerjen e punimeve nė kėtė lokacion arkeologjik

    Patriot LUMANI/KOHA
    Strugė - Mbetet e paqartė gjendja se si do shkojė ndėrhyrja pėr ndėrtimin e konstruksionit nė formė kulmi nė lokalitetin arkeologjik "Bazilika" nė Ladorisht tė Strugės. Kjo situatė e cila mund tė reflektohet edhe me djegien e fondit prej tre milionė denarė sa janė ndarė pėr fazėn e parė, pėr shkak tė mos fillimit tė punimeve dhe shkeljes sė afateve. Astrit Shemo, banor i Ladorishtit, nė pronėn e tė cilit ndodhet lokaliteti arkeologjik, pohon se i ėshtė komunikuar nga mbikėqyrėsi i punimeve se nėse nuk fillojnė punimet sė shpejti, fondi mund tė digjet dhe tė transferohet nė destinacion tjetėr. Ai shprehet pro ndėrhyrjes te Bazilika, sepse e konsideron si njė vlerė qė tregon autoktoninė nė kėto anė, e cila nuk duhet tė lejohet qė tė nėpėrkėmbet pėr asnjė arsye.
    Arben Labėnishti, deputet i zonės, konfirmon se akoma nuk ėshtė arritur njė pajtueshmėri me strukturat lokale pėr fillimin e punimeve. “Unė para disa ditėve realizova njė takim me struktura tė fshatit nė funksion tė tejkalimit tė kėsaj situate. Por, edhe nė atė takim nuk u arrit njė kompromis pėr fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e konstruksionit nė formė kulmi te Bazilika. Nuk di tė them nėse zvarritja e nisjes sė punimeve do tė sjellė djegien e fondit, por di tė them se atje duke iu referuar edhe planit me tė cilin jam konsultuar nuk ndėrtohet kishė, por njė konstruksion i cili do ta mbrojė dhe do ta shndėrrojė lokalitetin arkeologjik nė atraksion kulturor dhe turistik, ku pėrfituesit e parė do tė jenė ladorishtarėt”, thotė deputeti Labėnishti.
    Ndėrkohė, Sasho Cvetkovski, drejtor i Muzeut “Nikolla Nezllobinski”, konfirmon se investimi bėhet nėpėrmjet Drejtorisė pėr ruajtjen e trashėgimisė nė bashkėpunim me Muzeun e Ohrit. Por, pavarėsisht qė institucioni i tij nuk ėshtė pėrfshirė nė kėtė projekt, ai siguron se nė atė lokalitet nuk do tė ndėrtohet kishė, por njė konstruksion nė formė kulmi pėr tė ruajtur dhe mbrojtur mozaikun e Bazilikės. “Nė rajonin e Strugės ndodhen katėr Bazilika, por pėr nga specifikat dhe vlerat qė kanė, ajo e Ladorishtit nuk ka tė krahasuar me tjerat si pėr nga madhėsia ashtu dhe pėr mozaikun dhe vlerat qė ka” shprehet Cvetkovski.
    Nė lokalitetin e Bazilikės sė Ladorishtit punimet u ndėrprenė pasi banorėt hodhėn dyshime se aty do tė ndėrtohet njė kishė. Me tė filluar punimet pėr realizimin e projektit pėr mbulimin e Bazilikės sė Ladorishtit, persona tė panjohur kanė djegur materialet ndėrtuese, veprim i cili ka sjellė ndėrprerjen e punimeve nė kėtė lokacion arkeologjik nė fshatin Ladorisht. Njoftohet se pėr realizimin e projektit pėr mbulimin me kulm tė gjithė hapėsirės sė Bazilikės sė Ladorishtit janė ndarė mjete nė njė vlerė prej 3 milionė denarė, ndėrsa pėr fazėn e dytė ishte menduar edhe shtrimi i rrugės qė tė ēon atje me asfalt.
    Bazilika e Ladorishtit shtrihet nė njė hapėsirė qė kapė njė sipėrfaqe prej 700 metra katrorė dhe daton nga shekulli i IV dhe fillimi i shekullit V tė erės sonė. Dimensionet e kėsaj Bazilike janė lindje-perėndim 26.30 dhe veri-jug 27 metra katrorė, me tė gjitha ambientet pėr nevoja tė funksionimit tė saj. Sipėrfaqja, mozaiku dhe ambientet e kėsaj Bazilike janė dėshmi pėr njė civilizim dhe qytetėrim tė popullatės sė kėsaj ane nė shekuj e deri nė ditėt e sotme. Vetė madhėsia e Bazilikės, sipas arkeologėve, dėshmon se nė kėtė vend ka pasur njė megapolis qė tregon pėr njė tė kaluar tė ndritshme tė kėsaj ane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    366
    Faleminderit
    13
    20 falenderime nė 18 postime

    Pėr: ZBULIMET ARKEOLOGJIKE ILIRE - DARDANE ne ILIRIDA

    Gjurmė Shqiptare - Ilirida, tė Vėrtetat e Jashtėzakonshme

    https://www.youtube.com/watch?v=IA0CB4dUaoM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi II : 18-04-2017 mė 13:44

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    366
    Faleminderit
    13
    20 falenderime nė 18 postime

    Pėr: ZBULIMET ARKEOLOGJIKE ILIRE - DARDANE ne ILIRIDA


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •