Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Lista prej 323 emrash e persekutorëve komunistë

    Lista prej 323 emrash e persekutorëve komunistë
    Publikuar më back | 02.07.2008
    Në mars të vitit 1993, gazeta “Ringjallja”, organi i Shoqatës së ish- të Përndjekurve Politikë dhe të dënuarve politikë, botoi një listë me 185 emra, të cilët i akuzon se kanë ushtruar terror, dhunë dhe kanë dënuar për motive politike, gjatë viteve 1945-1990, rreth 10 familje.
    Në vijim po japim listën e emrave, të botuar në gazetën “Ringjallja”, që janë nxjerrë nga kallëzimet e ish- të përndjekurve politikë pranë shoqatës kombëtare dhe në atë të Tiranës. I bashkëngjisim kësaj liste edhe emra të tjerë, të denoncuar në gazetën “Liria” dhe në shtypin demokratik të kohës
    1 Aranit Çela
    2 Arzem Leskoviku
    3 Avram Koja
    4 Azbi Lamçe
    5 Ali Kubati
    6 Angji Faberi
    7 Angji Lubonja
    8 Anastas Dushku
    9 Ali Korbi
    10 Ago Çela
    11 Abedin Topi
    12 Agim Shkupi
    13 Ali Shtino
    14 Agron Tafa
    15 Aleksandër Nakolli
    16 Adil Prishtina
    17 Agim Alimema
    18 Ali Xhunga
    19 Asllan Liçi
    20 Anastas Koroveshi
    21 Aleksandër Shundi
    22 Asaf Kondi
    23 Arqile Lole
    24 Besnik Çomo
    25 Bexhet Mema
    26 Beqir Baja
    27 Banush Goxho
    28 Bujar Jazexhiu
    29 Behar Xheka
    30 Besim Selita
    31 Bajram Tresova
    32 Bedri Spahiu
    33 Bajram Korvafa
    34 Bejtash Kore
    35 Burhan Beqiri
    36 Bilo Bregu
    37 Çelo Arrëza
    38 Çome Simaqi
    39 Çome Vodica
    40 Delo Balili
    41 Dilaver Bregasi
    42 Demir Prodani
    43 Dusho Dushaj
    44 Dulaq Lekiqi
    45 Dyl Rrjolli
    46 Dhosi Mborja
    47 Dhosi Progri
    48 Dhimitër Bonata
    49 Dhori Panariti
    50 Dhimitër Shahini
    51 Dhimitër Shkodrani
    52 Dhimitër Berati
    53 Dhimo Sinani
    54 Enrik Bilbili
    55 Engjëll Backa
    56 Edmond Caja
    57 Eqerem Anxhaku
    58 Eleni Hado
    59 Edmond Vodica
    60 Eqerem Xhafa
    61 Esat Mane
    62 Faik Minarolli
    63 Florian Kolaneci
    64 Ferhat Matohiti
    65 Fadil Pineti
    66 Fadil Kapisyzi
    67 Flamur Xhemali
    68 Fuat Brinja
    69 Fatos Trebeshina
    70 Fejzo Aloci
    71 Frederik Nosi
    72 Farudin Poçari
    73 Faredin Jaho
    74 Feçor Shehu
    75 Feti Smokthina
    76 Filat Muço
    77 Gole Bashari
    78 Gani Vajza
    79 Gaqo Meçi
    80 Galip Sojli
    81 Gaqo Progri
    82 Gani Kodra
    83 Gjolek Gërbi
    84 Gjolek Aliu
    85 Gjon Banushi
    86 Gjeli Argjiri
    87 Gjysh Tafili
    88 Gjovalin Ndoi
    89 Halim Xhelo
    90 Hasaf Kondi
    91 Hilmi Seiti
    92 Hajdar Aranitasi
    93 Hysen Hoxhati
    94 Haki Dule
    95 Hava Bekteshi
    96 Haki Keta
    97 Haki Vinçani
    98 Hilmi Telegrafi
    99 Hadër Isaj
    100 Hamdi Meta
    101 Hasan Ulqinaku
    102 Harun Ismaili
    103 Him Kolli
    104 Haxhi Pela
    105 Haxhi Gora
    106 Hodo Habibi
    107 Hazbi Lamçe
    108 Hysni Ndoja
    109 Hekuran Pobrati
    110 Irakli Kocani
    111 Irakli Bozo
    112 Isuf Keçi
    113 Ilo Vera
    114 Ismail Qineti
    115 Irfan Devolli
    116 Ilo Qafa
    117 Irfan Shaqiri
    118 Isuf Çobani
    119 Ilia Gaqo
    120 Ilo Bodeci
    121 Ilo Pano
    122 Isamedin Resmja
    123 Isa Halili
    124 Idriz Çoba
    125 Janaq Karapataqi
    126 Jani Naska
    127 Josif Gjika
    128 Josif Gjipali
    129 Josif Gegprifti
    130 Jorgo Sulioti
    131 Jaho Gjoliku
    132 Janaq Syko
    133 Koçi Xoxe
    134 Kadri Hazbiu
    135 Kadri Ismailati
    136 Ksenofon Nushi
    137 Koli Rrëmbeci
    138 Koço Josifi
    139 Kristo Mushi
    140 Koço Konstandini
    141 Kasem Kaçi
    142 Kristofer Mërtiri
    143 Kadri Bojaxhi
    144 Kiço Caja
    145 Kosta Prela
    146 Kiço Gjonçi
    147 Kapllan Sako
    148 Kapo Kapaj
    149 Kiço Proko
    150 Kasem Troshani
    151 Kamber Lipeshani
    152 Kopi Niko
    153 Lefter Lakrori
    154 Lake Devolli
    155 Luki Misha
    156 Lola Mano
    157 Lilo Zeneli
    158 Laudin Bardhi
    159 Lefter Kasneci
    160 Luan Avdia
    161 Lufter Hoxha
    162 Leo Baba
    163 Loni Dimoshi
    164 Llambi Peçini
    165 Llazi Stratobërdha
    166 Llazi Polena
    167 Llambi Titani
    168 Llazi Petro
    169 Mehmet Shehu
    170 Mihallaq Ziçishti
    171 Manush Myftiu
    172 Muço Saliu
    173 Myftar Tare
    174 Memisha Stepa
    175 Mustafa Iljazi
    176 Manol Milo
    177 Maqo Pecani
    178 Maxhit Metohu
    179 Mane Sevrani
    180 Muharrem Shehu
    181 Mynyr Tirana
    182 Muharrem Vasjari
    183 Mine Bejko
    184 Mehdi Bushati
    185 Meço Ahmeti
    186 Mustafa Rrapushi
    187 Mustafa Beqo
    188 Mëhill Doçi
    189 Mark Dodani
    190 Mehmet Jaho
    191 Mustafa Qilimi
    192 Nevzat Haznëdari
    193 Nesti Karanxhi
    194 Niko Ceta
    195 Nexhat Hyseni
    196 Naum Bezhani
    197 Niko Paskali
    198 Nysret Dautaj
    199 Nuri Çakërri
    200 Nasi Poloska
    201 Niko Popllo
    202 Nesti Saraçi
    203 Ndreçi Plasari
    204 Niko Kolitari
    205 Nazmi Brinja
    206 Nuçi Tirana,
    207 Njazi Zjarri
    208 Nesti Kopali
    209 Nevruz Bejleri
    210 Nusret Osmani
    211 Namik Xhafa
    212 Namik Cakrani
    213 Namik Veizi
    214 Nuredin Dobrosha
    215 Nuri Luçi
    216 Nazmi Biçoku
    217 Namik Qemali
    218 Nuçi Tira
    219 Petrit Hakani
    220 Pilo Shanto
    221 Paskal Andoni
    222 Petrit Arbana
    223 Peçi Kalluci
    224 Petrit Çakërri
    225 Piro Laska
    226 Petrika Mushi
    227 Pelivan Luci
    228 Pëllumb Kokona
    229 Pëllumb Karkanaqe
    230 Pandi Prifti
    231 Qemal Balluku
    232 Qamil Mane
    233 Qazim Myftiu
    234 Qamil Gavoçi
    235 Qemal Nallbani
    236 Qatip Dervishi
    237 Qazim Kondi
    238 Qamil Lamaj
    239 Qamil Meçe
    240 Qazim Mysliu
    241 Rexhep Kolli
    242 Rasim Deda
    243 Riza Lubonja
    244 Raqi Iftica
    245 Raqi Zavalani
    246 Raxho Hyseni
    247 Rustem Çipi
    248 Ramadan Hoxha
    249 Rrapi Dhima
    250 Rrapi Mino
    251 Stavri Xhara
    252 Stefo Grabocka
    253 Skëndër Konica
    254 Skënder Kosova
    255 Sali Hoxha
    256 Stavri Madhi
    257 Sabri Bebeti
    258 Skënder Backa
    259 Skënder Baftjari
    260 Ssabri Hoti
    261 Sylejman Maloku
    262 Serafin Meçe
    263 Sotir Vullkani
    264 Stavri Naçi
    265 Selman Vishocica
    266 Stefi Trebicka
    267 Siri Çarçani
    268 Sotir Xheka
    269 Spiro Xhai
    270 Subi Bakiri
    271 Sotir Mero
    272 Salo Petroshati
    273 Sotir Spiro
    274 Selim Alimerko
    275 Sami Abazi
    276 Spiro Lame
    277 Sali Bundo
    278 Skënder Myftari
    279 Simon Stefani
    280 Sulo Gradeci
    281 Skënder Tashollari
    282 Skënder Breca
    283 Shefqet Peçi
    284 Shemsi Totozani
    285 Shim Kolli
    286 Shuaip Panariti
    287 Shyqyri Kusi
    288 Shkëlzen Bajraktari
    289 Shkëlqim Zaloshnja
    290 Tasi Marko
    291 Tamaz Beqiri
    292 Tamaz Nepravishta
    293 Thoma Karamelo
    294 Thoma Fisniku
    295 Thoma Nako
    296 Thoma Napo
    297 Thanas Caku
    298 Vaske Koleci
    299 Veli Hoxha
    300 Vasil Milo
    301 Vaskë Afezolli
    302 Vangjo Mitrojorgji
    303 Vangjel Pecani
    304 Vilcon Pecani
    305 Veniamin Martini
    306 Veli Bakiri
    307 Vaskë Dimoshi
    308 Xhule Ciraku
    309 Xhevdet Gavoci
    310 Xhavit Struga
    311 Xhavit Miloti
    312 Xhafer Ramadani
    313 Xhemal Selimi
    314 Xhafer Pogaçe
    315 Xhako Bubësi
    316 Zoi Themeli
    317 Sylfi Saliu
    318 Zyhdi Aga
    319 Zajë Hysa
    320 Zihni Muço
    321 Zef Lokja
    322 Zoi Shkurti
    323 Arben Meço


    Shënim: Këta emra u morën nga “arkivat e gjalla”, nga kujtesa e disa ish- të burgosurve politikë. Ata që kanë qenë në “ferrin komunist” dhe kanë mbijetuar, le t’i bëjnë të njohur emrat e xhelatëve, të torturuesve dhe të shkaktarëve të vuajtjeve fizike e shpirtërore të tyre dhe të shokëve që nuk jetojnë më.
    Në këtë listë nuk janë pasqyruar të gjithë personat që kanë punuar në organet e diktaturës, që janë marrë me përndjekje, hetime, gjykime, ekzekutime për motive politike dhe që gjatë detyrës së tyre kanë ushtruar dhunë dhe tortura.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Ka,nganjeher dhe persona,qe dine te shkruajn kur flasin per shqiperine.Si Kthetrat.Bravo..."me oshetim".
    Nuk eshte njeriu qe ndjek te verteten,eshte e verteta qe ndjek njeriun.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    184 Mehdi Bushati
    Asht fjala per ish-lojtarin e Dinamos, sot pjese e FSHF? Dhandrri i Hysni Kapos e baba i Andi Bushatit. Apo asht tjeter?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    184 Mehdi Bushati
    Asht fjala per ish-lojtarin e Dinamos, sot pjese e FSHF? Dhandrri i Hysni Kapos e baba i Andi Bushatit. Apo asht tjeter?
    Mos eshte ndonje tjeter?Se Mehdi Bushatin e kan mbajtur per njeri te mire...(edhe se punuar ne ministri te brendshme),ne qofte se nuk gabohem.

  5. #5
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mos eshte ndonje tjeter?Se Mehdi Bushatin e kan mbajtur per njeri te mire...(edhe se punuar ne ministri te brendshme),ne qofte se nuk gabohem.
    Shume njerez nga ata qe jane ne liste mund ta kene mbajtur per shpirtnjeriu ne shoqeri. Se cfare iu punonte te arrestuarve apo te denuarve mbrapa dyerve te zyrave apo gjyqeve te mbyllura, kete vetem ata qe kane kaluar nga duart e tyre e dine.
    P.S.
    Edhe Ajhmanin e Himlerin per shpirtnjeriu i tregonin ne shoqeri. Gebelsi madje ka qene prind shembullor e njeri familjar.....pyet cifutet te te tregojne se sa shpirtnjeriu kane qene kur i kishin ne dore.
    "Who is John Galt?"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar më parë nga Toro Lexo Postimin
    Shume njerez nga ata qe jane ne liste mund ta kene mbajtur per shpirtnjeriu ne shoqeri. Se cfare iu punonte te arrestuarve apo te denuarve mbrapa dyerve te zyrave apo gjyqeve te mbyllura, kete vetem ata qe kane kaluar nga duart e tyre e dine.
    P.S.
    Edhe Ajhmanin e Himlerin per shpirtnjeriu i tregonin ne shoqeri. Gebelsi madje ka qene prind shembullor e njeri familjar.....pyet cifutet te te tregojne se sa shpirtnjeriu kane qene kur i kishin ne dore.
    Edhe mund te kesh te drejte,por edhe mund ta kesh gabim.
    Ne pergjithesi njerezit qe mbahen te mire nga shoqeria,jane o duhet te jene te mire.(por nuk do te thote qe eshte e sigurte).
    Sa per Mehdi Bushatin,per aq sa kam degjuar;ka qene futbollist me dinamon...e si shumica e tyre punonte ne ministrin e brendshme...etj etj.Por eshte mbajtur per njeri i mire.(por edhe mund te gaboj,prandaj duhen hapur dosjet).
    Sa per Himlerin e Gebelsin;ja ke futur kot.Nuk ja mbajtur njerez te mire.(ske nevoj te pyesesh as çifutet)
    Familjen,o prindin shembullor,nuk kane te bejne me diskutimin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ka 20 vjet askush seshte mare me keta as nga pd as nga ps qe ka qene ne shtet.
    Ata kane qene te keqinj po me te keq jan ata qe jan sot qe vrane e prene dhe shtetin prape e kane ata.
    Dekomunistimin se benj dot komunistet edhe pse kan krevate blu ate roze.
    Shume nga ajo lista siper me siguri ka vdekur nga mosha po ka edhe gjalle.
    Po femijet e tyre skane pse mbajne peshen e etreve, cdo njeri pergjigjet per koken e vet.
    Albania Uber Alles

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Po femijet e tyre skane pse mbajne peshen e etreve, cdo njeri pergjigjet per koken e vet.
    Nuk ka kerkuar njeri te persekutoje femijet e tyre. As vete ata nuk kane perse te persekutohen nese nuk kane bere ndonji krim.
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    184 Mehdi Bushati
    Asht fjala per ish-lojtarin e Dinamos, sot pjese e FSHF? Dhandrri i Hysni Kapos e baba i Andi Bushatit. Apo asht tjeter?
    Po me habit ti si "puro shkodran" qe je qe nuk e ditke se eshte pikerisht ai Mehdi Bushat qe pemende me lart.Te gjithe shkodranet e dine kete fakt dhe shume te tjere anembane Shqiperise.Emrat e ketyre njerezve duhet te gdhenden ne granit ne mes te Tiranes.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    ,,,,po ja fillojme me BILBIL KLOSIN.....150 veta denuar me vdekje vetem nga ky


    Krimet e komunizmit / Bilbil Klosi, gjykata«si komuniste qe dha shekuj burg dhe u mori jetene qindra antikomunistave


    &eum

    Mund të konsiderohet si rast tipik ai dënimeve që ai ka dhënë. Në vitet e para të sundimit të tyre gjykatësit ushtarak Bilbil Klosi i priste shpata në të gjitha anët duke shuar me një firmë të vetme sa e sa persona, e për rrjedhojë duke shkatërruar kushedi sa familje. Sikur njerëzit të ishin dele, lopë, apo kuaj, gjykatësi Klosi i dënonte të gjithë brenda një dite. I mbyllte në një vend të përbashkët në vendin e caktuar për gjykatë e pastaj i merrte nga 10, 20 ose më shumë. Vendimin e përmblidhte brenda një faqe. I kursente partisë së tij edhe bojën edhe letrën. Ka mundësi t’i ketë propozuar të kursenin edhe plumbat pasi mund të përdoreshin metoda të tjera si helmimi, mbytja, etj. Ndoshta është rasti më tipik sesi një person i diplomuar në perëndim për drejtësi, mund të bëhej kaq i pamëshirshëm në vendin e tij duke prodhuar me aq shpejtësi padrejtësi, viktima e dhimbje të pafund.

    Dikur më 1944 – 1945 ishte komisar i divizionit të 5-të komunist. Më 1945 komisar i divizionit 3. Më 1944 – 1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1945 kryetar gjyqi i korparmatës 1-rë. Për të mos ngelur deri këtu, më 1945 – 1946 partia e caktoi sekretar i përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitet 1946 – 1949 dhe 1950 – 1951 ishte ndihmësprokuror i përgjithshëm. Më 1949 kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake. Për të vazhduar më pas në krye të Ministrisë së Drejtësisë derisa kjo u shkri fare si e panevojshme.

    Ndër bashkëpunëtorët e Bilbil Klosit si ndihmësgjyqtarë mund të përmendet një kategori e madhe emrat me profil partizan. Shumica injorantë të dalë në mal për ndonjë plaçkë e për ndonjë mall. Nuk është rasti sot t’i listojmë ato, por po përmendim njërin prej tyre që ka emrin Kasem Trebeshina. Së bashku me Bilbil Klosin ai ka dënuar për motive politike shtetasit Mehmet Ibrahim Hoxha, Shaban Vath Mezini dhe Mentor Abdi Hatibi.

    Përveç të tjerave, Klosi si njeri i besuar i partisë ka dënuar edhe shtetas të huaj që kishin qenë dikur rezidentë në Shqipëri, kryesisht gjermanë. Këta nuk ishin “kriminelë”, apo ushtarakë, por njerëz me profesione civile deri edhe artistë (piktor e botanist) si rasti i gjermanit Hans Brust Troschel.

    Emrat e mbi 150 antikomunistëve të dënuar me vdekje ose me burgime të rënda nga Bilbil Klosi

    -Abedin Faslli Nepravishta

    -Ali Maliq Maliqi

    -Beqir Reshit Koleci

    -Dhimitër Vangjel Dhimodea

    -Elza Anton Koch

    -Ferit Iliaz Premasi

    -Frano Lelaj

    -Hans Brust Troschel

    -Hasan Islam Palushi

    -Islam Sadik Zekthi

    -Siersch Schildeberg

    -Syrja Golja

    -Hysen Progeri

    -Isa Kokalari

    -Jusuf Mehmet Mira

    -Metin Ruli

    -Murat Basha

    -Ramazan Shkalla

    -Luan Irfan Baçi

    -Jonuz Chisaku

    -Josuf Mehmet Dina

    -Abedin Rasim Hoxha

    -Adem Shaqir Qosja

    -Aleksander Kostandin Padalski

    -Beqir Sure Abazi

    -Gjon Mark Gjini

    -Haki Mehmet Tafaj

    -Halo Asim Ymeraj

    -Mehmet Javer Hurshiti

    -Ndoc Palok Gjoni

    -Qazim Rustem Konica

    -Mark Beqir Berisha

    -Ramazan Mahmut Jarani

    -Rexhep Mehmet Meta

    -Riza Behar Drini

    -Salih Vata

    -Shaban Vath Sheshori

    -Osman Veli Mema

    -Osman Kasem Gazepi

    -Riza Asllan Hoxha

    -Xhelal Telha Ceza

    -Ferit Vogli

    -Hajredin Zagolli

    -Mersin Meto

    -Sure Beqir Ajazi

    -Kol Zef Zefi

    -Besim Pazari

    -Muharrem Vrioni

    -Sitki Maliq Toptan

    -Ibrahim Bodinaku

    -Rexhep Çela

    -Dhimiter Koli Bala

    -Zef Mark Daci

    -Maksut Spahiu

    -Allaman Pisku

    -Alush Runa

    -Anife Karkuli

    -Selim Mati

    -Avni Dobreni

    -Fadil Mehmeti

    -Novruz Moglica

    -Myrteza Dunishti

    -Sinan Ibrahim Nora

    -Qemal Shaqiri

    -Shaqo Medi Trimi

    -Habib Ahmet Gega

    -Osman Shaqir Taraku

    -Nazmi Ali Lumani

    -Shaban Ibrahimi

    -Abdulla Ismail Kuri

    -Gjergj Sokoli

    -Kadri Hariz Hoxha

    -Niko Gaqi Opari

    -Ndue Pergega

    -Hysen Qamil Sejdini

    -Nikoll Bardhok Bajraktari

    -Xhevdet Mustafa Ndreu

    -Qazim Hamit Muhaj

    -Dhimiter Hariz Ajdhami

    -Sana Kristo Bezhani

    -Njazi Istref Çarçani

    -Vangjel Gaspër Kurta

    -Shyqyri Sulejman Basha

    -Hafez Sherif Lengu

    -Simon Rak Berdica

    -Haki Reshit Mulleti

    -Demir Haki Alizoti

    -Ahmet Myrteza Ndroqi

    -Bilush Remzi Shehu

    -Hasan Tasim Tatzati

    -Josif Nikolas Marxen

    -Man Halil Kopliku

    -Mithat Mustafa Aranitasi

    -Mehmet Haxhi Bushati

    -Nijazi Isa Mborja

    -Myzafer Qerim Resuli

    -Lluk Bajram Gjonaj

    -Ymer Seit Cani

    -Tajar Ali Litani

    -Selaudin Hetem Kulla

    -Abdulla Hamza Dedej

    -Isuf Islam Domi

    -Baki Islam Rysto

    -Rrok Nik Pulaj

    -Gaqo Theodhor Babi

    -Qemal Riza Kishta

    -Stefan Stavro Ajdhomi

    -Mynyr Hasan Troplini

    -Jorgji Foto Xhupa

    -Muharrem Iljaz Nanushi

    -Hekuran Karaman Llani

    -Nexhmi Islam Shijaku

    -Tefik Fejzullah

    -Mehmet Ibrahim Hoxha

    -Pashk Gjet Lleshi

    -Filip Ndoc Fishta

    -Ibrahim Ram Kadilli

    -Perlat Enver Myftari

    -Abaz Mustafa Priska

    -Jashar Delil Mema

    -Qemal Riza Binbashi

    -Xhemal Ibrahim Murthi

    -Shaban Vath Mezini

    -Kasem Bajram Malasi

    -Sadik Laze Beqiri

    -Osman Abdullah Kazazi

    -Mehmet Ali Vaci

    -Mustafa Osman Gjinali

    -Sali Ali Dani

    -Frano Prenç Prençi

    -Izedin Ismail Beshiri

    -Hysen Selim Bylyku

    -Dervish Ymer Shehu

    -Mentor Abdi Hatibi

    -Hans Sigmund Krall

    -Xhelal Maliq Sulku

    -Fiqret Rasim Hoxha

    -Vokerr Taf Beshiri

    -Vedat Enver Myftari

    -Jahja Sabri Panariti

    -Dervish Xhetan Martini

    -Engelbert Hildeberg

    -Shehat Ragip Osmani

    -Hysen Ismail Kusi

    -Qemal Rexhep Prenjasi

    -Vera Kirillo Slausku

    -Mirko Llajosh Jankoviç

    -Roberto Iniazio Vaja

    -Ndoc Zef Marku

    -Xhemal Hysen Alimehmeti

    -Eqerem Isuf Imami

    Kur Bilbil Klosi dhe Kasem Trebeshina vendosnin “në emër të popullit”

    Si e dënuan në vitin 1945 një 16 vjeçar si “pengues të luftës”

    Një 16 vjeçar përplasej në qelitë e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në me akuzën se “kishte penguar luftën”. Një fëmijë që duhej të ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme ishte akuzuar pra se kishte pasur në dorë fatin të ndalte “luftën e madhe” që na qenkësh zhvilluar. Por kësaj here në trupin gjykues ishin bashkuar nënkoloneli Biblil Klosi, oficeri i Mbrojtjes së Popullit, Kasem Trebeshina dhe komandanti i qarkut, Argjir Lipiviani.

    Kasem Trebeshina në proceset politike

    Në fakt nuk i kemi thënë të gjitha për oficerët e Mbrojtjes së Popullit. Për tifozët e Kasem Trebeshinës mund të themi se kemi lënë për kohë të tjera gjëra të tjera. Kjo jo për të plotësuar atë që na ka ngelur pa thënë, por thjeshtë për të mos i thënë të gjitha përnjëherë.

    Ai ka qenë oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (OZN-a shqiptare e vite e 1944 – 1946, homologe e asaj jugosllave). Për fatin e ndonjë bilbili të tij, që e reklamon sot nga pozitat e sulmit ndaj të tjerëve, emri i Kasem Trebeshinës është në disa procese politike si përfaqësues i OZN-as shqiptare së bashku me gjyqtarin Bilbil Klosi. Në DMP, Kasemi ka historinë e tij. atje përzgjidheshin ata më të devotshmit e më të egërit.

    Pas organizimit Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, me në krye Koçi Xoxen, ajo u përbë nga 5 seksione. Kasem Trebeshina si themelues i kësaj arme famëkeqe, bënte pjesë në seksionin e parë të saj. Përveç Koçi Xoxes drejtuesit e lartë të saj ishin: Kadri Hazbiu – përgjegjës, Mit’hat Poloska, Niko Çeta, Nesti Zoto, Siri Çarçani dhe Thoma Karamelo.

    Në seksionin e parë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Kasem Trebeshina bënte pjesë në krah të të emrave të tillë si Mit’hat Poloska, Edip Çuçi, etj.

    Në asnjë prej jetëshkrimeve të Trebeshinës, nuk figuron të bëjë pjesë aktiviteti i tij i viteve 1944 – 1947. Edhe në një letër që i dërgon udhëheqjes më vonë, ai thotë se dihet prej instancave më të larta se ç’ka bërë ai deri në vitin 1947. Duke qenë pjesë thelbësore e armës së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe më vonë rrjedhimisht i Sigurimit të Shtetit, natyrisht që “puna” nuk mund të kuptohej jashtë profilit të njohur të kësaj arme. Në kohën kur Sigurimi i Shtetit i Koçi Xoxes dhe i Nesti Kerenxhit bënte kërdinë nëpër Shqipëri, z.Trebeshina ishte pjesë e kësaj arme. Nuk mund të mendohet se të gjitha aktet i bënë me dorën e vet famëkeqët Kerenxhi apo Xoxe. Kishte edhe të tjerë që ishin të zellshëm në punët e tyre.

    Sigurisht për publikun qenia gjyqtar në proceset politike është një gjë e re. As Kasem Trebeshina nuk e ka zënë ndonjëherë me gojë në ka qenë apo jo pjesë e proceseve politike të kohës. Ne e ftojmë ta pohojë ose ta kundërshtojë një fakt të tillë. Gjithashtu ftojmë ndonjë tifoz të tij që përballë provave që ne paraqesim të na japë një mal me shpifje nga ato që lëshon gjithnjë. Gjithnjë kemi folur me argumente e prova. Nuk kanë rëndësi çfarë thonë kuzhinierët apo tifozët brohoritës të Kasem Trebeshinës.

    Le t’i përgjigjej pra Kasem Trebeshina këtyre të vërtetave. A ndjen keqardhje për ata antikomunistë apo njerëz të thjeshtë që hetimi i tij apo i shokëve të tij të “OZN-as” shqiptare, u mori jetën, i denigroi apo i shkaktoi plagë të shumta në këtë jetë?

    Kujtesë

    Pas largimit nga forcat e “OZN-as” shqiptare Kasem Trebeshina e imagjinonte botën në një rrezik të madh. Kjo për shkak të “amerikanizmit”, të cilin e urrente dhe për këtë shkak ai e kishte gjetur çelësin tek Bashkimi Sovjetik, kryeqendra e idealeve të tij zherzhinsko - DMP-iste. Sipas Trebeshinës vetëm ndërhyrja e Bashkimit Sovjetik do të mund të shpëtonte atë botë që e shqetësonte atë.

    Momentet e jetës së Kasem Trebeshinës për çdo lexues ose kureshtar të zakonshëm vijnë të mjegulluara, jo të plota dhe me ngjyrime përgjithësuese. Midis konsumimit të një vepre penale të dënueshme nga regjimi komunist dhe pasojës që ajo sillte, në rastin e Trebeshinës ka një mospërputhje të çuditshme. Duket sikur ka një çështje penale, pastaj hetuesit janë të butë, mungon tortura, mungon dëshira për të rritur veprën penale dhe në fund fare jepet një dënim që nuk zbatohet kurrë i plotë. Asnjëherë Trebeshina nuk ka vuajtur aq sa është bërë e njohur në një vendim.

    Nuk është e panjohur të themi se Kasem Trebeshina është arrestuar për agjitacion e propagandë. E megjithatë është trajtuar mirë dhe në përfundim të të gjithave e ka hedhur me 11 muaj heqje lirie. Rrethanat e ndalimit të tij vijnë në kohën kur ishte aktor në Teatrin Popullor dhe kur kishte shkruajtur tre letra për udhëheqjen, njëra prej të cilave për Enver Hoxhën. Sikur këto letra t’i kishte shkruar njeri tjetër le të themi një qytetar i zakonshëm apo një nëpunës i kohës së Zogut i papërzier me ngjarjet e luftës, me siguri do t’i ikte koka. Kjo jo për përmbajtjen e letrave sesa për mënyrën se kujt dhe si drejtoheshin këto letra.

    Klosi & Trebeshina, në krye të detyrës

    Një katrahurë e vërtetë ka ndodhur në Shqipëri me proceset politike. Mijëra vetë të dënuar e mijëra të ekzekutuar me ose pa gjyq. Faturë të rëndë financiare duhet të paguajë sot shteti shqiptar nga dëmet e shkaktuara nga vendimet e padrejta të frymëzuara nga lufta e klasave dhe urrejtja komuniste, të cilat sollën fatkeqësi për shumë e shumë njerëz. Ata ishin të gjithë në atë kohë në krye të detyr

    l;s. Kishin fituar “luftën” (me shqiptarët) dhe tani prisnin të dënonin, burgosnin e vrisnin ata që nuk i kishin vrarë dot gjatë “luftës”. Për këtë, nuk bënin përjashtim me asnjë, të rinj, pleq, gra, etj. Revolucioni i të keqes duhet të shkonte deri në fund. Në pjesën e proceseve politike, hetimi nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, zinte një vend kryesor. Në një farë mënyrë DMP-ja ishte konceptuesi ndërsa gjyqësori ishte “noteri” ose certifikuesi i akteve me pasojë shkatërrimtare për jetën e mijërave njerëzve.


    Dënimi i 16 vjeçarit

    Mentor Abdi Hatibi kishte qenë simpatizues i Ballit Kombëtar. Për këtë shkak, megjithëse ishte 16 vjeç, ishte arrestuar e sjellë përpara gjykatës me akuzat “mercenar i Ballit Kombëtar” që kishte “tradhtuar dhe penguar luftën e popullit”. Kjo aktakuzë e formuluar më 12 maj 1945, hapte procesin gjyqësor të 21 majit. Prokurori e akuzonte 16 vjeçarin se kishte arrestuar Mehmet Myftiun (16 vjeçari!). Më 26 maj 1946 Bilbili dhe Kasemi vendosin t’i japin 2 vjet burg.

    Klosi & Trebeshina, urdhërojnë burgosjen e babait të 5 fëmijëve

    Ishte njëherë një kinema e njohur në Tiranë. E ndërtuar nga pushtuesit për nevojat e tyre të argëtimit gjatë luftës. Kjo sallë ku ishin shfaqur qindra filma të fashizmit e dhjetëra e dhjetëra fjalime, u shndërrua nga komunist në një vend ku projektoheshin zhdukja e sa e sa njerëzve, ekzekutimet e tyre, heqja e lirisë e sa e sa të tjerave, etj. Sa jetë njerëzit janë shndërruar brenda një godine të stilit ushtarak që brenda përkohshmërisë së saj kishte lëvizshmërinë e jetëve njerëzore. Po pse po e përmendim sot këtë fakt? Sepse kinemaja nuk punonte më vitet e para. Ajo ishte kthyer në stallë njerëzish. Një pjesë dënoheshin, një pjesë prisnin të dënoheshin. E thënë ndryshe, kinema “Tomori” i ngjante më shumë një thertoreje. Ata që nuk thereshin vetëm sa prisnin radhën. Liria e tyre ishte çështje procedurash, ndërsa mungesa e lirisë ishte e garantuar.

    Salla e kinema “Tomorit” ishte kthyer në shtëpi e dytë për Bilbil Klosin. Aty i merrte si delet njerëzit. Hiq njërën palë e dëno palën tjetër. Kishte dorë të lirë nga partia. Mjaftonte të jepeshin dënime. Të masakrohej sa më shumë një vend i vogël si Shqipëri që mesi kishte 800 mijë frymë. Të shkatërroheshin klasat. Të zhdukeshin të arsimuarit, të bëheshin pastrues të diturit. Kishte ardhur pushteti i të paditurve.

    Burgosjet vazhdojnë

    Më 12 maj 1945 e trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi merr përsipër dënimin e Mehmet Ibrahim Hoxhës, 41 vjeç nga Shemria e Tiranës, i arrestuar më 5 nëntor 1944. Ky akuzohej si legalist. Madje këtij partizanët i kishin djegur shtëpinë. Është një çështje që nuk ke ku ta kapësh pasi nuk ka asnjë element me ligjet e asaj kohe që të përbëjë faj apo provë. I pandehur sillet nga burgu i Tiranë ku vuante dënimin pa marrë mirë komunistët pushtetin. Ai kishte mbrojtës avokatin Efthim Canco. Janë ngjarje krejt shqiptare që nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte legalist e kjo nuk mund të quhet akuzë për shkak të bindjeve politike. Partizanët e kishin djegur shtëpinë. Pavarësisht se i kishin lënë 5 fëmijët rrugëve, Mehmet Hoxha nuk ishte kundërpërgjigjur. E megjithatë kjo nuk do të thoshte gjë për komunistët, pasi dënimin do ta vuante që do ta vuante. Tani Shqipëria ishte e tyre, e djegur ose e padjegur. Mehmet Hoxha kishte qenë një prej përkrahësve të Abaz Kupit. Si i tillë kishte shërbyer në trupat e Frontit Nacionalçlirimtar në luftimet e deriatëhershme kundër pushtuesve. Aderimi në Front kishte zgjatur deri sa kishte qëndruar Abaz Kupi këtu, deri në (mos) nënshkrimin e marrëveshjes së Mukjes. Pikërisht për këtë arsye, (dalja nga Fronti) partizanët i kishin djegur shtëpinë. Gjithë çështja ishte përleshje shqiptarësh. Gjithsesi ky i pandehur nuk del përgjegjës në asnjë rresht të këtij gjyqi.

    Për këtë arsye, i pandehuri përgjigjet: “Nuk është e vërtetë të kem luftuar forcat partizane, por fatkeqësisht, kur ka ardh Musa Picari me 300 e ca veta, asht ba një luftim prej 2 – 3 orësh. Një grua ka lajmëruar forcat partizane , mos të hyjnë se asht mbushur katundi me ballistë. Musa Picari na ka imponuar me forcë si mua ashtu edhe të tjerë..Me Osman Memën kam qenë i lidhur, por ky nuk i ka luftuar partizanët. Është e vërtetë se shtëpinë ma dogjën partizanët pse shkova me Musa Picarin. Pas ikjes së këtij i kam shpërndarë katundarët nëpër shpijat e tyre. Kam qenë në Legalitet i lidhur me Bazin kur ky ishte më Frontin. Shtëpia m’u dogj pse u largova nga Fronti.”

    Duke vazhduar përgjigjet ndaj trupit gjykues, M. Hoxha përgjigjet:

    “Lufta me Musa Picarin u bë në kufi midis Shëngjergjit e Shumrisë. Neve kemi qenë te xhamia e Shemrisë. Nuk është e vërtetë që neve të kemi vendosur me shkue me me marrë materialin që ndodhet në Bizë. Mbasi Osman Mema ish i lidhur me Bazin, edhe unë kam shkue pas Osman Memës, por kur u shkëput Bazi nga Fronti dhe neve kemi ndejt neutral. Jam dorëzu vetë me 5 nëntor 1944. frontin e kam ndihmue me sa kam pas mundësi”.

    Vendimi një faqesh

    Më 26 qershor 1945 trupi gjykues i drejtuar nga Bilbil Klosi ka dhënë vendimin e tij. si edhe të gjithë proceset e tjera të këtij lloji, Klosi është kursimtar i madh. I shkurton partisë së tij, shpenzimet që do të mund të bëheshin për bojë, letër e makina shkrimi. I harton brenda një faqe letër. Aty i thotë të gjitha. Nuk e kalon radhitjen.

    Pasi është dëgjuar shpjet e shpejt avokati, Bilbili ka vërejtur:

    “Nga sa rezulton prej vetë pohimit të pandehurit, të marrun si para komisionit hetimor, ashtu edhe gjatë zhvillimit të gjyqit publik, i akuzuari Mehmet Hoxha, teu qenë i lidhur me forcat reaksionare dhe armike të popullit shqiptar nën dipendencat e tradhtarit Musa Picari, ka marrë pjesë në luftime kundra forcave partizane në Shëngjer e Shënmëri.

    I pandehuri ka qenë i lidhur dhe me tradhtarin Abaz Kupi, dhe me organizatën e tij mercenare të Legalitetit si dhe me Osman Memën, tue u duftue në çdo rast aktiv në ndjekjen e njësive të vogla partizane dhe në sabotimin e pengimin e luftës çlirimtare të popullit, sidomos në rajonin e Tiranës.

    Për shkak të pengesave dhe të kundërshtimit me armëqë i ka bërë fuqive partizane ato i kanë djegur shtëpinë e tij në Shënmëri.

    Për sa u tha më sipër, i pandehuri Mehmet Hoxha, cilësohet si armik i popullit dhe veprimtaria e tij parashikohet prej nenit 15 të ligjit “mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake”, të botuar në “Gazetën Zyrtare”, nr.3, bis., dt. 23.1.1945”.

    Burgu

    Për këto arsye, trupi gjykues kishte vendosur t’i hiqte këtij Mehmet Hoxhës 5 vjet nga liria e tij, duke e çuar përveç burgut, në punë të detyruar e të rëndë, si dhe humbjen e të gjitha të drejtave civile e politike. Veç të tjerash, kjo do të thoshte që familja e Mehmet Hoxhës, duhej të përballonte jetën e vështirë, sidomos në ato kushte.

    Vendim i pambështetur në fakte

    Sikurse mund të shihet në këtë vendim, në asnjë rast nuk provohet akuza e ngritur. E megjithatë, gjykatësi Klosi e ndihmësi i tij Trebeshina nuk e kanë të vështirë të dënojnë babanë e 5 fëmijëve për tekat e tyre dhe të partisë që ata përfaqësonin.

    Klosi & Trebeshina, 10 vjet burg për antifashistin Shaban Mezinin

    Më 12 maj 1945 trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, duke vazhduar të dënojë me “shumicë” nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi merr përsipër edhe dënimin të pandehurit Shaban Mezini nga Preza.

    Mezini akuzohej se kishte qenë përkrahës i Legalitetit. Ai ishte arrestuar më 1 dhjetor 1944 në Shkodër, kishte mbaruar 2 klasë teknike dhe ishte sipërmarrës punimesh. Përveçse veprimtari i Legalitetit, personi në fjalë akuzohej se ishte “mik i Bazit dhe organizator i reaksionit”.

    Në fakt personi në fjalë ishte arratisur qysh prej vitit 1942 si antifashist. Ai nuk kishte marrë pjesë në luftime në front dhe e quante fatkeqësi mosbashkimin e faktorit shqiptar në luftë.

    Është një rast tregimplotë sesi antifashistët shqiptarë që nuk ishin komunistë, duhej të dënoheshin patjetër nga ata që gjithë ditën shanin fashizmin e që në fund të fundit, nuk po i linin gjë mangët atij për nga metodat që po përdornin mbi popullin shqiptar.

    Duke u pyetur gjytë zhvillimit të gjyqit, i pandehuri Mezini ishte shprehur:

    “Qysh në vjetin 1942 kam qenë i arratisur sepse nuk duroja fshazimin okupuar. Në kohë të Zogut kam punuar punëtor, kur erdhi Italia po punëtor në rruga – ura. Kam vajtur në Prezë për t’u fshehur dhe kam ndenjur deri ditën e fundit. Un di se Fronti Nacionalçlirimtar ka luftue okupatorin, gjithat edhe Legaliteti ku un kam ba pjesë si ushtar i thjeshtë dhe nuk isha aq i lidhur, nuk di që të ketë qenë i lidhur me okupatorin. Un si ushtar i thjeshtë kam luftue armikun në Qafshtamë si dhe kundra gjermanëve në Krujë. Kundër partizanëve nuk kam luftue”.

    Inati politik

    Ajo çka Klosi dhe Trebeshina kanë me këtë të pandehur nuk është gjë tjetër veçse bindjet e tij politike. Për këtë arsye duke vazhduar më tej të pandehurit i duhet të pohojë:

    “Nuk kam qenë e as jam orator dhe nuk është e vërtetë të kem fol me popull për ta lidh me Legalitetin dhe as kam qenë postë e kësaj organizate. Nuk kam qenë partizan ndonjëherë, porse lëvizjen e kam ndihmue kur vinte në Prezë”.

    Gjykim për bindjet e rezervuara

    Në fakt i pandehuri ishte një simpatizant i Legalitetit pa qenë ndonjë figurë e spikatur e kësaj organizate. Pavarësisht nga kjo, ai gjykohet sikur të ishte eksponent kryesor i kësaj organizate. Ja disa prej përgjigjeve të tij:

    “Mbasi Legaliteti e kishte bazën në vendin tim, unë si ushtar, thjeshtë e ndihmoja, po jo se kam ndjekur Bazin. Siç thashë kurrë ndonjëherë nuk kam mbajtë konferencë që të shaja Nacionalçlirimtaren. Konferencat i mbante Ndue Pali dhe Asim Kalaja”.

    Dëshmitarët mbrojnë të pandehurin

    Ndryshe nga procese të tjera, në këtë gjyq, dalin dëshmitarë pro të pandehurit. Kështu pro të akuzuarit dëshmoi edhe partizani 21 vjeçar Mustafa Doda nga Preza i cili e quajti Shabanin njeri të ndershëm që nuk i kishte bërë keq kujt. Bile Shabani e kishte ndihmuar gjatë luftës.

    Prokurori nuk do t’ia dijë

    Pasi nuk ka dalë asnjë provë që do të mund të hidhte akuza në drejtim të personit të akuzuar, ustai i akuzës, ish-fashisti, Gjon Banushi do të bënte sulmet e tij. shihni si shprehet:

    “I pandehuri Shaban Mezini si anëtar aktiv i organizatës së Legalitetit, ka tradhtue dhe pengue luftën e popullit si besnik i Baz Kupit dhe i organizatës reaksionare. I pandehuri pasi nuk iu pajtua politika me italianët, në vitin 1943 mori malet dhe dolli ilegal dhe sipas pohimit të tij ka rënë në përpjekje me italianët e me gjermanët. Më vonë, i pandehuri u lodh nga puna dhe qëndroi në Prezë. I pandehuri më parë ka qenë partizan dhe në Prezë bahet legalist dhe si mori si shërbim shpërndarjen e postës së Bazit dhe furnizimin e ushqimit që merrte në Tiranë dhe e transportonte me karrocë për në Prezë. Më vonë i pandehuri hyn në intendencën e organizatës së Legalitetitdhe ushqimet i tërhiqte nga gjermanët në Tiranë dhe ja dërgonte forcave bashibozuke të Bazit. Ky ka pas lidhje me Sure Ajzin dhe ka marrë pjesë në luftën e Prezës.

    Prandaj në bazë të nenit 15 të ligjës nr.41 “mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake” kërkoj të cilësohet armik i popullit dhe në bazë të nenit 18 të asaj ligje, të dënohet me 10 vjet burgim”

    Fjala e avokatit

    Pas kësaj e ka marrë fjalën avokati Kristo Çevi i cili ka bërë mbrojtjen e tij, e cila nuk donte shumë mund pasi nga sa lexohet nuk provohet asnjë akuzë e ngritur mbi të pandehurin.

    Dënimi

    E megjithatë kjo nuk i duhej Bilbil Klosit dhe Kasem Trebeshinës. I dhanë 10 vjet burg dhe punë të detyruar kot së koti dhe pa asnjë provë. Ishte koha e “drejtësisë popullore”
    Ndryshuar për herë të fundit nga kthetrat : 15-09-2010 më 16:10

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Po me habit ti si "puro shkodran" qe je qe nuk e ditke se eshte pikerisht ai Mehdi Bushat qe pemende me lart.Te gjithe shkodranet e dine kete fakt dhe shume te tjere anembane Shqiperise.Emrat e ketyre njerezve duhet te gdhenden ne granit ne mes te Tiranes.
    Si kam pase me e njofte kure hala nuk kisha le?
    Un e kam dite qi ky ne ate kohe ka ba ligjin ne federate e me arbitra, e qi ka ardhe hakut sdomos Tiranes e Vllaznise, por jo se paska ba edhe ma keq. Ekziston edhe nji shprehje ne Shkoder per Medin por kam kujtu se ka lidhje vetem me futbollin.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2015
    Postime
    1

    Për: Lista prej 323 emrash e persekutorëve komunistë

    Ne listen e lartpermendur te persekutoreve komuniste,ndermjet te tjereve eshte emri Aleksander Shundi.Me qe rastis te kem njohur dy persona me nje emer te tille,do lutesha te dija te dhena me te sakta per personin e permendur,me qellim verifikimi te historise,pa patur asnje qellim ose interes personal.Falemnderit.

  13. #13

    Për: Lista prej 323 emrash e persekutorëve komunistë

    Salla e kinema “Tomorit” ishte kthyer në shtëpi e dytë për Bilbil Klosin. Aty i merrte si delet njerëzit. Hiq njërën palë e dëno palën tjetër. Kishte dorë të lirë nga partia. Mjaftonte të jepeshin dënime. Të masakrohej sa më shumë një vend i vogël si Shqipëri që mesi kishte 800 mijë frymë. Të shkatërroheshin klasat. Të zhdukeshin të arsimuarit, të bëheshin pastrues të diturit. Kishte ardhur pushteti i të paditurve.
    Momenti me i zi ne historine moderne te Shqiperise. Erdhen ne pushtet barinjte, injorantet, fshataret, barbaret e te pagdhendurit qe zhduken cdo lloj inteligjence, kulture, erudiksioni, zhduken klasen intelektuale e aristokrate shqiptare, rropen e zhveshen kete klase nga pasurite fizike e mendore, vrane e eleminuan sa munden dhe vune veten e tyre ne vend te saj. Per 45 vjet keta barbare e gjakatare kujtuan se u bene njerez, se u bene zengjinjte e rinj, intelektualet e rinj...por sa gabim. Ne thelb mbeten te njejtet barbare e injorante te perbuzur pasojat e te ciles i vuajme dhe sot. Nuk behet njeri i pagdhenduri, bariu e fshatari. Vjen nje dite dhe pavaresisht nga paraja e fituar me dhune e me poshtersi, krime e dallavere, geni i keq do ngreje koke. Zoteri nuk te ben kostumi po gjaku. E gjaku i tyre eshte ai i rajave. Dhe i tille do mbetet me gjithe milionat qe kane.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Lista prej 323 emrash e persekutorëve komunistë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Momenti me i zi ne historine moderne te Shqiperise. Erdhen ne pushtet barinjte, injorantet, fshataret, barbaret e te pagdhendurit qe zhduken cdo lloj inteligjence, kulture, erudiksioni, zhduken klasen intelektuale e aristokrate shqiptare, rropen e zhveshen kete klase nga pasurite fizike e mendore, vrane e eleminuan sa munden dhe vune veten e tyre ne vend te saj. Per 45 vjet keta barbare e gjakatare kujtuan se u bene njerez, se u bene zengjinjte e rinj, intelektualet e rinj...por sa gabim. Ne thelb mbeten te njejtet barbare e injorante te perbuzur pasojat e te ciles i vuajme dhe sot. Nuk behet njeri i pagdhenduri, bariu e fshatari. Vjen nje dite dhe pavaresisht nga paraja e fituar me dhune e me poshtersi, krime e dallavere, geni i keq do ngreje koke. Zoteri nuk te ben kostumi po gjaku. E gjaku i tyre eshte ai i rajave. Dhe i tille do mbetet me gjithe milionat qe kane.
    Bravo!! Nje pershkrim/arsyetim i thjeshte por mjaft konciz! E si mund te ngreje koken, qofte dhe shqiptari i sotem kur pushtetin e kalojne dore më dore sorrat e çakejt, me nje fjale, gjakprishurit?! Sali Berisha, Fatos Nano e te tjere sporofina te ketij kallepi! Per Ed Ramen, megjithese me jep pershtypjen se ka ide, vizion, te shoqeruar me deshire/perpjekje per re-vitalizim, do me duhet ta gjykoj me se miri mbasi te kete mbaruar mandatin e pare dhe nese ka dicka me vlere per t'i kontribuar atij vendi te lene ne dore te fatit, i uroj mandat te dyte!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •