Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 189
  1. #121
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flet Akademik Muzafer Korkuti


    Akademitë tek fqinjët tanë janë më të privilegjuarat

    Po lihen pa botuar shumë vepra të Akademikëve me rëndësi kombëtare
    Tiranës i mungon monumenti kryesor, ai i Ismail Qemalit
    Po lihen pa botuar shumë vepra të Akadmeikëve për mungesë fondesh
    Një monument tjetër i Pavarësisë në Tiranë, më duket diletantizëm

    Do t’u sugjeroja shtëpive botuese sot, që të botojnë foto të Ismail Qemalit, t’i shesin, se fitimi është i shumëfishtë

    Albert ZHOLI

    Në radhën e veprimtarive që Akademia e Shkencave ka organizuar për 100-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë një vend të veçantë zë edhe botimi i Albumit “Ismail Qemali”, kushtuar Burrit të Madh të Kombit, i cili vuri gurin e parë në themelet e shtetit kombëtar të pavarur shqiptar me 28 Nëntor 1912, përgatitur me përkushtim e cilësi nga akademik Kristo Frashëri.
    Albumi ka 107 faqe, 94 foto, 7 fotokopje dhe 6 gravura. Autori i albumit ka zgjedhur e vendosur në kopertinë një foto pak të njohur por që tregon Ismail Qemalin mendimtar. Ai fillon me një parathënie prej 3 faqesh dhe mbyllet me tekstin e Flamurit (shoqëruar me fotokopje të origjinalit) që në këtë 100-vjetor, vlen ta rikujtojmë, ta mësojmë (nëse nuk e dimë) e pse jo edhe ta këndojmë, e të mos bëhemi të “mençur” për të ndryshuar atë simbol i kombit.
    Albumin e pasuron dhe e bën të këndshëm një CD me 17 këngë, që populli, nga të gjitha krahinat, i ka kënduar Ismail Qemalit, përgatitur e zgjedhur me kujdes nga akademik Vaso Tole.

    Në shtyp flitet se për aktivitete me arstin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, Akademisë, nuk i është akorduar asnjë qindarkë nga qeveria. Sa i vërtetë është ku lajm?

    Eshtë plotësisht i vërtetë. Janë bërë dy-tre mbledhje të Komisionit Shtetëror të Festimeve ku është antar dhe Kryetari ynë i Akademisë së Shkencave z. Gudar Beqiraj dhe në në të tre mbledhjet me shkrim ne kemi parashtruar kërkesat për aktivitetet që kemi për Akademinë Solemne (që e kemi në nëntor për 40 vjetorin e Akademisë) si dhe për botimin e disa veprave të rëndësishme të Akademikëve. Këto vepra janë themelore ashtu sikundër ishte albumi Ismail Qemali me autor Akademikun Kristo Frashëri, ku ne nuk patëm të holla ta botonim dhe kërkuam sponsorizim nga ambasadori italian Silvano Pedrollo. Kurse në njoftimin që ka dhën qeveria për të mbështetur aktivitete të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, ka akorduar për shoqatën “Vatra” dhe aktivitetet e saj 30 milion lekë. Ky është një paradoks për ne.
    Përse?
    Sepse nuk i është akorduar asnjë lekë Akademisë së Shkencave. Paradoksi qëndron në atë se, ne kur nuk kemi dhe nuk japim për shtëpinë tonë si të çojm ato pak pare aq larg ?! Ne skemi për të dhënë fonde për vepra që lidhen me 100-vjetorin siç është vepra “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Popullsia e trevës së Kosovës në fund të shekullit të XX” apo vepra kryesore e Akademik Arben Puto “Shteti i pavarur shqiptar 1912-39” ose më mirë Shqipëria dhe fuqitë e mëdha në aspektin e së Drejtës Ndërkombëtare (ky libër është në proces) si mund ti japim “Vatrës” aq lekë saqë mund të botojmë këto vepra?! Vatra duhet ta ndihmojë Akademinë.

    Ky nënvleftësim i qeverisë përse bëhet kur “Vatrës” që është në Shba dhe ka mardhënie të mira me qeverinë i jepen fodne, Akademsië së Shkencave Institucionit më të lartë shkencor si jepet asnjë grosh?
    Kjo s’do asnjë koment. Komentet janë të tepërta. Ne s’bëjmë hosonara askujt. Ne bëjmë shkencë. Lexova në internet një shqiptar në Amerikë që shkruante se “Vatra” duhet ta ndihmojë qeverinë shqiptare dhe jo ti marrë asaj në këtë kohë krize. Tek ne ndodh e kundërta. Pashë tek “Fiks fare” mënyrën si e trajtonte problemin që po diskutojmë ndaj unë s’po bëj asnjë koment. Gjërat flasin vetë. Veprat që fola më lart kanë karakter kombëtar, flasin për indetitetin kombëtar, për një histori që të tjerët duan ta errësojnë. Këto vepra duhet të shohin patjetër dritën e botimit pasi janë historia e kombit tonë. Nga ana tjetër të gjithë jemi koshient për vlerësimin që u bëhet Akademisë së Shkencave në vendet tona fqinje si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, ku ky Institucion ose Kryetari i saj kanë vlerësimin maksimal të Kryeministrit dhe ftohet në shumë takime ndërqeveritare. Këtu nuk flitet për Gudarin apo Muzaferin, por për Akademinë si institucion, botimet e Akademsisë në fqinjët tanë botohen dhe financohen pa ngurim nga qeveria.

    Si referues kryesor i albumit për Ismail Qemalin cili është mendimi juaj për albumin?

    Ky Album, përgatitur nga historiani i shquar Kristo Frashëri, ka dy veçanti që vlen të vihen në dukje:
    · Parathënien dhe tekstin e gjerë e të plotë që shoqëron çdo fotografi.
    · Parathënia ka rëndësi e vlera të veçanta sepse ribotohet e plotë pa asnjë ndryshim, siç është botuar në vitin 1962, dmth në 50-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – Dëshmi e vlerësimit objektiv, të rëndësisë historike të kësaj ngjarje madhore si edhe të vetë figurës së Ismail Qemalit.
    E veçantë e albumit është edhe teksti që shoqëron çdo foto. Ato nuk janë diçitura të zakonshme por pjesë, tekste të zgjedhura nga kujtimet e shkrimet e Ismail Qemalit. Kështu albumi fillon me dëshmitë e Ismail Qemalit për historinë e familjes Vlora, për vendin e shtëpinë ku lindi, e u rrit, shkollimin e tij në gjimnazin Zosimea (Janinë) (i pari nxënës mysliman në atë kohë), dhe në mënyrë kronologjike prof. K.Frashëri jep tërë veprimtarinë shoqërore e politike të Ismail Qemalit.
    Nuk është rasti që të komentoj tekstet që shoqërojnë fotot, të cilat janë dhënë në 4-5 rreshta apo në faqe të plotë, çdo njeri ka përmbajtje e vlerë për t’u komentuar veçmas. Ato, të gjitha bashkë, përbëjnë një resume të plotë të jetës e veprës së themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar.

    Po si arkeolog çfarë do të veçonit?
    Si arkeolog më lejohet të veçoj një prej tyre që dëshmon për interesimin dhe njohjen që kishte Ismail Qemali për kulturën antike. (Në faqen 22) shkruan:
    “U largova me keqardhje nga Janina sepse ky qytet kishte interes të dyfishtë. Aty kisha mbaruar studimet e mia dhe ishte një zonë ku çdo hap njihja gjurmët e qytetërimit të lashtë parahelenik ose pellazgjik që raca shqiptare ka të drejtë ta quaj të vetin.
    ... Nga kujtimet interesante e të këndshme që ruaj nga ajo periudhë, është vizita që bëra në atë vend në rrënojat e Melingos, që më vonë u provua se ishte foltorja e famshme e Dodonës”.

    Ju vetë çmendim keni për vendndodhjen e Dodonës?

    ...Gërmimet e arkeologut K.Karapanos e mikut të I.Qemalit e të studiuesve të tjerë, e provuan katërcipërisht se Dodona, gjendet rreth 25 km në jugë-perëndim të Janinës.
    E përmenda këtë fakt historik, këtë të vërtetë, të cilin Ismail Qemali e ka pohuar një shekull më parë, sepse sot në shek.XXI në Tiranë botohen libra e shkruhen artikuj në shtypin e përditshëm se Dodona pellazgjike është në malin e Tomorit, një tjetër nga Ulqini Dodonën e lokalizon me qytezën mesjetare të Sashit, po ka edhe nga ata që e kanë çuar në kalanë e Këlcyrës (Përmet).

    Çfarë elementësh të tjera ja rritin vlerën kësaj vepre?

    Vlerën Albumit ia rrisin dhe disa gravura të vendeve ku ka jetuar Ismail Qemali, fotokopje të dokumenteve kryesore si Akti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare me nënshkrimin e kuvendarëve, fotokopje të telegramëve që urojnë kryetarin e Qeverisë së Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë etj.
    - Në album, prof.K.Frashëri, ka vendosur edhe disa foto të bashkëpunëtorëve të ngushtë si edhe të personaliteteve të kohës që kanë bërë vlerësime për veprën e Ismail Qemalit si Isa Boletini, Mihal Grameno, Ali Asllani, Jani Minga etj.
    - Albumi mbyllet me ceremoninë që u bë me rastin e sjelljes nga Italia të eshtrave të Ismail Qemalit dhe varrimit të tij në Kaninë.


    Në retrospektivë mund të na veçoni aktivitete që kanë bërë jehonë me rastin e shpalljes së pavarsisë?

    Festime e nderime janë bërë pothuaj në çdo përvjetor të Shpalljes së Pavarësisë, po vlen të kujtojmë disa prej tyre.
    Më 28 nëntor 1932 qeveria shqiptare organizoi rivarrimin e trupit të Ismail Qemalit, nga Kalaja e Kaninës në sheshin qendror të qytetit të Vlorës. Pas fillimit të ceremonisë, shkruante më 29 nëntor 1932 korrespondenti i Gazetës “Besa”, “kortezhi u nis nga qendra e qytetit për pelegrinazh drejt Kaninës. U hap varri dhe trupi i Ismail Qemalit pjesërisht i tretur, u rivendos në një arkivol të përgatitur posaçërisht... Gjatë rrugës për në Vlorë, kortezhin e paraprinte banda muzikore, e cila ekzekutonte marshe funebre. Para se arkivoli të vihej në varr, i dërguari i posaçëm i mbretit, gjenerali Leon de Ghilard, zbuloi monumentin e luftëtarit mbuluar me një napë të zezë (punuar nga skulptori i njohur Odhise Paskali). Paraqiste një luftëtar rilindës” (faqe 104).
    - Më 28 nëntor 1962, me solemnitet të madh u festua në Vlorë 50-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, veç të tjerave, me këtë rast u rindërtua e u pasurua Muzeu i Pavarësisë.
    - Më 28 nëntor 1972, me rastin e 60-vjetorit në qendër të qytetit të Vlorës u ndërtua një monument skulpturor në bronz, që përfaqëson një nga arritjet më të shënuara të skulpturës monumentale kushtuar luftës së [popullit shqiptar për liri e pavarësi (vepër e skulptorëve K.Rama, M.Dhrami dhe Sh.Hadëri). Monumenti i lartë 17 m, përkrah shtizës simbolike të flamurit e shtatores së luftëtarit, krijon një ansambël arkitektonik të veçantë solemn e të papërsëritshëm.

    Sot janë hedhur ide se do të ngrihet një monument tjetër i Pavarësisë në Tiranë. Mendimi juaj?

    Këto që dëgjojmë e lexojmë se me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, se do të ngrihet një monument tjetër i Pavarësisë në Tiranë, më duken si ato dilentantizmat e atyre që përmenda më lart, që Dodonën antike 2500 vjeçare duan ta çojnë në Kalanë e Këlcyrës.
    - Për të qenë të saktë po përmendim diçka edhe nga kremtimi i 95-vjetorit të Pavarësisë. Akademia e Shkencave botoi librin “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë” me autor prof.Kristo Frashërin. Libri me 281 f. ka dy pjesë: Një vështrim historik mbi Shpalljen e Pavarësisë dhe një pjesë të dytë me dokumente të botuara e të pa botuara.
    - Në këtë libër me vlerë është botim i plotë i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë me të gjithë firmëtarët, me shpjegimet e nevojshme; dokumenti është i shkruar në dy faqe, autori e shkrimit në gjuhën shqipe (L.Gurakuqi), duke korrigjuar dhe gabimet që ishin bërë në periudhën e monizmit, ku ishin fshirë me qëllim emrat e disa firmëtarëve.
    - Me këtë rast Akti i Pavarësisë u shumëfishua i plotë u dha si dhuratë, dhe me foto të mëdha u ekspozua në muret e Kuvendit të Shqipërisë. Mesa duket, për t’i dhënë “vërtetësi” iu shtua edhe një emër, u firmos nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë zonja Jozefina Topalli – Çoba.

    Ç’mund të na thoni për Lef Nosin për të cilin historia dëshmon se ka botuar shumë dokumente të Shpalljes së Pavarësisë?
    - Ka vepruar në mënyrë origjinale. Krejt ndryshe sa më lart ka vepruar Lef Nosi, veprimtar i lëvizjes kombëtare, Ministër i Postë-Telekomunikacionit në Qeverinë e Vlorës, studiues, i cili më 1924 botoi shumë dokumente të Shpalljes së Pavarësisë, dhe më 1937 (25 vjetori) origjinalin e Pavarësisë, e shtypi e shumëfishoi dhe e shiti – Atë që kemi sot është nga kopjet e tij duke sjellë një dobi të madhe në ruajtjen e tij, por edhe fitoi duke e shitur.
    - Do t’u sugjeroja shtëpive botuese sot, që të botojnë foto të Ismail Qemalit, t’i shesin, se fitimi është i shumëfishtë.

    Me sa keni lexuar, si Akademik a dini dicka më shumë se çfarë aktivitetesh do të bëhen në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarsisë?
    Besoj se kemi të drejtë të gjithë të pyesim dhe çdo shqiptar ku do që ndodhet, çdo të bëhet në këtë 100-vjetor për të nderuar veprën e Ismail Qemalit, Burrit të Madh të Kombit tonë?! Natyrishëm në këtë 100-vjetor Vlora do të vizitohet nga qindra e mijëra shqiptarë, bashkatdhetarë, miq e të ftuar. Por për fat të keq Muzeu i Pavarësisë jo vetëm që nuk është rinovuar por është i pa vizitueshëm (nuk është dhënë asnjë lek nga Qeveria). Po në Tiranë, në kryeqytetin, në Muzeun Historik Kombëtar çdo të bëhet për të kujtuar themeluesin e Shtetit të Pavarur Shqiptar? Asnjë gjë nuk është planifikuar të bëhet.
    Po Bashkia e Kryeqytetit? Asgjë deri tani. Më lejoni t’ju kujtoj se sot në Tiranë ka rreth 25 monumente për figura e personalitete të shquara të historisë e kulturës kombëtare.

    - Monumenti i Skënderbeut
    - Monumenti i Vëllezërve Frashëri
    - Monumenti i Andon Zako Çajupit
    - Monumenti i Faik Konicës
    - Monumenti i Jeronim De Radës
    - Monumenti i Fan S.Nolit
    - Monumenti i Avni Rustemit
    - Monumenti i Sulejman Pashës
    - Monumenti i Hafiz Ibrahim Dalliut
    - Monumenti i Qemal Stafës
    - Monumenti i Myslym Ketës
    - Monumenti i Zogu I
    - Monumenti i Osman Kazazit
    - Disa monumente të Nënë Terezës
    - Monumenti i i Shefqet Ndroqit
    - Monumenti i Adem Jasharit
    - Monumenti i Frederik Shopenit etj.

    Por asnjë monument për Ismail Qemalin. Më thoni, Ju lutem, nëse kam të drejtë apo jo të pohoj edhe një herë (atë që kam thënë në Akademi një vit më parë në prani të Presidentit të Republikës) se në Tiranë duhet të ketë një shesh, një monument për Ismail Qemalin, ku ne kryeqytetasit të kemi mundësi në rast festash të nderojmë Ismail Qemalin e veprën e tij madhore.

    Dmth ky album ka vlera të shumfishta?
    Padyshim. Mendoj se Albumi që promovojmë sot është një kontribut i ri e me shumë vlerë, për të njohur edhe më mirë, e më thellë figurën e madhe të Ismail Qemalit, sepse meriton që jeta e këtij Burri të Madh, veprimtari e atdhetari, personaliteti të gjithanshëm të njihet e të nderohet sidomos nga brezi i ri. Me këtë rast falënderimet i takojnë edhe ambasadorit Silvano Pedrollo, i cili para disa ditësh u shpall edhe “Nderi i Akademisë” sonë, që mundësoi financiarisht botimin e Albumit (Për dijeni mund t’ju them se Akademia ka gati për botim edhe disa vepra të tjera që lidhen direkt me 100-vjetorin e Pavarësisë si : “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” me autor K.Frashërin; “Shteti i Pavarur Shqiptar 1912-1939, me autor A.Puto; “Popullsia e Kosovës në vitet 1851-1912” me autor K.Prifti, por nuk ka mundësi financiare për t’i botuar).
    - Kurse autorit të Albumit Akademikut Kristo Frashërit, i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në këtë veprimtari për arsye të moshës së tij 92 vjeçare, i urojmë shëndet dhe botimin e veprave të tjera.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    po me ben pershtypje dicka
    ne vlore ju shtun partise dhe 900 anetare
    keshtu ne shkoder tirane durres berat etj psh

    tashi ps i shtohen pd i shtohen lsi i shtohen

    nje pytje kam une sa milion banore jemi ne?
    dhe ka mbet ndonje njeri qe ska ndonje tesere te x apo y partie
    Po kam mbet une ... te gjitha teserat i kam edhe ate te Bollanos edhe ate te Berishes edhe ate te Rames (te gjitha moooo) , por nuk kam teseren e Partise se Paskal Milos ...! Eshte e vetmja qe me mungon . E njef gje se nuk e di se ku e ka seline , se shkoj vete dhe e marr ! Le qe ta di Milo me vjen dhe ma sjell tek shtepia ! ha...ha...ha.... Ishalla po e lexo ketu tek forumi .... Pastaj kompletohem ...

    Sa per pavaresine , ne 40 vjet kena qen te pavarur , vitet e tjera kena qene te therrur dhe te nderur (varur) ! Kur i bon 100 vjet keta me ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 09-05-2012 më 18:49

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    Shkruan : Uran BUTKA


    [/url]
    O Plako a di gjo pash neren ?

    Ky Urani e ka pase mbiemrin "BYTHKA" . Adi gjo ti kur ia ka heq "H"-hin mbiemrit dhe qeka bo kaq i zgjut sa te gjithe neve i dukemi budallenj ?

    Nuk e njoh personalisht se e kisha pyt vete......

  4. #124
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Po me stadiumin dhe parlamentin ca u be? Se ne per keto jemi keq .. ashensori ne kryeministri u instalua? Ndonje info ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Për këtë festë duhet të krenohemi gjithë dhe ta festojmë me forca të veta si është më mirë.

  6. #126
    100 vjet Pavarësi, të hënën 100 vjetori i Kuvendit të Junikut



    Prishtinë – Në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në kuadër të kalendarit të festimeve në Kosovë, shënohet 100 vjetori i Kuvendit të Junikut.
    Manifestimi qendror me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut mbahet të hënën, nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
    Akademia kujtesë historike dhe gurthemeli për Memorialin e 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut janë disa nga veprimtaritë më 21 maj, që do vazhdojnë edhe ditët e tjera të javës së ardhshme.
    Qyteza e Junikut, rrëzë Alpeve Shqiptare, është një komunë e re në perëndim të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë. Në faqen zyrtare të komunës është shkruar se sipas historisë, Juniku së pari ishte pjesë e Dardanisë Ilire.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Kremtimi i 100vjetorit te shtetit shqiptar eshte nje kremte madheshtore per te gjithe shqiptaret.Po me duket qe disa figura qe kan dhene kontribut per ket jane lane dissi ne harres .Ky mendoi qe eshte Hasan Prishtina qe ishte edhe deputet ne parlamentin turk ne ate kohe dhe e dim sa shume ka bere per trojet shqiptare.Ku edhe pasurin e ka hargjuar per qeshtje kombetare.Prandaj eshte koha qe te ze vendin aty ku e meriton.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-07-2012 më 12:53
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #129
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Pёrkrenarja dhe shpata vijnë në Shqipëri


    Pёrkrenarja dhe shpata e Skёnderbeut do tё sillen nё Shqipёri pёr t’u ekspozuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipëri. Premtimi i është bërë kryeministri, Sali Berisha nga zёvendёskancelari dhe Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger. Berisha dhe Michael Spindelegger janë takuar në Kroaci, ku po zhvillohet Samiti i Dubrovnikut.

    Gjithashtu, ai bёri tё ditur se Austria do tё marrё pjesё nё festimet pёr 100 vjetorin e pavarёsisё me pёrfaqёsues tё autoriteteve mё tё larta, si dёshmi e miqёsisё dhe lidhjeve tё ngushta midis tё dy vendeve e popujve.

    Spindelegger garantoi kryeministrin Berisha, se Austria do ta mbёshtesё fuqishёm Shqipёrinё nё hapat e mёtejshëm drejt integrimit europian dhe marrjen e statusit tё vendit kandidat.

    Berisha nga ana e tij, vlerësoi gadishmërinë e Austrisë pë sjelljen në Shqipëri të pёrkrenares dhe shpatës së Skёnderbeut, si dhe për përfaqësimin e saj në nivele të larta në festime e 100 vjetorit të Pavarëisë.

    Nё memorien e kombit, – u shpreh Kryeministri, – kontributi i Ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Kontit Bertochd dhe i vendeve mike Austrisё e Hungarisё, do tё qёndrojё pёrherë nё altarin mё tё lartё tё vlerёsimit tё kombit shqiptar.

    Panorama

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33

    Mid’hat Bej Frashëri dhe historianët e leshit

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...mo20skendo.jpg





    Mid’hat Bej Frashëri dhe historianët e leshit
    Nga : Nebil ÇIKA


    Debati publik për rishkrimin e historisë në këtë prag të 100-vjetorit të shteti shqiptar dashje pa dashje ka sjellë në vëmendjen e shqiptarëve edhe ngjarjet e shënuara të historisë kombëtare e sidomos protagonistët e saj. Debati i çelur me këtë rast ka tronditur opinionin publik me faktet historike e sidomos me falsifikimin, deformimin dhe manipulimin që i është bërë asaj për 50 vjet me radhë nga diktatura komuniste, manipulim që vazhdon të justifikohet nga autorët e tij, të ashtuquajturit “historinë” të periudhës komuniste. Dhe mos kujtoni se është pak. Në 100 vjet pavarësi teorike të shtetit shqiptar 45 vjet janë diktaturë komuniste, që do të thotë se pothuaj gjysma e shekullit të pavarësisë është periudha më e vështirë, më tragjike e më e turpshmja e historisë. Pa dyshim që një krim i madh i komunizmit është falsifikimi i historisë, krim që ende vazhdon, megjithëse pretendohet se diktatura ka dy dekada që ka rënë.


    Iluministi i fundit evropian

    Një nga figurat më të denigruara të historiografisë komuniste ka qenë pa asnjë dyshim Mid’hat bej Frashëri, një nga personalitetet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Nëse do të kishim një historiografi shkencore e objektive, besoj se kombi shqiptar do të kishte sot një figurë me të cilën do të krenohej në rang botëror. Edhe pse hyj te personat që fëmijë jam edukuar me respektin dhe nderimin për Mid’hat beun, jam befasuar nga njohja dhe konsiderata që kanë të huajt, sidomos evropianët, për të dhe përmasat e tij intelektuale. Në vitin 1998 isha i ftuar nga miku im, gazetari e përkthyesi Rafael Floqi në ambasadën e BE-së në Tiranë në promovimin e librit të mrekullueshëm të Mid’had Frashrit “Shqiptarë e sllavë”, që Floqi e kishte përkthyer nga frëngjishtja. Më habiti, por dhe më mrekulloi me fjalën e tij për Mid’had beun ambasadori i atëhershëm francez, i cili, pasi shprehu keqardhjen që në Shqipëri nuk e njihnin dhe e vlerësonin figurën e tij, e cilësoi atë “iluministi i fundit evropian”. Ku ta dinte ambasadori që ky njeri edhe atëherë kur fliste, edhe tani konsiderohet nga historiografia me përcaktimin politik komunist “kriminel lufte” e “kolaboracionist”? Sigurisht që ai dhe as perëndimorë të tjerë nuk mund ta kuptojnë dot atë që komunizmi shqiptar, përfshirë edhe historianët e regjimit, i bëri kombit e popullit shqiptar. Nuk mund ta kuptonin dot se si një njeri që kishte bërë aq shumë për vendin e tij mund të trajtohej si tradhtar e kriminel vetëm se nuk ishte komunist dhe se ëndërroi e luftoi për Shqipërinë etnike, pikërisht për këtë Shqipëri që po ndërtojmë gradualisht tani.


    Kampioni i shqiptarizmit

    Nuk gjendet figurë historike në historinë e kombit tonë me aktivitete e kontribute si ai i Mid’hat bej Frashërit. I biri i një figurë gjithashtu të madhe, Abdyl Frashërit, nipi i Samiut e Naimit, ai ishte destinuar që fëmijë jo vetëm të bënte, por ta trondiste historinë. Vetë biografia apo CV-ja e tij, siç e quajnë tani, flet vetë për ndriçimin e kësaj figure, që nuk ka të krahasuar me asnjë figurë tjetër në historinë e kombit e popullit tonë.Mid’hat Frashëri lindi më 25 mars 1879 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familja Frashëri. Ai e njohu shumë pak të atin dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe të Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905 punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore.


    Veprimtaria politike

    Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX, duke spikatur që në fillim me punën e tij në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908 ai fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën (shtëpinë botuese) “Mbrothësia”. Frymëzues dhe organizator i Kongresit të Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i Alfabetit”, më 14 nëntor-22 nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar i Kongresit, një nder dhe meritë e rrallë për moshën që kishte.Firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë më 28 nëntor të viti 1912 dhe ministër në qeverinë e saj të krijuar nga Ismail bej Vlora. Më 30 mars 1913 ai jep dorëheqjen nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit Mid’hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë (Zvicër). Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës, në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan.” Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri, ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik.Në vitin 1927 fillon të botojë në Tiranë revistën “Diturija” dhe themelon librarinë “Lumo Skëndo”.Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, vendos t’i kthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, në nëntor 1944 u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju-Jork ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.


    Bibliofili Lumo Skëndo

    Mbas vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid’hat bej Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye në vitin 1996 ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet “Bibliofili Lumo Skëndo”. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha më 23 prill 2006.


    Vepra

    Naim bej Frashëri, kujtimi mbi të ungjin (1901), “Bëj mirë pa hidhe në det” (1902)
    “Dhe tregonje” (1902), “Shkurtabiqi i verdhë” (1914) “Hi dhe shpuzë” (1915)
    Letra mbi një udhëtim në Zvicër (1915) “Një re e zezë për Shqipërinë” (1918), “Rilindja e Shqipërisë” (1918)
    “Shqiptarë e Sllavë” (Albanais et Slaves) (1919), “Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe” (1921), “Plagët tona” (1924) etj.
    Siç shihet, nga kjo biografi e shkurtër ka disa momente aq të ndritura në jetën e tij, sa është pothuaj e pamundur të harrohet e aq më shumë të denigrohet.
    Kryetar i Kongresit të Manastirit dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, ministri i parë i shtetit shqiptar, themelues dhe udhëheqës i Ballit Kombëtar dhe hartues i projektit për Shqipërinë etnike e demokratike. Vetëm kontributi dhe pjesëmarrja në dy prej ngjarjeve që vunë themelet e shtetit shqiptar – Kongresin e Manastirit dhe shpalljen e Pavarësisë – e bëjnë atë një figurë të ndritur të historisë. Por sigurisht që nuk mbaron me kaq. Mid’hat Frashëri është edhe politikani i parë shqiptar që ka aplikuar dorëheqjen nga ministër si mjet demokratik të të bërit politikë, dhe këtë e bëri më 1912, ndërkohë që ka politikanë që nuk e njohin këtë akt edhe sot. Ishte kontributi i tij diplomatik dhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin arvanitas të Greqisë, Teodor Pangalo, që ndaloi deportimin nga ana e grekëve të shqiptarëve të Çamërisë për në Turqi sipas marrëveshjes për shkëmbimin e popullsisë Venizello-Ataturk të vitit 1920. Si përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ka mundur të përfaqësojë me kulturë e atdhetari vendin tonë në momente shumë të vështira të tij. Projekti i tij më i madh politik: Shqipëria etnike, ngeli i parealizuar për shkak të lënies nga fuqitë e mëdha të Shqipërisë në influencën komuniste sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore. Projekti duket se po zbatohet tani me pavarësinë e Kosovës dhe përmirësimin e vazhdueshëm i statusit politik e kombëtar të shqiptarëve në trojet e tyre historike në rajon. A gjendet njeri në histori që i ka shërbyer kaq shumë çështjes shqiptare sa ky kampion i pashoq i shqiptarizmit?



    Historianët e leshit

    Historianët, por dhe politikanet shqiptarë, nuk e kanë fort për zemër Mid’had beun. Ndoshta i tmerron jeta dhe veprimtaria kaq e ndritur e tij. Historianët komunistë kapen ende pas vendimeve politike të Enver Hoxhës. “Ishte kriminel lufte, kolaboracionist”, – ky është argumenti i tyre kur kundërshtojnë apo mundohen të denigrojnë figurën e tij. A ka ndonjë dokument historik për këtë çështje? Jo. Vetëm një vendim politik nga diktatori. Po a mund të bëhet historia me vendime politike? Ka qenë kryetar i organizatës nacionaliste Balli Kombëtar, kërkoni Shqipërinë etnike e demokratike, kërkoni Kosovën, Çamërinë, Maqedoninë shqiptare, Ulqinin, Tivarin e Tuzin. A nuk i kërkon sot këto politika shqiptare. Madje Shqipëria e madhe bashkimi kombëtarë i shqiptarëve është edhe një detyrim kushtetues. Kjo është, sipas historianëve komunistë, “tradhtia” e Mit’had bej Frashërit. Nuk kanë turp, por dalin në ekrane e gazeta, edhe pse kanë qenë spiunë, mashtrues e falsifikatorë të historisë, nuk heqin dorë dot nga mbrojtja e krimit të tyre. Të hapin barkun me demagogjinë e sidomos kurajën për të mbrojtur një krim kaq të rëndë sa ç’është falsifikimi i një shekulli histori. Një ditë lexova një shkrim të kolegut A.Ç, i cili ishte i dëshpëruar për faktin se e majta ish-komuniste nuk promovonte figurat e saj në historinë e Shqipërisë. Ai nuk gjente dot përgjigje. Unë e kam një të tillë: nuk kanë figura kombëtare, përkundrazi, figurat e tyre janë kryesisht antishqiptare. Si pasojë e sajesave të komunistëve jugosllavë, e majta shqiptare i ka edhe heronjtë e saj të tillë – të sajuar. Ky fakt flet edhe më shumë pse historianët e tyre mundohen të errësojnë figura si M. Frashri. Po a mund të mbulohet dielli me shoshë? Kam vrarë shumë herë mendjen se si mund t’i quaj këta të ashtuquajturit “historianë” komunistë, spiunë, falsifikatorë etj. Kanë kaq shumë epitete, sa nuk mund t’i përcaktoj dot. Por më në fund e zgjidha. Nga sikleti më nxori Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit. Se ai m’u kujtua kur iu drejtua “njanit prej atyne”: “Historian i leshit”.
    Lajmi Shqip

    Ky artikull eshte postuar me Wednesday, 11/07/2012 ne oren 6:52 am tek kategoria Komente. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0 . Ju mund te komentoni, ose ta ndiqni nga websiti juaj.

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Rroft Sali shpellari dhe PD-ja, qe po e perdorin 100 vjetorin sikur esht merita e tyre.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Bora`
    Anëtarësuar
    13-10-2011
    Postime
    74
    Citim Postuar më parë nga KOKASHTA Lexo Postimin
    Rroft Sali shpellari dhe PD-ja, qe po e perdorin 100 vjetorin sikur esht merita e tyre.
    Normal pse se di ti qe sala ka luftuar kunder armiqve:P Kur shqiptaret e vertet luftetare jepnin jeten per atdhen sala i binte macas me luge ca ka cliru ai e ka cuar gjate.

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar më parë nga Lumo Lexo Postimin
    http://www.lajmishqip.com/wp-content...mo20skendo.jpg





    Mid’hat Bej Frashëri dhe historianët e leshit
    Nga : Nebil ÇIKA


    Kampioni i shqiptarizmit

    Nuk gjendet figurë historike në historinë e kombit tonë me aktivitete e kontribute si ai i Mid’hat bej Frashërit. I biri i një figurë gjithashtu të madhe, Abdyl Frashërit, nipi i Samiut e Naimit, ai ishte destinuar që fëmijë jo vetëm të bënte, por ta trondiste historinë. Vetë biografia apo CV-ja e tij, siç e quajnë tani, flet vetë për ndriçimin e kësaj figure, që nuk ka të krahasuar me asnjë figurë tjetër në historinë e kombit e popullit tonë.Mid’hat Frashëri lindi më 25 mars 1879 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familja Frashëri. Ai e njohu shumë pak të atin dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe të Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905 punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore.


    Veprimtaria politike

    Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX, duke spikatur që në fillim me punën e tij në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908 ai fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën (shtëpinë botuese) “Mbrothësia”. Frymëzues dhe organizator i Kongresit të Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i Alfabetit”, më 14 nëntor-22 nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar i Kongresit, një nder dhe meritë e rrallë për moshën që kishte.Firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë më 28 nëntor të viti 1912 dhe ministër në qeverinë e saj të krijuar nga Ismail bej Vlora. Më 30 mars 1913 ai jep dorëheqjen nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit Mid’hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë (Zvicër). Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës, në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan.” Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri, ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik.Në vitin 1927 fillon të botojë në Tiranë revistën “Diturija” dhe themelon librarinë “Lumo Skëndo”.Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, vendos t’i kthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, në nëntor 1944 u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju-Jork ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.


    Vepra

    Naim bej Frashëri, kujtimi mbi të ungjin (1901), “Bëj mirë pa hidhe në det” (1902)
    “Dhe tregonje” (1902), “Shkurtabiqi i verdhë” (1914) “Hi dhe shpuzë” (1915)
    Letra mbi një udhëtim në Zvicër (1915) “Një re e zezë për Shqipërinë” (1918), “Rilindja e Shqipërisë” (1918)
    “Shqiptarë e Sllavë” (Albanais et Slaves) (1919), “Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe” (1921), “Plagët tona” (1924) etj.
    Siç shihet, nga kjo biografi e shkurtër ka disa momente aq të ndritura në jetën e tij, sa është pothuaj e pamundur të harrohet e aq më shumë të denigrohet.
    Kryetar i Kongresit të Manastirit dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, ministri i parë i shtetit shqiptar, themelues dhe udhëheqës i Ballit Kombëtar dhe hartues i projektit për Shqipërinë etnike e demokratike. Vetëm kontributi dhe pjesëmarrja në dy prej ngjarjeve që vunë themelet e shtetit shqiptar – Kongresin e Manastirit dhe shpalljen e Pavarësisë – e bëjnë atë një figurë të ndritur të historisë. Por sigurisht që nuk mbaron me kaq. Mid’hat Frashëri është edhe politikani i parë shqiptar që ka aplikuar dorëheqjen nga ministër si mjet demokratik të të bërit politikë, dhe këtë e bëri më 1912, ndërkohë që ka politikanë që nuk e njohin këtë akt edhe sot. Ishte kontributi i tij diplomatik dhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin arvanitas të Greqisë, Teodor Pangalo, që ndaloi deportimin nga ana e grekëve të shqiptarëve të Çamërisë për në Turqi sipas marrëveshjes për shkëmbimin e popullsisë Venizello-Ataturk të vitit 1920. Si përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ka mundur të përfaqësojë me kulturë e atdhetari vendin tonë në momente shumë të vështira të tij. Projekti i tij më i madh politik: Shqipëria etnike, ngeli i parealizuar për shkak të lënies nga fuqitë e mëdha të Shqipërisë në influencën komuniste sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore. Projekti duket se po zbatohet tani me pavarësinë e Kosovës dhe përmirësimin e vazhdueshëm i statusit politik e kombëtar të shqiptarëve në trojet e tyre historike në rajon. A gjendet njeri në histori që i ka shërbyer kaq shumë çështjes shqiptare sa ky kampion i pashoq i shqiptarizmit?
    - Nese per 100 vjetorin i pavarsise nuk zen vendin e duhur ky personazh, ateher turpi bie mbi gjithe ne qe mendojme se jemi shqipetare dhe kontribuojme per ceshtjen.

    Aty ku flasin faktet skan cka te mendojne pushtetaret,...

    eshte e udhes qe te zbardhen disa dilema dhe plasaritje mes figurave te shquara.
    eshte e udhes te shpaloset atentati ndaj mretit zog i organizur nga hasan prishtina dhe e gjith kjo me rekomandim te grekeve dhe rusve.

    - eshte e udhes te tregojne se kush e vrau vertet esat pashe toptanin ne paris dhe per cilatinteresa iu be atentati sidhe te tregojne se pse e vrane avni rustemin kur pra fisit te vet e pranoi se as qe e kishte pare e jome ta kete vrare esat pashen.

    - me direktivat e kuj hasan prishtina pranoi te jete minister ne qeveribne e princ vildit dhe nga na erdhi ky vidi?

    - cilla ishte arsyeja qe kadri memeti i coj fjalke dhe personalisht nga tirona u nis drejt gjakoves dhe ne shpellen e dragobise e vrau bajram currin emrinb e se cilit e madhnoi enver hoxha?
    Pse ta vriste ne shpelle, cfar kishte dhe prej kuj fshehej bajram curri ne shpell, kur ishte ne vend te tij?

    - Pse nuk kerkohet flamuri i vitit 1912 ne familjen maleski ne struge?

    - ne 100 vjetorin e pavarsise kush e urdhnoi dhe me cfar te drejte trashegimtari i froit martohet me shqiptre?

    - Ku prehen eshtrat e Ismail Qemalit dhepse te mos jene edhe eshtrat e tij ne varrezat e veteraneve?

    pyetem:
    valle, a nuk eshte tani momenti te harmonizohet nje platforme politike dhe te sillet nje rezolute konforme konceprit te Mit'hat Frasherit per te rrumbullaksuar aspiratat e te pareve tane? ...
    urtësia

  14. #134
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Pёrkrenarja dhe shpata vijnë në Shqipëri


    Pёrkrenarja dhe shpata e Skёnderbeut do tё sillen nё Shqipёri pёr t’u ekspozuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipëri. Premtimi i është bërë kryeministri, Sali Berisha nga zёvendёskancelari dhe Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger. Berisha dhe Michael Spindelegger janë takuar në Kroaci, ku po zhvillohet Samiti i Dubrovnikut.

    Gjithashtu, ai bёri tё ditur se Austria do tё marrё pjesё nё festimet pёr 100 vjetorin e pavarёsisё me pёrfaqёsues tё autoriteteve mё tё larta, si dёshmi e miqёsisё dhe lidhjeve tё ngushta midis tё dy vendeve e popujve.

    Spindelegger garantoi kryeministrin Berisha, se Austria do ta mbёshtesё fuqishёm Shqipёrinё nё hapat e mёtejshëm drejt integrimit europian dhe marrjen e statusit tё vendit kandidat.

    Berisha nga ana e tij, vlerësoi gadishmërinë e Austrisë pë sjelljen në Shqipëri të pёrkrenares dhe shpatës së Skёnderbeut, si dhe për përfaqësimin e saj në nivele të larta në festime e 100 vjetorit të Pavarëisë.

    Nё memorien e kombit, – u shpreh Kryeministri, – kontributi i Ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë, Kontit Bertochd dhe i vendeve mike Austrisё e Hungarisё, do tё qёndrojё pёrherë nё altarin mё tё lartё tё vlerёsimit tё kombit shqiptar.

    Panorama

    Austriakët: Do t’ua lëmë 3 muaj shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut

    Christian Beaufort, Sylvia Ferino dhe Caridad Nieto kanë bërë vizitën e parë në Muzeun Historik Kombëtar për të parë kushtet teknike. Ata janë shprehur optimistë për ekspozimin e relikeve. Dje kanë parë një dokumentar mbi Skënderbeun, prodhim i 1967-s në Arkivin e Filmit, ndërsa sot do të vizitojnë Muzeun e Krujës

    Do të ekspozohen në katin e dytë të Muzeut Kombëtar


    Oliverta Lila

    “Më duket çdo gjë në rregull. Nëse kemi një vitrinë mund të bëjmë gjithçka. Pavijoni i Mesjetës është një vend i shkëlqyer. Këtu e kemi Skënderbeun gjithandej. Është koha për ta rikthyer”. Këto kanë qenë fjalët e Christian Beaufort, drejtuesi i grupit të specialistëve austriakë të Muzeut Historik të Artit në Vjenë, ndërsa ndodheshin në Muzeun Historik Kombëtar për të parë kushtet e ekspozimit të shpatës dhe përkrenares origjinale të Skënderbeut. Reliket e Heroit Kombëtar do të kthehen në Shqipëri për t’u ekspozuar në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Salla në katin e dytë të Muzeut Historik, Pavijoni i Mesjetës, u është dukur më i përshtatshmi. Aty ndodhet një shtatore e Skënderbeut, afresku, imitacione armësh, botime origjinale në disa gjuhë etj. “Këtu ka më pak lagështirë se në Austri dhe kjo është e rëndësishme për të mos lejuar korrozionin e hekurit. Por këto janë çështje që zgjidhen. Unë nuk shoh asnjë problem për të mos i ekspozuar”, është shprehur Beaufort, duke thënë me shaka se nuk e dinte nëse do të mundte të kthehej sërish, sepse është në prag pensioni. Ndërsa e pyetëm se për sa kohë mund të qëndronin këto relike të ekspozuara, Beaufort shpjegoi se zakonisht zgjat nga një deri në 3 muaj, varet nga interesi i palës shqiptare. Ende nuk është përcaktuar, por nëntori duket si muaji kur shpata dhe përkrenarja do të vijnë për t’u ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. “Unë jam plotësisht i bindur që pala shqiptare ka vullnet të plotë të plotësojë të gjitha kërkesat e palës austriake, që janë të natyrshme për të pasur kushte klimaterike e sigurie për objektet që ekspozohen. Ne kemi interes të jashtëzakonshëm, që me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, shqiptarët nga të gjitha trevat e Shqipërisë të vijnë të shohin nga afër armët e heroit tonë. Do të diskutojmë edhe probleme të tjera që kanë karakterin juridik për mirëkuptimin mes dy palëve për t’i sjell këto dy objekte e për t’i kthyer pas”, ka theksuar drejtori i MHK-së, Luan Malltezi, i cili i ka shoqëruar gjatë gjithë kohës tre specialistët austriakë, të cilët diskutuan edhe me specialistët shqiptarë.

    Drejtoresha e Galerisë së Pinakotekës në Muzeun Historik të Artit në Vjenë, Sylvia Ferino, në një intervistë për gazetën “Shqip” tregon më shumë detaje për këtë iniciativë.

    Ju keni bërë vizitën e parë në Muzeun Historik Kombëtar. A janë, sipas mendimit tuaj, të përshtatshme kushtet për ekspozimin e relikeve të Skënderbeut?

    Muzeu është në gjendje shumë të mirë. Është e qartë që nuk ka ajër të kondicionuar, por kjo për mua nuk do të përbënte pengesë që të sillnim për ekspozim shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut. Ne e biseduam edhe me drejtorin Luan Malltezi dhe nëse do të jetë e nevojshme, brenda vitrinës, përmes elementeve të caktuara, do të kryejmë ekuilibrimin e temperaturës. Kjo është një gjë që zgjidhet lehtësisht. Ne jemi shumë të lumtur që jemi në Tiranë, na pëlqen shumë dhe shpresoj që në të ardhmen të vazhdojmë të bashkëpunojmë.

    Vendosët në parim se cilat nga ambientet mund të jetë më i përshtatshëm për ekspozim?

    Salla e Skënderbeut në katin e dytë të muzeut është shumë dinjitoze dhe mjaft e përshtatshme. Shpata dhe përkrenarja duhet të ekspozohen aty, sepse bëjnë edhe një lidhje me afreskun e madh që ndodhet në pjesën ballore të sallës. Mendoj se është salla më e përshtatshme dhe më koherente, sepse i është dedikuar Skënderbeut.

    Do të kërkoni kushte specifike, qoftë edhe sigurie?

    Ne jemi shumë optimistë dhe mendojmë se çdo gjë do të realizohet. Nëse do të ketë vështirësi, ne mund ta sjellim vitrinën nga Vjena, e njëjta ku shpatat dhe përkrenarja ruhen tani. Qeveritë do të bien dakord për ta sjellë këtu dhe pastaj për ta rikthyer sërish.

    Sa kohë mendohet të qëndrojnë të ekspozuara?

    Zakonisht kur u japim hua vendeve të tjera vepra arti, të cilat janë pjesë e fondit tonë, zgjat deri në 3 muaj. Gjithsesi kjo mbetet për t’u biseduar.

    Ju do të vizitoni sot edhe Muzeun e Krujës. Mund të jetë edhe ai një vend i mundshëm ekspozimi?

    Ne do ta shohim sot këtë muze, por jemi këtu të ftuar nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, që është edhe partneri ynë në këtë nismë.

    Çfarë vendi zënë këto relike në koleksionin e Muzeut Historik të Artit?

    Në muzeun tonë, Skënderbeu është një nga heronjtë e mëdhenj të Europës, armët e të cilit arqiduka ynë, Ferdinandi i Tirolit, i ka koleksionuar në gjysmën e dytë të vitit 1500. Skënderbeu ishte një nga heronjtë e mëdhenj që ka luftuar kundër turqve dhe ky fakt ishte shumë i rëndësishëm për Austrinë e shekujve të shkuar. Ne kemi 13 koleksione të mëdha në pikturë, antikitet, artefakte, monedha, kostume, karroca, armatime etj. Jemi muzeu më i madh i Austrisë.

    A kanë interes turistët për këto relike?

    Vijnë shumë turistë, por mbi të gjithë janë të interesuar shqiptarët. Një ditë të hëne, kur muzeu ishte mbyllur, vijnë një grup shqiptarësh që donin të shihnin shpatat dhe përkrenaren. Ata nuk e dinin që unë isha edhe punonjëse e muzeut dhe ishin të dëshpëruar që nuk do të mund t’i shihnin. U thashë se do të mjaftonte një telefonatë dhe kështu bëra. Ata mundën t’i shihnin. E kuptoj interesin e madh që ka edhe për t’i ekspozuar në Shqipëri, veçanërisht në 100-vjetorin e Pavarësisë.

    Shqip

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shkup, manifestime për 100 vjetorin e çlirimit

    Aktivitete të shumta kulturore do të përcjellin manifestimin me rastin e 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit.

    Manifestimi do të nisë të dielën në ora 12 tek shtëpia memoriale e Nënës Terezë me meshën në gjuhën shqipe që mbahet për nder të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, i cili kishte themeluar korrin “Zani i Maleve“ për të pritur kryengritësit që çliruan Shkupin. Ndërsa në orën 13 e 30 tek Libraria e Çarshisë do të bëhet promovimi I pullës postare “Zani i Maleve” nga Postat e Maqedonisë.

    Në ora 18 në organizim të Shoqatës së Motoristëve Dardanians MC nga Shkupi do të mbahet defile e anëtarëve të familjeve kryengritëse të cilët do të ndalen te sheshi Skëndërbeu për të vijuar me një iftar të hapur te Xhamia e Murat Pashës në orën 19 e 45.

    Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se me këtë rast do të nderohen të gjitha familjet e kryengritësve. “Organizojmë këtë festë për nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit ku po ashtu do të nderojnë familjet, trashigmitarët e familjeve që kanë bë çlirimin e Shkupit, siç është familja e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit dhe shumë familje të tjera dhe duke përfundu ku do të përfshihen diku 30 familje që janë të veçuara për kontributin e tyre kombëtar në këtë 100 vjetor dhe për të cilët ne u jemi mirënjohës dhe do t’ju ndajmë mirënjohje”, tha Mexhiti.

    Ndërkohë Skender Hasani nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë përkujtoi se Kryengritja e vitit 1912 kishte filluar në Malësitë e Gjakovës duke përfunduar me çlirimin e qyteteve të ndryshme të rrafshit të Kosovës dhe duke kulminuar me hyrjen në Shkup.

    “Që do të thotë se sikur kryengritjet e mëparshme që gjatë Rilindjes kombëtare shqiptare që filluan diku tjetër dhe kulminuan me çlirimin e Shkupit siç ishte kryengritja e Dërvish Carës në vitin 1844 siç ishte ajo e Lidhjes shqiptare të Prizerenit me çlirimin e Shkupit me 4 dhjetor të vitit 1880 edhe kryengritja e vitit 1912 kulminoi me clirimin e Shkupit dhe ngjarja kulmore e vitit 1912 për trojet etnike shqiptare ishte çlirimi I Shkupit”, tha Hasani.

    Aktiviteti kulturor që do të përmbyll këtë manifestim është Koncerti në Kala që do të nis në ora 22. Organizator i manifestimit në fjalë është Komuna e Çairit në bashkëpunim me Shoqata e Historianëve Shqiptar të Maqedonisë, Instituti për trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë, Unioni I studentëve ‘Dardania’, Shoqata e motoristëve ‘Dardanians MC’, Esnafi I Çarshissë dhe shumë sponsorë medial mes tyre edhe TV Alsat M.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shkupi festoi 100 vjetorin e çlirimit



    100 vjetori i çlirimit të Shkupit u festua me një sërë manifestimesh, ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare. Në Shtëpinë Memoriale të Nënës Terezë u zhvillua meshë në gjuhën shqipe për nder të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, themelues i korit "Zani i Maleve", postat e Maqedonisë promovuan një pullë me të njëjtin emër, pinjollët e familjarëve të kryengritësve të vitit 1912 erdhën sërish në kryeqytetin dardan, ndërsa pas iftarit të hapur për të gjithë, festa do të përfundojë me një koncert madhështor në Kalanë e Shkupit. Deputeti nga Kosova Njazi Seferi, përfaqësues i familjes së Idriz Seferit tha se Tirana mund të jetë kryeqytet i shqiptarëve, por Shkupi, është kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve. “Shkupi ka qenë një brengë e veçantë e jona e të parëve tona, sepse ata e kishin frikën, se këtu do të ndryshonte rrjedha e historisë, rrjedha e fatit të tyre. Shkupi është një udhëkryq ku i grumbullon të gjithë njerëzit, vendet tona i bashkon, ky është realisht kryeqyteti emocional i shqiptarëve, ndoshta Tirana mund të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Prishtinë e Kosovës, por kryeqyteti i shqiptarëve do të jetë Shkupi, ky është kryeqytet emocional”, tha Seferi. Ndërsa Zëvendës kryeministri Musa Xhaferi, gjatë promovimit të pullës postare “Zani I Maleve tha se me aktivitetet që organizohen në Shkup, dëshmojnë rëndësinë e kësaj date të rëndësishme të historisë shqiptare. Drejtori i postave të Maqedonisë Rafiz Aliti në shenjë falënderimi të kryengritësve që çliruan Shkupin para 100 vjetësh, i dhuroi familjarit të patriotit Idriz Seferi, një ekzemplar të posaçëm të Pullës Postare. Aktivitetet për shënimin e 100 vjetorit të Shkupit organizohen nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve. Financiarisht këto aktivitete ndihmohen nga Komuna e Çairit dhe sponsor të tjerë, ndërkaq, Ministria e Kulturës së Maqedonisë nuk ka ndarë asnjë denarë për këtë datë të rëndësishme, edhe pse ky përvjetor është miratuar nga ana e Parlamentit të Maqedonisë.

    Lajm



    Shkupi sot feston 100 vjetorin e çlirimit



    100 vjetori i Çlirimit të Shkupit po shënohet me një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në kryeqytet. Për nder të kësaj dite, sot u promovua edhe pulla postare 'Zani i Maleve', e cila përfshinë motive të këtij grupi orkestral të themeluar nga patrioti Kolë Bojaxhiu, i ati i Gonxhe Bojaxhiut, për të pritur kryengritësit shqiptarë që arritën në Shkup për çlirimin e tij. Zv/kryeministri Musa Xhaferi, me këtë rast foli për rëndësinë që ka 12 gushti në historinë e gjithë popullit shqiptar.

    "Kjo kryengritje u kurorëzua me çlirimin e Shkupit ku ne sot shënojmë këtë datë ndërsa vet mënyra e pritjes së kryengritësve nga ana e popullsisë , me një orkestër muzikore të cilët sot po e përkujtojmë edhe më promovimin e pullës postare, me motive të këtij grupi të formuar nga patrioti Kolë Bojaxhiu enkas për pritjen e trupave shqiptare, si dhe rrjedha e ngjarjeve historike të mëvonshme në këtë qytet për Lëvizjen Kombëtare , siç ishte Kuvendit i Shkupit disa muaj më vonë, domosdoshmërisht dëshmojnë rëndësinë e kësaj date respektivisht 12 gushtit në historinë tonë kombëtare", deklaroi Musa Xhaferi, zv/kreyminstër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

    "Në vazhdën e aktiviteteve posta e Maqedonisë vendosi të jep kontributin e saj jo vetëm në shënimin e kësaj date historike por në një mënyrë të lë një mbresë një shënim do të na përkujton një kohë të gjatë këtë datë historike si dhe këtë jubile të madh për të gjithë ne", tha Rafiz Aliti, drejtor i Postave të Maqedonisë.

    Drejtori i postave të Maqedonisë Rafiz Aliti, gjithashtu në shenjë falënderimi të kryengritësve që çliruan Shkupin para 100 vjetësh, i dhuroi familjarit të patriotit Idriz Seferi, një ekzemplar të posaçëm të Pullës Postare.

    "Shkupi ka qenë një brengë e veçantë e jona e të parëve tona, sepse ata e kishin frikën, se këtu do të ndryshonte rrjedha e historisë, rrjedha e fatit të tyre. Shkupi është një udhëkryq ku i grumbullon të gjithë njerëzit, vendet tona i bashkon, ky është realisht kryeqyteti emocional i shqiptarëve, ndoshta Tirana mund të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Prishtinë e Kosovës, por kryeqyteti i shqiptarëve do të jetë Shkupi, ky është kryeqytet emocional", u shpreh Nijazi Seferi, përfaqësues i familjes Idriz Seferit.

    Të pranishëm në këtë manifestim ishin dhe familjarë të tjerë të ish kryengritësve shqiptarë si dhe përfaqësues të jetës politike dhe institucioneve në vend. Ndërkaq më herët për nder të Kolë Bojaxhiut, themeluesit të orkestrës 'Zani i Maleve' u mbajt një meshë, e para në gjuhën shqipe, që nga ekzistimi i kësaj Shtëpie Përkujtimore.
    "Dashuria fillon në shtëpinë e prindërve, ajo gjallëron në familje, si mungesë e dashurisë familjare sot kemi aq shumë vuajtje dhe mjerim në botë. Prandaj apeli është i qartë dashuria duhet të rritet dhe të kultivohet sikurse fëmija në gjirin familjar", theksoi Don Viktor Sopi, Ipeshkvi e Kosovës.

    100 vjetori i çlirimit të Shkupit gjatë ditës së sotme do të shënohet edhe me një sërë aktivitetesh të tjera, sikurse parakalim i anëtarë të familjeve kryengritëse, i cili fillon nga kompleksi Princ deri tek Përmendorja e Skënderbeut në Çarshi. Po ashtu, do të organizohet edhe iftar të hapur në Xhaminë e Murat Pashës, program për dekorimin dhe ndarjen e mirënjohjeve familjeve të njohura të patriotëve si Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit etj. Kjo ditë do të mbyllet me një Koncert në Kalanë e Shkupit.

    Semra Jakupi - Alsat
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #138
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Flamuri origjinal i Ismail Qemalit !!!

    Vellezer te nderuar,

    Kisha patur nje pyetje, dhe njekohesisht ju kisha lut per mendimin e juaj.

    A nuk do te ish e rruges, qe per 100 vjetorin, ai flamur qe parimisht u planifikua te ngrihet ne Shkup, te marre ate rruge dhe ne shenje simbolike te ngrihet ne Shkup, dhe ne Prishtine, per te deshmuar unitetin e kombit tone ???

    Si mendoni, a duhej politikanet tane kete ta kerkojn ???, mendoj se ne shkup do te kish veshtiresi per realizimin (e kane ne dore shkijet edhe per disa vjet), por ne prishtine nuk do te mendoja se do te dilte ndonje problem !!!

    tung
    albanish by nature

  19. #139
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    100-Vjetori: Sa ndryshuam në një shekull?

    FATOS BAXHAKU

    Mbi këtë truallin tonë kanë kaluar plot udhëtarë, reporterë, spiunë, aventurierë, madje deri edhe gjuetarë të thjeshtë. Shumë kanë lënë pas shkrimet e tyre. Vetëm pak vetëve u kujtohet, mirësia, profesionalizmi, ndershmëria dhe një veti krejt më vete, ajo që në disa raste quhet “morbus Albanie” (sëmundja e Shqipërisë). Një ndër to është një zonjë bavareze. Ajo quhej Marie Amelie Freiin von Godin. Kishte lindur në Mynih, më 7 mars të 1882, në një familje fisnikësh të rënë nga vafti dhe edukata e saj e parë ishte fort e rëndë. Për t’i shpëtuar jetës së zymtë ajo ndërmori një udhëtim të gjatë në Lindje. Asokohe, kjo quhej një “aventurë e madhe”. Baronesha shumë shpejt u lidh me Eqrem bej Vlorën, një figurë brilante e aristokracisë shqiptare të kohës dhe me motrën e tij. Që në këtë kohë ajo u bë një mike e madhe e shqiptarëve. Që në 1902 ajo ishte korrespondente nga Shqipëria për “Koelnischen Volkszeitung” dhe “Taeglichen Rundschau”. Në 1914 hapi me iniciativën e saj një spital fushor për të ndihmuar viktimat e luftës dhe të kolerës. Vdiq në Mynih në 1956. Thuhet se në ditën e varrimit të saj shumë shqiptarë të përlotur kanë thënë si nëpër dhëmbë: Sot vdiq nëna e vërtetë e Shqipërisë.

    Citimet që do të keni mirësinë t’i lexoni më poshtë janë shkëputur nga disa shënime të saj të mbajtura në 1913, një vit pas shpalljes së Pavarësisë tonë.

    Jemi mësuar të na shajnë, të na citojnë si të paaftë për të bërë shtet apo shoqëri moderne, dhe gjithherë për këto akuza e kemi pasur gjuhën brisk. Ky rast ndryshon kryekëput, ky rast tregon se si do donte ta shihte Shqipërinë e së ardhmes një njeri që e dashuronte vërtet atë. Është një rast më shumë që të gëzojmë e të bëjmë hare për 100-Vjetor, por edhe ta vrasim mendjen për atë çka mund të bënim më mirë. Një shekull gjithsesi nuk është pak.


    Vetëdija politike

    “… Në pjesën dërmuese shqiptarët nuk janë në gjendje të lexojnë gazetat e huaja, kështu që, në një farë mënyre, janë në mëshirën e kafehaneve, ku një gjykim politik duhet, apo mund të formohet vetëm nga lajmet që sjellin agjentët e qeverisë turke, apo të kapitenëve të anijeve dhe të kasnecëve. Në këto kushte vetëkuptohet që horizonti politik është habitërisht i ngushtë, saqë ngjarjet vendore fitojnë një peshë dhe rëndësi krejt arbitrare në krahasim me ato në vendet e huaja, apo madje edhe në krahinën fqinje, një rëndësi që ka vetëm një efekt: të shtrembërojë në kokat e shqiptarëve raportet e drejta të gjërave…”. A ndodh kjo edhe 100 vjet më pas? Kush e di?



    Shpërfillja ndaj pushtetit

    “…Për shkak të shtypjes politike, gjatë së cilës shqiptarëve u ishte mohuar, madje me kërcënimin e dënimeve të rënda, çdo pjesëmarrje në jetën politike, pjesa më e madhe e popullatës ishte mësuar të çinteresohej për çështjet publike dhe kjo, siç ishte e natyrshme, nga shpërfillja e ngjarjeve politike, çoi në humbjen e krejt shpresave për të ardhmen, që te çdo popull tjetër, jo kaq të shkathët e energjik, do të kishte degjeneruar në një letargji të thellë e pa shpëtim.

    Mirëpo shqiptari shquhet për zgjuarsi dhe energji të pashterueshme, dhe kështu e gjithë kjo tepricë forcash shpirtërore dhe të vullnetit, e cila nuk gjeti vend në jetën publike të vendit, kërkoi fusha të tjera sendërtimi, qoftë në shërbim të Turqisë, apo vendeve të tjera jashtë vendit, qoftë brenda vendit në lëmin e jetës private, në të cilën shqiptarëve u ishte lënë aq shumë liri veprimi, sa edhe ç’u ishte kufizuar në jetën publike. Kjo rrethanë, së bashku me shkakun kryesor për rëndësinë jashtë çdo kriteri që janë fituar në Shqipëri çështjet vetjake, interesat vetjake dhe nderi vetjak përballë çështjeve publike, është në themel që sjellin me vete gjakmarrje dhe jo më pak edhe të gjitha aktet e shumta të dhunës dhe të shkeljes së ligjshmërisë, nëpërmjet të cilave shumica dërrmuese e shqiptarëve mbron përfitimet dhe, në rastin më të mirë edhe nderin e vet… Kujdesi i pamasë për interesat personale, ku energjia e shqiptarit ka gjetur fushë veprimi, dëshira për aventura, në të cilat dëshmohet gëzimi i këtij populli, ka çuar, sidomos në fushën e pronës private, në ‘shtrembërimin e konceptit të drejtësisë’…”. Në këtë pikë nuk kemi ku luajmë, të gjithëve ne, me ndonjë përjashtim të ndonjë idealisti të marrë, ende na dhembin më shumë hallet e shtëpisë tonë sesa “çështjet publike”. E bukur arritje në 100 vjet…


    Partitë

    “…Ndërsa gjithë çfarë thonë partia kundërshtare, partia kundërshtare që ka qenë denbabaden kundërshtare, sepse formimi i partive nga të pushtetshmit kalon trashëgim nga babai tek i biri, sikundër edhe përkatësia partiake e njerëzve të popullit, është paraprakisht e keqe, e paarsyeshme dhe që duhet luftuar, gjithë ç’është e kundërshtarit duhet hedhur poshtë dhe nderi e kërkon që e jotja duhet mbrojtur me çdo kusht.

    Duket shkoqur se sa e vështirë është të çajë rrugë një mendim i aftë për të zgjuar një jetë të mirëfilltë politike në një popull të tëjuhazuar kaq shumë ndaj një realiteti publik dhe shoqëror dhe të përçarë aq zellshëm në një mijë parti për shkak të interesave të veçanta…”. Mbase ky citim na çon ndërmend se si sillen partitë kundërshtare edhe sot njëra me tjetrën…



    Shqiptari dhe forca

    “… Jam shumë e bindur: sapo shkollat e mira t’u mësojnë fëmijëve konceptet e vërteta të moralit, koncepte që u përgjigjen marrëdhënieve normale të një shteti të rregullt, atëherë masa e shëndetshme e popullsisë do të jetojë me të njëjtën ndershmëri fanatike për sa u përket këtyre koncepteve të reja, me të cilat ato përmbushin sot detyrat, shpesh të vështira, të mikpritjes, të mbajtjes së fjalës, të miqësisë, të përkatësisë partiake, të përmbajtjes ndaj grave, të cilat ua kërkon zakoni i të parëve. Pa dyshim që ky popull i zgjuar dhe energjik do ta shfrytëzojë shumë shpejt fuqinë e tij në fushën e punës praktike, sapo të ndiejë mbi vete një dorë të fortë, të cilën ai do ta vlerësojë, sepse shqiptari e vlerëson gjithmonë forcën.

    Ambicia e tij dhe mania për të fituar e përshpejtojnë këtë shndërrim më shumë sesa vetitë e çdo populli tjetër. Sapo ndershmëria në Shqipëri të çojë drejt qëllimit përmes marrëdhënieve të rregullta më mirë sesa grabitja, atëherë shumë shpejt hajduti do të quhet si i marrë, pikërisht sepse ai do të jetë i pasuksesshmi, sikundër deri më sot, burri absolutisht i ndershëm ishte i pasuksesshëm për faj të qeverisë turke…”.

    Mirë asokohe, kur hajduti quhej një njeri plot vlera, po sot, kur nuk jemi më të pushtuar?! Apo mos vallë ai ushtimi i vjetër ndër mendje e zemra vazhdon të na ndajë në të aftë e të paaftë, përkatësisht në hajdutë e johajdutë? Baronesha vazhdon të na bëjë pyetje të vështira, fort të vështira.



    (Për më gjerë shiko: Marie Amelie Freiin von Godin, Nga Shqipëria e re; përktheu Elda Gjana-Boriçi dhe Afrim Koçi, Koçi, Tiranë 2007).

    Shqip

  20. #140
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    13 ditë fjalime për 100-vjetorin e Shqipërisë

    Edicioni i tridhjetenjë i Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të zhvillohet përgjithësisht në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
    Kosovë

    Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili u hap të hënën në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, gjatë trembëdhjetë ditëve, sa do të zgjasë, do ta përshkojë fryma e njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Dy sesionet e Seminarit, ai i Gjuhës, si dhe ai i Letërsisë, në të cilat kumtesat e tyre do t’i lexojnë rreth 100 studiues, u janë kushtuar 100 viteve të studimeve të gjuhës shqipe, përkatësisht 100 viteve të studimeve letrare shqiptare.

    Duke folur në hapje të edicionit të tridhjetenjë, Bardh Rugova, drejtor i seminarit, tha se seminari i këtij viti nuk dallon shumë nga seminaret e viteve të kaluara. Ai shtoi se ky institucion mbetet i njëjti projekt si në ditën e themelimit të tij në vitin 1974.

    “Tridhjetë herë të tjera një drejtor seminari ka dalë në një tribunë si kjo për të hapur punimet e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. I nxora nga arkivi ato fjalime, i lexova një nga një, vetëm për të kuptuar se një fjalim i tridhjetenjë nuk mund të ketë ndonjë risi të madhe, pos të përmbledhë ato që janë thënë a nënkuptuar tridhjetë herë të tjera rresht”, tha Rugova.

    Sipas tij, ky është një projekt që synon ndikim në tri fusha të ndryshme. Ndikimi i parë është ai kulturor.

    “Seminari mundëson shkëmbime kulturore me vende dhe kultura të tjera, mundëson përfaqësimet kulturore të albanologjisë në botë dhe përkthime të veprave të gjuhës shqipe në gjuhë të ndryshme të botës”, u shpreh Rugova. Ndikimi i dytë, sipas tij, është ai arsimor dhe shkencor. Pjesa më e madhe e Departamenteve të Shqipes a të Ballkanistikës në botë, sipas Rugovës, drejtohen dhe udhëhiqen nga pjesëmarrës të dikurshëm a të sotëm të këtij seminari. Veç kësaj, shtoi Rugova, seminari vit për vit është një vend ku nëpërmjet referimeve dhe kumtesave shtrohen dhe diskutohen probleme të caktuara të albanologjisë, duke e shtyrë gjithnjë përpara këtë fushë.

    E ndikimi i tretë, sipas tij, është ai integrues.

    “Krijimi i kontakteve me institucione dhe individë të interesuar për shkencën gjithandej botës, lidhja e bashkëpunimeve dhe raportet kontraktuale janë baza e ekzistencës së këtij institucioni”, tha ai, duke shtuar se viti mes dy seminareve nuk ishte i lehtë për albanologjinë.

    “Përjetuam dhe ndamë dhimbjen për humbjen e studentëve të shqipes të Universitetit të Elbasanit në një aksident tragjik në afërsi të Himarës. U ndamë nga profesor Fadil Raka, ish-drejtor i këtij seminari. Na la poeti emblematik Ali Podrimja”, theksoi Rugova, duke shtuar se do të përpiqen t’i nderojnë ata, duke ruajtur sistemin e vlerave me të cilin jetuan, sistemin e njëjtë të vlerave që mban ky seminar.

    Një ndihmë të madhe seminari për çdo vit e merr nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës. Ministri Ramë Buja, duke folur për ecuritë e ekzistimit të seminarit me fokus vitet nëntëdhjetë, tha se “Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ndonëse kishte rënie në vitet ‘90, ishte institucioni që mbajti gjallë kulturën dhe traditën kombëtare”.

    Sipas tij, kjo u bë përmes njerëzve, miqve e dashamirëve të albanologjisë që erdhën këtu e që ishin ambasadorët më kuptimplotë për të bartur atë që duhej bartur dhe pasqyruar, përmes portës së madhe të kulturës, për të na njohur kush ishim, çfarë bëjmë dhe ku synojmë”.

    Në hapje të seminarit foli edhe Hajdin Abazi, zëvendësministër i Kulturës, i cili tha se këtë vit seminari shkon në nderim të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Shpresojmë që të vazhdojë puna që është bërë që nga fillimi kur ka nisur puna në këtë seminar”, tha Abazi.

    Të pranishmit i përshëndeti edhe Isa Mustafa, kryetar i Komunës së Prishtinës. Ai tha se ky seminar për Prishtinën është tepër i rëndësishëm, sepse në të ndodhin ngjarje të rëndësishme shkencore dhe kulturore. Ai shtoi se seminari është kthyer në një emblemë për Prishtinën.

    “Shpresojmë që do të vazhdojë të japë rezultate të rëndësishme për zhvillimin shkencor e kulturor, por edhe në afrimin e gjuhës dhe kulturës sonë me gjuhët dhe kulturat e tjera”, tha Mustafa.

    Pajazit Nushi, nënkryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, tha se i vjen mirë që gëzoi fatin ta bëjë këtë përshëndetje me rastin e hapjes së punimeve të para të këtij instituti para 38 vjetësh. Atëherë në emër të organeve përgjegjëse për themelimin e seminarit, kurse sot fjalën përshëndetëse tha se e bën në emër të ASHAK-ut.

    Sipas tij, tradita e veprimtarisë kulturore dhe shkencore e këtij seminari ka bërë që sot të kemi njohës dhe miq të Kosovës në shumë vende të Europës dhe në vende përtejoqeanike, sidomos në SHBA.

    “Disa nga pjesëmarrësit e këtij seminari punojnë në institucione shkencore dhe në universitete, disa të tjerë kryejnë shërbime diplomatike nëpër ministri të Punëve të Jashtme të vendeve të ndryshme, kurse disa të tjerë kryejnë funksione të larta diplomatike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Por ajo që është më e rëndësishmja, është fakti se seminari është institucion integrues i potencialit relativisht të madh shkencor dhe albanologjik”, tha Nushi.

    Ndërsa Osman Gashi, dekan i Fakultetit të Filologjisë, theksoi se ky fakultet, menaxhmenti i tij, këshilli drejtues dhe drejtoria e tij, profesorët e bashkëpunëtorët, administrata e studentët, tashmë seminarin e ndiejnë si pjesë të pandashme të veprimtarive të tyre, angazhimeve të tyre profesionale përgjatë tërë një viti akademik.

    Sipas tij, në esencën e tij seminari është pasqyra më e qartë dhe më kuptimplotë e zhvillimeve kulturore, shkencore, letrare e gjuhësore brenda një viti akademik, jo vetëm në Fakultetin e Filologjisë, por në tërë Universitetin e Prishtinës dhe më gjerë.

    Edhe Gashi theksoi se seminari i sivjetmë do të zhvillohet përgjithësisht në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Do të jetë ky një kontribut yni modest në shënimin e këtij përvjetori shumë të rëndësishëm për historinë e zhvillimet e sotme të kombit shqiptar”, tha ai.

    Shqip

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •