Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 189
  1. #141
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17
    Dështon konkursi, del në shesh Ismail Qemali i Paskalit

    Konkursi për realizimin e monumentit të Ismail Qemalit në 100-vjetor rezultoi përfundimisht i dështuar. Komiteti zgjodhi të vendosë pranë Kuvendit monumentin e realizuar nga Odhise Paskali në vitin 1981 që ndodhet në Muzeun Kombëtar. Në këtë të fundit do të shkojë vepra e skulptorit Veli Blakçori, i shpallur fitues nga konkursi i realizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kryeministri Berisha ka kërkuar nga ana tjetër të shpallet monument kulture sheshi i flamurit në Vlorë

    Berisha: Disa historianë kanë ende pikëpamje hoxhiste

    Oliverta Lila

    Konkursi për realizimin e një monumenti për Ismail Qemalin në 100-vjetorin e pavarësisë, mund të quhet i dështuar. Boceti i dalë fitues, i skulptorit kosovar, Veli Blakçori, nuk do të vendoset në lulishten pranë Kuvendit, ashtu siç ishte lajmëruar në fillim. Komiteti Shtetëror për 100-vjetorin e pavarësisë vendosi që të jetë monumenti i realizuar nga Odhise Paskali në vitin 1981(ndodhet në pavijonin e pavarësisë në muzeun Historik Kombëtar) ai që do të vendoset në lulishten në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”. Një shkëmbim veprash në këtë rast. Ky vendim, ashtu siç ishte parathënë ka të bëjë me mungesën e nivelit të kërkuar artistik. Skulptori kosovar, Veli Blakçori, i shpallur fitues nga juria e konkursit të realizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, i kontaktuar nga gazeta shprehet se nuk është në dijeni të vendimit e nuk dëshiron “të flasë në hava”. Ndërkohë, drejtori i GKA-së, Rubens Shima, shprehet se janë marrë në konsideratë të dyja variantet. “Monumenti i propozuar nga Veli Blakçori do të realizohet, por vendimi përfundimtar se ku do të vendoset kjo vepër do të merret më vonë. Do të shihet se cila prej veprave, ajo e Paskalit apo Blakçorit do të rrijë më mirë në vendin e përcaktuar”, ka thënë Shima. Monumenti i Paskalit, realizuar në vitin 1981 paraqet një Ismail Qemali në këmbë, ndërkohë që boceti i Blakçorit, e sjell të ulur. Pesë artistëve të përzgjedhur për fazën e dytë iu kërkua të sillnin dy variante bocetesh, një në këmbë dhe një ulur, por në rastin e skulptorit kosovar, juria ka vendosur për variantin e dytë.

    Nga ana tjetër, komiteti aprovoi si variant të parë për monumentin e Ahmet Zogut, variantin ushtarak, me autor Kreshnik Zhikun. Pas një interviste në gazetën “Shqip” të skulptorit Zeqir Alizoti, i cili po realizon një shtatore të Ismail Qemalit që do të vendoset në Vlorë, Kryeministri Berisha ka thënë se e përgëzon kryetarin e Bashkisë së Vlorës për këtë akt. “Janë të ftuara të gjitha bashkitë dhe ne mund t’i sugjerojmë p.sh Bashkisë së Durrësit për një ridimensionim të figurës së Dom Nikoll Kaçorrit. Nëse mendohet se të gjitha shtatoret të vendosen në Tiranë, kjo nuk i shërben 100-vjetorit. Shqiptarët kanë kontributin e tyre kudo dhe ky është nderi më i madh për ta”, ka thënë Kryeministri gjatë fjalës së tij. Më tej, Berisha ka folur për rikonceptimin e sheshit të Vlorës, e në këtë pikëpamje kërkoi që sheshi i Flamurit të shpallet monument kulture. Në mbledhjen e së martës, komiteti aprovoi edhe projektin për mauzoleumin kushtuar Nënës Mbretëreshë dhe u kërkua të hapet menjëherë tenderi për realizimin e tij. Konkursi ndërkombëtar për realizimin e spotit për 100-vjetorin e pavarësisë dhe krijimi i një website të posaçëm për këtë përvjetor, ishin dy nga vendimet e tjera të komitetit. Në parim u aprovua edhe lista e aktiviteteve kryesore, por Ministria e Kulturës nuk ka ende një listë nominale të projekteve. Thuhet se do të përcaktohet përfundimisht në mbledhjen e ardhshme. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Berisha ka kërkuar që këtë vit të kujtohet edhe përvjetori i Perandorit Kostandin. “Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, Perandori Konstandin është burri më i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Së bashku me autoritetet e Kosovës do të programohet nderimi dhe përkujtimi i këtij burri të shquar, i cili, e theksoj edhe njëherë, i përket mbarë njerëzimit. Natyrisht nuk kemi ndërmend të përjashtojmë askënd, përkundrazi, duhet të bashkërendojmë me Vatikanin, por dhe me vendet e tjera”, ka thënë Kryeministri. Për të disatën herë ai përsëriti se duhet të rishkruhen të vërtetat historike e duke iu referuar historisë së shkruar para viteve ’90, theksoi se ende ka disa historianë me pikëpamje që Kryeministri i cilësoi “hoxhiste”. “Unë i kuptoj si mund të diskutohej e të shkruheshin vëllime të ndryshme në atë kohë, por sot, që janë të lirë, përse nuk pranohet të bëhen këngëtarë të lirisë, përse nuk merret përsipër të shqyrtohen në dritën e dokumenteve të arkivave, të gjitha ato që kanë shkruar. Hoxhizmi është i gjallë në psikologjinë e këtyre zotërinjve. Ne ju bëjmë thirrje historianëve të nxjerrin të vërtetat”, ka theksuar Berisha.

    Shqip

  2. #142
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17
    “Ismail Qemali i Paskalit të riprodhohet”

    Artisti Leonardo Voci kundërshton në mënyrë kategorike nxjerrjen e veprës së Paskalit nga Muzeu Historik Kombëtar, për ta vendosur në lulishten pranë Kuvendit. Sipas tij, zgjidhja do të ishte riprodhimi, ndërkohë që Floriana Paskali, trashëgimtarja e skulptorit, kërkon që në këtë rast të veprojnë specialistët


    E bija e skulptorit: Konkursi nuk duhet të ishte bërë

    Oliverta Lila

    Floriana Paskali, e bija dhe trashëgimtarja e skulptorit Odhise Paskali, mendon se konkursi i çelur për realizimin e monumentit të Ismail Qemalit në këtë 100-vjetor të Pavarësisë ishte i panevojshëm. Sipas saj, specialistët e fushës duhet të kishin menduar që në fillim një riprodhim mbi statujën që Odise Paskali kishte realizuar për Ismail Qemalin, duke ia përshtatur ambientit ku do të vendosej. “Ishte gabim që nga Galeria Kombëtare e Arteve u bë ky konkurs kombëtar, duke ditur që kjo vepër është realizuar më parë nga Paskali dhe steka e tij qëndron shumë lart. Specialistët duhet ta kishin gjykuar që më parë nëse me forcat që kemi, do të dilte nga ky konkurs një punë më e arrirë se e Paskalit, e cila prej 30 vjetësh i qëndron kohës. Kjo gjë çoi në dështimin e këtij konkursi, i cili ka një kosto të lartë e që do të thotë një dëm, që i është bërë buxhetit të shtetit”, shprehet e bija e skulptorit. Ajo e sheh si pozitiv faktin që Komiteti Shtetëror për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë zgjodhi veprën e Paskalit, por ka rezerva për sa i përket faktit të zhvendosjes së veprës së tij nga Muzeu Historik Kombëtar dhe vendosjen në lulishten pranë Kuvendit. “Komiteti Shtetëror, duke e parë situatën në mënyrë të ftohtë dha vendim të drejtë që të vendoset vepra e Paskalit shtatore për sheshin në 100-vjetorin e Pavarësisë. Për sa i përket faktit nëse në lulishte duhet të vendoset statuja që ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar, a përshtatet dhe a do ta kishte ndërmarrë Paskali një veprim të tillë, kjo nuk është detyra ime si trashëgimtare, por detyra e specialistëve të merren me detajet profesionale”, thekson Floriana. Duke iu referuar edhe më parë eksperiencës së veprave të Paskalit me Galerinë Kombëtare të Arteve, në këtë rast ajo kujton se ishte ky institucion që në vitin 1998, hoqi bustin e Skënderbeut të skulptorit, të cilin e bija e konsideron si një nga dy shtyllat e këtij institucioni, së bashku me tablonë “Motra Tone”. “Tashmë bëhet edhe ky konkurs që shkoi në dështim. E gjithë kjo situatë tregon jo profesionalizëm”, shprehet Paskali. Trashëgimtarja e skulptorit të njohur thotë se do të vëzhgojë me vëmendje vendimet dhe hapat që do të merren, e më pas do të dalë me një reagim të sajin.

    Debati

    Pas vendimit të Komitetit Shtetëror për Festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë, që statuja e Paskalit, që ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar, të vendoset në lulishten pranë Kuvendit dhe në vend të saj të vendoset varianti i shpallur fitues i Veli Blakçorit, ka ngjallur një sërë reagimesh mes artistëve. Disa e kundërshtojnë në mënyrë kategorike e të tjerë mendojnë se mund të ketë përshtatje. Artisti Leonardo Voci, i cili pak kohë më parë ka botuar edhe librin me studime “Odhise Paskali; themeluesi i skulpturës shqiptare”, është kategorikisht kundër zhvendosjes së statujës së Ismail Qemalit të Paskalit nga Muzeu Historik Kombëtar, për t’u vendosur në lulishten pranë Kuvendit, aty ku ishte parashikuar vepra që do të dilte fituese nga konkursi i hapur me këtë rast. “Ne jemi para një kaosi total dhe kjo është një zgjidhje ‘alla shqiptare’. Kjo vepër, kur është bërë dhe konceptuar, është menduar ekzaktësisht për një ambient të mbyllur dhe specifikisht për Muzeun Historik Kombëtar. E gjithë salla, që quhet e Pavarësisë, është konceptuar që në fillim që do të kishte Ismail Qemalin në krye. Nëse do të zbatohet ideja që është hedhur, i bie që, me largimin e veprës, salla të rikonceptohet sërish, por kjo ka një kosto të lartë. Ideja e zëvendësimit të veprës së Paskalit me monumentin që do të realizohet sipas bocetit të Veli Blakçorit më duket diletante”, shprehet Voci. Sipas tij, në çeljen e konkursit nga Galeria Kombëtare e Arteve thuhet qartë që do të jetë një vepër për ambient të hapur. “Nëse do të ndodhë ajo që flitet, sepse ende jemi në një konfuzion të plotë, i bie që kjo vepër, që është konceptuar për jashtë, të zvogëlohet për t’u futur në Muzeun Kombëtar dhe vepra e Paskalit që do të nxirret jashtë të rritet në përmasa. Këto realitete e bëjnë çështjen kaotike”, thekson Voci. Sipas tij, është rasti i parë që një vepër që ndodhet brenda të nxirret në ambient të jashtëm. “Në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë. Njohim rastin e Mikelanxhelos, ku shtatorja e Davidit, për arsye të ruajtjes u fut në ambient të mbyllur, por jo e kundërta”. Sipas tij, do të ishte shumë më normale që të riprodhohej një tjetër Ismail Qemali sipas statujës së realizuar nga Odhise Paskali. Për këtë ai i referohet monumentit të Skënderbeut, të realizuar po nga Paskali, i cili është riprodhuar disa herë për t’u vendosur në sheshe të ndryshme. Sipas Vocit, as konkursi nuk duhet të ishte realizuar, duke qenë se tashmë ishte kjo figurë e Ismail Qemalit dhe mund të ishte riprodhuar me kosto shumë më të ulëta se konkursi. “Ismail Qemali ishte një person, ka të njëjtat tipare dhe nëse një konkurs ka marrë përsipër të nxjerrë një skulpturë realiste, atëherë prurjet duhet ta tejkalonin këtë vepër të Paskalit. Për sa i përket variantit fitues të Veli Blakçorit, ai në asnjë mënyrë nuk duhet të hyjë në Muzeun Historik Kombëtar, sepse është konceptuar për një ambient të hapur. Qeveria shqiptare mund t’ia bëjë dhuratë Kosovës, ta lerë në Galerinë Kombëtare të Arteve, ose ta vendosë në ndonjë qytet tjetër. Ka disa zgjidhje. Specialistët e fushës duhet ta korrigjojnë këtë gabim që është bërë, i cili nuk është qeveritar, por i artistëve shqiptarë, të cilët nuk shprehen qartazi dhe prerazi”, thekson Voci. Sipas tij, të gjitha bocetet, që janë propozuar këto kohë, kanë qenë kopje të këqija të portretit që ka realizuar Odhise Paskali e që të nesërmen mund të përballen edhe me ligjin për plagjiaturë. Në rast se do të bëhet zgjidhja e riprodhimit të veprës së Paskalit, atëherë shteti duhet të paguajë një shumë edhe për të drejtën e autorit. Voci mendon që kjo do të kishte qenë zgjidhja më e mirë dhe më pak e kushtueshmja. Nga ana tjetër, ai flet për një goditje të qëllimshme të veprave të Odhise Paskalit. “Kështu lëvizi ‘Skënderbeu’, nga qendra e Burrelit që ishte e Paskalit, kështu lëvizi disa herë ‘Luftëtari Kombëtar’ në Korçë, “Skënderbeu” u hoq nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe nuk dihet ku është, u largua “De Rada”, që pas 13 vjetësh ndodhet në bodrumet e Bashkisë e nuk dihet se ku do vihet. Këto veprime i përmbyll edhe lëvizja e statujës së Ismail Qemalit nga Muzeu Kombëtar për në lulishte. Këto mendime të këqija nuk duhet të ekzistojnë më”, thotë Voci. Sipas tij, e vetmja zgjidhje duhet të mbetet riprodhimi.



    Statuja - Statuja që Odhise Paskali realizoi në vitin 1981 për Ismail Qemalin është e lartë 2.5 metra dhe është vendosur në pavijonin e Pavarësisë në Muzeun Historik Kombëtar

    Vendimi - Komiteti Shtetëror për Festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë vendosi që statuja e Paskalit, që ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar, të vendoset në lulishten pranë Kuvendit dhe në vend të saj të vendoset varianti i shpallur fitues i Veli Blakçorit

    Trashëgimtarja - Floriana Paskali e sheh si pozitiv faktin që Komiteti Shtetëror për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë zgjodhi veprën e Paskalit, por ka rezerva për sa i përket faktit të zhvendosjes së veprës së tij nga Muzeu Historik Kombëtar dhe vendosjen në lulishten pranë Kuvendit

    Shqip

  3. #143
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17
    Skulptorët: Ismail Qemali i Paskalit s’mund të rrijë në lulishte

    Artistët komentojnë vendimin e Komitetit Shtetëror për shkëmbim të monumenteve. Sipas tyre, cenohen parimet estetike themelore të krijimit të një vepre
    Hektor Dule: Statuja qëndron, do të përshtatet ambienti

    Oliverta Lila

    Skulptorët e kundërshtojnë idenë që statuja e Ismail Qemalit, e realizuar nga Odhise Paskali në vitin 1981, të vendoset në lulishten pranë Kuvendit. Sipas tyre, kjo statujë, e konceptuar që në fillim nga skulptori i njohur për interier (ambient i mbyllur), nuk mund të qëndrojë në një lulishte e të konsiderohet si shtatore. Skulptori Muntaz Dhrami e ka cilësuar absurd një vendim të tillë. Edhe Pjerin Kolnikaj, i tërhequr nga ky konkurs, pasi ka refuzuar të prezantojë një variant të dytë, nuk pajtohet me mendimin që varianti fitues i dalë nga ky konkurs (i skulptorit Veli Blakçori) të vendoset në Muzeun Historik Kombëtar. “Nuk mund të diskutojmë për vlerat artistike që përcjell statuja e Odhise Paskalit, por pas shumë vitesh, është e nevojshme të jetë një skulptor tjetër që të sjellë konceptimin e tij mbi këtë figurë”, shprehet Kolnikaj. Në parim as skulptori Thoma Thomai nuk është dakord me idenë që vepra e realizuar nga Paskali të vendoset në lulishten e cila u mendua për veprën që do të dilte nga konkursi i realizuar për këtë 100-vjetor, por nuk dëshiron t’i komentojë këto vendime. Komiteti Shtetëror për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë doli të martën me vendimin që statuja e Ismail Qemalit e Odhise Paskalit që ndodhet në pavijonin e pavarësisë në Muzeun Historik Kombëtar, do të vendoset në lulishten që kufizohet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rruga “Ismail Qemali”, ndërsa varianti fitues i skulptorit nga Kosova, Veli Blakçori, në Muzeun Kombëtar. Blakçori, i kontaktuar nga gazeta, ishte në dijeni të vendimit vetëm për aq sa ishte transmetuar në media, ndërsa dje ka qenë i pranishëm në Tiranë. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i tij ndaj këtij vendimi, por ndërkohë është e pasqaruar se si do të zgjidhet institucionalisht shpërngulja e statujës së Ismail Qemalit nga Muzeu Historik Kombëtar, ku qëndron prej 31 vitesh. Nga ana tjetër, skulptori Hektor Dule, pjesë e komisionit të ngritur nga Galeria Kombëtare e Arteve për të gjykuar mbi bocetet e konkursit të çelur për këtë 100-vjetor të Pavarësisë, nuk sheh ndonjë pengesë specifike për vendosjen e statujës së Paskalit në lulishten pranë Kuvendit. “Në parim skulptorët kanë të drejtë, sepse një vepër realizohet në raport me vendin, distancat, pikat e vështrimit, objektet përreth etj. Por në këtë rast nuk do të kemi të bëjmë me dimensione që nuk përshtaten, sepse statuja e Ismail Qemalit, realizuar nga Paskali, shkon rreth 3 metra. Nuk është e thënë që meqenëse është konceptuar për një ambient të brendshëm, të mos qëndrojë në eksterierë. Kjo gjë mund të zgjidhet me ndërhyrjen e arkitektit, i cili krijon një dhomë natyrore në atë lulishte që do të nxjerrë në pah edhe mashtabin (lartësinë) e statujës”, thekson Dule. Sipas tij, e rëndësishme është kualiteti i veprës, duke shpjeguar se vendimi është i kuptueshëm, pasi asnjë nga bocetet e paraqitura në konkurs nuk plotësonte parametrat artistike të kërkuara prej jurisë. “Meqenëse Ismail Qemali i Paskalit është një figurë statike, arkitekti mund të krijojë një mbështetje natyrore. Koncepti i Paskalit për statujën ishte t’i jepte prioritet pamjes ballore. Në këtë pikëpamje mund ta justifikojë vendosjen në eksterier”, ka theksuar Dule. Ndërkohë mbetet për t’u parë sesi do të veprohet me përmasat e variantit fitues të Veli Blakçorit, shpërblimin artistik dhe fondin që do të vihet në dispozicion të realizimit të këtij monumenti.

    Shqip
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #144
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17
    Vlora sfidon qeverinë, një monument 7 metra për Ismail Qemalin

    Do të derdhet në bronz e do të vendoset aty ku më parë ka qëndruar monumenti i Hysni Kapos, në sheshin që ndodhet para universitetit “Ismail Qemali”. Bashkia e Vlorës ka lëvruar një fond të posaçëm për këtë shtatore, realizuar në bashkautorësi nga skulptorët Zeqir Alizoti dhe Pëllumb Halili

    Skulptori Zeqir Alizoti: Shtatorja, gati për festat e nëntorit

    Oliverta Lila

    Në studion e tij, diku nga mesi i një rrugice të pashtruar, skulptori Zeqir Alizoto “jeton” çdo ditë me Ismail Qemalin. Edhe dje e gjetëm atje, me duart që tashmë ishin zbardhur nga pluhuri i allçisë. Sapo ngjisim dy-tre shkallë, shfaqet shtatorja gjigande e Ismail Qemalit. E morëm rrugën drejt Vlorës për ta parë aty, në cepin ku artisti e ka vendosur, e ku po gdhend detajet e fundit. Deri më sot, themeluesi i pavarësisë nuk ka pasur asnjë monument të tillë, as në sheshin e Vlorës dhe as në ndonjë qytet tjetër. Bashkia e Vlorës ka lëvruar një fond të posaçëm për këtë shtatore, realizuar në bashkautorësi nga skulptorët Zeqir Alizoti dhe Pëllumb Halili, i cili prej 20 vitesh jeton në Austri. Është i disati bashkëpunim mes tyre. Monumenti 7 metra i lartë(4.20 metra shtatorja dhe 2.70 piedestali), do të derdhet në bronz e do të vendoset aty ku më parë ka qëndruar monumenti i Hysni Kapos, në sheshin që ndodhet para universitetit “Ismail Qemali”. Është një nga shenjat që do t’i mbeten Vlorës në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Ndonëse askush nuk e artikulon haptazi, qyteti ku u ngrit flamuri ka një luftë të heshtur me qeverinë. Kryetari i Bashkisë, z. Shpëtim Gjika, ka deklaruar disa herë publikisht se janë mënjanuar nga qeveria, se nuk kanë marrë asnjë fond për festimin e 100-vjetorit e se nuk ka asnjë shenjë bashkëpunimi. Ndër qytetarët ekziston mendimi se po duan t’ia fashitin rëndësinë qytetit në këtë ngjarje historike. Qeveria nuk ka dhënë deri më tani asnjë fond, edhe pse nga ajo që duket, kalendari për 100-vjetorin e Pavarësisë është krejt rastësor. Dallimin e bën vetëm parulla që i bashkëngjitet çdo gjëje: Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Nga ana tjetër, Bashkia e Vlorës duket se tashmë ka një “sfidë” të hapur. Ngritja e kësaj shtatore madhështore mendohet të shënojë kulmin e veprimtarive. Paralelisht në Tiranë do të ngrihet një tjetër shtatore, dalë nga një konkurs problematik. Në fakt, nëpër Shqipëri ndihet pak atmosfera e festimit të 100-vjetorit. Në Tiranë, po ashtu edhe në Vlorë nuk të sheh syri qoftë ndonjë poster apo logo që ta kujtojë. Të gjithë flasin për muajin nëntor. Përtej gjithë kësaj beteje, qartazi me prapavijë politike, skulptori Zeqir Alizoti është i shqetësuar vetëm për cilësinë artistike. Figura që ai dhe Halili propozojnë është një Ismail Qemali që qëndron stoik, veshur me frak, papijon, pallton e madhe, hedhur në një dorë e në tjetrën deklarata e tubosur e Pavarësisë. Pas tij, një flamur i stilizuar, ku dallohet paksa shqiponja. Në mëngjes, në studion e tij kishte mbërritur edhe skulptori Muntaz Dhrami, një nga bashkautorët e Monumentit të Pavarësisë i vitit 1972. Është një ftesë për bashkëbisedim mes kolegësh, për sugjerime e mendime, që do të çonin në përmirësime detajesh. Në studion e tij të mbushur me punime qeramike, skulptori ka ekspozuar dy bocetet e tjera dhe punime në qeramikë të Ismail Qemalit. Pas dy-tre javësh shtatorja do të udhëtojë drejt Tiranës, për t’u derdhur në bronz. “Do të jetë gati për festat e nëntorit”, thotë Alizoti teksa i afrohet sërish shtatores në allçi. Ka ende detaje për të punuar.

    Prej sa kohësh po punoni me shtatoren e Ismail Qemalit?

    Është një punë e hershme. Në kuadër të këtij 100-vjetori, çdo krijues dhe çdo qytetar e ndien veten borxhli ndaj kësaj figure madhore, babait të kombit, atij që shpalli independencën e Shqipërisë. Ky shqetësim i brendshëm u kurorëzua pas një pune 6 mujore, me tre variante bocetesh, që u ekspozuan në hollin e teatrit “Petro Marko” për të gjithë qytetarët. Si varianti përfundimtar u zgjodh kjo shtatore që po punojmë. Nuk është vetëm punë e imja, por në bashkëpunim me skulptorin Pëllumb Halilin, që erdhi nga Austria dhe arkitektin Pirro Stefa. Do të vendoset në sheshin ku më parë ka qëndruar një figurë e diktaturës, Hysni Kapo, hapësirë të cilën e kemi studiuar dhe, në bazë të së cilës, kemi përcaktuar edhe dimensionet që do të ketë shtatorja: 4.20 metra dhe 2.70 piedestali. Do të jetë një monument rreth 7 metra i lartë.

    Këto përmasa janë të kushtëzuara vetëm nga sheshi ku do të vendosen apo edhe një zgjedhje për t’i dhënë madhështi kësaj figure?

    Jo gjithmonë dimensioni, pra, lartësia e një monumenti është vlera e artit. Në këtë rast na u imponua nga hapësira ku do vendoset, por duke qenë se bëhet fjalë për Ismail Qemalin, këtë figurë kaq madhore, nëse këto dy pretendime përputhen, atëherë marrin vlerë të veçantë. Është një figurë që çdo artist do ta lakmonte ta bënte. Një herë në jetë të bie rasti.

    Cili ka qenë kërkimi që keni bërë ju si autorë për të ndërtuar fizionominë e Ismail Qemalit?

    Kjo është një figurë e njohur për ne, që e kemi ndeshur shpesh nëpër fotografi, nëpër postera, dokumentarë dhe filma. Sidomos për qytetarët dhe krijuesit e Vlorës është familjarizuar, por kjo nuk më ka penguar që të thellohem mbi këtë figurë përmes fotove dhe materialeve të ndryshme, të hulumtuara në arkiva, duke lexuar edhe kujtimet e tij të botuara nga “Toena”. Personalisht e kam punuar edhe më parë figurën e Ismail Qemalit. Dy-tre vjet më parë unë kam fituar dhe kam realizuar portretin e Ismail Qemalit, që është vendosur krahas figurave të tjera të qeverisë së parë në hyrjen e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Siç e shihni, në studion time, Ismail Qemalin e kam punuar edhe në qeramikë e pjatanca.

    Pas shtatores qëndron një pjesë flamuri e stilizuar. Pse bëtë këtë zgjedhje?

    Flamuri është një simbiozë e pandashme me këtë figurë madhore të Pavarësisë. Kjo është arsyeja që unë e kam konceptuar në një volum të madh statik, me një pjesëz flamuri, ku shquhet edhe shqiponja e qëndisur nga Marigo Posio. Të nesërmen, brezat e rinj që do të vijnë, duhet ta kuptojnë madhështinë e Ismail Qemalit.

    Qeveria shpalli një konkurs kombëtar për realizimin e një monumenti të Ismail Qemalit në Tiranë. Pse nuk u bëtë pjesë e këtij konkursi?

    Kam mësuar për këtë përmes shtypit dhe përmes internetit kam parë edhe bocetet e paraqitura. Si krijues nuk mora pjesë në konkursin e Tiranës, sepse ndërkohë isha i angazhuar me këtë figurë që do të bënim në Vlorë. Por mendoj se, nëse figura do të njihej më mirë dhe do të ishte punuar seriozisht, do të kishte rezultate më të mira.

    Mendoni se Ismail Qemali rri më mirë në Vlorë?

    Pavarësisht nga ndonjë pozicion personal partiak dhe opinioneve që diskutohen në shtyp, unë mendoj që ngritja e monumentit të Ismail Qemalit në qytetin e Vlorës në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, i bën nder kombit, Shqipërisë, Vlorës, sepse ky është qyteti, vendi i lindjes së Ismailit, vendi ku u shpall pavarësia, ku ngrihet Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, ku është varri monumental dhe ku është Monumenti i Pavarësisë, i realizuar në vitin 1972 nga autorët e njohur Muntaz Dhrami, Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri. Nuk mund t’ia heqësh rëndësinë që ka ku qytet dhe rëndësinë që ka figura e Ismail Qemalit për të.

    Kur do të inaugurohet shtatorja?

    Puna do të jetë gati për Festat e Nëntorit. Unë kam akoma punë në dorë, duke e modeluar në allçi dhe pas nja dy-tri javësh do ta dërgojmë në Tiranë për ta derdhur në bronz.

    Keni filluar të jeni kritik që tani ndaj shtatores që keni realizuar?

    Kjo është e vërtetë. Njeriu nuk kënaqet kurrë me punën e tij. Kur arrin në një pikë të caktuar, fillon të mendojë se pse nuk e bëra pak më ndryshe, por jam në një fazë ku disa gjëra mund t’i korrigjoj. Sot është rastësi që ju shihni se kanë ardhur dy-tre kolegë nga Tirana, po shkëmbejmë biseda, opinione dhe vërejtje. Duke punuar gjatë mbi një figurë, ne fillojmë e ambientohemi dhe mund të krijojmë ndonjë paqartësi. Duke kontaktuar me njerëz profesionistë dhe të zotë, njeriu korrigjon edhe veten. Është një proces i domosdoshëm.

    A ka një kosto të përafërt të realizimit të këtij monumenti?

    Kostoja e plotë nuk është mbyllur, sepse ka të bëjë edhe me sistemimin e sheshit, por ky është një monument i përjetshëm, një vlerë arti që nuk matet me kosto, por me vlera. Nga disa llogaritje shkon më pak se 100 mijë euro. Duke pasur parasysh edhe vështirësitë ekonomike që ka Bashkia, pasi nga qeveria nuk ka pasur asnjë lloj mbështetje për të stimuluar festimin e 100-vjetorit, edhe ne rezervohemi në pretendimet tona financiare. E rëndësishme është që pretendimet artistike t’i kemi në nivel të pranueshëm. Na mbetet të shohim se sa do të pëlqehet nga njerëzit dhe sa do t’i rezistojë kohës.

    Shqip

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Simpozium për rolin e Gjilanit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare

    Lidhja e Historianëve Shqiptarë "Ali Hadri" në Gjilan ka paralajmëruar mbajtjen e një konference shkencore, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku do të flitet për rolin dhe kontributin e Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të periudhës 1878-1912. Veton Nevzadi, drejtor për Kulturë, ka thënë se konferenca do të mbahet më 26 tetor, ku do të marrin pjesë më se njëzet studiues të historisë. Punimet e tyre do të botohen në një monografi të veçantë, e cila do t`u shërbejë brezave të ardhshëm për të njohur sa më mirë këtë periudhë historike, si dhe kontributin e Gjilanit me rrethinë në një proces aq të rëndësishëm kombëtar, ka thënë Nevzadi. Kurse Fitim Rifati nga Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri", dega në Gjilan, ka thënë se një konferencë e tillë shkencore mbahet për herë të parë në Gjilan, duke nënvizuar se konkursi do të jetë i hapur që nga sot. Ai pret që në këtë konferencë shkencore të marrin pjesë personalitete të shquara nga fusha e historisë, të cilët me punimet e tyre do të ndriçojnë rolin dhe kontributin e kësaj ane në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. "Mendojmë se 20 historianë janë të mjaftueshëm për një simpozium shkencor njëditor", ka thënë Rifati. Sipas tij, këshilli organizativ i simpoziumit, që organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, ka paraparë që teza kryesore të punimeve të jenë: "Gjilani me rrethinë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878-1881)", "Gjilani me rrethinë në Lidhjen e Shqiptare të Pejës (1896-1900)", "Kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1900-1908)", "Zhvillimi i arsimit në Gjilan pas ngadhënjimit të Revolucionit Xhonturk", "Pjesëmarrja e gjilanasve në Kuvendin e Ferizajt të vitit 1908", "Roli i kryengritësve të Gjilanit me rrethinë në Betejën e Kaçanikut (1910)", "Ndihmesa e gjilanasve në kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912" dhe "Gjilani dhe rrethina e tij në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë". Simpoziumi mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Qemajl Mustafa.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #146
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    1912 - 2012 - 100-vjetori i pavarësisë së Republikës së Shqipërisë
    100 vite pavaresi. 1 shekull.
    por kur shikoj shqiperine sot, me lind pyetja: a kemi gje per te festuar?

    ne kete shekull kane ndodhur me shume ngjarje qe bejne per te qare, sesa ngjarje qe na bejne te festojme.
    mjafton te mendojme coptimin e trevave shqiptare.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #147
    Ku do vendoset monumenti i Ismail Qemalit?
    me ka humb firma

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Koncerenca shkencore “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova-100 vjet pas”



    100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë:

    KONFERENCË SHKENCORE, NË PRISHTINË

    Nga: Ibrahim HAJDARMATAJ

    Për dy ditë me radhë (13-14 shtator 2012), në Prishtinë u zhvillua Konferenca Shkencore, me temë: “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova-100 vjet pas”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe Instituti i Historisë së Kosovës.Merrnin pjesë delegacione të ardhura nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Maqedonia, Turqia e Hungaria.

    Punimet e kësaj Konferencës i drejtoi kryesia, e përbërë nga: Prof. Dr. Akademik Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës; Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë-Prishtinë; Prof. Dr. Akademik Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë- Tiranë; Prof. Dr. Valentina Duka-Tiranë.

    Në fjalën e hapjes, Prof. Dr. Akademik Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, theksoi: “Jubileu i madh, 100- vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe jubileu i 5- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë edhe një moment për rishqirtimin e historisë, me ç’rast ngjarjet dhe personalitetet historike do të interpretoheshin dhe vlerësoheshin nga këndvështrimi objektiv shkencor. Këta dy jubile janë, gjithashtu, një rast që, gjakftoftë, pa emocine e patetikë, të nxjerrim mësimet nga pikat e pësimeve e dështimeve të qeverisjeve, në të dyja anët e kufirit dhe të reflektojmë për një qeverisje racionale e produktive dhe prespektivë të sigurt euro-atlantike”.

    Përshendetja nga Prof. Dr. Akademik Gudar Beqiraj, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u ndoq me vemendje të veçantë. Ndër të tjerat, ai tha: “Eshtë nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, që t’i sjell Konferencës suaj përshëndetjet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe, njëherësh, t’i falënderoj organizatorët për ftesën. Sot, në këtë sallë, jeni mbledhur shkencëtarë nga trojet shqiptare, me synimin fisnik për të shënuar 100- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, në Vlorë, me 28 Nëntor 1912 dhe për të hedhur dritë përmes studimeve tuaja në proceset historike-politike e kulturore, që çuan në realizimin e kësaj ëndrre shekullore, duke hedhur vështrimin në këta njëqind vjet, mbushur me ngjarje madhore për shqiptarët brenda dhe jashtë shtetit shqiptar, të cunguar nga vendimet e diplomacisë europiane. Me gjithë këto zhvillime dramatike, fitorja e Pavarsisë së Shqipërisë dhe fitorja e Pavarsisë së Kosovës, gati një shekull më pas, dëshmojnë se nuk mund të ketë forcë në botë që të arrijë ta varrosë ëndrrën e lirisë së një populli dhe as të mohojë të drejtën e tij për të ndërtuar jetën e vet, në shtetin e vet të pavarur”.



    Prof. Dr. Akademik Beqir Meta, drejtor i Institutit Historisë-Tiranë, theksoi: “Si vendi më i vogël, më i varfër dhe më i dobët i Ballkanit, fati i Shqipërisë u ndikua fuqimisht nga forcat jashtë saj. Lufta për të drejtën e ekzistencës si komb-shtet, ndërkohë që fqinjët e Shqipërisë përpiqeshin të nxirrnin në pah faktorët përçarës, pati ndërlikime të rëndësishme. Ajo bëri që të harxhoheshin burime të konsiderushme, duke zhvilluar beteja politike, diplomatike e propagandistike jashtë vendit, veçanërisht në Lidhjen e Kombeve dhe në Gjykatën Ndërkombetare, të cilat pengonin projektin për konsolidimin kombëtar, brenda vendit. Problemet e kufijve, që u keqësuan nga qëndrimi i papajtueshëm i Athinës dhe Beogradit, i shterrën financat e vendit dhe bënë që Shqipëria të mbetej pezull, në prag të falimentimit”.



    Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor Institutit Historisë (Prishtinë), në kumtesën e tij solli fakte të reja, duke nënvizuar se: “Prishtina paraqiti në emër të Shqiptarëve një memorandum, me 14 kërkesa, në të cilat përfshihej emërimi në Shqipëri i nënpunësve vendës, mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë, zhvillimi i bujqësisë e i tregëtisë, falja e përgjithsme për pjesëmarrësit në kryengritje, çka len të kuptrosh se, po të realizoheshin këto kërkesa të parashruara, hidheshin themelet e një Shqipërie plotësisht të pavarur.

    Qeveria nuk dha përgjigje, prandaj kryengritësit kosovarë marshuan drejt Shkupit dhe, më 12 gusht 1912, e shtinë në dorë qendrën e Vilajetit të Kosovës”.

    Prof. Dr. Akademik Pajazit Nushi (Prishtinë) mbajti kumtesën mjaft interesante: “Mendimi akademik dhe urrejtja serbe ndaj shqiptareve”. Më tej, lexuan kumtesat e tyre: Prof. Dr. Emine Bakalli (Prishtinë): “Revolucioni Nacional Shqiptar, i vitit 1912”; Prof. Dr. Bilgin Celik, (Stamboll): “Rrethanat ndërkombëtare dhe Pavarësia e Shqipërisë”. Gjatë referimit të kumtesës: “Ismail Qemali dhe institucionet ndërkombëtare, që vepronin në Shqipëri, gjatë vitit 1913”, nga Prof.Dr. Valendina Duka (Tiranë), pati ilaritet nga akademikët.

    Në vazhdim, u mbajtën këto kumtesa, nga: Prof. Dr. Arpod Harmjah (Hungari), “Politika e Hungarisë ndaj Ballkanit, midis dy luftrave botërore”; Prof. Dr. Ferit Duka (Tiranë), “Faktorët e përçarjes dhe regesit, në Shqipërinë e pavarur-Esat Toptani”; Prof. Dr. Frashër Demaj (Prishtinë), “Qendrimi i diplomacisë së Fuqive të Mëdha, lidhur me kërkesën e Serbisë për daljen në Detin Adriatik”; Prof. Dr. Akademik Marenglen Verli (Tiranë),“Çështja e Kosovës dhe Shqipëria, gjatë vitit 1918-1939”; Prof. Dr. Fehmi Rexhepi (Prishtinë), “Qendrimet e forcave politike në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore”; Prof. Dr. Ana Lalaj (Tiranë), “Britanikët për Kosovën, brenda apo jashtë shtetit shqiptar, gjatë viteve 1941-1945”; Dr. Teki Kurti (Tiranë), “Qendresa e shqiptarëve në Kosovë, gjatë viteve 1913-1914, sipas shtypit në Shqipëri”; Dr. Sefer Tahiri (Shkup), “Kontributi kombëtar i gazetës “Shkupi”; Dr. Fehari Ramadani (Tetovë),“Shkollat astro-hungareze, në Vilajetin e Kosovës, në vitet 1911-1912”; Prof. Dr. Isa Bicaj (Prishtinë), “Vendosja e pushtetit malazez në viset e pushtuara, më 1912-1913”; Dr. Skender Hasani, (Shkup), “Përpozimi i Bertholdit, i vitit 1912, për çështjen shqiptare, sipas shtypit bullgar”; Prof. Dr. Agim Zogaj (Prishtinë), “Çështja e Kosovës në marrëdhënjet shqiptare-jugosllave, më 1941-1948”; Prof.Dr.Arsim Bajrami (Prishtinë ), “Aspektet legale dhe kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës”.

    Gjithashtu, punime me interes lexuan: Prof.Dr.Ilira Çaushi (Tiranë), Prof.Dr.Akademik Esat Stavileci (Prishtinë), Dr.Syl Ukshini (Prishtinë), Prof.Dr.Drita Gunga (Prishtinë), Prof.Dr.Iljaz Rexha (Prishtinë), Dr.Edita Tahiri (Prishtinë), Gjeneral Agim Çeku (Prishtinë), Dr.Rexhep Osmani (Prishtinë), Prof.Dr.Sulltane Ukaj (Prishtinë), Prof.Dr.Izber Hoti (Prishtinë), Prof.Dr.Muhamet Mustafa dhe Dr.Lumir Abdixhiku (Prishtinë), Dr.Fitim Rifati (Prishtinë), Prof.Dr.Violeta Nushi ( Prishtinë), Dr.Parim Kosova (Prizren), Dr.Sabit Syla (Prishtinë) e Dr.Petrit Gashi.

    N ëkëtë Konferencë dyditore u lexuan 30 kumtesa shkencore, duke sjellë dhe fakte të reja, në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë.

    Në mbyllje të punimeve të kësaj Konference, Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë, në Prishtinë, i falënderoi pjesëmarrësit e sidomos referuesit e dha përfundime mjaft të vlefshme. Bazuar edhe në temat e paraqitura, ai nënvizoi detyrat shumë të rëndësishme, që dalin në fushën e studimeve, që duhet të ndërmarrin Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Instituti i Historisë, në Prishtinë.

    ( Shkrimin e dërgoi për publikim: Prof.Murat Gecaj-Tiranë)

    prishtinapress
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kontribut ndriçimit të historisë shekullore

    http://www.koha.net/repository/image...1347557997.jpg

    Prishtinë, 13 shtator - Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka filluar sot punimet konferenca dyditore ndërkombëtare në temën “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”. Punëtorë shkencorë nga disa vende të rajonit në dy ditët në vijim pritet të shpalosin aspekte të shumta të zhvillimeve historike në kontekstin njëshekullor të pavarësimit të Shqipërisë dhe Kosovën në këto relacione.

    Aktiviteti është organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Institutin e Historisë, dhe është pjesë e aktiviteteve të Akademisë në shënimin e fundshekullit të parë të pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast kanë folur akademik Hivzi Islami, kryetar i ASKA, dhe Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë, i cili në referatin e tij hyrës u ndal në ndikimin që kishin kryengritjet në Kosovë në vitet 1908-912 në pavarësinë e Shqipërisë, raporton RTV21.

    Akademiku nga Tirana, Beqir Meta u përqendrua në përpjekjet për afirmimin e institucioneve kombëtare në zanafillë të pavarësisë së Shqipërisë.

    Akademik Pajazit Nushi, në njërin nga referimet hyrëse të Konferencës, trajtoi gjenezën e urrejtjes së serbëve ndaj shqiptarëve.

    Edhe në referimet e tjera të ditës së parë u prezantuan fakte të ndryshme që kishin të bëjnë me ndërlidhjen e zhvillimeve të pavarësimit të Shqipërisë me atë që kishin të bëjnë rrethanat e kohës në Kosovë dhe rajon.

    Konferenca i vazhdon punimet nesër.

    koha.net
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Po më pështiroset ky përvjetor pavarësie

    Edhe me fjalë ta kishim lenë, më keq se kaq nuk kishte ku të shkonte.

    Vjet nga fundi i vitit fantazia ime dhe subkoshienca më hardallosnin kot më kot tek pikturoja në tru një 2012-të të paqmë.

    Pikturoja një Shqipëri, e cila në unison nga jugu në veri, majtas a djathtas, me apo pa brekë në bythë, me apo pa ushqim në stomak, me apo pa tru brenda kafkës së kokës do të vendoste në heshtje një lloj paqeje të brishtë sa për hipokrizi. Mendoja se ky vit do zbuste sadopak Shqipërinë histerike, dembele, llafazane, politikisht të frustruar dhe vetë gjindja, pra qytetarët, katundarët, myslimanët, demokratët, të krishterët, qejflinjtë, kurvat, studentët, socialistët, virgjëreshat, taksapaguesit, pra të gjithë ne thjesht do sforcoheshim sa për hatër të 100 vjetorit të pavarësisë e do të prodhonim vetëm lajme të mira, lajme të gëzuara si gjithë dynjaja.

    Thjesht, pastër e bukur mendoja se shoferët në timon do të vozisnin më me kujdes, Jozefina do e qepte e nuk do behej zhele majë parlamentit, kriminelët do të fshihnin koburet për nja 12 muaj, gjakësit do linin fëmijët e ngujuar të dilnin për pak ajër nga kulla, partia e Lir Metës do ia bënte fora duke stopuar vjedhjet dhe korrupsionin, mjekët dhe infermieret do të gdhiheshin pranë pacientëve duke mos u kërkuar kokërr leku nën dorë, Berisha do të mbyllej vetë në klinikën neuro-psikiatrike të doktor Petrelës deri më 29 nëntor 2012, gjykatësit anembanë vendit do të rreptësoheshin e nuk do të toleronin me para as hajdutët e pusetave dhe as zyrtarët e korruptuar.

    Shqipërinë e kisha planifikuar porsi kryeqytetin e Islandës, Rekjavikun ku kur shkova për herë të parë pashë dhe ndjeva paqe e dashuri mes natyrës dhe njerëzve. Pa zjarre pyjesh, krisma kallashësh dhe rrugë të pagjakosura e mendoja Shqipërinë e këtij jubileu. Me shkolla dhe universitete të hapura 24 orë dhe e fantazoja plot për plot me diskoteka, restorante dhe kafene ku njerëzia shkonin pas pune e dëfreheshin. Asnjë vaki apo vdekje makabre nuk i kisha parashikuar vendit tim dhe dasmat do të buçitnin nga e hëna deri të diel. Dasma ku derdhej rakia lumë dhe askush nuk vritej për radhën e vallëzimit. Kënaqësi pa fund dhe det bollëku, qetësie, dashuri dhe seks në çdo krevat, fshat, lagje e qytet. Farmacitë nuk do të shisnin asnjë prezervativ dhe sperma do të gurgullonte si përrua pranvere nëpër kanale vaginash e çdo pikë e saj do të ngjizej për të shtuar dhe zbukuruar këtë racë. Shqipëria vetëm do dëfrehej nëpër stadiume dhe futbollistët e saj kuqezi, pavarësisht shtetësive të natyralizuara, nuk do e çirrnin dhe godisnin njeri-tjetrit por gola, vetëm gola pa fund do i shënonin shoqi-shoqit.

    Bleona Qerreti nuk do hapte thesin e gënjeshtrave hollivudiane, e madje edhe nudo të këndonte nëpër Shqipëri, askush nuk do e filmonte vjedhurazi për ta lakuriqësuar nëpër internet. Artistët shqiptarë të këtushëm dhe kosovarët do i binin kryq e tërthor vendeve tona pa kërkuar 3-4 mijë euro për tallavatë e tyre mbushur me emocione të sajuara nacionalizmash.

    Shqipëria ime do të pikturohej më bukur e me më shumë ngjyra se në punët e Vangjush Mios, Robert Williams, Alush Shimës, Thomas Kinkade, Ibrahim Kodrës, Bernie Wrightson, Olivia-s, Safo Markos.

    Shqipëria ime e 2012-s do ia kalonte edhe Ibizës dhe Mikonos-it për qejfe dhe hapërdarje. Një herë, vetëm një herë të vetme një vit rresht do mburreshim me këtë atdheun tonë e do i tregonim botës se 100 vjetori i pavarësisë na gjeti në paqe, bollëk, dashuri e plot mirësi mes veti…

    Fantazia ime nuk zgjati shumë se sapo 2012 trokiti në portat e kësaj republike filloi grushti, sherri, kërciti e kërcet patllakja si në karadak e nuk mbeti gjak pa u derdhur apo jetë njerëzish që shkojnë për lesh.

    Tutesh të shohësh pak lajme apo të lexosh një gazetë në print a web. Makabritet 24 karatësh pa rregulla loje dhe pikë respekti. Ndërkohë që po shkruaj, flamurit kuqezi të pavarësisë iu derdh një tjetër batare plumbash andej nga Sukthi i Durrësit. Gjaku i heronjve dhe patriotëve të dikurshëm është spostuar në qoshen e flamurit tonë teksa përditë ky flamur spërkatet me gjak të ri. Nuk e lemë flamurin t’ia zbehë të kuqen koha dhe historia, por si dalëzotësa e llangosim çdo orë e minutë.

    Nuk na bën dot derman asnjë lloj përvjetori pavarësie, çlirimi e gëzimi. Çdo eveniment sublim lumturie e mbyllim me shishe kokës apo me thikë pas shpine mbytur me gjak.

    Nuk na lumturon dot lumturia.

    Nuk mundemi kurrë që as në lagje, fshat apo parlament të ngremë ura komunikimi e të këmbejmë fjalë porsi njerëz e të qajmë hallet si të njëjtë.

    Na mungon fjala e ëmbël për miq e shokë dhe nuk lejojmë logjikën e ftohtë të na kontrollojë situatën, por vetëm tyta e nxehtë e pisqollës na jep zgjidhje. Nën hyqmin e Flamurit kuksian të Berishës, kriminelët janë trimëruar aq shumë, sa nuk vrasin më kriminelë të tjerë rivalë, por policë, bile dhe nga Tropoja.

    Po më pështiroset ky përvjetor i 100-të i atdheut tim, duke i mbledhur 100 të zezat e shekullit në një vit. Doktor, mbete e zeza e 101!

    Nga Bledi Mane

  11. #151
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Vlora e panjohur e Pavarësisë

    17 Shtator 2012 FATOS BAXHAKU

    Më poshtë do të lexoni dëshmitë e tre prej dëshmitarëve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në këtë fillimshekulli. I pari është Eqrem bej Vlora, aristokrat i njohur, politikan i zhdërvjellët, kushëri i Ismail Qemalit, njëherazi mik dhe kundërshtar i tij politik. Dëshmia e dytë na vjen nga një femër aristokrate nga baronesha gjermane von Godin, dëshmitare e dorës së parë në ngjarjet e Pavarësisë. Dëshmia e tretë është e një gazetari-udhëtar francez, Gabriel Lui-Zharrej.

    Deri më tani ose se ashtu jemi mësuar, ose se nuk kemi pasur nevojë, jemi mjaftuar vetëm me imazhin ideal të patriotëve tanë, të cilët të tërë në një mendje, “si një trup i vetëm” arritën ëndrrën pesëshekullore. Mbase kishim të drejtë, mbase këtë përfytyrim duhet të ruajmë deri në fund. Porse mbase duhet të na bëjë kurioz edhe një anë tjetër. Si ishin këta njerëz? Çfarë kalonte në kryet e bashkëpatriotëve tanë asokohe? Cilat ishin inatet e tyre të fshehta? Në fund të fundit si ishin qytetet tona? Si ecej, si hahej, si visheshin njerëzit. Për të na e plotësuar disi këtë anë na shërbejnë dëshmitë e këtyre dëshmitarëve të famshëm.



    Eqrem bej Vlora 1912
    “…Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar kryetarin e qeverisë së përkohshme. Shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haremllëkut dhe kishte jo katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në sallën e katit përdhes, ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lart, shkallët ishin të mbushura plot nga njerëz me fytyra, sjellje dhe veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pa teklif, sikur të qenë në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh, i pajisur me mobilie të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjisheshin e shtyheshin, për të dëgjuar se ç’thuhej atje brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pasta hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk shumë më i plakur dhe më i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë, Ismail beu kishte qenë nëpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto ku largësia midisi të lartit dhe të ulëtit mbahej vetiu. Këtu ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore të cilave nuk po ua gjente dot anën. Unë iu afrova (ai po rrinte në buzë të divanit), i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit, që mbushnin dhomën kishin pasur mirësinë t’ia linin. Ai më bëri pyetjet e zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë, a kisha hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur, por ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: ‘Dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ti si këtu?’. Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë do të vija vetë e ta merrja. ‘Jo – tha ai – Xhemili më ka thënë se dera e ndërmjetme është ende. Unë vij vetë!’… Po përse të shkaktohej gjithë kjo rrëmujë e kjo gjurulldi në një shtëpi private mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ipso facto ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku selamllëku i shtëpive të bejlerëve quhet në shqip zapana (nga turko-arabishtja zapt-hane, vendi prej nga ruhet rregulli dhe disiplina). Kështu që edhe Ismail Qemalit nuk i pëlqente të rrinte në bashki dhe njerëzit, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin truma-truma në banesën e tij private”.

    (Cituar sipas Eqrem bej Vlora, Kujtime, Vëllimi II, përktheu Afrim Koçi, SHLK, Tiranë 2001).



    Baronesha Godin 1912
    “…Këto vështirësi do të kishin penguar çdo prijës shqiptar për të njëjtën punë, por për Syrja bej Vlorën dhe Eqrem bej Vlorën kishte edhe vështirësi të tjera të lidhura me personin e tyre. Si Syrja bej Vlorës, ashtu edhe Eqrem bej Vlorës, sigurisht që nuk u mungonte talenti i jashtëzakonshëm, aq më pak mund të ketë njeri në Shqipëri që të kundërshtojë faktin se Eqrem beu qysh në rininë e tij më të hershme ka punuar vetëm për Shqipërinë, dhe madje gjithmonë konsekuent në atë që ai shpëtimin e Shqipërisë e shihte në mbështetjen tek Austria. Por si babai, ashtu edhe djali nuk kishin qenë në Vlorë që prej katërmbëdhjetë vjetësh dhe i kishin humbur lidhjet e drejtpërdrejta, pothuajse kontaktin me njerëzit më të suksesshëm në vend. Përveç kësaj që prej shpalljes së të drejtës së votës Syrja beu kishte dalë si kandidat në zgjedhje gjithnjë si kundërshtar i kushëririt të tij Ismail Qemal bej Vlorës, e për rrjedhojë familja e tij, i tërë qyteti dhe periferia, u nda në dy parti kundërshtare shumë të ashpra, sidomos që kur Syrja beu vitin e kaluar doli si kandidat qeveritar, e fitoi betejën zgjedhore me ndihmën e qeverisë, nga kjo mori mbi vete urrejtjen e partisë kundërshtare. Kjo urrejtje ishte e papërligjur përderisa vetë Syrja beu, duke qenë se këto mjete ishin të njëjta për të gjithë Shqipërinë, në të vërtetë nuk mund të bëhej përgjegjës për manipulimet e veçanta zgjedhore dhe, nga ana tjetër, interesat e vërteta të Shqipërisë nuk do të kishin mundur të mbroheshin në parlamentin turk me ngulm dhe në mënyrë më të sinqertë sesa me anë të Syrja beut, por ai prapëseprapë nuk këmbënguli. Një vështirësi tjetër, e cila ishte vetëm për Vlorën, qëndronte pastaj në vetitë e karakterit dhe në mendësinë krejt të veçantë të vlonjatëve. Si banorë të një qyteti-skelë me lëvizje shumë të gjallë dhe të shumëllojshme, dhe pak a shumë me mundësi të lehta fitimi, sidomos kur je i gatshëm për ta braktisur paksa rrugën e drejtë, disa prej tyre, si në asnjë qytet tjetër të vendit, kishin arritur të bëheshin kurora e atij rrethi shpifësish, intrigantësh dhe parazitësh, të cilët i kam përcaktuar si klasa e dytë e popullit shqiptar. Njerëz që vetë nuk e kanë idenë e mospërfitimit, natyrisht nuk mund ta njohin këtë ide te të tjerët. Prandaj një pjesë e vlonjatëve ishte e bindur se me planin e tyre të dy Vlorajt kishin ndërmend vetëm përfitimin vetjak. Si shfajësim i trishtuar për këtë mosbesim këtyre kundërshtarëve u shërbente natyrisht rrethana që ata ishin mësuar që manovrat politike të Ismail Qemalit t’i shfrytëzonin gjithnjë për veten e tyre. Aq më tepër që mosbesimi ndaj çdo ndikimi dhe çdo pushteti është përgjithësisht tipike për shqiptarin…”.

    (Cituar sipas: Marie Amelie Freiin von Godin, Nga Shqipëria e re, përktheu Elda Gjana-Boriçi dhe Afrim Koçi, Koçi, Tiranë 2007).

    Gazetari francez 1914
    “… Anija kalon në ngushticën mes Sazanit dhe Karaburunit, pika jugore dhe malore e gjirit ku anija hedh spirancën.

    Rada është e mrekullueshme, ndërsa gjiri i gjerë, me një ngjyrë blu të thellë, hapet mbi një sfond malesh të blerta, të veshur me një ngjyrë gri të hirtë nga pemët e ullinjve. Atje tej, në të djathtë, mes kodrave, fshati i Kaninës tregon shtëpitë e tij të vjetra, që duken si rrënoja romake mes pemëve të mbjella nga venedikasit. Në të majtë, toka e sheshtë mezi duket nga dallgët dhe syri sheh ku marrin fund kallamat e bregut dhe ku fillojnë ullinjtë dhe vidhat mes të cilave është e zhytur Vlora. Qyteti mezi shihet, nga larg duken vetëm majat e bardha të minareve që dalin nga tufat e pemëve, ndërsa në port duken ndërtesat e doganës që presin udhëtarët.

    Ky rreth gjelbërimi mbështjell gjithë gjirin e qetë. Ishulli që mbyll radën thyen fuqinë e dallgëve, kodrat ndalojnë erërat e jugut dhe puhinë e lindjes, uji i qetë pasqyron në thellësi të gjirit siluetën e majave që e mbrojnë.

    Anija përkundet e kapur nga spirancat rreth pesëqind metra larg tokës moçalore. Varkat mbërrijnë nga skela dhe nguten drejt anëve të saj. Njëra sjell zëvendëskonsullin e Italisë i cili ka me vete lajme, ndërsa një tjetër një punonjës të ambasadës austriake. Diku më tutje, anije me vela të tonazhit të lartë janë ngarkuar me fuçi dhe me lëkura, pa dyshim vaj ulliri dhe lëkura dhish, dy prodhimet që eksporton vendi. Lundërtarët, me këmbënguljen e tyre, bezdisin udhëtarët në bord. Më në fund, ja ku më zbritën në një barkë të madhe. Varkëtari e largon atë me rremat e tij nga anija dhe duke qëndruar në këmbë, e drejton duke u mbajtur vetë në anët e saj të larta.

    …Mbërritëm në një port rudimentar, më mirë me thënë në një skelë, siç e quajnë vendasit, të ndërtuar nga një shoqëri që merret me nxjerrjen e bitumit. Disa pemë fshehin rrënojat goxha të mëdha të një kështjelle venedikase, pastaj, një rrugë plot pluhur të çon nga dogana drejt një qyteti pa bukuri dhe pa hijeshi. Tregu nuk tërheq dhe tezgat janë të mjera. Sheshi kryesor është fare i rëndomtë, ashtu si xhamitë përqark. Uji i rrjedhshëm mungon, kostumet popullore janë zhdukur dhe shtëpitë nuk paraqesin asnjë interes. Ndryshojnë shumë nga kullat e Gjakovës dhe Pejës, kështjella të vërteta feudale të bejlerëve shqiptarë të veriut. Kopshtet e thara nuk e kanë atë jetë që u jep uji i rrjedhshëm i rrëkeve të Tiranës apo Pejës misterioze…”.


    (Cituar sipas: Gabriel Louis-Jaray, Në mbretërinë e re të Shqipërisë, përktheu Taulant Hatia, ASD-Studio, Tiranë 2006).

    Shqip

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn Bok per kte shkrim interesant..

    po po mundi feg le te sjell vloren e asaj kohe ketu me at foton e famshme..
    jan 2 ne fakt vlora e marr nga dy pika te larta..

    qe ahere kan filluar atentatet...
    te ngratin Syrja beun e vran ne Pusi..

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Postime
    59
    Ju lutem nese mundet dikush te sjelle programin se cfar organizimesh do te kete me 28 Nentor 2012 ne Vlore ( po qe se ka ende publik nje te tille)?

    Do te isha shume falenderuese.

  14. #154
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    "Meshari" i Gjon Buzukut, ne Tirane per 100-vjetorin e Pavaresise

    Izaura Ndoj

    Me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise, Vatikani do te sjelle per t'u ekspozuar ne Tirane vepren origjinale me te lashte ne gjuhen shqipe, "Mesharin" e Gjon Buzukut, qe daton qe nga viti 1555. Kjo u konfirmua gjate nje takimi qe kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilloi me Eminencen e Tij ne Vatikan, Kardinalin Abril Y Castello, i cili ndodhet per nje vizite ne Shqiperi. Gjate takimit, Topalli kerkoi mbeshtetjen e Kardinalit Abril Y Castello per martirizimin nga ana e Vatikanit te 40 klerikeve shqiptare te ekzekutuar ne vitin 1944 nga diktatura komuniste. "Vij me shume kenaqesi ne Shqiperi, nje vend per te cilin une kam shume njohuri. Une ndodhem ketu ne emer te Shkelqesise se tij, Papa Benediktit XVI, i cili ndjek me shume vemendje dhe interes zhvillimet ne Shqiperi dhe mesazhi qe ne duam te percjellim eshte ai i mbeshtetjes per Shqiperine dhe popullin shqiptar", - u shpreh Kardinali Abril Y Castello. Kryetarja Jozefina Topalli dhe Kardinali Abril Y Castello u ndalen gjeresisht tek modeli i jashtezakonshem qe Shqiperia percjell per mbare boten ne lidhje me tolerancen dhe harmonine nderfetare. "Shqiperia sherben si nje shembull, me te cilin i flet mbare botes se si bashkejetohet ne solidaritet, tolerance dhe harmoni fetare. Eshte nje nder te paktat vende ku numri i strehimit te hebrenjve gjate Holokaustit u rrit ne krahasim me periudhen para luftes. Ne ditet e sotme, kur shume vende perballen me akte dhune, Shqiperia eshte nje model qe i tregon njerezimit vlerat e verteta te bashkejeteses fetare", - tha Kryetarja e Kuvendit. Qe nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte nje veper e humbur, nje veper e panjohur. Me 1740 ate e zbuloi ne Biblioteken e Propaganda Fides, afer Romes, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova. Gjithe gezim per kete gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxeten ne Palermo te cilit i dergoi nje faqe. Libri mendohet te jete shtypur ne Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike per tingujt ne shqip. Ky zbulim beri buje te madhe, sepse eshte libri i pare ne gjuhen shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje per me teper se nje shekull, deri me 1909, kur e rizbuloi arbereshi Pal Skiroi, ne Biblioteken e Vatikanit ne Rome, ku gjendet edhe sot me shenimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

    Koha Jone

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    55
    Une do e quaja me mire 100-vjetori i ndarjes se shqipetareve.Gjithesesi ta gezojme edhe kete qe kemi

  16. #156
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    “Shumë emra personalitetesh që i takojnë popullit shqiptar, i kanë përvetësuar të tj

    Flet për gazetën: Nacional, Dr. Laurant Bica




    Intervistoi: Shahbaze Vishaj

    Doktor i shkencave të filozofisë, profesor i disa universiteteve në Tiranë në të kaluarën dhe sot, Laurant Bica është një emër kushtimisht i ri në këtë fushë, por shumë produktiv, shumë serioz, madje talent dhe emër që në të ardhmen do të mbajë mbi supe peshën e një studiuesi të mirëfilltë të shkencave filozofike shqiptare. Këtë ky studiues e ka dëshmuar me dhjetëra e dhjetëra studime nga fusha e filozofisë, me theks të veçantë, të filozofisë së mendimtarëve, shkrimtarëve e filozofëve të Rilindjes sonë kombëtare, si Naim e Sami Frashëri, Hasan Tahsini e mendje të tjera të ndritura. Këtë e dëshmojnë edhe librat “Naimi në Konstantinopojë i I-II” (2009) dhe “Profesor Hasan Tahsini 1-3”. (2009) që tashmë dy vjet ndodhen në duart e lexuesve. Këto dy vepra vëllimore në pesë libra, me gjithsej 2400 faqe, si dhe libri “Niko Stillo – Njeriu akademi”, Tiranë 2007 prej 218 faqesh, flasin më së miri për seriozitetin dhe përkushtimin prej studiuesi në fushën e filozofisë të Dr. Laurant Bica.

    Pyetje: Fusha e kërkimeve tuaja shkencore është, sa e gjerë, aq dhe komplekse. Këtë e dëshmon numri i madh i studimeve mbi dhe rreth çështjeve të letërsisë së Rilindjes kombëtare, me theks të veçantë të filozofisë së tyre, e sidomos botimi i dy veprave madhore në pesë vëllime “Naimi në Konstantinopojë i I-II” dhe “Profesor Hasan Tahsini 1-3”. Si doktor i shkencave filozofike, çka mund të na thoni, për mendimin filozofik në letërsinë e Rilindjes Kombëtare

    L. Bica: Mendimit filozofik në letërsinë e Rilindjes sonë Kombëtare dhe më gjerë në historinë e filozofisë shqiptare, ne si shqiptarë dhe studiues i jemi borxhli e do t’i mbetemi kështu edhe në të ardhmen. Kemi një prapambetje relative të theksuar në raport me fushat e tjera, për të mos thënë më tepër. Është një fushë e mbetur djerrë. Mjafton të konsultohesh me veprën e një orientalisti si Prof. Hasan Kaleshi e të shikosh se ku jemi. Ju dhe opinion publik në përgjithësi e ai shkencor në veçanti nuk mund ta merrni me mend se sa njerëz të dijshëm ka nxjerrë në shekuj populli ynë, duke filluar të paktën nga antikiteti greko-romak e deri në ditët tona. Janë me dhjetëra e me qindra dijetarët, filozofët, teologët etj, që kanë dalë nga populli ynë fisnik shqiptar i etshëm e i pangopur, për dije e kulturë. Bile ai ka kontribuar në tërë rilindjen, duke filluar me Rilindjen Ilire, Rilindjen Bizantine e duke vazhduar me atë në kohën e principatave feudale shqiptare, në Rilindjen Evropiane, Rilindjen Ballkanike, në Pararilindjen apo Rilindjen e periudhës së Voskopojës (shekulli XVII) dhe Pashallëqeve të Mëdha Shqiptare, Rilindjen tonë Kombëtare e deri në ditët e sotme. S’po flas për popujt e tjerë sidomos ata fqinjë. Shumë emra personalitetesh që i takojnë popullit shqiptar, i kanë përvetësuar të tjerët dhe sot “stolisin” enciklopeditë e vendeve të tjera deri ato në shkallë botërore… Vetëm periudha e Voskopojës numëron mbi 54 dijetarë e filozofë të mirëfilltë shqiptarë. Kontributi i Kosovës tjetër” të kultivuar, asaj të Sanxhakut të Nishit në Perandorinë Osmane dhe i nahijes së Qyprovecit (katolikët shqiptarë që mbeten në Bullgari, për të cilët flet filozofi ynë, Pjeter Bogdani) është i jashtëzakonshëm. Numri i njerëzve të dijshëm të dalë nga kjo trevë, për të cilën sot nuk flet njeri është i pallogaritshëm. Ajo ka qenë dikur “truri” i Kosovës së sotme. Brezat e rinj le t’u drejtohen më së paku arkivave e bibliotekave dhe do të zbulojnë thesare…

    Pyetje: Libri juaj “Naimi në Konstantinopojë i I-II”, përkundër shumë veprave, studimeve dhe monografive të botuara deri më sot hedh dritë mbi një kapitull jete thuaj të panjohur deri më sot mbi Naimin poet. Ndërsa vepra juaj e shikon këtë figurë nga një kënd krejtësisht tjetër: Naimi dhe veprimtaria e tij në Konstantinopojë. Çka mund të na thoni diç më konkrete në pika të shkurta?

    L.Bica: Naimi është fatlumturi rilindës që është studiuar më shumë nga të tjerët për arsye të njohura si poet kombëtar etj. Por si filozof e teolog për Naimin dimë relativisht pak. Me dy vëllimet e mia për Naimin vetëm sa kam ngritur tiparin, veç të tjerash, edhe në këtë aspekt. Kush ka hyrë në arkiva e bibliotekat turko-osmane për Naimin? Pothuajse askush. Kemi ende vepra të panjohura të Naimit në osmanishte e gjuhë të tjera. Tre-katër i di vetë. Le të shpresojmë që e ardhmja të na i nxjerrë në dritë. Naimi ka nevojë shumë e më shumë të studiohet e ristudiohet vetë e në raport me të tjerët. Brenda e jashtë trojeve shqiptare. Janë, të mos them qindra faqe të panjohura për Naimin, po disa dhjetëra po se po që presin t’u shtohen veprave të tij që njohim të botuara deri më sot. Faqe të reja presin t’u shtohen veprave të tij me karakter teologjik si “Fletore e Bektashinjtë” dhe “Qerbelaja”, që kanë të bëjnë sidomos me filozofinë e botëkuptimin e tij. Jam i bindur se e ardhmja do të na befasojë me prurje të reja për te…

    Pyetje: Kontributi i vëllezërve Frashëri dihet në organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sidomos roli i prijatarit Abdyl Frashëri. Po roli i Naimit cili ishte, meqë në këtë kohë kishte arritur pjekurinë si veprimtar, mendimtar dhe shkrimtar. Në ç’parametra e ndihmoi këtë Naim Frashëri?
    L.Bica: Tjetër është Naimi si letrar, dhe tjetër Naimi si veprimtar dhe tjetër është problem se sa e njohim veprimtarinë e Naimit në Lidhjen e Prizrenit apo sa e dokumentuar është ajo. Një shqyrtim i vëmendshëm në arkivat evropiane e osmane, jam i bindur se do të nxirrte të dhëna të reja. Për mua Naimi dhe Samiu, është jashtë çdo dyshimi që ata ishin një, vëllezër të vëllait të vet, grusht për çështjen e madhe kombëtare. Naimi ndihmoi nga Janina e nga Frashëri për jetësimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në jug të tokave shqiptare dhe mbaroi me të gjitha forcat çështjen çame, kufijtë e vilajetit më jugor. Naimi në këtë rast ecte në traditën e familjes s’bënte gjë tjetër veçse shkelte në hullinë e hapur nga i jati Halil Frashëri dhe vëllai i madh Abdyli, si dhe miku i tyre Iliaz Pashë Dibra. Ata luftuan me armë në dorë për mbrojtjen e tokave shqiptare në zonën e Selanikut, Thesalisë e të Janinës për vite e vite me radhë. Në librin për Naimin, unë e kam ndriçuar edhe këtë aspekt për aq sa na lejon dokumentacioni sot.
    Pyetje: Teza e doktoratës suaj nga fusha e shkencave të filozofisë “Hasan Tahsini – jeta, vepra, idetë“ është vepra më e plotë, më e kompletuar, e pse jo edhe e vetmja deri më sot për këtë figurë të Rilindjes Kombëtare. Me çfarë vështirësish jeni ballafaquar gjatë kërkimeve shkencore rreth figurës madhore të Hasan Tahsinit?



    L.Bica: Të mos them më shumë është punë e katër dekadave, punë jete. Vështirësitë kanë qenë të shumta, të mos them të panumërta e të karakterit të ndryshëm.
    Së pari, kërkimore. Më është dashur të kërkoj shumë e të gjej pak, të rrëmoj në dhjetëra e qindra libra, duke filluar nga Biblioteka Kombëtare, Tiranë e duke përfunduar tek Biblioteka e Bashkisë së Stambollit, bibliotekat e rretheve në Shqipëri, arkivat etj. etj. Volumi i punës së përballuar ka qenë i stërmadh…
    Së dyti, vështirësitë e gjuhëve për të lexuar veprat e tij që janë osmanishte (turqishte e vjetër dhe mbi të, në gjuhë nga më të ndryshmet. Dominon turqishtja, të cilën e mësova në Stamboll, ku jetova 12 vjet. Osmanisht mora mësim dy vjet por s’munda ta përfundoj.
    Së treti, Hasan Tahsini më futi në Rilindjen shqiptare, atë turke, arabe, ballkanike, të shteteve fqinje; më detyroi të mësoja disa gjuhë, më futi në iluminizmin frëng, në mesjetën arabe etj.
    Së katërti, më detyroi të shpenzoj shumë kohë dhe pata, kontakte me njerëzit, të hyj në folklor etj.
    Së pesti, më detyroi të njoh rilindësit e tjerë e personalitete nga më të ndryshmit që s’ma merrte mendja, të vendit dhe të huaj; më bëri në një kuptim enciklopedist siç qe vetë ai.
    Së gjashti, Hasani më futi kokë e këmbë në Rilindje, si të thuash më bëri në një farë mënyre rilindës, të jetoj me shqetësimet dhe idealet e tyre, që ende sot nuk janë të realizuara.
    Së shtati, Profesor Hasani në një farë mënyre më bëri të privohem nga shumë probleme të jetës, ashtu siç më ka dhënë pas kaq e kaq vjetësh pune me të si kryerilinda, të ndjej një kënaqësi e satisfaksion të jashtëzakonshëm. Unë do t’i mbetëm për jetë atij mirënjohës si për kënaqësitë ashtu dhe shqetësimet e panumërta që më solli.
    Në libër, në hyrje, unë tregoj peripecitë e jetës që kam kaluar deri sa mbarova disertacionin e pas tij libri në tre vëllime është dhe një përgjigje pas kaq e kaq vitesh për ata që më kanë vënë gurrë në rrota në rrugën time të jetës e të studimeve. Tani nga lartësitë e viteve ndjej se koha më dha të drejtë. Një punë ngulmuese mund gjithçka.
    Ka plot vështirësi të tjera, por s’dua të zgjatëm. Përmenda disa nga më të rëndësishmet e kryesoret. Lexoni librin dhe do të më kuptoni. Studimeve për Hasan Tahsinin do t’ja u di për faleminderit që më mprehën aparatin kërkimor shkencor timin si njeri dhe më bënë një studiues serioz…
    Pyetje: Cila është ndihmesa e Hasan Tahsinit në fushën e filozofisë, meqë kjo figurë, ishte edhe rektori i parë i Universitetit të Stambollit, përkatësisht i njohur në fusha të ndryshme të filozofisë, psikologjisë, letërsisë, gjuhësisë dhe shumë fushave të tjera?
    L.Bica: Ndihmesa e Hoxha Tahsinit është e madhe si për kombin shqiptar dhe atë turk, si për rilindjen shqiptare ashtu dhe atë osmane. Ai është një ideologu nga më kryesorët, mos them më tepër, si për Shqipërinë, ashtu edhe Perandorinë Osmane.
    Së pari, si njohës i mirëfilltë i filozofisë dhe historisë së saj në përgjithësi.

    Së dyti, si njohës i aftë dhe i thellë i filozofisë arabe, evropianoperëndimore dhe veçanërisht i iluminizmit francez dhe personaliteteve më të shquara të fushës së filozofisë.

    Së treti, i pari në Perandorinë Osmane e në Shqipëri që futi shkencën e filozofisë, të psikologjisë, atëherë kur ajo ishte në fillimet e saj edhe në Perëndim.
    Së katërti, në revistën “Mexhmua-i Ulum” (“Dituria”) janë botuar edhe vepra të tjera me karakter filozofik që do të hedhin dritë të re për këtë mendimtar. Rëndësi ka që të sillen në shqip sa më parë dhe veprat e Hoxha Tahsinit. Atë e kemi nga të rrallët personalitete që u kushtohet të dy fushave: dhe atyre të skemave shoqërore po sidomos atyre natyrore: ai është edhe fizikan dhe kimist dhe astronom etj. etj., por dhe gjuhëtar, filozof, psikolog etj. etj .

    Pyetje: Botëkuptimi i dijetarit të “lartë ndër të lartët” (Sami Frashëri), autori i veprave “Psikologjia” dhe “Bazat e Astronomisë“ trajtojnë problem të ndikimit që ushtrojnë idetë e tij në mendimin filozofik, politik e shoqëror të Rilindjes dhe atë shqiptar në përgjithësi. Ku ndodhet vend ii Hasan Tahsinit në këto shkenca filozofike për kohën kur u mur pikërisht me këto?
    L.Bica: Profesor Hasan Tahsini ishte në nivelin e shkencave të kohës, për shembull dhe të psikologjisë. Ai ishte pionier i përhapjes së të rejave më të fundit në shkencat e ndryshme dhe i lindjes së shkencave të reja në Perandorinë Osmane. Merita e tij duhet parë në dy aspekte: së pari, në synimin e tij iluminist për t’ja dhënë këto dije të reja popullit të tij dhe popujve të tjerë që jetonin në Perandorinë Osmane dhe, së dyti një përpjekje e tij për divulgimin e tyre d m th paraqitjen e tyre sa më thjeshtë e kuptueshëm për masat. Brezat e kohës së tij dhe gjeneratat që erdhën më pas nuk do të harrojnë kurrë Hoxha Tahsinin, Profesor Tahsinin, “Meshur Tahsin”-in (“Të famshmin Tahsin”) për atë që bëri për ta, për zgjimin e tyre. S’qe puna vetëm për hartimin e një alfabeti (H. Tahsin e bëri një të tillë origjinal. Siç më thotë miku im, albanologu Niko Stillo, a i njihte me rrënjë alfabetet e ndryshme që nga lashtësia por edhe pajisjen e popullit me arritjet bashkëkohore në lëmin e shkencave.

    Pyetje: Do t’i hynim në hak profesor Hasan Tahsinit sikur të anashkalonim një angazhim tjetër të tij rreth çështjes çame, meqë ky vetë ishte çam i lindur në Ninat të Çamërisë. Cili është kontributi i Hasan Tahsinit rreth çështjes së njohur çame?
    L.Bica: Për çështjen çame mund të them se kontributi i tij është rrënjësor, thelbësor, i pallogaritshëm. Mund të themi shkurt se në saje të tij, dhe të çamit tjetër të Prevezës, rilindësit Abedin Dino, Çamëria – Epiri shpëtoi; dhe për 35 vjet të tjera mbeti nën shtetin Osman në dorë të shqiptarëve. E pësoi vetëm Thesalia dhe qyteti i Artës, që ju bënë kurban Greqisë që më 1880-1881.

    Pyetje: Bazuar në këto dy vepra që ua keni dhuruar lexuesve, është krejtësisht e natyrshme që vepra juaj e radhës të jetë e një rëndësie si këto dy të mëparshmet. A është fshehtësi që për lexuesit të “zbuloni” se çka keni nëpër duar dhe çka do t’u dhuroni atyre në të ardhmen jo të largët?

    L.Bica: Në duar kam një tekst mësimor nga fusha e sociologjisë, një libër për një shtetar shqiptar të Perandorisë Osmane në kulmin e saj, që koinçidon me 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar dhe për një figure rilindëse tjetër sikurse Hasan Tahsini, e cila mund të dale si libër në një ose dy vëllime. Por se kur do t’i nxjerrë nga duart këtë s’e parashikoj dot. Çdo gjë kërkon kohën e maturimin e vet. Rëndësi ka që i kam hyrë punës me të gjitha forcat. Veprat studimore, sidomos ato seriozet, duan kohë.
    Pyetje: Ç’do të thoshit diçka tjetër që s’e kemi përfshirë në pyetjet tona?

    L.Bica: Aktualisht jam pedagog i punësuar pranë Universitetit “Kristal”, më i madhi në Shqipëri pas Universitetit Shtetëror të Tiranës. Jap kontributin tim si mësimdhënës në fushën e filozofisë, sociologjisë e të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe në punën kërkimore shkencore. Përpiqemi të japim ndihmesën tonë modeste si me botimet ashtu edhe me veprimtarinë tonë për çështjen kombëtare shqiptare, trojet etnike e për diasporën. Zaten, ky është filli i kuq që ka përshkuar e do të përshkojë deri në fund jetën tonë. Ne ndofta jemi nga rastet e fundit të gardës së brezit të fundit që e shkrinë jetën për liri e pavarësi , për Kosovë e Çamëri. Ne ecim përpara në rrugën e progresit të popullit tonë me idealet rilindëse në mendje e në zemër, me idealin kombëtar në gji, që na ka mbajtur në këmbë edhe në rastet më të vështira, qoftë në atdhe, qoftë në rrugët e largëta e të rënda të emigracionit…
    Ju falënderoj nga zemra që më dhatë këtë mundësi të shprehem nëpërmjet intervistës tuaj…Vlerësoj shumë dhe faktin që intervista më vjen nga Kosova se në Shqipëri kemi bërë mjaft të tilla…Personalisht ju falënderoj ju për shkrimet që u keni kushtuar veprave të mia për Naimin e Tahsinin në Kosovë… Edhe një herë faleminderit!
    Dr. Laurant BICA

    Shëndet dhe faleminderit për përgjigjet!

  17. #157
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ekspozitë në Rusi, shpalosen "ikonat shqiptare " në Moskë


    Hapet ekspozita e ikonografisë shqiptare në një nga sallat e Muzeut Qëndror të Kulturës Antike dhe Artit Mesjetar rus në Moskë "Andrei Rubljov”. Ekspozita përmban ikona të shekujve 14 -18-të të e.s, marrë nga koleksioni i ikonave të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korcës.


    Ikonat përfaqësonin punime të Nikolla Onufrit, Vëllezërve Zografi, të David Selenicës, të Jeromonakut, anonime etj. Spikasnin ikonat "Pakëzimi i Krishtit, "Shën Maria me Shenjtorë", "Shën Maria me Krishtin", "Johan Theologu", "Ngjallja e Llazarit", "Prekja e Thomait", "Dyert e Bukura".


    Folësit në këtë ceremoni vunë në dukje vlerat e veçanta historike, kulturore, artistike dhe fetare të ikonografise shqiptare.
    Ambasadori Gjoka tha se kjo është ekspozita e parë e këtij lloji që hapet në Rusi, nëpërmjet së cilës transmentohen vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare si dhe të kulturës kristiane të popullit shqiptar.


    Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Tatjana Caca, foli për vlerën e ikonave shqiptare të ekspozuara në eksponatet e këtij muzeu rus, por edhe më gjerë, për kulturën mesjetare kishtare shqiptare.


    Në këtë ekspozitë ishin pjesëmarrës deputetë të Dumës shtetërore ruse, përfaqësues të institucioneve të ndryshme qëndrore ruse, shqiptarë me banim në Rusi, anëtarë të shoqatës se miqësisë Rusi-Shqipëri, studiues të artit, kulturës, gazetarë, titullarë të trupit diplomatik të akredituar në Rusi etj.


    Ky aktivitet, vijoi ai, zhvillohet në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi dhe të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.


    Ekspozita e ikonografisë shqiptare në Moskë do të qëndrojë e hapur për vizitoret ruse deri me dt. 9 nëntor. Me pas, ajo do të transferohet në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Nizhni Novgorod, ku do të qëndrojë e hapur deri me dt. 11 dhjetor 2012.

    rtv.oranews
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  18. #158
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Çelet ekspozita "Vlora në shekullin e pavarësisë"


    "Vlora në shekullin e pavarësisë", është kjo ekspozita e realizuar me harta, gravura, vizatime, foto të vjetra dhe kartepostale të Vlorës, prej mesjetës deri në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar.

    Për arkitektin, Pirro Stefa, realizuesin e kësaj ekspozite, këto foto të vjetra janë një homazh për të gjithë njerëzit e talentuar që kanë kontribuar. Sipas tij është një dhuratë që i bëhet, jo vetëm qytetarëve të Vlorës, por të gjitheve në kuadër të ditës së pavarësisë.


    Lidhur me këtë ekspozitë arkitekti Stefa ka botuar librin me të njëjtën temë, bashkangjitur me ese dhe shpjegimet përkatëse. Në cermoninë e hapjes së saj, më 10 tetor, salla e Muzeut Kombëtar mirëpriti shumë personalitete të rëndësishme dhe vizitorë.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  19. #159
    Do jete gje e bukur qe kjo nisme te perkrahet nga te gjithe ne kete pervjetor...

    PD nismë për 100 vjetorin, Kollozi: Kreu i Bashkisë në interpelancë

    Qyteti i Vlorës është ende i papërgatitur për 100 vjetorin e pavarsisë. Pikërisht për këtë kryetari i Partise Demokratike per Vloren, Ardian Kollozi, ka deklaruar se ditën e hënë do të thirret në një interpelancë para Këshillit bashkiak kreu i Bashkisë për të dhënë sqarime. Sipas Kollozit vlonjatët duhet të festojnë këtë vit jubilar siç e meritojnë.


    Ndër të tjera kreu i Partise Demoktarike për Vlorën, sqaroi se kjo force politike në ditet ne vijim do te ndermarre nisma te rendeisshme ne kuader te 100 vjeotrit te pavaresise. Nisma nje ballkon nje flamur, do te materializohet ne javet ne vijim theksoi Kollozi.


    Investimet e lëna pezull dhe amullia infrastrukturore e qytetit te Vlores, do te jene disa nga kerkesat dhe pyetjet qe do ti shtrohen ne mbedhjen jashte rradhe te Këshillit bashkiak, kjo për ti dhene Vlores imazhin e merituar ne 100 vjetorin e pavaresise.


    Pavarësisht kësaj panorame jo shumë pozitive, një lajm pozitiv është restaurimi i Muzeut të Pavarësisë në këtë qytet. Punimet në këtë Muze historik të Vlorës pritet që të përfundojnë në datën 25 tetor. Sipas kreut te ketij institucioni, Agron Shehu, pritet qe punimet te perfundojne brenda datës që ishte parashikuar.


    Pas perfundimit, faza e dyte e punimeve do te jete pasurimi i ketij institucioni me dokumete te reja e objekte te reja, te cilat faktojne ngjarje te asaj periudhe.

    Ora News
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  20. #160
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    AKTUALITET

    100-vjetori i pavarësisë, Berisha bën thirrje për investime të mëdha. Godina e parlamentit dhe stadiumi i ri, ambicia kryesore
    08-09-2010 / Gazeta 55


    Përveç festimeve të mëdha, me investime të mëdha, kryeministri kërkon edhe ridimensionimin e figurës së Mbretit Zog, pasi monarkia ishte sistemi që solli edhe konsolidimin e pavarësisë



    Kryeministri Berisha ka bërë të ditura investimet që do të ndërmarrë qeveria në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha ka theksuar se 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë duhet ta gjejë vendin me një tempull të ri të demokracisë siç është Parlamenti. "100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë duhet ta gjejë vendin me tempullin e vetë të demokracisë, të parametrave të arkitekturës dhe të funksionalitetit më moderne" theksoi Berisha duke shtuar se ndërtimi i Parlamentit do të ishte vendimi më i rëndësishëm që mund të merrte qeveria. Ai gjithashtu kërkoi që të nisë menjëherë puna për të marrë të gjitha vendimet dhe të fillojë sa më parë ndërtimi i Parlamentit shqiptar. Një konkurs u bë dhe le të shqyrtohen edhe njëherë projektet dhe më pas këto projekte të zbatohen" theksoi Berisha duke shtuar se Tirana duhet të ketë ndërtesën e re të Parlamentit. Gjithashtu shefi i qeverisë ka bërë të ditura edhe investimet e tjera që do të ndërmerren nga qeevria shqiptare në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë siç ai i ndërtimit të një stadiumi kombëtar modern. Gjithashtu, Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të ë Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, 28 nëntor 1912. "Pa mbretërinë, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv dhe i paqëndrueshëm"- deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha



    Ja edhe fjala e plotë e mbajtur sot nga kryeministri në hapje të mbledhjes së qeverisë



    “Si kryefjalë të kësaj mbledhjeje, unë kam zgjedhur 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Kjo është ngjarja më e madhe e viteve që vijnë dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje që ky 100 vjetor të shënojë ndryshimin më të madh të mundshëm të këtij vendi.
    Kam menduar që ky 100 vjetor të jetë i prekshëm në të gjitha qytetet dhe komunat e vendit. Në Tiranë, mendoj se ndërtimi i parlamentit do të ishte vendimi më i rëndësishëm që mund të merret. 100 vjetori duhet ta gjejë këtë republikë me tempullin e vet të demokracisë, të parametrave të arkitekturës e të funksionalitetit më modern. Ndaj le të nisë puna menjëherë për të marrë të gjitha vendimet dhe filluar sa më parë ndërtimin e parlamentit, për të cilin u bë një konkurs, por të rishqyrtohen edhe një herë projektet, të fillohet pa humbur kohë me projektin e zbatimit. Tirana duhet të ketë ndërtesën e re të parlamentit, një ndërtim modern, funksional, të denjë për Shqipërinë 100 vjeçare.
    Ndërtimi i dytë modern dhe i madh do të jetë jo në fushën e institucioneve zyrtare, por do të jetë stadiumi më modern i kryeqytetit. Janë me qindra e mijëra fansa, tifozë, të cilët bëjnë energjinë e vërtetë, më të pastër të futbollit shqiptar dhe që kërkojnë që kryeqyteti i vendit të tyre, të ketë një stadium të parametrave më modern. Nuk mund të mos merret parasysh kërkesa masive e tyre, nuk mundet që ata, të cilët me entuziazmin e tyre janë faktori kryesor i dinamizmit të ndeshjeve, të mos përfillen dhe ata janë një shumicë e madhe. Ndaj Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të shqyrtojë të gjitha variantet e mundshme, por në 100 vjetorin e pavarësisë duhet që kryeqyteti të ketë një nga stadiumet më moderne.
    Në kremtimet e këtij 100 vjetori, do të ketë edhe fanfara, por më shumë do të ketë vepra publike. Vlora, detyrimisht, do të ketë investime të rëndësishme për ta pritur 100 vjetorin me tërë meritën e saj. Ndaj duhet të nisë puna me autoritetet vendore për të përcaktuar investimet kryesore që do të bëhen në kuadrin e 100 vjetorit.
    100 vjetori i pavarësisë do të pritet e shoqërohet me investime të veçanta për çdo bashki e komunë të vendit. Investime, që do të adresohen në vepra dhe objekte që realizojnë ndryshimin më të madh, rrugë, unaza, vepra të tjera. Është e domosdoshme që buxheti të orientohet drejt ndryshimit më të madh të mundshëm të vendit, në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë.
    Për këtë qëllim, do të ngrihet një komision qeveritar, i cili do të përcaktojë në tërësi veprat që do të ndërtohen në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë. Ky është edhe një akt madhor mirënjohjeje ndaj etërve të pavarësisë së këtij vendi, të cilët, në kushtet e një qëndrimi të pandershëm ndëshkues, antishqiptar të shumicës së fuqive të asaj kohe, që me vendimet e tyre, por edhe me ushtritë e flotat e tyre realizuan një nga padrejtësitë më të mëdha në Europë, që ishte copëtimi barbar i trojeve shqiptareve dhe trungut të kombit shqiptar, në një kohë që shqiptarët, kudo, ishin një vazhdimësi etnike dhe gjeografike, nuk ishin askurrkund enklavë në një territor dhe në asnjë vend, këta burra trima e të vendosur shpëtuan atë që mund të shpëtohej, shpëtuan Shqipërinë dhe shpallën pavarësinë, për të kaluar më vonë, pothuajse një shekull, gjer në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, vendim i cili bëri ‘nul and void’, zeroi të gjitha traktatet e copëtimit dhe padrejtësive që renduan mbi shqiptarët, në mënyrën më të pandershme. Ismail Qemali dhe themeluesit e tjerë të pavarësisë së Shqipërisë, me aktin e tyre, u provuan shpëtimtarë të kombit, sepse, në qoftë se do të lihej pa një qëndresë të organizuar dhe një vendim politik të kthjellët, edhe Shqipëria do të shndërrohej në principata të ndryshme, që do afilionin në njërin shtet apo shtetin tjetër. Falë vendosmërisë, burrërisë e trimërisë së tyre, Shqipëria shpalli pavarësinë, kaloi nëpërmjet tronditjeve të mëdha dhe së fundi, u konsolidua si shtet në rrugën e mbretërisë.
    Në këtë kontekst, ridimensionimi i figurës dhe personalitetit të mbretit Zog është një kusht moral i madh për të vendosur të vërtetën historike në piedestalin që meriton. E vërteta historike është se ai erdhi në pushtet me zgjedhje. Ai erdhi me zgjedhje për të shpëtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretërive nuk mund të toleronte regjime demokratike të zgjedhura. Ndaj e minuan nga të gjitha anët, për t’u rikthyer pastaj dhe vendosur mbretërinë në këtë vend. Theksova këtë moment se pa mbretërinë mbase pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv, i paqëndrueshëm. Duhet të jemi të vërtetë. Ishte Zogu I, mbreti i parë i shqiptarëve, ai që bëri që pavarësia të realizoi qëllimin e saj, shtetin e ri e të pavarur të Shqipërisë. E nisi si republikë, i ndërhynë me pyka dhe të tjera, por tregoi trimëri e vendosmëri të madhe dhe hodhi themelet e një shteti shqiptar, me të njëjtat standarde, në mos edhe më të mira, sesa simotra të tjera, mbretëri ballkanike. Të mos mendojmë se në këto kurora kishte një lulëzim të vërtetë të normave dhe standardeve demokratike. Shpesh herë i gjykojmë dhe vlerësojmë gjerat në mënyrë iluzive. Mbretëria shqiptare ishte një mbretëri që, pavarësisht nga problematikat e oborreve të cilat kanë qenë të përjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. Ndaj në këtë kuadër, është e domosdoshme që, krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik të Zogut të I”.

    55
    Nëse doni simpatinë e masës, atëherë duhet të thoni gënjeshtrat më të trasha dhe me të kota!
    Masat, më kollaj besojnë një gënjeshtër të madhe sesa një të vogël.
    Është fat i madh për udhëheqësit, që popujt nuk mendojnë.
    Adolf Hitler

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •