Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 189 prej 189
  1. #181
    100-vjetori, Bashkia Tiranë: Ja programi i tre ditëve festë

    TIRANE- Bashkia e Tiranës ka bërë publike sot axhendën e plotë të aktiviteteve të organizuara nga bashkia, në 100-vjetorin e Pavarësisë. Aktivitetet nisin më datë 26 nëntor, në përkujtim të 100- vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë, ndërkohë që atmosfera festive ka pushtuar çdo cep të kryeqytetit.

    Datë 26 Nëntor:
    11:00 Ceremoni përkujtimore për ngritjen e flamurit në Tiranë, 100 vjet më parë –Inaugurimi i Mozaikut të Flamurit
    11:30 Nisja e panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)
    11:30 Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (trotuari përpara Galerisë Kombëtare të Arteve)
    12:00 Koncert me grupe rock (rruga “Murat Toptani”)Unit Band; Xhejn Kumria; The Room; Marsela Çibukaj; Grupi Na; Burn; Renis Gjoka Band
    17:00 Ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës” (rrethrrotullimi i Doganës)
    18:30 Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare, drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceccato (TKOB)
    20:00 Koncert me këngë patriotike, me këngëtarë e grupe Rap (rruga “Murat Toptani”)

    Big Basta; Lazy feat Elia; Bimm-Bima; Egen Nr; Noizy; Tuna; Mc Kresha; Lyrical Son; Lavda; Dafina Zeqiri

    Datë 27 Nëntor:
    10:00 Vazhdon panairi “Blej Produkte Shqiptare”
    10:00 Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)
    11:00 Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)
    15:00 Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem Jashari (rruga e Durrësit)
    20:00 Koncert me grupe rock, me këngë patriotike (rruga “Murat Toptani”)
    Renis Gjoka; Kamela & Top Show Band; Valon Shehu; Grupi Na; Grifshat; Vedat Ademi

    Data 28 nëntor:
    Aktivitetet nisin nga ora 10.00-14.00
    Rruga “Murat Toptani”:
    * Panairi “Blej produkte shqiptare”
    * Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
    Eranda Libohova; Eni Koci; Ardian Trebicka; Soni Malaj; Redon Makashi; Greta Koci; Elton Deda; Valon Shehu; Mentor Haziri; Elhaida Dani; Bojken Lako; Alban Skënderaj
    * Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA)
    Lulishtja tek parku “Rinia” (tek Shatërvani)-Këndi i Fëmijëve:
    * Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
    * Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj)
    * Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
    * Animatorë (lojra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
    * Foto point me personazhe të Pavarësisë
    Lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”:
    * Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, shkolla e Baletit)
    Ura tek rruga “Ibrahim Rugova”:
    * Performancë e Cirkut
    Rr. “Ismail Qemali” (pedonale):
    * Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit
    Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”:
    * Foto point me personazhe historike
    * Rreth 100 animatorë, të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojra
    Sheshi “Skënderbej”:
    * Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)
    * Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar

    (ma.ar/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #182
    Inaugurohet sheshi "Shqiponja" për 100 vjetorin e Pavarësisë

    Tirana tashmë do të ketë sheshin e saj me emrin e “Shqiponjës”.Është inauguruar sot, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, 13 kryetarëve të komunave nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, Memoriali i Shqiponjës, simbolit të shqiptarëve. Kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, kryetarët e komunave të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit, Preshevës, Çairit të Shkupit, Gjakovës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Podujevës, Mitrovicës, Strugës e Gostivarit kanë zbuluar Memorialin e Shqiponjës, i vendosur në zonën e quajtur, rrethrrotullimi i Doganës, i cili njëherësh merr emrin sheshi “Shqiponja”.
    Shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra do të qëndrojë nga sot denjësisht dhe krenare, në qytetin e Tiranës.

    Financuesi i kësaj vepre madhështore Lazim Destani ka apeluar për bashkim kulturor, arsimor dhe ekonomik të shqiptarëve:

    “Sot, dëshira më e madhe e çdo shqiptari është të jemi të bashkuar . Bashkimi është proces që ka filluar . Le ta përshpejtojmë bashkimin tonë arsimor, kulturor, ekonomik dhe në të gjitha fushat e tjera, për ta bërë realitet ëndrrën e shumëpritur të bashkimit kombëtar. Prandaj sa herë që janë në pyetje interesat gjithëshqiptare, duhet të jemi unikë e të flasim me një zë”

    shkeputur nga "Bota Sot"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #183
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321


    Ky flamur, në pamjen e vet origjinale, është fiksuar në një kartolinë të botuar nga Ilo në vitin 1920, kur ai po largohej sërish në emigrim në Boston të SHBA-së. Kartolinën dhe historinë e saj i zbulon arkitekti dhe studiuesi vlonjat Pirro Stefa, i cili e ka siguruar atë në një qytet të Italisë, duke ia bashkuar koleksionit të vet të rrallë me mbi një mijë botime të këtij lloji, pjesa më e madhe e të cilave i përkasin periudhës së para Luftës së Dytë Botërore

    Flamuri që ngriti patrioti Ismail Qemali më 28 Nëntor të vitit 1912 në qytetin e Vlorës ka edhe një dëshmi origjinale, që vjen nga njëri prej protagonistëve të asaj ngjarjeje madhore, patrioti Spiridon Ilo, nënshkrues i aktit të Pavarësisë Kombëtare.

    Ky flamur, në pamjen e vet origjinale, është fiksuar në një kartolinë të botuar nga Ilo në vitin 1920, kur ai po largohej sërish në emigrim në Boston të SHBA-së. Kartolinën dhe historinë e saj i zbulon arkitekti dhe studiuesi vlonjat Pirro Stefa, i cili e ka siguruar atë në një qytet të Italisë, duke ia bashkuar koleksionit të vet të rrallë me mbi një mijë botime të këtij lloji, pjesa më e madhe e të cilave i përkasin periudhës së para Luftës së Dytë Botërore. "Kartolinën e kam blerë në një nga kartoleritë e qytetit të Milanos, të mbushur me botime të vjetra dhe të rralla, mes të cilave edhe nga Shqipëria e dekadave më parë”, tregon Stefa. Sipas tij, kjo mënyrë komunikimi mes shtetasve italianë dhe familjarëve e të afërmve të tyre në Itali, ka lënë gjurmë të tilla, të cilat marrin vlera autentike dokumentare për ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

    Sipas Stefës, kartolina evokon pamjen e flamurit të Pavarësisë, që të bën të mendosh se është origjinali, nisur nga roli që ka pasur Spiridon Ilo në këtë ngjarje madhore të Shqipërisë dhe afërsia familjare me protagonisten tjetër të këtij momenti, Marigo Posio.

    "Nga një arsyetim lidhur me kronologjinë e ngjarjeve që shoqëruan 28 nëntorin e vitit 1912 dhe roli që ka luajtur Spiridon Ilo, si një nga drejtuesit e komunitetit shqiptar në Bukuresht dhe nënshkrues i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë, të bën të mendosh që flamuri që paraqitet në kartolinë është origjinali", sqaron Stefa. Madje, kjo, sipas tij, përputhet edhe me një nga katër variantet e këtij flamuri, që u ngrit nga Ismail Qemali në njërin nga ballkonet e godinës trekatëshe, pronë e Xhemil Bej Vlorës, pinjoll i familjes së njohur vlonjate.

    Ardhja e Flamurit në Vlorë lidhet me patriotin Spiridon Ilo, një nga protagonistët e Shpalljes së Pavarësisë dhe delegat i grupit të patriotëve shqiptarë në Bukuresht. Prej vitesh, Ilo, me origjinë nga Korça, jetonte në kryeqytetin rumun, duke qenë një nga personazhet kryesorë që përpiqeshin për përhapjen e ndjenjave atdhetare.

    Sipas historianëve, flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë ishte i njëjti që zbukuronte fasadën e hotelit “Kontinental” në Bukuresht, ku më 5 nëntor të vitit 1912, gjatë vizitës së tij në këtë qytet, Ismail Qemali zhvilloi një takim me patriotët shqiptarë. Në këtë takim, që i parapriu udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës, u deklarua për herë të parë ideja e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, si e vetmja alternativë që garantonte të ardhmen e vendit, përballë interesave dhe synimeve shoviniste të fqinjëve. Prej këtej, Spiridon Ilo, që ishte pjesëtar në grupin e patriotëve që shoqëruan Ismail Qemalin drejt Vlorës, e mori flamurin me vete.

    Sipas historianit Bardhosh Gaçe, ai ishte kushëri i parë (djalë tezeje) i Marigo Posios dhe për këtë arsye në natën mes 27 dhe 28 nëntorit ai fjeti në banesën e bashkëshortëve Posio, në lagjen “Muradie”, ku patriotja qëndisi brenda një nate edhe thekët e Flamurit. Sipas disa historianëve, ky flamur ishte i stampuar dhe jo i qëndisur, me përjashtim të thekëve që përgatiti Marigo Posio. Nisur nga kjo, studiuesi Pirro Stefa thotë se historia dhe flamuri, që është fiksuar në kartolinën e edituar nga Spiridon Ilo, që në vitin 1920 u largua drejt Bostonit, bashkohen në një.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #184
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Kryeministri i Shqiperise, Prof. Dr. Sali Berisha, pret ne nje takim Kryeministrin e Hungarise, ne zyren e Kryeministrise. Jo pa qellim eshte kjo vizite historike ne 100 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.

    Kujtojme qe Hungaria ka qene nje mike e pandare e Shqiperise prej te pakten 500 vitesh. Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti, ne bashkepunim me princin e Hungarise, Janosh Huniadi, beri te mundur rimarrjen e Kalase se Krujes si dhe ngritjen e Flamurit te Kastrioteve ne Kalane e Krujes.

    Nuk duhet te harrojme gjithashtu, qe ne vitin 1912, kur Shqiperia po shpallte mevetesine, ne token Hungareze, Perandoria Austro-Hungareze dha kontributin e saj te pashembullt per pranimin e Pavaresise se Shqiperise dhe mbrojtjen e ceshtjes Shqiptare.

    Faleminderit popullit Mik te Hungarise!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #185
    Sot nuk eshte dita per debate dhe polemika...
    Gezuar festen e flamurit!
    100-Vjet shtet i lire...!
    EDHE 1000-VJET TE TJERA!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  6. #186
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Postime
    59
    Ju uroje gjithe shqiptarëve 100 Vetorin e Pavaresise se Shqiperise.

    Uroje qe ne 100 vitet qe do vijne, shqiptarët te duan edhe me shume njeri-tjetrn, te duam me shume shtetin dhe te punojme me shume per shtetin.
    Uroje qe bashkimi shpirteror te jet edhe me i madh dhe sinqerisht te shikojme te mirat e njeri tjetrit si diçka te qmueshme, e te punojme qe te metat e njeri tjetrit t'i pranojme dhe te punojme ne permiresim mbarekombetar.

    U deshmua se kufijt administrativ nuk kan vlere, jane te thyeshem heret apo vone.

    u deshmua se ate qe ZOTI krijoi si NJE, e till do te mbetet perjetë. Prandaje, te shohim ato dallime te vogla qe kemi se nje pasuri kulturore kombetare, e jo si shkas per fyerje dhe perçmim te njeri-tjetrit.

    Te punojme sa me shume te kalojme sfidat e perbasheta.
    Te ndihmojme njeri-tjetrin te ecim atehere kur ngecim diku.
    Kur njeri rrezohet, t'ia zgjasim doren te ngrihet e te ecim bashk perpara.
    Te mos ia hapim plaget njeri-tjetrit, por te ndihmojme t'i sherojme ato sebashku.
    Te çmojme vlerat e njeri-tjetrit e te mos i shohim ato se "kercenim" per veten tone.
    T'i gezohemi suksesit te secilit shqiptar kudo qe eshte, sepse vet fakti qe eshte shqiptar, e bene ate sukses edhe sukse te kombit tone, pa mar parasyshe se ku e arrine ate.
    Te mos krijojme ndarje artificiale,te panevojshme dhe te paverteta, te paqëna.

    Te duam Shqiperine me te mirat e shkumta qe ka, e ato te metat e pakta te saj qe nuk jane te natyrshme por jane pasoje e rrethanave.

    Te mos tregojme me gisht per gabimet, por te mendohemi dhe punojme qe ato te pakohen.

    Te respektojme kombin, shtetin, kulturen, gjuhen tone.

    Te perfaqeosjme denjesisht kombin aty ku na jepet rasti.

    Te mbetemi Shqiptar, se te tille na krijoi Zoti, e vetem te till na do edhe Ai.

    Ne 100 vitet e ardhshme, kemi shume pune per te bere, qe jeta e brezave qe vijne te jet ajo qe do te deshironim e jona te ishte.

    Ne patem fatin te vuajme e sakrifikojme secili diçka (ksuh me shume e kush me pak), por kemi fatin sepse kemi rastin te punojme me te lire per nje te ardhme me te mire per kombin tone. Qe Shqiperia te jet e nderuar jo vetem nga ne, por nga e gjithe bota.

    Uroje qe kjo date e shenjt, 28 Nentor, te kremtohet perjete e mot.

    Bekuar qoft perjetë kombi dhe flamuri shqiptar.

    GEZUAR

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Gezuar 100 vjetori i Pavarësisë sê Shtet Shqiptar, te gjithê anêtarêve e lexuesve te forumit, jemi një !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #189
    Shumë i bukur ky Flamuri 170 vjeçar që, është ruajtur deri në ditët e sotme... është vërtetë i veçantë, ka edhe Diellin në Flamur në 'hapësirën' mes dy kokave të Shqiponjës


Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •