Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Franc Jozef - Perandori per te cilin shqiptaret derdhen lot

    Plot 93 vjet me pare, ne nentorin e vitit 1916, teksa Lufta e Pare Boterore, ne vorbullen e se ciles ishte perfshire dhe Shqiperia, po shenonte kulmin e saj, ne mbare boten u perhap lajmi se ishte ndare nga jeta ne moshen 87-vjecare Perandori i Austro-Hungarise, Franc Jozefi, i cili ne ate kohe, edhe pse ne nje moshe te thyer, kishte nje rol jo te paket ne luften e perbotshme, ku Austro-Hungaria ishte bere pale dhe kishte ne front me qindra e mijera ushtare te saj. Vdekja e Perandorit Franc Jozef pati nje jehone te madhe edhe ne Shqiperi, pasi ne ate kohe pjesa me e madhe e territorit te saj ishte nen kontrollin e trupave austro-hungareze, te cilet shqiptaret i shihnin si shpetimtare te tyre. Nisur nga ky fakt, vdekja e Franc Jozefit u prit me nje hidherim te madh edhe nga ajo qe mund te quhet klasa politike shqiptare e asaj kohe, si dhe nga prijesit e fiseve te ndryshme, qe perbenin dhe parine e Shqiperise ne ato vite, te cilet, ne shenje nderimi dhe respekti te thelle shkuan deri ne Vjene, per te bere homazhe dhe per ti shprehur familjes perandorake te Habsburgeve konsideratat dhe falenderimet me te perzemerta per ate burre shteti, qe ata e konsideronin jo vetem si nje mik te madh te tyre, por edhe si mbrojtesin me besnik te Shqiperise, ku ata kishin varur te gjitha shpresat.

    Plot 93 vjet mė parė, nė nėntorin e vitit 1916, teksa Lufta e Parė Botėrore (nė vorbullėn e sė cilės ishte pėrfshirė dhe Shqipėria) po shėnonte kulmin e saj, nė mbarė botėn u pėrhap lajmi se ishte ndarė nga jeta nė moshėn 87-vjeēare Perandori i Austro-Hungarisė, Franc Jozefi (plaku), i cili nė atė kohė, edhe pse nė njė moshė tė thyer, kishte njė rol jo tė pakėt nė luftėn e pėrbotshme, ku Austro-Hungaria ishte bėrė palė dhe kishte nė front me qindra e mijėra ushtarė tė saj. Vdekja e Perandorit Franc Jozef pati njė jehonė tė madhe edhe nė Shqipėri, pasi nė atė kohė pjesa mė e madhe e territorit tė saj ishte nėn kontrollin e trupave austro-hungareze, tė cilėt shqiptarėt i shihnin si shpėtimtarė tė tyre. Nisur nga ky fakt, vdekja e Franc Jozefit u prit me njė hidhėrim tė madh edhe nga ajo qė mund tė quhet klasa politike shqiptare e asaj kohe, si dhe nga prijėsit e fiseve tė ndryshme, qė pėrbėnin dhe parinė e Shqipėrisė nė ato vite, tė cilėt, nė shenjė nderimi dhe respekti tė thellė shkuan deri nė Vjenė, pėr tė bėrė homazhe dhe pėr ti shprehur familjes perandorake tė Habsburgėve konsideratat dhe falėnderimet mė tė pėrzemėrta pėr atė burrė shteti, qė ata e konsideronin jo vetėm si njė mik tė madh tė tyre, por edhe si mbrojtėsin mė besnik tė Shqipėrisė, ku ata kishin varur tė gjitha shpresat. Tė gjitha kėto, veē tė tjerash, nė atė kohė u pasqyruan me detaje edhe nga gazeta Vllaznija, qė botohej nga kolonia shqiptare e Vjenės, e cila i kushtoi faqe tė tėra asaj ngjarjeje, duke e konsideruar Franc Jozefin si njė nga shpėtimtarėt e Shqipėrisė. Nga ajo gazetė (Vllaznija) ne kemi pėrzgjedhur dhe po botojmė disa pjesė nga shkrimet e saj, tė cilat vijojnė nga nėntori i vitit 1916, kur dhe vdiq Perandori Franc Jozef, e deri nė prillin e vitit 1917, kur delegacioni shqiptar shkoi pėr tė bėrė homazhe nė Vjenė. Kėto shkrime po i publikojmė nė variantin e tyre origjinal, nė gjuhėn e shkruar tė asaj kohe (pa asnjė ndryshim), duke u bėrė vetėm ndonjė sqarim nga ana dialektore e gegėrishtes. Deka e Perandorit Frano Zefi I

    Popujt e Austri-Ungarisė po kjajn. Perandori Frano Zefi (Franc Jozefi, shėnimin ynė), ati i atdheut, ati i dashtun i popullit diq. Kumbonat po kumbojn zashėm, flamurėt e zez po flatrojn gjithkund nė dhen e Monarkisė, miljuj (miliona) njerzėsh kan vu petka zije, e kanė bjerrė ma tė dashtunin; at, perandori i tyne, sa ma. Syni i tij besnik, e pau fitimin e armėve tė Austri-Ungarisė, mbrojtėsit besnik tė Monarkisė, se si u thyen mėsymet e tėrbueme ranmiqve nė mure tė hekurta tushtrisė trimneshė tAustri-Ungarisė; pėr me pa paqin, tė cilit aj ja kishte kushtue jetėn e vet, spaska kjen thanė. Si ka jetue Perandori Frano Zefi, ashtu edhe diq; nė mjedisin e punės sė vet, nė mjedis tė kujdesit tė papushim pėr popujt e vet, nė mjedis sė tė kryemjes sė detyrės, qi e ka pas mbushė gjith jetėn e tij. Te tabuti i Perandorit tė madh, po kjajn popujt. Nė kjoftė gja, qė e lexon dhimėn, qė nė kėto ditė miljuna zemrash i pėrshkon, atė botė ishte deka e bukur edhe e paqtė, nė tė cilėn dha shpirt perandori plak. Si ta thomi na nė kėto pak rreshta, se ēka kjenė ky perandor i madh, se ēkanė bjerrė me tė popujt e Monarkisė e tė gjithė ata qė aj i dote mirė Shumė histori-shkronjės me libra tė panjehun kanė pėr tė mujtė me i dhanė fund Ky burr i mrekullueshėm jetote, para se ta shifte dritėn e diellit ma e shuma nesh. Me kujdes besnik, me mirėsinė dhe drejtėsi, me njė tė kryem tė hekurt tė detyrės sė vet ju shėndrite aj tė tanė popujve tė vet por si njė shembull. Nė gėzim dhe nė gazmend ati i brohoritshin, nė kohė tė vėshtira aj ishte shpresa e tė gjithėve. Me tė ishte lidhė jeta e fati i tė gjithė popujve tAustri-Ungarisė gadi shtatėdhet vjet. Kur thote ndoj austriak Perandori i jonė, gjindej nė kėt fjalė nji tingull aq i veēantė, i ambėl dhe i butė, sikur kur flet njeri pėr atin e vet tė dashtunin. Nė kėto vjet tė vėshtira tė luftės sė madhe (Lufta e Parė Botėrore), kje ba dashtunija e popujve pėr perandorin e vet edhe ma e pėrzemėrt edhe ma e thellė. Ēdo tė ndodhė nė tė kundėrshtisun tė popujve pasqyrohej nė perandorin! E kur mbatė diellin e mnershme ndodhi vrasa e pėrēudnueshme nė Sarajevė. U ndigjue nė tė tanė Monarkinė, gojė pėr gojė nji fjalė e vetme dhime: I miri plaku jonė, perandor! E kur anmiqtė shtėrnguen Monarkin me hi nė luftė, atė botė foli perandori natė manifest (zadhanje), historik, me tė cilin thirri popujt me i rrok armėt, pėr zemėr tė tyre. Dishiri i madh i jemi ishte, vjetėt, qi hiri Tenzot, mkishte da me rrune, me jau kushtue veprave tė paqit edhe me i ruejt popujt e mi prej fijeve (kurbaneve), tė vėshtira prej barrės sė randė tė luftės nė gjyq tė Naltit paska kjenė da ndryshe. Kur u ndigjuen popujt e Austri-Ungarisė zinin e perandorit, i rroknė flakėrueshėm armėt. Kjo luftė e gjatė nuk prini vetėm fitime madhėshtore, por edhe fije tė idhca gjaku e kujdesi. Tuj e krye detyrėn e vet papushim e me dashuni ka marrė pjesė perandori nė fat tė popujve tė vet e prej si rrjedhte ajo shpresė e qetė, qi por si dritė e nxehtė depėrtote gjithkah. Si njė mrekulli ndejti mbė thron (seli), ky plak tetėdhjetegjashtė vjet tė gjashtėdhjetetetėn vjet mbi popujt e vet. Ishte, si tė mos e kishte prekė pleqnia korpin e ti, si dhe shpirtin e ti. E qe ky i madhėnueshėm, ky i shkėlqyeshėm, ky i miri diq e shkoj. Njė ofshamė e thellė po i pėrshkon dhenat e Monarkisė. Se ēka ba, ēka ka vuajt e ka flijosė Frano Zefi pėr popullin e vet, do ta diftoj historia e botės. Veprat e mira, fisniknin dhe bekimin, qė aj i ka krye nė jetėn e vet, i kjenė shpėrthye me njė dashtni tė popujve, si ska ndodhė kurrė pėr njė monark tjetėr mbi tokė. Edhe kombi shkypėtar e bori me Frano Zefin njė at tė mirė e tė dashtun. Tash sa vjet e ka pas perandori pėr zemėr fatin e kombit shkyptar prej tė coptuemit e tė shuemit, aj e foli fjalėn e vet tė fuqishme, kur serbėt deshėn me e zhbė popullin shkypėtar. Sa e sa herė i ka pritė perandori Frano Zefi shqyptarėt kryetarė nė audiencė edhe i ka sigurue ata, se e ka nė zemėr fatin e kombit shqyptarė. Ēdo shkyptar qė e ka pas fatin e mirė me u pritė prej perandorit e me folė me tė, diftote mandej me flakėrim e gėzim, se sa mirė e hollė e pėr pe i dite perandori tė gjitha punėt e Shqypnisė e se me sa interes tė gjallė pėvetėte aj pėr ēdo fat e short tė kombit shqyptar, tuj marrė pjesė tė nxehtė pėr tė gjitha punėt. Ė tash qi diq perandori i mirė, axha Frano i joni! Por te varri i tij perėnduer tė tanė popujt, qi aj jau ka pasė kushtue dashtnin e vet, po e bajnė sot njė kusht tė shenjtnueshėm; me e ruejt dhe me e prujt atdheun, tė mirės sė cillit i pėrkiste krejt jeta e tij. Me ju diftue armiqve, se Monarkija e Austro-Ungarisė do tė qindrojė pėr sa tė jetė jeta e sa fuqi tė saj do tė thehen tė gjitha tallazet. Dashtuninė pėr perandorin e madh atnuer, qi ndėrroj jetė, do ta diftojnė popujt e Monarkisė, tuj u bashkue besnisht e me zemėr tė flakėrueshme rreth Trashėgimtarit, pėr me e krye kėtė luftė pėr nder tė Monarkisė.

    Vorrimi i Perandorit
    Frano Zefi

    Trupi i perandorit tė madh, Frano Zefi I po pushon tash nė vorre mbretnore tė shpis bujare tė Habsburgut; aty ku pushojn tė parėt e ti. Tuj kja e tuj dėnesė e pėrcuell populli pėr tė mbramėn herė atin bamirsė, pėr tė cilin kishte njė dashtni tė veēantė. Mbretna, princa, parija e popullit, e vetė populli mbarė muernė pjesė nė vorrimin e tij. Vorrit ju vu kapaku e perandori Frano Zefi u da pėrgjithmonė prej popujve, qi i ka mbrojt si njė at besnik; tė cilit me nji besni tė patundur ja shpėrblejn tė gjithė atė dashtni qi ka pas pėr ta. Popujt e Monarkisė dhe populli shkypėtar kanė hymbė pėr tė saktė njė babė tė dashtun. Fatin e ti, dashtnija dhe falenderja skanė me e harrue kurrė brezė mbas brezi. Edhe isht tepėr shpejt pėr me e kuptua plotėsisht se ēfarė Perandori ishte Monarku qi u da prej nesh. Perandori Frano Zefi kje i madh si nieri e i madh si sundues. Pak njerz nė kėtė botė kan psue sa aj. Pėr ndonjė njeri tjetėr ishte kenė kjo barrė tepėr e randė. Perandori Frano Zefi ishte baba i vėrtetė i popujve; aj e kuptoi mirėfilli ēa isht detyra e nji sunduesi, e kėsaj ja shuguroj gjithė jetėn e gjith fuqinė e vet. Pėr gjashtėdhet vjet rresht ju prini popujve tė Monarkisė austro-ungare nė tė gjitha tallazet e jetės. Atė botė kur e mure sundimin nė dorė ishin kohė tė vėshtira; bota e moēme i lėshoj vend botės sė re. Idetė e reja u pėrhapėn nė tė gjitha shtetet u banė ndėrrime tė mėdha. Por si njė shkamb nė mes tė detit u qėndroj perandori Frano Zefi gati pėr shtatėdhet vjet tė gjitha tallazeve nė tė gjitha stuhinat e popujve tė Monarkisė e tjerėt kishin njė shpresė sė gjallė nė tė, prej tė cilit si dashėn sytė kurrė. A nuk kje Perandori Frano Zefi njaj qė pėr sa e sa vjet e mbajti paqėn e Evropės mbarė Sa herė me ndėrmjetsi tė vet nuk u la me u derdh gjak Perandori i paqes e quajti bota me tė drejtė, por tash nė e mbram idhnim tė madh ndjen zemra e ti kur anmiqtė me lakmi sė vet e ēpallė kėtė luftė tė madhe. Shkrimtarėt e historisė sė kohės sė ardhshme kanė me e pėrshkrue pėr tė vėrtetė nė vėllime tė trasha jetėn e Monarkut tė madh; ata kanė me diftue se qėllimi i jetės sė tij qenė e mira dhe detyra. Ideja e tij ishte shpresa e popujve; e cila ju shndrit nė ditė tė mira dhe tė vėshtira e kjo dije e tij e gjet gjithmonė rrugėn e vet. Aj kje pasqyra e nji njerit, qė ban gjith herė detyrėn e vet. Sado plak qė ishte, punėn se la kurr. Perandro ishte tuj ndej te tryeza e vet e punonte pa pra. Pėr qefe s kishte kohė kurr, e pos gjojės nuk dite qejf tjetėr; e kur mjeku i ti e kėshillote me pushue e me ruejt vedin, u gjegjte se do ta bate detyrėn e vet. Kėshtu rrojti deri nė pleqni e deri nė ditėt e mbrame e nė mjes punės erdh deka e muer.

    Tė vorruemit e Perandorit

    Mė 30 nanduer mbas dreke u vorrue me madhėshti tė pashoqe Perandori Frano Zefi I. Mbas disa ditėve tė vranta u kthjellue qiella dhe rrezet e diellit shėndritėn qytetin e Vjenės, qi ish vesh nė zi. Rrugėt e qytetit tė madh u mbushėn me qindra mija njerzėsh, qė duelnė me e pėrshėndet pėr tė fundit herė Perandorin e dekun. Nė 2 tė sahatit mbasdite nėn tingujt e tė gjithė kambanoreve tė Vjenės u muer arka (arkivoli), prej kapelės sė pallatit tė tij e u sjell nė Ringastrabe, Franc Josefa-Kai e Rotenturmsrabe, kje ēue nė kishė tė Shėn Shtjefnit. Shėrbėtorėt e Perandorit mbi kual i prinė tė vdekurit me qira nė dorė e mbas tyne vijshin nji eskuadron tė Drogonvet tė Perandorit, nji kompajė e infanterisė, kalorės, roja e Perėndorit, si tAustrisė, ashtu dhe tė Ungarisė. Mbas tyre vinte karroca perandore vesh nė zi dhe e ngrehun prej tetė kualėve tė zez. Mbi karrocė ishte arka e mbulumeme me coh tė zezė. Pėrbri karrocės shkote kambė roja e Perandorit veshė pėr bukuri. Gjithkund ku kalote Perandori i dekun, ishte rreshtue ushtrija, burra rrinin me krye zbulue e gratė kjashin pa pra. Nė kishė tė Shėn Shtjefnit ishte mbledhė Parija e Monarkisėn, princa, ministra, generala, deputeta dhe gjithēfarėsh. Prej vendeve tė tjera kishin ardh mbretna, princa, diplomat e shumė deputacjone (delegacione), tė huaja. Kur mbėrrini arka me perandorin e vdekur nė kishė tė Shėn Shtjefnit e bekoj Kardinali i Vjenės Dr. Von Pifil; i cili ish rrethue prej ipeshkvet tė tjerė e prej gjithė klerit. Mbas bekimit nė kishė u vu prap arka mbi karrocėn e ndėn tingullin e kumbonėve kje pėrcjellė nė kishė tė Kapuēinvet, ku gjenden vorret perandore. Arkės i shkoshin mbrapa ma parė Perandor Karl, Perandoresha Zita bashkė me trashėgimtarin e vogėl. Nbas tyre vishin mbret e mbretėresha e Bavjerės (Bavarisė), mbreti i Sasonjės, mbreti i Bulgarisė, Trashėgimtari i Germanisė, Trashėgimtari i Turqisė, Trashėgimtari i Svecjes (Suedisė), Infanti Fernando i Spanjės, Princi Waldemar i Danimarkės, Duka Filip Albrecht i Wurttemanbergut.

    Sahatėt e mbramė tė perandorit Frano Zefi

    Nė ditėt e dekės e pat perandori mendjen e kjartė e pėr tė gjithė ndodhitė kish nji interes tė gjallė. Tė marrunit e Ceajovės, qė kje lajm i mbramė, e mbushi perandorin me gėzim tė madh. Nė gjashtė sahati tė mbrames ra nė shtrat; mjeku i tij, Dr. Von Kerzel e pyeti: Ēfarė po urdhnon Madhėria Juaj pėr nesėr Perandori i pėrgjegj: Kam me u ēue si pėrditė nė 3 e ½ sahati nade, mandej e muer gjumi Perandorin plak; prej tė cilės ska me u zgjua ma kurr.

    Nji diftim i Perandorit Frano Zefi pėrmbi Perandorin Karl

    Presidenti i akademisė ungare tė diturisė kėshilltari Von Berzeviczy duel para disa muejsh nė audjencė te Perandori Frano Zefi, Perandori i tha presidentit nė bisedė: Unė u plaka tepėr e skam me pasė ma jetė tė gjatė. Por mos u frigoni se trashėgimtari i jem asht nji djal fort i mirė edhe i vjefshėm; e kam fort pėr zemėr, e tė gjitha shpresat e mija i kam vu nė tė.

    Perandori Karl I

    Mė 22 nandor e muer sundimin nė dorė Perandori Karl I dhe i njofti pėr veqila (vartės), tė vet ministrat deritashėm tAustri-Ungarisė. Bash natė ditė priti naudjencė ministra e generalė e u kėshillue me ta. Perandori i ri kje pėrgatitė nė sundim mbas dishireve dhe pėrkujdesit tė Perandorit plak. Ndėrsa ishte tuj ba shėrbim si ushtar, u pa qartas, se perandori i ri ishte plot me tė mira; kish ni mendje tė qartė e si ta lypte koha dite me kjenė i buzėqeshun e serioz; u da nė shenj sidomos pėr cenė (karakterin), qė kishte, e ku ta lypte puna e bante gjithmonė detyrėn e vet. Perandori Karl I ishte ushtar me mish e me shpirt. Veprim i ushtarak i vjetėve tė mundshme kje aq i randė pėr tė, sa si delte kohė as nji sahat me pushue. Kur shėrbete nė Vjenė nė regjiment tė 4, banote nė kėshtjellė Hetzendorf e pėr tė nė mėngjez u shifte tuj vojt nė shtatė sahatin nė kazermė. Mbas dite nė 2 apo nė 2 e 1/2 kėthente nė Hedzendorf e hate drekėn me zojėn e vet. Nė 4 sahatin shkote prap nė kazermė, ku rrite deri nė mbrame e kėshtu e bate detyrėn e vet si me kenė nji ushtar ēfarėdo. Gjojėn (gjuetinė), e kishte fort pėr zemėr, e Perandori i ri jo vetėm asht nji mik i madh i gjuetisė, por edhe i natyrės. Qysh se ka fillue lufta gjendet Perandori nė ballė tė luftimeve. Herra herės vite nė Vjenė pėr dy ose tri dit me lajmėrue ungjin e madh, Perandorin Frano Zefin, si po shkon lufta. Tash 28 muej i shėnoj dhe i pan tė gjith ballet e luftės, tuj folė vet goja goj me ushtarėt e fort ju kėnaqte zemra kur u ipte nishane atyne trimave, qi kishin mbrojt atdhenė. Aj i folė dhe i shkruen tė gjitha gjuhėt e Monarkisė dhe tė tan popujt e kan fort pėr zembėr. Mbasi me ushtrinė e vet i thej Italjanėt afėr Bulgaria-s tuj luftue gjithkund nė ball, ju dau me dor tė vet nishanat ushtarėvet. Trashėgimtari, arqiduka Otto, asht 4 vjeē, nji njeri i hieshėm, i squet dhe me flok biond.

    Perandori Karl l, ushtarėve tė vet

    Madhnija e Tij Karl I, ja ēpalli kėt urdhėn ushtris dhe flotės: Ushtarė! I pari i gjithė ushtris, i larti ungj i imi, perandori e mbreti Frano Zefi I, qi gadi pėr shtatė dhet vjet u kujdes pėr Ju, pėr gjyshat dhe babat e Juej, i dashtė tė gjithė si at, duel tash nė jetė tė pasosme. Gjithmonė tuj e pas parasysh si shembull tė nji ushtari qi e bani gjith herė detyrėn e vet tuj e kushtue gjith tė kjenunit e vet pėr mirėsi tė Juej e tatdheut e deri nė sahat tė mbramė, Ju pat perandori nė mėnd e nė zemėr, ushtarė tė dashtun dhe trima. Ushtarė! Nė kėtė luftė tė madhe kalova ndėr Ju deri sod ditė tė vėshtira, por tė kunorzueme me fitime tė paharrueme. Nė kėtė kohė kaq me randėsi dola prej mjesit tė Juej dhe tuj u ba Kryetari e prisi i sė famshmes ushtri e flotės sEme, kemi me luftue me ndihmėn e Zotit bashkarisht me besėlidhundėt-tjonė me shpresė tė patundur pėr tė drejtat e shenjat tonat deri sa ta kemi nė dorė fitimin. Shpirti i tė Paharrueshmit, qi u da prej nesh, ka me kenė me Ju e ka me Ju dhanė zemėr me luftue trimisht edhe mbas sodit, deri sa kjoft thanė, qi me u vue kunorėn e fitimit mbi vorr tė Ti, si shenjė tė falenderjes sonė besnike pėr tė gjithė atė dashtuni e kujdes qė qė ajo zemėr bujare ka ndie gjithmonė pėr ushtrinė besnike tė vetėn. Vjenė, mė 22 nanduer 1916. Karli I m. p.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shkaterrimi i Perandorise se famshme Austro-Hungareze, ka qene nje gabim fatal i politikes europiane te fillim shekullit te 20-te, sepse kjo i hapi rrugen barbarise pansllaviste ruso-serbe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •