Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 107
  1. #41
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Brari, keto arsyetimet tua per Ahmet Zogun, ngjajne ne zukamen e grerzave ne zgavren e lisit te vjeteruar! Nuk ka koncesione me token e atdheut. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope qe kufizohet me trojet e veta!

    Tentativat per t'i mbrojtur veprimet e turpshme te Ahmet Zogut, jane te deshtuara qe ne start! Mbase eshte shume e pakuptimte ta mbrosh te pakuptimten!

    Disa shkelin mbi gjithçka dhe nuk pyesin per çmim, tradhtine e quajne fitore dhe llogarine ua kerkojne te tjereve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 28-09-2010 më 01:39

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Shume gjera mund te diskutohen reth Zogut,por deri me sot eshte pushtetari o qeverisesi qe i ka dhene Shqiperise:
    1)Modernizimi o perparimi social e kulturor.
    2)Nivel jetese o nje mireqenie.
    E pa keto te dyja nuk ka as shtet e as patriotizem.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marinar..

    po flet si ama zeqes ne maj thanes..
    a ne mars jeton ti a?

    a ka pas enveri 50 vjet ambasad ne beligrad?
    pooo..
    e pra ambasad.. me shtetin qe sundonte trojet tona..
    e ambasada lidhin vendet qe i njohin njera tjetes teresine teritoriale..
    nuk te pash qe tja quash kte koncesion me trojet.. shokit Ver..
    leni lojnat e mos baj sikur skupton..

    nuk po te them un ty..pse ti marinar nuk i shtin njesitet ningjoiste ne mitrovic..pertej ures..
    sepse e di se fuqin per qat pun nuk e kini..

    pra jan ca gjana qe shikohen... drejt e jo beihude..

  4. #44
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shume gjera mund te diskutohen reth Zogut,por deri me sot eshte pushtetari o qeverisesi qe i ka dhene Shqiperise:
    1)Modernizimi o perparimi social e kulturor.
    2)Nivel jetese o nje mireqenie.
    E pa keto te dyja nuk ka as shtet e as patriotizem.

    Qe te flasim hapur gjithe "mbrojtja e Zogut" mbeshtetet mbi fjalen e vjeter "armiku i armikut tim eshte miku im".
    Dmth Zogu mbrohet vetem sepse e ka share Enveri. Dhe si rrjedhim kush shan Zogun eshte komunist dhe kush na mburr Zogun na del demokrat. Dmth mburret Zogu per inat te Enverit.

    Me kete logjike....

    Te mburresh Zogun per rritje te nivelit te jeteses ketu kalojme ne gallate per hir te se vertetes.

    Sa per modernizim dhe emancipim shoqeror?

    Ne kohen e Zogut kishte dy parti. Partia Popullore dhe Partia Konservatore. Partia Popullore kerkonte reforma dhe modernizim. Partia Konservatore kerkonte mbajtjen e Statuquos dmth ruajtjen e sistemit feudal.
    Ne Partine Popullore ishin gjithe figurat politike qe me pas u eleminuan nga Zogu.

    Zogu fillimisht ishte me ata qe vrau pas rikthimit, dmth me P.Popullore. Aty e pa qe po te kundershtonte feudalet nuk do hipte kurre ne pushtet prandaj kaloi te Partia Konservatore.

    Pra Zogu ishte ne kundershtim me partine qe donte modernizimin e vertete. Dhe ky eshte fakt. Nuk ka ASNJE vend qe te kete hyre ne rrugen e kapitalizmit pa bere ndarjen nga feudalizmi. Ky eshte fakt.

    Prandaj Zogu bente ate qe bejne edhe sot politikanet shqiptare, vinte ligje oksidentale dhe vepronte ne menyre orientale dmth cdo gje ishte "Topi eshte imi, penalltine do ta gjuaj vete"!
    Modernizimi dhe oksidentalizmi i Zogut ngeli ne letra, ashtu sic eshte bere zakon i vjeter tek qeverisja shqiptare edhe sot e kesaj dite dhe per 50 vjetet qe do vijne.

    Ah po Zogu vuri rendin dhe kishte xhandarmeri te forte. Nuk ia mbante njeriu te bente "gek". Po nqs kjo eshte merite, njihjani edhe Enverit se edhe ai ne mos mbante rend. Edhe mitingjet ne shesh ishin me radhe vendesh si ne kinema.
    -

  5. #45
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Kavir, sa vetë shkuan jashtë për studime në kohë të Zogut?

    Sa prej tyre u kthyen në atdhe PAS mbarimit të studimeve?

    Dhe sa u vranë nga komunistët atdhetarë - pas "çlirimit"?
    Prektora

  6. #46
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Nikolla Pashiçi, pese here eshte zgjedhur deputet i Parlamentit serb! Nga viti 1904 deri ne vitin 1918, me tri nderprerje te shkurtera ka qene Kryeminister i Serbise! Nje kohe ka qene edhe Minister i Jashtem i Serbise.

    Me themelimin e Mbreterise serbo-kroate-sllovene me 1 dhjetor 1918, qe me vone do te quhej Jugosllavi, Nikolla Pashiçi perseri do te zgjedhet Kryeminister i kesaj Mbreterie-Jugosllavise, me nje nderpreje te vogel deri ne vitin 1926!

    Pikerisht ne vitin 1924 ne nje krize qeveritare, Ljubomir Davidoviçi ka qene per nje kohe te shkurter Kryeminister i Mbreterise serbo-kroate-sllovene (Jugosllavise), por Nikolla Pashiçi perseri u zgjodh Kryeminister deri ne vdekje me 10 dhjetor te vitit 1926!

    Toro, faktet e gjunjezojne edhe bjeshken! Nuk mund ta veshe ne dyshim Marreveshjen Nikolla Pashiç-Ahmet Zogu!

    E vërteta e Shën Naumit

    Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën Naaum". Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.
    Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria
    Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit.
    Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t'i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t'i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m'anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T'arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës.Tash të vimë tek çështja e Vermoshit Konferenca e Londrës duke e përshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirë-po me këtë shprehje shumë i pa-caktue nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi përbahet nga 6 Bajrakët, të cilët kufizohen me vallatën e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtë, si kullotë. Në kohën e Turqisë malazezët sulmojshin Vermoshin dhe malsorët shqiptarë e kundërshtojshin me armë. Qeveria otomane në një faqe të Luginës së Vermoshit, për të ndalue grindjet që thamë, kishte ba një karakoll tue vendos ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnë në Danub e jo n' Adriatik. Unë Mehdi Frashëri kur shkova në Vermosh, një mbrëmje mblodha bajraktarët shqiptarë të asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit të tyne, qysh mund të provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis këtyre malsorëve ishte një far Uc Turku, i cili nga përpjekjet që kishte ba me kohë me malazezët ishte plagosë dhe kishte mbetë sakat, gjith-ashtu, në këto grindje të ma parëshme, të vramit shqiptarë kishin varre katolike në vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palët, malsorët t'onë me Uc Turkun dhanë arsyetimet që i kisha porositë unë, (Mehdi Frashëri) kurse, serbët, ndër të cilët një ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri gazetar, dhanë argumentet qesharake, pa logjikë. Komisjoni vendosi në bazë të anketit, që Vermoshi t'i mbetej Shqipërisë. Mbi këtë vendim, malsorët okupuan Luginën e Vermoshit dhe filluan të ngrehin shpija. Mbas disa kohësh atje u ngrehën 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetësija që mbretënonte në Shqipninë e Lirë. Me gjithë këtë t'arratisunit politikë shqiptarë botonin të kundërtën duke thënë se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisë, një rrenë kolosale".
    Prektora

  7. #47
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Kavir, sa vetë shkuan jashtë për studime në kohë të Zogut?

    Sa prej tyre u kthyen në atdhe PAS mbarimit të studimeve?

    Dhe sa u vranë nga komunistët atdhetarë - pas "çlirimit"?
    Kete pyetjen e trete po ma ben si ish-sekretar i pare i Partise qe kam qene? Po jam bere demokrat tani. Na kishte genjyer sistemi.

    Sa bursa kishte per jashte vendiit? Nuk e di. Po me siguri me shume kishte bursa per jashte sesa shkolla te mesme brenda vendit. Po c`i donin me shume? Analfabetet (95% e popullsise) nuk kishin nevoje per shkolla te mesme se s`kishin bere filloren.
    -

  8. #48
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Ja po ta them unë. Rreth 3000 vetë. Nga të cilët, vetëm nja 60 mbetën andej. Dhe kjo jo sepse kishin lënë familjen peng këtu (si ata që u kthyen nga Bashkimi i dashur Sovjetik) por sepse kishin vërtetë besim se gjërat do të ndryshonin. Të ishte Shqipëria aq zi, nuk ishte kthyer askush. Sot demek, është e përparuar dhe po inkuadrohet.. dhe prapë, nga sytë këmbët (tendencë që filloi sapo ra sistemi i ndritur dhe iluminues post-Zogist).

    Kavir, mos arsyeto me logjikë islamiku. Si mund të bëhen shkolla pa pasur kuadro të sistemit arsimor? Deri në çfarë viti hapeshin shkolla për herë të parë në Shqipëri?
    Prektora

  9. #49
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ke te drejte, prandaj hoqi Ministrine e Arsimit dhe e beri Drejtori Arsimore.

    Darwin, qe te marresh si reference nje "kryeminister" te katundit Albanisch te Rajhut te Lavdishem Mijevjecar eshte e pranueshme. Pse jo?
    Por c`te bej une? Mund te te sjell maksimum ndonje reference nga Noli apo nga ndonje tjeter i ketij kallepi tip Gurakuqi. Po c`te bej une qe asnje nuk permbush kushtet e kuislingut si Mehdi Efendiu.

    Sa per shkollat....do te ta jepja pergjigjen po do dilte qe jam prape komunist (si ne `53 kur ndiqja bandat), po meqe jam demokrat i `93 po bej sikur nuk e di pergjigjen.
    -

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o kavir or djalo i ri..
    ku ta gjejm nji Zog tani..
    po spo ka or ti zotni..

    nejse..

    po ben mire te lexosh me shume.. po dhe te flasesh me ata qe din me shume..

    kur flasim per koh te zogit.. nuk diskutojm prej envert..
    mirpo ju qe nuk i kini shpla ala pallavrat e enverit dilni e folni marrina e na detyroni me ba krahasime e analiza dhe te kohes enverit..

    sa per dijeni.. enverin.. zogi e coj ne shkoll te korces e pastaj dhe te parisit..e pastaj dhe e punesoj ne konsullat te brukselit e pastaj dhe mesues e beri ne korce..

    nejse..

    po lexoje kte qe ka sjell darwini.. e pastak eja diskuto..

    darwin.. thx qe e solle at cop kujtim te mehdi frasherit.. por me duket se ne forum.. ka sjell albo nji analiz me te thelle te kesaj ceshtjes.. shen naum- vermosh.. te shkruar po nga mehdi frasheri..

    tash sdi si me gjet un ktu..

    shih ne se mundesh ti..

    ka rendesi kjo sepse hedh posht nje pallaver qe qarkullon tash 70 vjet.. ne propaganden enveroiste..

    ka shum pallavra te industrse enveroiste qe duhen pastruar me driten e se vertetes..

    psh..perdoret shpesh pallavra se zogi.. e la pa buk e pa shpi.. te ngraten shote galicen..
    e verteta eshte ndryshe..

    shteti zogist.. edhe se tmerresisht i varfer.. ( sidomos ta krahasosh me shtetin enverist te cilin 2 superfuqi te botes .. Bashkimi sovietik dhe Kina.. e shqepen ne ndimha e deviza qe.. ska makin llogaritse ti llogarise) i dha shotes ne dore.. PARA.. LOPE.. SHPI.. TOKE.. e tjera ndima.. falas..
    e jo vetem Shotes.. po krejt kosovareve qe erdhen ne Shqiperi..por asaj ne vecanti..

    pra le ta perdorim kte forum ku ka liri fjale per te thene te vertetat..

    ..

    a ka pas te meta koha apo shteti i Zogit..?
    boll ka pas.. e nji prej tyre..ishte butesia qe ka treguar regjimi ndaj elementit destruktiv.. qe indoktrinohej me pallavra te bolshevizmes..e qe kujtonte se ata ishin "prgresi" e "oksdenti"..

    mirpo dhe u falet atyre tru-shkundurve ahere sepse.. ndoshta nuk kishin mundesi te kuptonin.. nga shqiperia apo metropolet europiane.. se cfar qe ne realitet Pushteti i sovietve.. (pra gulagoizma stalinoiste).. por sot kur.. bejn muuuuu te vertetat..e kur e kemi dhe te fresket caushizmen.. e 97 tes.. e kur gjith bota e njeh polpotizmen.. e kur.. dhe tani qe po shkruajm.. ed-rucizma.. po perpiqet te shkaterroje shtetin.. ahere.. ma kadal burra..

    ta mbrojme pra shtetin tone te vogel..

    ne 97 ten u rrezikua sovraniteti i shtetit tone ..

    te njejtet.. profesore jan perseri ne krye te ketij qameti.. dhe neve vec po u a rruajm bithen..

    kujdes pra nga ed-rucizmi e paskalo-qoseizma..


    ..

    nje flet lavderimi dha i ngrati sejdi..per nje atdhetar.. te vrare nga polpotistet klosiste.. dhe.. skaluan dite.. dhe.. cefesht.. sejdiu po.rdhi..

    kujdes pra.. ta ruajm kosoven dhe Shqiperine..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-09-2010 më 07:02

  11. #51
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    o kavir or djalo i ri..
    ku ta gjejm nji Zog tani..
    po spo ka or ti zotni..
    .
    O Brari o plak i vjeter.
    Ti edhe Permbytjen e Noes e lidh me polpotistat, po shko lexo kush i solli ne pushtet polpotista. I fillon emri me A.... dhe i mbaron me a.

    Po per nje gje te jap te drejte. Ku ta gjejme nje si Zogu. Dhe nuk e them me ironi. Te pakten nuk ka qene hajvan si ky i sotmi.

    Nejse se dolem nga tema.


    P.S O Brari mos ja ben ti fjalimet Sales? Se ai e ka batute te veten kete "or ti zotni". I madh eshte per Zotin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 28-09-2010 më 07:09
    -

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Qe te flasim hapur gjithe "mbrojtja e Zogut" mbeshtetet mbi fjalen e vjeter "armiku i armikut tim eshte miku im".
    Dmth Zogu mbrohet vetem sepse e ka share Enveri. Dhe si rrjedhim kush shan Zogun eshte komunist dhe kush na mburr Zogun na del demokrat. Dmth mburret Zogu per inat te Enverit.

    Me kete logjike....

    Te mburresh Zogun per rritje te nivelit te jeteses ketu kalojme ne gallate per hir te se vertetes.

    Sa per modernizim dhe emancipim shoqeror?

    Ne kohen e Zogut kishte dy parti. Partia Popullore dhe Partia Konservatore. Partia Popullore kerkonte reforma dhe modernizim. Partia Konservatore kerkonte mbajtjen e Statuquos dmth ruajtjen e sistemit feudal.
    Ne Partine Popullore ishin gjithe figurat politike qe me pas u eleminuan nga Zogu.

    Zogu fillimisht ishte me ata qe vrau pas rikthimit, dmth me P.Popullore. Aty e pa qe po te kundershtonte feudalet nuk do hipte kurre ne pushtet prandaj kaloi te Partia Konservatore.

    Pra Zogu ishte ne kundershtim me partine qe donte modernizimin e vertete. Dhe ky eshte fakt. Nuk ka ASNJE vend qe te kete hyre ne rrugen e kapitalizmit pa bere ndarjen nga feudalizmi. Ky eshte fakt.

    Prandaj Zogu bente ate qe bejne edhe sot politikanet shqiptare, vinte ligje oksidentale dhe vepronte ne menyre orientale dmth cdo gje ishte "Topi eshte imi, penalltine do ta gjuaj vete"!
    Modernizimi dhe oksidentalizmi i Zogut ngeli ne letra, ashtu sic eshte bere zakon i vjeter tek qeverisja shqiptare edhe sot e kesaj dite dhe per 50 vjetet qe do vijne.

    Ah po Zogu vuri rendin dhe kishte xhandarmeri te forte. Nuk ia mbante njeriu te bente "gek". Po nqs kjo eshte merite, njihjani edhe Enverit se edhe ai ne mos mbante rend. Edhe mitingjet ne shesh ishin me radhe vendesh si ne kinema.
    Zogu beri dy gabime,(simbas mendimit tim modest) nje qe u be mbret,e dyti qe iku.
    Ne te parin qe u be mbret,nje "person" shkon i thot Zogut tekstualisht:Ne po te perkrahim po tani e "dhjeve" e prishe..Zogu e shpegoi:Duke qene se te gjithe shtetet fqinje jane mbreteri,ne qofte se duam te jemi nje shtet i forte duhet te jemi mbreteri......etj etj
    Gabimi i dyte,eshte i pafalshem per nje mbret.Ka justifikim por nuk ka llogjik.

    Persa i perket modernizimin,mjaftojn ligjet qe vuri..(o i ashtequajturi Kodi i Zogut).Ku vuri ndarjen e marteses,(kunder kishes Katolike)e heqjen e ferexhes(kunder fese islamike)Pra deri me sot Zogu eshte i vetmi qe ka bere nje revolucion kultural-shoqeror.
    Sa per mbajtjen e rendit,eshte e vertete qe perdori dhe dhunen,por kishte dhe idene e tij:qe pa pasurimin e popullit nuk luftohet as korrupsioni e as vjedhja.Dhe ariti qe vjedhja te konsiderohej "tupr"e hajduti te tregohej me gisht,te mos pranohej nga shoqeria....Pra ariti ti japi nje moral dhe ndershmerise.
    E po ta perseris "prap":pa kultur e mireqenie nuk ka patriotizem.(ose ka po nuk vlen).....
    U zgjata shume.

  13. #53
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Nikolla Pashiçi, pese here eshte zgjedhur deputet i Parlamentit serb! Nga viti 1904 deri ne vitin 1918, me tri nderprerje te shkurtera ka qene Kryeminister i Serbise! Nje kohe ka qene edhe Minister i Jashtem i Serbise.

    Me themelimin e Mbreterise serbo-kroate-sllovene me 1 dhjetor 1918, qe me vone do te quhej Jugosllavi, Nikolla Pashiçi perseri do te zgjedhet Kryeminister i kesaj Mbreterie-Jugosllavise, me nje nderpreje te vogel deri ne vitin 1926!

    Pikerisht ne vitin 1924 ne nje krize qeveritare, Ljubomir Davidoviçi ka qene per nje kohe te shkurter Kryeminister i Mbreterise serbo-kroate-sllovene (Jugosllavise), por Nikolla Pashiçi perseri u zgjodh Kryeminister deri ne vdekje me 10 dhjetor te vitit 1926!

    Toro, faktet e gjunjezojne edhe bjeshken! Nuk mund ta veshe ne dyshim Marreveshjen Nikolla Pashiç-Ahmet Zogu!
    E mor të lumtë tastiera! Toro më dërgoi linkun dhe nuk pa atje që ai i ziu, Davidoviçi nuk zgjati as 6 muaj dhe që prapë pas tij u vendos Pashiçi. Edhe nëse nuk ka qenë kryeministër gjatë marrëveshjes, pa dyshim që ka qenë një figurë kryesore me peshë të lartë në politikë. Ku i dihet, kjo marrëveshje ndoshta e ka sjellë prapë në postin e kryeminsitrit.

    Po Toro e ka fiksim që merret me vogëlsira, me fakte sekondare, pa kurrëfarë vlere për temën që po trajtojmë.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  14. #54
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ideja ishte që periudha e qeverisjes së Pashiçit nuk korrespondon me periudhën e nënshkrimit të dokumentit nga Pashiçi kryeministër. Deri sa këtu ka një kontradiktë, mospërputhja nuk mund të konsiderohet një vogëlsirë, kur kjo e fundit vë në dyshim vërtetësinë e dokumentit në fjalë. Gabimi është shumë i madh për tu kapërdirë, për një dokument që pretendohet të jetë pjesë e Arkivit Qëndror.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 28-09-2010 më 08:35
    relata refero

  15. #55
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Toro Lexo Postimin
    Burrat lidhen me fjale, jo me hekura apo litare. Dhe ky eshte forum historie, ku historia eshte shkence ekzakte. Ka te beje me fakte, ngjarje qe kane ndodhur ne data te caktuara. Me nje fjale, nuk po themi "perralla me mbret".

    Ne postimin tend fole se disa veta kishin ne dore te gjithe token ne kohen e Zogut. Kur te paraqita fakte se nuk kishin te gjithe token ne dore, e ule nje cike pazarin ne "toke te punueshme". Kur te permenda faktin se ne tokat qe zoteronin keta njerez MUND te perfshiheshin ne tokat e pronesuara prej tyre edhe male, kullota apo toka djerre, pazari u ul akoma me teper e perfunduam tek "tokat e bukes".
    Cfare do lloj argumenti te te bie, perseri ti nuk do te bindesh qe nuk ke te drejte.
    Nejse, ky eshte muhabet pa bereqet dhe nuk ka lidhje me temen, por me mllefin tend personal ndaj Ahmet Zogut. Te jete ky mllef i influencuar nga propaganda shumevjecare komuniste? Mundet.

    Personalisht nuk jam simpatizant i Zogut, madje ne familjen time kam pasur njerez te aferm te tim gjyshi qe kane qene opozite e tij.

    Por ky eshte nje forum i hapur i historise shqiptare dhe figurat historike qe trajtohen ne te meritojne te pakten pas vdekjes tu paraqitet ana e plote (si ajo negative, ashtu dhe ajo pozitive) me gjakftohtesi dhe pa paragjykime personale.


    Le te vijme pikerisht tek tema. Postimi yt nr. 1 ne kete teme me duket shume i paragjykuar.
    Ndonese i je munduar ti japesh temes karakter qe ngjan i bazuar ne "fakte" duke dhene detaje se ku gjendet ky dokument ( ne AQSH fondi kaq, dosja aq etj), ke harruar pa verifikuar nje detaj te vogel. A eshte ky dokument autentik apo i fallsifikuar nga komunistet?
    Thua me siper:


    Pyetja ime: Si eshte e mundur qe ky dokument na qenka nenshkruar nga kryeministri serb Nikolla Pashic ne gusht te vitit 1924, kur ne gusht te 1924 ne Serbi (Jugosllavi) kryeminister i Jugosllavise ishte Ljubomir Davidovic qe nga 28 korriku i 1924 deri ne 6 nentor 1924?
    Kush genjen ne kete mes? Ti? Arkivi Qendror i Shtetit? Apo Wikipedia?
    Urdhero dhe linkun per verifikim:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Prime_M..._of_Yugoslavia

    Pres me padurim pergjigjen tende.



    O Toro! Po ça merresh me vogëlsira pa kurrëfarë vlere a derbardhë. Mos u bëj fëmijë.

    Ti nuk paraqite asnjë fakt në lidhje me tokën që ia vlen të diskutohet. Unë prandaj të bëra gjithë atë sqarim në lidhje me rëndësinë e tokës së bukës, me ndarjen, me punimin, me përmbytjet, me kushtet e jetesës, etj, që të kuptosh thelbin e muhabetit dhe jo të merresh me xhigi-migi pa rëndësi.

    Mos shpall si fitore mufkat që thua, se janë të parëndësishme. Kur bëhet fjalë për tokë, nënkuptohet automatikisht toka e bukës, ajo është floriri i vërtetë, ajo është baza e ekonomisë, as drithërat, as pemët, e as ferrat.

    A kam mllef personal me Zogun??? Jo. Personalisht s'më ka bërë gjë. Por sa më shumë informohesh për veprimtarinë e kësaj figure të politikës shqiptare, aq më shumë e kupton se çfarë soj palloshi ka qenë. Matrapaz, delenxhi, antikombëtar dhe tradhtar, vrasës dhe përfaqësues i denjë i gjithë klasës feudale të prapambetur që përfaqësonte. Nëse Enveri ishte diktator i egër, të paktën përfaqësohej nga nacionalizmi, ndërsa Zogu përfaqësohej nga matrapazllëku dhe tradhtia.

    Edhe ti edhe ndonjë tjetër, kapen pas disa detajeve pa rëndësi si i mbyturi që kapet pas flokëve të veta. Jo ishte Pashiçi kryeministër, jo është falso, jo është me këtë datë jo me atë datë.

    Pashiçi ishte figurë reale, me rëndësi primare në jetën politike Jugosllave. Pashiçi nuk ishte një zyrtar ordiner që s'ia varte kush dhe kjo është e rëndësishme. Pastaj Zogu, serbes serbes, ndoqi rrugën e dajës së vet Esadit, i cili po ashtu bëri marrëveshje me jugosllavët dhe po ashtu paguhej me rrogë mujore nga jugosllavët.

    Dhe së fundmi, këtu nuk flitet për një marrëveshje që nuk i dihet boja. Fakti është se Zogu erdhi në pushtet me armët jugosllave dhe ai e fali Shën Naumin. Pra këtu kemi të bëjmë me ngjarje reale që kanë ndodhur dhe kjo marrëveshje nuk del jashtë kuadrit të këtyre ngjarjeve.


    Herë tjetër, merru me thelbin e muhabetit e jo me detaje anësore, "dhia e Skënderbeut kishte dy brirë, apo tre???"
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  16. #56
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    E pres Toron, sepse saktesisht e di se ne çfare pozite te hiearkise jugosllave ka qene Pashiçi, kur eshte nenshkruar Marreveshja!

    Toro, sikur donte ta shpetonte Ahmet Zogun me te dhena te "Wikipedias"!

  17. #57
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    8. Parashikohet bashkimi doganor dhe liri e plotë për import-ekzportin.
    Nëse Enveri ishte diktator i egër, të paktën përfaqësohej nga nacionalizmi, ndërsa Zogu përfaqësohej nga matrapazllëku dhe tradhtia.
    Kete pike te marreveshjes e zbatoi E.Hoxha ne 1946, ku u ble per 2 groshe pjese te medha te pasurise se tregetarve te vena gjate luftes se II.

    A del e.h. nacionalist ketu?????
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #58
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    marinar..

    po flet si ama zeqes ne maj thanes..
    a ne mars jeton ti a?

    a ka pas enveri 50 vjet ambasad ne beligrad?
    pooo..
    e pra ambasad.. me shtetin qe sundonte trojet tona..
    e ambasada lidhin vendet qe i njohin njera tjetes teresine teritoriale..
    nuk te pash qe tja quash kte koncesion me trojet.. shokit Ver..
    leni lojnat e mos baj sikur skupton..

    nuk po te them un ty..pse ti marinar nuk i shtin njesitet ningjoiste ne mitrovic..pertej ures..
    sepse e di se fuqin per qat pun nuk e kini..

    pra jan ca gjana qe shikohen... drejt e jo beihude..
    Brari, te fundja Enveri nuk beri asnje "tuxharllek" me token shqiptare. Kur jemi ketu nuk ka bir nene apo bir kurve qe mund ta pohoje te kunderten!

    Shqiperia nuk nenshkroi Karten e Helsinkut per shkak se nuk pajtohej me kufijte aktual te asaj kohe. Karta e Helsinkut ishte porta per ne OKB! Eshte nje fakt ky, qe nuk mund t'ia vesh te dytin perballe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 28-09-2010 më 10:07

  19. #59
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kete pike te marreveshjes e zbatoi E.Hoxha ne 1946, ku u ble per 2 groshe pjese te medha te pasurise se tregetarve te vena gjate luftes se II.

    A del e.h. nacionalist ketu?????
    Edhe ai është një gabim shumë i rëndë dhe Enveri me gjithë regjimin e kanë denoncuar dhe e kanë dënuar me të madhe në të gjithë librat e historisë sidomos te Titistët. Kjo është diçka që nuk fshihet dhe patjetër që koha e gjykon.

    Enveri dhe partia komuniste nuk e përsëritën më për 40 vjet këtë gabim.

    Zogu erdhi me shitje, iku me vjedhje dhe la peng vendin.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  20. #60
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288

    Tanja Visirova: Unë e dashura e mbretit Zog



    Rrëfimi i kërcimtares së kabaresë së Parisit. Ardhja në Shqipëri në vitin 1929 si "robinjë" e mbretit të Shqipërisë. Takimi me Zogun, netët e dashurisë, përjetimet e "trupit femëror më të këndshëm të Parisit", për pushimet në vilën mbretërore në Durrës dhe për Ahmet Zogun

    Këtu kam vënë vetëm disa paragrafe të shkëputura nga i gjithë artikulli. Linqet i keni në fund.

    Asgjë në fëmijërinë e Tanja Visirovës nuk ngjau, që të mund të thuhet se përgatiti karcimtaren e ardhshme nudo, të përkëdhelurën e Parisit, zonjushën e një mbreti...

    ...Dhe shumë shpejt e njohur si "trupi femëror më i këndshëm i Parisit", ajo u tëhoq nga një mbret, mbreti Ahmet Zog i Shqipërisë, i cili e mbajti në oborrin e vet. Kjo periudhë e paharrueshme për Tanjën dhe mbretin e shqiptarëve përshkruhet në librin "Nga Kaukazi në Foli-Berzher" të gazetares Maria Krepo. Tanja aty rrëfen përjetimet e saj për atë kohë kur ishte vetëm 20 vjeçe dhe zbuloi Shqipërinë, Oborrin mbretëror dhe mbretin Zog...

    ...Tanja u mbulua me aq bizhuteri, gjerdanë,unaza dhe fustane e pallto sa nuk i kish ëndërruar gjithë jetën. Zogu atëherë 33 -vjeçar, i shpallur mbret vetëm para një viti ishte i marrosur pas 20 -vjeçares...

    ...Po bëhej rreth një muaj që nga dita kur Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë dhe deputeti më kishin bërë kërkesën që të shkoja për të kërcyer në Shqipëri, në teatrin mbretëror të këtij vendi; duhej të kërceja për mbretin Zog (të cilit ia dëgjoja për të parën herë emrin), që së afërmi, në tetor, festonte përvjetorin e parë të hipjes në fron.
    Në Bruksel, të dy burrat këmbëngulën edhe një herë në kërkesën e tyre. Duhej që të përgjigjesha menjëherë, puna ishte urgjente, në Shqipëri më prisnin...

    ...Di vetëm se ajo u nis me një gëzim të madh për të më shoqëruar në ato troje kaq të largëta dhe që më pas ëndërronte vetëm një gjë: të braktiste Shqipërinë...

    ...Në fakt në gusht, mundëm që të niseshim për Romë, ashtu të katërt së bashku: im më, unë, ministri dhe deputeti...

    ... Por gjëja që më la vërtet përshtypje të çuditshme lidhej me faktin se shqiptarët nisën të blenin veshje. Pasi kishin konstatuar me çudi që përdorja një valixhe të vogël e jo të re të tipit Samaritan, në të cilën kisha vendosur kukullën, këmishën e natës që më kishte blerë mamaja dhe një fustan mbrëmjeje për kabaretë, një fustan nga ata që artistët ua rishesin shoshoqit, shqiptarë thanë: "Ju duhet një garderobë".
    -E përse?
    -Është e nevojshme.
    Qëndruam tri ditë në Romë vetëm për veshjen time. Im më dhe unë po binim të sëmura duke parë çmimet fantastike të veshjeve që na sillnin, këto i kalonin shumat e kontratës, ndaj unë u detyrova t'iu them burrave të Zogut:
    Unë nuk mund t'i blej të gjitha këto!
    -Nuk ka asnjë rëndësi, është e nevojshme, do t'ju duhet të shëtisni shumë, mos u shqetësoni...
    Valixhja nga Samaritania u zëvendësua me një valixhe me lëkurë derri, që hapej sa herë në të duhej të ngjesheshin veshje të reja. Mu krijua një luks i bollshëm- e çfarë nuk kisha tani?...

    ...Më 10 gusht mbërritëm në Durrës. Na priste një Roll, ushtarakët na përshëndetën dhe më pas, të shoqëruara nga deputeti, arritëm në një sallon në brigjet e Adriatikut.
    -Ky salon-na thanë- është ndërtuar për ju, për stinën e verës.
    -Mirë, po ku është teatri?
    -Teatri është në Tiranë. Oborri e kalon verën këtu. Jeni në krah të Sallonit Mbreteror"...

    ...I rrëfeva këtë histori mbretit, madje edhe disa të tjera: ai më dëgjonte dhe pak kohë më pas nxorri një dosje. Dosja lidhej me mua.
    "Ju duhet ta dini, Tanja,-tha ai,-ju njoh mirë, fare mirë".
    -Si më njihni? Që kur?
    -Në fillim ju kam parë, ju kam parë kur kërcenit në "Foli-Berzher".
    -Po atëherë, përse nuk erdhët të më takonit?
    -Nuk kishte shumë rëndësi. Erdha që tju shihja në mënyrë të fshehtë, veç kësaj qëndrimi im në Paris ishtë shumë i shkurtër.
    Më tregoi fotografitë e mia dhe një anketë të tërë policore.
    "Dedektivët ju kanë ndiekur. Na duhej të njihnim opinionet tuaja politike, të mësonim mënyrën tuaj të jetesës".
    -E përse i keni bërë të gjitha këto?
    -Fare e thjeshtë. Unë kam rënë në dashuri me ju. Tani ja ku jemi, ju jeni e burgosura ime. Nëse doni do të njihemi"...

    ...Në takimin tjetër më tregoni kontratën.
    Unë ia solla. Ai nguli sytë në të:
    "Këta janë hajdutë. Kam thënë të bëjnë një kontratë për 25 mijë franga, ata e kanë bërë për 15 000. Dhe ju lutem më thoni, përse duhej bërë një garderobë e tërë për ju në Romë?".
    -Por ngaqë unë nuk kisha asgjë!
    Zogu qe mashtruar, këtë e kuptova, kohë më pas. Duke më parë të zhveshur në skenë, më kishte përfytyruar si "gruan fatale". Mbreti nuk e kishte ditur që "gruaja e tij fatale" ishte një vazjë e varfër, e cila që nga mosha njëmbëdhjetë vjeçare nuk kishte më asgjë.
    Zogu ishte shumë i egërsuar ndaj ministrave vet, të cilët, siç thoshte ai, "e vidhnin", çmimet e të gjitha sendeve që më kishin blerë ishin katërfishuar ose pesëfishuar.
    -E si mundet që ju të mos keni asgjë, për ju flitet aq shumë?
    -Por flitet për mua të zhveshur, zotëri, askush nuk flet për fustanet e mia.- Fustanet! Nuk kisha nevojë për to. Rrija e zhveshur në Foli-Berzher, e zhveshur përpara piktorëve dhe skulptorëve, e zhveshur në kabare. Fare pak tyl, pakëz grimca rrezulluese që imitonin arin, një dajre; ja gjithçka...


    ...Cila grua nuk do të kishte qenë e magjepsur në një jetë, ku edhe më e vogla dëshirë e saj ishte urdhër?!...


    Tre vitet pranë mbretit të Shqiptarëve. Kërcimtarja e "Foli-Berzherit" rrëfen jetën pranë familjes mbretërore. Mëria e nënës mbretëreshe dhe motrave të sovranit, xhelozia e tërbuar e Zogut, shpërdorimet e çmendura të familjes mbretërore, si vidhnin ministrat dhe largimi pa kthim nga vendi që kish aq bukuri dhe aq mjerim

    ...Pas tre viteve në Shqipëri si e dashura e mbretit Ahmet Zogu, Tanja Visirova do të vendoste të kthehej në Francë. Për tu bërë e famshme pasi historia e saj e rrëfyer në gazetën "Pari Suar" me titull: "Tanja Visirova nga "Foli Berzher" ne fronin mbreteror", do të bënte bujë të madhe duke shtuar jo vetëm tirazhin e gazetës në 1 milion kopje, por edhe namin e kërcimtares së Foli-Berzherit. Me këtë histori Tanja do të kalonte disa vite të lumtura...

    ...Në pjesën e dytë të rrëfimit, që kërcëmtarja Visirova ia bëri gazetares Maria Krepo, jepet atmosfera e Oborrit Mbretëror në vitin 1929, në Tiranë. Është një mbret i vetëshpallur prej një viti që ende nuk e beson se është i tillë dhe është i dehur nga froni. Është Nëna Mbretëreshë që kërkon me ngulm që i biri të lidhet me një vajzë me rrënjë mbretërore, por i biri nuk do që të marrë një nuse që e lidh me Orientin. Janë motrat e mbretit, që përshkruhen si familjarët e Napoleonit I, të cilat vetëm shqetësime i sjellin mbretit. Janë ministrat, shumica prej tyre hajdutë të paskrupullt, që mundohen vetëm të zhvasin. Janë lukset e pafundme të jetës në Oborrin Mbretëror për favoriten e Mbretit, për të cilën gjithçka bëhet, përveç martesës së ndaluar. Tanja Visirova do të mbijetonte në këtë Shqipëri të varfër dhe të mbuluar me shpenzimet e çmendura të Oborrit vetëm tre vite dhe pastaj do të ikte, por gjatë gjithë jetës, veç fotografisë së Mbretit Zog ajo do të mbante kujtim atë lidhje që i ndërroi jetën përgjithmonë...

    ...Aktiviteti i tij shqetësoi presidentin e këshillit të asaj kohe, Mgasitër Fan Noli, i cili nuk vonoi të nxjerrë një mandat arresti për të. Zogu u arratis në Jugosllavi ku u mor me organizimin e kthimit të tij në Shqipëri. Këtu kthehet në 1924, në krye të një grupi të vogël (të përbërë nga besnikë dhe oficerë rusë të bardhë) me ëndrrën për të qenë Musolini i vendit të vet. Nervi i politikës ishin të hollat, Zogu i shtiu në dorë ato, në sajë të një njeriu: beut të Elbasanit, Shevqet Verlacit, e bija e të cilit kishte qenë deri në marrëzi e dashuruar pas Zogut. Ahmeti i pranoi të hollat, në fund të vitit 1924 u bë president i republikës, por e bija e Vërlacit nuk u bë kurrë bashkëshortja e tij. Që nga ajo kohë, klani i Vërlacit u vu në opozitë me Zogun, por kjo nuk e pengoi aspak matjanin të bëhej mbret i Shqipërisë nën emrin Zog I, më 8 shtator 1928...

    ...Zogu ishte ende në kulm të gjendjes euforike: "Unë jam mbret!". Fliste si të kishte qenë pasardhës i një dinastie që kishte zaptuar fronin për shekuj. Kalonte për llogari të tij të gjitha lëvizjet kundër turqve. Ëndërronte ta quanin Skënderbe, si heroin e rezistencës në shekulin XV. Madje zhytej edhe në një të shkuar të thellë, fliste për Shqipërinë e lashtë, për të shkuarën e saj greke, romake, bizantine e të gjitha këto e dehnin. Teksa e dëgjoja, mendoja se i zmadhonte gjërat, por e kuptova se kurora i kishte rënë në kokë, ashtu siç më kishte rënë në kokë mua goditja e fatit. Çdo çast mërmëriste me vete: "Jam mbret!"...

    ...Tirana ishte një qytet oriental. Për teatër as që bëhej fjalë, kishte vetëm një kinema të vogël, të varfër. Në tërë qytetin ishin mbjellë xhami. Më treguan se midis Zogut dhe nënës Mbretëreshë kishte patur një dramë, ngaqë kjo e fundit, myslymane fanatike, nuk ia falte të birit faktin që ky kishte prishur një xhami për të hapur një shesh...

    ...Vetëm pasi mbërritëm në Tiranë njoha familjen e tij, shtatë motrat dhe nënën. Armiqësia e tyre ndaj meje ishte e menjëhershme. Unë isha shumë jashtë shijeve të motrave të Mbretit, nuk kisha prirje të njëjta për gjërat e kota. Ndërsa e ëma e detyroi Zogun t'i premtonte se asnjëherë sa të qe gjallë ajo, ky nuk mund të merrte për grua një vajzë që nuk ishte myslymane...

    ...Kur mbusha njëzetenjë vjeç, ditë që u festua me zhurmë, më dha një unazë "fejese", një diamant prej shtatë karatë e gjysmë. Erdhën për të më bekuar dy priftërinj: një ortodoks dhe një katolik, erdhi edhe një mullah. U bë një ceremoni që të kujtonte fejesën ose martesën. Por e dija se kjo nuk ishte asgjë, ishte thjesht një lojë që atij i pëlqente. Luanim, kjo qe e gjitha...

    ...Zogu ishte një vassal i Italisë, nga e cila ishte kretësisht i varur, edhe nëse nuk dëshironte ta pranonte këtë. Më fliste gjithnjë për projektet e veta të mëdha, për ato që do të bënte për vendin së afërmi, por gjatë gjithë kohës që unë qëndrova në atë vend, nuk lëvizi asgjë. Burimet ekzistuese, nafta dhe mineralet nuk shfrytëzoheshin. Paratë vinin nga Italia dhe i jepeshin si ndihmë Pallatit...

    ...Në të vërtetë, megjithë europianizmin e vet, Ahmet Zogu ishte një despot oriental. Klani i tij dhe të motrat i jepnin vetes një rëndësi të kotë, të padëgjuar-mamaja ime ishte e para që e krahasoi familjen e tij me atë, që i krijoi aq shumë telashe dhe andrralla Napoleonit I. Të motrat u flaknin në kokë ministrave pantoflat, Kur vinte drejtori i pallatit, gjithë përulje, që t'u njoftonte se tualetet e porositura në Paris mund të vononin pakës, ato zhvishnin këpucët dhe ia vërtitnin në fytyrë, drejtori largohej duke u tërhequr mbrapsht e duke fshehur fytyrën pas krahëve...

    ...Zogu kishte një qen, një barzoi, të quajtur Eros, me një ligësi të pabesueshme. Ky rrinte drejt, i gatshëm për t'u hedhur mbi njeriun që i tregonin me të marrë sinjal nga i zoti. Kur mbetesha vetëm në holl me Erosin, nuk guxoja të lëvizja e të merrja frymë.
    Sa shumë drama pati me të. Një ditë në inat e sipër Zogu i dha shenjë Erosit i cili u hodh vrik mbi njërin nga adjutantët dhe e kafshoi në krah. Krahu i këtij burri mbeti pak i paralizuar edhe pas një qëndrimi të gjatë në spital. Ministrat që paraqiteshin tek mbreti dridheshin në atë farë feje nga frika se mos hapeshin dosjet...

    ...Mëgjithë frikën që u kallte, ministrat e vidhnin në mënyrë të vazhdueshme. Shpesh ata na kërkonin, mua ose sim mëje, që të ndërhynim pranë mbretit, p.sh. për të fituar monopolin në shitjen e një prodhimi. Përpiqeshin të na joshnin me anë të përqindjeve të mëdha që na premtonin, në rast se do t'ia dilnim mbanë kësaj pune. Unë u përgjigjesha vazhdimisht: "Nuk ndodhem këtu për të biseduar çështje tregtare me Mbretin!"...

    ...Shpenzimet pa hesap në këtë vend kaq të varfër ishin vërtet çmenduri. Mamaja nuk e pëlqente verën dhe nuk e pinte kurrë një pikë. Megjithatë arka të tëra me verë vinin për të zbukuruar tryezën e saj çdo ditë. Një ditë ajo humbi ombrellën. U sollën dymbëdhjetë ombrella për të zëvendësuar atë që humbi. Zogu domosdo deshi të më ofronte dy pallto-mbërriti vetëm njëra, tjetra u përla nga motrat e tij, që të thuash të drejtën nuk vuanin për sende të tilla. Ishte e vërtetë që pesë herë në ditë duhej ndryshuar tualeti, kjo më bënte të pyesja veten: përse?...

    ...Një natë pësova një krizë apendesiti, ndaj thirra Dedë Sulin në mesnatë dhe i kërkova të më sillte një mjek. Mjeku mbërriti shpejt dhe më lehtësoi, por për çudinë time të madhe në orën shtatë të mëngjesit pashë të vinte Zogu me një tërbim të shfrenuar.
    -Përse e kërkove mjekun?
    -Ngaqë isha tepër e sëmurë.
    -Dhe ai të pa të zhveshur? Të preku?
    Tani u tërbova unë:
    "Ju mbaheni për europian, por ju po thoni gjëra që vetëm një orientali i vijnë në mendje. Sa për zhveshur, i gjithë Parisi më ka parë të zhveshur, ministrat e tu, deputetët e tu më kanë parë lakuriq, ndërsa tani që u sëmura, qenka e ndaluar të vijë një mjek që të më shohë!!"...

    ...Ne, im më unë, gjendeshim të zëna në një rrjetë intrigash dhe komplotesh. Musolini do të kishte parapëlqyer që "e zgjedhura e zemrës së mbretit" të kishte qenë një italiane që do të mund ta mbante në korent për gjithë sa ngjanin brenda vendit. Në popull unë nuk kisha gjithashtu mbështetje. Që nga koha e braktisjes së vazjës së Shevqet Vërlacit, Zogu ishte i papëlqyer për popullin po ta krahasonim me një pjesë të tërë fisnikërisë vendase. Dhe si kundërpeshë edhe unë isha e tillë. U bënë përpjekje me shumë mënyra të hidhnin Zogun kundër meje. Në shtatë nëntor, ditën e përvjetorit tim (që i përket njëzetepesë tetorit me kalendarin e vjetër rus) im më më dërgoi një telegram urimi. Në darkë erdhi Zogu duke qeshur:
    -Sapo më informuan se ti je komuniste, ja prova: nëna të uron ditën e përvjetorit të revolucionit rus"...

    ...Por ne jo gjithnjë arrinim të qeshnim. Brenda vendit kishte një atmosferë rebelimi. Në pragun e dhomës ku unë dhe Zogu flinim, njerëz me armë të shtrira përgjonin duke gdhirë netët. Mamaja shkonte jetën duke rënë në gjunjë dhe duke iu lutur Virgjeshës së Shenjtë që të na e bënte sa më të thjeshtë largimin...

    ...Më pas dëshironte të më blente një titull baroni austriak, por kjo mu duk si poshtërim...

    ...Mbreti nisi të ndërtojë një vilë të madhe për mamanë dhe për mua. Por në atmosferën e vitit 1932 në Tiranë nëna ishte cfilitur nga një frikë shtazore. Kishim aq shumë armiq: Nënën Mbretësheshë, motrat e mbretit, popullin...Duhej të niseshim, të niseshim sa më parë të qe e mundur...

    ...Më pas duke dashur të shpëtonte nga tutela italiane Zogu kërkoi të martohej me ndonjë miliardere amerikane, por asnjë e tillë nuk u ndodh e gatshme të shkonte jetën në Shqipëri...

    Linqet e artikullit si më poshtë:

    Pjesa e parë
    Pjesa e dytë

    Kjo është epopeja e turpshme e Zogoll bej Pordhës
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dasius : 28-09-2010 më 11:24
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •