Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Thumbs down Fondamentalizem katolik

    Poshte do te lexoni pjese nga "Thundra islame" e Kastriot Epirotit. Ky "zotni", qe siduket prej idiotlleqeve qe thote ka turp me shkru me emnin e vet, arrin deri aty sa me e qujt At Anton Harapin heretik se vuni kombin pra fese, me kritiku Vatikanin se kerkon harmoni fetare dhe katoliket qe urojne festat besimtareve mysliman e ortodoks

    Thundra islame

    nga Zemra Shqptare

    ... Jo, Kisha Katolike nuk mund te gaboje ne asgje. Ajo nuk mund te gaboje as mbi dogmen [pagabueshmeria doktrinale], as mbi moralin [sjellja morale sipas ligjeve te Zotit dhe te Kishes] e as mbi shenjterine e rregullave dhe te reformave disiplinore; Ajo nuk mund te gaboje as mbi limitet e as mbi aplikimin e pushtetit te saj; ate qe Kisha meson, per vete faktin qe e meson, ajo ka te drejte t'a mesoje; ate qe Kisha urdheron, ajo ka te drejte t'a urdheroje; ate qe Kisha denon, ajo ka te drejte t'a denoje. Gjithashtu ajo nuk mund te beje asnje pakujdesi dhe nuk mund te shkele te drejtat legjitime te askujt. Ajo nuk mundet as t'a deshiroje kete gje...

    ... Pra, pagabueshmeria e Jezu-Krishtit eshte pagabueshmeria e Papes; dhe pagabueshmeria e Jezu-Krishtit dhe e Papes eshte pagabueshmeria e Koncilit dhe e Kishes Katolike.... Veprat e Mons. de Ségur, volumi 6, faqet 138-153).

    (....)

    Duke u bazuar ne citimet e mesiperme por edhe ne ato qe do shkruaj me poshte, mund te thuhet pa me te voglin dyshim se zeri qe vjen sot nga autortetet me te larta te Vatikanit, - per ekumenizem, per respekt, dialog dhe mirenjohje ndaj judaizmit, islamit dhe "religjioneve" te tjera te rreme jo-katolike, sekte keto te frymezuara nga vete djalli, dhe per shume herezi te tjera publike e skandaloze -, nuk mund te vije nga pasardhesi i Shen Pjetrit; ky ze pra nuk mund te vije nga Perfaqesuesi i Zotit tone Jezu-Krishtit ne toke; ky ze nuk mund te vije nga Kisha Shenjte Katolike.

    (.....)

    Ne relacionin e Imzot Bardhit ne 1637 shkruhet qarte mbi rezistencen shqiptare kundra turqve. Mjerisht, kjo rezistence nuk behej ne te gjitha drejtimet dhe prej te gjitheve. Ajo qe ka shkaktuar demin me te madh ishte indiferenca e nje pjese te klerit katolik per te luftuar me pende e me predikime po me ate burreri e heroizem me te cilin luftuan popujt e Malesise se Madhe, te Dukagjinit e te Mirdites kundra pushtuesve te huaj. Kjo indiference dhe mesimdhenje e gabuar fetare, ne shume raste, eshte perseritur brez pas brezit, deri ne ditet tona. Per rrjedhoje, sot ata qe e quajne veten katolike, nuk u ben me pershtypje te pranojne se myslimanet besojne ne nje "Zot" me to; se eshte normale t'i urojne atyre ēdo vit Bajramin apo Ramadanin; se eshte normale te ulen ne nje tavoline, me myslimanet, shizmatiket orthodoxe, e besimtare te tjere te sekteve te rreme, per te biseduar mbi respektin, paqen dhe harmonine fetare mes te gjitha besimeve, e te tjera skandale te renda si keto.

    Katoliket harrojne 10 Urdherimet elementare te Fese shenjte katolike, e veēanerisht mbi gjithēka tjeter, Urdherimin e Pare :

    Vetem nje Zot te adhurosh e te duash persosmerisht.

    E Ky Zot nuk eshte as flamuri, as kombi, as shoqeria, as islami, as orthodoksizmi shizmatik, as shtepia, as familja, e as vehtja. Ky Zot eshte Jezu-Krishti, qe ka zgjedhur nje perfaqesues te Tijin mbi toke, Papen, dhe mbi Papen ka themeluar nje Kishe shenjte Katolike per te shpetuar shpirtrat; e jashte kesaj Kishe nuk ka shelbim (shpetim) per askend, por ka vetem lot, mjerim, erresire dhe mallkim te perjetshem.

    (.....)

    Ne Beslidhjen e Vjeter, Zoti i premtoi hebrenjve bekime te medha, ne qofte se ato do t'i mbanin Urdherimet e Tija hyjnore. Ne qofte se jo, mbi ta do te binin mallkime te medha te profetizuara nga profetet. E keshtu ndodhi. Historia e hebrenjeve ne pergjithsi ka qene nje mosmirenjohje, nje mendjemadhesi dhe nje kryefortesi e vazhdueshme kundra miresise, bekimeve dhe hireve te Zotit per to. Zoti deshiron qe njerezit te jene te lumtur, ashtu siē eshte Ai vete. Zoti deshiron qe njerezit te jene te shenjte dhe te persosur, ashtu siē eshte Ai vete.

    (.....)

    Duke u bazuar ne rregullen e siperpermendur, po paraqes me poshte disa citime te nxjerra nga shkrime te cilat pranohen nga opinioni publik se i perkasin disa klerikeve te njohur katolike shqiptare, shkrime te cilat bien ndesh me Magjisterin (mesimin) e pagabueshem te Papeve dhe te Kishes shenjte katolike.

    Ne shume raste, e ndoshta ne shumicen e tyre, populli shqiptar ka ngritur flamurin e kuq me shqiponjen dykrenare mbi Kryqin e Krishtit Zot; ka formuar shtetin e tij (ne kohen mbas Kastriotit, perfshi ketu qeverine e Vlores, qeverine e Zogut, ate te Fan Nolit, etj. ) duke mos lartesuar Fene shenjte Katolike, si e vetmja Fe e vertete; ka nxjerre ligjet e tija duke mos u bazuar ne Ungjillin e Shenjte dhe doktrinen sociale te Krishtit Mbret ashtu siē ka mesuar gjithmone Selia Shenjte.

    Ne nje fjalim para Parlamentit shqiptar me 13 Janar te vitit 1944, At Anton Harapi O.F.M. shprehet keshtu :

    « Salus rei publicae suprema lex est! Ky āsht imperativi i ditės pėr tė gjithė ata qė ndjejnė pėrmbrenda si njerėz dhe si shqiptarė. Shpėtimi i ēashtjes sė pėrbashkėt āsht bashkimi, por nuk kemi si tė bashkohemi deri sa tė mbajė sejcili tė vetėn. Ase kemi sakrifikue pikėpamjet t’ona, ase do tė sakrifikojmė Shqipnin. Kjo āsht sakrifica shpirtnore e vetėmja pėr t’i a mrrijtė qėllimit...
    « Nuk kemi si t’andrrojmė me ngrehė republikėn e Platonit, kurse jemi ende nė gjendjen primitive; nuk kemi sot si tė kapėrcejmė n’internacionalizėm kurse ende nuk e kemi formue si duhet ndėrgjegjen kombtare. E pse atyne u āsht mbushė mendja se luftėn e fitojnė udhėheqėsit e sė tretės internacjonale, nuk āsht kjo nji arsye, qė na qysh tash t’i a nxjerrim sytė shoqishoqit dhe tė krijojmė hekatomba shqiptare... sot do tė jemi shqiptarė e vetėm shqiptarė, tė zot tė ēveshemi e tė harrojmė gjithshkafen, vetėm e vetėm pėr tė shpėtue komb, shtet e popull »

    Shprehja Salus rei publicae suprema lex est qe perkthehet "Mireqenia e republikes apo e shtetit eshte ligji suprem" ka qene e njohur ne ligjet pagane te legjislacionit romak, por ajo nuk ka qene kurre ligji i Kishes se Krishtit, Kishes shenjte Katolike. Ligji i Zotit eshte mbi ēdo lloj ligji tjeter, sepse karriera e njeriut ne kete bote eshte te njohe, te doje dhe te sherbeje Zotin, e duke vepruar keshtu, te shelboje (te shpetoje) shpirtin e vet. (Shenjti Injac Loyola, Ushtrimet shpirterore).

    Pa dyshim mireqenia e nje shteti katolik eshte nje hallke e rendesishme ne vetvehte por ajo eshte vetem nje hallke ndermjetese drejt qellimit final te njeriut : shelbimi i shpirtit. E ky ligj eshte ligji kryesor per te gjitha shoqerite, qeverite, shtetet e kombet.

    Si eshte e mundur atehere qe katoliku te sakrifikoje besimin e vet, te harroje gjithshkafen dhe te zhvishet prej gjithēkaje, pra edhe prej Fese shenjte Katolike, vetem e vetem per te shpetuar kombin, shtetin dhe popullin?

    Si mund te enderrojne shqiptaret te ndertojne republiken e Platonit, pra nje shtet jokatolik e pagan, dhe te lene jashte Zotin, duke mos njohur me ligj Fene Katolike, si e vetmja Fé e shtetit?

    Qendrime te gabuara heretike dhe te denuara nga Selia e Shenjte gjenden edhe ne nje artikull tjeter te At Anton Harapit O.F.M., botuar ne revisten "Hylli i Dritės" Nr. VI. 1930, i titulluar "Tri zānamare ase harmonija nder elementa tė nryshem nė Shqypnķ".

    Ne kete artikull lexojme :

    «[...] Po ka edhe nji tjeter mnyrė se si mund rrnojn nė paqė nierz me besime tė nryshme, e kjo asht toleranca shtetnore-politike... Shteti shqyptar u deklarue afetar, per me muejtė kėshtu me shue e me fikė anmiqsit e kundershtimet, qi do tė kishin bijtė, po t’ishte deklarue per njenin besim a per tjetrin. Porse shteti jonė, tue u deklarue afetar, nuk u deklarue ateist, si gabueshem kann muejtė me kujtue disa, por me kaq diftoi se nderon tė gjitha persuazjonet fetare tė myslimanvet edhe tė kristjanvet, e perpara shteti nuk ka preferencė as njeni besim as tjetri, pse shteti asht afetar d.m.th. i paanshem kundrejt besimvet.

    «[...] Madje u lypen flije e flije tė mėdha per me dalė secilli prej gervoje tė vet mas katerqind e sa vjetsh; edhe secilli, si kristjani si myslimani flijoi pikpamje, u ēili shteg rrymve tė reja, e ku me tė mirė e ku me tė vshtirė, iu pershtat jetės sė re shqyptare. Ky asht nji fakt, qi na zemron me ndiellė e me sartue per herė e ma mire per bashkimin kombtar e per paqen e qetsin vėllaznore ndermejt elementavet tė nryshem fetarė.

    «[...] S’kemi tė drejtė ta perbuzim persuazjonin e kurrkuj as s’do t’i perbuzim vetjet, qi nryshojn prej nesh me perzuacjone e me besim, mu ma teper do tė ndiejm per taposi per nji vėlla ».

    Si mund te nderohen persuazionet fetare te myslimaneve apo edhe te sekteve te tjera te rreme jokatolike te cilat besojne e nderojne djallin dhe nuk besojne ne Zotin e vertete, Jezu-Krishtin?

    Si mund te flijohet Feja e shenjte Katolike, e cila eshte rruga e vetme per ne Parajse, dhe te preferohen interesat materiale perpara atyre shpirterore?

    artikulli i plote
    http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/16812/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 04-09-2010 mė 09:32

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Teme pak e ngaterruar kjo po shyqyr qe shqiptaret dita dites po i largohen fese si kudo ne bote dhe kesi artikujsh per ekstremizma fetare te kujtdo feje qofshin te paren qe qellojne eshte feja vete perkatese.
    Prandaj spo e komenton njeri shkrimin tend se shume vete si dine hollesite brenda feve qe ta kuptojne kete shkrim.
    Per mua coje te seksioni feve se aty mund te zgjohet kjo teme.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Puroshkodran

    Jozefina Topalli po gerthet ne cdo kancelari evropiane dhe duke kerkuar bekimin e shteteve ne bote per njohje te pavarur te Kosoves.

    Ti merresh me nje artikull tymues ndderkohe qe po faqja e zemres shqiptare ka publikuar artikuj te personaliteteve shqiptare qe jane edhe ne pushtet per te ndezur seriozisht nje konflikt fetar aq sa pakices katolike i majfton dhe i jep te drejte per te shkrujtuar lloj lloj marrinash por jo te drejte per te marre pjese ne pushtetet qe bejne te mundur mirqenien kulturore/ekonomike/tradicionale/sociale shqiptare.

    Titulli i kesaj teme eshte provokues dhe rendon dhe acaron e ngacmon plage edhe me tej per padrejtesite qe i behen pjeses katolike ne Shqiperi

  4. #4
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga gjethplepi Lexo Postimin

    Ne fakt padrejtesi te medhaja po u behen katolikeve.
    Terrorista po i therrasin cdo dite neper rruge e tituj gazetash.
    Shume po vuajne te shkretet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Dru me pre o smth poetik. Dikur mbasi nuk mbaj mend shume prej kohesh se xhaxhit pasi jetojme nje realitet tjeter qe mbulon ate te parin, dikush vinte e therriste banoreve te pallateve neper lagje per te shkurtuar dru per sobe.

  6. #6
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Humor katolik ky se spo e kap fare?

    E une kujtoja se ishit ne zi ju si komunitet.

    Mesa duket , dini sesi ti beni qeder vuajtjeve.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga gjethplepi Lexo Postimin
    Puroshkodran

    Jozefina Topalli po gerthet ne cdo kancelari evropiane dhe duke kerkuar bekimin e shteteve ne bote per njohje te pavarur te Kosoves.

    Ti merresh me nje artikull tymues ndderkohe qe po faqja e zemres shqiptare ka publikuar artikuj te personaliteteve shqiptare qe jane edhe ne pushtet per te ndezur seriozisht nje konflikt fetar aq sa pakices katolike i majfton dhe i jep te drejte per te shkrujtuar lloj lloj marrinash por jo te drejte per te marre pjese ne pushtetet qe bejne te mundur mirqenien kulturore/ekonomike/tradicionale/sociale shqiptare.

    Titulli i kesaj teme eshte provokues dhe rendon dhe acaron e ngacmon plage edhe me tej per padrejtesite qe i behen pjeses katolike ne Shqiperi
    E pse qenka provokues titulli? Nqs ti si katolik e ndjen veten te perfaqsum prej ktij personazhit asht problemi jot. Nuk ishte qellimi jem me identifiku komunitetin katolik me te. Apo ta vret veshin ngaqe jena msu me asocu fondamentalistat me Islamin?

    Mendoj se ti si besimtar duhet me ken ma indinjum se une prej ktij personazhit, qe nder te tjera ule aq poshte figura te medha si At Anton Harapi, e na hiqet ma katolik se Papa tu kritiku Vatikanin.

    Faqja Zemra Shqiptare, perveē ktij Kastriot Epirotit ka edhe nji tjeter qi asht fotokopia. Ilir Dardani (pseudonm edhe ky).

    Kto padrejtsite qi i'u bakan komunitetit katolik un nuk i shof kund. Na jep ndonji shembull.

    p.s
    Nqs ke ndonji dyshim per mu (meqe m'akuzove per provokim), lexo temat qe kam hape per sa e sa personalitete te klerit katolik (kta po te persekutum ne 50 vitet e diktatures)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Puroshkodran

    Ne zemra shqiptare aty ku te thashe se shkruajne cdo lloj njeriu e individi i veshur me pushtet dhe jo, nje individ qe e njeh shume mire ti dhe gjithe Shqiperia, ja se cfare kishte pohuar ne nje festival. Po e vendos me quote

    Nė hapjen e festivalit tė dytė tė kėngės ēame nė Sarandė, presidenti i Unionit Kombėtar Artistik z.Azgan Haklaj e hapi me postulatin e tė Shenjtit Muhamed: “ Jetėgjatėsia e njė kombi varet nga jetėgjatėsia e kulturės sė vet.
    Nje rast tjeter. Po presidenti i Shqiperise a mundet te jete kaq i pafe e kaq analfabet saqe arrin deri aty te thote se Perendia duhet te flase shqip?

    Vazhdo o puroshkodran se ndoshta per ty shpellaret jane ata qe ti i quan fondamentaliste katolike e ndoshta ti sheh ate cfare te intereson por jo se si rriten femijet e sotshem prinderit e te cileve kane arme te fshehura e kur trimerohen femijet ne grindje, ato arme te fshehura behen vrastare. Merr rastin e para nje muaji ne Rreshen ku nje i ri u vra nga nje bashkemoshatar vetem per fjale goje. Nje ngjarje tjeter me te rinj si viktima ngjau po ne qytetin e Rreshenit para nje viti.
    Sa mirditore jane ne pushtetet e drejtesise dhe qeverisese? Kjo ndoshta nuk te ben pershtypje ty por mua po. Edhe per rrugen Durres-Kukes u lobua me aq sa paten mundesi ndermjet te tjereve edhe nga disa mirditore qe kjo ure lidhese te behet realitet.

    Pse disa te paditur duhet te mbajne pushtetin dhe ne kete menyre duke mesuar te gjejne busullen e tyre te humbur duke shkrepur marrina ne dem (meqe jam katolik) te femijeve dhe prinderve te atyre qe e ndiejne se per rrugen qe ata duhet te pershkojne per tju bashkangjitur vendeve te Evropes se zhvilluar, duhen perkedhelur si femije te rritur?
    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 05-09-2010 mė 07:39 Arsyeja: ndryshim

  9. #9
    Nje qe i thote vetes "puroshkodran" nuk mund te jete islamik. Une jam puro shkodran.......! me fakte dhe jo me fjale. Shkodra ime ka pasur dy gjera qe te tjeret nuk i kane pasur(ndoshta edhe Korēa), ka qene djepi i kultures dhe ka qene e krishtere(katolike). Jo rastesisht keto dy virtyte kane qene te lidhura ngushte me njera-tjetren. Nga momenti qe joshkodranet filluan te vetequhen shkodran, Shkodra humbi edhe kulturen e saje. Shkodra eshte Shkodra e Migjenit, e Filip Shirokes, e Kol Jakoves, Ndre Mjedes, e Gjergj Fishtes, e Shtjefen Palushit, e Bruno Shlakut, Tano Banushit, dhe e dhjetra e dhjetra njerzeve te tjere. Shkodra eshte djepi i patriotizmit, i kultures, i artit dhe i sportit. Te gjitha keto kane qene te lidhura ngushte me nje faktor, me krishterimin e Shkodres. Ne bote Shkodra njihet si e krishtere, pamvarsisht nga xhamite e medha qe ja kane ndertuar mu ne zemer, por qe eshte duke ju rritur bari mbi ēati.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga gjethplepi Lexo Postimin
    Puroshkodran

    Ne zemra shqiptare aty ku te thashe se shkruajne cdo lloj njeriu e individi i veshur me pushtet dhe jo, nje individ qe e njeh shume mire ti dhe gjithe Shqiperia, ja se cfare kishte pohuar ne nje festival. Po e vendos me quote

    Nje rast tjeter. Po presidenti i Shqiperise a mundet te jete kaq i pafe e kaq analfabet saqe arrin deri aty te thote se Perendia duhet te flase shqip?

    Vazhdo o puroshkodran se ndoshta per ty shpellaret jane ata qe ti i quan fondamentaliste katolike e ndoshta ti sheh ate cfare te intereson por jo se si rriten femijet e sotshem prinderit e te cileve kane arme te fshehura e kur trimerohen femijet ne grindje, ato arme te fshehura behen vrastare. Merr rastin e para nje muaji ne Rreshen ku nje i ri u vra nga nje bashkemoshatar vetem per fjale goje. Nje ngjarje tjeter me te rinj si viktima ngjau po ne qytetin e Rreshenit para nje viti.
    Sa mirditore jane ne pushtetet e drejtesise dhe qeverisese? Kjo ndoshta nuk te ben pershtypje ty por mua po. Edhe per rrugen Durres-Kukes u lobua me aq sa paten mundesi ndermjet te tjereve edhe nga disa mirditore qe kjo ure lidhese te behet realitet.

    Pse disa te paditur duhet te mbajne pushtetin dhe ne kete menyre duke mesuar te gjejne busullen e tyre te humbur duke shkrepur marrina ne dem (meqe jam katolik) te femijeve dhe prinderve te atyre qe e ndiejne se per rrugen qe ata duhet te pershkojne per tju bashkangjitur vendeve te Evropes se zhvilluar, duhen perkedhelur si femije te rritur?
    Tung
    Nuk m'duket rasti i ksaj shprehjes, por ka 100 tema ku diskutohet per idotlleqe qi dalin prej gojeve te talebaneve shqiptare. Nuk e kuptoj pse po don me e kthy temen ne mysliman vs katolik.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Nje qe i thote vetes "puroshkodran" nuk mund te jete islamik. Une jam puro shkodran.......! me fakte dhe jo me fjale. Shkodra ime ka pasur dy gjera qe te tjeret nuk i kane pasur(ndoshta edhe Korēa), ka qene djepi i kultures dhe ka qene e krishtere(katolike). Jo rastesisht keto dy virtyte kane qene te lidhura ngushte me njera-tjetren. Nga momenti qe joshkodranet filluan te vetequhen shkodran, Shkodra humbi edhe kulturen e saje. Shkodra eshte Shkodra e Migjenit, e Filip Shirokes, e Kol Jakoves, Ndre Mjedes, e Gjergj Fishtes, e Shtjefen Palushit, e Bruno Shlakut, Tano Banushit, dhe e dhjetra e dhjetra njerzeve te tjere. Shkodra eshte djepi i patriotizmit, i kultures, i artit dhe i sportit. Te gjitha keto kane qene te lidhura ngushte me nje faktor, me krishterimin e Shkodres. Ne bote Shkodra njihet si e krishtere, pamvarsisht nga xhamite e medha qe ja kane ndertuar mu ne zemer, por qe eshte duke ju rritur bari mbi ēati.
    Kurse une jam rrite ne Shkodren ku famljet katolike mbanin ne shpite e tyne ene ku nuk gatuhej kurre mish derri, t'cilat i runin per rastet kure kishn vizta te miqve te besimit mysliman. Jam rrite me tregimet e gjyshit per dyqanxhit katolik te Pazarit te Vjeter, te cilet gjate Ramazanit hanin mrenda ne dyqan me dyer te mbylluna per rrespekt te dyqanxhive ose klientave mysliman.
    Pikrisht per kte, me vjen me vjelle prej njerezve si autori i shkrimit qe i duket ēudi se si nje katolik mund ti uroje festen nji myslimani apo ortodoksi, e prej njerzve si ti qi arrijne me thane qi myslimanet nuk jane shkodrane.

    Une nuk jam besmtar mysliman e ajo qi the nuk me prek aspak, por jane radikalet si ti, myslman e katolik, qi po ja nxijn faqen atij qytet, i cili ne syte e shqiptarve te tjere asht ba nji qytet ku nuk ka harmoni fetare, gja qi nuk asht aspak e vertete.

    Qi pjesa ma e madhe e elites shkodrane ka ken katolike nuk e mohon kush. Pikrisht ajken e kesaj elite, klerin katolik shkodran po sulmon autori i shkrimit. Por ti ke lexu vetem titullin e jo artikullin.

    p.s
    m'duket se nuk qenke ti shkodran, ose nuk njef hstorine e shkodres, se xhamia qi thu ti ka ken aty dersa e prishen komunistat.

  12. #12
    Une jam anti-islamik jo katolik. Te jeshe katolik do te thote te kthesh faqen teter, do te thote te duash armikun, do te thote te besosh ne Zot. Une nuk jam keshtu. Une nuk jam katolik, jam anti-islamik, laik, ateist, shqiptar, merre si te duash. Kush don kombin shqiptar nuk mund te jete islamik, nje ekuacion krejt i thjeshte.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Une jam anti-islamik jo katolik. Te jeshe katolik do te thote te kthesh faqen teter, do te thote te duash armikun, do te thote te besosh ne Zot. Une nuk jam keshtu. Une nuk jam katolik, jam anti-islamik, laik, ateist, shqiptar, merre si te duash. Kush don kombin shqiptar nuk mund te jete islamik, nje ekuacion krejt i thjeshte.
    Atehere pse te dogji kaq shume titulli? Apo kot sa me prish temen?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Nuk po kerkoj te kthej temen e hapur nga ty sipas muzikes qe i pelqen gjithkujt por ata qe jane ne pushtet nuk duhet te injorojne faktorin fetar dhe ne qofshin te paditur le te marrin leksione fetare.Azgan Haklaj e njeh besimin e tij fetar por asnje katolik e as une nuk u ngrit ne revolte pse ai foli ne menyre te tille. As per presidentin shqiptar bamir Topi nuk ka nge kush te revoltohet, as mysliman as orthodoks e asnje katolik por duhet pasur parasysh se me njerez te tille orientimi i Shqiperise fatmiresisht ndodhemi ne Evrope dhe jo shume larg vendeve te zhvilluara, behet mish mash dhe ata qe e pesojne jane femijet sepse jo te gjithe apo shumica e shqiptareve nuk kane mundesi te shkojne neper shkolla private ku jepen edhe leksione fetare. Pastaj kerkohet nje lobim i fuqishem i politikes shqiptare teShqiperise per ceshtjen e kosoves dhe te per te drejta te barabarta te shqiptareve te Maqedonise me maqedonasit. Kur te votohen nga populli ata qe do udheheqin, te kene botkuptimin mbi krijimin dhe jo ata te shfrytezojne dobesite e kultures se manget mbi gjithshka te popullates per te krijuar bisnese, klane, e plane per te ardhmen sepse keshtu do i japim te drejte Berishes per ate cfare tha para do kohesh se kemi ngjashmeri me Kuben dhe popullin kuban

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Une jam anti-islamik jo katolik. Te jeshe katolik do te thote te kthesh faqen teter, do te thote te duash armikun, do te thote te besosh ne Zot. Une nuk jam keshtu. Une nuk jam katolik, jam anti-islamik, laik, ateist, shqiptar, merre si te duash. Kush don kombin shqiptar nuk mund te jete islamik, nje ekuacion krejt i thjeshte.
    jo be gerarrd gabim ije edhe ty se din cka je ty me dukesh je anti-.......

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •