Poshte do te lexoni pjese nga "Thundra islame" e Kastriot Epirotit. Ky "zotni", qe siduket prej idiotlleqeve qe thote ka turp me shkru me emnin e vet, arrin deri aty sa me e qujt At Anton Harapin heretik se vuni kombin pra fese, me kritiku Vatikanin se kerkon harmoni fetare dhe katoliket qe urojne festat besimtareve mysliman e ortodoks
Thundra islame
nga Zemra Shqptare
... Jo, Kisha Katolike nuk mund te gaboje ne asgje. Ajo nuk mund te gaboje as mbi dogmen [pagabueshmeria doktrinale], as mbi moralin [sjellja morale sipas ligjeve te Zotit dhe te Kishes] e as mbi shenjterine e rregullave dhe te reformave disiplinore; Ajo nuk mund te gaboje as mbi limitet e as mbi aplikimin e pushtetit te saj; ate qe Kisha meson, per vete faktin qe e meson, ajo ka te drejte t'a mesoje; ate qe Kisha urdheron, ajo ka te drejte t'a urdheroje; ate qe Kisha denon, ajo ka te drejte t'a denoje. Gjithashtu ajo nuk mund te beje asnje pakujdesi dhe nuk mund te shkele te drejtat legjitime te askujt. Ajo nuk mundet as t'a deshiroje kete gje...
... Pra, pagabueshmeria e Jezu-Krishtit eshte pagabueshmeria e Papes; dhe pagabueshmeria e Jezu-Krishtit dhe e Papes eshte pagabueshmeria e Koncilit dhe e Kishes Katolike.... Veprat e Mons. de Ségur, volumi 6, faqet 138-153).
(....)
Duke u bazuar ne citimet e mesiperme por edhe ne ato qe do shkruaj me poshte, mund te thuhet pa me te voglin dyshim se zeri qe vjen sot nga autortetet me te larta te Vatikanit, - per ekumenizem, per respekt, dialog dhe mirenjohje ndaj judaizmit, islamit dhe "religjioneve" te tjera te rreme jo-katolike, sekte keto te frymezuara nga vete djalli, dhe per shume herezi te tjera publike e skandaloze -, nuk mund te vije nga pasardhesi i Shen Pjetrit; ky ze pra nuk mund te vije nga Perfaqesuesi i Zotit tone Jezu-Krishtit ne toke; ky ze nuk mund te vije nga Kisha Shenjte Katolike.
(.....)
Ne relacionin e Imzot Bardhit ne 1637 shkruhet qarte mbi rezistencen shqiptare kundra turqve. Mjerisht, kjo rezistence nuk behej ne te gjitha drejtimet dhe prej te gjitheve. Ajo qe ka shkaktuar demin me te madh ishte indiferenca e nje pjese te klerit katolik per te luftuar me pende e me predikime po me ate burreri e heroizem me te cilin luftuan popujt e Malesise se Madhe, te Dukagjinit e te Mirdites kundra pushtuesve te huaj. Kjo indiference dhe mesimdhenje e gabuar fetare, ne shume raste, eshte perseritur brez pas brezit, deri ne ditet tona. Per rrjedhoje, sot ata qe e quajne veten katolike, nuk u ben me pershtypje te pranojne se myslimanet besojne ne nje "Zot" me to; se eshte normale t'i urojne atyre ēdo vit Bajramin apo Ramadanin; se eshte normale te ulen ne nje tavoline, me myslimanet, shizmatiket orthodoxe, e besimtare te tjere te sekteve te rreme, per te biseduar mbi respektin, paqen dhe harmonine fetare mes te gjitha besimeve, e te tjera skandale te renda si keto.
Katoliket harrojne 10 Urdherimet elementare te Fese shenjte katolike, e veēanerisht mbi gjithēka tjeter, Urdherimin e Pare :
Vetem nje Zot te adhurosh e te duash persosmerisht.
E Ky Zot nuk eshte as flamuri, as kombi, as shoqeria, as islami, as orthodoksizmi shizmatik, as shtepia, as familja, e as vehtja. Ky Zot eshte Jezu-Krishti, qe ka zgjedhur nje perfaqesues te Tijin mbi toke, Papen, dhe mbi Papen ka themeluar nje Kishe shenjte Katolike per te shpetuar shpirtrat; e jashte kesaj Kishe nuk ka shelbim (shpetim) per askend, por ka vetem lot, mjerim, erresire dhe mallkim te perjetshem.
(.....)
Ne Beslidhjen e Vjeter, Zoti i premtoi hebrenjve bekime te medha, ne qofte se ato do t'i mbanin Urdherimet e Tija hyjnore. Ne qofte se jo, mbi ta do te binin mallkime te medha te profetizuara nga profetet. E keshtu ndodhi. Historia e hebrenjeve ne pergjithsi ka qene nje mosmirenjohje, nje mendjemadhesi dhe nje kryefortesi e vazhdueshme kundra miresise, bekimeve dhe hireve te Zotit per to. Zoti deshiron qe njerezit te jene te lumtur, ashtu siē eshte Ai vete. Zoti deshiron qe njerezit te jene te shenjte dhe te persosur, ashtu siē eshte Ai vete.
(.....)
Duke u bazuar ne rregullen e siperpermendur, po paraqes me poshte disa citime te nxjerra nga shkrime te cilat pranohen nga opinioni publik se i perkasin disa klerikeve te njohur katolike shqiptare, shkrime te cilat bien ndesh me Magjisterin (mesimin) e pagabueshem te Papeve dhe te Kishes shenjte katolike.
Ne shume raste, e ndoshta ne shumicen e tyre, populli shqiptar ka ngritur flamurin e kuq me shqiponjen dykrenare mbi Kryqin e Krishtit Zot; ka formuar shtetin e tij (ne kohen mbas Kastriotit, perfshi ketu qeverine e Vlores, qeverine e Zogut, ate te Fan Nolit, etj. ) duke mos lartesuar Fene shenjte Katolike, si e vetmja Fe e vertete; ka nxjerre ligjet e tija duke mos u bazuar ne Ungjillin e Shenjte dhe doktrinen sociale te Krishtit Mbret ashtu siē ka mesuar gjithmone Selia Shenjte.
Ne nje fjalim para Parlamentit shqiptar me 13 Janar te vitit 1944, At Anton Harapi O.F.M. shprehet keshtu :
« Salus rei publicae suprema lex est! Ky āsht imperativi i ditės pėr tė gjithė ata qė ndjejnė pėrmbrenda si njerėz dhe si shqiptarė. Shpėtimi i ēashtjes sė pėrbashkėt āsht bashkimi, por nuk kemi si tė bashkohemi deri sa tė mbajė sejcili tė vetėn. Ase kemi sakrifikue pikėpamjet t’ona, ase do tė sakrifikojmė Shqipnin. Kjo āsht sakrifica shpirtnore e vetėmja pėr t’i a mrrijtė qėllimit...
« Nuk kemi si t’andrrojmė me ngrehė republikėn e Platonit, kurse jemi ende nė gjendjen primitive; nuk kemi sot si tė kapėrcejmė n’internacionalizėm kurse ende nuk e kemi formue si duhet ndėrgjegjen kombtare. E pse atyne u āsht mbushė mendja se luftėn e fitojnė udhėheqėsit e sė tretės internacjonale, nuk āsht kjo nji arsye, qė na qysh tash t’i a nxjerrim sytė shoqishoqit dhe tė krijojmė hekatomba shqiptare... sot do tė jemi shqiptarė e vetėm shqiptarė, tė zot tė ēveshemi e tė harrojmė gjithshkafen, vetėm e vetėm pėr tė shpėtue komb, shtet e popull »
Shprehja Salus rei publicae suprema lex est qe perkthehet "Mireqenia e republikes apo e shtetit eshte ligji suprem" ka qene e njohur ne ligjet pagane te legjislacionit romak, por ajo nuk ka qene kurre ligji i Kishes se Krishtit, Kishes shenjte Katolike. Ligji i Zotit eshte mbi ēdo lloj ligji tjeter, sepse karriera e njeriut ne kete bote eshte te njohe, te doje dhe te sherbeje Zotin, e duke vepruar keshtu, te shelboje (te shpetoje) shpirtin e vet. (Shenjti Injac Loyola, Ushtrimet shpirterore).
Pa dyshim mireqenia e nje shteti katolik eshte nje hallke e rendesishme ne vetvehte por ajo eshte vetem nje hallke ndermjetese drejt qellimit final te njeriut : shelbimi i shpirtit. E ky ligj eshte ligji kryesor per te gjitha shoqerite, qeverite, shtetet e kombet.
Si eshte e mundur atehere qe katoliku te sakrifikoje besimin e vet, te harroje gjithshkafen dhe te zhvishet prej gjithēkaje, pra edhe prej Fese shenjte Katolike, vetem e vetem per te shpetuar kombin, shtetin dhe popullin?
Si mund te enderrojne shqiptaret te ndertojne republiken e Platonit, pra nje shtet jokatolik e pagan, dhe te lene jashte Zotin, duke mos njohur me ligj Fene Katolike, si e vetmja Fé e shtetit?
Qendrime te gabuara heretike dhe te denuara nga Selia e Shenjte gjenden edhe ne nje artikull tjeter te At Anton Harapit O.F.M., botuar ne revisten "Hylli i Dritės" Nr. VI. 1930, i titulluar "Tri zānamare ase harmonija nder elementa tė nryshem nė Shqypnķ".
Ne kete artikull lexojme :
«[...] Po ka edhe nji tjeter mnyrė se si mund rrnojn nė paqė nierz me besime tė nryshme, e kjo asht toleranca shtetnore-politike... Shteti shqyptar u deklarue afetar, per me muejtė kėshtu me shue e me fikė anmiqsit e kundershtimet, qi do tė kishin bijtė, po t’ishte deklarue per njenin besim a per tjetrin. Porse shteti jonė, tue u deklarue afetar, nuk u deklarue ateist, si gabueshem kann muejtė me kujtue disa, por me kaq diftoi se nderon tė gjitha persuazjonet fetare tė myslimanvet edhe tė kristjanvet, e perpara shteti nuk ka preferencė as njeni besim as tjetri, pse shteti asht afetar d.m.th. i paanshem kundrejt besimvet.
«[...] Madje u lypen flije e flije tė mėdha per me dalė secilli prej gervoje tė vet mas katerqind e sa vjetsh; edhe secilli, si kristjani si myslimani flijoi pikpamje, u ēili shteg rrymve tė reja, e ku me tė mirė e ku me tė vshtirė, iu pershtat jetės sė re shqyptare. Ky asht nji fakt, qi na zemron me ndiellė e me sartue per herė e ma mire per bashkimin kombtar e per paqen e qetsin vėllaznore ndermejt elementavet tė nryshem fetarė.
«[...] S’kemi tė drejtė ta perbuzim persuazjonin e kurrkuj as s’do t’i perbuzim vetjet, qi nryshojn prej nesh me perzuacjone e me besim, mu ma teper do tė ndiejm per taposi per nji vėlla ».
Si mund te nderohen persuazionet fetare te myslimaneve apo edhe te sekteve te tjera te rreme jokatolike te cilat besojne e nderojne djallin dhe nuk besojne ne Zotin e vertete, Jezu-Krishtin?
Si mund te flijohet Feja e shenjte Katolike, e cila eshte rruga e vetme per ne Parajse, dhe te preferohen interesat materiale perpara atyre shpirterore?
artikulli i plote
http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/16812/
Krijoni Kontakt