Krijohet LDN, ilaēi qė trajton me sukses pėrdoruesit e drogės
Shkencėtarėt kanė krijuar njė ilaē qė mund tė pėrdoret ndaj shumė sėmundjeve pėrfshi sklerozėn e shumėfishtė, parkinsonin madje edhe kundėr virusit HIV. Por vėshtirėsia qė ndeshen ata ėshtė financiare dhe se sa do tė jenė nė gjendje tė bindin firmat farmaceutike pėr tė investuar nė kėtė prodhim tė ri. Ilaēi quhet LDN, akronim anglisht qė nė shqip mund tė pėrkthehet si “dozė e ulėt naltrexone”. Shumė pacientė qė e kanė provuar thonė se ilaēi jep rezultat tė mira dhe nuk lė efekte tė kėqia anėsore. Por marrja e LDN-sė nė farmaci mund tė jetė problem. Pam Suegart pėrpiqet tė kujdeset pėr fėmijėt e saj. Por nuk e ka tė lehtė. Ajo vuan nga sėmundje Crohn qė shkakton fryrje e ndonjėherė ulēer nė organin e tretjes. Si pasojė e sėmundjes, Pam ra nga pesha afro 30 kilogram dhe flokėt filluan t’i binin. Dikush i tha se shkencėtarėt nė njė klinikė po bėnin prova me njė ilaē tė ri qė mund t’a ndihmonte atė. Kėshtu Pam u bė pjesė e grupit tė pacientėve qė po eksperimenton ilaēin LDN nė Kolegjin mjekėsor tė Pensilvanisė.
Prova
Deri tani ky ilaē ėshtė provuar i suksesshėm nė doza tė larta vetėm nė trajtimin e personave nėn ndikimin e fortė tė drogės si heroinė e opium. Shkencėtarėt mendojnė se njė dozė e ulėt me LDN mund tė ndihmojė miliona pacientė qė vuajnė nga sėmundje tė ndryshme. Megjithatė, mjekėt kanė provuar se LDN-ja mund tė pakėsojė dukshėm simptomat tek pacientėt me dhimbje nė stomak. Mjekja Xhill Smith thotė se LDN-ja vepron duke forcuar sistemin e imunitetitit tė organizmit, ndryshe nga ilaēet e tjera qė e dobėsojnė atė. Dhe dobėsimi i sistemit tė imunitetit dihet se i hap rrugėn sėmundjeve tė tjera dhe mund tė bėhet shkak pėr kancer. Deri tani shkencėtarėt janė tė kėnaqur me rezultatet dhe pas dy a tre provave tė tjera klinike, ata shpresojnė qė LDN-ja tė dalė nė farmaci.
Kėrkimet
Ndėrkohė doktor Ian Zagon pranė Kolegjit mjekėsor, po pėrdor minjtė nė laborator pėr tė parė nėse LDN-ja mund tė ndihmojė pėr ngadalėsimin e sėmundjeve tė parkinsonit dhe tė sklerozės sė shumėfishtė. Ai filloi kėrkimet nė kėtė fushė pasi dėgjoi nga pacientėt pjesmarrės nė studim, se duke marrė LDN ata ndjeheshin mė mire. Por pėr tė siguruar miratimin nga qeveria pėr pėrdorimin e LDN-sė nevojiten prova e studime tė tjera nė shkallė tė gjėrė, dhe pėr kėtė duhen fonde. Doktor Zagon thotė se fondet financiare pėr studime nė shkallė tė gjėrė zakonisht vijnė nga firmat e mėdha farmaceutike. Shkencėtarėt thonė se LDN-ja ka edhe kosto tė ulėt, vetėm njė dollarė nė ditė pėr pacient dhe kjo mund tė shihet nga firmat framaceutike si pa interes fitimi. Studimi i tanishėm financohet nga Instituti kombėtar i shėndetit dhe nga Programi pėr kėrkime mjekėsore nė shkallė tė gjėrė.
Mbipesha
Rastet e mbipeshės trupore mes fėmijėve nuk pėsojnė rritje.
Statistikat e fundit tė qeverisė tregojnė se qė nga viti 1999, rastet e mbipeshės trupore tek fėmijėt nuk kanė shėnuar rritje. Shtrohet pyetja: A mund tė jetė ky fillimi i fundit tė rasteve tė mbi peshės trupore tek fėmijėt? Mbi pesha trupore nė Shtetet e Bashkuara ka qėnė nė rritje qė prej vitit 1960 kur vetėm 5 pėrqind e fėmijėve ishin mbipeshė. Nė vitin 1999, kjo shifėr u rrit nė 19 pėrqind, por tė dhėnat e fundit tregojnė se kėto shifra po shkojnė drejt rėnies. Shkencėtarė pranė qendrės pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve analizuan tė dhėnat nga 8 mijė fėmijė nė mbarė vendin qė morrėn pjesė nė njė anketė shėndetėsore.
Ekspertėt
Ekspertėt morrėn nė shqyrtim tė dhėnat nga viti 1999 deri mė 2006 dhe vunė re se gjatė kėsaj periudhe rastet e mbipeshės trupore tek fėmijėt nuk ishin shtuar. Kėto nivele nuk ishin rritur si tek djemtė edhe tek vajzat, megjithėse fėmjėt meksikano amerikanė e afrikano amerikanė vazhdojnė tė jenė me mbipeshė mė tė madhe nė krahasim me fėmijėt e racės sė bardhė. Ekspertėt shprehen tė kėnaqur nė pėrgjithėsi me tė dhėnat e studimit, duke thėnė se kėto janė rezultatet e pėrpjekjeve dhe masave tė mara nga sektori i shėndetit publik pėr tė luftuar mbipeshėn trupore tek fėmijėt duke hequr nga menutė e menzave tė shkollave artikujt ushqimorė qė shkaktojnė mbipeshė. Por gjithashtu ata theksojnė se mos shtimi i rasteve tė mbipeshės nuk do tė thotė pakėsim i tyre dhe nė kėtė drejtim mbetet ende shumė punė pėr t’u bėrė.
"Gazeta Albania"
Krijoni Kontakt