Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 104
  1. #61
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sėmundjet reumatike fillojnė vonė tė mjekohen


    Ekspertėt kanė njoftuar se personat me sėmundje reumatike zakonisht e fillojnė mjekimin shumė vonė, ndėrsa nganjėherė kjo ėshtė arsye e mos njohjes sė sėmundjes.

    Personat me ėnjtė tė dhimbshme tė njėrės ose disa nyjave, duhet ta vizitojnė reumatologun nė afat kohor prej gjashtė javėsh nga paraqitja e simptomave, ka rekomanduar kryesuesi i shoqatės gjermane tė reumatologėve nė Berlin, Edmund Edelmann.

    Po i njėjti rekomandim i kushtohet edhe atyre tė cilėt kanė nyje tė shtangura pėr sė paku gjysmė ore pas zgjimit nga gjumi nė mėngjes.

    Sipas rezultateve tė disa hulumtimeve tė fundit, vetėm 64% e pacientėve tė sėmurė nga artriti reumatoid mjekohen nė mėnyrė tė rregullt, ndėrsa pjesa tjetėr nuk i pėrcjellin rekomandimet mjekėsore dhe nuk e pėrdorin terapinė mė rregull.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #62
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Magneti largon depresionin

    Stimulimi i qelizave tė trurit me ndihmė tė impulseve tė shpejta magnetike nuk ėshtė veprim i rrezikshėm dhe do tė mund tė ishte njė ndihmesė e madhe nė luftėn kundėr depresionit, ėshtė pėrfundimi i njė hulumtimi tė ri i cili ėshtė publikuar nė SHBA.

    Studimi i ri do tė mund tė ishte me interes pėr 20 deri nė 40 pėr qind tė pacientėve, me tė cilėt nuk janė tė arritur rezultate tė kėnaqshme nė shėrimin me anė tė kombinimit tė anti-depresivėve dhe psikoterapisė, apo tek ata qė refuzojnė tė marrin ilaēe pėr tė shėruar kėtė sėmundje.

    "Ky hulumtim ėshtė dėshmi e re e efektshmėrisė tė stimulimit magnetik nė shėrimin e depresionit", vlerėson redaktori pėrgjegjės i revistės sė njohur, Biological Psychiatry, John Krystal, i cili ka publikuar artikullin pėr kėtė studim.

    Teknika e stimulimit magnetik pėrtej kafkės ka tė bėjė me stimulimin e mbėshtjellėsit tė trurit me njė bobinė magnetike, e cila vendoset nė skalpin e pacientit dhe krijon fushė magnetike.

    Edhe nė studimet e mėhershme ėshtė dėshmuar qė magnetet mund tė forcojnė aftėsitė mendore.

    Hulumtimi ėshtė kryer pėr nėntė javė rresht me 325 pacientė nė Kanada, Australi dhe Shtete tė Bashkuara tė Amerikės.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  3. #63
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Qumėshti i gjirit faktor kryesor pėr rritjen mendore tė fėmijėve

    Ėshtė ende njė mister pėrbėrėsi magjik por nuk ka asnjė dyshim se ushqyerja me qumėshtin e gjirit i bėn foshnjat mė inteligjentė

    Ėshtė ende njė mister pėrbėrėsi magjik por nuk ka asnjė dyshim se ushqyerja me qumėshtin e gjirit i bėn foshnjat mė inteligjentė. Konfirmimi vjen nga Arkiva e Psikiatrisė sė Pėrgjithshme nga Michael Kramer i Universitetit McGill dhe nė tė njėjtėn kohė edhe nga spitali Pediatrik i Montrealit. Qumėshti i nėnės u quajt si njė prekje e shenjtė pėr tė sapo lindurit, dhe jep njė efekt pozitiv edhe nė kohė tė gjatė nė shėndetin e fėmijėve. Sipas studiuesve pėr ta ėshtė ende mister pėrbėrėsi kryesor i qumėshtit tė gjirit qė jep efekte tė tilla. Ata mendojnė qė ėshtė njė tip i veēantė yndyre ose edhe njė faktor i ndryshėm qė ndihmon nė rritje qė nė qumėshtit e tjerė nuk gjendet. Nė tė njėjtėn kohė psikologėt mendojnė se ky ingredient sekret zhvillohet nė momentin qė nėna ushqen fėmijėn e saj.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  4. #64
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Inflamacioni i mishit tė dhėmbėve paralajmėrim pėr kancer

    Sėmundje e dhėmbėve ose inflamacionet e mishit tė dhėmbėve te duhanpirėsit dhe joduhanpirėsit, mund tė konsiderohen si paralajmėrim, ose tė tregojnė njė rrezik tė shtuar pėr mundėsinė e zhvillimit tė kancerit tė mushkėrive, veshkave, pankreasit ose gjakut.

    Shkencėtarėt anglezė, tė cilėt e kanė publikuar studimin e tyre nė revistėn mjekėsore, Lancet Oncology, mendojnė se dobėsimi i sistemit imun mund tė shkaktojė tė dy llojet e sėmundjeve, ndezjen e mishit tė dhėmbėve dhe zhvillimin e karcinomave.

    Pėr kėtė arsye shoqata e stomatologėve britanikė u ka rekomanduar pacientėve qė tė bėjnė kontrollime tė rregullta tė dhėmbėve tė tyre.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  5. #65
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shpėtim pėr duhanpirėsit- cigarja elektrike

    Duket si cigare, ka shijen e cigares, thithet nė tė njėjtėn mėnyrė, mirėpo nuk ėshtė cigare. Nuk pėrmban duhan, ndėrsa liron vetėm avull. Fjala ėshtė pėr mė tė renė e kompanisė japoneze, Gamucci, cigaren elektrike.

    Kjo cigare, duhanpirėsve u mundėson thithjen e avullit, i cili ėshtė identik me tymin dhe jep tė njėjtin stimulin tė cilin e ofron cigarja, mirėpo pa konsumuar pėrbėrėsit e dėmshėm.

    Me qėllim qė t’i ngjajė sa mė shumė, cigares sė vėrtetė, cigarja elektrike ka majėn e kuqe, e cila pas ndezjes digjet dhe “aktron” djegien e vėrtetė tė cigares.

    Kjo cigare e pazakontė ka dhomėzėn nė tė cilėt nikotina e lėngshme avullohet nė formė tė tymit tė duhanit.

    Kur duhanpirėsi e thith, njė bateri e vogėl e lėviz lėngun i cili pastaj ndryshon gjendjen agregate dhe shndėrrohet nė tym.

    Drejtuesit e kompanisė prodhuese tė kėsaj cigare pohojnė se cigarja e elektrike nuk e dėmton shėndetin pasi pėrmban vetėm nikotinė, ndėrsa ata shpresojnė se kjo cigare do tė mund tė pihet nė restorante dhe kafene, pavarėsisht ndalimit tė pirjes sė duhanit nėpėr vende publike.


    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  6. #66
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Gjysmė ore kundėr kancerit

    Njė studim i ri i realizuar nga instituti suedez, Karolinska, ka treguar se vetėm gjysmė ore nė ditė ushtrime u nevojiten meshkujve pėr ta zvogėluar rrezikun e vdekjes nga kanceri.

    Tanimė dihet se mėnyra e shėndetshme jetėsore, e cila pėrfshin ushtrimet e rregullta, ndihmon nė parandalimin e sė paku gjysmės sė tė gjitha formave tė kancerit.

    Hulumtimi i ri jep fakte konkrete tė cilat tregojnė se meshkujt tė cilėt ushtrojnė nė mėnyrė tė rregullt, kanė mundėsinė mė tė vogėl pėr tė vdekur nga kanceri, por edhe nėse e fitojnė sėmundjen, mbijetesa te ata ėshtė mė e gjatė.

    Ekspertėt kanė analizuar 40.700 meshkuj dhe kanė zbuluar se gjysmė ore ecje ose ngasje tė biēikletės nė ditė, e rrit mbijetesėn nga kanceri pėr 33%.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  7. #67
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Beta-karoteni mbron nga "djegia"

    Njė studim i ri ka treguar se preparatet me beta-karotene mbrojnė nga djegia prej rrezeve tė diellit edhe atė aq mė gjatė, sa mė i gjatė tė jetė veprimi i preparatit.

    Mekanizmi i saktė i veprimit nuk ėshtė i njohur, mirėpo supozohet se pėr efektin mbrojtės tė tyre ėshtė pėrgjegjėse vetia antioksidante e beta-karoteneve.

    Autorėt e kėtij studimi njoftojnė se ėshtė e nevojshme tė merren sė paku dhjetė javė kėto preparate, me qėllim qė tė plotėsohet efekti mbrojtės. Megjithatė efekti i tyre nė asnjė mėnyrė nuk mund t’i zėvendėsojė kremrat e rrezitjes.


    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  8. #68
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    A e dini se pėrtypja e camcakėzit pas operacionit ndihmon tė shėroheni mė shpejt?

    Doktoret jane shprehur pas nje kerkimi, se camcakezi ndihmon pacientet qe te sherohen me shpejt nga nje operacion ne aparatin tretes.

    Njerezit te cilet kane pasur nderhyrje kirurgjikale ne aparatin tretes, mund te shkojne ne shtepi pas dy ditesh, nese ata perdorin embelsine e camcakezit.

    Nese pacienti pertyp camcakez per 30 minuta ne mengjes, dreke dhe darke, pertypja e camcakezit cliron hormonet gastrite. Ne kete menyre aparati tretes do ti stimuloje pacientit qe te sherohet dhe te filloje procesin e ngrenies normalisht.

    Infermierja Harriet Wright ka studiuar per 6 muaj 67 paciente ne Dorset Country Hospital ne Dorchester thuhet ne "The Sun".

    "Pacientet te cilet marrin nje kujdes normal shkojne ne shtepi pas 4- ditesh pas nderhyrjes kirurgjikale. Por ata qe pertypin camcakez shkojne ne shtepi 1 apo nje dit e gjysme me shpejt. Camcakezi i ben me mire pacientet dhe shkojne me shpejt ne shtepine e tyre", thote ajo.

    "Ne u rekomandojme tani atyre qe pas nderhyrjes kirurgjikale ne aparatin tretes te perdorin camcakez per tu sheruar me shpejt. Fatmiresisht, kjo do te behet praktik tani", shton Wright


    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  9. #69
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Virusi papilloma dhe kanceri; Kordoni umbilikal me vlera shėruese,

    Qėndra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve rekomandon vaksinimin kundėr kancerit nė vezore pėr vajzat e gratė nga mosha 9 deri 26 vjeē. Por kėto rekomandime mund tė pėrfshijnė edhe mosha tė tjera nė tė ardhmen ndėrsa virusi qė shkakton kancerin nė vezore, virusi papilloma ose HVP, duket se ka lidhje me lloje tė tjera kanceri si tek burrat edhe tek gratė.

    Nė studimin e botuar kohėt nė revistėn mjekėsore tė Nju Englandit thuhet se pacientėt qė kishin pėrjetuar infeksione nė gojė me virusin papilloma ishin 32 herė mė nė rrezik pėr t’u prekur nga kanceri i laringut.

    Tek burrat, virusi papilloma lidhet me kancerin nė organet gjenitale. Kjo i ka bėrė eksertėt tė ngrenė pyetjen nėse vaksina kundėr papillomes duhet tė pėrfshijė edhe djemtė njėsoj si vajzat.

    Para pak ditėsh, gjatė njė konference mjekėsore ndėrkombėtare, shkencėtarėt pranė universitetit tė Kentakit shpallėn rezultatet paraprake tė njė studimi qė e lidhin virusin papilloma edhe me kancerin nė mushkėri. Shkencėtarėt ende nuk e kanė tė qartė se nė ēfarė mėnyre virusi papilloma lidhet apo nxit gjithė kėto lloj kanceresh, por ekziston mendimi se viruset ndėrhyjnė apo prekin funksionimin e ADN-sė duke shkaktuar rritjen jo normale tė qelizave.

    Gjaku i kordonit umbilikal me veti shėruese

    Shkencėtarėt thonė se gjaku i kordonit umbilikal qė lidh nėnėn me fėmijėn para lindjes, pėrmban qeliza embrionale qė mund tė pėrdoren pėr trajtimin e dhjetra sėmundjeve, pėrfshi leukeminė. Por kordonėt e lindjes shpesh nuk trajtohen si organe me vlera transplantimi dhe prandaj gjaku i tyre nuk konservohet. Megjithatė, shumė amerikanė u paguajnė firmave private mijėra dollarė pėr konservimin e gjakut tė kordonėve tė fėmijėve tė tyre tė porsalindur, pėr transplantim tė mundshėm nėse fėmija ka nevojė mė vonė nė jetė. Shkencėtarėt thonė se gjaku i kordonit tė lindjes sė njė personi pėrmban tė njėjtat ndryshime gjenetike qė lidhen me sėmundjen e tij.

    Fosamaks mund tė ndikojė ne ritmin e rrahjeve tė zemrės

    Fosamax ėshtė ilaēi mė i pėrhapur kundėr sėmundjes sė osteoporosės. Vetėm vitin e kaluar nga shitja e fosamaksit u pėrftuan rreth 3 miliardė dollarė.

    Fosamax ngadalėson dobėsimin e kockave dhe ėshtė provuar si pakėsues i rasteve tė frakturave tek njerėzit qė vuajnė nga osteoporosa.

    Por njė studim nga specialistė pranė universitetit Uashington lė tė kuptohet se pėrdorimi i fosamaksit mund tė ndikojė negativisht nė rrahjet e zemrės, gjė qė shihet si njė efekt i rėndė anėsor.

    Shkencėtarėt morrėn nė shqyrtim 700 gra qė vuanin nga atrial fibrilation, apo shrregullim i rrahjeve tė zemrės dhe i krahasuan tė dhėnat e tyre me tė 900 grave tė tjera qė nuk kishin ndonjė problem nė zemėr. Rezultatet treguan se gratė qė kishin marrė fosamax ishin thuajse dy herė mė shumė nė rrezik tė prekeshin nga shrregullime tė rrahjes sė zemrės.

    Ekspertėt thonė studime tė tjera nevojiten pėr tė vėrtetuar kėto rezultate, por ata shtojnė se edhe nė se provohen si tė vėrteta, pėrfitimet e pacientėve me osteoporozė nga fosamaxi janė mė tė shumta sesa rreziku i mundshėm pėr t’u prekur nga aritmia e zemrės. Por mjekėt gjithashtu thonė se gratė qė janė nė rrezik tė madh pėr t’u prekur nga aritmia dhe qė kanė kocka tė holla, ose ato me diabet ose probleme nė zemėr, ndoshta duhet tė kėshillohen me mjekun e tyre rreth trajtimeve alternative pėr osteoporosėn.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  10. #70
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    A ndihmojnė kremrat pėr diell?

    Disa mjekė dhe shkencėtarė kanė filluar tė mendojnė se kremrat pėr diell mund tė kenė ndikim tė dėmshėm, pasi qė i inkurajojnė njerėzit qė tė qėndrojnė nė diell pėr njė kohė mė tė gjatė.

    Ata mendojnė se kremrat pėr rrezitje tė cilėt pengojnė djegien nga dielli, ndoshta nuk ofrojnė edhe aq siguri pėr ta mbrojtur lėkurėn nga kanceri. Mirėpo, nė asnjė mėnyrė nuk preferojnė tė dilet nė diell pa njė krem mbrojtės.

    Shumica e njerėzve nuk vendosin sa duhet krem dhe nuk e bėjnė atė secilėn herė qė dalin nė diell. Pėrveē kėsaj, kremrat edhe fshihen lehtė. Pavarėsisht se prodhuesit premtojnė se ato janė tė qėndrueshėm ndaj ujit, ato shumė lehtė mund tė hiqen pas larjes ose gjatė fshirjes me peshqir.

    Pėr tė pasur njė siguri mė tė madhe, duhet qė kremrat tė aplikohen sė paku ēdo dy orė, ndėrsa edhe mė shpesh nėse laheni, fshiheni apo djersiteni.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  11. #71
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Qumėshti natyror ėshtė mė i mirė

    Shkencėtarėt britanikė kanė zbuluar se qumėshti i lopėve, tė cilat rriten nė fermat organike, ėshtė mė i shėndetshėm.

    Njė grup studiuesish nga Universiteti i Newcastlet kanė zbuluar se lopėt tė cilat kullotin kullosėn e freskėt dhe tėrfilin, japin qumėshtin me kualitete mė tė mira, i cili pėrmban mė shumė acide yndyrore tė nevojshme, antioksidantė dhe vitamina, nė krahasim me lopėt tė cilat ruhen nė fermat konvencionale.

    Hulumtimet kanė treguar se nė qumėshtin e lopėve tė cilat kullotin jashtė, gjendet i pranishėm njė acid shumė i nevojshėm yndyror, acidi linolinik (CLA9) me pėrqendrim prej 60%.

    Sipas kėtij studimi tė botuar nė revistėn, Journal of Science of Food and Agriculture, tregohet se lopėt tė cilat kullotin tė lira dhe ushqehen kryesisht me silazh, gjė qė ndodh nė fermat organike, ėshtė arsyeja kryesore pėr dallimin nė pėrbėrjen e qumėshtit nė krahasim me qumėshtin e zakonshėm tė cilin e blejmė nė treg.

    "Skepter"
    "Carpe Diem"

  12. #72
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa e rėndėsishme ėshtė tė hash mėngjes?

    Njė studim anglez reflekton pėr konsumin e vaktit tė parė tė ditės ose pėr sa i pėrket efektet e mos konsumimit tė vaktit tė mengjesit. “Mind the gap” ky ėshtė titulli i hetimit qė flet pėr efektet negative tė mosngrėnies sė mengjesit dhe pėr pasojat e tij tė dėmshme.

    Tė mos hash vaktin e mėngjesit duke ngrėnė gjatė ditės nė mėnyrė jokorrekte, krijon njė deficit nė organizėm, njė vrimė nė ekulibrin e tė ushqyerit. Kujdes, sepse ndjesia e tė qenit bosh krijon pasoja negative nė organizėm. Ndėrsa ngrėnia nė shtėpi e qumėshtit, pirjae kafes ose kos frutash e shoqėruar me fruta ose bukė tė ndihmon ta nisėsh mirė ditėn. Kėshtu ka komentuar profesori Roberto Ostuzzi, presidenti i ANSISA dhe Pėrgjegjėsi i Qendrės sė Shqetėsimeve tė tė Ushqyerit nė Itali. Ngrėnia e drithėrave mund tė konsideorhet korrekte nga pikėpamja e tė ushqyerit. Pasi pėrmbajnė karbohidrate dhe fibra duke pėrmbajtur nė tė njėjtėn kohė vitamina B6, B12 etj.

    Ndėrsa njė studim australian ka vėrejtur se adoleshentėt qė hanė mirė nė mėngjes kanė mė pak tė ngjarė tė jenė depresivė, tė kenė ankth apo tension. Ndėrsa studime tė tjera kanė deklaruar se adoleshentėt qė nuk hanė mėngjes janė mė tė pėrqėndruar dhe mė tė shqetėsuar pėr peshėn e tyre, janė mė shumė nė ankth dhe peshojnė mė shumė. Bėhet fjalė edhe pėr vajza qė shpesh kanė shqetėsime nė tė ngrėnė.

    “Por jo vetėm kaq- shton Ostuzzi- tė hash mėngjes me familjen pakėson rrezikun e sjelljeve problematike dhe favorizon harmoninė dhe ul tensionin nė familje. Pėr tė arritur kėtė ėshtė e nevojshme t’i kushtosh vaktit tė parė tė ditės kohėne duhur, tė paktėn 10 minuta. Kėto janė objektivat e projektit “Mė parė mėngjesi! 10 minuta duke ngrėnė nė mėnyrė tė shėndetshme” e promovuar nga Kellogg’s. ekspertėt e ushqimit u mėsojnė familjeve tė ftuara nė kėtė takim qė tė hanė sėbashku pėr 10 minuta duke ngrėnė nė mėnyrė tė shėndetshme.


    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  13. #73
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Parandalimi i osteporozės qė nė fėmijėri

    Shumė herėt ėshtė thėnė se fėmijėt duhet tė pinė qumėsht pėr eshtra dhe dhėmbė tė shėndoshė. Mirėpo, njė studim i ri ka treguar edhe njė pėrparėsi shkencore: pirja e qumėshtit nė fėmijėri zvogėlon rrezikun pėr osteoporozė nė jetėn e mėvonshme.

    Shkencėtarėt kanė pėrcjellė shprehitė ushqyese tė 12.500 femrave jo shtatzėna. Pas shtatzėnisė sė njė numri prej tyre ( rreth 3.000), ka vazhduar pėrcjellja e statusit ushqyes sė tyre dhe fėmijėve tė tyre, pas lindjes.

    Rezultatet kanė treguar se fėmijėt tė cilėt kanė konsumuar mė sė shumti qumėsht gjatė fėmijėrisė i kanė pasur eshtrat mė tė dendur, pėr kėtė arsye shkencėtarėt mendojnė se kėta fėmijė janė mė pak tė rrezikuar qė nė moshėn madhore tė zhvillojnė sėmundjen e eshtrave, tė njohur si osteoporozė.

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  14. #74
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Detergjentėt biologjikė nuk shkaktojnė alergji

    Pluhurat biologjikė pėr pastrimin e teshave nuk i pėrkeqėsojnė ekzemat, kanė shpjeguar mjekėt.

    Shkencėtarėt britanikė kanė vėrtetuar se ėshtė gabim botėkuptimi se detergjentėt tė cilėt nxisin rritjen e enzimave janė tė dėmshėm pėr lėkurėn.

    Ata i kanė kėshilluar mjekėt tė mos pėrqendrohen nė detergjentėt e teshave si nxitės tė mundshėm tė ekzemave, ekzantemave dhe kruarjes, porse tė kėrkojnė shkaktarė tjerė tė kėtyre ndryshimeve nė lėkurė, pasi qė ekzistojnė fakte bindėse tė cilat tregojnė se pluhurat biologjikė tė larjes sė teshave nuk i pėrkeqėsojnė sėmundjet e lėkurės.

    Studimi i ri ka vėrtetuar sigurinė e pėrdorimit tė detergjenteve biologjikė, duke treguar se ato nuk janė dėmtues tė lėkurės dhe nuk shkaktojnė alergji.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  15. #75
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lidhja gjenetike e skizofrenisė

    Janė zbuluar gjenet tė cilat kanė lidhshmėri me rrezikun mė tė madh tė zhvillimit tė ērregullimeve psikiatrike, siē ėshtė skizofrenia, ērregullimet bipolare dhe depresioni.

    Studimi i ri, i cili ėshtė realizuar nė njėrin nga fakultetet mė tė njohura tė mjekėsisė nė botė, nė Harvard, ka dhėnė njė kuptim tė ri pėr mėnyrėn se si ndikojnė gjenet nė aspektet e ndryshme tė vėmendjes, kujtesės dhe percepcioneve.

    Shkencėtarėt nga Universiteti i Harvardit kanė zbuluar se “gjurmėt” e skizofrenisė mė tė shpeshta nė disa familje.

    Nė kėtė mėnyrė, disa nga kėto “gjurmė” janė vėrejtur te 37% e personave tė cilat nuk kanė manifestime klinike tė sėmundjes, ndėrsa kanė lidhshmėri familjare me personat e sėmurė nga skizofrenia.

    Ky zbulim i gjeneve tė cilėt janė tė pranishėm te familjarėt e shėndoshė dhe tė sėmurė, tregon mundėsinė e trashėgimit gjenetik tė ērregullimeve skizofrenike, ndėrsa ky studim ėshtė vetėm hapi i parė nė kuptimin e kėtyre gjeneve.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  16. #76
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Alkooli shkakton edhe pankreasin

    Studimet e fundit qė janė bėrė, shpjegojnė se shkaku kryesor qė ēon nė shfaqjen e pankreatiteve ėshtė abuzimi me alkool.

    Alkooli bėhet shkak me tepėr nė format kronike (gati nė 70 pėr qind tė rasteve), por mund tė ndikojė dhe nė shpėrthimin e njė ataku tė pankreatitit akut.

    Nuk njihet ende se si ėshtė mekanizmi veprues: dėmi i shkaktuar nga alkooli shpesh mund tė qėndrojė i fshehur pėr shumė vjet dhe mė pas tė shfaqet papritur me kriza.

    Ky ves, i cili ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh, duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, dėmton shumė rėndė edhe pankreasin. Sasia e rrezikshme e alkoolit ėshtė ajo prej 20-40 gr alkooli etilik, alkooli qė pėrmban pije dehėse. Ndėrsa pėrdorimi 100-150 gr alkool nė ditė ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.

    Nga ana tjetėr, ėshtė vėrtetuar edhe shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjten sasi alkooli tė konsumuar. Ėshtė vėrtetuar se konsumimi i 2 litrave birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet, jep nė mėnyrė tė sigurt dėmtime tė pankreasit

    "Spekter"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  17. #77
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vrapimi ose ēiklizmi mund ta shtyjnė plakjen pėr 12 vite

    Shkencėtarėt kanė njoftuar se ushtrimet e rregullta aerobike mund ta ngadalėsojnė orėn biologjike dhe ta vonojnė plakjen pėr 12 vite.

    Duke mbajtur formėn me anė tė vrapimit ose ngasjes sė biēikletės nė moshėn e mesme dhe mė tutje, ngadalėson dhe madje pengon plotėsisht dėmtimin e fuqisė muskulore, dhe nė kėtė mėnyrė ruhet baraspesha dhe koordinimi nė jetėn e mėtutjeshme.

    Pa ushtrime tė rregullta, fuqia maksimale aerobike te meshkujt bie pėrgjysmė ndėrmjet moshės 20 dhe 60 vjeēare. Ndėrsa femrat fillojnė ta humbin pėrshtatjen nga mosha 35 vjeēare, ndėrsa fuqia aerobike po ashtu ndahet pėrgjysmė deri nė moshėn 60 vjeēare.

    Pėr kėtė arsye, ushtrimet tė cilat e forcojnė zemrėn dhe mushkėritė, janė tė nevojshme pėr ta kompensuar “goditjen” tė cilėn e jep mosha, si pasojė e sė cilės kapaciteti i organizmit pėr pėrdorimin e oksigjenit dhe krijimin e energjisė bie vazhdimisht me kalimin e viteve .

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  18. #78
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Inflamacioni i mishit tė dhėmbėve paralajmėrim pėr kancer

    Sėmundje e dhėmbėve ose inflamacionet e mishit tė dhėmbėve te duhanpirėsit dhe joduhanpirėsit, mund tė konsiderohen si paralajmėrim, ose tė tregojnė njė rrezik tė shtuar pėr mundėsinė e zhvillimit tė kancerit tė mushkėrive, veshkave, pankreasit ose gjakut.

    Shkencėtarėt anglezė, tė cilėt e kanė publikuar studimin e tyre nė revistėn mjekėsore, Lancet Oncology, mendojnė se dobėsimi i sistemit imun mund tė shkaktojė tė dy llojet e sėmundjeve, ndezjen e mishit tė dhėmbėve dhe zhvillimin e karcinomave.

    Pėr kėtė arsye shoqata e stomatologėve britanikė u ka rekomanduar pacientėve qė tė bėjnė kontrollime tė rregullta tė dhėmbėve tė tyre.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  19. #79
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Suksesi mė i fundit nė luftėn kundėr kancerit tė gjirit --


    Ilaēi quhet Herceptin. Dhe ka filluar tė pėrdoret pėr tė kuruar fazat e avancuara tė kancerit. Nė studimet e pasqyruara nė numrin e fundit tė revistės sė mjekėsisė sė New Englandit, pėr gratė qė vuajnė nga formė e hershme, agresive e kancerit tė gjirit, tė cilėve iu dha Herceptin njėkohėsisht me kemioterapinė, pėrqindja e rikthimit tė kancerit ra me 50 pėr qind. Doktorėt po i cilėsojnė rezultatet tė jashtėzakonshme.
    Kjo kurė e re ėshtė arritja mė entuziazmuese qė prej mė shumė se njė dekade, sipas mjekes Susan Troyanit nė Spitalin Beth Israel Deaconess nė Boston.
    “Tė gjithė mbetėm tė befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim qė tė kishte efekte pozitive shtesė, duke e bashkuar kėtė kurė me kimioterapinė, por nuk prisnim njė efekt kaq tė madh”.
    Mjekja Edith Perez e klinikės Mayo, ėshtė bashkėautore e artikullit nė Revistėn Mjekėsore tė New Englandit. Ajo thotė se Herceptina godet vetėm qelizat e sėmura tė njė formė veēanėrisht vdekjeprurėse tė kancerit tė gjirit.
    “Herceptina godet vetėm qelizat kanceroze ndaj tė cilave duhet tė veprojė dhe ne prej vitesh kemi pritur njė gjė tė tillė”.
    Herceptima, qė shihet kėtu me ngjyrė tė verdhė, kapet pas njė proteine tė rėndėsishme nė tumoret agresive, duke bllokuar shumėziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtėsi.
    Pėr 25 milionė gratė qė diagnostikohen me kėtė lloj kanceri ēdo vit nė gjithė botėn, ky ėshtė njė lajm i tepėr pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetėsh me njė formė agresive tė kancerit tė gjirit.
    “Mė kishin dhėnė shumė pak shpresė, mė pak se 30 pėr qind shans pėr tė jetuar edhe pesė vjet tė tjera. Nuk do tė kisha mundėsinė tė shihja rritjen e vajzės sime. Mė thanė se shansi im i vetėm pėr tė mbijetuar ishte Herceptina”.
    Studiuesit thonė se njė analizė laboratorike mund tė identifikojė se cilėt pacientė mund tė reagojnė pozitivisht ndaj Herceptinės. Njė pėrqindje e vogėl grash nė kėtė studim patėn njė dobėsim tė muskulit tė zemrės. Por doktorėt thonė se efektet pozitive tė Herceptinės, janė shumė mė tė rėndėsishme se rreziqet.

    "Shendeti"
    "Carpe Diem"

  20. #80
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mikroskop i ri pėr operacionet nė tru --


    Njė aparaturė e re i ėshtė shtuar Neokirurgjisė. Aparati i mikroskopit “Pentro”, qė ka kushtuar 40 mijė euro, do tė bėjė tė mundur qė tė gjitha operacionet nė tru, palcė kurrizore dhe by-passet nė tė gjitha ndėrhyrjet. Mikroskopi bėn tė mundur zmadhimin deri nė 25 herė mė shumė tė vendit ku do tė kryhet operacioni. Sipas shefit tė Neokirurgjisė, Mentor Petrela, “nė ndėrhyrjet kirurgjikale toleranca ėshtė zero, prandaj duhet tė pėrcaktohet nė mėnyrė tepėr tė saktė vendi dhe pozicioni sesi do tė bėhet operacioni”. Mikroskopi “Pentra” ėshtė prodhim i vitit 2005 dhe me tė punojnė tė gjitha spitalet mė tė mira nė Europė dhe Amerikė. Por, megjithatė, nė vendin tonė ai do tė jetė njė aparaturė unikale. Sipas mjekėve specialistė, kjo aparaturė lejon, veē tė tjerash, edhe pėrcaktimin e imazheve nė njė tjetėr qendėr shėndetėsore. Numri i personave, tė cilėt kryejnė ndėehyrje nė tru, ėshtė gjithmonė nė rritje. Nėse nė vitin 1990 numri i operacioneve shkonte deri nė 250 ndėrhyrje nė vit, kohėt e fundit ai ka shkuar deri nė 1100 tė tilla. Aparati i mikroskopit ėshtė blerė me fondet e shtetit shqiptar, pas njė kėrkese tė vazhdueshme, qė vetė mjekėt neurokirurgė i kanė bėrė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Falė kėsaj aparature rezultatet e operacioneve do tė jenė mė mira dhe numri i vdekjeve mė tė ulta. Teknologjia e kėtij mikroskopi ėshtė shumė e lartė, ai bėn tė mundur ndrajen e njė fije floku nė 100 pjesė. Kjo tregon se nuk do tė ketė mė asnjė pėrqindje gabueshmėrie.


    "Shendeti"
    "Carpe Diem"

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •