Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344

    Maqedoni: Librat e historisë portretizojnë shqiptarët si të ardhur

    Sipas librit ‘Gjeografia’ nga i cili mësojnë nxënësesit e shkollave të mesme që nga viti 2003, vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë.

    Zbulohet edhe një skandal në përmbajtjen e teksteve shkollore në Maqedoni. Në shenjestër të autorëve maqedonas edhe një herë shqiptarët. Sipas librit ‘Gjeografia’ nga i cili mësojnë nxënësesit e shkollave të mesme që nga viti 2003, vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë. Më tej autorët në këtë libër kanë shkruar se shqiptarët e Maqedonisë që e llogarisin vetveten si autokton, kryesisht janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre, shkruhet në libër, ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze.
    Këto fyerje të autorëve maqedonas, Partia Demokratike Shqiptare, i quan shoviniste.
    Nga ana tjetër, zv/kryeministri shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, Abdilhaqim Ademi, premton se të gjitha keto gabime do të korrigjohen deri në shtatorë.
    Ky skandal pason pas atij që u evidentua ditë më parë në librin ‘Shoqëria’, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Për skandalet e shumta që kanë përfshirë Ministrinë e Arsimit, doreheqjen e drejtuesit të këtij dikasteri e kanë kërkuar disa parti të opozitës dhe sektori civil shqiptarë.

    Top/news.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e TiaraT
    Anëtarësuar
    26-07-2010
    Postime
    56
    Nuk e kishin verejtur kete mesimdhenesit prej vitit 2003?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    sllavomaqedonasit dote veprojn deri sa te jen ne gjum shqiptaret
    sgjohuni o shqiptar mos fleni se me von dote jet shum veshtire per ju

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    jo be .maqedoni spo e din se a nat eshte a dit e ka hup pisken. pershendetje

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Gjersa isha un ne shkoll fillore e te mesme , ne libra me duket skishte me shum se 3 mesime per shqiptaret.
    Por arsimtaret e profesoret , na jepnin shenime per historin shqiptare , duke thyer planprogramin shteteror te arsimit. Ne ditar shkruanin se sot do te mesohet Historia e Maqedonasve gjat shekullit te XV , ndersa ne te vertet na ligjeronin per historin e shqiptarve.

    Ne libra shkruante se Maqedonasit jan ngritur ne filan kryengritjen me mijra kryengrites , ndersa profesoret talleshin dhe na e spjegonin versionin e tyre.

    Ja kjo esht arsyja se pse sesht reagu ndaj ketyre ofendimeve edhe pse libri paska ekzistu prej 2003-es.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po rendesi ka qe libri ekziston

    mbas 50 vjetesh thone keshtu ishte ne libra ne 2003


    po ne cdo gje e marrim lehte


    provo ta shkruash nje shpifje per maqedonisit

    o shoku shih se cte bejne

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Sipas librit ‘Gjeografia’ nga i cili mësojnë nxënësesit e shkollave të mesme që nga viti 2003, vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë.

    Zbulohet edhe një skandal në përmbajtjen e teksteve shkollore në Maqedoni. Në shenjestër të autorëve maqedonas edhe një herë shqiptarët. Sipas librit ‘Gjeografia’ nga i cili mësojnë nxënësesit e shkollave të mesme që nga viti 2003, vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë. Më tej autorët në këtë libër kanë shkruar se shqiptarët e Maqedonisë që e llogarisin vetveten si autokton, kryesisht janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre, shkruhet në libër, ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze.
    Këto fyerje të autorëve maqedonas, Partia Demokratike Shqiptare, i quan shoviniste.
    Nga ana tjetër, zv/kryeministri shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, Abdilhaqim Ademi, premton se të gjitha keto gabime do të korrigjohen deri në shtatorë.
    Ky skandal pason pas atij që u evidentua ditë më parë në librin ‘Shoqëria’, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Për skandalet e shumta që kanë përfshirë Ministrinë e Arsimit, doreheqjen e drejtuesit të këtij dikasteri e kanë kërkuar disa parti të opozitës dhe sektori civil shqiptarë.

    Top/news.
    Kur u jepet gjimnazisteve ne Shqiperi si lende mesimore,qe te ardhur jemi ne trojet tona..e c'far pret nga mekedonacit?
    PS: apo e kane anulluar ne Shqiperi se nuk e di!
    Ngaqe ka qene nje teme ne forum,prandaj.
    lg

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    mir tu behet vet e kan fajin, duhet te kishin vazhduar luften ne 2000, e jo te genjeheshin nga marreveshja e ohrit
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    bugaret ua moren fis e tok maqianve
    nji dit bugaret do ti thon botes ne jemi shiptarella
    bugaret jon te bullgarios.
    ne shqiptaret do behemi anadollak te perendimit.
    Ne u faroft fisi i Arberis nuk farohet i Osmanlis.
    More bugar ardhmja jote nuk ka per te shkelqy deri sa te jetojn niprit e Sulltan Pajazitit. per ju do vin dite te kqija ashtu sikur edhe per partit shqiptare te Ilirides.

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Cdo muaj e bejne ndonje gabim te 'pa qellimshem'.

    Tani eshte rradhe per ne qe te bejme nje gabim te 'pa qellimshem'.

    Ta djegim Akademine e Shkencave te Maqedonise.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    bullgaret e maqedonise e kane shum mire deri sa shqipet flene palle ( rehat ) me b-ythen ne uje ,me nanurisjet e ish spiuneve te udb-se ,sot si politikane .


    Me kujtohet nje rast nder shum e shum raste te tjera te ketyre bullgareve e vlleheve te ilirides ,se si vepronin kunder nesh .


    Ishte viti 1986 , pra pese vite pas demostratave qe i thyen qafen serbosllavise.

    Jepsha lenden e Biologjise dhe Kimise dhe per shkak se nuk me plotesoheshin oret e mesimit, jepja gjithashtu edhe BAT-in dhe nja tre ore Amiviseri .

    Ishte fundi i muajit Maj te vitit 1986 ,dhe erdhen inspektoret e arsimit te republikes se maqedonise -se atehershme .


    Inspektor i Kimise dhe Biologjise ishte nje fare idioti dhe shoveni bullgar e quanin krume - mbiemri nuk me kujtohet .

    Ne ate shkolle ,ne paralelet Shqiptare kishim shum pak nxenes .klasa me me shum nxenes ate kohe ishte klasa e peste me gjithsejt 12 nxenes. E klasa e tjeter ne rend me me shum nxenes ,vinte klasa ime me 6 nxenes krejt dhe dy klase te tjera me nga kater nxenes .

    Me aq pak nxenes kishe qejf edhe te punosh .
    I binte qe cdo nxenes ta pyesish nga pese e gjate here mrenda ores se mesimit .
    Mandej per lenden e kimise e perdorja Laboratorin per cdo ore ,per Biologjine gjithashtu kabinetin per cdo ore .

    Nxenesit kenaqeshin me punen eksperimentale ne kimi e demonstrative e aplikuese ne biologji .
    Me suksein e tyre ,isha tejet i kenaqur .


    Tani. Pasi me asistoi ky fare inspektori shovenist ne dy ore biologjie dhe dy ore kime ,nuk me erdhi me ne asnje ore ,erdhe perse ndejten ate kohe tre jave resht ne shkolle .

    Kur erdhi koha per te nenshkruar protokolin e inspektimit , kur e lexoj aty kishte shkruar ky shovini keshtu >

    Arsimtari Sh . M. eshte shum i sukseshem ne lendet qe jep >- Biologji dhe Kimi .
    Por , mendoj se suksesi ka te ben per shkak te numrit te vogel te nxenesve .


    U idherova pa mase dhe i thashe >
    ndegjo krume ,e para - ti nuk je predikus por inspektor . E dyta , kur spjegoj une pak rendesi ka ,se sa nxenes jane ne klase e njeta vlen edhe ne perseritje .
    E ai filloi , e din ,keshtu ashtu e filloi mandej gjeja me perkedhelje ,e une i presi shkurt e shqip >

    procesverbalin nuk ta nenshkruaj deri sa ti hjekish keto budallakinat tua nga aty dhe dali e skoj - nisi per ne shtepi .

    Kur shkoj neser ne shkolle ,me mvjen afer ky skuthi - insoektori - krumja dhe me thote >

    E din cka sholu Sh. , une kam nj verejtje tjeter per sa i takon Kimise dhe Biologjise .

    I them ne lidhje me cka /

    Perse librat e biologjise dhe kimise nuk e kane fotografine e titos .

    Ia kthej me te tallur te ndyre >

    ehaaa ,une mendova se cfare verejtje do kesh , dhe i them ,ti paske probleme me trurin o krume .Me mire dil ne pension si i pafte se te flasish kesi muhalife .

    Dhe vazdoj > E para librin nuk e kam shtypur-botuar une ,por enti i teksteve shkollore ne Shkup `` posvetno dello `` .
    Libri ka autoret , ka recenzoret, ka ilustruesit e keshtu me radhe cka i nevoiten .

    Atje shko e ankohu ,ne prosvetno dollo te shkupit ,mua mos ma caj b-ythen me kesi butallaki .


    Dhe tjetra i them , mos haro se tito nuk ka qenur shkencetar me pasur suratin ne librat e shkences . Por ai ka qenur nje metalurg, dhe ne librin e BAT-it , aty do ia gjen suratin ne e hap ndonje liber te tille,nese te ka mare malli per te .


    Si perfundim ,e deyrova qe ti heqen budallakite nga proces verbali ,dhe hasiren boshe qe ishte ia futa nje `` x `` te madhe ne menyre qe te mos e mbushen mandej siq deshiron ai .
    Mu ankua perse e bera `` x`` -in ne proces verbal . Ia kthej kjo eshte menyra ime me iu pre bishtin cubave qe duan te tregohen te mencur .


    Pra me nje fjale ,ne gjithmon kemi pasur ,por edhe do kemi probleme me keta idiote bullgare e te pa indetitet .




    P.S .


    Per M. S. ,nese hyn ne kete forum .

    Mume , kam dashur me te shkruar e me te uruar Ramazanin ,por kam pasur nje avari ne kompjuter dhe nuk e kam E-Meil-in tend me .

    Lajmerohu me E-Meil te lutem .

  12. #12

    Autorë shqiptar në libra antishqiptar

    SHKUP- Largimi nga përdorimi i një dhe dy teksteve shkollore, në të cilat thuhen njëmijë të pavërteta për shqiptarët, është e pamundur ta çrrënjosë tezat shovene të instaluara tanimë në çdo libër shkollor ku është shkruar historia dhe gjeografia e shqiptarëve. Në tekstet shkollore, përveç se minimizohet pesha e shqiptarëve, e matur më njësi mësimore, shtrembërohen rëndë edhe të vërtetat historike. Përveç origjinës së tyre "rome", "turke" apo "çerkeze", historia e shqiptarëve nuk ka mbetur pa u përbaltur as me tezën e ardhacakëve. Një libër i këtillë, me teza serbe se gjoja shqiptarët kanë ardhur në Kosovë dhe Maqedoni pas luftërave austro-turke dhe se qenkan vendosur këtu falë disa privilegjeve, që gjoja shqiptarët paskan pasur në kohën e Perandorisë Osmane, fatkeqësisht i gjen nëpër libra dedikuar nxënësve të Maqedonisë. Me teza të këtilla skandaloze është i mbushur edhe libri "Historia" për klasat e VI. Në këtë tekst shkollor, i cili mban firmën edhe të doc.dr. Nebi Dervishit, thuhet se në fund të shekullit XVII dhe fillim të shekullit XVII, shqiptarët i paskan ndryshuar Maqedonisë përbërjen etnike, duke ardhur nga pjesët veriore të Shqipërisë.

    Lojalë të pushtetit osman
    "Pas kryengritjes së Karposhit nisi vendosja masive e shqiptarëve nga Shqipëria në pjesët veriperëndimore të Maqedonisë. Kjo shkaktoi ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të Maqedonisë veriore dhe perëndimore...", shkruhet në faqen 118 të "Historisë" për klasën VI, në njësinë mësimore "Maqedonia pas kryengritjes së Karposhit (shekulli XVII-XVIII)". I kontaktuar të hënën nga gazeta KOHA, bashkautori i këtij libri, historiani Nebi Dervishi, shmangu të jep çfarëdolloj prononcimi për skandalet me këtë libër të historisë. Fillimisht tha se ishte i zënë me provimet e studentëve, prandaj kërkoi ta kontaktonim pas një ore. Mirëpo, pas terminit të caktuar, Dervishi fiku telefonin celular dhe për rrjedhojë, nuk patëm mundësi të kuptonim se cili ka qenë motivi për të vendosur firmën e bashkautorit në një libër që pretendon t'i mësojë nxënësit se "shqiptarët e Maqedonisë janë ardhacakë". Doc.dr. Nebi Dervishi është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë. "Historia" e prof.dr .Millan Boshkovskit, Jordan Iliovskit dhe doc.dr. Nebi Dervishit na zbulon edhe marrëdhëniet e lojalitetit të shqiptarëve ndaj perandorisë osmane. Në pasuesin ku flet për vendosjen e shqiptarëve në pjesët veriperëndimore të Maqedonisë, qëndron me sa vijon: "Vendosja e popullsisë shqiptare u ndihmua edhe nga pushteti osman. Tek ata gjenin mbështetje për pushtetin e vet, duke i përvetësuar me dhënie të tokës për ta punuar ose me privilegje të tjera. Përveç fshatarëve, vendoseshin edhe feudalë shqiptarë të cilët si shpërblime merrnin rajone të tëra".
    Ky libër, që në vitin 2009 është ribotuar për herë të katërt nga Shtëpia Botuese "Prosvetno Dello", është në përdorim të lejueshëm edhe për vitin shkollor 2010/2011. Ndërkaq, për maqedonasit, thuhet se në atë kohë kanë qenë të detyruar t'i braktisin "vatrat e tyre të lindjes". "Shumë banorë nga Shkupi, Kumanova, Kriva Pallanka dhe Kratova, me tërheqjen e ushtrisë austriake shkuan në Vojvodinë, Hungari dhe Austri", qëndron në pjesën "pozita e popullsisë maqedonase pas Kryengritjes së Karposhit".

    Heshti Shoqata e Historianëve
    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, ka paralajmëruar revidim të librave nga klasa e parë deri të pestën, si dhe të "Gjeografisë" për vitet e dyta të arsimit të mesëm, mirëpo ka lënë të hapur mundësinë e revidimit edhe të librave tjerë për të cilat mund të zbulohen gabime dhe parregullsi të rënda. Megjithatë, deri në largimin eventual të "Historisë" për klasat e VI-ta, do të duhet kohë, pasi Komisionet e revidimit, që do të duhet të bëjnë super-recensimin e teksteve aktuale, duhet të sjellin vendim me të cilin do të konstatojnë parregullsi. Në mënyrë shumë të përciptë dhe të mjegullt përshkruhet edhe periudha e formimit të feudalëve shqiptarë, që sipas "Historisë" ku autor është edhe kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Nebi Dervishi, kanë nisur të marrin hov pas vdekjes së mbretit serb Dushani, i cili madje në libër quhet "perandor".
    Pra, feudalët shqiptarë, sipas librit, filluan të përforcohen pas "dobësimit të perandorisë serbe", në shekullin IV, kurse numërohen në këtë kontekst familjet Topiajt, Ballshët, Dukagjinët, Kastriotët, Muzakajt, Vropajt, por jo edhe familja e Gropajve që në atë kohë u ngrit në principatë me Ohrin si kryeqendër.


    Sa i takon prejardhjes së maqedonase, libri mbron tezën sllave, kurse "banorë të mbetur nga maqedonasit antik janë vllehtë", qëndron në faqen 32 të librit "Historia" për klasat VI. Për shtrembërimi e fakteve historike dhe promovimin e tezave serbë në tekstet shkollore të Maqedonisë, patën reaguar personalitete të larta të fushës në Shqipëri. Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, drejtori i Institutit Albanologjik Ardian Marashi dhe historiani Beqir Meta, i kanë vlerësuar "provokime të qëllimshme të shtetit fqinj" promovimin e tezave serbe se gjoja shqiptarët janë të ardhur në Kosovë dhe Maqedoni në periudhën e shekujve XVII-XVIII. Në këtë kontekst bie në sy heshtja e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM), e cila drejtohet nga profesor Dervishi. SHHSHM-ja nuk kanë reaguar ende për provokimet dhe qëndrimet ofenduese për shqiptarët. Nuk ka reaguar po ashtu edhe Katedra e Historisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.


    "Gjeografia" pret anëtarin shqiptar
    Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, është formuar të hënën edhe Komisioni për revidimin e tekstit "Gjeografia" për vitet e dyta të arsimit të mesëm. Mirëpo, deri para mbylljes së gazetës, në këtë komision nuk dihej ende emri i anëtari shqiptarë.
    Zëvendësministrja Lindita Qazimi tha se është vendosur që në këtë Komision të ketë edhe anëtarë shqiptarë.
    "Nuk mund të them se kush do të jetë, pasi presim që anëtarin në fjalë ta propozojë Universiteti Shtetëror i Tetovës", pohoi Qazimi. Komisioni duhet të vlerësojë nëse "Gjeografia" mund të përdoret nga nxënësit duke iu korrigjuar pjesa ku thuhet se shqiptarët kanë prejardhje nga romët dhe maqedonasit, apo do të duhet të nxirret tërësisht nga përdorimi.
    Ndryshe, përkthyes i librit "Gjeografia" është prof.dr.Asllan Selmani, ndërsa në duart e nxënësve dhe profesorëve shqiptarë të lëndës së Gjeografisë qarkullon shtatë vite të tëra.
    http://www.shekulli.com.al/2010/08/3...hqiptar-1.html
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  13. #13
    Emri:  Gjeografia___Semra_854545976.jpg

Shikime: 630

Madhësia:  11.8 KB
    “Vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë. Se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome”. Kështu, me këtë përmbajtje skandaloze, nxënësit e vitit të II të shkollave të mesme, tashmë 7 vite nga libri i gjeografisë, mësojnë për historinë dhe prejardhjen e shqiptarëve në Maqedoni.
    Ndër të tjera në këtë libër, botim i vitit 2003, autorë i të cilit janë 5 doktorë shkencash edhe atë Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski shkruan:
    “Vendosja e paraardhësve prej ku rrjedh popullsia shqiptare në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, gjegjësisht kah fundi i shekullit të XVIII. Në fillim kishte numër të vogël të tyre. Në shekullin XIX, fillon valë e re e vendosjes së shqiptarëve në Maqedoni, atëherë janë vendosur numri më i madh i shqiptarëve. Theksojmë se vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot, në fillim të shekullit të XXI. Vendosja e këtillë, në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme, mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë”.
    “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”.
    Sipas Shefqet Zekollit, udhëheqës i sektorit të arsimit në komunën e Çairit, i cili dhe ka evidentuar gabimet në librin e gjeografisë, libri menjëherë duhet të tërhiqet nga përdorimi, kurse për këtë përgjegjësi duhet të mbajnë edhe arsimtarët që ligjërojnë këtë lëndë.
    “Libri i gjeografisë për shembull i vitit 2003 autorë i të cilët janë 5 profesorë doktor ka aq gabime aq sajesa aq falsifikime aq lëshime aq tendenca, saqë është tepër i dëmshëm për nxënësit dhe nuk guxon të lëshohet para nxënësve. Edhe vetë arsimtarët tonë shqiptarë në disa raste nuk janë në nivelin e detyrës dhe nuk janë aq sy çel që këto gjëra t’i luftojnë”, deklaroi Shefqet Zekolli, udhëheqës i sektorit të arsimit në komunën e Çairit.
    Nga ana tjetër historiani Muzafer Bislimi thotë se Ministria e Arsimit, por edhe Lidhja e Historianëve shqiptarë dhe lidhja e arsimtarëve duhet ta mbajnë përgjegjësinë për këtë skandal.
    “Nuk kam hasur deri më tani ndonjë historian maqedonas i mirëfilltë e jo kuazihistorian ti ketë këto teza që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën dhe përgjegjësinë kryesore në këtë drejtim duhet ta ketë Ministria e Arsimit dhe vetë politika në arsimin e Maqedonisë, kuptohet nëse është tendenca që ky shtet të jetë multi-etnik dhe i barabartë i gjithë qytetarëve të Maqedonisë, sepse me teza të tilla të pavërteta,vetëm se gryejnë më tepër themelet e këtij shteti” , shprehet Muzafer Bislimi, historian.
    Edhe pse me një përmbajtje të këtillë skandaloze, libri i gjeografisë, nuk është i parashikuar për rishikim pasi në të përfshihen vetëm librat e shkollës fillore. Semra Jakupi
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Sdi pse cuditemi dhe mllefosemi me historianet dhe gjeografet maqedonas,thjesht ata e bejn punen e tyre qe u takon ti degradojn deri ne pafundesi shqiptaret-kete e dim te gjith dhe sdi pse presim qe ata te shkruajn se shqiptaret jan autokton ose vendas ose skan ardhur ose kan qen nje koh kan ikur dhe jan kthyer prape etj etj....
    Une personalisht jam aq i mllefosur me te ashtuquajturit historian shqipetar ose intelektual qe po u takove me to neper cajtore te Shkupit ose Tetoves te mbajn ligjerata per ceshtjen kombetare historin shoqerin etj etj duke shprehur nje kryelartesi te te qenurit intelektual e ne te njejten koh pas disa oresh i gjen ne gjum neper ministri ose komisione ku vendoset se cka duhet te mesoj nje nxenes shqipetar,thjesht impotenca intelektuale e tyre te ben te mosturbosh afer qeveris mbi librin e Historis dhe Gjeografis......!!
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  15. #15
    Duke pare kete shkrim me titull
    Autore shqiptare me libra antishqiptare
    me dridhet mishi si shqiptaret e maqedonise e haruan me shpejt se maqedonasit marreveshjen e Ohrit per bashkejetese.Por me duket se shteti artificial maqedonas po i numberon ditet se brapsht.
    Turp per keta mesimedhenes te tille qe 7 vjet rradhe bejne mesim me kete liber......
    Ndryshuar për herë të fundit nga HELEN OF TROY : 02-09-2010 më 16:43
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  16. #16
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Shqiptart ne Maqedoni udhehiqen nga disa politikane qe une do ti quaja plehra.Keq me vjen,por jane llum.Qe nga Ali Ahmeti dhe me radhe, jane disa qenie qe koruptohen klehte nga bullgaret per te mbyllur gojen.Eshte me te vertete turp i madh.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Shqiptart ne Maqedoni udhehiqen nga disa politikane qe une do ti quaja plehra.Keq me vjen,por jane llum.Qe nga Ali Ahmeti dhe me radhe, jane disa qenie qe koruptohen klehte nga bullgaret per te mbyllur gojen.Eshte me te vertete turp i madh.

    po mo po se e nderiten keta qaflljamosurit tane, dhe mbeti turpi vetem per keta te maqedonis.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Kur u jepet gjimnazisteve ne Shqiperi si lende mesimore,qe te ardhur jemi ne trojet tona..e c'far pret nga mekedonacit?
    PS: apo e kane anulluar ne Shqiperi se nuk e di!
    Ngaqe ka qene nje teme ne forum,prandaj.
    lg
    Ah ne shqiperi po e po, prejardhjen nga greket shqiptaret .Por edhe ne usa ku une kam bere ca histori c'do gje ishte greke pra nga greqia e lashte .Kane kaluar vite dhe me kujtohet Kur folem per zeusin,aleksandrin etj dhe une 'vodha' ca material ketu ne forum dhe u hap goxha muabet ne klas lol.Albania asgjekundi .
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 03-09-2010 më 06:30

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Maqedonia qe kur u krijua qe shtet tampon dhe tampon ka ngelur. Tani guxon te behet tampon kunder shqiptareve po harron se nga veriu ska me kufi me Serbine dhe tamponi jone nga lart eshte me i forte.
    Se kush dreqin e perkrah akoma kete shtet tampon nga perendimi po si duket keshtu do jete loja sa te forcohet Kosova e sdo kete me nevoje per shtet tampon.
    Ta ndajne sic eshte per te ndare ne shqipri e bullgari ndoshta dhe greqi(per kete sjam i sigurte) dhe bie rehat gjith zona.
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •