Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Poezi Për Heronjt E Vërtetë Të Kosovës!

    MIKUT TIM POETIT DHE LUFTËTARIT
    TË LIRISË AGIM RAMADANI


    Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat
    Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë
    Atë që shkrepte si vetëtimat
    Dhe tokën nënë e kish të shenjtë.

    Malli për ty më dogji xhanin
    I pyes zogjt mos të kanë parë
    Pyes dhe erën që fryn Gjilanit
    Bjeshkë e Koshares më thotë është gjallë!

    Agim Doçi

    Këtu në këtë temë do rradhis të gjitha krijimet e mija pËr heronjt dhe dëshmorët e Kosovës dhe është i mirëpritur cilido krijues letrarë që u ka kushtuar atyre poezi, vargje, vjersha etj le t'i hedhë në këte temë! Mund t'a quajmë dhe ANTOLOGJIA LETRARE PËR HERONJT E KOMBIT SHQYPTARË!

  2. #2
    Kuksjan_Forever Maska e Blerim London
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku nuk ta pret mendja ty!.
    Postime
    836
    xhaxhi gimi kjo paska qe shum e mire
    vetem vendos sa me shum

    Jem shqiptar dje te gura
    Jemi te rritur neper curra
    Gjithe shqiptart ku do qe jan
    Nuk kan tjeter veq nje nan

    Me respekt Blerimi
    I love you not only for who you are,but for what I am when i'm with you!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    HEROIT TË KOMBIT AZEM HAJDARI

    Më morri malli për ty Azem!

    Buzëqeshja jote si prej fëmije
    Më erdhi sot ne gjoksin tim
    Ti fluturove si zog lirie
    U bëre ëngjëll vëllai im

    Celi pak sytë të shohësh qiellin
    Celi pak buzët dhe fol një fjalë
    Të pret mëngjesi të puthësh diellin
    Sa shpejt t’u ftoh i bukuri ballë

    Do të mbuloj me lule borë
    Do të vajtoj me jehone bjeshke
    Do t’i laj plaget me ujë Valbone
    Do të qajnë shokët me shira vjeshte

    Pëllumbat shoh tej në dritare
    Një dallëndyshe çukit ne xham
    Po pres te vije pranverë e madhe
    Bashkë me lirin të sjell vëllan.

    Më mori malli për ty Azem
    Të zbresim bashk në Luzh tek tyrbja
    Riti i lashtë nuk di a kthen!?...
    Nuk e kuptoj pse u çmend gjindja¨...
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 20-02-2003 më 14:28

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Respekt për AETISTAT E POPULLIT!!!

    sa bukur i kënduan TRIMAVE dhe HERIONJVE këta BYLBYLË TË KËNGËS

    MALLI PËR BYLBYLAT…

    Ku janë bjeshkët e Valbonës?
    Ku asht shpellë e Dragobisë!’
    Ku je Fatime Sokoli?
    Ti bylbyli i Shqiptarisë!

    Më dogj malli për 9 malet!
    Bukurinë e kangës dibrane!
    Ku asht zani i Liri Rashës?
    Ku ta gjej sot kangën tande?

    Kush ma sjell kangën vlonjate?
    “Vajzën e Valëve” nga bregdeti!?
    Ku janë nuset dropullite
    Ku janë isot nga Përmeti!?

    “Qysh e len qingji kopenë!”
    Shkurte Fejza pran ma solli!
    Sa shumë malli më ka djegë
    Për atë kangën “Mic Sokoli”


    Mijra kangë në gjoks mi uli
    Motra Shyhrete Behluli!
    qindra kangë me palc- barot
    Dave Gjergji më solli sot.

    Drane Gega e malsisë
    Merrja prap ti çiftelisë
    “Mbushe rrugën more zambak!
    Ky kurbet veç lot e gjak!

    Ku je sot Naile Hoxha!?
    Ku je shpirti i kangës shkodrane!?
    Eja Luçije Miloti
    Më qetso me kangën tande!

    Ku ti gjej prap dy mbretneshat?
    Vaçe Zela e Pagarushë!?
    Kangën me gjith shpirt e desha
    Kangë e mallë zemra m’asht mbushë!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    MIKUT TIM PERSONAL UKSHIN HOTIT!

    KU ASHT UKSHIN HOTI?!…


    Pyeta të gjithë njerzit
    Asnjë fjalë s’më thanë
    Pyeta zogjt e malit:
    - A mos e kanë parë!?…

    Psherëtinë Kosova
    -Po ku gjëndet vallë?…
    Po thotë Krushë e Madhe:
    “Mbeti në Dubravë…”

    Ti ishe buzqeshja!
    Uniteti i kombit!
    Luftëtarët po pyesin:
    Ku asht Ukshin Hoti?!

    Po të pret Prishtina!
    Po të pret Prizreni!
    Ku je Ukshin Hotin?
    Po të pret Kuvendi!

    Mbi supet e tua
    Peshon vetë lirija.
    Nuk lidhet me pranga
    Ukshin Shqiptarija!


    Fluturimi i shqipes
    Lart ku puthen retë
    Birin e Kosovës
    Atje e ka gjetë!

    Ti je tek Flamuri
    Tek palët e tija.
    Je tek rranjët e Burrit
    Që ka SHQIPTARIJA!



    Agim Doçi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    kushtuar të burgosurve...

    ELEGJI PËR TË BURGOSURIT

    Era trazon lajme,
    Qielli pikon lot…
    Moj nanë kosovare,
    a t‘shkoj mundi kot!?…

    Ku po dergjen trimat
    Kur do jenë të lirë!?
    Në burgjet e serbit
    Lidhun me zinxhirë…

    Ditët shkojnë harruar…
    Netët nxijnë në terr.
    Kullat presin burrat
    Fusha mbeti djerr.

    Pyes zogjt e malit
    A mos i kanë parë!?
    Era trazon lajme
    Dhe fryn si e marrë…

    Foshnjet presin bacën
    Motra pret vëllanë.
    Loket kosovare
    presin burrat tanë!

    Era trazon lajme
    Qielli pikon lot
    Nuset kosovare
    pa duvak në kokë!…..


    Agimi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te burofte penda dhe zemra O Gim Doci !

    Iku Shkurti hyri Marsi
    Dielli ngroh per dit me shume
    Nga kopshtijet e Atdheut
    Nji tuf Vjollca ti coj une..
    Ty Agim poeti jone
    Dhe gjithe miqve ton te mire
    Qoft e bukur kjo pranvere
    Per Kosov e Shqiperine !

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Epitaf per Fehmi Aganin

    Ti, që këtë atdhe aq shumë e deshe
    Dhe për të aq shumë luftove
    Por një ditë aq shumë u lodhe,
    Sa u shtrive në tokë
    Dhe përgjithmonë
    Pushove...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Agim Ramadanit!

    Agim Doçi



    BIRI I GJILANIT
    Kangë për Agim Ramadanin



    Puthe djemt të fundit here
    Nanë e Babë t’a dhanë bekimin
    Dole bjeshkës në pranverë
    Andrra jote ish’ çlirimi

    Ishe trim me palcë Kosove!
    Për Liri jetën e fale!
    Ti kufinin e bashkove
    Komandanti në Koshare!

    Mbete Agim Ramadani
    Në Koshare si Bajrak!
    Djali i Zhegrës nga Gjilani
    Epopenë shkrove me gjak!

    Ti je Bir i Poezisë
    Je në vargjet e çdo kange!
    Luftëtari i Lirisë!
    Trim i Fjalës Atdhetare!

    Ti je AGIM SHQIPTARIJA!
    Çdo pranverë je midis nesh.
    Ti jeton tek Ardhmërija
    Agon dita – na buzëqesh!

  10. #10
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    poezi per heronjet e Kosoves

    te bukura, te gjitha ngerthejne ne vete ndjenjen e krenarise qe me shekuj u ruajt nga bijte me te mire te ketij kombi.
    Agim Doci ata me pushke e trimeri luftuan per kete toke, per kete flamur, ndersa JU me fjalet e bukura u bashkuat me ta.
    Te lumte penda, Agim Doci
    ata hyne ne legjenden dhe mitin
    ata dhane me te shtjenjten per Kosoven,dhane jeten
    Kosova ngadhnjeu mbi sunduesin gjakatar
    Trimat vdesin per popull, per LIRI


    Me pelqyen te gjitha poezite, Ti vertete je i mrekullueshem


    me respekt
    MBRETA

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •