Ministria e Brendshme e RDGJ, Berlin
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministria e Brendshme e RDGJ, Berlin
Në minutat e fundit qeveria komuniste e Shqipërisë dhe ajo e RDGJ thurin plane për zhvillimin e turizmit.


Në arkivin e ish sigurimit të shtetit të Ish Republikës Demokratike Gjermane mund të hysh si person privat dhe të pyesësh për përmbajten e dosjes tënde, (nëse ekziston një e tillë), mund të hysh si historian me një temë-çështje të caktuar, ose si punonjës i mediave.

Nga kërkimi paraprak me pytjen çfarë përmban arkivi për marrëdhëniet e jashtme RPSSH - RPGJ marrim në dorë një dosje me 600 faqe dokumenta?

Të gjitha ato vijnë nga sektori X(dhjetë), sektori që mbulon politikën e jashtme të ish RDGJ.

Dokumenti i parë, në kohë relativisht më i fundit daton me muajin tetor 1989 dhe ka titullin "Propozime për zhvillimin e turizmit në RPSSH".

Arkivat e Stas-itBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Arkivat e Stas-it



Propozimet janë përpiluar nga një grup pune prej gjashtë vetësh, dhe përpunuar nga Otto Arndt, punonjës në ministrinë e transporteve. Propozimet i drejtohen Sekretariatit të Komitetit Qëndror, Shokut Mielke, njëkohësisht dhe ministër i brendshëm.

Disa muaj më parë, në qershor të të njëjtit vit, Ministri i jashtëm gjerman i RDGJ, Oskar Fisher, kishte vizituar Shqipërinë.

Kjo vizitë përbënte kthesë në marrëdhëniet bilaterale, që siç shkruhet në dokumenta kanë patur ulje dhe ngritje.

Propozimet e përpiluara nga një grup gjermanolindorësh që kishin vizituar Shqipërinë, në bashkëpunim me "Albturizëm" vërejnë se RPSSH ka kapacitet të vogël në hotele dhe gastronomi. Prandaj vitin e parë, 1989 parashihet dërgimi atje i 180 turistëve nga RDGJ, një vit më pas më 1990 i 900 turistëve në grupe deri 20 vetë, që do të qëndronin në Shqipëri 10 deri 14 ditë. Turistët nga Gjermania do i organizonte Zyra shtetërore e udhëtimeve si dhe turizmi rinor.

Erich Mielke, Minister i Sigurimit i RDGJ, 1982Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Erich Mielke, Minister i Sigurimit i RDGJ, 1982



"Turizmi me RPSSh zhvillohet sipas rregullave me të cilat RDGJ zhvillon turizëm me vendet jo socialiste", thuhet në dokumenta.

Qeveria shqiptare kishte refuzuar kategorikisht ngritjen e turizmit masiv, prandaj në vitet në vijim pritej rritje e turizmit prej dhjetë përqind në vit. 20 mijë turistë të huaj vizitonin në atë kohë Shqipërinë, kryesisht nga vendet kapitaliste, shkruajnë dokumentat. Ata vinin kryesisht nga Europa perëndimore, por edhe Amerika Latine, Kanadaja, Australia. Të ndaluar të hynin në Shqipëri e kishin amerikanët, koreanojugorët, turistët nga Izraeli, Afrika e Jugut, Bashkimi Sovjetik.

Funksionarët e lartë të RDGJ i kanë marrë seriozisht planet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe kjo duket në vajtje ardhjen e shpeshtë të dokumentave midis Sekretariatit të Komitetit Qëndror, ministrisë së transporteve, ministrisë së brendshme.

Propozimet për zhvillimin e turizmit gjermanolindor në Shqipëri parashohin fillimin menjëherë, që në tremujorin e katërt të vitit 1989.

Zyra e Erich Mielkes në qendrën e Stas-it e kthyer tashmë në MuzeumBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Zyra e Erich Mielkes në qendrën e Stas-it e kthyer tashmë në Muzeum

Në favor të bashkëpunimit në fushën e turizmit flet klima, udhëtime mund të zhvillohen gjatë gjithë vitit, banjo mund të zhvillohen vetëm nga muaji maj deri në muajin nëntor.

RPSSH vizitohet çdo vit nga 20 mijë turistë, që vijnë nga 25 vende kryesisht të Europës perëndimore.

Dërgimi i turistëve shqiptarë në vende të tjera nuk parashikohet, prandaj përjashtohet mundësia e këmbimeve reciproke (financiare). Pagesat rregullohen të bëhen me rubël. Pala shqiptare jep çmimin e këmbimit.

Në interes të këtij bashkëpunimi parashihet përmirësimi i fluturimeve ajrore berlin- tirana me Interflugun ose me planet e fluturimit të disa vendeve të tjera.

Tribuna që ndjek paradën ushtarake 7 tetor 1989 në Berlinin lindor. Mes tyre dhe Michail Gorbatschow Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Tribuna që ndjek paradën ushtarake 7 tetor 1989 në Berlinin lindor. Mes tyre dhe Michail Gorbatschow

Për zhvillimin e turizmit me RPSSH, RDGJ vë në dispozicion menjëherë 1,5 milionë marka. Planet turistike tregojnë se planet po thureshin të përjetshme, megjithëse "bota ishte në lëvizje të mëdha dhe në eufori të madhe", siç citohet nga dokumentat të ketë thënë Ramiz Alia në bisedën me Ministrin e jashtëm në muajin qershor.

Një delegacion që kishte vizituar po atë vit Shqipërinë për të parë në vend mundësitë e zhvillimit të turizmit shkruante "Hotelet bazë për turistët e huaj i përgjigjen kërkesave të turistëve tanë. Këto hotele kanë krevate dyshe me wc (dush ose vaskë). Dhomat janë mobiluar për tì shërbyer qëllimit, pjesërisht në mënyrë të çuditshme, megjithatë janë të pastra dhe funksionale. Ushqimi është i bollshëm dhe megjithëse përdoret kuzhina tipike shqiptare, i përshtatet shijeve tona."

Një dokument tjetër i përkthyer në gjermanisht është dokument i zyrës për kujdesin ndaj trupit diplomatik të ndodhur në Shqipëri. Dokumenti thotë se Këshilli i Ministriave i RPSSH kishte vendosur që vlera e prodhimeve ushqimore që nxirrej nga Shqipëria si miell e produkte të tij, mish e produkte dhe vajra bimore e shtazore, oriz, fasule e kafe e sheqer e produkte te tij si dhe djathë, nuk duhet ta kalonte 100 lekshin.

Gazetari dhe ish anëtari i Byrosë Politike Günter Schabowski deklaron më 9 nëntor 1989 në një konferencë shtypi hapjen e kufirit gjermano-gjermanBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Gazetari dhe ish anëtari i Byrosë Politike Günter Schabowski deklaron më 9 nëntor 1989 në një konferencë shtypi hapjen e kufirit gjermano-gjerman

Koha ishte me shumë vështirësi ekonomike për Shqipërinë. Prej disa vitesh komunistët shqiptarë kërkonin partnerë ekonomikë në disa vende. "Me forcat e veta" kishte kohë që nuk funksiononte. Me ftohjen e marrëdhënieve me Kinën kishte patur përpjekje afrimi me Italinë (1983), Gjermaninë perëndimore (Genscher kishte vizituar po atë vit Shqipërinë), Hungarinë 1987. Të gjitha këto sipas dokumentave të këtushme.

Këto janë mbase kuriozitete historike, por mund të jenë edhe studime, vlerën e të cilave mund ta shfrytëzojnë institucionet. Nga Shqiperia kërkush nuk ka treguar interes për të hedhur një sy në arkivin e ish Republikës Demokratike Gjermane. Por një institucion gjerman ka parë atje planet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri për të marrë prej tyre vetëm atë që që i hyn në punë.