Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Kryetari i Rahovecit rikthehet në detyrë pas 45 ditësh

    Kryetari i Rahovecit rikthehet në detyrë pas 45 ditësh



    Rahovec, 16 gusht - Kryetari Komunës së Rahovecit është bërë pishman 45 ditë pasi kishte dhënë dorëheqje nga detyra, pasi të hënën është ulur sërish në karrigen e të parit të komunës për të vazhduar mandatin e tij.
    Në orët e para ai kishte pasur edhe mbështetjen e kryeministrit të vendit, Hashim Thaqi, i cili e vizitoi Qeskën në zyrën e tij të hënën.
    Këtë pushim një muaj e gjysmë ai tha se e kishte bërë për shkak të gjendjes shëndetësore. Por, shtoi se është rikthyer pasi tash ndihet më mirë.
    Por burime të KD-së në Rahovec thanë se për rikthimin e tij është dashur mund, por edhe ndërhyrje e krerëve fetarë. Pikërisht këta të fundit kishin ndikuar që ai të rimarrë pozitën e lënë këtë verë.
    Qeska është rikthyer në detyrë pikërisht në ditën e fundit të afatit kur, sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është dashur të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
    Kryeministri Thaçi, pas një takimi rreth gjysmë orësh me Qeskën, tha se do të vazhdojnë punët e nisura më herët me kryetarin.
    “Kisha kënaqësinë që të vizitoj KK të Rahovecit dhe ta takoj kryetarin Qazim
    Qeska. Ai pushim i imponuar për kryetarin Qeska nga gjendja shëndetësore është tejkaluar, prandaj falënderoj qytetarët e Rahovecit për mbështetjen e plotë që i kanë dhënë kryetarit Qeska dhe kjo mbështetje i ka dhënë atij edhe energji dhe fuqi për të ardhmen, për të punuar dhe të jetë në shërbim të tyre, andaj është shembulli më i mirë i transparencës dhe komunikimit modern me qytetarët”, ka thënë ndër të tjera kryeministri. Sipas burimeve të gazetës, Thaçi ka qëndruar në Rahovc edhe një ditë më herët, për të
    bindur kryetarin Qeska për të rimarrë postin. Që ky mund të mos i shkojë huq, kishin ndihmuar edhe klerikët fetarë të Rahovecit, gjë që është konfirmuar edhe nga reagimet e opozitës.
    Në konstatimin se partitë tjera kishin nisur përgatitjet për zgjedhja të reja të kryetarit të Komunës, kryeministri Thaçi tha: “I ftojmë në Festën e Rrushit”.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministrit Thaçi: Do të vazhdohet me bashkëpunim të mirë mes institucioneve qendrore dhe autoriteteve komunale

    Prishtinë, 16 gusht 2010

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi Kuvendin Komunal të Rahovecit, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Qazim Çeska.

    Kryeministri Thaçi u shpreh se është inkurajuar me implementimin e punëve jashtëzakonisht të rëndësishme për interesin e gjithë qytetarëve të Rahovecit, projekte këto që ndërlidhen drejtpërdrejt për një jetë më të mirë të qytetarëve, për të cilën punë, kryeministri Thaçi, tha se është rezultat i kryetarit Çeska.

    “Këto janë projekte që ndërlidhen me infrastrukturën rrugore, ndërtimin e objekteve të reja shkollore,

    gjithashtu edhe investime në bujqësi, por edhe projekte të tjera që janë edhe këtu në qytet, por edhe në gjithë territorin e komunës së Rahovecit”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se edhe projektet tjera që ndërlidhen edhe me çështjen e ujësjellësit, të implementohen sa më shpejt.

    “Do të vazhdojmë një bashkëpunim të mirë mes institucioneve qendrore dhe autoriteteve komunale kudo, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha komunat, të cilat janë duke i kryer obligimet e veta karshi përgjegjësive që kanë”, theksoi kryeministri Thaçi.

    Kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Çeska, pasi falënderoi kryeministrin për vizitën e tij, u garantoi qytetarëve të kësaj komune se me përgjegjësitë profesionale, morale dhe njerëzore, do të jetë në shërbim të tyre.

    “Ne kemi besim të plotë tek Kryeministri, që të gjitha projektet do të realizohen, ashtu siç janë paraparë me buxhetin e komunës së Rahovecit”, theksoi kryetari Çeska.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •