-Për dallim nga shumë vende të civilizuara,tek ne kjo kategori njerëzish,pra pleqtë kanë një jetë më të mbushur,më dinamike,nuk e ndiejnë aq shumë vetminë sikurse në shumë vende të tjera,dhe ashtu është se nëse kemi për ndonjë gjë që mundemi të mburremi është fakti se të moshuarit tek ne hasin në mirëkutpim dhe jetojnë deri ditën që vdesë me njerëzit më të afërtë,gjë që mund të them lirisht se kjo është një vlerë e jashtëzakonshme,e them e jashtëzakonshme,pasi në përëndim dhe në shumë kultura të tjera të moshuarit kur arrijnë në një moshë të thyer familjarët i dërgojnë nëpër azile të pleqve,që do thotë u duken ngarkesë dhe nuk i durojnë të u sillen gjithë kohen nëpër shtëpi,që tek ne azili i pleqve akoma konsiderohet sikur temë tabu,pasi u duket absurde të mendohet e lëre më të vendoset prindi,apo gjyshi në një azil të pleqve.
-Për të moshuarit përkujdesi për ta nuk është kurrë i tepërt.Duke i cilësuar si një pasuri për shoqërinë tonë tek ata të gjithë ne identifikojmë jo vetëm kujtesën kulturore dhe historike të një populli,por dhe një burim aktiv energjish bartëse të përvojave, të cilat vetë shoqëria duhet të nxjerrë ndonjë dobi nga kjo.
Një rast konkretje takova një shokë që kishte disa kohë që se kisha parë,pasi ishte dikund në Evropë për studime.
-Duke biseduar me të i thashë ngushëllime për gjyshen që të kishte vdekur,e tundi koken dhe nuk foli gjë dhe e pyeta për moshën që kishte lokja dhe më tha se kishte dikund afro 70 vite dhe se në të vertetë ajo nuk kishte qënë gjyshja e tij,por atë plakë të shkretë e kishte sjellur në shtëpi vëllau i tij,pasi një ditë derisa kthehej nga puna e kishte parë plaken duke qarë rruges dhe me dy qanta në duar,dhe ky ishte ndalur dhe e kishte pyetur se çfarë ke loke dhe ajo kishte thënë asgjë,asgjë dhe kishte vazhduar të qante dhe ky në atë moment i thotë eja me mua në makinë dhe flasim rrugës,dhe pasi ishte ulur plaka kishte filluar të i tregonte se si djali i saj i vetëm e kishte larguar nga shtëpia,pasi që nuk e duronte dot nusja e cila veç prezenca e lokes e shqetësonte dhe më në fund ja kishte arritur qëllimit ta detyronte djalin të e largonte nga shtëpia,dhe në atë moment pasi kishte dëgjuar këtë histori ky djali e merrë në shtëpi dhe i thotë që sot do jetosh këtu dhe do ndjehesh si në shtëpinë tënde,dhe kështu siç rrëfente shoku plaka ishte aq e emocionuar sa që i vërehej në sy gëzimi i madh.
-Kështu të i bie shkurtë nuk kalon shumë kohë dhe plaka një ditë vdesë dhe të gjithë e përjetojnë rëndë vdekjen,ndoshta se ishin lidhur shumë me të,dhe kur kishte marrë vesh djali i saj se nëna i kishte vdekur dhe tash kërkon që të e marrë trupin e saj dhe të e varrosi në vendin e vet,por ky asesi nuk dorëzohet dhe nuk ja jepë këtë mundësi dhe e varrosë aty ku kishte varrosur të afërmit e tjerë dhe ky është fundi i kësaj ngjarje!
Te diskutojme per pleqte e te shohim si mund t'ua bejme atyre jeten me te lehte. Si te pershtaten dhe ata me dinamiken e jetes se sotme. Si te mos i lendojme e si te mos iu leme ndonje shije te hidhur.
Krijoni Kontakt