Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 207
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Flet Abdi Baleta

    Nga RIMEKEMBJA 04/ 02/ 2003


    Shkruan Abdi Baleta


    ADVERTISEMENT



    PRODI : “ ERDHA T’JU LAG SOT QĖ T’JU RRUAJ MOT”



    Shqiptarėt gjithmonė i kanė pritur politikanėt e huaj si fėmijėt jetimė kur u vinte daja. Shumė shqiptarė kėshtu e pritėn edhe Romano Prodin nė ditėt e fundit tė muajit janar 2003, ndonėse ky Romano shumė shqiptarėve u kishte lėnė kujtimin e hidhur kur nė vitin 1997 erdhi nė Vlorė t’i vendoste fatet e Shqipėrisė nė takimin me Luiza Hoxhėn, pėr tė cilėn u tha se kishte pirė gjak demokratėsh, dhe nėn garancitė e Zani Ēaushit qė komandonte kallashėt e rebelimit tė armatosur..

    Atėherė Prodi ishte kryeministėr i Italisė, njėrės nga fajtoret pėr tragjedinė shqiptare tė vitit 1997, njėrės nga pėrfitueset nga tragjedia shqiptare e atij viti. Tani Romano Prodi ėshtė “kryeministėr” i Bashkimit Europian dhe erdhi tė bėjė “hapin e madhe” pėr t’u treguar shqiptarėve se dyert e Europės sė Bashkuar mbeten edhe pėr ta tė hapura, por pragu i kėtyre dyerve ėshtė shumė i lartė pėr t’u kapėrcyer. Sipas parashikimeve mė entuziaste dhe falleve mė dashamirėse tė Prodit shqiptarėt do tė pėrgatiten e stėrviten pėr njė kohė mjaft tė gjatė qė tė kapėrcejnė kėtė prag dhe do tė mund ta kapėrcejnė atė me tė vėrtetė kur tė ketė ndodhur ajo qė ende nuk e beson ish homologu shqiptar i Prodit nė vitin 1997, Aleksandėr Meksi, i cili kryerjen e punėve tė vėshtira e lidh me qethjen e viēave. Ende nuk e ka shpjeguar homologu i dikurshėm i Prodit pse qethja e viēave i duket si vėshtirėsi mė serioze se mbirja e flokėve nė njė kokė tullace dhe se dalja e qimeve nė faqet e qoses pėr ta vėnė si kusht pėr arritjen e caqeve tė zorshme.

    Sidoqoftė Prodi erdhi me avion civil, jo me anije e helikopterė luftarakė si nė vitin 1997. Nuk do tė harrojmė kurrė ato skenat kur nga helikopterėt italianė zbritėn nė Vlorė kokoshėt e ushtrisė italiane dhe sa vinin kėmbėt nė tokė zinin pozicione luftimi qė tė impresionin shqiptarėt e rebeluar se Prodi do tė mbrohej me shkencė e jo me kaēakllėk, ndonqėse nė fund mbrojtjen e vėrtetė e pati nga bandat e Vlorės. Prodi tani pa me symbyllur gjithė arritjet madhėshtore qė ka mundėsuar rregjimi qė ai bekoi e ndihmoi atėherė nė Shqipėri. Tani Prodi mund tė jetė i kėnaqur se u realizuar edhe njė dėshirė e politikės italaine qė Shqipėria pas rebelimit tė bėhej vend shkarkimi pėr tepricat e Mafias siēiliane, kalabreze e pulieze. Prodi fitoi pa asnjė mundim tjetėr njė titull “Qytetar nderi” qė do t’i vlejė pėr ta futur nė jetėshkrimin e vet se kur ishte kryeministėr i Italisė ka bėrė gjėra tė mėdha pėr Shqipėrinė duke e ndihmuar tė fitojė statusin e Siēilisė e tė Kalabrisė nė historinė e Mafias.

    Prodi erdhi tė nėnshkruante atė marėveshjen e famshme pėr tė hapur ca bisedime qė do tė bėhen me siguri shumė tė famshme pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė njė Traktat tė Shoqėrizim-Stabilizimit tė vendeve tėe Ballkanit perėndimor qė do ta afrojė atė tek portat e Europės sė Bashkuar. Se kur do tė ndodhin tė gjitha kėto mrekulli Prodi nuk e di dhe as ka pėrse ta dijė se ai nuk do tė jetė kryeministėr i Europės sė bashkuar kur tė afrohet Shqipėria tek portat e saj tė hapura. Mirėpo Prodi e tha se portat e hapura tė Europės sė Bashkuar pėr shqiptarėt janė po aq tė hapura sa porta e Parajsės pėr mėkatarėt. Zoti portat e Parajsės i ka tė hapura pėr tė gjithė, me njė kusht tė vogėl qė tė mos jenė tė ngarkuar me mėkate nė shpinė kur tė paraqiten para kėtyre portave. Pėrndyshe ai engjėlėi qė bėn roje i drejton nga porta e Ferrit. Tani pėr tani shqiptarėt janė mė mėkatarėt nė Europė sipas vlerėsimeve tė inspektorėve engjėllorė tė Bashkimit Europian. Por Prodi si komshi i mirė erdhi dhe tė paktėn e vuri firmėn qė tė fillojnė bisedimet pėr inspektimet periodike qė tdo tė bėjė Europa pėr tė parė se si shqiptarėt po i ikin gjynahut qė tė fitojnė dashamirėsinė e Padishahut nė Bruksel.

    Prodi na tha se kishte ardhur qė tė kėshillonte shqiptarėt se si duhet tė zhvillohen, tė strugohen, tė paqtohen, rė ēkriminalizohen, tė begatohen, tė kulturohen para se tė kėrkojnė tė europianizohen. Me njė fjalė Prodi na tha se puna jonė do tė shikohet e tė rregullohet atėherė kur ne shqiptarėt tė kemi rregulluar ēdo gjė mirė e bukur vetė dhe ai Bashkimi Europian asnjė telash mė tė mos ketė. Kėshtu foli Prodi fjalė tė sakta prej miku dhe kėrciti e iku. Por, pushtetarėt e politikanėt shqiptarė qė mbetėn kėtu me nė filluan tė bėjnė be e rrufe se kishin arritur njė sukses tė madh, se tashmė Shqipėrinė e kishin shpėtuar, edhe pse ajo Europa e bashkuar sikur na doli edhe mė e larguar. Aq i madh ishte gėzimi i pushtetarėve e politikanėve shqiptarė sa qė e humbėn fare torruan dhe filluan tė festonin aspka europianēe . Edhe Prodin qė ekishine nde tek dera e harruan dhe filluan tė rriheshin me grushte nė sallėn e parlamentit pėr tė marrė myzhdenė e miletit. Pėr njė ēast na u krijua pėrshtypja e frikėshme se Prodi ishte edhe kėsaj radhe shumė ters dhe po na risillte nė skenėn e politikės pėrleshjet me kallash tė vitit tė mbrapsht 1997. Po shyqyr kishte qenė vetėm punė grushtash sa pėr qyfyr. E kanė shpjeguar barinjt e deleve se kur deshtė majmen shumė nga kullota ( siē majmen politikanėt e deputetėt nga kontrabanda) fillojnė dhe u hanė brirėt dhe zėnė e pėrplasin kokat.

    Prodi erdhi, pa, fitoi, bisedoi, nėnshkroi dhe shkoi. Pra bėri shumė mė tepėr se Jul Ēezari qė tha vetėm : “erdha , pashė, fitova”. Helbete jetojmė nė kohėra tjera. Pastaj Europa e Bashkuar do tė jetė perandori mė e fuqishme se ajo romake. Vetėm nė njė gjė sikur ka filluar t’i ngjajė shumė shpejt asaj Perandorisė Romake, nė punėt e degjenerimt e perversitetit. Kur nė Tiranė ishte Prodi nė Bruksel po celebroheshin martesa burrė me burrė e grua me grua meqenėse edhe Belgjika e miratoi ligjin qė i lejon tė tilla martesa. Thonė se Perandorisė Romake kėshtu i erdhėn shenjat e para tė shkatėrrimit. Megjithatė ne shqiptarėt jemi ende mbrapa Europės sė Bashkuiar dhe mbase Brukseli nuk na e vė si kusht qė pėr pranimin nė Europė tė miratojmė ligjin e martėsės burrė me burrė.

    Prodi iku. Ne pėrsėri na la kėtu ku ishim. Na ka thėnė se na pret nė Bruksel kur nga njė thellė tė bėhemi gjel. Na tha “ ju laga sot dhe do t’ju rruaj mot” nėse nuk vazhdoni tė bėni mė kot. Se kur ėshtė ajo “ e rruajtmja mot” e di vetėm njė Zot, se kėto punėt e integrimve europiane nuk maten me mot e kalendarike. Ka rrezik qė tė thahet e lagura qė na bėri Prodi dhe kur tė vijė ai “moti” tė na takojė pėr pjesė tė na rruajnė thatė. Turqia ka dekada qė pret atė “ tė rruajtmen mot”. Mund ta pėsojmė edhe ne ashtu.

    Megjithėse disa duan tė krijojnė idenė se myslimanizmi po merr fund nė Shqipėri nė sytė e Europės ne pėrsėri mbetemi vend mė shumė mysliman. Edhe sikur tė themi se u krishterizuam tė gjithė si me urdhėr tė peshkut ( ose tė Xhorxh Sorosit e tė Pirro Mishės) pėrsėri nuk do tė na besojnė. Europpa e ka humbur besimin tek shqiptarėt pėr shumė arsye dhe pėr mė shumė mosarsye. Ajo mė shumė na merr pėr gėnjeshtarė, kurvarė, kontrabandarė, klandestinarė, gomonarė, kriminarė, mėrgimtarė. Europa na do kavie pėr eksperimentet e kthimit tė kombit nė shoqėri multietnike, pėr hyzmeqarė tė kontrabandės e tė prostitucionit qė bėn vet, pėr fillestarė tė veprimtarive mafizoe qė i komandon vetė.

    Prodi ishte i sinqertė kur la tė kuptohet qasrtė se dita e intergrimit tė Shqipėrisė nė Europė ėshtė e largėt, se pėrshumė vite do tėbėhet fjalė pėr “shoqėrizim”, pėr ”motėrzim”, pėr n jė afrim mė tė madh se tani me Europėn. Por edhe sikur Prodi tė na pranonte nė Bashkimin Europian qysh nė pritjen qė u dha pėr tė nė Pallatin e Brigadave, pėrsėri Europė e zhvilluar ne nuk bėhemi dot shpjet. Pėr gjėrat tjera jemi Europė e shkuar Europės. Na mungon vetėm ajo dreq lėvizje e lirė pa viza qė tė ikim nga Shqipėria dhe tė lėmė sa mė shumė vend pėr kinezėt qė duan tė vinė kėtu. Prandaj kot tė merremi me pallavrat e integrimit. Le tė merren Nano e Berisha me kėto punė, meqenėse nuk kanė punė dhe nuk dinė tė bėjnė tjetėr punė.



    02.02.2003 Abdi Baleta





    PĖRGJEGJĖSIA E NANOS PĖR SJELLJET E GEIXHIT



    Kemi shkruar mjaft pėr dėmin qė i sollėn politikės shqiptare dhe Shqipėrisė Fatos Nano dhe Sali Berisha kur nė dhjetor tė vitit 2002 pritėn antishqiptarin Nikolas Geixh tė shoqėruar nga ambasadori i SHBA dhe lanė pa pėrgjigjen e duhur dekklaratat e tij provokuese kundėr kombit shqiptar. Por ka pėrsėri zhvillime qė tė detyrojnė t’i rikthehesh kėsaj teme.

    Gazetat e Tiranės mė datėn 28 janė 2003 janė marrė mjaft me pjesėn e njė interpelance tė kryeministrit Nnao nė parlament ku ai jep “shpjegime” pėr takimin e tij me Geixhin. Gazeta nanoiste “Zėri i Popullit”, qė ėshtė edhe organ i PS-sė dhe zėdhėnėse e qeverisė, nėn titullin “Nano: jo bunkerizimit politik, por politika integruese” ka botuar tė plotė tekstin e dy pyetjeve qė ka bėrė deputeti i PD sė Reformuar, Nard Ndoka dhe pėrgjigjet e dhėna nga Nano. Gazetat tjera kanė vėnė nė dukje pjesėt qė duken mė tė spikatura pėr tė kuptuar arsyetimet dhe justifikimet e Nanos.

    Gazeta “Shekulli “ ka veēuar idenė e Nanos : “mbetem pėr njė politikė tė hapur dhe integruese. S’mbaj pėrgjegjėsi pėr pikėpamjet e Geixhit”. “Gazeta Shqiptare” ka quajtur mė interesant mendimin e Nanos “ S’pėrgjigjem pėr idetė e Geixhit”. Gazetės “TemA” mė me rėndėsi i ėshtė dukur mendimi Nanos ; “Geixh vizitor i zakonshėm”. Gazeta tjetėr berishiane “55” i ka bombarduar lexuesit e vet me njė ide mė justifikuese pėr Nanon e shfajėsuese pėr Geixhin “Nano:Akuzat ndaj Nikolas Geixhit nuk janė tė vėrteta”. Gazeta “Korrieri” ėshtė tėrhequr mė shumė nga shpjegimi i Nanos : “Koha e mentalitetit komunist kur dy persona qė ulen e diskutojnė me njėri tjetrin duhet tė ndahen me tė njėjtin mendim, ka perėnduar”.,

    Nga tė gjitha kėto del njė gjė e qartė: Fatos Nano ėshtė pėrpjekur ta banalizojė takimin e tij me Geixhin nė nivelin e njė takimi tė rastėsishėm si nė kafene midis dy personave qė flasin rroma-pėr-toma (francezėt kanė thėnien “a battons rrompu”) ēfarė t’u shprepet, gjėra qė nuk kanė ndonjė prapavijė apo persperktivė politike, as ndonjė sfond tė rrezikshėm kombėtar pėr shqiptarėt, as ndonjė motiv apo qėllim tė keq. Pra Nnao ka dashur ta paraqesė takimin etij me Geixhin si njė gjė qė nuk kishte pėrse tė mos bėhej dhe as ka pėrse tė diskutohet qė u bė. Nė tėrė “shpjegimet” qė ka rreshtuar Nano dhe qė mbushin gati njė faqe gazete nė “ZP” bie nė sy njė lojė e tij cinike me elementė tė papėrgjegjshmėrisė qytetare e kryeministrore nė trajtimin e kėtij takimi. Ka vepruar kėshtu se nuk ka dashur tė trajtojė me seriozitet e me pėrgjegjėsi kėtė gafė diplomatike pėr njė kryeministėr tė Shqipėrisė, qoftė ky edhe njė grekofil si Nano.

    Nano gabon edhe nė rast se nuk e ka kuptuar dhe nė rast se e mohon se ai ka pėrgjegjėsira pėr shumė gjėra lidhur me takimin me Geixhin. Nano zbulon dobėsinė e pozitės dhe tė mbrotjes sė vet kur pėrrallis pėr mentalitete komuniste qė paskan perėnduar. Tė bėsh ose tė mos bėsh takime tė caktuara nuk ėshtė bunkerizim komunist apo shkallmim bunkerėsh komunistė, por strategji e taktikė diplomatike qė e zbaton ēdo shtet e ēdo pushtetar nė ēdo sistem e regjim. Nanos nuk i bie pėrgjegjėsi dhe nuk i vihet faj qė na takimin me Geixhin nuk ka rėnė nė njė mendje me tė, por i vihet faj dhe i bie pėrgjegjėsi se ka qenė nė njė mendje me tė, madje ka rėnė paraprakisht nė njė mendje me tė.

    Nano ka pėrgjegjėsi qoftė dhe vbetėm pėr faktin qė e takoi. Ai ka pėrgjegjėsi pėr ato qė ka biseduar. Ai ka pėrgjefjėsi pėr ato qė nuk i ka biseduar dhe qė duhej t’i bisedonte, sepse Geixhi ka bėrė poshtėrsira antishqiptare para se tė vinte nė takim me Nanon. Ai ka pėrgjegjėsi qė nuk ėshtė treguar i sinqertė me shqiptarėt qysh kur e takoi, qė nuk ka folur qartė. Nano ka pėrgjegėjsi pėr sjelljet arrogante tė Geixhit nė Shqipėri, dhe kundėr shqiptarėve nė botė. Nano ka pėrgjegjėsi edhe pėr idetė e Geixhit pėrderisa e takon dhe pranon tė bisedojė miqėsisht me tė problemet e shqiptarėve dhe tė Ballkanit.

    Shqiptarėt nuk kanė pėrse tė qortojnė Nanon se pse nuk ėshtė ndarė me Geixhin nga ky takim i zemėruar dhe i grindur, por pse nuk ėshtė grindur me tė nė takim dhe pse ėshtė ndarė miqėsor me tė, sepse Geixhi vinte si armik i deklaruar i kombit shqiptar nė takimet me Nanon e Berishėn dhe pas takimit ėshtė sjellė edhe mė egėrsisht si armik i kombit shqiptar. Nano ka pėrgjegėjsi qė e ka inkurajuar me qėndrimet tij Geixhin pėr tė vepruar nė kėtė mėnyrė. Nano mban pėrgjegjėsi tė madhe pėr idetė qė ka shprehur Geixhi nė Shqipėri, sepse i dha mundėsinė tė vinte dhe t’i shprehte kėto ide nė njė takim me kryeministrin dhe pas njė takimi me kryeministrin nė prani tė ambasadorit tė SHBA. Nano ka pėrgjegėjsi pėrt idetė e Geixhit sepse me politikėn e tij shumėvjeēare nė krye tė PS-sė dhe disa herė nė krye tė qeverisė e ka inkurajuar dhe ndihmuar Nikolas Geixhin tė jėtė edhe mė cinik e mė arrogant nė anti-shqiptarizmin e tij, nė provokimet e tij,.

    Prandaj Nano nuk mund tė shpėtojė nga kėto pėrgjėgjėsi me ca fjalė nė hava kundėr “mentalitetit komunist tė bunkerizimit”. Nano edhe si qytetar i Shqipėrisė edhe e mė tepėr si politikan e kryeministėr daljet nga “bunkerizimi komunist” shqiptar nuk duhet t’i bėjė pėr tė hyrė nė thesin e anti-shqiptarizmit tė Geixhit. Hapje e Shqipėrisė nuk do tė thotė, siē pretendon Nano, qė ai tė shkojė tė shkėrdhejė interesat kombėtare shqiptare me ēdo aventurier tė anti-shqiptarizmit grek.

    Nano ėshtė treguar cinik dhe i paedukuar ndaj deputetit Ndoka duke i bėrė leksion pėr “ēbunkerizime” e “shpartallime dyersh tė mbyllura”. Kjo nuk e zbukuron e as e pėrligj mbylljen Nanos nė dhoma intime me shovinizmin grek tė Geixhit. Shqipėrisė nė tė kaluarėn nuk i ka ardhur e keqja se nuk qenkan bėrė takime me antishqiptarė tė sojit Geixh. Shqipėria nuk pėrfiton asgjė as nga takimet e ėmbla tė Nanos me shovinistė tė tėrbuar si Geixh. Nga kėta takime pėrfiton Greqia.

    Nano edhe gjatė interpelancės ėshtė sjellė nė mėnyrė harbute e cinike me atė pjesė tė bashkėsisė shqiptare nė SHBA qė ka shprehur shqetėsime pėr rolin e Geixhit nė politikėn shoviniste, agresive e nė veprimtaritė terroriste kundėr shqiptarėve. Nano ka folur nė kėtė rast njėsoj si Frrok Ēupi. Nano ashtu si Ēupi ka qortuar shqiptarėt e shqetėsuar nė SHBA qė demaskojnė Geixhin dhe i ka sfiduar ata se nuk ardhkan tė bėjnė mė shumė nė Shqipėri sipas tekaveve tė Nanos, po merren mė Geixhin,. Nano nė fakt u ka bėrė bisht pyetjeve dhe tėrė tehu i fjalės sė tij tė ngatėrruar me llafofologji bajate tipike nanoiste ka synuar tė shfajėsojė Geixhin, tė shfajėsojė veten pėr atė qė ka bėrė dhe tė fajėsojė ata shqiptarė nė Shqipėri e diasporė qė kundėrshtojnė politikėn e Geixhit. Nano ndoqi tė njėjtėn taktikė bishtinimi edhe kur bashkėbiseduesia e tij, Xhunga, nė emision “Shqip” tė “Top Channel” nė datėn 31 janar 2003 i kujtoi se ai flet shumė pėr hapje, pėr bashkėpunim me tė gjithė, por kujdesin mė tė madh e tregon pėr tė kėnaqur orekset e Greqisė nė Shqipėri.

    Mjetet e propagandės elektronike tė Tiranės mė datėn 1 shkurt 2003 njoftuan se Nano kishte pritur nė takim pėrfaqėsuesin e lobit shqiptar nė SHBA, David Lukaj, njėrin nga kritikuesit e ashpėr tė veprimeve tė Geixhit, i cili shoqėrohej nga ambasadori amerikan nė Tiranė, Xhefri. Mė parė kjo dyshe kishte takuar “shefin e opozitės”, Sali Berishėn. Pra u inskenua njė diēka identike me atė qė u bė pėr Geixhin nė fillim tė muajit dhjetor 2002. Inskenime tė tilla politiko-diplomatike e bėjnė edhe mė tė dyshimtė atė qė u bė nė “rastin Geixh”.

    Ky inskenim mė shumė vlen pėr tė nxjerrė ambasadorin amerikan nga pozita e pahishme ku ai u vu nė rastin e shoqėrimit tė Geixhit. Nuk na hyn shumė nė punė nėse ky inskenim ishte konceptuar nė Amerikė pėr tė pėrmirėsuar imazhin e ambasadorit, ishte kurdisur nė Tiranė nga ambasadori pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e tij para superiorėve tė vet, apo ishte porositur nga Nanoe Berisha pėr t’u thėnė shqiptarėve se atė qė bėnė me Geixhin po e bėjnė dhe me pėrfaqėsuesit e diasporės shqiptare. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se pėrdoret i njėjti skenar. Kjo e nxjerr edhe mė shuėm nė pah anti-shqiptarizmin e “rastit Geixh”.

    Nė takimin me Lukajn Nano e paska pėrsėritur atė mendimin e tij se “nacionalizmit i ka kaluar koha”. Kėtė duhej ta kishte thėnė kur takoi Geixhin dhe jo Lukajn nėse donte qė t’i thoshte se nacionalizmi grek ėshtė atavik. Kur ia thotė Lukajt kjo tingėllon si qortim pėr shqiptarėrt qė mendojnė e veprojnė nė funksion nė interesave kombėtare shqiptare. E dimė prej kohėsh porosinė e Nanos : “ nuk duhet t’i kundėrvemė shovinizmit tė fqinjėve nacionalizmin shqiptar”. Duke i thėnė Lukajt se “nacionalizmit i ka kaluar koha” Nano nė fakt ka dashur ta qortojė atė qė kundėrshtoi Geixhin dhe tė pėrsėrisė atė dėshirėn e tij tė vjetėr qė shovinistėt grekė tė bėjnė ēfarė tė duan kundėr Shqipėrisė, por shqiptarėt tė mos reagojnė si nacionalistė.

    Lukaj dhe Vulaj kanė bėrė njė takim tė dėshtuar sepse ai u ėshtė dashur Nanos , Berishės dhe amabasadorit amerikan tė kallaisin “rastin Geixh”. Lukaj dhe Vulaj edhe na zhgėnjyen me pohimet se Nikolas Geixh nuk ėshtė person me rėndėsi nė Amerikė. Tė tilla pohime i pėrdorėn Nano e Berisha pėr tė qetėsuar reagimine shqiptarėve. Nėse Geixh nuk ka asnjė rėndėsi pėr politikėn amerikane ndaj Shqipėrisė kjo do tė ishte njė arsye qė ambasadori amerikan tė mos e shoqėronte, jo ta shoqėronte. Geixh mund tė jetė fare pa rėndėsi pėr Amerikėn, por ka rėndėsi pėr Shqipėrinė, pėrderisa ai na ngatėrron aq shumė. Geixh i prishi vizitėn presidentit Berisha nė SHBA para disa vitesh. Geixh thirri Nanon e Metėn nė Korfuz nė verėn e vitit 2002 dhe i detyroi tė pajtohen e tė ndjekin kėtė politikė qė po bėhet nė Shqipėri tani dhe qė po bėhet edhe me Serbinė. Prandaj ėshtė me dėm tė thuhet se Geixh ėshtė njeri pa rėndėsi.

    Vetėm njė njeri aė nuk merr vesh nga politika, ose qė ėshtė kundėr nacionalizmit shqiptar pėr llogari tė shovinizmave fqinj mund tė thotė si Nano se “nacionalizmit i ka ikur koha”. Fatos Nano vet e ka shumė merak tė tregojė se merr shumė vesh nga politika. Mbetet tė besojmė se ai e mohon nacionalizmin para shqiptarėve pėr arsyen e dytė.

    Interpelanca e kėrkuar nga Nard Noka e ka arritur nė fakt qėllimin sepse e ka bėrė Nanon tė zhvishet gjysmė lakuriq para shqiptyarėve si ithtar i Geixhit. Kjo interpelancė ka vėrtetuar pėrse Frrok Ēupi dhe Vangjel Dule ishin aq agresivė kundėr shqiptarėve dhe nė favor tė Geixhit e tė politikiės greke nė atė emisionin famėkeq qė organizoi “Top Channel” pėr tė t’ishėrbyer Geixhit. Le tė tė thotė ēfar tė dojė Nano,. me pėrgjigjet e tij ai e ka vėnė veten nė bashpėrgjegjėsi me ato qė bėri e qė tha Geixhi kundėr Shqipėrisė e kundėr shqiptarėve. Tani u mbvetet shqiptarėve tė mendojnė mirė se cilin kanė nė krye tė qeverisė.



    02.02.2003 Abdi Baleta



    RADIKALIZMI I KISHĖS ORTODOKSE



    ( Shėnim i redaksisė sė Tiranės. Ky tekst ėshtė shkėputur nga libri i gazetarit grek Takis Mikas me titullin “Aleanca e mallkuar. Greqia dhe Serbia e Milosheviēit”, botuar nė anglisht nė SHBA nė vitin 2002. Pėr kėtė libėr nė shtypin shqiptar ėshtė botuar vetėm njė koment i bėrė nga njė drejtues i njė organizmi pėr tė drejtat e njeriut nė Greqi. Libri i Takis Mikas ėshtė njė vepėr qė ēdo shqiptar duhet ta lexojė e studiojė “me laps nė dorė” ( sikurse thuhej nė kohėn e indoktrinimit komunist). Libri i Takis Mikas i hedh poshtė me argumenta e anlizė shumė tė spikatur edhe orvatjet e njė numri politikanėsh e propagandistėsh nė Shqipėri pėr tė mashtruar opinionin publik shqiptar pėr natyrėn e Kishės Ortodokse Greke, tė politikės greke, pėr mentalitetin grek, pėr armiqėsinė qė ushqejnė grekėt pėr shqiptyarėt nė pėrgjithėsi e pėr myslimanėt. Libri i Takis Mikas i zbėrthen dhe dhe i shkatėrron tezat e teoritė qė pėrrallsin sorosianėt shqiptarė. Prandaj mendojmė se pjesa qė po botojmė do t’i vlejė lexuesit pėr tė kuptuar mė mirė edhe atė fushatė piromishiane-sorosiane aė po bėhet kundėr Islamit nė Shqipėri)



    Qėndrimet qė i dhanė formė reagimit tė shoqėrisė greke ndaj ngjarjeve nė Kosovė dhe nė Bosnjė nuk mund tė kuptohen nė se nuk mbajmė parasysh zhvillimet nė njėrėn nga kėshtjellat mė tė mėdha tė idelogjisė anti-perėndimore, konkretisht Kishėn Ortodokse tė Greqisė. Nė njė kohė qė politizimi i fesė nė Turqi ka tėrhequr shumė vėmendjen nė botė, pak vėmendje u ėshtė kushtuar zhvillimeve tė tilla tė njėkohėshme nė Kishėn Ortodokse. Por politizimi i Kishės Ortodokse tė Greqisė mund tė quhet si njėri nga zhvillimet mė tė rėndėsishme tė kohėve tė fundit nė vend.

    Ka, sigurisht, larmi tė madhe tė mėnyrave me tė cilat po bėhet ky proēes nė vende tė ndryshme. Njeri nga ndryshimet kryesore ka tė bėjė me qėllimet e lėvizjeve fetare pėrkatėse. Ndėrsa nė Turqi myslimanėt kryesisht pėrpiqen tė reformojnė trajtimin e ēėshtjeve tė brendėshme, nė Greqi kisha gjithnjė e mė shumė ėshtė pėrqėndruar nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me politikėn e jashtme tė vendit. Pėr mė tepėr deklaratat e saj zakonisht paraqesin pikėpamje tė forta nacionaliste.

    Nė vitin 1992 Kisha Greke ishte nė pararojė tė kundėrshtimit tė planit tė njė shteti fqinj pėr ta quajtur veten Maqedoni. Ajo luajti njė rol vendimtar nė fermentimin e ndjenjave nacionaliste duke organizuar dhe duke marrė pjesė nė tubimet masive tė protestės kundėr “uzurpimit” tė emrit tė Maqedonisė, tė cilat u mbajtėn nė tėrė Greqinė gjatė viteve 1990.

    Demonstratat masive nė Selanik dhe nė Athinė nė tė cilat kisha luajti rol vendimtar treguan se ajo ishte nė gjendje tė shkaktonte ngjarje politike qė do tė kishin ndikim vendimtar nė formimin e politikės sė jashtme tė Greqisė. Synimi i demonstratave ishte tė ushtrohej trysni mbi qeverinė greke qė tė tregonte kėmbėngulje dhe tė pranonte ēdo kompromis pėr ēėshtjen e Maqedonisė.

    Kjo u pohua nga Peshkopi Pantelejmon i Selanikut gjatė njė meshe ku ishte i pranishėm Presidenti i Greqisė dhe personalitete tė tjera shtetėrore: “Kombi do t’ju quaj ju pėrgjegjės pėr emrin Maqedoni, qė pėr ne nuk ėshtė ēėshtje pėr tė bėrė pazarllėk”. Kisha Ortodokse Greke u kap pas kėtij qėndrimi gjatė gjithė viteve 1990. Tani vonė, nė mars tė vitit 2001, Kryepeshkopi Kristodulos pėrsėriti kundėrshtimin e kishės pėr emrin Maqedoni duke cituar ata qė trėmbeshin se kjo mund tė legjitimonte pretendimet e shtetit tė ri ndaj Greqisė.

    Pėr mė tepėr personalitete fetare tė rangjeve tė larta ishin haptazi tė pėrfshirė nė veprime qė mund tė kenė ēuar nė destabilizimin e shtetit shqiptar duke u dhėnė tė paktėn mbėshtetje shpirtėrore lėvizjeve qė kėrkonin bashkimin me Greqinė tė Vorio Epirit (Shqipėrisė Jugore) ku jeton njė pakicė greke.

    Nė maj tė vitit 1994, Peshkopi Sebastianos i Konicės nė Greqinė Veriore kėrkoi qė tanket greke tė dėrgoheshin nė Epirin e Veriut. Pas disa javėsh, nė njė fjalim tė mbajtur mė 2 qershor para ministrit tė jashtėm grek Karolios Papulias, pėrfaqėsuesve nga parti tė tjera politike dhe mijėra mbėshtetėsve tė Peshkopit Pandelejmon qė brohorisnin e valėvisnin flamuj, Sebastianos bėri thirrje qė ky rajon t’i aneksohej Greqisė.

    Njė mbėshtetje e tillė me raste ėshtė shprehur nė deklarata qė sfidonin si ligjin e vendit dhe traktatet ndėrkombėtare. Njė rast i veēantė ishte sulmi mbi kazermat nė Peshkėpi, brenda territorit shqiptar, nga njė organizatė paraushtarakėsh grekė MAVI, nė tetor 1994 (ėshtė nė prill tė atij viti – shėnim i pėrkėthyesit). Sulmi shkaktoi dy tė vdekur midis rojeve shqiptare dhe dy tė plagosur. Disa veprimtarė tė MAVI-it u arrestuan mė 19 mars tė vitit 1995, u nxorrėn nė gjyq, dhe u lanė tė lirė si duket pėr mungesė provash. Njė kryeartikull nė njė gazetė qė botohej njė herė nė dy muaj nga Dioqeza e Dimitrias e cilėsoi veprimin e grupit paraushtarak grek si “atdhetar dhe heroik”.

    Interesi kombėtar, argumentonte gazeta, duhet tė marrė pėrparėsi mbi kėrkesat e drejtėsisė. “Edhe nėse ata janė fajtorė, bėmat e tyre duhet tė mbulohen. Kush do tė guxojė njė mision tė tillė tė rrezikshėm nė t’ardhmen nėse qeveria nuk do ta ndihmojė pėr ta fshehur atė?”

    Megjithėse Kisha Greke, luajti njė rol aktiv nė forcimin e ndjenjave proserbe dhe nė tė njėjtėn kohė i hidhte benzinė tė zjarrit tė ndjenjave anti-perėndimore dhe antiamerikane, deklaratat e saj pėr ēėshtje tė politikės sė jashtme nuk u kufizuan vetėm nė ngjarjet qė kishin tė bėnin me luftrat e fundit ballkanike.

    Qysh nga koha e zgjedhjes sė tij nė zyrėn mė tė lartė, nė maj 1998 Kryepeshkopi Kristodulos i kushtoi shumė vėmendje politikės sė jashtme dhe shprehimisht bėnte thirrje pėr “ēlirimin” e zonave “tė pabashkuara” nė ato vende ku ka minoritete greke.

    Pikėpamjet e forta nacionaliste tė Kryepeshkopit Kristodulos nuk u shfaqėn papritmas me arritjen e tij nė pozitėn e udhėheqėsit kishtar. Gjatė konfliktit pėr njė ishull tė vogėl nė detin Egje qė i ēoi Greqinė e Turqinė afėr luftės nė dimrin e vitit 1996 ai shkroi njė artikull nė “To Vima” ku denonconte pėrfundimin paqėsor tė krizės dhe mbronte njė zgjidhje ushtarake tė problemit: “Ne jemi vėnė pėrballė zgjidhjes midis paqes ose lirisė, paqes ose turpėrimit kombėtar. Dhe kur ballafaqohesh me njė dilemė tė tillė zgjedhja e drejtė historike nuk mund tė jetė paqa”.

    Kėshtu, qysh nga zgjedhja e tij, deklaratat anti-turke tė Kryepeshkopit Kristodulos kanė marrė fuqi. Ai jo vetėm ka qėnė i gatshėm tė denoncojė “Lindjen barbare” (d.m.th Turqinė) sa herė i jepej rasti, por ai ėshtė pėrpjekur tė ringjallė ėndrrat irredentiste greke me pallavrat pėr “rikthimin” nė vatrat e pabashkuara’ (alitrotes patrides) tė Turqisė veri-lindore qė dikur kishin njė popullsi tė ndieshme greke.

    Njė tjetėr deklaronte pėr politikėn e jashtme qė duhet mbajtur shėnim ėshtė ajo e fundit tė gushtit tė vitit 1998 kur nė prani tė personaliteteve tė tjera kishtare ai bėri thirrje pėr “ripushtimin” e Konstantinopojės dhe tė Shėn Sofisė nė Turqi. Udhėheqėsi i Kishės Greke ka shpallur qėndrime politike pėr problemin e Qipros. Qipro u nda nė vitin 1974, pasi ushtria turke vėrshoi nė ishull nė kundėrpėrgjigje tė njė grushti ushtarak tė frymėzuar nga Greqia kundėr Presidentit Makarios. Kryepeshkopi grek kishte hedhur poshtė njė kornizė tė pėrgatitur nga OKB pėr bisedime ndėrkombėtare qė pėrqėndrohej nė idenė e njė shteti federativ dyzonėsh.

    Pikėpamja dhe programi pėr politikėn e jashtme i Kishės Ortodokse Greke janė me rėndėsi tė jashtėzakonshme nėse marrim parasysh natyrėn e ndėrthurur tė marrėdhėnieve shtet – kishė nė Greqi. Kisha ka njė pushtet institucional tė konsiderueshėm, i cili pjesėrisht buron nga kushtetuta e vendit qė vendos se shteti dhe kisha nė Greqi janė tė pandarė dhe pjesėrisht nga lidhja historike nė kombin grek me mendimin se kisha e paska “shpėtuar” nga zhdukja gjatė sundimit otoman.

    Kisha Ortodokse Greke gėzon gjithashtu privilegje tė konsiderueshme nė marrėdhėniet me kishat e fetė e tjera , njė fakt qė shihet nga shumė si njė imponim i kufizimit tė rreptė tė parimeve tė lirisė fetare dhe si diskriminim i pakicave tė ndryshme fetare.

    Mosndarja e Kishės nga shteti nė Greqi, i jep kishės njė pamje politike domethėnėse duke siguruar nė tė njėjtėn kohė pranimin e pikėpamjeve tė saj nga njė pjesė e madhe e publikut. Megjithatė qeveria e PASOK-ut e kryesuar nga Kostas Simitis, sikurse ato para saj, ka deklaruar se nuk ka ndėrmend tė shkelė parimin e mosndarjes. Nė njė deklaratė zyrtare tė paradokohėshme, Jorgo Paskalidis ministėr pėr Maqedoninė dhe Thrakėn, ripohoi se qeveria greke e kundėrshton ndarjen e Kishės nga shteti.

    Edhe njė paragon tė tillė tė mėhershėm tė radikalizmit politik si i ndjeri Andreas Papandreu nuk linte rast pa shfaqur pėrkushtimin e tyre ndaj besimit ortodoks. Gjatė viteve 1990 Papandreu vizitoi manastiret e vendit, ndėrsa gruaja e tij Dimitra Liani njė ish-stjuardesė, do tė deklaronte pėrkushtimin e palėkundur ndaj mėsimevet ė kishės sa herė t’i jepej rasti asaj.

    Kėshtu thuhet se Kisha Ortodokse Greke mbetet sipas fjalėve tė Paskalis Ketromilides “krahu zyrtar i pushtetit civil” megjithė mosmarrėveshjet rastėsore me qeverinė.

    Pozita e kishės nė lidhje me Maqedoninė dhe luftėn nė Jugosllavi ndonėse e shprehur me njė gjuhė tė paēliruar nga hipokrizia nė thelb ka pasqyruar pikėpamjet qė ka pasur nė ēdo kohė shumica dėrrmuese e klasės politike greke. Mund tė thuhet, pra, se funksioni i Kishės Ortodokse Greke nė politikėn e jashtme sot ėshtė tė ndihmojė shtetin grek tė ēojė nė maksimum ndikimin e tij nė vendet fqinje, popujt e tė cilėve kanė me tė tė njėjtėn fe.

    Rėndėsinė politike tė rigjetur tė Kishės Ortodokse Greke nė Ballkan pas shėmbjes sė komunizmit e nuhati menjėherė kryeministri Papandreu, i cili i dha fesė njė vend – kyē nė pėrpunimin e politikės sė jashtme. Nė vitin 1994 ai deklaroi se “luftrat ballkanike nxorrėn nė sipėrfaqje rezonancėn e lidhjeve ortodokse” midis Athinės, Beogradit, Sofies dhe Moskės dhe ripohuan fijet ortodokse qė bashkojnė popujt e disa vendeve tė Ballkanit. Dy vite mė parė nė njė fjalim para militantėve tė Partisė Socialiste Papandreu kishte theksuar se lidhjet qė bashkonin Greqinė e Serbinė ishin tė themeluara nė faktin se tė dy kombet kishin luftuar bashkarisht nė luftėrat ballkanike, si dhe nė faktin se ata kishin fe tė pėrbashkėt.

    Ajo qė e vlen tė mbahet shėnim nga kėto deklarata nuk ėshtė aq shumė e reja e tyre se sa fakti se ato vinin nga njė politikan i majtė. Pėrsa i pėrket tė resė nė pikėpamjet qė lidhin politikėn e jashtme me fenė Andreas Papandreu thjesht ecte nė gjurmėt e Antonis Samaras, qė kur ishte ministėr i jashtėm ishte i pari politikan i njohur qė shpalli njė vizion strategjik tė interesave kombėtare greke qė pėrfshinte krijimin e aleancave tė bazuara nė lidhje fetare (i famshmi hark ose bosht ortodoks).

    Fakti qė kisha kishte njė rol institucional pėr tė luajtur nė shpalljen e politikės sė jashtme tė Greqisė u theksua edhe njė herė nė njė takim nė vitin 1998 midis ministrit tė jashtėm Teodoros Pangallos dhe Kryepeshkopit Kristodulos. Synimi i takimit ishte tė shqyrtoheshin rrugėt qė kisha greke tė jepte ndihmesė nė programimin e politikės sė jashtme ballkanike tė Greqisė. Sipas Kryepeshkopit “Ne shqyrtuam rrugėt pėr tė ēuar pėrpara interesat e kombit tonė dhe pėr tė pėrdorur mirė marrėdhėniet qė ne kemi me kishat ballkanike nė Veri qė ndjekin tė njėjtėn fe si nė”. Ai shprehu gjithashtu: “urimin pėr njė bashkėpunim tė ngushtė e tė mirė midis Kishės dhe Ministrisė sė Jashtme.” Nė pėrgjigjen e tij Pangallos u tregua i etur tė shprehte pėlqimin e vet pėr kėtė rol “kombėtar” tė Kishės: “Ministria e Punėve tė Jashtme mendon se Kisha Greke ka njė mision tė madh pėr tė luajtur nė botėn ortodokse si dhe mė gjerė”.

    Cili ishte ky mision? Nuk ishte gjė tjetėr veēse krijimi i njė aleance, njė “harku” siē u quajt, tė vendeve ortodokse nė Ballkan. Ky vizion u nxorr nė pah nė njė artikull qė e shkroi Kristodulos nė vitin 1993 kur ishte peshkop i dioqezės sė Dimitrias. Nė kėtė artikull ai u bėnte thirrje serbėve, rusėve, rumunėve, grekėve dhe bullgarėve tė linin mėnjanė ndryshimet meskine dhe tė bashkoheshin pėr tė formuar njė aleancė qė do tė bėhej pararoja e luftės sė Perėndimit tė Krishterė kundėr myslimanėve. Natyrisht ai mendonte se Kisha Ortodokse Greke do tė luante rolin “vendimtar” nė formimin e kėsaj aleance.

    Pozitat nacionaliste qė i mbron Kisha Ortodokse Greke nuk pasqyrojnė aq shumė metafizikėn e ortodoksisė se sa rolin kishtar si institucion nė shtetin grek.

    Nga dalja e tij nė mbarim tė shekullit XIX deri nė ditėt tona shteti grek e ka pėrdorur Kishėn Ortodokse si njėrin nga mjetet e tij kryesore pėr tė arritur njėtrajtshmėrinė etnike nė tėrritoret qė ka kontrolluar, veēanėrisht nė Greqinė Veriore.

    Nė kėtė kuptim funksioni i Kishės Greke ka qėnė shumė i madh nė atė qė Sabrina Ramet e quan “Shpėnie pėrpara tė mitologjisė kombėtare dhe kolektive kombėtarizimin e Kishės (Autoqefale), sipas Kitromilides, provoi njė “proēes tė pakthyeshėm” qė kulmoi me “kthimin e plotė tė Kishės Greke nė vlerat laike tė nacionalizmit grek deri nė atė shkallė sa Kisha Greke tė ishte maja e ushtės sė gjithė nismave nė pjesėn e fundit tė shekullit XIX dhe gjatė gjithė shekullit tė XX; nga shpallja e ideologjisė irredentiste tė Megali Idea-s nė fillim tė shekullit XX deri nė pjesėmarrjen e saj nė tubime e demostrata kundėr Republikės sė Maqedonisė, kundėr NATO-s dhe nė pėrkrahje tė serbėve.

    Teologu rus Aleksandėr Sheman pėrdor termin “nacionalizmi teologjik” pėr tė pėrshkruar nacionalizmin qė mbisundon Kishėn Ortodokse Greke. Sipas Sheman orvajtja mė e pėrgjithshme e grekėve pėr tė pėrvetėsuar tėrė ortodoksinė nė botėkuptimin fetar grek ėshtė edhe “anti-historik” edhe “a-historik”. Kjo tentativė arsyeton ai, pėrmban njė mitologji tė dyfishtė qė ėshtė pjesėrisht fetare, pjesėrisht laike. Nga njėra anė grekėt janė fetare, nga ana tjetėr laikė. Nga njėra anė grekėt janė pėrpjekur tė nacionalizojnė traditat bizantine dhe ortodokse dhe nga ana tjetėr tė arrijnė laicizimin e fesė ortodokse jo vetėm duke e njėsuar me shtetin grek por edhe me Greqinė e vjetėr. Kjo e dyta qė pėrfaqėsonte “paganizmin” deri nė fund ishte njė armike e madhe e Bizantit teokratik dhe e Kishės Ortodokse.

    Laicizmi i shoqėrisė nė Perėndim e ndryshoi rolin e kishave tė krishtera. Kisha nuk do tė shėrbente mė si njė pikė kryesore referimi nė shoqėri. Kjo u zėvendėsua me nacionalizmin. Edhe nė Greqi sikurse me kombe tė tjera qė dolėn nga shpėrbėrja e Perandorisė Osmane, proēesi ndoqi njė rrugė tjetėr. Kėtu Kisha Ortodokse ishte kthyer nė njė pėrbėrės thelbėsor tė ideologjisė nacionaliste.

    “Ndėrtimi i identiteteve kombėtarė midis tė krishterėve ortodoksė – arsyeton Adamanta Pollis – nė mėnyrė tė njėtrajtėshme e ripėrfshiu fenė si pėrbėrės kyē tė kombėsisė sė krijuar rishtas. Etnos (Kombi) dhe ortodoksia u shkrinė nė njė. Pėr tė qėnė grek ėshtė e domosdoshme tė jesh grek ortodoks, sikurse pėr tė qėnė rus ėshtė e domosdoshme tė jesh rus ortodoks. Ėshtė tregues i njėsimit tė plotė tė Kishės Greke me kombin ajo qė thekson Viktoria Klark se edhe tė huajt e kthyer tek Kisha Greke duhet qė nė fund tė pranojnė jo vetėm dogmat teologjike tė besimit ortodoks, por edhe qėndrimet e qeverisė greke ne politikėn e jashtme”.

    Feja ortodokse sot pėrbėn njė nga faktorėt shėnjues semantikė vendimtare pėr identitetin etnik modern grek. Udhėheqėsi i Kishės Greke vazhdimisht thekson njėsimin e kombit me ortodoksinė. Shpallja mė e re e kėtij qėndrimi ėshtė ajo nė njė tubim nė Athinė ku merrnin pjesė qindra e mijėra njerėz. Kėtu Kryepeshkopi Kristodulos, pėrsėriti se “Greqi do tė thotė Ortodoksi”. Gjatė njė dreke pėr korespondentė tė huaj tė shtruar disa ditė pėrpara kėtij tubimi ai kishte thėnė: “Ortodoksia e pėrcakton identitetin e ēdo greku”.

    Kombėtarizimi i fesė nė Greqi siē shprehen nė ndėrthurjen e etnisė me fenė u shpall nė deklaratat e udhėheqėsit tė Kishės qė i vėnė bashkė interesat e fesė ortodokse. Pėr shembull nė njė pėrgjigje ndaj kritikuesve tė tij qė i kėrkonin tė pėrmbahej e tė mos bėnte deklarata pėr ēėshtje tė politikės sė jashtme Kristodulos tha: “Nuk do tė pushoj sė shprehuri interesat e kombit. Dhe besoj se misioni im ėshtė tė pėrkrah interesat kombėtare cilido qė tė jetė ēmimi”.

    Antonis Manitakis, njė profesor i sė drejtės kushtetuese nė Universitetin e Selanikut, tani vonė ka vėnė nė dukje: “Kryepeshkopi tha se ai ėshtė i interesuar pėr ēėshtjet qė i pėrkasin kombit dhe jo si mund tė ketė kujtuar ndokush pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tė varfėrit, me tė papunėt, me tė lėnėt mėnjanė, me refugjatėt. Direktivat qė ndjek ai nė fjalimet e tij nuk janė nga Bibla, as nga Bota Qiellore por nga interesat kombėtare...”.

    Njesimi i Kryepeshkopit me “interesat e Kombit” do tė thotė se pavarėsisht nga pretendimet universaliste tė Ortodoksisė greke, misioni i tij real ėshtė “tė ruajė etosin shpirtėtor sipėror tė greqizmės duke farkėtuar marrėdhėnie tė pėrthithura midis Kishės dhe Shtetit, njė detyrė qė thjeshtohet nga fakti se shumica dėrrmuese e grekėve janė ortodoksė. Detyra qė ka shpallur vetė Kisha pėr tė ruajtur kėtė etni nė vijimėsi (krahas privilegjeve financiare pėr vete dhe pėr klerin) ka forcuar njė ndėrvarėsi qė vazhdon pėr njė kohė tė gjatė midis kishės dhe shtetit.

    Bashkėveprimi midis kishės dhe shtetit nė Greqi kėto vitet e fundit duket se ka shkuar paralelisht me zhvillime tė ngjashme nė marrėdhėniet shtet-kishė nė Serbi. Nė tė dy rastet shteti dhe kisha e vendosur kanė pėrēuar idenė se identiteti kombėtar dhe ortodoksia janė zgjatim i njėri tjetrit. Por ata e kanė bėrė kėtė pėr arsye tė ndryshme. Nga pikėpamja e shtetit kėto marrėdhėnie tė ndėrthurura kanė ndihmuar tė krijohet njė mit i unitetit kulturor qė nga ana e tij ka dhėnė pėrligjėn kryesore pėr aspiratat nacionaliste. Por kisha e qėndrueshme nxjerr pėrfitime nga punėt e shtetit. Kisha Ortodokse e Greqisė jo vetėm gėzon privilegje tė gjera nė marrėdhėniet me fetė e tjera, por ėshtė vendosur nė qėndrėn ideologjike dhe fjala e saj ka marrė domethėnie politike dhe rėndėsi publike.

    Fjala e Kishės Greke do tė dalė edhe mė shumė nė plan tė parė nė vitet e ardhshme. Meqėnėse ajka politike tradicionale gjithnjė e mė shumė e sheh veten tė paaftė (qoftė pėr shkak tė detyrimeve ndėrkombėtare tė vendit, qoftė pėr shkak se pjestarėt e saj kanė pėrqafuar vlera kozmopolite) tė shpallė efektivisht botėkuptim themelor anti-perėndimor nė ideologjinė etno-kulturore tė Greqisė moderne, atėhere kishės do t’i kėrkohet ta plotėsojė kėtė zbrazėti.

    Ironia mė e madhe mund tė jetė se shpėtimi i nacionalizmit etnik nė Greqi dhe ndoshta edhe gjetkė gjithnjė e mė shumė do tė varet nga Kisha Ortodokse. Forca shoqėrore qė do tė jenė bartėse tė ideologjisė sė Kishės tashmė janė nėpėr vende. Sikurse ka vėnė nė dukje Helena Smith, korespondente e gazetės britanike “Gardian” nė Greqi, Kristodulos e merr mbėshtetjen nga borgjezia e vogėl e mėnjanuar, nga punėtorėt pa kualifikim, shėrbėtorėt e pėrbuzur dhe ata qė punėsohen me hope. Pėr ata “Kisha ėshtė e vetmja qėndresė qė u ka mbetur kundėr kėrcėnimit nga njė shoqėri multikulturore e hapur tė simbolizuar nga fodullėt qė punojnė pėr shumėkombėshet, qė ngasin xhipe dhe i tundin telefonat celularė si armė zjarri”.

    Qė kėto nuk janė spekullime te kota e kanė treguar dy sondazhe. Mė i riu nė kohė, bėrė nė dhjetor tė vitit 2000 nga Qendra Kombėtare Greke pėr Kėrkime Shoqėrore (EKKE) tregon se nxėnėsit e shkollave tė mesme, prindėrit dhe mėsuesit e shėnonin Kishėn si mė tė besueshmin nga institucionet e shoqėrisė greke. Ushtria vinte e dyta dhe parlamentin e shtynin nė njė vend shumė tė ulėt.

    Nė sondazhin tjetėr, tė organizuar nė vitin 1998, 76.4% e atyre qė u pėrgjigjėn thanė se ata parapėlqenin mė shumė Kryepeshkopin Kristodulos, nacionalistin mė luftarak tė Greqisė dhe njė udhėheqės anti-Perėndimor, sesa kryeministrin Kostas Simitis dhe udhėheqėsin e opozitės Kostas Karamanlis, tė cilėt pėrfaqėsojnė ajkėn politike kozmopolite modernizuese.







    “ZP” SJELL “LUFTĖN E QERBELASĖ" NĖ DRAGOSTUNJĖ



    Mė 29 janar 2003 “ZP” njofton lexuesit e vet se fatet e Islamit nė Shqipėri do tė vendosen nė Dragostunjė, njė fshat pėrrenjsh e rrėpirash, mbi njėqind kilometra nga Tirana e dhjetra kilometra nga Librazhdi.

    Kur lexon reportazhet e sidomos komentin e redaksisė sė “ZP” pėr luftėn fetare qė paska shpėrthyer midis dy hoxhallarėve, qė qenkan dhe vėllezėr, nė kėtė fshat duket sikur pas shumė shekujve do tė pėrsėritet beteja e famshme e Qerbelasė midis pėrkrahėsve tė Imam Hysenit e Imam Hasanit dhe forcave tė Muavisė, qė masakroi nipėrit e Profetit pėr tė siguruar sundimin e Jezidit.

    Nė cepin e majtė tė faqes sė parė “ZP” ka vendosur titujt “Ja prova: radikalizimi islam, pas vrasjes sė Tivarit nė Tiranė, kėmbėkryq nė Dragostunjė. Ja rregullat e reja, tani duan shumė gra nėpėr shtėpira”.

    Nė faqen e fundit tė gazetės nėn rubrikėn “In extremis” ishin renditur reportazhet nga gazetarja Eva Pajo dhe Klan – Lajme tė shoqėruara me njė shėnim tė redaksisė. Pra njė kombinim shkrimesh nė tė cilėt “ZP” synonte t’u hidhte sa mė shumė benzinė flakėve tė propagandės mbi grindjet e pėrēarjet nė gjirin e bashkėsisė islamo-shqiptare qė mori hov nė prag tė vrasjes sė Sali Tivarit dhe po vazhdon pa ndėrpreje.

    Fushata propagandistike para e pas vrasjes sė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Bashkėsisė Islame synon tė krijojė e fryjė idenė se nė Shqipėri po ndodh njė luftė e ashpėr nė gjirin e Bashkėsisė Islame midis njė tė quajturi “Islam tradicional shqiptaro-turk” dhe njė tė quajturi “Islami arab”, i pari quhet “i moderuar” i dyti cilėsohet si “radikal dhe ekstrem”.

    “ZP” ka treguar njė zell tė veēantė pėr tė provokuar sa mė shumė nė kėtė drejtim. “ZP” po pėrpiqet ta bėjė dhe kėtė “betejė tė madhe fetare” me atė zell fanatik qė ka bėrė pėr tė nxitur “betejėn e luftės klasore” nė Shqipėri nėpėrmjet ndarjes “komunistė” e “ballistė” qysh nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore dhe “betejėn ideologjike” nėpėrmjet ballafaqimit “marksist – leninist” dhe “revizionistėve” pėr shumė vite me radhė gjatė diktaturės komuniste-enveriste.

    “ZP” ėshtė nė ekstazė qė nė njė fshat tė largėt e tė varfėr ka mundur tė gjejė “provėn” se nė Bashkėsinė Islame tė Shqipėrisė po u pėrleshkan dy rryma armiqėsore tė Islamit dhe ky fshat do tė bėhet qendra e zgjidhjes sė problemeve tė mprehta tė Shqipėrisė. Sipas reportazheve tė Eva Pajos dhe tė “Klan-Lajme” qė i boton “ZP”-ja duket sikur Dragostunja e Librazhdit ėshtė njė rast e shembull i veēantė qė mund tė vėrtetojė teorinė e Hantingtonit pėr pėrplasjen e qytetėrimeve. Madje ky rast mund tė mahnisė edhe vet Hantingtonit se mund t’i japė material tė ri ta zhvillojė mė tej teorinė e tij si “pėrplasje brenda qytetėrimit dhe fesė islame” gjė qė do t’i jepte goditje mė tė madhe Islamit dhe t’ua lehtėsonte punėn atyre forcave politiko-fetare nė botėn qė kanė si objektiv parėsor shkatėrrimin e Islamit. Mbase “ZP”-ja do tė kujdeset ta ftojė Hantingtonin nė Shqipėri dhe t’a dėrgojė nė Dragostunjė tė Librazhdit qė ai tė shohė nė vend “pėrplasjen e madhe” midis “dy rrymave islamike” dhe tė zhvillojė mė tej teorinė e tij.

    Kurse vetė “ZP” qė po merret mė shumė e mė shpesh me “luftėn islamike” nė Dragostunjė mund tė rrisė mė tej namin dhe lavdinė e saj si gazetė qė pėrpunon e zhvillon teoritė e praktikat e luftės midis marksizėm – leninizmit dhe revizionizmit nė gjurmė e lėvizjes komuniste ndėrkombėtare.

    Eva Pajo dhe “Klan Lajme” i kanė alarmuar shqiptarėt se nė Dragostunjė po ndodhte “hataja islamike” sepse dy hoxhallarė, vėllezėr, nga familja Gjura qė brez pas brezi ka dhėnė hoxhallarė, qenkan ndarė me njėri – tjetrin pėr arsye fetare. I pari Faiku mbledhka xhematin e vet nė xhaminė e vjetėr tė fshatit, kurse Zyberi, qenka rebeluar kundėr Islamit tradicional tė vėllait dhe mbledh njė xhemat mė tė pakėt nė njė xhami tė re, pėr tė propaganduar njė “Islam radikal”.

    Redaksia e “ZP” nė shėnimin e saj ka marrė anėn e hoxhės sė xhamisė sė vjetėr, qė nė kohėn e diktaturės komuniste ishte transformuar nė magazinė prodhimesh bujqėsore. “ZP”-ja mban anėn e hoxhė Faikut (qė mund tė ketė qenė brigadier apo magazinier nė kooperativėn bujqėsore) sepse ky praktikon e propagandon “njė Islam tradicional” qė do tė thotė i kaluar edhe nėn zdrukthin e ateizmit komunist gjatė shumė viteve. Hoxhė Zyberin dhe xhaminė e re “ZP”-ja i dyshon dhe i shpall si “kundėrrevolucionare”, si ngatėrrestare se sjellin “Islamin radikal”. Pra luftėtarja e vjetėr pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit nga revizionizmi i djathtė (bershtanin-kautskian) dhe ai i majtė (maoist-hunveibin) tani do tė bėjė tė njėjtėn mbrojtje tė Islamit nė Dragostunjė.

    Sipas “ZP” nė rrugėn e drejtė, pra marksiste – leniniste, nė zbatimin e Islamit nė Dragostunjė qenka hoxhė Faiku dhe xhamia e vjetėr, nė rrugėn revizioniste qenkan hoxhė Zyberi dhe xhamia e re. Por ashtu si nė lėvizjen komuniste shumica (pra pjesa mė e madhe e xhematit) shkon nė“rrugėn e drejtė” qė e ndjek hoxhė Faiku. Ja me ēfarė pėrshkrim e analizė tė thukėt shėnimshkruesi i “ZP”-sė na e ka paraqitur tabllonė e luftės brenda Islamit qė po u bėka nė Dragostunjė: “.... njė fshat larg Tiranės ku ėshtė edhe arena e madhe e pėrplasjes sė rrymave nė Komunitetin Mysliman, ku ndarja mes tė moderuarve tė Islamit dhe radikalėve islamikė ėshtė tashmė njė realitet. Ky ėshtė fshati Dragostunjė nė Librazhd ku dy vėllezėr hoxhė kanė ndarė fshatin nė mes, duke shėnuar pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė njė ndarje fetare”.

    Bravo “ZP”-ja ka bėrė vėrtetė analizė dhe pėrgjithėsime “shkencore” pėr grindjet e hoxhallarėve – vėllezėr tė Dragostunjės. Por e ka ekzagjeruar si shumė kėtė grindje dhe ka gėnjyer si pa lezet pėr disa gjėra. Mallin pėr xhaminė e vjetėr “ZP” duket e ka tė madh meqėnėse ajo mund tė shkatėrrohet mė shpejt se e reja. Grindjet fetare nė historinė e Shqipėrisė kanė ndodhur shumė mė herėt se kėto tė tanishmet nė Dragostunjė. Grindjet midis kishave tė krishtera ortodokse e katolike kanė sjellė shumė kokėēarje nė shekuj nė historinė e shqiptarėve. Ka mbi 10 vjet qė kisha greke, nėpėrmjet emisarit tė saj nė Shqipėri, Anastas Janullatos, ka krijuar gjendje shumė tė acaruar sepse pėrpiqet tė konvertojė shqiptarėt myslimanė nė tė krishterė. Katolikocentristėt kanė shpallur planet pėr kryqėzatė e rikonkuiste anti-myslimane. Por ajo qė i bėn edhe mė qesharake pohimet e “ZP” ėshtė gjendja shumė e tensionuar e krijuar nė gjirin e Bashkėsisė Ortodokse dhe tė KOASH-it qysh kur kėtė e uzurpoi prifti grek Janullatos. Gazetarėt e analistėt e “ZP”-sė para se tė ngjiten deri nė Dragostunjė pėr tė parė si plasi “lufta midis islamikėve” pas vrasjes sė Sali Tivarit duhet tė ndalen nė Elbasan tė shohin si reziston At Marku dhe Kisha e Shėn Mėrisė, para uzurpimit tė Kishės Orodokse nga Janullatosi.

    Pse hesht “ZP” pėr kėtė dukuri. U bėnė vite qė At Nikoll Marku ka bėrė publikisht e pa pushim tė njohur betejėn qė zhvillohet nė gjirin e ortodoksisė shqiptare dhe mėnyrat si Janullatosi vepron pėr shkatėrrimin e misionit tė kishės qė drejton At Marku nė Elbasan. Para se tė shqetėsohet pėr atė “pėrēarjen e tmerrshme” qė grindjet e dy hoxhallarėve paskan shkaktuar nė fshatin Dragostunjė, ( gazeta nuk thotė sa banorė ka ky fshat) “ZP” duhej tė merrej me ato grindjet aq tė llahtarshme e tė shėmtuara qė kemi parė nė forumet drejtuese tė Partisė Socialiste kur grindeshin Fatos Nano e Ilir Meta, apo nė parlament kur grinden socialistėt me demokratėt. Pak ditė pasi ishte botuar shkrimi i “ZP-sė” pėr “grindjen e shekullit” nė Dragostunjė deputetėt socialistė dhe demokratė u pėrleshėn me grushte nė sallėn e parlamentit. Po kėtė rrahje mos e shkaktoi “Islami radikal” nga inati i Prodit katolik qė sapo kishte mbajtur aty njė fjalim?! Po arė vjedhjen e pasaportave tė njė taborri priftėrinujsh italianė nė hotel “Dajti” mos e ka bėrė hoxhė Zyberi i Dragostunjės me xhematin e xhamisė sė re qė tė nxisin “terreorizmin silmaik”?! Ndoshta ai eka bėrė se nė kėtė botė tė ēudisstshme ēfarė nuk bėn vaki. Pastaj “ZP” ka pėrvojė tė gjatė pėr zbulinme veprimtarishė komplotuese dhe nuk i lėshon kollaj insinuatat!

    Ėshtė vėrtetė qesharake kur epiqėndėr e grindjeve midis shqiptarėve paraqitet fshati Dragostunjė i Librazhdit, pėr shkak se nė Shqipėri paska filluar “tė lėvrijė Islamiradikal” (sipas njė thėnie nė Top Channel). Ē’mund tė jetė vallė pėrēarja qė kanė shkaktuar dy hoxhallarė vėllezėr nė Dragostunjė nė krahasim me pėrēarjen e luftėn civile qė shkaktoi revanshizmin politiko-ideologjik socialist nė Shqipėri nė vitin 1997???!!!!





    c
    “

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Baleta megjithse e zotron mire artin e fjales ngelet gjithmone
    nje individ negativ tek i cili s'mund te kesh piken e besimit.
    Pas komunisteve, demokrateve, legalisteve, islamike cilet
    do te jene partneret e ardhshem te Baletes ... satanistet ?!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Shpesh pėr prof. Baletėn flitet apriori! Sepse askush nuk e njeh vlerėn e tij tė vėrtetė!
    Sa pėr kuriozitet: ĖSHTĖ I DĖNUAR ME VDEKJE NGA KISHA ORTODOKSE GREKE!
    Agimi

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Per te qene me i sakte, nuk e kam njohur Prof. Baletėn ne kohėn e rregjimit komunist. E kam njohur kur ishte ne krah te Prof. Dr. Berishes dhe si pėr shumicėn e rinisė sė fillimit tė viteve 90 ishte
    njė nga "idhujt" e mi. Me pas Prof. Baleta behet pjese perberese
    e frymes se perēarjes krahinore te Shqiperise duke marre pjese
    aktive ne denigrimin e ē'do gjeje qe vinte nga "Jugu".
    Mendoj qe vitet 92, pasi PD vjen ne pushtet deri ne 1996 (vite te cilat i kam perjetuar si student ne Tirane) kane qene vitet
    ku kam njohur poshterimin, dhunen, fyerjen vetem per faktin
    se vija nga Jugu, megjitese kisha rrezikuar jeten per PD-ne. Kjo behej me nje qellim te caktuar,
    dhe e kuptoja deri ne nje fare shkalle. Per fatin tone te keq kasta komuniste ishte ne shumicen e saj derrmuese me prejardhja nga Jugu dhe ky "revansh pozitiv" duhej pritur nga pjesa me e persekutuar gjate diktatures.
    Me vone, pasi "e shkatrroi nga themelet" diktaturen Jugiste, Prof. Baleta i rikthehet kolegeve te tij demokrat, i pakenaqur nga
    pozicioni qe i lane, vendos te nderroje ngjyre dhe i futet
    rruges se legalitetit (ndoshta per preferenca krahinore?).
    Prape dhe ketu nuk linte rast pa qelluar mbi gjithēka qe
    binte era Jug, ketu fillojne dhe sulmet e para ndaj ortodoksise
    shqiptare (sa mire qe shumica e ortodokseve ndodhen ne Jug).
    Kjo rruge e shpie drejt e ne prehrin e filozofise
    islamike (kuptohet jo pa ndonje dore petro-dollaresh ryshfet gjate vizitave te tij ne vendet e Gjirit Persik ;-)).
    Ketu i ka ngelur ora Z. Baleta dhe mendoj qe do ti qendroje per
    njefare kohe ... :-(

    Pra nje individ qe nuk ja mohoj bagazhin intelektual e inteligjencen,
    por qe per fat te keq e ka vene gjithmone ne sherbim te djallit.
    Pra njeri pa karakter te qendrueshem mbi te cilen nuk ve asnje
    fije besimi ...


    p.s. mesa di une kisha ortodokse nuk nxjerr "fatwa", por megjithate duke mos qene praktikant fetar do te ishte me
    interes qe ndonje qe e njehe organizimin e klerit ortodoks
    te na sqaronte ne kete pike: " a ka te drejte ky kler te jape
    denime me vdekje ndaj personave qe shprehen kunder fese
    ortodokse?"


    Me shume respekt per Z. Doēi, krijimet e te cilit i lexoj me shume
    interes e kenaqesi :-)
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga Agim Doēi
    Shpesh pėr prof. Baletėn flitet apriori! Sepse askush nuk e njeh vlerėn e tij tė vėrtetė!
    Sa pėr kuriozitet: ĖSHTĖ I DĖNUAR ME VDEKJE NGA KISHA ORTODOKSE GREKE!
    Agimi
    Agim, eshte edhe "qytetar nderi" ne Ankara, i vetmi vend qe i hap dyert, xhepat dhe syte per Abdi Baleta. Baleta e justifikon kete ndihme duke sulmuar komunitetin orthodoks dhe duke zbukuruar historin e pushtimit otoman me bindjen "ndihmen e otomaneve per ceshtjen tone kombetare".

    Abdi Baleta urren gjithcka dhe kedo, pasi ai ne karrieren e tij i ka provuar te gjitha, duke filluar me diplomatin e Enver Hoxhes ne Amerike, me "demokratin e oreve te para", me "nacionalistin e oreve te fundit". Gjate ketij procesi, ai ka humbur karakterin dhe fytyresine, dhe mundohet qe te njollosi te gjitha fytyrat e shqiptareve te shquar qe qendrojne shume here me lart se Baleta. Midis tyre, edhe Ismail Kadare, pasi Kadare ia ka prishur qejfin me "rrezikshmerine e fondamentalizmit islamik".

    Vlerat e Baletes jane vetem historike, pasi eshte nje njohes i mire i saj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Te nderuar!
    Mendoi se per temen ne fjale duhet te gjykojm per cfar ka shkruajtur Prof Baleta; dhe qendroine apo sqendroin.
    Sic duket disa duke mos gjetur asnje argument per ti hedhur poshte mendimet e Prof Baletes, mundohen qe nepermjet shpifjeve te ulin poshte figuren e tije.

    Zoteridhe une jam nga JUGU, po asnjehere nuk kam pare te sulmohem nga politika e Prof Baletes!
    Asnjeher Baleta nuk ka pare interesat e tija personale, dhe nuk ka drejtuar ndonje fushat "anti Jugore".
    Kurse per "persekutimin" qe ke hequr (ti)ne vitet 92-96 eshte nje shpifje .(Se sic e thashe me larte dhe une jame nga Jugu dhe nje gje te tille nuk e kam pare.)
    Zoti RoiSotiri
    Asnje here Baleta nuk ka bere lufte kunder ortodoksise se Jugut,por ka luftuar kunder spiunve te Omonies, dhe Janullatos e prifterinjve qe u kapen me shperndarjen e hartave te Vorjo-epirit.Ne qofte se ti (roi)kete e quan "lufte"kunder Ortodoksve te Jugut ateher s'me mbetet gje tjeter vetem te te kujtoje letren e Anagnostit qe i bene Kuvendit Popullore -per rrezikun qe i kanoset Jugut nga nga helenizimi dhe puna armiqsore e "disa Ortodoksve"
    E verteta e helenizimit te Jugut nuk duhet te fshihet per hater te unitetit ortodoks.
    Dihet qe Baleta i perket besimit Islam,dhe dihet qe do ti sulmoi te gjithe provokatoret qe shperndajne trakte fyese kunder te gjithe myslimanve shqiptare,dhe te gjithe ata qe nen rrogoze mendoine se u ka ardhur dita per hakmarje kunder muslimanve shqiptare.
    Sipas (ti Roi) qe te mbrohesh nga ata qe mundohen te te fyejn eshte "filozofi Islamike"?...he?
    Kurse sa per dollaret qe qe ti e akuzone se ai mund te mari nga "gjiri persik":do te q

  7. #7
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    vasdoim
    qe mire ti hidhje nje si Krieministrit Nano, dhe pensjoneve qe shperndahen ne Juge te Shqiprise ne favor te helenizimit.
    Pra sic e shikoj une kete pune, urrejtja tuaj e pa baze, vjene nga nje arsye tjeter(arsyen e te qenit me bindje te kunderta fetare ).
    Mendoi se para se te dalesh ne "konkluzjon" per Prof Baleten do te qe mire qe ta gjykojme nga ato qe shkruan konkretisht ,dhe jo nga thashethemet.
    Dihet qe disa te tjere zgjedhin te behen "qytetar nderi"te Greqise,dhe te politikes -ortodoks dhe grek-.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    per mendimin tim Prof Baleta eshte patriot dhe e ka treguar veten qe kur perzuri greket(omonian) nga parlamenti shqipetar.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #9
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja c'thote Baleta ne numrin e fundit te gazetes se tij dhe gjykoni e ka mire apo keq.
    Mendimi im eshte se (duke hequr disa teprime, sidomos per fene islame) zeri i Baletes eshte nje nga zerat me objektive ne shtypin e sotem shqiptar.


    Letėr brenda Shqipėrisė



    MISTER XHEFRI, SHQIPĖRINĖ PO E SHKATĖRROJNĖ POLITIKA DHE DIPLOMACIA

    I nderuar zotėri ambasador,



    Si qytetar i vendit ku ju jeni akredituar pėr tė kryer njė mision diplomatik nė emėr tė hiperfuqisė sė sotme botėrore , SHBA, i ndjek me vemendjen mė tė madhe tė gjitha veprimet e deklaratat tuaja qė kanė tė bėjėn me kėtė vend, pra atdheun tim tė vogėl. Kam edhe arsye mė specifike qė tė bėj njė gjė tė tillė sepse edhe profesioni im kryesor ėshtė i njėjtė me tuajin, diplomacia. Kam pasur edhe rastin e lumtur tė jetėoj disa vite (1977-82) nė vendin tuaj, nė Nju Jork, pasi shteti im mė kishte nderuar me detyrėn e pėrfaqėsuesit tė pėrhershmė dhe fuqiplot tė Shqipėrisė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.

    I ndjek qėndrimet e diplomacisė amerikane nė Shqipėri dhe politikėn amerikane nė botė edhe pėr asrye tė angazhimevet tė mia nė fushėn e politikės e tė mendimit politik nė Shqipėri. Nė kėtė veprimtari orientimi im parėsor ėshtė, siē kuptohet, vėzhgimi i marrėdhenieve ndėrkombėtare, analiza e ngjarjeve nė apsketin juridiko-ndėrkombėtar. Por, e gjitha kjo pėr tė shėrbyer kryesisht nė trajtimin e problemeve tė shumta me tė cila pėrballen shteti dhe kombi shqiptar sot.

    Nė po kėt gazetė kur po botoj kėtė letėr publike kam shkruar nė vitet e mėparshme edhe shkrime tė tjera lidhur me veprimtarinė e parardhėsve tuaj nė postin qė mbani. Deri nė vitin 1993, kur isha deputet nė parlamentin shqiptar kam pasur raste tė shprehem sniqerisht edhe nė biseda me funksionarė tė ambasadės qė ju drejtonin tani. Kam pasur kėnaqėsinė qė mendimet e mia, t’i bėj tė ditura edhe nė Departmanetin e Shtetit nė qershor tė vitit 1991. Nė mėnyrė tė veēantė nė atė takim tė rėndėsishėm pėr mua, kur merrinin pjesė edhe personalitete tė rėndėsishme tė politikės e kulturės shqiptare nga Shqipėria, Kosova e lobi shqiptar nė SHBA, me vetėdije i kam lejuar vetes “pakujdesinė” tė theksoja se “

    ēėshtja e Kosovės nuk ishte ēėshtje e tė drejtave tė njeiut, por njė ēėshtje kombėtare e pazgjidhur dhe njė ēėshtje shkolonizimi”. Gjithashtu me vetėdije tė plotė pėr rreziqet e humbjes sė vemendies nga diplamoacia qė ju pėrfaqėsoni i kam lejuar vetes edhe “pakujdesinė” qė nė ambasadėn e SHBA, kėtu nė Tiranė, tė parashtroja shqetėsimet e mia pėr rreziqet qė do t’i vinin Shqipėrisė nga njė pėrparim galopant dhe i ndikimit grek nė Shqipėri, pėr shkak tė njė tolerance fajtore tė e pushtetit tė Berishės e tė Meksit.

    Po kėshtu, i vetėdishėm pėr rrezikun se do tė bėhesha i padėshiruar nė shumė mjedise tė diplomacisė perėndimore, i kam lejuar vetes “pakujdesinė”, qė nė cilėsinė e kryetarit tė njė delegacioni shqiptar nė NATO, nė vitin 1992 tė paralajmėroja se pa ndėrhyrje ushtarake ndėrkombėtare nė Bosnie dhe sidomos nė Kosovė nuk frenohej agresioni serb dhe se pa e futur ēėshtjen shqiptare nė rrugėn e zgjidhjes sė saj tė plotė me etapa , duke pasur si etapė tė zgjidhjes pėrfundimtare bashkimin e kombit shqiptar, nuk mund tė krijohej stabiliteti i vėrtetė nė Ballkan.

    Tani e ndiej veten shumė tė lehtėsuar para ndėrgjegjes sime qė kam vepruar kėshtu dhe nuk jam kujdesur, si shumė tė tjerė, qė tė mendoja, shprehesha e sillesha nė atė mėnyrė qė mund tė mė kishte siguruar me tepėr “begenisje” e “aktivizim” nga ndėrkombėtarėt nė politikėn shqiptare. Mendoj se zhvillimet e njė 10 vjeēari i kanė pėrligjur mė sė miri motivet nga tė cila jam nisur unė dhe shpėrblimi moral qė marr nga zhvillimet fatlume pėr shqiptarėt nė Kosovė dhe nga ndodhitė fatkeqe pėr shqiptarėt nė marrėdhėniet shqiptaro-greke nuk me nxjerrin as tė gabuar, as tė dėshtuar nė mendimin e qėndrimin tim politik. I paraqita kėto episode shkurtimisht jo pėr ndonjė vetmburrje se me kohė kam qenė i vetėdishėm qė mendimet “heretike” pėr diplomacinė ndėrkombėtare tė vėne nė radhėt e tė papranueshmėve tė saj. I paraqita vetėm pėr tė theksuar se edhe tani kur pėrpiloj pėrmbajtjen kėsaj “letre” synoj njė ripohim tė shqetėsimeve qė ndiej si shqiptar kur problemet e mprehta tė vendit tim ende trajtohen nga diplomacia ndėrkombėtare nė kėnvėshtrim tė paqartė. Dikush duhet ta bėjė kėtė. Nė kėtė vazhdė po shpreh disa mendime qė nuk pėrkojnė plotėsisht me pikėpamjen dhe porosinė tuaj tė para pak ditėve se : “Shqipėrinė poe shkatėrrojnė kriminelėt”.

    Pothuajse tė gjitha tė pėrditshmet e Tiranės mė datėn 13 shkurt 2003, pra nė vigjilje tė ditės sė hareshme tė Shėn Valentinit, kishin njė titull tė madh sensacional tė pėrbashkėt “ Ambasadori amerikan Xhefri : Kriminelėt po shkatėrrojnė Shqipėrinė”. Gazeta qeveritare “ZP” me shkronja mė tė mėdha se gjithė gazetat tjera kishte mbushur gati tėrė faqen e parė me fjalėt “Ambasadori i SHBA prokurorėveriminelėt po shkatėrrojnė vendin tuaj”. Dukej qartė se qeveria nėpėrmjet “ZP’ donte tė lante duart si Pons Pilati dhe pėrgjegjėisnė pėr kriminalitetin nė Shqipėri ta linte vetėm tė kurriz tė prokurorėvet. Ky titull ishte nxjerrė nga fjala Juaj nė njė seminar tė organizmave shqiptare tė ngarkuara me luftėn kundėr krimit. Ky seminar drejtohej nga ekspertė europianė dhe amerikanė. Pra, fatmirėisht ky seminar nuk ishte njė mbledhje punė krejtėisht shqiptare qė unė, si tepėr i ndjeshėm pėr veprimet diplomatike qė nuk pėrputhen me funsionet e diplomatėve tė huaj tė akredituar nnė Shqipėri, tė bezdisesha qė direktivat shumė tė rėndėsishme i dhatė Ju, njė pėrfqėsues diplomatik, qė si funksion ka kryeisht tė vėzhgojė nė vendin ku ėshtė akredituar dhe tė informojė vendin qė e ka akredituar. Madje tashmė unė mund tė pohoj se si gjithė shqiptarėt tjerė jo vetėm jam mėsuar, po edhe gėzohem qė pėrfaqėsuesit diplomatikė tė SHBA janė mė shumė se vėzhgues nė politikėn e brendshme tė Shqipėrisė, janė edhe protagonistė tė zhvillimeve tė brendshme politike krahas diplomacisė “sui generis” tė mekanizmave europiane dhe euro-atlantike.

    Nė kėtė vėshtrim mė duken tė mirėseardhura e shumė miqėsore edhe vlerėsimet Tuaja se “Shqipėrinė po e shkatėrrojnė kriminelėt”, edhe porositė Tuaja se “prokurorėt duhet tė jenė mė agresivė nė goditjen krimit nė Shqipėri, gjykatėsit duhet tė jenė mė tė rreptė, policėt mė tė fuqishėm ( jo mė tė ashpėr se pastaj bėhen pjesė e krimit AB) dhe tė gjithė sėbashku duhet tė jenė m ėprofesionistė”.

    Nė fjalėn Tuaj ( sipas njoftimeve nė shtyp) Ju, zotėri ambasador, paskeni pėrmendur ndihmėn qė jep bashkėsia ndėrkombėtare nė luftėn kundėr kriminalitetit nė Shqipėri dhe me ton qortues u jeni drejtuar zbateusve shqiptarė tė ligjit : “ Ne presim qė ju tė pėrgjigjeni nė tė njėtėn mėnyrė dhe nė njė fjalė : dėnime”. Mbresėn mė ta madhe mua, si qytetar dhe si jurist, ma bėri pėrcaktimi i tri hallkave tė mekanizmit tė luftės kundėr kriminaletetit, duke filluar me qeverinė e dhe policinė. Fjalėt Tuaja duhet tė mirėpriten me mirėnjohje nga tė gjithė shqiptarėt, por jo me atė servilizmin politik siē vumė re menjėherė nė vlerėsimet qė bėnė nga ana e PD-sė, Sali Berisha, apo Besnik Mustafaj. Kėnaqėsinė e Berishės pėr deklaratėn Tuja gazeta “Panorama” e ka njoftuar me njė titull qė tė krijon shije tė keqe“”Berisha :ambasadori i SHBA ka tė njėjtin mendim me mua”. Pra, lideri i PD-sė po kėrkonte njė medalje pėr vete pas njė konstatimit Tuaj pėr gjendjen e rėndė nė Shqipėri.

    Por fjala Juaj, zotėri ambasador, kur kėrkoni “dėnime mė tė rėnda, agresivitet nė luftėn kundėr krimit” shumė shqiptarėve mund t’u krijojė dhe njė gjendje tė rėnduar shpirtėrore. Mendimtari i madh i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Sami Frashėri, thoshte “Ēthurja morale e njė kombi kuptohet nga sa janė dėnimet e caktuara nė ligjet e tij. Sepse janė fajet e rėnda qė nevojitin dėnime tė rėnda”. Pra, krminaliteti nė Shqipėri nuk mund tė merret si shkak, por si pasojė e disa shkaqeve tė tjera dhe si pasqyrė e njė ēuthrjeje morale. Unė nuk do tė pajtohesha me formulimin “Kriminaliteti po shkatėrron Shqipėrinė” dhe do tė mė dukej mė e saktė tė thuhej se “kriminaliteti zbulon shėmtueshėm shkatėrrimin e Shqipėrisė”.

    Ky shkatėrrim para se tė jetė kriminal ėshtė moral dhe para se tė jetė moral ėshtė politik, sipas mendimit tim. Prandaj e quaj me rėndėsi faktin qė Ju theksoni se luftėn kundėr kriminalitetit, domethėnė kundėr shfaqjes mė tė shėmtuar tė shkatėrrimit moral e politik, duhet ta kėrkojmė fillimisht nga qeveria, policia, pastaj nga prokuroria dhe gjykatat. Kėshtu qė mė duket mė e arsyeshme dhe mė dobiprurėse qė shkaqet e shkatėrrimit tė Shqipėrisė t’i kėrkojmė nė radhė tė parė tek politika, e sidmos tek politika qeverisėse, sepse edhe qeveritarėt e dinė madje e thonė vet me krenari se tė bėsh politikė do tė thotė tė qeverisėsh dhe anasjelltas. Shqipėrinė po e shkatėrron politika. Asnjė vend, asnjė shtet, madje as njė shoqėri nuk ėshtė shkatėrruar nga krminaliteti. Shkatėrrimet kanė ardhur nga politika, se ajo ia hap ose ia shtron rrugėn kriminalitetit masiv, shkatėrrues, jashtė pėrmasave tė njė kriminlaiteti tė pashmangshėm qė ekziston nė ēdo shoqėri..

    Gjatė kohės qė kam jetuar nė SHBA si tė gjithė tė tjerėt kam mundur tė marr vesh diēka edhe pėr kriminalitetin mjaft tė lart nė vendin Tuaj, zotėri ambasador. Pėr mua atėherė ishte njė dukuri e llahtarshme e papėrfytyrueshme ajo e “serial killer-it” ( autor shuėm vrasjesh) tė mbiquajtur “Son of Sam” ( biri i Semit) mė tė cilin merrej pėr javė tė tėra gazeta “Nju Jork Tajms”. Ky vrasės i shumė vajzave ishte bėrė tmerri i tė gjita biondineve tė Nju Jorkut, aq sa flokėverdhat duhej tė ngjyrosnin leshrat qė tė ruheshin prej tij. Dhe kur vrasėsi u kap ai me qetėsi shpjegoi se njė person i vdekur ia jepte urdhėrin pėr tė vrarė dhe kėto urdhėra jepeshin nėpėrmjet qenit tė komshiut. Tani edhe nė Shqipėri flitet pėr “serial kille-ra”, madje pėr dukurinė shumė ngjerthėse “tė vrasėsve me pagesė” qė ėxhtė diēka shumė mė tmerrėshme se “vrasjet pėr psikopati”. Pėr mua ka qenė gjithashtu rėrnqethėse kur lexoja historitė e vetrvasjes masive tė 1000 fanatikėve fetarė nga SHBA, tė dėrguar nga shefi i sektit tė tyre nė pyjet e Guajanės. Tani disa sekte tė ēuditshme po pėrpiqen tė pėrhapin praktika tė rrezikshme nė Shqipėri.

    Nė pranverėn e vitit 1981 nga qeveritarėt e atėhershėm tė Tiranės Misionit tė Shqipėrisė nė OKB iu dha detyra mjaft absurde pėr tė bėrė disa studime pėr kriminlaitetin nė SHBA. Pėr tė kryer kėtė detyrė u detyruam tė lexonin materialet qė mundėm. Mė ka mbetur nė mendje nga ajo kohė se ekspertėt amerikanė pėr tė ēarmatosur Nju Jorkun, ku mbaheshin sasi tė mėdha armėsh pa leje, kishin propozuar blerjen e armėve nga policia nėpėrmjet agjentėsh tė fshehtė tė saj. Dhe po ekspertėt amerikanė theksonin se duheshin 2000 vite pėr ta bėrė kėtė ēarmatim, me kusht qė tė mos shtoheshin armėt nė qarkullim. Por shpejt u kuptua se me kėtė metodė inkurajohej tregtia ilegale e armėve dhe policia bėhej bashkėfajtore.

    Nuk ma merrte mendja atėherė se nė Shqipėri do tė reklamoheshin njė ditė nga mekanizmat e e OKB -sė, projekte tė ngjashme pėr tė blerė armėt nga ata qė i rrėmbyen nė vitin 1997. U bė zhurmė ca kohė dhe ėshtė harruar kjo punė tani. Armė ka sa tė duash nė duart e shqiptarėve. Duket ajo blerja e armėve u sajua vetėm sa pėr tė harxhuar disa fonde ndėrkombėtare dhe pėr tė shpėrblyer disa qė kishin kontribuar nė grabitjen e depove ushtarake gjatė vitit 1997. Nėpėrmjet kėtyre mendimeve desha vetėm tė them se po tė ishte qė njė vend e shkatėrron shkalla e lart elriminalitetit dhe armatosja e popullsisė civile, atėherė edhe SHBA mund tė ishin shkatėruar, sepse mbajtaj e armės madje edhe dhuna me armė ėshtė pjesė e kulturės amerikane dhe e propagandės amerikane. Por, SHBA janė shumė tė fuqishme. Kjo pėr mendimin tim ndodh se nė SHBA ėshtė bėrė politikė pėr ta fuqizuar vendin dhe jo pėr ta shkatėrruar atė. Kurse nė Shqipėris pėr fat tė keq tani qė Ju tmerroheni nga shkalla e lart e kriminalitetit bėhet politikė pėr tė shkatėrruar vendin. Kjo politikė, zotėri ambasador, bėhet nė tė gjitha nivelet e tė gjitha mjediset, nė qeverisje e nė opozitė, nė shtyp e nė mjedise intelektuale, nė partira politike dhe organizata jo qeveritare.

    Kriminalitetin nė njė shoqėri tė qytetėruar mund ta frenojnė ( jo ta zhdukin se kjo ėshtė utopi) morali dhe ligji i mirė tė zbatuar mirė e rreptėisht. Prishja e moralit do tė zbehte fuqinė e dobinė e ligjit tė mirė e tė zbatuar me drejtėsi. Ligji i keq ose ligji i zbatuar keq do tė dobėsonte ndikimin e dobishėm tė moralit tė mirė. Kur kalbėzimi prek ligjin e moralin atėherė pasojat janė shmė mė tė rėnda. Qė tė mos ndodhin kėto e tė mos krijohet shtrat i ngohtė dhe llum i thellė pėr kriminlaitetin duhet tė ngrihet nė larėtsinė e duhur veprimtaria e organizuar drejtuese nė shqėri qė pėrfshihet nė atė qė do ta quanim politikė nė kuptimin e gjėrė tė fjalės. Po kur kalbėzohet kjo veprimtari atėherė vendi , shteti, shoqėria shkojnė drejt prishjes dhe kriminaliteti fuqsozohet edhe si shafqje e mjerimit edhe si faktor i mjerimit tė mėtejshėm.

    Kriminlaiteti i rritur tej mase qė ne vėrejmė sot nė Shqipėri ėshtė shenja mė alarmante e mjerimit tonė dhe po e shton pėrditė mjerimin tonė. Veēse rėnjėt e tė keqes duhet kėrkuar nė radhė tė parė tek politika. Nė kohėn e diktaturės komuniste, pėr tė cilėn shprehin nostalgji shumė shqiptarė tani tė paktėn nė aspketin e luftės kundėr kriminalitetit, Shqipėria kishte shtet qė luftėn kundėr krimit e bėnte me mė shumė efektivitet se sot. Por, Shqipėria atėherė nuk kishte shoqėri nė kuptimin e shoqėrisė civile, kishte shoqėrinė kazermės. Pas vitit 1990 Shqipėria filloi t’i gėzohet krijimit tė ngadalshėm e tė dhimbshėm tė shoqėrisė civile, por njėkohėisht pa shkėrmoqjen e shtetit,aq sa nė vitin 1997 kaloi nė “shoqėrinė e rrėmujės pa shtet”. Kriminaliteti kupotohet hyri nė “periudhėn e tij tė artė”.

    Nėse do tė kėrkonim shkaqet e brendshme tė pėrhapjes sė kriminalitetit nė Shqipėri nė radhė tė parė do tė duhej tė mbanim parasysh vėshtirėsitė dhe gabimet fatale nė ndėrtimin e shtetit, krahas shoqėrisė nė vitet e qeverisjes nga PD-ja dhe sidmos rrėmujėn nė shoqėri dhe zhdukjen shtetit qė solli rebelimi i revanshizmit komunist nė vitin 1997. Tė dyja kėto tė kėqja madhore janė rrjedhoja tė tmerreshme tė gabimeve dhe tė fajeve tė politikės shqiptare. Janė politikanėt shqiptarė qė lejuan e krijuan kėtė gjendje pėr paaftėsinė e tyre, ose pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Prandaj, para se tė themi se Shqipėrinė po e shkatėrron kriminaliteti, duhet tė themi se atė po e shkatėrron politika. Para se tė themi se Shqipėrinė po e shkatėrrojnė kriminelėt, duhet tė themi se atė po e rrėnojnė politikanėt. Sado qė kriimi dhe politika tashmė janė ndėrthurur shumė dhe vendi mund tė quhet se kontrollohet nga njė bandokraci, pėrsėri ėshtė politika qė komandon dhe kriminalitetin.

    Kėtė na e dėshmojnė sidomos zhvillimet nga viti 1997. Shtetin e shkatėrruan bandat, por shkatėrrimin e planifikoi politika. Pushtetin e rrėmbyen bandat, por atyre ua rrėmbyen politikanėt. Ishin bandat qė vranė dhe politikanėt qė nxitėn. Pataj ishin bandat qė u vranė midis tyre dhe politiknanėt qė zunė kolltuqet dhe ndanė pushtetin. Ishin pėrsėri politikanėt qė shpėrblyen bandat e pastaj ndėshkuan disa prej tyre. Ishin politikanėt qė futėn njerėzit e inkriminuar nė pushtet e administratė pėr shpėrblim dhe pėr t’i pėrdorur nė aparatin e shtetit. Ishin politikanėt qė bėnė ligje dhe veprime qė u lanė shesh tė lirė forcave tė krimit deri tani, qė ia hapėn rrugėn korrupsionit. Me politikė tė korruptuar dhe tė inkriminuar nuk bėhet as pushtet gjyqėsor i saktė, as luftė e saktė kundėr kriminalitetit. Thirrjet pėr luftė tė ashpėr kundėr kriminlaitetit nė kėto kushte ose do tė jehojnė si zėra nė shkretėtirė, ose do tė detyrojnė politikėn e prishur deri nė palcė tė bėhet edhe mė rrufjane se deri tani. Kriminaliteti nė ēdo rast do ta ketė tė bollshėm shtratin qė i duhet.

    Po pse vallė politika tė jetė e tillė nė Shqipėri? Sepse janė politika dhe diplomacia ndėrkombėtare qė kanė dashur tė krijojnė kėtė gjendje nė kėtė vend. Tani dėgjojmė se nga diplomacia ndėrkombėtare sulmohen ballkanasit me akuza pėr kriminalitet, korrupsion tė lart, pėr mungesė stabiliteti, pėr rreziqe shpėrthimesh tė reja nė rajon. Mbi tė gjitha dėgjojmė se akuzohemi shumė ne shqiptarėt pėr kėto tė kėqija, madje akuza shkon deri atje sa tė cilėsohemi porta nga ku krimi e korrupsioni po vėrshojnė e rrezikojnėtė tė pėrmbysin Perėndimin. “Lumi i prostitucionit” qė vėrshon drejt Europės Perėndimore dihet se fillon tė rrjedhė shumė larg Shqipėrisė, qysh nga fushat e ngrira tė Rusisė. Karvanėt pėr transportin e drogės nisen qysh nga mezi ose degėzimet e “Rrugės sė mėndafshit” qė ishte e famshme para shumė shekujsh pėr lidhjet nė Euroazi. Rreshtat eklandestivėve formohen qysh nga Lindja e Largme. Tė gjitha kėto i kėrkon, i thith, i ka tė domosdoshme si ujin e ajrin “shoqėria e konssumit” nė Perėndim Ne shqiptarėt kemi vetėm fatkeqėsinė qė tė jetojmė nė “deltėn e derdhjes sė kėtyre lumenjve” tė prostitucionit, drogės, klandestinėve nė ujrart perėndimore dhe tė durojmė llumin qė sjellim e lėnė nė brigjet tona kėta lumenj, uji i tė cilėve pasuron “detin e Perėndimit konsumues”.

    Shqipėria, i nderuar ambasador, ėshtė bėrė ”Delta e lumenjėve ndėrkombėtarė tė krimit”, jo se u pėlqeu gjithė shqiptarėve, jo se shqiptarėt ishin tė pėrgatitur pėr kėtė, por sepse kėshtu u pėlqeu dhe u pėlqen atyre qė zėnė sasitė mė tė mėdha tė “peshkut kriminal” nėprmjet kėsaj “delte tė lumenjėve tė krimit”ndėrkombėtar. Shqiptarėt janė peshkatarėt e vegjėl me barka llastiku. Nuk po u ndahet llastiku shqiptarėve. Para pak dekadash shqiptarėt e quanin pėrparim tė madh, “europianizim” se zėvendėsuan opingat e tyre prej lėkure tė tharė lope dhe sandallet prej druri tė quajtura “nallone” me opinga prej kamerdareje ose kopertoni tė gomave tė automobilave tė dala jashtė pėrdorimit. Tani gėzohen dhe mburren se bėn dhe njė hap drejt europianizimit se po bėjnė edhe ata “kontrabandė mishi tė bardhė”, “ substancash dehėse” , “tregti skleverėsih klandestinė” me ca varka llastiku qė i pėrdredh vala e detit si goglat nė pellg dhe me kamiona e vetura qė policia nė vendet pritėse i kap kur do dhe i lejon kur ka qejf e interes.

    Krminalitei nė Shqipėri, zotėri ambasador, ėshtė mė shumė mall importi se prodhim vendi, ėshtė mė shumė “kopil qė tė tjerėt ua lėnė nė derė shqiptarėve” se dobiē i marrėdhėnive jashtligjore tė shqiptarėve. Mirėpo pėr tė gjithė ata qė tėrheqin fijet e kriminalitetit nė Ballkan e nė Europė, pėr tė gjithatė ata qė marrin pjesėn e luanit nga fitimet e kriminalitetit, pėr tė gjithėta qė duan “mish tė bardhė” nė restorantet perėndimore tė kurvėrisė, pluhur tė bardhė e gjethe tė thara qė qė tė humbasin mendjen nga dėshpėrimi i rėnies morale, qė duan dhe shėrbėtorė me pak para tė kujdesen pėr pleqėrinė e Peėrndimit ėshtė komode tė fajėsojnė shqiptarėt. Shqiptarėt nuk janė sigurisht pa faj kur hyjnė nė rrugėn krimit. Por shumė hyjnė nė kėtė rrugė nga joshja me tė mirat qė u premtojnė “kriminelėt me jaka tė bardha” nė Perėndim, si rrugė pėr tė dakė nga mjerimi.

    Diplomacia dhe politika ndėrkombėtare duhen fajėsuar se kanė punuar me shumė cinizėm qė shqiptarėt e Shqipėrinė t’i lėrė nė kėtė gjendje : kosh plehrash pėr mafiet ndėrkombėtare, nevojtore e Europės. Nėse politikanėt dhe diplomacitė e huaja do tė kishin dashur me tė vėrtetė tė luftonin si duhet kriminalitetin nė Shqipėri, tė mos lejonin qė Shqiupėria nga “deltė e lumenjėve ndėrkombėtare tė krimit” tė kthehej edhe memoēalishte tė krimit nė dyert e Perėndimit, atėherė duhet tė kishin ndihmuar nė tharjen e batakut politik nė Shqipėri qė ka 10 vite tashmė qė vetėm shtrihet e qelbet nė sytė e kujdeatares Europė.

    Por Europa do edhe bataqe tė tilla qė tė gjuaaj “pata korrupsioni”, “rosa tė veprimtarive mafioze”, e gjithfarė shpezėsh tė intrigės politike. Kryezyrtari i Bashkimit Europian, Romano Prodi, pranoi njė dekoratė para disa ditėsh nga ai pushtet shqiptar, pra nga ajo politikė, qė nė vitin 1997 shkatėrroi shtetin shqiptar qė tė hapte autostradėn pėr kriminalitetin e korrupsionin e sotėm. Ajo qė ndodhi nė vitin 1997 mban vulėn e intevencionit politik, agjenturor, ushtarak grek, serb tė ndėrhyrjes mafioze italiane dhe tė politikave tė tjera qė pėr njė arsye ose njė tjetėr kurdisėn ose lejuan atė ekpseriment makabėr nė Shqipėri. Edhe sjelljet e diplomacisė e tė shėbimeve amerikane atėherė janė vėnė shumė nė dyshim. Unė as tani nuk mund tė besoj se kėto dyshime kanė qėnė pa bazė, ndonėse Spartak Ngjela e ktheu tėrė hetimin pėr ato ngjarje nė manovėr pėr tė sajuar alibinė pėr qėndrimin amerikan.

    Kriminaliteti i ssotėm nė Ballkan ėshtė rrjedhojė e gjithė faktorėve qė filluan tė vepronin pas shembjes sė komun zmit nė Europė. Por mė shumė ėshtė rrjedhojė e luftrave qė kurdisi Serbia pėe 10 vite, e veprimtarive terroriste nė Greqi pėr njė ēerek shekulli. Nė Shqipėri ka ndikuar shumė tragjedia e vitit 1997. Shqipėrinė, pra, po e shkatėrrojnė politika dhe politikanėt, diplomacia dhe diplomatėt. Me Shqipėrinė e me shqiptarėt janė bėrė e po bėhen tė gjitha llojet e eksperimenteve. Qeverisja, politika nė tėrsi, veprinmtaria defektoze e prokurosrisė, policisė, gjykatave nė luftėn kundėr kriminalitet mbajnė gjurmėt e kėtyre dy tė kėqijave tė mėdha. Pėrsa kohė qė politikat e diplomacitė e atyre vendeve qė duan tė mos vazhdojė mė gjendja shqetėsuese qė ekziston nė Shqipėrisė gjithēka do ta bėjėn nėpmjet politikave e politikanėve tė dėshtuar shqiptarė nuk do tė arrijnė ansjė reziultat nė materializimin e kėshillave tė mira qė japin.

    Ēdo gjė rrezikon tė mbetet nė kuadrin e shprehjes sė famshme : “ Fjalė imzot, fjalė”. Dhe shqiptarėve pak nga pak do t’u ngulitet ideja se “ nė botė na duan kėshtu siē jemi, pavarėsisht se hiqen sikur duan tė na shohin ndryshe”. Shqiptarėt kanė faj vetė nėse edhe mė tutje do tė gėzohen e kėnaqen me aq pėrpjekje sa do tė bėjė Europa pėr modernizimin e nevojtores sė saj nė Ballkan.

    Mė ndjeni, zotėri ambasador, pėr sinqeritetin e tepruar. Por unė jam gjithnjė i prirur tė besoj se tė huajt qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė mė shumė se pėr gjithēka kanė nevojė tė dėgjojė zėra shqiptarė qė tė pėrcjellin tingėllimėn reale tė ashpėrsisė sė jetės shqiptare, nė vend tė zėrave tė shtirur tė kanarinave qė i gėzohen rehatisė sė kafazeve politiko-diplomatike tė huaja. Shqipėria para se tė ndihmohet sinqerisht e realisht duhet kuptuar realisht e sinqerisht. Duhet kuptuar nė njė mėnyrė qė ndoshta sot as shumė shqiptarė nuk e kuptojnė dot, ose nuk duan ta kuptojnė pėr pak interesa meskine. Ndėr ata qė nuk duan tė kuptojnė realisht Shqipėrinė dhe tė ardhmen e saj pėr fat tė keq janė shumica e politikanėve, intelektualėve dhe proigandistėve shqiptarė me tė cilėt merr e jep politka dhe diplomacia ndėrkombėtare.

    Kuptohet, zotėri ambasador, se qėllimi i kėsaj letre tė hapur ėshtė pėr tė biseduar mė shumė me bashkėombasit e mi pėr njė variant tė tė kuptuarit tė problemeve qė keni shtruar Ju me shumė shqetėsim daahamir pėr Shqipėrinė e shqiptarėt. Ne duhet t’Ju jemi shumė mirėnjohės kur na ndihmoni tė kuptojmė sa keq i kemi punėt.

    Pranoni, Ju lutem, sigurimet e njė konsideratė tė veēantė me lutjen pėr mirėkuptimin e motiveve qė kanė nxitur kėto arsyetime.
    .

  10. #10
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    nuk eshte e vertete se zoti Abdi Baleta eshte krahu politik apo diplomatik i muslimaneve apo i fese Islame ne shqiperi,ai thjesht propagandon idete e tij qe mua me duken mese konstruktive ne aspektin e nacionalizmit apo edhe te perkatesive fetare,une nuk shof asnje ndikim prej ndonje lobi islamik apo terrorist sic deklarojne disa pseudoanaliste te papergjegjshem larte e poshte neper gazeta e tv,ne fund te fundit Baleta ka nje begraund te gjere si mendimtar,analist,diplomat,politikan...dhe ai eshte i lire qe te shprehi idete e tija,sekush i kundershton apo i hedh poshte ato eshte ceshtje krejt tjeter...

  11. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Honezmi, me fal se po pergjigjem pak me vonese (me je drejtuar personalisht).

    Nuk doja te futesha ne ato ujera (Jug-Veri) dhe tani si i thone
    fjales jam bere pishmend :-(. Kuptohet qe keto jane gjera
    anesore dhe nuk duhet te ndikojne ne unitetin midis nesh.

    Per pjesen tjeter, nuk e leviz mendimin tim. Duke qene i tille
    ne veten time nuk mund te pranoj te ndikohem nga individe
    qe hidhen dege me dege sipas drejtimit te eres. Pra po e
    perseris dhe njehere: Z. Baleta eshte njeri i pabesueshem
    ne syte e mi. Si rrjedhim ē'do gje qe vjen prej tij shkon ne
    "Recycle Bin" :-)
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  12. #12
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    E keqja tone eshte se: ne analizoim njerzit dhe jo mendimet!!!
    -Cezarit duhet ti japim ate qe i takon.... Cezarit"--Mark Anton
    Fjalimi i mbajtur para ppopullit te Romes ne momentin e vrasjes se pa bese nga -BRRUTI- te Cezarit.
    Dhe ty o BRRUT!!!!!!!!!

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Kundra Krye-patriotit te sotem shqiptar Abdi Baleta shifet qarte qe rreshtohen sorrat e zeza orthodokse greko-sllave, dhe ne nuk kemi me te voglin dyshim se anti-shqiptarizmi i terbuar i ktyre terroristeve kristjan qe kane vra pas shpine si te pabese qe jane me qindra patiote te shquar shqiptare qe i njohin dhe femijet.
    Kta jane ata qe hiqen me patriot se vete shqiptaret per te kapur postet drejtuse e per ta bere Shqiprine ashtu si e beri krye-spiuni serb Sali Berisha.
    Dhe e keqja e Shqiprise eshte se debilat shqiptare per pese leke kane shitur patriotet shqiptare dhe kane lene qe Shqipria te qeveriset nga spiunat serbo-greke.
    Nuk ishte Enver Hoxha i tille.

    Sali Berisha........gruaja Sllobodanka-LIri agjente serbe qe mori pushtetin nga Nexhmije Hoxha dhe eleminuan gjithe patriotet shqiptar nga PD-ja

    Enver Hoxha........gruaja Nexhmie agjente me emer te nderruar serbe qe eleminun gjithe patriotet shqiptar nga PKSH-ja

    Populli debil shqiptar ngihu ne lufte per clirimin e Shqiprise nga kolonjalizmi Europjan!!!!!!!!!!

  14. #14
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    A...vash o DAJAK
    Na vure perpara te gjithve me dajak ne dore....
    Mere me ngadal or mik!!Jo te gjithe futen ne nje these.

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    E bukura eshte se disave i rren ajo rradakja prej teneqeje se nuk jane kolaboracioniste fare, dhe harrojne qorrat se punen e bejne me mire se agjenti serb e grek me expert ne fushen e anti-shqiptarise.
    Dhe kujt i rruhet pastaj?!
    Spartanet kopjune iliret ku flaknin ne dete andikapate e te pafte se e dinin qe do i kishin barre.
    Keshtu neve na u kthyen romaket, ndersa spartaneve ju kthyen kondra mesinasit dhe athinasit.

    Duhet ti mbajme armiqte dhe kolaboracionistet perpara, jo mbas shpine, se te ngulin thiken me te pabese.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Baleta eshte fenomen kompleks them une!Eshte nje njeri i cili nga margjinat e jetes shqiptare behet figure e perveēme ne ate shkalle qe shumekush do e enderronte pasi nje njeri i vetem eshte me produktive ne politike sesa forca e subjekte te tera politike!Ambasador i Enver Hoxhes ne OKB do thoshin disa,po cfare ka bere ne kete kohe,roli i tij ishte i thjeshte si gjithe ambasadoret,njehere qe tentoi te kapercente kompetencat,duke votuar kunder grekeve ne nje rezolute e shkarkuan dhe e degdisen nje cope gjykates ne Pogradec ku priste te shkarkohej.Vitet '90 e gjeten si nje nder ekspertet ne politiken e jashtme e te brendshme e normalisht do afrohej me levizjet e reja politike,Roni-Sotiri duhet ta dije se Baleta ishte deputet i Beratit dy here dhe ka mundesi qe edhe vete Roni ta kete votuar!?Ne vitet 92-96 Baleta ishte vetem pak kohe me PD dhe pastaj u shkeput dhe nuk e di nga e lidh Roni ate fryme antijugore me Baleten qe ishte kunder PD!?Kurse per ate te ashtequajturen fryme antijugore ne pese vitet e Berishes kryeministra e ministra qene tufe te tere nga Jugu dhe vetem nje Pjeter ishte nga Shkodra!Keshtu more Roni nga Berati ju kishit Ministrin e Rendit e na ndriti fare me punen e tij!Sa per Baleten mund te them qe po te donte e kishte vendin e vet ku te donte ne PS por nuk e zgjodhi,psene duhet ta gjeni ju qe shkruani mbi te...

  17. #17
    alvi
    i/e ftuar
    Edhe ambasadori i Irakut ne OKB kur ra statuja tha se nuk kishte asnje lidhje me Sadamin.
    Emerues i perbashket i ambasadoreve ne OKB te diktaturave, kafshimi ne menyre te terbuar i dores qe i ushqeu.
    Kush beson se ne OKB te conin si ambasador pa qen i lidh me Sigurimin. ose eshte naiv ose ka qene 5 vjec kur ra busti.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ky Baleta eshte nje dordolec qesharak. Me fjalimet e veta patetike na ka armiqesuar me fqinjet ndersa persa i perket bindjeve te tija politike i ngjan nje makine qe ecen ne disk, sa majtas djathtas. I mungon fare sensi i mases e i drejtpeshimit. Habitem se si tranguj si Baleta perfaqesonin Shqiperine ne OKB.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    manoklla nese Baleta eshte "dordolec qesharak" dhe 'trangull" atehere si qenka e mundur te "na armiqesoje me fqinjet!?Ji me serioz ne akuza sepse me fqinjet nuk na armiqesuar Baleta apo ndokush tjeter por vete keta fqinj te dashur siē jane Serbia me Greqine jane bere armiq te terbuar tanet!?Serbia qe vrau e perzuri shqiptaret e Kosoves ne veri te trojeve tona dhe tjetri fqinj shume i dashur Greqia e cila i shkoi ne hell ēamet dhe u punon qindin emigranteve tane atje sot e gjithe diten!

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental
    Kryetari i Partisė " Rimėkėmbja e Turqise " Baleta, ditėn e diel me datėn 16. 11. 1997, bėri njė takim me anėtarėt dhe simpatizantėt e kėsaj Partie. Nė kinema "Republika" tė qytetit ishin tubuar rreth 200 - 250 vetė. Megjithėse qė nė fillim tė ligjėratės, Zoti Baleta u shpreh, se nuk kishte ardhur pėr tė bėr fushatė, gjithsesi fushatėn e bėri, dhe nė mėnyrėn e tij, (me nji "alegori" Matjane), nuk hezitoi ta shprehė dėshirėn dhe pretendimin, pėr ta parė veten President.
    Ajo qė na ēuditi, ishte: armatosja e "sofistikuar" e Baletės me veprat e "shokut" Enver!... Qė nė fillim, Baleta e "mprehi" shpatėn, dhe me nji goditje tė fuqishme, "Ballabanjane", "rrafshoi" tė gjithė Ballkanin, dhe mbasi nuk la Grek, Serb dhe Malazez tė "gjallė", me njė herė, me njė mėsymje "taktike" (si "strateg ushtarak" i njohur), ju vėrsul Europės dhe Amerikės!... Ky trim i rrallė, dhe personazh i gjallė i Sevantes, ky "Donkishot" i kohėve moderne, nuk u kursye aspak edhe ndaj Vranickit, duke e etiketuar: "armik" i Shqipėrisė. Mbasi edhe kėtė e "shpartalloi" atėhere "trimi" i Gurit tė bardhė, akuzoi operacionin "Alba" si ushtri pushtuese, duke ba nji analogji "Matjane" me pushtimin Fashist - Italian, dhe duke harruar operacionin "Pelikan"?!...
    "Harroi" Zoti Baleta se pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste, e kishte pėrgatitur i biri i Pashait tė tij; Ahmet Bej Zogolli. Dua t'i kujtoj zotit Baleta se pėr pushtimin e Shqipėrisė nga Italia Fashiste, Ahmet Zogu ishte njoftuar dy herė nga eksperti i tij ushtarak Koloneli (me dy Akademi), patrioti "Prenk Pervizi", rradhėn e parė kur ishte si ekspert nė luftėn e Abisinisė, dhe pėr tė dytėn herė nė Qershorin e vitit 1936, kur pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Romė, nė ceremoninė "bombastike" qė kishte organizuar Duēja, nė shpalljen e "tetėmiljon bajonetave".
    Dikush mund tė pyesė i ēuditur se: ku e gjente forcėn ky "Ante" i Greqisė sė lashtė, kur sulmonte tė gjithė Europėn dhe Amerikėn?!... Me sa duket, vizita e tij nė Teheran, nė ato ditė tė nxehta tė gushtit, e impulsuan kaq shumė diplomatin Baleta, sa harroi tė shikojė edhe hartėn pėr tė gjetur Shqipėrinė! I magjepsur nga pritja madhėshtore e "vėllezėrve" tė tij, Iranjanė, harroi pėr njė ēast, se Shqipėria ndodhej nė Europė, dhe jo nė Azi!... Baleta, tepėr entuziast, para simpatizantėve dhe "tifozėve" tė tij, arriti tė shprehet, se: edhe Gjermania nuk ėshtė nė rregull, dhe se vetėm Turqia ėshtė aleatja e natyrshme e Shqipėrisė. Nuk e kuptojmė nga cili "Planet" ka zbritur zoti Baleta, qė nuk e paska marrė vesh akoma se Turqia e sotme moderne, nė luftė tė vazhdueshme (dhėmb pėr dhėmb), me fondamentalistėt Islamikė, dhe me tė gjitha forcat ekstremiste, po aspiron nė mėnyrė shembullore pėr t'u integruar nė tė gjitha organizmat Europjane!...
    Ndėrsa Baleta ka mprehur "Gomarin" e Nastradinit, pėr njė mision "diplomatik2 me itinerare nga Guri i bardhė i Matit drejtė Buharasė...
    Pyetjeve qė iu drejtuan nga salla, Baleta iu pėrgjigj nė mėnyrė tė tėrthortė dhe evazive. Kėnkretisht, pyetjes se Ju zoti Baleta, keni ngrėnė bukėn e Enverit? Baleta iu pėrgjigj: dhe ju keni ngrėnė bukėn e Enverit.
    Kundėrpėrgjigja: Ju keni qenė pėrfaqėsues i E. Hoxhės nė O.K.B. ndėrsa unė kam punuar nė kanal dhe mė ėshtė mohuar e drejta e studimit!...
    Vetė analogjia, pyetje - pėrgjigje, tregon mė sė miri se sa i pėrgatitur ishte misionari "diplomatik" Matjan, para qytetarit tė thjeshtė Shkodran! "Kryevepra" e Baletės, ishte sulmi i tij mbi Fan Nolin, tė cilin "diplomati" Matjan, (me sa duket pėr hakmarrje), ndaj: "Salep Sulltanit", arriti ta quaj Nolin, prift ateist dhe komunist?!... Me sa duket z. Baleta, e bėri komunist, Fan Nolin duke i "dhuruar" teseren e kuqe tė Partisė tė cilėn e hodhi vetėm atėhere kur e kuptoi se, komunizmit i ishte atrofizuar edhe qeliza e fundit. Shpesh herė (nė pamundėsi pėr t'u shkėputur nga "origjina"), Baleta i referohej "baba" Leninit, ashtu si pasardhėsit e tij, sa herė i janė referuar "baba dovletit". "Lufta" e Baletės kundėr Nolit tė Madh, mund tė krahasohet (nė mėnyrė figurative), si Januzi i Pazarit me Paganinin! Mendoj se, nė stadin aktual qė po kalon Shqipėria, politikan i mirėfillėt mund tė konsiderohet vetėm ai qė na ofron alternativėn e bashkimit, tė dashurisė dhe tė harmonisė mes njėri - tjetrit. Ai qė di tė alternojė politikėn dhe tė gjejė rrugėt mė tė mundshme tė miqėsisė me tė gjitha shtetet fqinje, me Europėn, Amerikėn, dhe tė gjitha shtetet demokratike tė botės.
    Me sa duket zoti Baleta, nuk mund t'i shkėputet trashėgimisė gjenetike tė paraardhėsve, tė cilėn e kanė zanafillėn te "Jeniēeri", tradhėtari dhe renegati, Ballaban Pasha.
    Zoti Baleta, duhet t'i referohet nganjėherė historisė (tė cilėn me sa duket nuk e njeh sa duhet). Me sa duket zoti Baleta, nė orėn e historisė ja ka kėputur gjumit, dhe ėshtė "zgjuar" vetėm nė orėn e Marksizmit! Nuk e din Baleta se janė mėsuesit dhe paraardhėsit e tij tė "zgjuar" qė e lanė Shqipėrinė njė shekull mbrapa botės sė qytetėruar.
    Ju zoti Baleta, nė njė debat me Kadarenė i keni propozuar qė nėse ai dėshiron tė ndėrrojė fenė, tė ndėrrojė edhe emrin dhe tė quhet Ndue. Ju mendoni se keni triumfuar me kėtė analogji, por unė mendoj se ky emėn do t'ju pėrshtatet ma tepėr juve me qė jeni Gegė, dhe bashkėfshatar i tė madhit Pjetėr Budi. Po me sa duket nuk keni preferencė pėr kėto emra Shqiptarėsh tė vėrtetė... Me sa duket ju preferoni emrat e Jenēerėve qė prodhuan haremet e Sulltanėve, si Ballaban Pasha etj, etj... Baleta ka nevojė tė bėjė njė retrospektivė dhe t'ju kthehet viteve 1990. T'i referohet Profesorit tė nderuar Ylli Popa, dhe artikullit tė tij "famėmadh" dhe kuptimplotė: "Tė zėvendėsojmė kohėn e humbur". Ky artikull dhe kjo thėnie "Sentencė" duhet tė jetė njė mėsim i madh pėr tė gjithė intelektualėt dhe politikanėt Shqiptarė.
    Jam i mendimit se mendėsitė e Baletės, nuk mund tė zėnė vend, jo nė njė auditor intelektualėsh por as nė njė tryezė fshatarėsh.
    Le tė provojė diplomati Baleta tė shkojė nė fshatin "Rrenc" tė Shkodrės tė ballafaqohet me humoristin e vjetėr popullor zotni Loro Cinin, pastaj tė vijė nė Shkodėr tė citojė Leninin.
    Mark Bregu



    Ky artikull eshte me per te qeshur se historite e Zhvejkut.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •