Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 83
  1. #1

    Roli i Lëvizjes "Vetëvendosje" në politikën aktuale

    Liderët e Partive politike premtuan shumë, por pastaj i hëngrën fjalët e veta!

    Nga Besnik Prishtina

    Para së gjithash duhet kërkuar përgjigje konkretes se a është Lëvizja Vetëvendosje Organizatë Politike e tipit partiak, që synon të vjen në pushtet, apo është Lëvizje e përgjithshme e organizuar që synon të arritjen e pavarësisë dhe bashkimit kombëtar?

    Duhet ditur se Lëvizja Vetëvendosje, në momentin kur do të pranonte Ligjin aktual për pjesëmarrje në zgjedhje, në atë moment do të hiqte dorë nga parimet e veta që e kanë sjell deri këtu dhe do të pranonte rregullat e pjesëmarrjes në pushtetin lokal që dalin nga Plani i Ahtisarit.

    Kjo për Lëvizja Vetëvendosje do të ishte e njëjta vetëvrasje politike që e kanë bërë partitë politike. Kjo ju ndodhi edhe formacioneve politike që dikur kishin dhënë BETIMIN në UÇK për zbatimin në jetë të parimeve të vetëvendosjes. Por pastaj ato parime ata i shkelën duke devalvuar përfundimisht në nivelin e LDK. Kjo nuk do t´i ndodh Lëvizjes Vetëvendosje .

    Partitë e dala nga krahu i lutës, në raport me Brukselin, filluan të identifikohen me autonomizmin e ish LKJ, e cila kur u transformua në LDK, popullit publikisht i premtoi që nëse shkatërrohet RSFJ (opsionin e tretë), LDK do të angazhohen për pavarësi e bashkim me shtetin Ëmë Shqipërinë. Por që nën rrogoz punonte vetëm për rikthimin e autonomisë të ish KSA të Kosovës dhe vetëm për “barazi e demokraci” nën sundimin e Serbisë. Këtë po dëshmon edhe Jusuf Buxhovi në librat e veta.

    Premtuan shumë, por pastaj i hëngrën fjalët e veta!

    Kjo do të ndodhe edhe me Lëvizja Vetëvendosje nëse ajo pranon të shndërrohet në parti politike, për vet faktin se partitë politike që formohen nën sundimet e huaja, nuk e kanë për synim shtetin por pushtetin në cilësinë kukullave të sundimeve të huaja.

    Pos kësaj Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kufizohet me veprimtarin e vet vetëm brenda kufijve që i ka caktua Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të vjetra të Evropës e 1913 dhe Kongresi i Berlinit i 1878, por ajo shtrihet në kufijtë etnik të Shqipërisë, sepse VETËVENDOSJA nuk është çështje lokale e Kosovës si regjion, por çështje madhore kombëtare.

    Për VETËVENDOSJE kombëtare janë angazhuar luftëtarët e lirisë qe disa gjenerata me radhë dhe ata e kanë vendin brenda Lëvizja Vetëvendosje, nëse ata pajtohen, e respektojnë dhe zbatojnë Manifestin e sajë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje nuk është organizatë politike që lufton për pushtet, por është Lëvizje e Përgjithshme Kombëtare që lufton për shtet unik kombëtar, ku populli vet do të vendos për pushtetin e vet, e jo si ka ndodhë në të kaluarën që pushtet në vendin ton kanë ardhur me “fermane” prej Stambollit, prej Beogradit apo prej Brukselit.

    Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pushte që të ndalon as ke (edhe nga radhët e veta) që të futet në gara për pushtet, sepse kjo është, para së gjithash, çështje individuale!

    Pos kësaj, Lëvizja Vetëvendosje edhe sikur të vjen në pushtet

    - do të has në një administratë të mbushur me agjentura të huaja e partiake dhe në një arkë shtetërore të plaçkitur nga institucionet e sotme. Pra, duhet filluar nga zeroja e pas 1999;
    - do të ndeshet me një bllokadë ekonomike e politike ndërkombëtare nga qarqet reaksionare, me synim të devalvimit të autoriteti të Lëvizja Vetëvendosje në sy të popullit;
    - do të fillojnë përçarjet në fraksione dhe lufta e brendshme për pushtet nga komplotistët e instaluar nga reaksioni i brendshëm dhe ai i jashtëm brenda Lëvizja Vetëvendosje!

    Pra, e dimi se nuk ka edhe ndonjë subjekt politik në Kosovë që ka përbrenda më shumë agjentura se sa Lëvizja Vetëvendosje, që aty janë konservua dhe po përgatiten për komplote e diversione politike, që do të bëjnë atë që bënë te ORA e Veton Surroit, në momentin kur të fillojnë zgjedhjet.

    E dimi se brenda Lëvizjes, “SHIK”-et partiake vendor dhe “SHIK”-et e huaja, kanë instalua disa robot-spiun të vet të tipit Ylber Hysa, për t´a goditi Lëvizjen nga brenda. Puna e tyre ka fillua të ndihet me bllokimin e angazhimit të kuadrove më me përvojë të ilegales, të cilët nuk pranuan hyrjen në parti politike dhe largimin e disa aktivistëve që ishin shtylla në Lëvizja Vetëvendosje që nga fillimi i saj. Ata deri me tani kanë bërë çmos që Lëvizjen Vetëvendosje të e mbajnë të mbyllur në një grusht njerëzish, duke bllokuar integrimin rreth saj të mira aktivistëve të të gjitha gjeneratave, me qëllim qe atë të shndërrojnë në një subjekt koprrac i cili nuk e rrezikon seriozisht pushtetin e të huajve përmes të partive të korruptuara politike. U numëruan këto fakte që të dëshmohet se Lëvizja Vetëvendosje tani po hynë në një fushë të minuar politike!

    Lëvizja Vetëvendosje para një fushë të minuar politike!

    Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje duhet të përdorë strategjinë e depërtimit brenda parlamentin dhe pushtetit në përgjithësi përmes të iniciativave qytetare të cilat do ti mbështet hapur, pa pas vet nevojë që si Lëvizja Vetëvendosje, të implikohet me pushtetin e brishtë dhe të përjeton kolapsin e ORË-s. Depërtimi brenda parlamenti dhe brenda pushteti do të krijon mundësinë e eliminimit të agjenturave dhe të e përgatis terrenin që në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje t`i fiton shumicën e votave dhe kjo e krijon mundësinë për përmbysjen legale të Planit të Ahtisarit dhe të Kushtetues se Brukselit për Kosovën. Në këtë kohë Lëvizja Vetëvendosje do të merret edhe me higjienën e politike, që të paralizon komplotet e mundshme të agjenturave dhe hyrjen ne zgjedhje me siguri më të madhe të brendshme. Kjo mundet të ndodh edhe më shpejtë nëse proceset zhvillohen si duhet.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kapacitete të kuadrove që do ta përpunojnë në detaje këtë strategji dhe do ta ven atë në jetë, pa u kyçur vet, në fazën e parë, drejtpërsëdrejti në zgjedhje.

    Duhet pas parasysh se populli shqiptar disa herë me radhe në dekadat e fundit është zhgënjyer në liderët e vete të cilët para ardhjes në pushtet premtojnë diçka tjetër, e kur të vinë në pushtet e bëjnë të kundërtën.

    Duhet pas parasysh edhe se Lëvizja Vetëvendosje ju takon tërë aktivistëve të të gjitha gjeneratave të luftëtarëve të lirisë njësoj dhe se ajo nuk është pronë private e askujt personalisht. Prandaj, ajo edhe me Albin Kurtin edhe pa Albin Kurtin, do t´a qon misionin e vet deri në fund, me këtë apo me një emër tjetër. Por, besimi te Albin Kurti është në rritje e sipër, sepse ai po dëshmon se atë qe e thotë teoritikisht e zbaton edhe praktikisht!

    Albin Kurti derisa do të qëndron në vinë e Programit të Lidhjes së Prizrenit do të vazhdoi të qëndron edhe në ballë të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, nuk ka askush përkrahje “blanko” e pa kushte, sepse më nuk mund të lejohet ajo që ndodhi me Drejtorinë Politike të UÇK, e cila për interesat e veta egocentrike e çoi UÇK, së pari në luftë e pastaj në drejtim të likuidimit të saj.

    Pos kësaj jemi duke jetuar në një kohë kur puna individuale duhet gradualisht të zëvendësohet me punë ekipore e kolektive. Ku roli i individit është me rëndësi vetëm nëse funksionin brenda ekipit dhe kolektivit përkatës.

    Megjithatë, me ndryshimin e gjeneratave, në mënyrë të natyrshme, do të ndryshojnë edhe liderët. Sepse çdo gjeneratë ka të drejtë ti nxjerr liderët e gjeneratës se vet. Deri atëherë Albin Kurti do të i prin këtij misioni, dhe ai do ta mbështet me tëra forcat në çdo veprim pozitiv që çon përpara çështjen kombëtare!

    Por, udhëheqës virtual e ideor dhe BASHKUES I TË GJITHA GJENRATAVE të luftëtarëve të lirisë për çlirim dhe bashkim kombëtar, që sot jetojnë, ishte është dhe mbetet Adem Demaçi. Vetëm Adem Demaçit i beson populli pa as një rezervë, sepse ai qëndroi pran populli të vet edhe kure shumica e politikave të sotëm në pushtet, IA KTHYEN SHPINËN interesave të Atdheut! Kushdo që provon të e anashkalon Adem Demaçin dhe të provon të shkel mbi te, për t´u ngritur mbi te, më lart se ai, e ka gjykuar vetën me dështim. Prandaj, Lëvizjes Vetëvendosje ka kuptim dhe do të ketë sukses vetëm nën udhëheqjen e Adem Demaçit dhe nën prirjen e Albin Kurtit!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2

    Kane vepruar njejte si keta ne foto.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Kane vepruar njejte si keta ne foto.
    Hey DYDRINAS, ti je ne kete foto apo !!!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Kane vepruar njejte si keta ne foto.
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    boll mire jau paske gjet shoket
    se kaher kam than se keta jan zagar te lodht te rrugve
    qe vrapoin pas nji cope ashti te gomarit te coft
    e nuk kqyrin hiq se kush po jau hedh a UNMIKU a EULESHI a SERBIJA a RUSIJA
    kryesorja me vrapue mas ti e me dal ne TV e me e domtue Republiken e Kosoves
    por do tu shkoi ne fund mundi kot ketyre qenve te qartur te rrugve
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Vetëvendosje! për bashkim...

    Alma Lama

    Lajmi për hyrjen e lëvizjes Vetëvendosje! në politikë, edhe pse mbeti nën hijen e arrestimit të liderit të saj, Albin Kurti është sa interesant aq edhe i rëndësishëm. Kjo lëvizje realisht që prej krijimit të saj pra para 5 vitesh ka qenë në politikë, madje e angazhuar në mënyrë intensive. Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë një presion të jashtëzakonshëm mbi të gjitha proceset, në të cilat Kosova u detyrua të bënte kompromise të mëdha dhe për hir të vërtetës ka qenë e vetmja, në një skenë ku të gjitha forcat politike u “çarmatosën.”

    Mirëpo vendimi për të hyrë në zgjedhje është një hap vendimtar për ta. Në fakt shndërrimi i një lëvizje politike në një subjekt elektoral nuk është gjë e re as për skenën politike në Kosovë, pasi partitë aktuale si LDK, PDK, AAK fillimisht kanë qenë të tilla, pra lëvizje politike, e para paqësore dhe dy të dytat vijnë nga një lëvizje politiko- ushtarake. Natyrisht ato kishin lindur në kushte shumë të vështira dhe misioni i tyre ka qenë largimi i pushtuesit serb nga territori i Kosovës.

    Lëvizja Vetevendjosje! Është krijuar në kushte shumë më komode, por gjithsesi në kushtet e një misioni të papërfunduar, e që ishte ai i të drejtës për vetëvendosje të popullit të Kosovës.

    Këtë mision e humbën gjatë rrugës partitë politike që ishin në pushtet. Realisht klasa politike e Kosovës pranoi në heshtje dhe pa kushte pakon Ahtisaari, një pako më kompromise shumë të dhimbshme. Dhe ishte pikërisht lëvizja Vetëvendosje! ajo që krijoi baraspeshën politike, duke tërhequr vëmendjen për çdo pikë, rrethanë a rrezik, duke sfiduar vetë procesin diplomatik, i cili e solli Kosovën në ditën e pavarësisë, por gjithsesi të kushtëzuar dhe me një qerre problemesh të pazgjidhura brenda.

    Po përse është interesante hyrja në zgjedhje e kësaj lëvizjeje rebele por edhe vizionare, dhe kurrsesi radikale apo anarkiste siç kanë dëshirë ta portretizojnë disa analistë oportunistë, që gëlojnë pranë pushtetit aktual?

    Së pari, e bën vetë shndërrimi i saj nga një lëvizje politike e projektuar si një mision jashtë-institucional, në një parti politike (edhe pse nuk do të quhet e tillë, pra parti)
    e cila tenton të bëhet pjesë e tyre, pra institucioneve të cilat i ka kundërshtuar me forcë për shkak të subordinimit nga misionet ndërkombëtare.

    Së dyti është sepse Lëvizja Vetëvendosje! Me gjithë pjesëmarrjen në garën politike, duket se nuk ka ndërmend të braktisë karakterin e saj, pra atë të një lëvizje që përfaqëson interesat sociale. Që në fillimet e saj kjo lëvizje është organizuar rreth një numri çështjesh të ndryshme, jo vetëm politike dhe tashmë nuk është aspak risi se ajo ndan të njëjtat shqetësime me pjesën më të madhe të shoqërisë, e cila është brengosur me atë që po ndodh çdo ditë në Kosovë.

    Lëvizja Vetëvendosje! do të jetë e detyruar të ruajë fort dhe me fanatizëm këtë komponent pasi çdo ngjashmëri me subjektet e tjera politike do të ishte fatale për ta. Në fakt është pikërisht ky dështim i partive politike në Kosovë, që për dhjetë vjet u brengosën vetëm për pushtetin dhe mirëqenien e tyre, dhe sidomos apatia e tyre gjatë negociatave për statusin, i cili i ka krijuar hapësirën politike Lëvizjes Vetëvendosje!.

    Së treti, shndërrimi i Vetëvendosjes! ka ardhur si nevojë e vetë qytetarëve, pra nga poshtë-lart dhe jo anasjelltas. Gjatë pesë viteve të funksionimit të kësaj lëvizjeje, gjithnjë e më shumë është rritur besimi tek ta dhe projektimi si një forcë politike në mendjet e njerëzve, e cila do të mund t’i kundërvihej “kastës” aktuale. Kjo përkrahje vjen si reagim dhe është e lehtë për të gjithë ne të konstatohet, nga kontaktet tona të përditshme, numri i pjesëmarrësve nëpër demonstrata dhe sidomos rasti i mbledhjes së 180 mijë nënshkrimeve kundër procesit politiko-gjyqësor ndaj Albin Kurtit. Jam e bindur se numri i nënshkrimeve do të kishte qenë shumë më i madh sikur organizatorët të kishin vazhduar me mbledhjen e tyre.

    Së katërti Lëvizja Vetëvendosje! ka një identitet dhe vizion të qartë. Është një subjekt i cili të ardhmen e Kosovës e sheh së bashku me atë të Shqipërisë. Pra çështja kombëtare, të cilën vetëm pavarësia e Kosovës nuk ka sesi ta zgjidhë, edhe sikur ajo të ishte e plotë dhe perfekte, është në agjendën e tyre të hapur, dhe jo në nivelin e dëshirave patriotike e të ndrydhura të një numri të madh politikanësh këtej e andej kufirit.
    Pra Vetëvendosje! e ka të zgjidhur problemin e sinqeritetit me vetveten dhe të tjerët!

    Së pesti, Lëvizja Vetëvendosje! është e vetmja që ka nje rrjet mbeshtetësish dhe strukturash edhe jashtë territorit të Kosovës, gjë që jep asaj karakter kombëtar. Djem e vajza të reja, në Shqipëri, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi janë sot pjesë aktive e kësaj lëvizjeje dhe misionit të saj. Një brez i tërë të rinjsh, të pakompleksuar si prindërit e tyre, por të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes kombëtare po shembin muret ndarëse mes shqiptarëve dhe shfaqin ambicjet legjitime fare hapur. E nëse për Kosovën vendosën të tjerët, një tjetër mision është konfiguruar tashmë, ai i vetëvendosjes për bashkim.

    Së gjashti Lëvizja Vetëvendosje! ka një lider të cilin duhet t ia kenë zili të gjitha partitë politike. Nuk do ndalem këtu për të shpjeguar rëndësinë e liderit në krye të një force politike por Albin Kurti, është një lider intelektual, me personalitet të pakontestueshëm. Për vite me radhë, ai ka dëshmuar se ka një shpirt të pakompromentueshëm. E tillë është edhe fryma në lëvizjen që ai udhëheq. E shpirtra të tillë i duhen këtij vendi tani, kur oportunizmi është kthyer në moral të shoqërisë dhe shitja e shpirtit tek djalli, është bërë rregull e jo përjashtim.
    E pra hyrja e një subjekti të tillë në dyert e parlamentit të Kosovës është pikërisht fryma e re qe i duhet politikës aktuale.

    Padyshim lista e këtyre arsyetimeve mund të zgjatet por po kaq e gjatë do të jetë edhe ajo e sfidave që e presin Vetëvendosjen, në betejën elektorale. Dhe ja pse.
    Së pari, është e vërtetë se kapitali i këtyre pesë viteve është i çmuar për këtë forcë politike. Djemtë dhe vajzat e kësaj lëvizjeve në një farë mënyre janë kalitur, e kanë bërë nxehjen për të hyrë në garë. Mirëpo gara institucionale dhe deri në një farë mënyrë e pabarabartë në Kosovë është shumë më e vështirë. Përkrahja e madhe që ka marrë së fundi kjo lëvizje jo gjithmonë shndërrohet në votë. Si subjekt politik, Vetëvendosjes! i nevojitet një qasje më pragmatike ndaj pushtetit, natyrisht pa dalë jashtë natyrës së saj.

    Së dyti pritet të shihet se si do të përfundojë procesi gjyqësor i Albin Kurtit, i cili gjithsesi u shpall fajtor nga gjyqtarë të misionit EULEX. Ai do ta duhej ta apelonte këtë vendim mirëpo është si një lloj kurthi që i ka ngritur vetvetes pasi Kurti nuk e njeh këtë gjyq dhe si rrjedhojë vështirë se mund të ndjekë edhe procedurat e një shkalle me të lartë. Mbetet pra në dorën e prokurorit nëse do ta apelojë vendimin, në shenjë pakënaqësie me verdiktin që dha gjykata dy ditë më parë.

    Duhet të kemi parasysh edhe se fjalia “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” në Kosovë është vetëm retorikë. Në zgjedhjet e kaluara psh. jo vetëm që morën pjesë njerëz më precedentë penalë, por edhe u zgjodhën nëpër krye të komunave. E kur të vijë puna te Albini, sado që është një vendim i turpshëm dhe i pamoralshëm, ai mund të bëhet pengesë serioze për pjesëmarrjen e tij në zgjedhje.

    Së treti që në zgjedhjet e para Lëvizja do të ballafaqohet me mungesën e fondeve për një fushatë të cilën oponentët politikë i kanë të siguruara. Natyrisht që në agjendën e tyre nuk do të jenë shpenzimet enorme për propagandë, por mbështetja financiare është faktor i rëndësishëm, edhe për të thithur njerëz të rinj.

    E po kështu edhe mbrojtja e votës. Zgjedhjet lokale ishin dëshmi e nja procesi të manipuluar, me gjithë përpjekjet për ta minimizuar. Vjedhja e votave jo vetëm që nuk mungoi por rrezikoi të gjithë procesin demokratik. Çështja është a do të jenë në gjendje të rinjtë e Vetëvendosjes të mbrojnë votën e tyre? Shto këtu edhe blasfeminë e mediave të cilat kontrollohen nga qeveria, që mund të shndërrohen në një gjueti shtrigash, në momente vendimtare.

    Por gjithsesi Vetëvendosje! nuk pret që dikush tua shtrojë rrugën me lule. Përkundrazi!
    Hyrja në skenë tani, në kulmin e zhgënjimit dhe frustracionit si pasojë e një politike të korruptuar dhe të pasinqertë është momenti i duhur. Nuk është e rastësishme se më shumë se gjysma e elektoratit në Kosovë, deri tani kanë refuzuar të shkojnë pranë kutive të votimit.

    Prandaj Vetëvendosjes! Nuk i mbetet tjetër veçse një CARPE DIEM!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    Vetëvendosje kundër çfarëdo bisedimesh me Serbinë
    Aktivistë të “Lëvizjes Vetëvendosje” akuzojnë udhëheqësit politikë të Kosovës, për të cilët thonë se po e vëjnë Kosovës në çfarëdo lloj negociatash. Duke kundërshtuar bisedimet e mundshme me Serbinë, aktivisti Glauk Konjufca tha se prekja e fushave vitale të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës nuk mund të quhen çështje teknike.

    “Lëvizje vetëvendosje” kundërshtoi edhe njëherë sot çfarëdo bisedime me Serbinë, duke i cilësuar ato si të dëmshme për Kosovën. Udhëheqës të kësaj lëvizje thanë se çështjet për të cilat është thënë se do të bisedohet nuk janë teknike.

    Aktivistë të “Lëvizjes Vetëvendosje” akuzojnë udhëheqësit politikë të Kosovës, për të cilët thonë se po e vëjnë Kosovës në çfarëdo lloj negociatash. Duke kundërshtuar bisedimet e mundshme me Serbinë, aktivisti Glauk Konjufca tha se prekja e fushave vitale të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës nuk mund të quhen çështje teknike.

    “Nëse ata e quajnë teknike doganat dhe kufijtë e Kosovës, nëse ata e quajnë teknike ndërrimin e zinxhirit komandues vetëm për serbët lokalë të Kosovës, nëse ata e quajnë teknike çfarë gjyqësie të ndarë do të kenë serbët e Kosovës, atëherë kjo gjë nuk është teknike. Teknike mund ta quajnë ata, por, kjo gjë do të afektojë në mënyrë të drejëpërdrejtë dhe thelbësore sovranitetin e Kosovës dhe do të jetë një hap drejt krijimit të entitetit, siç e ka Republika Srpska në Bosnje”, ka thënë Konjufca.

    Knonjufca tërhoqi vërejtjen se Serbia llogaritë përfitimet e saj dhe mbi këtë bazë ajo çdoherë do të kërkojë negociata.

    “E ka parë që me këta politikanë aktualë të Kosovës do të ketë koncesione dhe përfitime. Sikur Serbia të ishte duke humbur në negociata ajo nuk do të kërkonte negociata të reja, por, po, është Serbia, e cila është duke e vërejtur se po kemi të bëjmë me politikanë, të cilët edhe mund t’i shantazhojë ,duke parë që kemi të bëjmë më politikanë që shitën dhe blihen me para, atëherë Serbisë po i duket një situatë e levërdishme dhe po ka interes prej negociatve të vazhdueshme, nuk do të kishte kuptim si të interpretohej kërkesa e vazhdueshme e Serbisë për negociata”, shton Konjufca.

    Në konferencën e sotme me gazetarë, drejtues të “Vetëvendosjes” paralajmëruan edhe një demonstratë për 10 qershor, në mbrojtjen e vlerave kombëtare e historike. Vetëvendosje kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ndërrimin e stemës së Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila përmban shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit dhe për këtë arsye do të organizojë demonstratë pikërisht në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    E drejta ligjore për Vetëvendosje dhe Bashkim Kombëtar
    Bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet, Shqipëri

    Në paktin ndërkombëtar mbi të
    të drejtat civile dhe politike te OKB-së thuhet: "All peoples have the right of self-determination. By virtue of that right they freely determine their political status and freely pursue their economic, social and cultural development."
    Positions
    1.Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes
    2.Është e ligjshme sipas "Paktit Ndërkombëtar mbi të drejtat civile të OKB-së
    3.Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, parashikonte bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare
    4.Në Kushtetutën e Shqipërisë, lejohet bashkimi kombëtar
    5.Konferenca e Londrës më 1913 e copëtoi Shqipërine vetëm për shkak të stabilitetit (në kurriz të shqiptarëve)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    boll mire jau paske gjet shoket
    se kaher kam than se keta jan zagar te lodht te rrugve
    qe vrapoin pas nji cope ashti te gomarit te coft
    e nuk kqyrin hiq se kush po jau hedh a UNMIKU a EULESHI a SERBIJA a RUSIJA
    kryesorja me vrapue mas ti e me dal ne TV e me e domtue Republiken e Kosoves
    por do tu shkoi ne fund mundi kot ketyre qenve te qartur te rrugve
    SA KAM UN INFORMATA KY QENI ME LARA ESHT HASHIM THAQI E KY I ZIU ESHT FATMIR SEIDIU

  9. #9
    Prishtrinë, 29 prill - Në një komunikatë të gjatë të lëvizjes “Vetëvendosje”, dërguar medieve të enjten, përkujtohet se kjo lëvizje ka qenë kundër ardhjes së EULEX-it në Kosovë dhe se ajo është ftuar pikërisht nga krerët e institucioneve të Kosovës. “Kujtoni vetëm se kush e kishte ftuar zyrtarisht EULEX-in në Kosovë dhe kush e mbron qëndrimin e tij me vendosmëri të pashoqe. Janë pikërisht krerët e këtyre institucioneve të korruptuara. E ata për EULEX-in janë të pakorruptuar, për shkak se janë të paprekshëm. Prandaj i tërë iluzioni i të luftuarit të korrupsionit përqendrohet në (aktualisht) një njeri, në Fatmir Limajn, dhe nuk zgjerohet edhe te shefi i tij Hashim Thaçi. E nëse për EULEX-in luftë kundër korrupsionit është vetëm luftimi i disa eksponentëve të tij, atëherë kjo nuk është luftë kundër korrupsionit, por luftë për stabilitet (dhe natyrisht imazh publik, gjë që EULEX-it, ashtu edhe qeverisë së Kosovës, i ka rënë përtokë, ndërkohë që bastisjet e djeshme kanë për qëllim edhe përmirësimin e këtij imazhi, përmes kinse fillimit të pastrimit të qeverisë)”, vlerëson Vetëvendosje.

    Sipas kësaj lëvizje, problemi në Kosovë nuk janë disa persona të korruptuar, por premisa korruptive, në të cilën është ndërtuar procesi dhe institucionet politike në vend.

    “Korrupsioni është politik dhe lufta kundër tij duhet të jetë politike. Pra që ta luftosh atë, duhet ta luftosh politikën (pra edhe ekonominë politike), e cila e kushtëzon dhe ushqen atë. Çka ua ka mundësuar pasurimin e paskajshëm dhe të shpejtë politikanëve të Kosovës? Është pikërisht privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha dhe të rëndësishme të Kosovës si dhe projektet e supershtrenjta infrastrukturore (Ferronikeli, tash PTK-ja, ANP-ja, KEK-u, Trepça, si dhe ndërtimi i autostradës). E EULEX-i nuk e lufton këtë drejtim politik të cilin e ka marrë Kosova. Ai, në të vërtet, e ushqen pikërisht një kurs të tillë politik. Kapacitetet tona për ta luftuar korrupsionin (policia, gjykatat) janë uzurpuar nga misionet ndërkombëtare. Për sa kohë që këta nuk e luftojnë korrupsionin, janë duke e ndihmuar atë. E këta korrupsionin nuk e luftojnë dot. Prandaj këtë duhet ta bëjë populli i Kosovës, dhe këtë ta bëjmë jo për imazhin e Kosovës, por për të mirën tonë”, thuhet në fund të komunikatës për media dërguar nga lëvizja Vetëvendosj. (WWW.KOHA.NET)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    boll mire jau paske gjet shoket
    se kaher kam than se keta jan zagar te lodht te rrugve
    qe vrapoin pas nji cope ashti te gomarit te coft
    e nuk kqyrin hiq se kush po jau hedh a UNMIKU a EULESHI a SERBIJA a RUSIJA
    kryesorja me vrapue mas ti e me dal ne TV e me e domtue Republiken e Kosoves
    por do tu shkoi ne fund mundi kot ketyre qenve te qartur te rrugve
    ky i ziu esht fatmir sejdiu kurse ky laramani esht z. hashim thaqi ashtu i perngjajn krye kput

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2010
    Postime
    9
    GOMARIT TE LLAPIT.
    Me dashamiresi !

    Thone se ne Kosoves humbi soi i kafsheve shtepiake -gomareve .Ky lajm erdhi drejtepersedrejti nga Rahoveci pasi qe gomari i fundit kishte ngordhur nga premtimet ee kryeministrit Thaqi prej disa milionesh,dhe gomari mendoi se do te pensionohet dhe do te merr paga nga qeveria ,,Per kontribut kombetar".Por ditet kaluan njera pas tjetres si po kalon mandati i kesaj qeverie korrupsioniste-mafiozo -diletanteske.Shume kush u gezua sepse nuk ka me ankesa te gomareve se po iu behen vetem atyre padrejtesi.Dhe Rahoveci ishte ne feste per disa muaj.
    Shijen e festes na prishi ky LLAP gomari.Cudi! Gomaret nuk u zhduken sepse paska ne LLAP.te me kishin thene ne Drenice nuk do ta kisha marr si befasi por ne LLAP.A pak mjafton qe atje ka derra te egjer veq duhjet pasur edhe gomar.Nejse keshtu eshte te ne.
    Por gomari nuk merret me punet e veta por del edhe jep fjalime gomareske duke share dhe fyer figura te ndritur te kosoves siq eshte rasti me Albin Kurtin,njeri i deshmuar i sakrifices dhe qendreses per shtetin etnik shqiptar ne Ballkan.Cfare prova me te medha doni nga Albini kur nga burgu ,nen kthetrat e regjimit te Millosheviwqit ,ne ditet me kritike qe kalonte serbia dhe regjimi ,ai vazhdimisht mbronte qeshtjen e kosoves ,luften dhe lirin e pavaresin e Kosoves,edhe pse mund ti shkonte koka .Por zoti dashti e nuk i ndodhi me e keqja.Doli nga burgu dhe vazhdoi mbajtjen e betimit e dhene ne Prishtine ,krakah hashimit me shoke qe e dhane ne male ,per te luftuar deri ne qlirimin e pellembes se fundit te tokave shqiptare ne ballkan dhe formimin e shqiperise etnike.Dhe cka ndodhi,Albini vazhdon kete rruge dhe kete betim , e hashimi me shoke jo vetem qe e shkelen besimin por e reduktuan definitivishte edhe me elementaren ,kompromisin per serbi deri ne Iber te Mitrovices ,dhe hynhe ne biswedime sekrete me shkijet tines te gjithe qytetareve shqiptar.Nuk i mjaftoi qe te vjedhin sa munden ,krijone biznese dhe vrasin figura patriotike me para nga njerezit e SHIK-ut.
    Eshte e kote mu marr me ty o LLAP ,gomari nga partia gomareske.
    Gomarit edhe po t'ia vesh kuroren e Cezarit ne koke ,ai ka me mbete GOMAR.
    Se pari meso qe te flases e jo te pellatesh .

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga kompakt Lexo Postimin

    Shkrim i Qelluar, dhe plotesisht pajtohem me kete mendim tendin. Te Lumte !
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ROLI I VETFUNDOSJES E DETYRAT E TYRE JAN TI SHAJN E URREJN ÇLIRIMTARET

    SHIFNI KETA RRUGAQET E VETFUNDOSJES TE ALBINIT- GLAUKUT SE SI TALLEN ME ÇLIRIMTARET I PROVOKOIN ATA I SHAJN E I OFENDOIN

    POR ATA NUK JAU VARIN KETYRE RRUGAQVE HIQ
    SEPSE KAN PUN MA TE MENQUR

    ATA JAN KAH PUNOIN PER POPULL E PER SHTET
    E NUK KAN KOH TE MIRREN ME RRUGAQAT E ALBIN-GLAUKUT

    PO KESHTU KETA ZAGAR MENDOIN ME I FITUE VOTAT E DISA RUGOVISTVE QE SI KAN PER QEFI ÇLIRIMTARET POR I URREJN ME SHPIERT
    TE TILL JAN EDHE KETA RRUGAQET FLOKQA TE ALBIN-GLAUKUT
    VEQ NE FUND DO TE PENDOHEN SE AS ANTARET E FAMILJEVE TE TYRE NUK I KAN PAS
    POR VETEM DISA DEZERTOR TE LUFTES (FARKISTA) E DISA TE PANJERZ E DISA RUGOVISTA QE ISHIN NE DIMIJA TE GRAVE E NE QEGRAN E STANKOFC GJAT LUFTES E QE KAHER E KAN SHIT BY-THEN TE SHKAU E TASH TE UNMIKU E EULESHI
    TE TILL JAN ZAGARET E ALBIN-GLAUKUT
    KESHTU TE SHKRETIT MENDOIN ME I FITUE VOTAT

    QE PRA KESHTU ALBINI DO TA BASHKOI SHQIPERIN ME KOSOVEN HAAAAAAAAAAAAAA

    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 02-09-2010 më 08:10
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    LLAPI

    Kujdes vellacko,kone po e quani rrugaq,Albini eshte njeri qe i ka organizuar demonstrata e 97',Albini eshte njeriu i cili i ka then Milloshovicit midis,Beogradi,fudrrine,dhe i ka than qe nuk e njohe kete gjyqe.
    Ishte pikrisht Albini i cili,ishte zv i perfaqesusit te UCK-se qe ne ate kohe ishte shqiptari i madhe....Adem Demaci.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin

    O vlla mos ban hajgare e me na tregue kush ishte albini
    te kam tregue edhe njiher tjeter dhe besoi se e din edhe ti qe albini ka qen tuj punue vetem ne zyren e Baces Adem e kurfar roli apo pergjegjsije nuk ka pas
    Baca Adem e ka marr e prej UÇK-je askush se ka caktue asgje por nejse
    po te jet ashtu i nderuar a do ti kish shit kaq lir Çlirimtaret rrugve siq po vepron
    dhe trego drejt a te ka iritue edhe ty me keto gjeste rrugaqesh
    hajt banu fer e trego
    dhe mos vall keshtu fitohen votat e pushteti a haaaaa
    qe aq shum e don albini pushtetin e karriken ne parlament sa qe edhe ma shum se Kosoven e jep ai vetem te ulet aty
    spo e njofshu ti ata hiq
    ani ata lahperat qe jan per rreth ti heeee
    faqja e zez eshte aty ne vetfundosje e tybe npo e dishe ti hiq
    se me pas dit si une qe e di se kishe fol as nji fjal miradie per ta
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o albin or djalo i ri..
    mos puno ti per serbi..
    lene kosoven me qeveri..
    ti baj punet me ujdi..
    tuj u kshillu me miqasi..
    me evrop ameriki..

    kte dua ti them albinit e shokve tij kastraveca..

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Banalitetet dhe fyerjet ndoshta mund te shiten ne Shqiperi(si eshte rasti i Berishes) por asesi ne Kosove.Populli shqiptar i Kosoves ka treguar ne veper se nuk nuk hane gjelle te prishur madje as nga Albini. Arrogancen dhe banalitetet ishin shkakau kryesor qe kjo levizje perkunder gjithe asaj energjie te hargjuar dhe karizmes se liderit arriti asnjehere te kaloje ne dhjetemije protestues e kjo per rrethanat dhe traditen e Kosoves eshte shume pak sepse dihet se edhe ne varrimet e ushtareve te kthyer ne arkivole nga APJ-ja merrnin pjese perkunder aspersise dhe represalijeve te regjimit dhjetratra mijera njerze.
    Albini si duket e ka kuptuar se as ne skenen politike nuk mund te kaloje pragun prej 5% ,prandaj ka paralajmrua si force politike marrje pushteti dhe protesta ne te njejten kohe?!!!. Pra e ka kuptuar se nga pushteti nuk ka shanse te marre as ere ,por edhe me kesi lloj protestash nuk vullgare do te mbetet perdite e me i vetmuar do te perfundoje si Erion Velijaj ne Shqiperi.Nje politikan i vetmuar pa elektorat qe kercen nga preheri i Berishes ne ate te Rames.
    Sot secili mund te krijoje kesi skenash banale,te hudhe ngjyra e te beje karikatura
    por keto jane lodra per te argetuar femijte e foshnjoreve sepse njerzit e moshes madhore i iriton kjo loje kukllash e levizjes se Albinit.Kosoves i duhet ne kete moment nje alternative serioze me program e ekipe te besuashme qe mund ta sfidoje qeverine dhe forcat politike qe jane ne pushtet.Keto qe po bene Albini vetem i forcojne poziten Thaqit e Sejdiut,sepse njerzit kane pune shume me serioze se me u sjelle rrugeve dhe me bere skeqe e karikatura.

    Do te bindeni ne zgjedhje (nese Albini hyne ne gare ) se ai do te zhgenjehet keq ,madje jo vetem ai por edhe ndjeksit e tij ,megjithese nuk ka politikan serioz pra njerze me pjekuri politike pas tij.Por sidoqofte kjo preformance eshte nen mesataren enivelit politik dhe intelektual te Kosoves.

    Albini si duket ka ne aspektin politik ka keshilltare edhe me te dobte se sa eshte vete si politikan.Flitet se e keshilltari kryesor pas perdes eshte Veton Surroi,neqoftese e degjon surroin edhe Albini do te perfundoi si "Zot shtepie" i Kosoves njesoj si Vetoni.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kapidani 9

    as topi si luen keto qka i ke than
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    LLAPI

    Kujdes vellacko,kone po e quani rrugaq,Albini eshte njeri qe i ka organizuar demonstrata e 97',Albini eshte njeriu i cili i ka then Milloshovicit midis,Beogradi,fudrrine,dhe i ka than qe nuk e njohe kete gjyqe.
    Ishte pikrisht Albini i cili,ishte zv i perfaqesusit te UCK-se qe ne ate kohe ishte shqiptari i madhe....Adem Demaci.
    Me gjithe respektin dhe pa pretendime per te akuzuar Albinin me duhet te beje nje pyetje:

    E ke pyetur ndonjehere veten ku eshte sot Ukshin Hoti? Ai ishte ne burg ne te njejten kohe njesoj si Albini.Perse Albinit nuk i mungoi asnje qime,madje nga njerze qe kane qene ne burg me te kam degjuar se ndaj ti nuk ka pase malltretime fizike.
    Mund te jene ne pyetje dy arsye: E para te cilen as une nuk e besoj eshte se ai ka pranuar bashkepunimin.Po perseris se kete vertete une nuk e besoj.
    E dyta ka mund te jete se ata kane vleresua se nga Albini nuk paraqet problem me veprimtarine politike dhe retoriken e tij njesoj si Ibrahim Rugova.Kjo e dyta eshte me afer se vertetes.Ndryshe do ta kishte pesuar si i madhi i te medhejve Ukshin Hoti.Mos mendon se i jane friguar serbet ta likuidojne si Ukshinin. A do te shpetonte Hashim Thaqi apo Fatmir Limaj gjalle po te binin ne duar te xhelateve serbe?
    Une as ne rrethanat aktuale nuk e kam te kjarta percaktimet e kesaj levizjeje
    Bijte protestojne ne menyre me te ashper kunder UNMIK-ut derisa eterit e tyre
    punojne dhe marrin rroga te majme nga i njejti organizem.
    Deklerohen kunder EULEX-it ndersa perkrahin te njejtin organizem kunder
    qeverise se zgjedhur nga vota e popullit.Mua me duket apsurde dhe e dyshimte kjo. Nje zot e din qfare loje eshte lozur atehere dhe qfare loje po luhet sot .Koha do te tregoje te verteten.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    o albin or djalo i ri..
    mos puno ti per serbi..
    lene kosoven me qeveri..
    ti baj punet me ujdi..
    tuj u kshillu me miqasi..
    me evrop ameriki..

    kte dua ti them albinit e shokve tij kastraveca..
    Hej more po kush je ti,qe merr guximin e i thua Albinit me serbi??!!!!!!!!!!!!!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •