Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dielli Djeg Ende Ne Paramithi

    DIELLI DJEG ENDE NE PARAMITHI

    Eshte dite vere dhe normalisht ,ben vape. Kam ndjesine e vecante , besoj te cdo Shqipetar tek kaloj kufirin kaloj kufirin shteteror ne Qaf-Botė,per te zbritur me ne jug.

    Jo rastesisht,pikerisht nga ketu eshte hera e pare ne jeten time qe udhetoj per ne shtetin grek.Jam me bashkeshorten dhe te aferm te familjes se saj. Nje udhetim vere. Nje udhetim per te pare kete te botes,per te pare vendet e Ēamerise.

    Pershkoj te njejten udhe qe 66vjet me pare,ka pershkruar mes mijra refugjateve ēame edhe familja e bashkeshortes sime.Ky udhetim eshte krejtesisht privat dhe pa asnje lidhje me aktivitetin tim publik apo ndonje pretendim tjeter. Eshte i tille si per mua,ashtu edhe per familjaret. Hollesit dhe perjetimet e udhetimit jane krejt personale dhe do te duhet te mbeteshin te parendesishme per publikun,me perjashtim te dickaje qe nuk mund te jete personale.

    Mberrijme ne Parimithi.Gjejme shtepine ku ka banuar familja e bashkeshortes sime.Si cdo Ēam, edhe ajo deshiron te bejme nje fotografi tek shtepia,tek pragu nga ku babai i saj ka kaluar per here te fundit kur ishte 6-7 vjecar. pastaj i vjen radha Kulles se Vjeter te Ores,Burimit Shekullor,Pazarit dhe ....Stop!Policia!

    Mendoj se ka te bej me parkimin e makines.Shenjat duken ne rregull,por megjithate...kalimthi mendoj se targa shqipetare ka rene ne sy...Jo,polici kerkon ta shoqerojme ne polici. Kerkojme arsyen. Duhet te vini ne policiper nje sqarim te shkurter,vetem pese minuta.

    I tregoj pasaporten diplomatike,bashkeshortje ime ka edhe pasaporten e kombeve te bashkuara prej shume vitesh udheton kudo ne bote. Kerkoj te di arsyen perse ndalohemi. Konfuzion,telefonata,pastaj perseri kerkesa:"Ejani ne polici,vetem per pese minuta!". Kundershtoj duke i kujtuar imunitetin si mbajtes i nje pasaporte diplomatike. Atehere, polici me sqaron arsyen , "duam te dime perse keni bere fotografi?" E pabesueshme ,megjithate , per miresjellje i shpjegoj : "Jam turist , fotografoj ate qe me terheq , nuk besoj se eshte e ndaluar". "Nuk ka mundesi!" -i them . "Eshte e ndaluar". kete pergjigje e kam degjuar vetem ne disa vende te Afrikes, edhe aty vetem ne aeroporte ose para ndonje godine qeveritare. Kurre ne nje vend te Bashkimit Europian. "Eshte e ndaluar ,ejani ne polici!" Nuk e pranoj.

    Kalojne rreth 20 minuta . Atehere vjen shefi. Eshte me pantallona te shkurtra, me turist se une nga pamja. Ia kam zili, pasi vete jam ne nje veshje disi formale. Shefi ne fillim qendron ne distance ,pastaj debaton edhe ai. Eshte e ndaluar. E pabesueshme. vjen edhe nje shef tjeter.Vec policit te pare asnjeri me ndonje shenje dalluese. Afrohet edhe nje makine me dy police te tjere civile tip skuadra mobile. E pabesueshme . Qendrojne vetem 5 metra larg.

    Me pelqen dhe deri diku argetohem duke vazhduar refuzimin per te shkuar me ta ne polici, qofte edhe per te dhene shpjegime pse fotografoj. Vazhdon konfuzioni, shqip,greqisht, fale zotit anglisht,pastaj greqisht,pastaj kujtohen qe nuk i kuptojme ne greqisht, prape ne anglisht. Verifikimi i dokumenteve, telefonata, perseri lexim i pasaporatave.

    Kenaqem kur shoh me sa veshtiresi kopjojne germat latine. Ne shenojme targat e tyre. Konfuzion perseri. I detyroj te tregojne distiktivin personal,pasi jane civile. Majme shenim emrat dhe targat.

    Pa asnje teprim ka kaluar me shume se nje ore. Pastaj u drejtohem me te qeshur. te dyja palet i dine arsyet e verteta, prandaj shfaqja duhet te marre fund.

    ndryshe une duhet te telefonoj Ambasaden, Ministrine e Jashtme dhe mediat. Bashkeshortja duhet te njoftoje perfaqesine e OKB-sė per kete ndalim te paarsyeshem. Tonet ulen.

    kryhet dhe njehere nga e para formaliteti i shenimit ne nje cope leter te emravedhe te dhenave te tjera nga pasaportat tona, pastaj dokumentet e makines. pastaj pyetje per udhetimin. Pastaj nisemi.

    E gjitha kjo ndodhi ne nje dite te nxehte fillim gushti ne Paramithi. Pa asnje teprim, kaluan rreth 90 minuta ne kete skene qe luhej nen diellin e nxehte te mesdites. Ne Paramithi te gjithe benin pushimin e drekes . Ne rruge , ne mes te pazarit te qytetit, ku u luajt kjo skene nuk kishte kembe njeriu, edhe dyqanet ishin te mbyllura. Ishin vetem kater shqipetare dhe pese police greke. Nga ky moment udhetimi yne vazhdoi ne shoqerine e eskortes me dy police civile. Nuk mund te ankohem, pasi u ulen tonet, si ballkanas per pak sa nuk u beme miq. Nuk bej shaka. Eskorta nga fundi ngjante me shume nje guide turistike. Na drejtuan dhe ne i ndiqnim ne cdo qytet a fshat qe ne u kerkonimte shihnim,deri sa kerkuam te na drejtonin per nga kufiri. Ishte nate vone kur ne u ndame me shoqeruesit tane police ne kufi.

    Ne fund nuk dija si ti pershendesja keta police-shoqerues. Gjate dites pashe dy shfaqje te tyre. Njeren brutale,tjetren njerezore. Njere si perfaqesues te nje dhune te vjeter shteterore, tjetren si nenpunes korrekt te shtetit te tyre. Nuk di me cila ishte me e verteta, cila nga keto sjellje ishte me e sinqerta. Do te ishte e njejta sjellje sikur une te mos kisha pasaporte diplomatike dhe bashkeshortja ime pasaporte te kombeve te bashkuara?

    66 vjet me pare, po ne Paramithi ne nje dite qe duhet te kete qene po kaq e nxehte, megjithese mbajtes i shtetesise greke, gjyshi i bashkeshortes sime bashke me vellezerit e tij dhe te atin, qe ishte dhe kryetar Bashkie i Paramithiseu bene viktima te nje masakre masive.

    Ky qe nje udhetim krejtesisht privat, familjar. Te tilla udhetimejane te zakonshme.

    Nuk dua te bej as nje koment,as nje aludim per ato qe ndodhen, dua thjesht,qe njerezit ta dine.

    Djelli djeg ende ne Paramithi.

    BARDH KADILI

    AUTORI ESHTE DEPUTET NE KUVENDIN E SHQIPERISE
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Ke te drejt o Bardh kur thua qe dielli akoma djeg e pervelon ne Paramithi e ne gjithe Cameri. Per kontrast , ky dielli yne per ketej kufirit as djeg as ndrin. Hyn e del kush te doje e kur te duan, bejne cte duan, takojne ke duan ne liri te plote "diplomatike" dhe as ty as shokeve te tu sju ben terr. Shpresoj te kesh nxjerre nje mesim nga ky udhetim ne trojet tona ne jug qe ... kur ta sjelle rasti ti besh me dije burrat e nderuar te Parlamentit shqiptar per "mikepritjen" nga ana e qeveritareve per matane.
    Se harrova te te pyes: pse e thua disa here se ishte nje udhetim thjesht privat dhe qe nuk lidhej aspak me misionin tend "diplo-politik"? Ke frike mos obligon shtetin tone ne kete mesele???
    Perfytyro cfare do te ndodhte sikur nje tufe nga deputetet tane te shkonin atje ku ishe ti, por jo ne vapen e gushtit. Te shkonin psh ne sezon zgjedhjesh , kur si vellezerit e tu greke vershojne ne Himare e gjetke qe te kujdesen per mbarevejtjen e zgjedhjeve. Te behem une garant se as Qafen e Botes nuk do kishin kaluar. As ti nuk do mundje si deputet te arrije gjer ne Paramithi. Dhe prandaj e thua e sterthua se ishe thjesht si turist ne trojet tona. Ke hyre vjedhurazi, se per ndryshe...as pashaporta tende diplomatike sdo bente pune te shkoje ne Cameri.
    Dhe kjo vlen per kedo nga ne per sa kohe Dielli djeg akoma ne Paramidhi.
    Heeej
    Shqipėria ėshtė e Bukur
    Shqipėria ėshtė mė e Madhe.....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71

    Dielli ne Paramithi

    Zoti deputeti flet edhe per anen njerzore te organeve te shtetit grek.
    Nuk e di si edhe ku i ka par por, edhe ne se nuk kan effektin qe lipset po te flasin Camet, le te pyjesi millra emmigrante shqiptare qe kalojn nga granazhet 'njerezore ' te kety institucioni qe quhet polici greke dhe jo te asaj angazhuar ne Cameri. Edhe meqen se z. deputet dhe bashkshortja ety vet jan te angazhuar ne terrenin internacional, c'lloi qualifikime lipsen per nje regjim te qualifikoj si shtetrethim. Kjo ka eksistuar dhe eshte ne effekt ne Cameri.
    Zotit deputet, e vetmja faca njerzore e organeve te shtetit grek ne zonen e cameris eshte qe per shkak epokes e sotshme disa veshen civila dhe si turista.
    Fati tuaj qe nuk eshte epoka qe ata "turistat ' besteteshin nga ushtria qe rethon zonat qe flasin shqip akoma.
    C' ka po mendon zoti deputet te raportoj internacionalve per ket gjendjen te shtetrethimit te angazhuar per zhdukjen te identitetit dhe GJUHES te camerve qe jetojn atje?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •