Me dhjetëra janë personazhet e njohur të ekranit që kanë marrë pjesë në klipin solidarizues për liderin e AAK-s, Ramush Haradinaj. Klipi mbledh bashkë aktorë, këngëtarë, gazetarë, sportistë dhe politikanë të shumtë shqiptarë, të cilët përkrahin me të madhe ish-kryeministrin kosovar. Por, për detaje më të hollësishme rreth realizimit të këtij klipi dhe fabulës që trajtohet në të, flet sot për herë të parë, përfaqësuesja e AKK-së në kuvendin Komunal të Prishtinës, njëkohësisht anëtare e Këshillit drejtues të Forumit Rinor të AAK, Meliza Haradinaj...

Cfarë ju shtyu të realizonit këtë klip?

Fushata gjithëpërfshirëse, mbarëpopullore "Kosova beson në pafajsinë tënde RAMUSH HARADINAJ", është fushatë me iniciativë qytetare, që në vete përfshin individë dhe shoqata të cilat synojnë përçimin e mesazheve publike, jo-politike në përkrahje të pastërtisë së luftës së UCK-së, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë. Vendimi i Dhomës së Apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të rikthyer pjesërisht në gjykim rastin e ngritur nga prokuroria kundër kryetarit të AAK-së, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, paraqet shqtësim të thellë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këtë vendim në esencë ne të gjithë e ndjejmë si të padrejtë dhe shumë te pamatur. Ky vendim pëmbysi drejtësinë ndërkombëtare dhe e fitoi z.Haradinaj në rigjykim. Padrejtësisht! Klipi është pjesë kyçe e fushatës, i cili u realizua vullnetarisht nga produksioni "The Group" në Prishtinë, me koncept të Blerin Gjocit, i cili u përkrah nga personalitete të shumta publike të të gjithave trojeve shqiptare. Do të shfaqet nëpër të gjitha televizionet shqiptare ditët ne vijim.

Cila është fabula që trajtohet ne klip?

Klipi solidarizues ka për qëllim parësor mobilizimin e opinionit publik dhe personaliteteve me ndikim në shoqërinë tonë, në ndërlidhje me aktiviteteve të tjera kulturore, muzikore, artistike, sportive dhe argëtuese. E tashmja që ne e gëzojmë sot, dhe e ardhmja, sikurse e shpresojmë nesër nuk do të ishin të njejta pa sakirificen deri në vetëflijim të vëllezrëve dhe motrave tona. Ramush Haradinaj, me shmbullin e tij dhe të shoqërisë që përfaqësoi, prezanton pikërisht këtë kulturë të lashtë vetëflijimi e sakrifice, që dhe popujt më të mëdhenj ua kane lakmi dhe i përmendin me prioritet. Vetëm të tillët janë shumë të rrallë. Andaj dhe jemi bashkë në këtë kauzë. Dhe kjo do të dëshmohet edhe në procesin e radhë, të cilin padrejtësisht tribunali i Hagës e rihapi.

Sa personalitete marrin pjese?

Klipi mbledh aktorë, këngëtarë, gazetarë, sportistë dhe politikanë të shumtë shqiptarë, dhe të gjithë do të paraqiten në klipin në fjale. I falenderoj edhe publikisht të gjithë që pa hezitim kanë pranuar të jnë pjesë e përkrahjes dhe solidarizimit, përkundër angazhimeve të tyre të shumta profesionale.

Cili është mesazhi që dëshironi të përcillni përmes këtij klipi?

Ne jemi të bindur që z.Haradinaj shumë shpejt do të jetë ne mesin tonë, pranë familjes dhe në krye të përgjegjësive që do t'ia ngarkojë vendi, për të cilin sakrifikoi aq shumë. Ai do ta dëshmojë edhe një herë atë që e dëshmoi në të kaluarën - pastërtinë e sakrificës së tij, pë lirinë, shtetin dhe dinjitetin tonë njerëzor, qytetar e kombëtar, Kosova beson ne pafajsinë e z. Ramush Haradinaj!

KLIPI

Kjo nuk është këngë, por klip solidarizues! Të gjithë këngëtarë thonë JO! Asnjëherë! Pas çdo fjalie që shkon në sfond (prapavijë)! Klipi është shumë i thjeshtë, bardh e zi, dhe është punuar vullnetarisht nga aktori dhe producenti i mirënjohur Blerim Gjoci dhe kompania "THE GROUP" nga Prishtina. Këngëtarët janë treguar shumë solidarë, përkundër përkushtimit të madh të tyre në këtë periudhë! I falenderoj shumë, shumë, pa masë (shprehet Meliza)! Fushata është iniciativë qytetare, e përkrahur nga Aleanca e të Rinjve! Cdo gjë rreth përgatitjes së klipit është bërë në formën e vullnetit të mire!

PJESEMARRESIT

Indiovidualisht nuk mundemi t'i thyejmë kordonët e padrejtësisë, koha e humbur - po na kushton, kot rrimë buzëvarir dero sa nuk i përvjelim mëngët e nuk djersitemi, po na e tërheqin zvarrë imazhin tonë! U BO BOLL! Faleminderit pafundësisht të gjthë poersonaliteteve në vijim: Adelina Thaçi, Afërdita Dreshaj, Arbnor Morina, Adriana Matoshi, Blerim Gjoci, Blerim Destani, Besa Gashi, Capital T (Trimi), Dafina Zeqiri, DANI (Ramadan Krasniqi), Dina Morina, Ferid Zekoli, Florian Miftari, Genta Noble (karateiste), Getoar Selimi (Tingulli 3nt), Halime Mani, Jehona Sopi, Kaltrina Selimi, Labinot Tahiri, Ledri Vula (Skillz), Lirie Dedvukaj, Meda, Milot Binaku, MCKresha, Myftiu i Kosovës z. Naim Tërnava, Nora Istrefi, Nysret Muqiqi, Shpat Kasapi, Tuna, Plisat, Vesa Luma. Në pamundësi pjesëmarjes në xhirime për shkak të angazhimeve jashtë shtetit, pëkrahjen e pakusht e kanë shprehur personalitetet në vijim: Sali Berisha, Princi Leka, Nexhmije Pagarusha, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Enver Petrovci, Leze Qena, Zanfina Ismaili.


PHOTO SHOOT