Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1

    A është ky Islami i vërtetë apo përpjekje për shtrembërimin e tij?!

    Emri:  Bekim-Jashari.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  5.9 KBShkruan: Mr. Bekim Jashari*

    Jemi dëshmitarë të dukurisë, jo vetëm në trojet tona shqiptare, por në mbarë botën islame në përgjithësi, së paraqitjes dhe përpjekjeve për të përvetësuar të mirat e Islamit nga qarqe të ndryshme të cilat tentojnë në kontinuitet që veten e tyre ta cilësojnë si “grupi i vetëm i shpëtuar” nga lajthitja dhe “i priveligjuar” nga Zoti, për të cilin (grup) gjasme ka folur vetë i Dërguari i ynë Muhammedi s.a.v.s.

    Bota arabe në veçanti, por edhe ajo islame në përgjithësi, është duke kaluar nëpër një gjendje tmerrësisht konfuze, të shkaktuar pikërisht nga ky grup i “shpëtuar”, i cili në pohimet dhe veprimet e tyre thirret në emër të Islamit dhe etiketon të tjerët, thënë ndryshe ua mohon Islamin të tjerëve dhe i “përgëzojnë” me Xhehenem të gjithë ata të cilët nuk pasojnë fraksionin e tyre.

    Një vetëdije e tillë, e cila më herët ka qenë e pa njohur në trojet tona shqiptare-islame, për fat të keq ka filluar të importohet para 15 vjetëve, kur edhe filluan ndryshimet politike në Ballkan, gjegjësisht pas rënies së sistemit totalitar komunist-ateist.

    Ky grup dhe të tjerë të ngjashëm me të nuk u përqendruan në vlerat e mirëfillta fetare, por me të zbarkuar në viset tona, filluan me etiketime ndaj praktikës sonë fetare qindra vjeçare, duke i përvetësuar vlerat e Islamit vetëm për veten e tyre dhe filluan të mohonin të drejtën për Xhennet për të gjithë ata të cilët s’e kanë ndjekur dhe nuk e ndjekin orientimin e tyre.

    Ata filluan t’i fyejnë dijetarët tanë eminentë mysliman shqiptarë, siç janë fjala bie Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu, Haxhi Sherif Ahmeti etj.; duke shpikur ide të reja të frymëzuar nga të ashtuquajturit “shejhë” arabë konservativ dhe duke grumbulluar njerëz jo të arsimuar mirë, për t`i shndërruar në lëvizje të re fetare.

    Në këtë shkrim timin modest, në përgjithësi do të përpiqem të bëjë një vështrim se kush është myslimani sot, si e pasqyrojmë ne vetveten sot përmes këtij grupi? Dilemat që lindin: Jemi modernë, pasues të Sunetit, të të parëve tanë apo të vetë Kur’anit Fisnik?

    Përpjekja imja modeste, përkatësisht ky shkrim, assesi nuk mëton të jetë përgjithësues, përkundrazi, mjaft i matur dhe i kufizuar. Përmes tij vetëm mundohem që lexuesit t’i japë mundësinë që vetë ai ta vlerësojë këtë shkrim, i cili, po e theksoj: Uroj dhe dëshiroj të mos jetë ashtu siç e pasqyroj unë këtu!

    Shikojeni se si e konsiderojnë veten disa dhe si e këshillojnë njëri-tjetrin në “emër të Islamit”?

    1. Ti je në rrugë të drejtë, i pagabueshëm, nuk ke rival. Çdo kush që është kundër teje – është në humbje edhe nëse ka virtytet e njerëzve të mirë, qofshin këto edhe virtyte të profetëve, si të Musait, Nuhit, Isait apo të Muhammedit s.a.v.s. Edhe nëse shumica e ulemave te mëdhenj kanë ide dhe qëndrime të ndryshme nga ti edhe ata janë në humbje, sepse nuk janë në pajtim me idetë tona;

    2. Ti je banor i Xhennetit, ndërsa të tjerët që nuk janë në grup me ty nuk mund të hyjnë ne Xhennet. Myslimanët jashtë medh’hebit tënd llogariten jomyslimanë dhe politeistë, qofshin edhe prej atyre që Allahu u dha begati;

    3. Përbuzi dhe mbaj armiqësi për secilin që kundërshton idetë tua. Fyeje atë, mallkoje në çdo formë qoftë ai edhe në rrugë të drejtë;

    4. Beso se Allahu ka nevojë për krijesa; Ai ulet! Ai qesh! Ai gëzohet! Ai hidhërohet! Ai ka duar! Ai ka sy! Ai ka këmbë! Në rregull! Por, nëse dikujt i shkon ndërmend të kundërshtojë këtë apo të bëjë ndonjë interpretim qoftë edhe të lejuar në atë që u tha më lartë, atëherë vaj halli për të, të këtillin e pret ndëshkimi i Zotit në ahiret!;

    5. Kujdes! Mos mendo të vizitosh varrin e Muhammedit s.a.v.s., këtij njeriu të ndershëm dhe të pastër. Ruaju paganizmit dhe besëtytnive!; Kujdes! Prindërit e të Derguarit s.a.v.s. janë banorë të Zjarrit! Mos mendo ndryshe? Ruaju mendimeve të mira për Familjen e të dashurit tonë s.a.v.s. dhe mos e merr për shembull Imam Aliun r.a., sepse mund të jetë rrezik që të orientohesh kah shiizmi? Pra, kujdes o vëlla!

    6. Bëhu prej atyre që mohojnë kategorikisht të katër shkollat juridike islame. Mos prano doktrina të askujt, përveç te atyre që janë në përputhje me ideologjinë tënde. Beso se katër shkollat juridike ishin ato të cilat ndanë Umetin tonë, sepse u bënë rob të dinarit, nuk gjykuan me Sunetin e Resulull llahit s.a.v.s., ndaj pikërisht për këtë edhe nuk kemi nevojë të ndjekim shembullin e tyre;

    7. Beso fuqishëm se mjekra e gjatë dhe e shkurtër është prej kushteve të Islamit dhe njëherit element kyç për t’u llogaritur mysliman i vërtetë, varësisht kërkesave politike dhe ideologjike te hoxhallarëve me “renome” të cilat e minimizojnë rëndësinë e mjekrës;

    8. Çdo manifestim apo traditë siç janë dasma, netët e mira, mevludi, festat kombëtare: 28 nëntori, 24 marsi, 17 shkurti etj. – kundërshtoi në mënyrë të rreptë, sepse kështu ti e mbron “dinin”. Çdo imam, pa përjashtim, i cili merr pjesë në të tilla manifestime ti luftoje me mjete “paqësore”! Akuzoi se ata janë fasikë (nënvlerësues dhe nënçmues të vlerave fetare), xhahila (injorantë) dhe të paturpshëm. Ti tërhiqu nga shoqëria dhe bashkësia pa ndonjë problem, në mënyrë që kështu të jesh në qendër të vëmendjes si mbrojtës i “dinit”;

    9. Luftoje misticizmin me përpjekjet tua të vazhdueshme dhe mos prano asnjë argument, qoftë edhe nëse është nga i preferuari juaj! Delego misionar nëpër vendet islame për të luftuar gjithçka që është ne kundërshtim me parimet tua! Rrënoji traditat e popujve jo-arabë edhe nëse ato nuk janë në kundërshtim me Sheriatin!;

    10. Nëse përmenden dijetarët si Imam Ebu Hanife, Imam Gazaliu, Dr. Buti dhe qindra dijetarë të tjerë të shkencave të ndryshme, si dhe luftëtarët mysliman eminentë siç ishte p.sh. Salahudin Ejubi që ndihmuan dhe kontribuan në përhapjen e Islamit, atëherë thuaj: Me siguri se ata kishin qëllime të caktuara politike si dhe nuk e kishin për dert Islamin!…

    11. Kudo që gjindemi, në çdo shoqëri duhet të japim maksimumin që asaj shoqërie t’i ofrojmë një medh’heb të ri, një formë të re të faljes së namazit, t’i fyejmë dijetarët e mëparshëm. Të mos i respektojmë institucionet qofshin ato fetare apo shtetërore. Nuk i respektojmë politikat e shtetit dhe aleatët e tyre. Nuk i konsiderojmë për njerëz jomyslimanët, dhe nuk pranojmë asnjë të drejtë për ta; dhe:

    12. Assesi të mos të harrohet edhe kjo: Femra e cila bart mbulesën është motra jote, ndërsa ajo pa mbulese është “lavire”!; Vëllai yt është ai që falet dhe ai duhet te martohet me një “motër” me mbulesë. Gjithnjë kur flasim për femrën, atë e llogarisim krijesë të izoluar dhe me jetesë nën regjimin e rreptë të bashkëshortit, tërë kjo “në emër të sunnetit”!

    Pra, myslimani i sotëm është i këtillë, dhe ka para vete edhe disa obligime dhe porosi:

    -Mos u fal me atë që nuk është me ty, pa marr parasyshë a është i devotshëm apo jo, i ditur apo injorant. Mos u fal pas atij që nuk ka mjekër apo është mistik, apo nuk është në lëvizjen tënde. Mos u beso, pa marrë parasysh se ata e besojnë Kur’anin, të Dërguarin dhe janë të drejtuar kahe njëjta kible-Qabeja!

    - Mos hy në secilën xhami, kujdes! Xhamitë e atyre që nuk janë të një mendimi me ty llogariti si kisha apo sinagoga.

    - Ai që nuk është në një medh’heb me ty, urreje, nënçmoje – sepse nuk është i pastër si ti. Ai është injorant.

    -Thuaj: Ne jemi të Islamit dhe ai është yni dhe për ne. Ai që është kundër nesh – është kundër Islamit dhe kundër nesh. Ata janë banorë të Zjarrit.

    Konkluzion:

    Në këto pak pika që përmenda më sipër, sot janë të përqendruar mësimet islame të grupit të lartpërmendur dhe të kufizuara në to. Në këto qëndrime thërrasin disa lëvizje të ashtuquajtura “islame”.

    Kështu e shoh gjendjen në shoqëritë islame dhe për fat të keq edhe tendencat që mentaliteti i tillë të fut rrënjë edhe në hapësirën tonë mbarëshqiptare…

    Ky është sot përkushtimi, bindja dhe vëmendja e disave që veprojnë edhe në mesin tonë. Nuk di nëse harrova apo shtova ndonjë te vërtetë apo të pavërtetë. Ky është realiteti, mjerisht!

    Ky pra është Islami që po e pretendojnë dhe predikojnë dhe për këtë po na e ka “lakmi” bota jomyslimane – kuptohet gjithnjë sipas perceptimeve të tyre.

    Për fat të keq, ky është pra Islami që “grupet e shpëtuara” po ua ofrojnë të tjerëve!

    Vijon: Nëse ky nuk është Islam, atëherë cilat janë realisht porositë islame?!

    ______________

    *Autori është imam në xhaminë “Dëshmorët e kombit” Podujevë.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    ka na dul ky njeri qe kerkon mohimin e kater shkollave juridike te pranuara nga te gjith muslimanet sunit ndoshta ky njeri paska fillu te krijoj nje sekt tjeter

    Muhamedi a.s. na ka tregu qe muslimanet do ndahen ne 72 grupe sekte por vetem ai qe e pason pejgamberin eshte ne rrug te drejt dhe me sa di une ata qe jan me afer pejgamberit muhamedit a,s, jan muslimanet sunit jan muslimanet qe punojn sipas kater shkollave juridike te pranuara ne islam dhe mu nuk me vjen qudi nese per qdo dit krijohen sekte te reja sepse per kete na ka paralajmru profeti yne
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    u be kjo puna e fes si terkuz magari,smeret vesh kush pyet kush pergjigjet....shenjat e kijametit nuk jan ndryshe
    Jetë e rëndë.......!!!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    ka na dul ky njeri qe kerkon mohimin e kater shkollave juridike te pranuara nga te gjith muslimanet sunit ndoshta ky njeri paska fillu te krijoj nje sekt tjeter

    Muhamedi a.s. na ka tregu qe muslimanet do ndahen ne 72 grupe sekte por vetem ai qe e pason pejgamberin eshte ne rrug te drejt dhe me sa di une ata qe jan me afer pejgamberit muhamedit a,s, jan muslimanet sunit jan muslimanet qe punojn sipas kater shkollave juridike te pranuara ne islam dhe mu nuk me vjen qudi nese per qdo dit krijohen sekte te reja sepse per kete na ka paralajmru profeti yne
    mbase ti i perket nr 2;

    2. Ti je banor i Xhennetit, ndërsa të tjerët që nuk janë në grup me ty nuk mund të hyjnë ne Xhennet. Myslimanët jashtë medh’hebit tënd llogariten jomyslimanë dhe politeistë, qofshin edhe prej atyre që Allahu u dha begati;
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #5
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    mbase ti i perket nr 2;
    Pas kesaj "nderhyrjeje" dyshoj se do te te pergjigjet ndokush nga besimtaret muslimane ne kete teme.

    Sidoqofte, te pakten pergjigjen jobesimtaret si une. Ne artikullin qe vijon..

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    A është ky Islami i vërtetë apo përpjekje për shtrembërimin e tij?!
    Emri:  Bekim-Jashari.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  5.9 KBShkruan: Mr. Bekim Jashari*

    Jemi dëshmitarë të dukurisë, jo vetëm në trojet tona shqiptare, por në mbarë botën islame në përgjithësi, së paraqitjes dhe përpjekjeve për të përvetësuar të mirat e Islamit nga qarqe të ndryshme të cilat tentojnë në kontinuitet që veten e tyre ta cilësojnë si “grupi i vetëm i shpëtuar” nga lajthitja dhe “i priveligjuar” nga Zoti, për të cilin (grup) gjasme ka folur vetë i Dërguari i ynë Muhammedi s.a.v.s.

    Bota arabe në veçanti, por edhe ajo islame në përgjithësi, është duke kaluar nëpër një gjendje tmerrësisht konfuze, të shkaktuar pikërisht nga ky grup i “shpëtuar”, i cili në pohimet dhe veprimet e tyre thirret në emër të Islamit dhe etiketon të tjerët, thënë ndryshe ua mohon Islamin të tjerëve dhe i “përgëzojnë” me Xhehenem të gjithë ata të cilët nuk pasojnë fraksionin e tyre.

    Një vetëdije e tillë, e cila më herët ka qenë e pa njohur në trojet tona shqiptare-islame, për fat të keq ka filluar të importohet para 15 vjetëve, kur edhe filluan ndryshimet politike në Ballkan, gjegjësisht pas rënies së sistemit totalitar komunist-ateist.

    Ky grup dhe të tjerë të ngjashëm me të nuk u përqendruan në vlerat e mirëfillta fetare, por me të zbarkuar në viset tona, filluan me etiketime ndaj praktikës sonë fetare qindra vjeçare, duke i përvetësuar vlerat e Islamit vetëm për veten e tyre dhe filluan të mohonin të drejtën për Xhennet për të gjithë ata të cilët s’e kanë ndjekur dhe nuk e ndjekin orientimin e tyre.

    Ata filluan t’i fyejnë dijetarët tanë eminentë mysliman shqiptarë, siç janë fjala bie Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu, Haxhi Sherif Ahmeti etj.; duke shpikur ide të reja të frymëzuar nga të ashtuquajturit “shejhë” arabë konservativ dhe duke grumbulluar njerëz jo të arsimuar mirë, për t`i shndërruar në lëvizje të re fetare.

    Në këtë shkrim timin modest, në përgjithësi do të përpiqem të bëjë një vështrim se kush është myslimani sot, si e pasqyrojmë ne vetveten sot përmes këtij grupi? Dilemat që lindin: Jemi modernë, pasues të Sunetit, të të parëve tanë apo të vetë Kur’anit Fisnik?

    Përpjekja imja modeste, përkatësisht ky shkrim, assesi nuk mëton të jetë përgjithësues, përkundrazi, mjaft i matur dhe i kufizuar. Përmes tij vetëm mundohem që lexuesit t’i japë mundësinë që vetë ai ta vlerësojë këtë shkrim, i cili, po e theksoj: Uroj dhe dëshiroj të mos jetë ashtu siç e pasqyroj unë këtu!

    Shikojeni se si e konsiderojnë veten disa dhe si e këshillojnë njëri-tjetrin në “emër të Islamit”?

    1. Ti je në rrugë të drejtë, i pagabueshëm, nuk ke rival. Çdo kush që është kundër teje – është në humbje edhe nëse ka virtytet e njerëzve të mirë, qofshin këto edhe virtyte të profetëve, si të Musait, Nuhit, Isait apo të Muhammedit s.a.v.s. Edhe nëse shumica e ulemave te mëdhenj kanë ide dhe qëndrime të ndryshme nga ti edhe ata janë në humbje, sepse nuk janë në pajtim me idetë tona;

    2. Ti je banor i Xhennetit, ndërsa të tjerët që nuk janë në grup me ty nuk mund të hyjnë ne Xhennet. Myslimanët jashtë medh’hebit tënd llogariten jomyslimanë dhe politeistë, qofshin edhe prej atyre që Allahu u dha begati;

    3. Përbuzi dhe mbaj armiqësi për secilin që kundërshton idetë tua. Fyeje atë, mallkoje në çdo formë qoftë ai edhe në rrugë të drejtë;

    4. Beso se Allahu ka nevojë për krijesa; Ai ulet! Ai qesh! Ai gëzohet! Ai hidhërohet! Ai ka duar! Ai ka sy! Ai ka këmbë! Në rregull! Por, nëse dikujt i shkon ndërmend të kundërshtojë këtë apo të bëjë ndonjë interpretim qoftë edhe të lejuar në atë që u tha më lartë, atëherë vaj halli për të, të këtillin e pret ndëshkimi i Zotit në ahiret!;

    5. Kujdes! Mos mendo të vizitosh varrin e Muhammedit s.a.v.s., këtij njeriu të ndershëm dhe të pastër. Ruaju paganizmit dhe besëtytnive!; Kujdes! Prindërit e të Derguarit s.a.v.s. janë banorë të Zjarrit! Mos mendo ndryshe? Ruaju mendimeve të mira për Familjen e të dashurit tonë s.a.v.s. dhe mos e merr për shembull Imam Aliun r.a., sepse mund të jetë rrezik që të orientohesh kah shiizmi? Pra, kujdes o vëlla!

    6. Bëhu prej atyre që mohojnë kategorikisht të katër shkollat juridike islame. Mos prano doktrina të askujt, përveç te atyre që janë në përputhje me ideologjinë tënde. Beso se katër shkollat juridike ishin ato të cilat ndanë Umetin tonë, sepse u bënë rob të dinarit, nuk gjykuan me Sunetin e Resulull llahit s.a.v.s., ndaj pikërisht për këtë edhe nuk kemi nevojë të ndjekim shembullin e tyre;

    7. Beso fuqishëm se mjekra e gjatë dhe e shkurtër është prej kushteve të Islamit dhe njëherit element kyç për t’u llogaritur mysliman i vërtetë, varësisht kërkesave politike dhe ideologjike te hoxhallarëve me “renome” të cilat e minimizojnë rëndësinë e mjekrës;

    8. Çdo manifestim apo traditë siç janë dasma, netët e mira, mevludi, festat kombëtare: 28 nëntori, 24 marsi, 17 shkurti etj. – kundërshtoi në mënyrë të rreptë, sepse kështu ti e mbron “dinin”. Çdo imam, pa përjashtim, i cili merr pjesë në të tilla manifestime ti luftoje me mjete “paqësore”! Akuzoi se ata janë fasikë (nënvlerësues dhe nënçmues të vlerave fetare), xhahila (injorantë) dhe të paturpshëm. Ti tërhiqu nga shoqëria dhe bashkësia pa ndonjë problem, në mënyrë që kështu të jesh në qendër të vëmendjes si mbrojtës i “dinit”;

    9. Luftoje misticizmin me përpjekjet tua të vazhdueshme dhe mos prano asnjë argument, qoftë edhe nëse është nga i preferuari juaj! Delego misionar nëpër vendet islame për të luftuar gjithçka që është ne kundërshtim me parimet tua! Rrënoji traditat e popujve jo-arabë edhe nëse ato nuk janë në kundërshtim me Sheriatin!;

    10. Nëse përmenden dijetarët si Imam Ebu Hanife, Imam Gazaliu, Dr. Buti dhe qindra dijetarë të tjerë të shkencave të ndryshme, si dhe luftëtarët mysliman eminentë siç ishte p.sh. Salahudin Ejubi që ndihmuan dhe kontribuan në përhapjen e Islamit, atëherë thuaj: Me siguri se ata kishin qëllime të caktuara politike si dhe nuk e kishin për dert Islamin!…

    11. Kudo që gjindemi, në çdo shoqëri duhet të japim maksimumin që asaj shoqërie t’i ofrojmë një medh’heb të ri, një formë të re të faljes së namazit, t’i fyejmë dijetarët e mëparshëm. Të mos i respektojmë institucionet qofshin ato fetare apo shtetërore. Nuk i respektojmë politikat e shtetit dhe aleatët e tyre. Nuk i konsiderojmë për njerëz jomyslimanët, dhe nuk pranojmë asnjë të drejtë për ta; dhe:

    12. Assesi të mos të harrohet edhe kjo: Femra e cila bart mbulesën është motra jote, ndërsa ajo pa mbulese është “lavire”!; Vëllai yt është ai që falet dhe ai duhet te martohet me një “motër” me mbulesë. Gjithnjë kur flasim për femrën, atë e llogarisim krijesë të izoluar dhe me jetesë nën regjimin e rreptë të bashkëshortit, tërë kjo “në emër të sunnetit”!

    Pra, myslimani i sotëm është i këtillë, dhe ka para vete edhe disa obligime dhe porosi:

    -Mos u fal me atë që nuk është me ty, pa marr parasyshë a është i devotshëm apo jo, i ditur apo injorant. Mos u fal pas atij që nuk ka mjekër apo është mistik, apo nuk është në lëvizjen tënde. Mos u beso, pa marrë parasysh se ata e besojnë Kur’anin, të Dërguarin dhe janë të drejtuar kahe njëjta kible-Qabeja!

    - Mos hy në secilën xhami, kujdes! Xhamitë e atyre që nuk janë të një mendimi me ty llogariti si kisha apo sinagoga.

    - Ai që nuk është në një medh’heb me ty, urreje, nënçmoje – sepse nuk është i pastër si ti. Ai është injorant.

    -Thuaj: Ne jemi të Islamit dhe ai është yni dhe për ne. Ai që është kundër nesh – është kundër Islamit dhe kundër nesh. Ata janë banorë të Zjarrit.

    Konkluzion:

    Në këto pak pika që përmenda më sipër, sot janë të përqendruar mësimet islame të grupit të lartpërmendur dhe të kufizuara në to. Në këto qëndrime thërrasin disa lëvizje të ashtuquajtura “islame”.

    Kështu e shoh gjendjen në shoqëritë islame dhe për fat të keq edhe tendencat që mentaliteti i tillë të fut rrënjë edhe në hapësirën tonë mbarëshqiptare…

    Ky është sot përkushtimi, bindja dhe vëmendja e disave që veprojnë edhe në mesin tonë. Nuk di nëse harrova apo shtova ndonjë te vërtetë apo të pavërtetë. Ky është realiteti, mjerisht!

    Ky pra është Islami që po e pretendojnë dhe predikojnë dhe për këtë po na e ka “lakmi” bota jomyslimane – kuptohet gjithnjë sipas perceptimeve të tyre.

    Për fat të keq, ky është pra Islami që “grupet e shpëtuara” po ua ofrojnë të tjerëve!

    Vijon: Nëse ky nuk është Islam, atëherë cilat janë realisht porositë islame?!

    ______________

    *Autori është imam në xhaminë “Dëshmorët e kombit” Podujevë.
    Kjo eshte pyetja qenesore: Kush apo cka eshte "Islami"? Vahabizmi, Sunizmi, Bektashizmi? Njera nga to? Te gjitha bashke? Asnjera fare? Kush e di??? Askush fare. Dhe mu ketu qendron problemi.

    Kete pyetje nuk mundet dhe nuk guxon ta pergjegje askush, sepse kjo eshte ne tagren (prerogativen) e Allahut. Cdo njeri qe e pergjegje kete pyetje, do nenkuptonte se i jep vetit te drejten te flase ne emer te Allahut, te lexoje mendimet e tij dhe nje herit ta paternalizoje ate. Keshtu qe kemi situaten, ku nje pyetje qenesore per Islamin mund te pergjegjet vetem nepermjet te nje mekatimi rrenjesor.

    Kjo eshte njera nga arsyet, perse vehabite ne te ardhmen do te jene poaq "legjitime" sa edhe te gjitha nenndarjet tjera islame, si p.sh. sunitet apo sheitet.

    Arsyeja tjeter eshte kjo:

    Feja eshte sistem ligjor. Libri i saj libri ligjor. Libri ligjor permban fjali normative. Fjali normative jane ato qe kerkojne te mbjellin nje vlere, pra thone: "Mos vrit" (ketu mbjellet vlera e mbrojtjes se jetes). Por problemi me fjalite normative eshte nevoja permanente e tejdefinimit dhe tejinterpretimit te tyre. Cfare nenkuptoj me kete? Si shembull sqarues e marr fjaline e Kurani qe thote "Ne fe nuk ka dhune". Shtrohet pyetja: Si duhet kuptuar kjo fjali saktesisht? Cila eshte "dhuna", por cila jo? Eshte prerja e flokeve dhune ne kete kuptim? Eshte dhuna sociale "dhune"? Eshte dhuna mentale dhune? Nese 5 vehabiste e percjellin nje njeri 5 muaj permanent kur ai shkon ne pune dhe del ne qytet, por nuk e prekun me dore, eshte kjo dhune? Eshte dhune, nese une e peshtyej dike? Eshte ofendimi dhune? Eshte dhune nese une shoqes time ia ndaloj te shkoje ne kishe? Nese ia varesoj martesen nga leximi dhe pervetesimi i Kuranit dhe haditeve? Eshte

    E tjera, e tjera shembuj e pyetje. Miliarda ndoshta jane. Dhe ate vetem ne lidhje me nje fjali te thjeshte te Kuranit. Paramendo se sa dalin nga i tere Kurani. Paramendo sa dalin nga i tere Islami, pra nese perfshijme edhe haditet e ato tjerat.

    Keto pyetje tregojne nje gje: Allahu ndaj tyre eshte "nemec", ai nuk pergjegj pyetje. Dhe ne njerezit, pavaresisht se kush nga ne e merr guximin te pergjegje keto pyetje, ai se pari nuk ka siguri se eshte sakte, se dyti kryen mekatin e foljes ne emer te Allahut dhe se treti mendimi i tij nuk eshte obligativ per aske, pra eshte poaq obligativ, poaq i sakte, poaq besimmire sa saktesisht te gjitha pergjegjet tjera te mundshme.

    Kjo tregon nderlikimin e pyetjes qe ka bere autori Jashari. Kjo tregon shume e shume gjera tjera. Kjo tregon kujdesin, rrezikun qe vije nga feja. Sepse ajo permban fjali normative, pa tejinterpretimin e te cilave nuk ben, por tejinterpretimi i te cilave nuk eshte as i obligueshem, as i sakte e as besim, por vec nje mendim njerezor. Prandaj feja sa me teper kohe qe shkon, aq me shume shkaperderdhet ne sekte e nensekte, te cilat sa me teper kohe qe shkon perseri rriten deri ne shkaperderdhjen e tyre e keshtu deri ne amshim.

  7. #7
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    mbase ti i perket nr 2;
    bani si mund te ket gjenet per muslimanet shiit te cilet nuk e besojn kuranin dhe qe mendojn qe do zbres dhe qe grat e muhamedit .a,s, i quajn te pandershme dhe shum gabime tjera ata lejojn martesen me kontarat per 24 ore

    ahmedit si mund te fitojn gjenetin kur ata nuk besojn asnje fjal te profetit
    apo disa musliman te tjer qe luten dhe kerkojn ndihm prej te vdekurve

    0 njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po jua lë librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nëse i përmbaheni gjithnjë do t'ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësise dhe së vërtetës. Kur'ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi.

    Para vetes e keni tërë jetëi time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e Allahut. Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t'i përmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.
    bani feja islame nuk ka nevoj per reformator nuk ka nevoj per risi ate e ka persos zoti para 1400 vjetve dhe e till do jet deri ne perfundimin e kesaj bote
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    bani si mund te ket gjenet per muslimanet shiit te cilet nuk e besojn kuranin dhe qe mendojn qe do zbres dhe qe grat e muhamedit .a,s, i quajn te pandershme dhe shum gabime tjera ata lejojn martesen me kontarat per 24 ore

    ahmedit si mund te fitojn gjenetin kur ata nuk besojn asnje fjal te profetit
    apo disa musliman te tjer qe luten dhe kerkojn ndihm prej te vdekurve

    bani feja islame nuk ka nevoj per reformator nuk ka nevoj per risi ate e ka persos zoti para 1400 vjetve dhe e till do jet deri ne perfundimin e kesaj bote
    sunet jane theniet e veprat e Muhamedit (paqja me te ),
    a ke ti siguri se transmetimet jane plotesisht te sakta ?
    ndersa kurani eshte i ruajtur, vete Zoti deklarohet per te;
    85:21. Pλrkundrazi, (ata qλ gλnjejnλ), ai λshtλ Kur’an i famshλm.
    85:22. Nλ njλ pllakλ tλ ruajtur mirλ (nλ Levhi Mahfudhλ).
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #9
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Do e sqaroj edhe nje cik mendimin e mesiperm.

    Mendoj se sektet te gjitha i kane legjitimacionet e tyre per ekzistence. Nuk mund te thote kush ndaj Vahabizmit se ky nuk praktikon Islam te vertete. Sepse te gjitha deget islame nisen nga fjalite e Kuranit. Keto fjali jane fjali normative, kane nevoje per interpretim. Nevojen per interpretim e tregova me shembullin e fjalise ne Kuran qe thote "Ne fe nuk ka dhune". Tregova sa pyetjet dalin nga kjo fjali e thjeshte. Po nuk i pergjegje ato pyetje, kjo fjali nuk ka fije kuptim, mbetet e paperdorshme. Tregova qe nuk ka instance, e cila i pergjegje keto pyetje ne menyre obligative per te gjithe (Allahu do te ishte kjo instance, por ai nuk flet). Prandaj varet se si i pergjegj pyetjet, dhe ke krijuar nje "sekt" apo "gjysemsekt" te ri islam. Dhe askush nga njerezit ne toke nuk mund te thote se sekti i ri eshte ne kundershtim me Islamin (vetem Allahu do te mund te bente kete gje). Mund te thote dikush se eshte ne kundershtim me interpretimin (pergjegjen) tone, por jo ne kunderthenie me Kuranin. Prandaj Vahabizmi ka te njejtin legjitimacion per ekzistence sa cdo ndarje tjeter e Fese Islame (p.sh. Sunizmi apo Bektashizmi).

    Pra ne rezultat del se fjalite normative jane te predestinuara per te prodhuar mendime divergjente apo kontroverze dhe te gjitha keto mendime jane ponjejte te sakta.

  10. #10
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    sunet jane theniet e veprat e Muhamedit (paqja me te ),
    a ke ti siguri se transmetimet jane plotesisht te sakta ?
    ndersa kurani eshte i ruajtur, vete Zoti deklarohet per te;
    85:21. Pλrkundrazi, (ata qλ gλnjejnλ), ai λshtλ Kur’an i famshλm.
    85:22. Nλ njλ pllakλ tλ ruajtur mirλ (nλ Levhi Mahfudhλ).
    kur te vertetojn 90% e dijetarve musliman qe eshte e sakt une i besoj

    bani nese nuk e din ne kohen e shkavit ne kosov serbia ka pru ne kosov rus te cilet kan dit te flasin shqip dhe ju kan mesu disa rregulla per islamin dhe i kan be hogjollar neper gjamia ne shum vende te kosoves ata kan qen te paguar nga serbia qe te devijojn fen islame ne kosov duke mohu shum sunete dhe duke u mundu te ndryshojn edhe kuranin ata kan deshtu dhe jan kthy kokulur sepse skan mund te bejn asgje edhe puna e ketij hogje mund te jet e till ndoshta edhe ky eshte i paguar nga jehudit saktsisht nga mosudi izrealit per te ber perqarje ne kosov dhe per te humb origjinalitetin e islamit per me deviju fen islame mirpo kete gje ska me ja arrit kurr

    dikur hogjollart rus te cilet i ka pas punsu serbia neper gjamia kan pas then se mu shkollu eshte haram mirpo dihet shka thot kurani per shkollimin ata jan mundu qe ti devijojn dhe ti len te prapambetur shqiptaret ne menyr qe te mund te bejn qka te dojn me ta
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  11. #11
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    kur te vertetojn 90% e dijetarve musliman qe eshte e sakt une i besoj
    Po 90% te dijetareve muslimane as nuk kane vertetuar se Sunizmi dhe doktrinat e tij jane te sakta. E njejta vlen per donktrinat e Shiizmit apo Bektashizmit. Keshtu qe ti po te mendoje keshtu sic thua, nuk do te mund te i besoje asnjeres nga tipet apo formacionet islame.

    Apo jo, Bani? Kane vertetuar 90% te dijetareve se Sunizmi eshte i sakte?

  12. #12
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin

    sunizmi siq e quan ti eshte i sakt sepse i beson kuranit dhe ju beson sunetit te pejgamberit a.s. ndersa shiit besojn me mangsi sepse shum gjera i mohojn
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  13. #13
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    sunizmi siq e quan ti eshte i sakt sepse i beson kuranit dhe ju beson sunetit te pejgamberit a.s. ndersa shiit besojn me magsi sepse shum gjera i mohojn
    Hahaha po tani ti e deklarove veten si "90%shin e dijetareve".

    Ti the se u besoj, vetem nese i vertetojne 90% nga dijetaret, nuk the i besoj, nese e vertetoj une vete kete gje.

    Koncetrohu.

  14. #14
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Hahaha po tani ti e deklarove veten si "90%shin e dijetareve".

    Ti the se u besoj, vetem nese i vertetojne 90% nga dijetaret, nuk the i besoj, nese e vertetoj une vete kete gje.

    Koncetrohu.
    shokut une jam musliman sunit dhe une thash nese 90 % e dijetarve islam dmth sunit vendosin per nje gje si p.sh shamin,muziken etj une e pranoj ate si te vertet
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  15. #15
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    shokut une jam musliman sunit dhe une thash nese 90 % e dijetarve islam dmth sunit vendosin per nje gje si p.sh shamin,muziken etj une e pranoj ate si te vertet
    Te kuptova. Por ti prape se prape gjykimin e mer vete per siper. Pyetjen se kush eshte "dijetar" e pergjegje vete. Pra ke pergjegjur pyetjen, se kush eshte ai qe e njeh me se miri fjalen e Allahut (per ty: Fjalen e Zotit). Mirepo nese kete pyetje e pergjegje vete, atehere ke marrur gjykimin ne doren tende.

    Kjo nuk shkon. Sepse e tere tema ben fjale per pyetjen, se cili eshte Islami i vertete: Pra Sunizmi, Bektashizmi apo Vehabizmi? Nese ti thua se kete pyetje kane te drejte te pergjegjin vetem 90% te dijetareve sunite, ti ke marre ne doren tende pergjegjen e kesaj pyetje.

    Shembull sqarues: Po e zeme se pyetja eshte se cili nga tre fise eshte fisi me i mire. Nese ti pergjegjesh: Fisi me i mire eshte ai, 90% te pjesetareve te se cilit e deklarojne si fisin me te mire. Ti ne kete rast gjykimin e ke marre ne dore tenden.

    Nuk eshte e ndaluar te beshe kete gje. E pranoj. Por puna eshte se nevojitet nje arsyetim, perse ti mendon se vetem 90 % te dijetareve te njerit nga formacionet kane te drejte te pergjegjin kete pyetje. Nevojitet arsyetim perse mendon se dijetaret e formacioneve tjera nuk kane kete te drejte. E nese e ben kete arsyetim, do e shohesh se ne te vertete ti nuk e njeh 90%shin, por veten si gjykuesin.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    shokut une jam musliman sunit dhe une thash nese 90 % e dijetarve islam dmth sunit vendosin per nje gje si p.sh shamin,muziken etj une e pranoj ate si te vertet
    O ta kish ba menen uj, kurani e mjera shpia qe tka. Mazamakeq, e ke ba forumin shqiptar,sime kan forum arab. Kfjellu o insan, meno shqip, lexo shqip, fol shqip, jep komente shqip. Tu kish mush kryet me llafe te islamit. Ulu ne tok o adalet.Phiiii

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Te kuptova. Por ti prape se prape gjykimin e mer vete per siper. Pyetjen se kush eshte "dijetar" e pergjegje vete. Pra ke pergjegjur pyetjen, se kush eshte ai qe e njeh me se miri fjalen e Allahut (per ty: Fjalen e Zotit). Mirepo nese kete pyetje e pergjegje vete, atehere ke marrur gjykimin ne doren tende.

    Kjo nuk shkon. Sepse e tere tema ben fjale per pyetjen, se cili eshte Islami i vertete: Pra Sunizmi, Bektashizmi apo Vehabizmi? Nese ti thua se kete pyetje kane te drejte te pergjegjin vetem 90% te dijetareve sunite, ti ke marre ne doren tende pergjegjen e kesaj pyetje.

    Shembull sqarues: Po e zeme se pyetja eshte se cili nga tre fise eshte fisi me i mire. Nese ti pergjegjesh: Fisi me i mire eshte ai, 90% te pjesetareve te se cilit e deklarojne si fisin me te mire. Ti ne kete rast gjykimin e ke marre ne dore tenden.

    Nuk eshte e ndaluar te beshe kete gje. E pranoj. Por puna eshte se nevojitet nje arsyetim, perse ti mendon se vetem 90 % te dijetareve te njerit nga formacionet kane te drejte te pergjegjin kete pyetje. Nevojitet arsyetim perse mendon se dijetaret e formacioneve tjera nuk kane kete te drejte. E nese e ben kete arsyetim, do e shohesh se ne te vertete ti nuk e njeh 90%shin, por veten si gjykuesin.

    nuk kam se cfare te shtoj e as t'i pakesoj ketij postimi,
    eshte fiks per ty ximi,
    pse, gjithmone shumica ka te drejte sipas teje?
    psh ne gjermanine naziste , shumica e gjermaneve ishin me hitlerin,
    dhe ne italine fashiste shumica ishin me musolinin,
    edhe ne shqiperi , shumica ishin me enver hoxhen(per sa ishte gjall),
    ku shkuan shumica , ne tanime ua dime perfundimin ketyre shumicave , qe ndoqen udheheqes qe u perkrahen masivisht nga masa me e madhe e popujve te tyre ,
    e perfundimi,,,,,,, cili ishte perfundimi ,,,shkaterrimmmmmmm !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 06-08-2010 më 16:05
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  18. #18
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin

    Nuk eshte e ndaluar te beshe kete gje. E pranoj. Por puna eshte se nevojitet nje arsyetim, perse ti mendon se vetem 90 % te dijetareve te njerit nga formacionet kane te drejte te pergjegjin kete pyetje. Nevojitet arsyetim perse mendon se dijetaret e formacioneve tjera nuk kane kete te drejte. E nese e ben kete arsyetim, do e shohesh se ne te vertete ti nuk e njeh 90%shin, por veten si gjykuesin.
    nuk kan te drejt sepse jan larg islamit nuk i besojn Muhamedit a.s.

    Ndersa sa i përket sekteve,, kjo nuk është ndonjë gjë e keqe ato janë përmend edhe në hadithet e Pejgamberit që kan me u nda Kristinaët në 71, Jauhduitë në 72 dhe muslimanët në 73 grupe dhe ne si musliman këtë duhet ta marrim shumë normale,,dhe pejgamberi na ka njoftu se vetem ata qe do e pasojn ate do jen ne rrugen e vertet

    chino per me qen islam i vertet duhet te plotsohen kushtet e besimit dhe te imanit te cilat jan:

    Kushtet (shartet) themelore të Islamit janë pesë:
    1. Dëshmia La ilahe il-lallah Muhamedun Resulull-llah (Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij).
    2. falja e namazit;
    3. Dhënia e zekatit.
    4. Agjërimi i ramazanit, dhe
    5. Kryerja e haxhit.

    Kushtet (shartet) themelore të Imanit janë gjashtë:
    1. Besimi në Allahun (La ilahe il-lallah - Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut);
    2. Melaiket e Tij;
    3. Librat e Tij.
    4. Pejgamberet e Tij.
    5. Ditën e Gjykimit.
    6. Besimi në Kaderin.

    ai i cili nuk i plotson keto kushte apo mohon vetem nje ajet kuranor nuk eshte ne islamin e vertet nuk eshte musliman dhe per kete ne kemi argument kuranin dhe sunetin e te derguarit Muhamedit.a.s.

    te gjitha sektet tjera jan formuar nga armiqt e islamit per te ber perqarjen e fes islame
    shiit ata mohojn shum gjera ne kuran dhe ne sunet dhe shpresojn qe se shpejti do ju vi kurani i vertet dhe kjo eshte mohim i islamit

    ahmedit qe jan formu ne indi nga anglezet per te perqar fen islame i besojn vetem kuranit dhe mohojn sunetin dhe kjo gje eshte mohim i fes islame

    disa sekte te tjera i kan ngritur disa persona shum lart dhe luten prej varreve te tyre kete gje e kan be edhe shiit gje te cilen islami e ndalon rrepsisht

    vetem muslimanet sunit jan ata qe e besojn kuranin dhe sunetin e te derguarit dhe punojn sipas tij
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  19. #19
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    nuk kam se cfare te shtoj e as t'i pakesoj ketij postimi,
    eshte fiks per ty ximi,
    pse, gjithmone shumica ka te drejte sipas teje?
    psh ne gjermanine naziste , shumica e gjermaneve ishin me hitlerin,
    dhe ne italine fashiste shumica ishin me musolinin,
    edhe ne shqiperi , shumica ishin me enver hoxhen(per sa ishte gjall),
    ku shkuan shumica , ne tanime ua dime perfundimin ketyre shumicave , qe ndoqen udheheqes qe u perkrahen masivisht nga masa me e madhe e popujve te tyre ,
    e perfundimi,,,,,,, cili ishte perfundimi ,,,shkaterrimmmmmmm !
    bani une i besoj kuranit dhe sunetit por edhe pranoj kshillat dhe sugjerimet e dijetarve islam une nuk mohoj asnje hadith qe eshte i pranuar nga mbar bota une jam musliman ashtu siq kan qen edhe muslimanet tjer qe 1400 vjet

    une nuk kam pranu dhe nuk do pranoj kurr asnje reformator islami i cili mundohet te bej ndryshime ne fe reformator ne kosov ka pas gjithmon dikur te paguar nga serbia e sot nga hebrejt dhe do ket gjithmon por te gjith jan kthyer kokulur te humbur dhe nuk kan mundur te bejn asgje

    une bani besoj kuranin dhe sunetin edhe nese nuk do mund ti praktikoj te gjitha ato qe obligohem ne kuran dhe sunet sepaku do i pranoj dhe do i rrespektoj

    bani sipas teje bashksit islame ne kosov shqiperi maqedoni te gjitha qenkan te devijuar dmth me mijra prijs fetar ne vendet tona qenkan te devijuar sepse pranojn se shamia eshte obligative dhe qe e thojn ne gjuhen arabe emrin Allah poashtu mbi nje miliard musliman ne mbar boten qenkan te devijuar sepse te gjith ju besojn haditheve te gjith e besojn qe shamia eshte farz sipas teje sa musliman te vertet ka bota apo ndoshta ska asnje
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  20. #20

    sipas meje ,shumica nuk po ndjekin udhezimin e Zotit.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •