nė intervistėn dhėnė revistės gjermane, Der Spiegel, menjėherė pas publikimit tė 92 mijė dosjeve tė fshehta tė luftės nė Afganistan, krijuesi i sajtit “Wikileaks”, Julian Asange, 39 vjeē, rrėfen pėr baraspeshėn e vėshtirė mes interesit publik dhe nevojės pėr fshehtėsi shtetėrore dhe pėrse ai ėshtė i mendimit se njerėzit qė gjenerojnė luftė janė shumė herė mė tė rrezikshėm, se ai qė nxjerr fshehtėsitė e luftės.
E diel 1 Gusht 2010 9:31
*Cili ėshtė motivi kryesor qė ju bėri tė publikonit gjithė ato dokumente sekrete pėr luftėn nė Afganistan?
Asange: Kėto dokumente janė pėrshkrimi mė gjithėpėrfshirės pėr luftėn i bėrė ndonjėherė, e cila nuk ka pėrfunduar. Me fjalė tė tjera, ata kanė ende shansin qė t’i ndreqin gjėrat. Janė dokumente qė mbulojnė mbi 90 mijė incidente tė ndryshme dhe nė to jepen edhe vendndodhjet e sakta gjeografike tė tyre. Ėshtė njė informacion qė vjen i gjithi i pėrmbledhur dhe qė eklipson gjithė sa ėshtė thėnė deri mė tani pėr Afganistanin dhe luftėn qė po zgjat nė kėtė vend qė prej nėntė vitesh. Janė dokumente qė do tė ndryshojnė kėndvėshtrimin tonė pėr kėtė luftė, jo vetėm nė aspektin e luftės, por nė tėrėsi pėr sa i pėrket tė gjitha luftėrave tė kohėve moderne, nė tė cilat po jetojmė.
*A mendoni se publikimi i kėtyre materialeve do tė ketė ndikim nė politikė-bėrjen dhe marrjen e vendimeve pėr sa i pėrket luftės?
Asange: Po. Ky material hedh dritė mbi brutalitetin e pėrditshėm dhe ndyrėsitė e luftės. Ky arkiv do tė ndryshojė edhe qėndrimin e opinionit publik dhe opinionin e atyre qė janė nė qeverisje dhe kanė ndikim diplomatik.
*A mos vallė prisni mė shumė nga ē’duhet?
Asange: Nė fakt, ekziston njė frymė pėr t’i dhėnė fund luftės nė Afganistan. Ky informacion nuk ėshtė i vetmi qė do tė ketė ndikim pėr sa i pėrket pėrfundimit tė luftės dhe sigurisht qė nuk mund ta ndryshojė situatėn i vetėm, por me siguri qė do tė ndikojė nė ndryshimin e gjėrave nė njė mėnyrė tė ndjeshme.
*Materialet pėrmbajnė fshehtėsi ushtarake dhe emra tė burimeve. Mendoni se publikimi i tyre do tė vėrė nė rrezik jetė njerėzish, atė tė trupave ndėrkombėtare qė ndodhen nė terren dhe kryejnė ende misionin e tyre?
Asange: Dosjet e Kabulit nuk pėrmbajnė informacione pėr lėvizjen aktuale tė trupave nė terren. Burimi nga i cili i morėm, kreu njė kontroll paraprak dhe mė pas edhe ne, para se t’i publikonim materialet, jemi siguruar qė ato nuk shkaktojnė asnjė dėm apo ndikim negativ. Ne e kuptojmė rėndėsinė e mbrojtjes sė burimeve tė besueshme dhe e kuptojmė edhe rėndėsinė e mbrojtjes sė burimeve tė trupave amerikane dhe atyre tė koalicionit.
*Ēfarė keni bėrė specifikisht pėr tė minimizuar njė dėm tė mundshėm?
Asange: Kemi identifikuar rastet kur njė material, nėse publikohej, mund tė dėmtonte persona, apo veprime tė caktuara nė terren. Tė gjitha dokumentet janė parė njė pėr njė me kėtė sy dhe gjithēka ėshtė e regjistruar dhe dokumentuar.
*A ka nė kėto dokumente ndonjė fakt qė ju e konsideroni si sekret shtetėror?
Asange: Sekreti shtetėror mbėshtetet mbi njė ligjshmėri tė caktuar dhe mbi tė njėjtėn ligjshmėri duhet tė mbėshtetet edhe e drejta e informimit tė publikut dhe transparenca e fakteve. Pėr fat tė keq, ata qė kryejnė abuzime ndaj njerėzimit ose shkelin ligjin e gjejnė shumė lehtė legjitimitetin pėr tė fshehur krimet e tyre pėrmes fasadės sė “sekretit tė shtetit”. Njerėzit qė i pėrkasin sė mirės dhe qė kanė njė ndėrgjegje, i kanė demaskuar gjithmonė abuzimet edhe duke vėnė nė rrezik gjėra personale. Nuk ėshtė sajti im, pra “Wikileaks”, qė vendosi rrėfimin e sė vėrtetės tė hidhur tė luftės, por ėshtė njė disident, apo kundėrshtar qė pati kurajėn ta bėjė njė gjė tė tillė. Puna jonė ishte qė ky individ tė mbrohej dhe tė mbrohet pėr guximin qė pati dhe ndėrkohė publiku tė informohet dhe historia tė mos shtrembėrohet.
*Por nė fund ėshtė gjithmonė dikush qė merr vendimin pėrfundimtar pėr publikimin apo jo tė njė materiali. Kush vendos pėr kėto kritere. “Wikileaks” e konsideron veten njė mjet tė sė vėrtetės dhe lirisė sė informimit, por nga ana tjetėr, nuk ėshtė transparente nė lidhje me vendimet e saj pėr sa i pėrket publikimit...
Asange: Kjo ėshtė qesharake. Ne jemi mjaftueshėm tė qartė pėr atė qė duhet tė publikojmė dhe pėr atė qė nuk duhet. Ne i botojmė artikujt tanė ashtu siē na vijnė nga burimi. Ku keni dėgjuar pėr transparenca tė plota edhe nė organe dhe organizata tė tjera mediatike? Mendoj se ne jemi shumė pėrpara medieve tė tjera dhe tė tjerėt duhet tė marrin shembull.
*Ēėshtja ka tė bėjė se ėshtė shumė e vėshtirė qė t’i kėrkosh llogari “Wikileaks”, apo ta bėsh pėrgjegjėse. Ju operoni me njė sistem serverėsh qė ndodhen nė shumė vende tė botės qė ju ofrojnė mbrojtje. A mos vallė e konsideroni veten qė qėndroni mbi ligjin?
Asange: “Wikileaks” nuk ekziston nė hapėsirė. Ne jemi tė gjithė njerėz qė gjendemi nė tokė, nė vende tė caktuara, qė kanė ligje tė caktuara. Jemi sfiduar ligjėrisht nė shumė vende dhe kemi dalė fitimtarė ndaj ēdo sfide. Janė gjykatat ato qė vendosin pėr ligjin, jo korporatat apo gjeneralėt. Ligji, siē shprehet nga Kushtetuta dhe gjykatat, ka qenė gjithmonė nė anėn tonė.
*Ju keni thėnė se ka njė lidhje mes transparencės pėr tė cilėn ju luftoni dhe njė shoqėrie tė drejtė. Ēfarė nėnkuptoni mė qartėsisht me kėtė?
Asange: Reforma ndodh vetėm kur padrejtėsitė pasqyrohen dhe bėhen publike. Pėr tė kundėrshtuar njė plan tė padrejtė, para se ai tė zbatohet, kjo ėshtė njė nga masat mė efikase pėr t’i shėrbyer drejtėsisė.
*Gjatė luftės sė Vietnamit, Presidenti amerikan, Nixon e quajti njė herė Daniel Elsberg, personin qė nxori dokumentet komprometuese nga Pengatoni, si njeriun mė tė rrezikshėm nė Shtetet e Bashkuara. Ju sot jeni mė i rrezikshmi, apo mė i rrezikuari njeri nė planet?
Asange: Njerėzit mė tė rrezikshėm janė ata qė marrin vendimin pėr hapjen e luftėrave dhe ata duhen ndaluar. Nėse puna qė bėj pėr t’i ndaluar mė bėn tė rrezikshėm nė sytė e tyre, atėherė ky ėshtė problemi i tyre.
*Ju keni nisur njė kompani nė “Silicon Valley” dhe keni jetuar nė njė shtėpi nė Palo Alto me pishinė. Pėrse vendosėt qė t’i pėrkushtoheshit projektit tė “Wikileaks”?
Asange: Tė gjithėve ne na jepet veē njė jetė, ndaj kemi pėr detyrė qė ta pėrdorim ēdo sekondė tė saj me diēka tė dobishme dhe tė kėnaqshme. Puna me tė cilėn merrem ėshtė e dobishme dhe mė jep kėnaqėsi. Ky ėshtė temperamenti im. Mė pėlqen tė krijoj sisteme tė mėdha dhe tė ndihmoj njerėzit e pambrojtur. Mė pėlqen tua shtyp kokėn bastardėve. /Der Spiegel/express/
Krijoni Kontakt