Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 253

Tema: Wikileaks

  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Wikileaks


    nė intervistėn dhėnė revistės gjermane, Der Spiegel, menjėherė pas publikimit tė 92 mijė dosjeve tė fshehta tė luftės nė Afganistan, krijuesi i sajtit “Wikileaks”, Julian Asange, 39 vjeē, rrėfen pėr baraspeshėn e vėshtirė mes interesit publik dhe nevojės pėr fshehtėsi shtetėrore dhe pėrse ai ėshtė i mendimit se njerėzit qė gjenerojnė luftė janė shumė herė mė tė rrezikshėm, se ai qė nxjerr fshehtėsitė e luftės.

    E diel 1 Gusht 2010 9:31

    *Cili ėshtė motivi kryesor qė ju bėri tė publikonit gjithė ato dokumente sekrete pėr luftėn nė Afganistan?

    Asange: Kėto dokumente janė pėrshkrimi mė gjithėpėrfshirės pėr luftėn i bėrė ndonjėherė, e cila nuk ka pėrfunduar. Me fjalė tė tjera, ata kanė ende shansin qė t’i ndreqin gjėrat. Janė dokumente qė mbulojnė mbi 90 mijė incidente tė ndryshme dhe nė to jepen edhe vendndodhjet e sakta gjeografike tė tyre. Ėshtė njė informacion qė vjen i gjithi i pėrmbledhur dhe qė eklipson gjithė sa ėshtė thėnė deri mė tani pėr Afganistanin dhe luftėn qė po zgjat nė kėtė vend qė prej nėntė vitesh. Janė dokumente qė do tė ndryshojnė kėndvėshtrimin tonė pėr kėtė luftė, jo vetėm nė aspektin e luftės, por nė tėrėsi pėr sa i pėrket tė gjitha luftėrave tė kohėve moderne, nė tė cilat po jetojmė.

    *A mendoni se publikimi i kėtyre materialeve do tė ketė ndikim nė politikė-bėrjen dhe marrjen e vendimeve pėr sa i pėrket luftės?

    Asange: Po. Ky material hedh dritė mbi brutalitetin e pėrditshėm dhe ndyrėsitė e luftės. Ky arkiv do tė ndryshojė edhe qėndrimin e opinionit publik dhe opinionin e atyre qė janė nė qeverisje dhe kanė ndikim diplomatik.

    *A mos vallė prisni mė shumė nga ē’duhet?

    Asange: Nė fakt, ekziston njė frymė pėr t’i dhėnė fund luftės nė Afganistan. Ky informacion nuk ėshtė i vetmi qė do tė ketė ndikim pėr sa i pėrket pėrfundimit tė luftės dhe sigurisht qė nuk mund ta ndryshojė situatėn i vetėm, por me siguri qė do tė ndikojė nė ndryshimin e gjėrave nė njė mėnyrė tė ndjeshme.

    *Materialet pėrmbajnė fshehtėsi ushtarake dhe emra tė burimeve. Mendoni se publikimi i tyre do tė vėrė nė rrezik jetė njerėzish, atė tė trupave ndėrkombėtare qė ndodhen nė terren dhe kryejnė ende misionin e tyre?

    Asange: Dosjet e Kabulit nuk pėrmbajnė informacione pėr lėvizjen aktuale tė trupave nė terren. Burimi nga i cili i morėm, kreu njė kontroll paraprak dhe mė pas edhe ne, para se t’i publikonim materialet, jemi siguruar qė ato nuk shkaktojnė asnjė dėm apo ndikim negativ. Ne e kuptojmė rėndėsinė e mbrojtjes sė burimeve tė besueshme dhe e kuptojmė edhe rėndėsinė e mbrojtjes sė burimeve tė trupave amerikane dhe atyre tė koalicionit.

    *Ēfarė keni bėrė specifikisht pėr tė minimizuar njė dėm tė mundshėm?

    Asange: Kemi identifikuar rastet kur njė material, nėse publikohej, mund tė dėmtonte persona, apo veprime tė caktuara nė terren. Tė gjitha dokumentet janė parė njė pėr njė me kėtė sy dhe gjithēka ėshtė e regjistruar dhe dokumentuar.

    *A ka nė kėto dokumente ndonjė fakt qė ju e konsideroni si sekret shtetėror?

    Asange: Sekreti shtetėror mbėshtetet mbi njė ligjshmėri tė caktuar dhe mbi tė njėjtėn ligjshmėri duhet tė mbėshtetet edhe e drejta e informimit tė publikut dhe transparenca e fakteve. Pėr fat tė keq, ata qė kryejnė abuzime ndaj njerėzimit ose shkelin ligjin e gjejnė shumė lehtė legjitimitetin pėr tė fshehur krimet e tyre pėrmes fasadės sė “sekretit tė shtetit”. Njerėzit qė i pėrkasin sė mirės dhe qė kanė njė ndėrgjegje, i kanė demaskuar gjithmonė abuzimet edhe duke vėnė nė rrezik gjėra personale. Nuk ėshtė sajti im, pra “Wikileaks”, qė vendosi rrėfimin e sė vėrtetės tė hidhur tė luftės, por ėshtė njė disident, apo kundėrshtar qė pati kurajėn ta bėjė njė gjė tė tillė. Puna jonė ishte qė ky individ tė mbrohej dhe tė mbrohet pėr guximin qė pati dhe ndėrkohė publiku tė informohet dhe historia tė mos shtrembėrohet.

    *Por nė fund ėshtė gjithmonė dikush qė merr vendimin pėrfundimtar pėr publikimin apo jo tė njė materiali. Kush vendos pėr kėto kritere. “Wikileaks” e konsideron veten njė mjet tė sė vėrtetės dhe lirisė sė informimit, por nga ana tjetėr, nuk ėshtė transparente nė lidhje me vendimet e saj pėr sa i pėrket publikimit...

    Asange: Kjo ėshtė qesharake. Ne jemi mjaftueshėm tė qartė pėr atė qė duhet tė publikojmė dhe pėr atė qė nuk duhet. Ne i botojmė artikujt tanė ashtu siē na vijnė nga burimi. Ku keni dėgjuar pėr transparenca tė plota edhe nė organe dhe organizata tė tjera mediatike? Mendoj se ne jemi shumė pėrpara medieve tė tjera dhe tė tjerėt duhet tė marrin shembull.

    *Ēėshtja ka tė bėjė se ėshtė shumė e vėshtirė qė t’i kėrkosh llogari “Wikileaks”, apo ta bėsh pėrgjegjėse. Ju operoni me njė sistem serverėsh qė ndodhen nė shumė vende tė botės qė ju ofrojnė mbrojtje. A mos vallė e konsideroni veten qė qėndroni mbi ligjin?

    Asange: “Wikileaks” nuk ekziston nė hapėsirė. Ne jemi tė gjithė njerėz qė gjendemi nė tokė, nė vende tė caktuara, qė kanė ligje tė caktuara. Jemi sfiduar ligjėrisht nė shumė vende dhe kemi dalė fitimtarė ndaj ēdo sfide. Janė gjykatat ato qė vendosin pėr ligjin, jo korporatat apo gjeneralėt. Ligji, siē shprehet nga Kushtetuta dhe gjykatat, ka qenė gjithmonė nė anėn tonė.

    *Ju keni thėnė se ka njė lidhje mes transparencės pėr tė cilėn ju luftoni dhe njė shoqėrie tė drejtė. Ēfarė nėnkuptoni mė qartėsisht me kėtė?

    Asange: Reforma ndodh vetėm kur padrejtėsitė pasqyrohen dhe bėhen publike. Pėr tė kundėrshtuar njė plan tė padrejtė, para se ai tė zbatohet, kjo ėshtė njė nga masat mė efikase pėr t’i shėrbyer drejtėsisė.

    *Gjatė luftės sė Vietnamit, Presidenti amerikan, Nixon e quajti njė herė Daniel Elsberg, personin qė nxori dokumentet komprometuese nga Pengatoni, si njeriun mė tė rrezikshėm nė Shtetet e Bashkuara. Ju sot jeni mė i rrezikshmi, apo mė i rrezikuari njeri nė planet?

    Asange: Njerėzit mė tė rrezikshėm janė ata qė marrin vendimin pėr hapjen e luftėrave dhe ata duhen ndaluar. Nėse puna qė bėj pėr t’i ndaluar mė bėn tė rrezikshėm nė sytė e tyre, atėherė ky ėshtė problemi i tyre.

    *Ju keni nisur njė kompani nė “Silicon Valley” dhe keni jetuar nė njė shtėpi nė Palo Alto me pishinė. Pėrse vendosėt qė t’i pėrkushtoheshit projektit tė “Wikileaks”?

    Asange: Tė gjithėve ne na jepet veē njė jetė, ndaj kemi pėr detyrė qė ta pėrdorim ēdo sekondė tė saj me diēka tė dobishme dhe tė kėnaqshme. Puna me tė cilėn merrem ėshtė e dobishme dhe mė jep kėnaqėsi. Ky ėshtė temperamenti im. Mė pėlqen tė krijoj sisteme tė mėdha dhe tė ndihmoj njerėzit e pambrojtur. Mė pėlqen tua shtyp kokėn bastardėve. /Der Spiegel/express/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 31-10-2010 mė 07:54 Arsyeja: ē'ngjyrosje
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    SHBA-tė kėrkojnė qė Wikileaks t'i kthejė arkivat sekrete

    Pentagoni i kėrkoi faqes informative tė internetit Wikileaks "t'i kthejė menjėherė" mijėra dokumentet sekrete pėr Afganistanin qė ka siguruar dhe t'i heqė ato prej saj, njoftoi zėdhėnėsi i saj Geoff Morrell.

    "Departamenti i Mbrojtjes kėrkon qė Wikileaks t'i kthejė menjėherė qeverisė amerikane tė gjitha dokumentet e marra drejtpėrdrejt dhe nė mėnyrė tė tėrthortė nga baza tė dhėnash tė Departamentit tė Mbrojtjes dhe t'i fshijė ato nga faqet, kompjuterėt dhe arkivat e saj", bėri tė ditur ai nė njė konferencė shtypi.

    "Publikimi nga Wikileaks i njė numri tė madh tė dokumenteve tona i ka vėnė tashmė nė rrezik trupat tona, trupat aleate dhe qytetarėt afganė qė punojnė me ne dhe publikimi i informacioneve tė tjera sekrete vetėm sa mund ta keqėsojė situatėn", shtoi ai, ndėrkohė qė faqja e internetit njoftoi se parashikon tė publikojė 15 000 dokumente tė tjera.

    Faqja e internetit Wikileaks, e krijuar nė vitin 2006 dhe e specializuar pėr zbulimin, ka publikuar tashmė pėrpara rreth 10 ditėve afro 92 000 arkiva sekrete qė japin mė tepėr tė dhėna rreth luftės nė Afganistan, me tė dhėna rreth viktimave civile dhe rreth lidhjeve tė supozuara mes Pakistanit dhe rebelėve.

    Publikimi i kėtyre dokumenteve ka sjellė kritika tė ashpra nga Shtėpia e Bardhė, Pentagoni dhe nga Presidenti afgan Hamid Karzai.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 30-10-2010 mė 18:49 Arsyeja: ē'ngjyrosje
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-07-2010
    Postime
    227

    Wikileaks trondit Uashingtonin

    Wikileaks trondit Uashingtonin - Dokumenta tė reja sekrete gati pėr botim nė faqen e internetit
    Qeveria amerikane ėshtė e shqetėsuar shumė pėr mundėsinė e botimit tė dokumentave tė reja sekrete nė Wikileaks. Wikileaks ka paralajmėruar kėsaj here botimin e dokumentave pėr Ministrinė e Jashtme Amerikane.


    E premte 26 Nėntore 2010 22:51

    Nė Uashington po mbretėron nervozizėm i madh, sepse sipas parashikimeve tė qeverisė amerikane tė premten (26.11.) pritet tė botohen dokumente tė tjera sekrete nė faqen e internetit "Wikileaks". Rreth 100.000 dokumenta tė reja sekrete. Kėsaj radhe fjala ėshtė pėr dokumenta qė kanė tė bėjnė me punėn e rreth 300 ambasadave amerikane nė mbarė botėn dhe nė radhė tė parė pėr ato nė Evropė. Qeveria e Obamės ka frikė se do tė botohen dokumente pėr bisedat e besueshme me diplomatėt evropianė dhe tė tjerė.

    Thirrja - "Irresponsible!" - "E papėrgjegjshme!"

    Kėshtu thėrrasin pėrfaqėsues tė qeverisė amerikane, ende pa u botuar kėto dokumente. Ata kanė frikė se botimi i tė dhėnave nga "Wikileaks" do tė shkaktojė tendosje nė raportet mes amerikanėve dhe aleatėve. Pėrveē kėsaj, nė Ministrinė e Jashtme kanė frikė se diplomatėt amerikanė do tė pėrballen me probleme tė shumta, ndėrkohė qė punėtorėt e shėrbimeve sekrete nė ambasada mund tė dėbohen nga kėto vende.

    Rrjeti televiziv CNN njofton se bashkėpunėtorė tė ministres Hillary Clinton nga ambasadat nė tė gjitha vendet e botės kanė kėrkuar qė komunikimi i tyre elektronik me Uashingtonin nė periudhėn prej vitit 2006 deri 2009 tė pastrohet nga pėrmbajtja sekrete, nė mėnyrė qė kėto tė dhėna eventualisht tė mos botohen nė "Wikileaks". Qeveria mė parė duhet vetė tė njoftojė aleatėt pėr kėto tė dhėna, para se tė bėhen publike nė kėtė faqe interneti.

    Frika ka njė shkak shumė konkret, sepse nė gjashtė muajt e fundit autoritetet amerikane kanė marrė nė pyetje nė bazėn ushtarake nė Virginia njeriun pėr tė cilin mendojnė se ėshtė informanti kryesor i "Wikileaks-it", specialistin e kompjuterave nė ushtrinė amerikane Bradley Manning. Nga kėto bisedime mund tė paramendohet se ēfarė do tė botohen.

    Amerikanėt nė alarm

    "Wikileaks" rrezikon jetėn e amerikanėve dhe u jep kundėrshtarėve tė SHBA-sė informata tė rėndėsishme." Kėshtu paralajmėronte admirali Mike Malln, pas botimit tė dokumenteve tė mėparshme. Ministria e Mbrojtjes ka dyfishuar numrin e ekspertėve tė vet qė merren me zbutjen e gjendjes rreth dokumenteve tė botuara nė "Wikileaks". Kjo sepse shumė spiunė tė Pentagonit punojnė nė sigurimin e ambasadave dhe kanė frikė qė emrat e tyre tė bėhen publik. Pentagoni bėn tė ditur se dokumentet e ardhshme do tė mund tė lexohen jo vetėm nė "Wikileaks", por edhe nė gazetat "Der Spiegel", "New York Times" dhe "Guardian". Kėto gazeta kanė bashkėpunuar edhe me rastin e botimit tė rreth 400.000 protokoleve tė ndryshme pėr luftėn nė Irak, nė qershor tė kėtij viti./dw/

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Wikileaks, pėrfshihet edhe Shqipėria27/11/2010 18:45

    Nė dokumentat sekrete tė Wikileaks qė parashikohet tė publikohen sė shpejti pėrfshihet edhe Shqipėria, mė saktėsisht prapaskenat e marrėdhenieve diplomatike mes vendit tonė dhe Greqisė.
    Lajmi njoftohet nga burime pranė Ministrisė sė Jashtme greke sipas tė cilave ambasadori helen nė Uashington ka paralajmėruar Ministrin e Jashtėm grek, Drucas pėr rrjedhjen e kėtyre dokumenteve tė cilėsuara si tė klasifikuara.

    Dokumentet pritet tė nxjerrin nė pah fakte tronditėse nė lidhje me marrėdheniet mes Tiranės dhe Athinės, pėr rolin e Greqisė nė jug tė Shqipėrisė dhe pėr paktin ujor mes dy vendeve qė u rrėzua pak muaj mė parė nga Gjykata Kushtetuese nė Tiranė.

    Nė dokumenta pėrfshihen edhe dosjet sekrete tė marrėdhenieve mes Greqisė dhe disa shteteve tė tjera.

    Ndėrkohė, Ministri i Jashtėm grek, Drucas ka kėrkuar sqarime se si kanė pėrfunduar nė duart e SHBA-sė informacione tė klasifikuara si “top secret” nga qeveria greke.

    http://www.top-channel.tv/artikull.p...8688&ref=lajme
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2010
    Postime
    24

    Edhe Shqipėria e pėrshirė nė Wikileaks

    Nė dokumentet sekrete tė Wikileaks, qė parashikohet tė publikohen sė shpejti, pėrfshihet edhe Shqipėria, mė saktėsisht prapaskenat e marrėdhėnieve diplomatike mes Shqipėrisė dhe Greqisė.
    Lajmi njoftohet nga burime pranė Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė, sipas tė cilave, ambasadori grek nė Washington ka paralajmėruar ministrin e jashtėm grek, Dimitros Drucas pėr rrjedhjen e kėtyre dokumenteve tė cilėsuara si tė klasifikuara, njoftoi Top Channel.

    Dokumentet pritet tė nxjerrin nė pah fakte tronditėse nė lidhje me marrėdhėniet mes Tiranės dhe Athinės, pėr rolin e Greqisė nė jug tė Shqipėrisė dhe pėr paktin ujor mes dy vendeve qė u rrėzua pak muaj mė parė nga Gjykata Kushtetuese nė Tiranė.

    Nė dokumente pėrfshihen edhe dosjet sekrete tė marrėdhėnieve mes Greqisė dhe disa shteteve tė tjera.

    Ndėrkohė, ministri i jashtėm grek, Drucas ka kėrkuar sqarime se si kanė pėrfunduar nė duart e SHBA-ve informacione tė klasifikuara si “top secret” nga qeveria greke. /Telegrafi/

  6. #6
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar mė parė nga EDLIN Lexo Postimin
    Wikileaks, pėrfshihet edhe Shqipėria27/11/2010 18:45

    Nė dokumentat sekrete tė Wikileaks qė parashikohet tė publikohen sė shpejti pėrfshihet edhe Shqipėria, mė saktėsisht prapaskenat e marrėdhenieve diplomatike mes vendit tonė dhe Greqisė.
    Lajmi njoftohet nga burime pranė Ministrisė sė Jashtme greke sipas tė cilave ambasadori helen nė Uashington ka paralajmėruar Ministrin e Jashtėm grek, Drucas pėr rrjedhjen e kėtyre dokumenteve tė cilėsuara si tė klasifikuara.

    Dokumentet pritet tė nxjerrin nė pah fakte tronditėse nė lidhje me marrėdheniet mes Tiranės dhe Athinės, pėr rolin e Greqisė nė jug tė Shqipėrisė dhe pėr paktin ujor mes dy vendeve qė u rrėzua pak muaj mė parė nga Gjykata Kushtetuese nė Tiranė.

    Nė dokumenta pėrfshihen edhe dosjet sekrete tė marrėdhenieve mes Greqisė dhe disa shteteve tė tjera.

    Ndėrkohė, Ministri i Jashtėm grek, Drucas ka kėrkuar sqarime se si kanė pėrfunduar nė duart e SHBA-sė informacione tė klasifikuara si “top secret” nga qeveria greke.

    http://www.top-channel.tv/artikull.p...8688&ref=lajme

    Qoja ni sms tregoj qe si thojne Amerik asaj veq per shaka
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  7. #7
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Bien serverat e Wikileaksit
    Nė ditėn kur Wikileaks, faqja e internetit qė po trondit qeveritė mė tė mėdha nė botė, njoftoi pėr publikimin e dokumenteve sekrete qė tregojnė marrėdhėniet e “fshehta” mes qeverive tė ndryshme, serverat e saj janė bėrė tė paarritshėm.

    E diel 28 Nėntore 2010 20:37

    Wikileaks zakonisht shkon off-line pak orė para publikimit tė dokumenteve sekrete pėr t’u dhėnė kohė ngarkimit tė tyre. Por, ditėn e sotme nė internet qarkullojnė hipoteza tė ndryshme, nga ajo e mbingarkesės pėr shkak tė klikimeve tė shumta e deri tė ajo e njė sulmi tė mundshėm tė hakerave, hipoteza kėto qė gjithsesi mbeten pėr t’u vėrtetuar.

    Ndėrkohė, ende nuk dihet vendndodhja e themeluesit tė Wikileaks, Julian Assange. Dalja e fundit e tij ka qenė me anė tė njė video-konference nė Aman tė Jordanisė.

    “Nuk mund tė jem aty me ju dhe jam i detyruar tė adresoj kėtė mesazh me anė tė kėsaj videoje. Jordania nuk ėshtė vendi perfekt kur ke CIA-n qė tė ėshtė vėnė pas”, deklaroi Assange nė videon e tij pėr gazetarėt hetues nė Jordani./koha/
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  8. #8
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Sulmohet webfaqja e WikiLeaks

    WikiLeaks tha se ėshtė nėn sulm tė vazhdueshėm tė faqes sė internetit, por kjo nuk do ta pengojė nė publikimin e dokumenteve amerikane tė klasifikuara.

    Mesazhi ėshtė dhėnė pėrmes rrjetit social Twitter, vetėm disa orė para publikimit masiv tė dokumenteve.

    WikiLeaks ka insistuar se gazetat spanjolle, franceze, gjermane, britanike, por edhe amerikane, qė kishin planifikuar tė publikonin informacionet tė dielėn nė mbrėmje, do ta bėjnė kėtė, edhe nėse bie website i WikiLeaks.

    “El Pais, Le Monde, Spiegel, Guardian dhe Neė York Times do tė publikojnė shumė dokumente tė ambasadave amerikane sot”, thuhet nė mesazh.

    Mė herėt, shefi i WikiLeaks, Julian Asange, tha se dokumentet do tė mbulojnė ēėshtje madhore tė ēdo vendi nė botė.

    Ndėrkohė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėrjashtuan bisedimet me WikiLeaks mbi publikimin e planifikuar tė dokumenteve te klasifikuara amerikane.
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  9. #9
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    wikileaks.org ėshtė vėnė nė 'heshtje'. Serveri ėshtė sulmuar.

    Spiegel sapo ka botuar disa prej artikujve, nė tė cilėt, ndėr tė tjerash, tregohet me ē'sy i sheh USA funksionarėt e shtetit gjerman. Pėr kancelaren thuhet se 'ėshtė pak krative' dhe se 'shmang rreziqet'. Shefi i CSU-sė, Horst Seehofer karakterizohet si ' i paparashikueshėm' kurse Ministri i Jashtėm, Guido Westerwelle si 'agresiv'

    Interesante ėshtė edhe ēfarė thuhet pėr Turqinė. Thuhet qė 'Nėn qeverisjen e Erdoganit dhe bandės sė kėshilltarėve tė tij jokompetent , vendi gjendet nė rrugėn drejt njė tė ardhmeje islamike dhe ėshtė i humbur pėr Europėn' .

    Kush na siguron ndonjė raport qė zbardh aferat e pista greko-shqiptare pėr ndarjen e ujrave detare?
    Elegance is an attitude.

  10. #10
    E pra, po ju zune syte nai llaf ku eshte Shqiperia mbrena, silleni!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Edhe po pati nai gjo te rendesishme, per greven e partis socialiste silleni....
    Ngjan njeēik me "gripin e derrit"kjo si histori.

  12. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ky psikopat qė kėrkon famė pėr veten e tij vec se po tregon sa tė vėshtirė e ka Amerika tė merret me njė shtet qė komandohet nga nje deviant Seksual(Italia), nga njė mafioz ordiner(Rusia), nga njė manjak islamik(Irani), nga njė tjetėr manjak seksual dhe debil i cilėsuar dhe nga vetė Arabėt si i tillė(Gheddaffi), dhe mė e forta e mė tė fortave tė bėjnė pėrshtypje lutjet e njėpasnjėshe tė botės Arabe ndaj Amerikės pėr tė hequr qafe Ahmadinejadin.

    Interesant ėshtė fakti, dhe ėshtė njėkohėsisht e frikshme qė nuk do habitesha nėse Arabėt do e paguanin njė ndėrhyrje ushtarake nga xhepat e tyre pėr ta zhdukur Ahmadinejadin, dhe sigurisht faji do ishte i Amerikės Imperialiste, sic po vėrtetohet ėshtė pikėrisht Amerika qė heziston tė futet.

    Megjithatė ky psikopat pedofil bashkė me ushtarakun homoseksual Amerikan qė ka vjedhur dokumentat nė fjalė e qė ka publikar kėto dokumenta, kėta renegatė tė papėrgjegjshėm janė vegla tė ndėrtuara me art nga George Sorosi pėr tė shkatėrruar sovereinitetin e cilitdo shtet nė botė, nė mbėshtetje tė njė bote "pa kufi" (Open Society) dhe sigurisht e vetmja mėnyrė se si kjo botė mund tė funksionoj pa kufi, ėshtė duke mos patur mė sekrete. Loja qė po luhet ėshtė shumė e hollė, dhe ata qė mshihen prapa, si nė sajė lufte si nė saj tė zbatimit tė agjendės sė globalizimit pa shumė fishekzjarre do pėrfitojnė jashtmase nga destabilizimi i shumė shteteve apo zhdukja e kufijve tė menjėhershėm diplomatikė.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Ky psikopat qė kėrkon famė pėr veten e tij vec se po tregon sa tė vėshtirė e ka Amerika tė merret me njė shtet qė komandohet nga nje deviant Seksual(Italia), nga njė mafioz ordiner(Rusia), nga njė manjak islamik(Irani), nga njė tjetėr manjak seksual dhe debil i cilėsuar dhe nga vetė Arabėt si i tillė(Gheddaffi), dhe mė e forta e mė tė fortave tė bėjnė pėrshtypje lutjet e njėpasnjėshe tė botės Arabe ndaj Amerikės pėr tė hequr qafe Ahmadinejadin.

    Interesant ėshtė fakti, dhe ėshtė njėkohėsisht e frikshme qė nuk do habitesha nėse Arabėt do e paguanin njė ndėrhyrje ushtarake nga xhepat e tyre pėr ta zhdukur Ahmadinejadin, dhe sigurisht faji do ishte i Amerikės Imperialiste, sic po vėrtetohet ėshtė pikėrisht Amerika qė heziston tė futet.

    Megjithatė ky psikopat pedofil bashkė me ushtarakun homoseksual Amerikan qė ka vjedhur dokumentat nė fjalė e qė ka publikar kėto dokumenta, kėta renegatė tė papėrgjegjshėm janė vegla tė ndėrtuara me art nga George Sorosi pėr tė shkatėrruar sovereinitetin e cilitdo shtet nė botė, nė mbėshtetje tė njė bote "pa kufi" (Open Society) dhe sigurisht e vetmja mėnyrė se si kjo botė mund tė funksionoj pa kufi, ėshtė duke mos patur mė sekrete. Loja qė po luhet ėshtė shumė e hollė, dhe ata qė mshihen prapa, si nė sajė lufte si nė saj tė zbatimit tė agjendės sė globalizimit pa shumė fishekzjarre do pėrfitojnė jashtmase nga destabilizimi i shumė shteteve apo zhdukja e kufijve tė menjėhershėm diplomatikė.
    Jo me Hylien...Besoj se e ben per fam..e per dy lek....Nuk e shef qe ka dite qe po e "pompon"...Sikur ēfar sekretesh do nxjerri.
    Edhe qeverit perendimore,po i shkojne nga mbrapa lojes se tije...
    E vertet Soros i fut hundet gjithendej.

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Jo me Hylien...Besoj se e ben per fam..e per dy lek....Nuk e shef qe ka dite qe po e "pompon"...Sikur ēfar sekretesh do nxjerri.
    Edhe qeverit perendimore,po i shkojne nga mbrapa lojes se tije...
    E vertet Soros i fut hundet gjithendej.
    Pėr lek e pėr fam sigurisht, por kush do jetė rezultati. Ja ta them unė:
    Amerika po punon e financuar nga qarqe tė cuditshme senatoriale si Al Franken(senator Liberal, pra krahu Soros), pėr tė monitoruar cfarėdolloj aktiviteti nė Internet dhe pėr tė zhdukur website tė tėra. Pra ti mund tė kesh informacion real pėr dicka qė hyn nė punė dhe ai informacion nuk do bėhet publik, pra Interneti do bėhet si nė Kinė.

    Zakonisht psikopatėt Liberalė(emėr i bukur pėr Komunistė) mendojnė se nėse ti Serafim pi dhe bėhesh tap je i papėrgjegjshėm dhe si rrjedhojė shteti duhet tė ndėrhy qė ti mos bėhesh mė tap. Ndėrsa ai x y qė pi pėr qejf e me karar do penalizohet sepse alkoli do bėhet ilegal, do paguaj taksa pėr rehabilitimin tėnd apo pėr ato qė ti ke aksidentuar etj etj etj. Pra ndyrshimi i mentalitetit i njė liberali(Komunisti) ėshtė qė ai mendon se ti ke nevojė pėr ndihmė(psiqike ska rendėsi cfarė "ndihme", ndihmė nė vendimarrje), ndėrsa ai x y as mendon fare pėr ty, ndoshta thotė ti je idiot qė nuk di tė pish, ose ti nuk je eduku sic duhet, c'rėndėsi ka. Rėndesia ėshtė pėr x y qė pi me karar qė secili mban pėrgjegjėsi pėr aksionet qė kryen nė njė botė tė mirfilltė demokratike dhe kushtetuese.

    Me kėtė qė bėri ky, me njė gur vret 100 zogj jo dy, sepse jo vetėm qė i jep shkas qė keto ligje tė dalin kudo pėr internetin pra liria nė internet tė zhduket avash avash pikėrisht kėtė qė ky ironikisht po lufton gjoja dhe ti si individ virtual tė jesh super i monitoruar por heq dhe cdo lloj barriere e sekreti shtetėror nė favor tė njė le ta themi "kulture tjetėr diplomatike" ku do mbizotėroj njė status quo e frikshme. Kėtu vijė ndėrmend fjalėt e famshme tė Huxleyt se di do jetė kjo botė e ardhshme tek libri i tij Brave New World:

    Community, Identity, Stability

    Edhe sikur tė ndodhi dicka e paparashikueshme si luftė, bota pas kėsaj lufte do jetė mė keq dhe mė diktaturė sec mund tė jetė aktualisht nė shumė pjesė tė globit, sidomos hemisferės Lindore dhe Jugore, sepse kultura e mosbesimit dhe ideja se individi ėshtė i papėrgjegjshėm do i japin mundėsi teorive Komuniste, Fashiste, Diktatoriale por dhe Ekstremiste Fetare tė marin dhenė, pra njėriu duhet KONTROLLUAR. Hera e fundit qė ndodhi kjo gjė, Europa u zhyt nė gati 1000 vjet errėsirė kulturore dhe terror fetar, ndėrsa bota Aziatike as ka qenė ndonjėherė e lirė a priori nė psikologjinė e tyre.

    E keqja e kėtyre gjėrave, ashtu si ato ne Abu Gharib, ashtu si kėto nė Wikileaks, ashtu si Kullat Binjake qė Bin Ladeni nuk ėshtė kapur akoma, ashtu si nė shumė krime ku islamikėt hidhen nė erė(fajtori pra nuk kapet) ashtu si shumė gjėra qė kanė ndodhur kėto vite, pėrfshi krizėn financiare tė paprecedentė, krimi do mbetet pa fajtor, dhe gjithmonė kur krimi mbetet pa fajtorė, ėshtė mė e kollajtė qė pėrgjegjėsia e fajit tė shpėrndahet edhe tek ata qė skan lidhje fare me kėto palacollėqe. Ndėrkohė qė po tė zbatoheshin ligjet, pėrgjegjėsit futen nė burg(si ky karabushi qė ka vjedhur dhe ka publikuar dokumenta sekrete) sepse mbajnė pėrgjegjėsi pėr krimet qė kryen dhe bota vazhdon normalisht. Mirėrpo kjo gjė nė emėr tė diskursit politik progresist globalist ka kohė qė nuk implementohet, dhe si rrjedhojė ėshtė shtuar dhe konsoliduar grupimi i interesave tė dyshimta dhe bota po degjeneron nė njė gjumė letargjik, ose nė njė kaos lehtėsisht tė kontrollueshėm nga manjakėt e ardhshėm(grupet e interesave) tė kėsaj bote qė do ta bėjnė Hitlerin tė duket si njė njėri model dhe humanist i madh kur tė na kanoset ky kancer. Kėto grupe interesash nuk kanė as atdhe, as fe, as rracė asgjė, por vec mani kontrolli absolut nė nivel manjakėrie, kujto vec mitin e Babelit kur mendon pėr kėta njerėz.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 29-11-2010 mė 00:49
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    511
    Amerika eshte duke luajtur me gjithe njerzimin e botes ata qe kane mendje e din mire kete.

    Duhet te mirret diēka, ose te qohemi ne protesta gjithe njerzimi ose te behet ndonje lufte boterore.

  16. #16
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Ky psikopat qė kėrkon famė pėr veten e tij vec se po tregon sa tė vėshtirė e ka Amerika tė merret me njė shtet qė komandohet nga nje deviant Seksual(Italia), nga njė mafioz ordiner(Rusia), nga njė manjak islamik(Irani), nga njė tjetėr manjak seksual dhe debil i cilėsuar dhe nga vetė Arabėt si i tillė(Gheddaffi), dhe mė e forta e mė tė fortave tė bėjnė pėrshtypje lutjet e njėpasnjėshe tė botės Arabe ndaj Amerikės pėr tė hequr qafe Ahmadinejadin.

    Interesant ėshtė fakti, dhe ėshtė njėkohėsisht e frikshme qė nuk do habitesha nėse Arabėt do e paguanin njė ndėrhyrje ushtarake nga xhepat e tyre pėr ta zhdukur Ahmadinejadin, dhe sigurisht faji do ishte i Amerikės Imperialiste, sic po vėrtetohet ėshtė pikėrisht Amerika qė heziston tė futet.

    Megjithatė ky psikopat pedofil bashkė me ushtarakun homoseksual Amerikan qė ka vjedhur dokumentat nė fjalė e qė ka publikar kėto dokumenta, kėta renegatė tė papėrgjegjshėm janė vegla tė ndėrtuara me art nga George Sorosi pėr tė shkatėrruar sovereinitetin e cilitdo shtet nė botė, nė mbėshtetje tė njė bote "pa kufi" (Open Society) dhe sigurisht e vetmja mėnyrė se si kjo botė mund tė funksionoj pa kufi, ėshtė duke mos patur mė sekrete. Loja qė po luhet ėshtė shumė e hollė, dhe ata qė mshihen prapa, si nė sajė lufte si nė saj tė zbatimit tė agjendės sė globalizimit pa shumė fishekzjarre do pėrfitojnė jashtmase nga destabilizimi i shumė shteteve apo zhdukja e kufijve tė menjėhershėm diplomatikė.
    Ke lexu shume libra me spiunazh ti shoku!

    Citim Postuar mė parė nga PrisHtiNa-Lee Lexo Postimin
    Amerika eshte duke luajtur me gjithe njerzimin e botes ata qe kane mendje e din mire kete.

    Duhet te mirret diēka, ose te qohemi ne protesta gjithe njerzimi ose te behet ndonje lufte boterore.
    Ky opsioni i dyte qenka fiks fare!

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Kadal he burra , se edhe ata e kan fundin diku,

    ska kurgja pa mbarim,

    mbarim shum te flliqur dota ken, vetem durim.

  18. #18
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Mbase jane ne interes te vete Amerikes qe te publikohen keto "sekrete".......ku i dihet.
    Me duket pak e cuditshme qe nuk kane mundur te lokalizojne serverin!!!....sic thuhet.

  19. #19
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    edhe me vie mire qe nuk ndalen me raporte te tilla.

    Ja nje raport tjeter made in Wiki leki por qe daton para 5 vitesh dhe i dedikohet konkret dikujt shume afer nesh.

    http://mirror.wikileaks.info/wiki/le...o-feb-2005.pdf

  20. #20
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    ALBINI KRENARIA SHQIPTARE NĖ KOSOVĖ!

    URIME 28 NĖNTORIT- DITA EFLAMURIT TĖ GJITHĖ SHQIPTARĖVE!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!



    Nė Wikileaks 668 dokumente pėr Kosovėn



    PRISHTINE- Shfaqjes sė rreth 250.000 dokumenteve tė ndryshme qė pėrmbajnė artikuj analizash nga ambasadat amerikane nė botė tė publikuara nga faqja e internetit Wikileaks, nuk ka mundur t’i ikė as Kosova, sė paku sipas tė pėrditshmes britanike The Guardian.

    Aty janė 668 dokumente ku pėrfshihen analiza tė ndryshme tė Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės rreth ngjarjeve politike nė Kosovė, tė shkruara nga ambasadorėt apo diplomatėt amerikanė tė akredituar nė Kosovė gjatė viteve 2000-2009.

    Pėrmbajtja e kėtyre dokumenteve mbetet tė shihet nė ditėt nė vijim duke e ditur se njė numėr i madh i njerėzve janė duke u munduar t’i shkarkojnė ato. Pėr momentin, serverėt e Wikileaks janė jashtė funksionit pėr shkak tė ngarkesės sė madhe.

    Nga 668 dokumentet e botuara pėr Kosovėn, dy janė sekrete (pa tė drejtė pėr shtetasit e huaj), njė ėshtė sekrete, 13 janė konfidenciale (pa tė drejtė pėr shtetasit e huaj), 325 konfidenciale tė pėrgjithshme, 191 tė paklasifikuara vetėm pėr pėrdorim zyrtar, dhe 136 tė paklasifikuara apo tė pėrgjithshme.

    Nė dokumentin e botuar nė tabelėn e aferave nė shtetin e Francės, disa komente interesante pėrmenden edhe pėr misionin evropian pėr sundimin e ligjit (EULEX).

    Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it ėshtė duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverinė kosovare dhe publikun pas nėnshkrimit tė dy protokolleve mė Serbinė. Ata shpresojnė pėr vazhdim tė qetėsisė publike nė Kosovė gjatė zgjedhjeve komunale.Zėvendėssekretari amerikan Philip Gordon thotė qė Kosova do t'i pranojė protokollet me Serbinė domosdo, por duhet qė t'iu shpjegohet qartazi qeveritarėve kosovarė se kėto janė marrėveshje teknike qė nuk e prekin statusin e pavarėsisė sė Kosovės.

    Levitte po ashtu edhe akuzon ministrin e jashtėm serb Vuk Jeremic, duke thėnė se nuk ėshtė duke bėrė asgjė pėr t’i bindur serbėt qė tė kthehen apo tė inkuadrohen nė qeverinė e Kosovės. Levitte shton se Jeremic bėn "premtime tė mėdha" sa herė qė vjen nė Francė,
    por asgjė nuk realizohet pastaj.

    Si rrjedhojė Ambasadori francez Levitte refuzon tė takohet me tė dhe nuk e sheh si "njė fytyrė moderne tė Beogradit”.

    Publikimi i kėtyre analizave rreth ngjarjeve politike nė Kosovė tė shkruara nga diplomatėt amerikanė qė dėrgohen nė Departamentin e Shtetit mund tė janė bumerang i madh pėr partitė politike qė kanė qenė nė pushtet prej vitit 2004 deri nė 2010, sepse njė pjesė e madhe e dokumenteve pėrmban afera korrupsioni dhe krimi pėr shumė shtete tė botės.

    E pėrditshmja angleze “The Guardian”, ajo spanjolle “El Pais”, dhe ajo franceze “Le Monde”, janė tė parat qė i kanė publikuar disa nga materialet. Edhe “The New York Times” i ka publikuar disa dokumente, por tė censuruara, duke marre parasysh rrezikun qė mund t’ua shkaktojnė shumė punėtorėve diplomatikė amerikanė nė botė.

    Njė pjesė e dokumenteve qė “The New York Times” i ka publikuar tregon edhe njė analizė tė ambasadorit tė tanishėm amerikan nė Kosovė, Christopher Dell, i cili shpreh mendimet e tij pėr problemet politike nė Zimbabve, ku nė analizė edhe pėrqeshet lidershipi i saj. Besohet se njeriu i cili qė qėndron prapa kėtyre vjedhjeve tė materialeve tė ndjeshme ėshtė njė oficeri i ulėt ushtarak amerikan, Bradley Manning.

    Dokumentet qė ambasadorėt amerikanė i dėrgojnė nė Departamentin e Shtetit paraqesin njė procedurė e rregullt qė Sekretarja e Shtetit i kėrkon ēdo diplomati amerikan tė akredituar nė botė tė dėrgojnė materiale analitike rregullisht mbi ēėshtje tė ndryshme nė vendet e akredituara. Informatat thuhet se dėrgohen pėrmes njė ruteri tė sigurt, tė cilin e pėrdorin mbi 180 ambasada amerikane nė botė. Ēdo diplomat apo ushtar amerikan me kredenciale sekrete mund tė ketė hyrje nė kėtė ruter. Dokumentet top-sekret nuk mund tė merren apo dėrgohen pėrmes kėtij ruterit.
    (m.a/tg/BalkanWeb)
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •